Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Zjarr i madh në një fabrikë predhash në Rusi

11 July 2025 at 14:33

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë në qytetin Orsk të Rusisë, e cila është e specializuar në prodhimin e predhave të artilerisë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur si pasojë e materialeve të ndezshme që ndodheshin në ambientet e prodhimit, përfshirë ngjyrat dhe llak industrial.

Megjithatë, burime nga mediat shtetërore ruse kanë ngritur dyshime se zjarri mund të ketë qenë rezultat i një akti sabotimi të qëllimshëm, duke shtuar tensionet dhe pasigurinë në lidhje me incidentin.
Fabrika në fjalë ka një rëndësi strategjike të madhe për kompleksin ushtarak-industrial të Rusisë, pasi ajo prodhon mbi 50 për qind të predhave të artilerisë të disa kalibrave specifikë që përdoren nga forcat e armatosura ruse.

Përveç kësaj, objekti prodhon edhe pjesë të rëndësishme për sistemet raketore me shumë tuba (MLRS), të cilat janë një element kyç në arsenalin e ushtrisë ruse, veçanërisht në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë.

🔥 A fire broke out at a mechanical plant in the Russian city of Orsk, which manufactures artillery shells

According to preliminary reports, the fire was caused by “flammable paint and varnish materials.” Kremlin media outlets are reporting that the fire may have been caused by… pic.twitter.com/pUV9tBb1At

— Visegrád 24 (@visegrad24) July 11, 2025

Shërbimet zjarrfikëse lokale janë mobilizuar në masë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.

Disa burime të pavarura spekulojnë se ky mund të jetë një nga një sërë sulmesh të mundshme ndaj infrastrukturës ushtarake ruse, në një kohë kur tensionet rajonale dhe ndërkombëtare mbeten të larta.

Dëmet e shkaktuara në fabrikë nuk janë ende të qarta, por duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të objektit, ky incident pritet të ketë ndikim në zinxhirin e furnizimit me municione për forcat ruse, të paktën në afat të shkurtër.

Autoritetet vendore kanë rritur nivelin e sigurisë në objektet industriale të ngjashme dhe po shqyrtojnë mundësinë e përforcimit të masave kundër sabotimeve të mundshme

RUSI – Sulm ukrainas në një fabrikë dronësh, tre të vdekur dhe 35 të plagosur

MOSKË, 1 korrik /ATSH-ANSA/ – Tre persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në një fabrikë në Izhevsk, në tokën ruse më shumë se 1 000 kilometra larg kufirit, sipas Alexander Brechalov, kreut të Republikës së Udmurtisë, kryeqyteti i së cilës është Izhevski.

Burime nga Kievi thanë se sulmi kishte në shënjestër një fabrikë dronësh.

Ukraina mori përgjegjësinë për sulmin në një fabrikë që prodhonte “sisteme mbrojtëse ajrore dhe dronë” në qytetin rus të Izhevskit, më shumë se 1 000 kilometra larg kufirit, një sulm që shkaktoi “disa vdekje dhe plagosje”, sipas autoriteteve lokale.

“Dronët e SBU-së, shërbimeve të sigurisë së Ukrainës, “goditën fabrikën Koupol në Izhevsk, e cila prodhon sisteme mbrojtëse kundërajrore ‘Tor’ dhe ‘Osa’ si dhe dronë për ushtrinë ruse”, tha një burim sigurie ukrainas./   /os/

The post RUSI – Sulm ukrainas në një fabrikë dronësh, tre të vdekur dhe 35 të plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Instrumente financimi në bujqësi, Denaj: Fuqizojmë prodhimin vendas dhe nxisim eksportet

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, vizitoi fabrikën e përpunimit të fruta-perimeve në Lezhë, një sipërmarrje e ngritur nga fermeri Tom Malshi, i cili prej vitesh i është përkushtuar konservimit të ullinjve të tavolinës.

Denaj tha se me një kapacitet prej mbi 6000 tonë në vit dhe një rrjet eksportesh në zgjerim të vazhdueshëm, kjo sipërmarrje sjell prodhime cilësore “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare, përfshirë kontratën më të fundit me Azerbajxhanin.

“Në këtë vizitë prezantova edhe tri linjat e reja të financimit, ku përmes Skemës Kombëtare të Investimeve (50% grant), të kombinuar me Kredinë e Butë dhe Garancinë Sovrane, çdo fermer dhe agropërpunues mund të përfitojë: financim me vetëm 2% interes
dhe mbulim kolaterali deri në 70%”, tha ministrja.

Denaj bëri të ditur se, me këtë mbështetje konkrete, po synohet fuqizimi i prodhimit vendas, po nxitet rritja e vazhdueshme e eksporteve dhe po krijohet një ekonomi e qëndrueshme për zonat rurale në përputhje me vizionin e qeverisë “Bujqësia 2030”.

Përfaqësuesi i kompanisë u shpreh se tregu i ullirit në Shqipëri është i garantuar.

“Ne prodhojmë kryesisht për eksport, ku prodhimet tona janë shumë të kërkuara”, tha ai.

/r.e//a.f/

The post Instrumente financimi në bujqësi, Denaj: Fuqizojmë prodhimin vendas dhe nxisim eksportet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjike në Kinë! 9 të vdekur dhe 26 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh

By: gaze tare
17 June 2025 at 14:54

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës ka shkaktuar 9 viktima dhe ka lënë 26 persona të plagosur, sipas mediave shtetërore.

Ngjarja ndodhi pak para orës 08:30 të mëngjesit në Shanzhou Fireworks Co, pranë qytetit Changde. Forcat e emergjencës reaguan menjëherë, duke angazhuar 28 cisterna uji dhe dy automjete kullimi për të përballuar situatën. Megjithatë, operacionet u vështirësuan për shkak të rreziqeve dytësore dhe mundësisë së shpërthimeve të tjera.

Autoritetet e Hunanit kanë ngritur një komision hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të mbajtur përgjegjësit ligjërisht.

Ky është incidenti i fundit në një varg aksidentesh industriale që ngrejnë shqetësime serioze mbi sigurinë në vendet e punës në Kinë. Vetëm muajin e kaluar, një shpërthim në një fabrikë kimike në Shandong shkaktoi 5 viktima dhe 19 të plagosur, ndërsa në prill, 22 persona humbën jetën nga një zjarr në një restorant në Liaoyang.

 

Breaking: Massive Explosion at Shanzhou Fireworks Factory in Hunan, China, Injures Nine and Leaves Two Missing at 8:23 AM on June 16, 2025 pic.twitter.com/q0gaNNnQ8w

— TheIllusionist (@John420_69_420) June 16, 2025

The post Tragjike në Kinë! 9 të vdekur dhe 26 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim i fuqishëm në fabrikë fishekzjarresh, zbardhet bilanci i viktimave dhe të plagosurve

17 June 2025 at 11:49

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh në provincën jugore kineze, Hunan, ka shkaktuar vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në pronësi të kompanisë Hunan Shanzhou Fireëorks Ltd., e vendosur në një zonë malore rreth 60 km në veri të qytetit Changde.

Ky incident vjen vetëm disa javë pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në pjesën verilindore të Kinës, ku humbën jetën të paktën 5 persona, duke nxjerrë në pah rrezikun e magazinimit të kimikateve të rrezikshme dhe të ndezshme në prodhuesin kryesor të botës, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të luftuar praktikat e pasigurta.

Në vitin 2015, dy shpërthime masive në depo në qytetin port Tianjin shkaktuan më shumë se 170 viktima dhe rreth 700 të plagosur, duke detyruar qeverinë të përmirësonte ligjet për magazinimin e kimikateve.

The post Shpërthim i fuqishëm në fabrikë fishekzjarresh, zbardhet bilanci i viktimave dhe të plagosurve appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Kinë, raportohet për 9 viktima dhe mbi 26 të plagosur

17 June 2025 at 11:43

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh në provincën jugore kineze, Hunan, ka shkaktuar vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në pronësi të kompanisë Hunan Shanzhou Fireëorks Ltd., e vendosur në një zonë malore rreth 60 km në veri të qytetit Changde.

Ky incident vjen vetëm disa javë pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në pjesën verilindore të Kinës, ku humbën jetën të paktën 5 persona, duke nxjerrë në pah rrezikun e magazinimit të kimikateve të rrezikshme dhe të ndezshme në prodhuesin kryesor të botës, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të luftuar praktikat e pasigurta.

Në vitin 2015, dy shpërthime masive në depo në qytetin port Tianjin shkaktuan më shumë se 170 viktima dhe rreth 700 të plagosur, duke detyruar qeverinë të përmirësonte ligjet për magazinimin e kimikateve. / abcnews.al

Investigimi/ Si u shndërrua Librazhdi në nyje të kontrabandës europiane të cigareve

By: user 6
11 June 2025 at 21:14

Në periferi të qytetit të vogël të Librazhdit, mes maleve të qeta dhe rrugëve që ngjajnë më shumë me heshtjen se me aktivitetin industrial, funksionon një fabrikë e vogël cigaresh me emrin e përulur, por ngjallës dyshimi: “Albania Tabak – Fabrika e Re e Cigareve”.

Nga jashtë, duket si një ndërmarrje prodhuese e zakonshme, por dokumentet tregojnë një histori tjetër: atë të një skeme shumëvjeçare kontrabande të mirëorganizuar që përfshin emra shqiptarë, destinacione fantazëm në Qipro, Dubai dhe kamionë që “zhduken” në kufinjtë e Shqipërisë për të përfunduar në tregjet e zeza të Europës.

Dokumentet tregojnë se kompania është shënuar me flamur të kuq nga agjencitë ndërkombëtare, por në Shqipëri ka pasur mbrojtje të plotë nga një zinxhir komandues i autoriteteve doganore shqiptare.

Një hetim dyvjeçar i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbuloi skemën, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare në buxhetin e shtetit shqiptar, të dokumentuara në më shumë se 35 milionë euro.

Hetimi, që përfshin 36 persona të dyshuar, përfshin edhe 29 punonjës të strukturave doganore, të cilët sipas SPAK janë përfshirë në aktivitetin kriminal si bashkëpuntorë në këtë rrjet kontrabande.

Në këtë aktivitet kriminal është provuar përfshirja e drejtpërdrejtë e zyrtarëve të lartë të Doganës Shqiptare. Eldi Hoxha, që në kohën e ngjarjes mbante detyrën e zv/drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Departamentit të Akcizës, sipas prokurorisë ka luajtur rol kyç në lejimin dhe mos-kontrollimin e ngarkesave.

Hetimet kanë provuar se nuk bëhet fjalë për veprime të izoluara, por për një marrëveshje të qëllimshme mes individëve me role të ndryshme – drejtues biznesi, administratorë, transportues dhe zyrtarë shtetëror – për të shmangur kontrollin doganor, për të falsifikuar destinacionet dhe për të prodhuar cigare pa pullë fiskale.

Në bazë të provave të grumbulluara, Gjykata e Posaçme caktoi masa arresti ndaj pronarëve Ilir dhe Darjo Jashari, administratorit Servet Dauti, shtetasit kosovar Luan Qorolli dhe shtetasve serbë Mile Bijeliç dhe Zeljko Stafjer, të dyshuar për kontrabandë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Por asnjë prej këtyre shtetasve nuk është arrestuar nga Policia e Shtetit, ndërsa për pjesën tjetër të grupit, kryesisht punonjës të administratës doganore, janë vendosur masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Ndërkohë që Prokuroria e Posaçme kishte nën hetim drejtuesit e fabrikës dhe punonjësit e administratës doganore, dokumentet tregojnë se në shkurt të vitit 2025 kompania iu shit për 1 lekë, me kusht shlyerjen e detyrimeve, kompanisë “EA TOBACCO”, një firmë në pronësi të Ergys Agasit, një biznesmen kontravers i përmendur nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj si një ndërmjetës mes politikës dhe grupeve kriminale. Agasi ka mohuar publikisht këto akuza, por deri në publikimin e këtij shkrimi ai nuk komentoi gjetjet e “shteg.org”.

Trarët e rënë të doganës

Fotografi të publikuara nga dogana që tregojnë linjën e prodhimit të cigareve

Credits: Dogana Shqiptare – Fotografi të publikuara nga dogana që tregojnë linjën e prodhimit të cigareve

Mëngjesin e 7 shkurtit të 2023 në zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) mbërriti një informacion i cili ngrinte dyshime për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në kontrabandën e cigareve.

Informacioni jepte detaje për një fabrikë në qytetin e Librazhdit ku prodhoheshin “Marlboro e Kuqe” dhe “Rothmans” dhe se punohej pa ndërprerje, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

“Cigaret e prodhuara ngarkohen me kamionë transporti dhe përmes rrugëve tokësore dhe detare kalonin nëpërmjet Greqisë, Italisë, Francës dhe Zvicrës me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar” – thuhej në informacion.

Bëhej fjalë për fabrikën e zotëruar nga shoqëria “Albania Tabak” e regjistruar në emër të shtetasit Darjo Jashari. Por, sipas Prokurorisë pronari faktik është i ati i tij, Ilir Jashari, një emër që nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare. Ilir Jashari ka qenë më herët i ndëshkuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike jashtë vendit dhe për kontrabandë cigaresh në Shqipëri.

Një informacion i ngjashëm duket se ishte shpërndarë në çdo pikë kufitare të territorit të Shqipërisë nga autoritetet ligj-zbatuese ndërkombëtare, por dokumentet tregojnë se prej vitesh ky informacion ishte injoruar nga autoritet shqiptare.

Vetëm pas 1 viti e 4 muaj nga marrja e të dhënave operative, Prokuroria e Posaçme regjistron procedimin penal, ngritur fillimisht akuza për korrupsion ndaj Nazmi Goçit, një punonjës ky i fabrikës që nga viti 2013.

Shumë shpejt hetimet e prokurorisë zbuluan se përmes një kombinimi të marrëveshjeve ndërkombëtare fiktive, përdorimit të regjimeve lehtësuese doganore dhe manipulimit të dokumentacionit eksportues, janë shmangur miliona euro taksa dhe dyshohet se janë furnizuar tregjet ilegale të cigareve në Evropë.

Një vit më vonë, në regjistrat e Prokurorisë së Posaçme, krahas emrit të shoferit të fabrikës në procedimin penal u shënuan edhe 35 emra të tjerë që sipas prokurorisë dyshohet se kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në të cilin përveç zotëruesve të fabrikës janë të përfshirë zyrtarë të lartë të Doganës së Shqipërisë dhe punonjës të Policisë Kufitare.

Sipas dokumenteve të siguruara nga hetimi, ky grup ka vepruar në bashkëpunim të ngushtë për të kontrabanduar cigare në sasi të mëdha, jashtë çdo kontrolli shtetëror, duke i shkaktuar dëm të rëndë buxhetit të shtetit që i kalon vlerën e 35 milion eurove, të paktën në 3 vite që është hetuar.

Skema kriminale nuk mund të kishte funksionuar pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të një numri të madh zyrtarësh të doganave shqiptare, të cilët janë akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal.

Hetimi tregoi se fabrika e cigareve në Librazhd ka përfituar ndër vite nga një mekanizëm ligjor që njihet si Regjimi i Përpunimit Aktiv (RPA), një lehtësi doganore që i lejonte të importojë duhan pa taksa, ta përpunojë në Shqipëri dhe më pas të eksportojë produktin final, cigaret, në një kompani porositëse në Dubai, e quajtur “GM Inter Tobaço Fze” dhe e zotëruar nga Luan Qarolli, një shtetas kosovar me nënshtetësi angleze.

Sipas prokurorisë, dokumentet janë nënshkruar nga Ylber Karanxha, me detyrë zv/drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, i cili ka dhënë autorizime pa kërkuar garancitë e nevojshme financiare, në kundërshtim me VKM-në në fuqi, duke lehtësuar veprimtarinë kontrabanduese të subjektit privat.

“Mos vendosja e garancisë nga Karanxha ka sjellë mos-vjeljen e të ardhurave, këtij subjekti ekonomik. Gjithashtu, mjaftonte një verifikim në burimet e hapura për të parë precedentët që ka pasur shtetasi Ilir Jashari në kontrabandimin e cigareve” – thuhet në dokumentet hetimore.

Autorizimi për Regjistrimin e Përpunimit aktiv nuk ishte dokumenti i vetëm që drejtuesit e fabrikës kishin siguruar si mbrojte nga autoritetet shtetërore.

Eldi Hoxha, ish zv/drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe drejtor i dy departamenteve kyçe (Hetimor-Operativ dhe Akcize), dyshohet se ka dhënë urdhra të drejtpërdrejtë për të mos shoqëruar kamionët me cigare, duke lejuar kontrabandimin e tyre. Gjithashtu, ai ka shmangur qëllimisht kontrollet në fabrikë dhe nuk ka marrë masa për monitorimin e regjimit të përpunimit aktiv.

Sipas dosjes hetimore, rol aktiv në këtë skemë kishin dhe oficerët doganorë në Kakavijë, përfshirë Ilir Hickën dhe Kreshnik Gumajn. Dokumentet tregojnë se ata kanë lejuar çlirimin fiktiv të ngarkesave me cigare, duke simuluar daljen e tyre nga territori shqiptar.

Kjo u mundësonte pronarëve të fabrikës që produktet e cigareve t’i tregtonin brenda territorit shqiptar apo të devijonin drejt Kosovës e vendeve të tjera, pa kaluar në mënyrë të rregullt nëpër pikat kufitare.

Hetimet kanë zbuluar se edhe punonjës të tjerë doganorë në Elbasan, përfshirë Gezim Sterkeshin, Matilda Duzhën, Mentor Nelin, Indrit Cenajn, Andri Tolën dhe Gentian Tabakun, kanë lejuar eksportin e cigareve pa kontrolle të thelluara, duke shmangur verifikimet mbi destinacionet dhe shoqëritë përfituese, shumë prej të cilave rezultojnë fantazmë.

Skema e kontrabandimit niste nga fabrika që prodhonte cigare pa pulla fiskale ose me shirita tatimor të parregullt vijonte me deklaratat doganore për eksport ku përdoreshin adresa fiktive dhe destinacione të rreme, ndërsa kamionët me cigare devijoheshin nga rrugët e ligjshme drejt kufirit me Kosovën.

Zyrtarët doganorë toleronin dhe mbyllnin sytë, në këmbim të pagesave nën dorë që kryheshin nga Nazmi Goçi.

“Bëhet flalë për vlera të vogla rreth 5000 lekë të reja. Këtë veprim e bënim sa herë kishim eksporte dhe nënshkrim procedurash” i tha Goçi prokurorëve.

Hetimet kanë zbuluar se pjesë e zinxhirit të kontrabandës ishin edhe shtetas të huaj që kishin për detyrë transportin ndërkombëtar të cigareve. Nga Serbia si shofer kontraktoheshin gjithmonë Zeljko Stajfer dhe Mile Bjelic ndërsa nga Maqedonia e Veriut Emin Sumbani dhe Ilber Kolçshi.

Këta transportues, ndonëse në dokumente kishin të deklaruar Qipron si destinacion përfundimtar, devijonin rrugën në mënyrë të qëllimshme dhe i dorëzonin ngarkesat në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Cigaret që zhduken në kufi

Cigare të sekuestuaraCredits: Dogana Shqiptare – Cigare të sekuestruara

Pasditen e 19 tetorit 2023 Stajfer Zeljko dhe bashkëkombësi i tij Bjelic Mile kaluan pa asnjë shqetësim kamionin e ngarkuar me cigare në pikën shqiptare të Kakavijës.

Kamioni kishte të ngarkuara cigare të markës “Regina” 500 koli, “Couture Saphire” 180 koli, “Couture Amethyst” 256 koli, “Black Mount” 400 koli, “Veve” I00 koli. Në total 1436 koli.

Sipas dokumentacionit të paraqitur, mallrat kishin si destinacion një kompani në Limassol, Qipro ndërsa kompania pritëse rezultonte me degë në Dubai.

Autoritet doganore shqiptare treguan kujdesin e duhur për të kopsitur si duhet çdo letër, ndërsa në traun e doganës askush nuk i trazoi.

Me të kaluar pikën shqiptare, kamioni me targa BP062-TO/AC-305BP, ngjalli dyshimet tek autoritetet doganore greke, dhe ishte i certifikuar nga i gjithë sistemi doganor shqiptar.

Fillimisht agjentët grekë konstatuan se vlera e faturës doganore ishte shumë më ulët se sa sasia e cigareve të ngarkuara në kamion.

“Kur mora dokumentet shoqëruese dyshova se si klient, paraqitej një kompani në Dubai dhe si marrëse vetëm një adresë në Qipro. Nga ana tjetër në fature dilte një vlerë shumë e vogël krahasuar me mallin e paraqitur. Menjëherë m’u kujtua fleta e informacionit që ishte dërguar nga shërbimi ardhur nga Ambasada Britanike dhe duke konstatuar se ndryshonte vetëm numri i targave të kamionit dhe drejtuesve, vendosa të bëj kërkime të mëtejshme” – tregon oficerja doganore greke.

Pas një kontrolli të thelluar autoritetet greke zbuluan se adresa e deklaruar “31 Amathuntos Ave, Flat 314532, Limassol” rezultoi fiktive.

Nuk kishte një dyqan cigaresh, nuk kishte kompani porositëse, vetëm një apartament në një kompleks turistik ku askush nuk kishte dijeni për ndonjë aktivitet tregtar.

Kamioni u sekuestrua, drejtuesit u arrestuan dhe ngarkesa prej 1436 kolish me cigare, të gjitha pa pulla fiskale dhe me mbishkrimin “For Duty Free Sale Only”, u konfiskua.

Zeljko Stajfer pranoi para hetueseve grekë se kontakti për këtë ngarkesë i ishte ofruar nga pala shqiptare, përmes një platforme online. Ai shtoi se nuk kishte dijeni për kompaninë porositëse, duke përforcuar dyshimet se skema nuk kishte asnjë hallkë reale tregtare, por ishte vetëm një maskim për kontrabandë.

“Ne i ngarkuan kutitë në Shqipëri, morëm dokumentet nga dogana në Shqipëri dhe erdhëm në doganën greke. Kur të hynim në Greqi do të kontaktonim agjentin që ka porositur transportin dhe do të çonim kamionin në Selanik, ku do të na thuhej se ku të linin ngarkesën” – dëshmoi Zeljko Stajfer.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se cigaret ishin prodhuar në Shqipëri, në një fabrikë me emrin “Albania Tabak – Fabrika e Re e Cigareve”, e cila kishte lidhur një marrëveshje prodhimi me kompaninë shumë të diskutueshme “GM Inter Tobaço Fze”, me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas përgjimeve telefonike të datës 25 maj 2023, rezulton se vetë administratori i fabrikës shqiptare, Servet Dauti, ka qenë personi që ka zgjedhur destinacionin fiktiv në Qipro. Në një bisedë mes një punonjësi të doganës shqiptare dhe përfaqësueses doganore Rajmonda Sina, përmendet qartë:

“Nuk kam informacion. Serveti duhet ta dijë destinacionin. Ai e cakton.”

Kjo manovër, sipas autoriteteve doganore greke, kishte për qëllim shmangien e detyrimeve doganore, tatimeve dhe tarifave të tjera që i takonin Bashkimit Europian. Në fakt, nëse cigaret do të futeshin në Greqi pa u zbuluar, dëmi ekonomik do të kapte shifrën e mbi 2.8 milionë eurove, siç evidentohet në raportin zyrtar të doganës greke të datës 20.10.2023.

Në hetimet e kryera nga autoritetet shqiptare, rezulton gjithashtu se punonjës të doganës dhe të sektorit të anti-kontrabandës janë përfshirë drejtpërdrejt në lehtësimin e traut të doganës shqiptare, duke kryer kontrolle fiktive dhe duke marrë ryshfet për të lënë të lirë transportet.

Nga bisedat e përgjuara të datës 18 tetor 2023 mes shtetasve Sefer Venari dhe Servet Dauti, rezulton se oficerët e anti-kontrabandës ishin ftuar “për kafe”, në shenjë marrëveshjeje për të mos ndërhyrë në kontrollet e ngarkesës.

Albania Tabak, në një memo drejtuar Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri më 22 korrik 2024, ka pretenduar se transporti dhe destinacioni janë përzgjedhur nga kompania porositëse “GM Inter Tobaço Fze” dhe se marrëveshja ka qenë në kushte EXë (Ex-works), që e përjashton nga përgjegjësia pas daljes së mallit nga fabrika.

Por provat e grumbulluara, përfshirë përgjimet dhe deklaratat, tregojnë të kundërtën: destinacioni fiktiv është zgjedhur nga vetë drejtuesit e fabrikës, dhe për më tepër, kamionët janë shoqëruar shpesh nga përfaqësues të saj.

Ky nuk ishte rasti i parë që kompania “Albania Tabak” kryente eksporte më këtë destinacion të rremë.

Praktikat doganore të vitit 2021 deri në 2023 tregojnë se janë rreth 35 raste, me destinacion të deklaruar një adresë në Limassol të Qipros: “31 Amathuntos Ave, Amathousia Beach APTS, Flat 314532”.

Në fakt, këto dokumente ishin të fabrikuara për të krijuar përshtypjen e një eksporti të ligjshëm, ndërsa mallrat e ngarkuara në kamionë nuk dilnin kurrë nga Shqipëria.

Kamionët që supozohej të kalonin nga dogana e Kakavijës për në Greqi, në shumë raste nuk kanë figuruar fare në sistemin TIMS.

Rrugëtimi i tyre i vërtetë nuk ishte drejt jugut, por në drejtim të veriut, ku përmes “Rrugës së Kombit” kalonin në Kosovë. Aty, ngarkesat e cigareve shkarkoheshin dhe rifillonin rrugën drejt vendeve të BE-së, të pashoqëruar dhe jashtë kontrollit të autoriteteve.

Pas sekuestrimit të cigareve në doganën e Kakavijës, dokumentet tregojnë se kamionët e fabrikës së cigareve në Librazhd nuk tentuan më të kalonin nga territori grek.

Agjentët doganorë “kujdeseshin” që në sistemit elektronik doganor “Asycuda World”, të deklaronin se sasitë e cigareve ishin eksportuar, por hetimet zbuluan se ato mbeteshin në territorin shqiptarë.

Dhe pse në dokumente përshkruhej i njëjti destinacion, ai në Qipro, është e provuar se në mbi 30 raste, grupi kriminal ndryshonte destinacionin e mallrave në dokumentacion dhe më pas shkarkonte ngarkesat brenda territorit shqiptar apo sipas hetimeve për t’i kontrabanduar ilegalisht në vendet fqinje.

Në çdo rast, skema është e njëjtë: cigaret ngarkohen në Librazhd, peshohen dhe plumbosen nga dogana Elbasan, dhe më pas kalonin përmes Doganës së Kakavijës drejt Greqisë. Por nga hetimet rezulton shumica e këtyre kamionëve nuk kanë hyrë kurrë në territorin grek.

Kamionët, siç zbulohet më vonë, kanë ndjekur një rrugë tjetër, atë të Kombit, ku në një pikë të caktuar dyshohet se rishpërndaheshin për të përfunduar në Kosovë e më tej në tregjet ilegale të Evropës.

Në 8 raste të veçanta janë dokumentuar ndalime të kamionëve me cigare kontrabandë në Kosovë, të cilat lidhen drejtpërdrejt me prodhimin e “Albania Tabak”.

Ky aktivitet kriminal ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ndaj buxhetit të shtetit, me humbje të vlerës 3.6 miliardë lekë (rreth 35 milionë euro) vetëm për tre vjet, që është dhe koha e hetuar deri më tani.

Në kulmin e hetimeve, fabrika ndryshon pronar

Fabrika në LibrazhdCredits: BIRN – Fabrika në Librazhd

Pas dy vitesh hetime, në shkurt të 2025 hetuesit e Prokurorisë së Posaçme thuajse kishin dokumentuar një pjesë të madhe të përfshirjes në aktivitet kriminal, jo vetëm të drejtuesve të kompanisë por dhe të strukturave doganore që implikoheshin në kontrabandën e cigareve të prodhuara nga fabrika në Librazhd.

Dokumentet e ardhura nga strukturat homologe, vëzhgimi në terren por dhe dokumentimi i ndryshimit të destinacionit të kamionëve të ngarkuara me cigare nuk linin asnjë dyshim për aktivitetin e grupit kriminal. Por ndërsa hetuesit rrekeshin të dokumentonin ngjarjet kriminale pikërisht në këto kohë, fabrika e cigareve ndryshon pronar.

Dokumentet tregojnë se nëpërmjet një marrëveshje me kusht, ajo i shitet për 1 lek tek biznesmeni Egys Agasi. Kontrata është nënshkruar më 5 shkurt të 2025, por me detyrimin që kompani “Albania Tabak” të shlyente të gjitha detyrimet që shkonin në vlerën e 5 milion eurove, detyrime këto që deklarohen si kredi në bankë apo mospagime të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) ndryshimet janë regjistruar më 29 maj, pasi kompania kishte deklaruar likuidimin e borxheve, dy ditë pasi Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar masën e arrestit me burg të pronarëve të fabrikës dhe një degë të zinxhirit komandues së doganave shqiptare.

Zyra e Qendrës Kombëtare të biznesit pranoi tjetërsimin e pronësisë së fabrikës dhe pse kishte një masë sigurie për moslejimin e tjetërsimit të pronësisë nga autoritet tatimore.

“shteg.org” e pati të pamundur për të mësuar nëse kompania “Albania Tabak” ka shlyer detyrimet, por tashmë pronari i fabrikës është Egys Agasi i akuzuar nga ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, si “koordinatori mes kryeministrit dhe grupeve kriminale”, por Agasi i ka quajtur këto akuza si thashetheme.

SPAK nuk ka konfirmuar nëse Agasi është pjesë e hetimit, po ashtu rezulton se asnjë prej kompanive të zotëruara nga familja Jashari nuk është prekur deri më tani nga masat ndëshkimore të Prokurorisë së Posaçme, dhe pse akuzohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas, Open Corparates, Darjo Jashari rezulton pronar i disa kompanive objekti i të cilave është nga shtrimi i autostradave, agjencive doganore e deri tek shitblerjet e pasurive të paluajtshme dhe deri eksporti dhe importi i fruta perimeve, kompani këto që 29 vjeçari rezulton ti ketë hapur gjatë vitit 2023, kur kamionët me cigare të fabrikës së tij “shpërthenin” doganat shqiptare.

Ekspertët e kontaktuar nga “shteg.org” ngritën dyshime mbi kontratën e shitjes së kompanisë së cigareve pikërisht në kohën kur ajo ishte nën hetim nga një person që sipas Ahmetajt është eminenca gri e kryeministrit Edi Rama,bizneset e të cilit rezultojnë të kenë përfituar fonde publike.

Kompania e tij, EA Solutions, ka pasur një rritje të pashpjegueshme financiare brenda një viti nga krijimi i saj dhe çuditërisht në fushën e shërbimeve të IT.

Dokumentet tregojnë se EA Solutions, e themeluar në mars të vitit 2023, ka deklaruar fitime prej 2.2 milionë euro në vetëm një vit. Kjo shifër bëhet edhe më e dyshimtë kur merret parasysh fakti se shpenzimet e saj totale vjetore janë vetëm 100 mijë euro.

Agasi nuk iu përgjigj pyetjeve të ngritura nga “shteg.org”, por kjo nuk është hera e parë që kompania “Albania Tabak” ka qenë nën hetim nga organet ligj-zbatuese shqiptare.

Një investigim i një rrjeti të gjerë gazetarësh, të cilët punuan për BIRN, zbuluan në 2018 se kompania prodhonte rreth 22 milionë paketa cigare në vit nën markën “Cleopatra”, me një pjesë të konsiderueshme të tyre që shiteshin kontrabandë në tregjet e Afrikës së Veriut.

Rasti u vu në pah nga autoritetet britanike në vitin 2015, të cilat sinjalizuan aktivitetet e dyshimta të fabrikës.

Megjithatë, hetimi penal në Shqipëri u pezullua në vitin 2016 për shkak të mungesës së bashkëpunimit ndërkombëtar. Në vitin 2017, çështja u rifillua, por pa arritur rezultate të prekshme deri në vitin 2023, kur SPAK i rihapi hetimet.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme caktoi masa të rrepta sigurie, duke vënë në arrest me burg ish-pronarin Ilir Jashari, djalin e tij Darjo Jashari, administratorin e kompanisë Servet Dauti, si dhe shtetas nga Kosova dhe Serbia, të dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kontrabandë të mallrave akcizore.

Asnjëri prej tyre nuk është arrestuar nga policia.

“Pas veprimeve policore u arrit të ekzekutoheshin 25 masa sigurie. Lidhur me shtetasit e tjerë, janë kryer procedurat përkatëse ligjore për të mundësuar gjetjen e tyre. Policia e Shtetit nuk është penguar nga asnjë forcë madhore për ekzekutimin e masave të sigurisë” – thuhet në një përgjigje zyrtare që “shteg.org” mori nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. /Marrë nga shteg.org

The post Investigimi/ Si u shndërrua Librazhdi në nyje të kontrabandës europiane të cigareve appeared first on Lapsi.al.

KIEV – Ukraina shkatëron një fabrikë ushtarake ruse 1 000 km larg kufirit të saj

KIEV, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Mbrëmë të paktën dy dronë ukrainas goditën dhe shkatërruan një fabrikë që prodhonte sisteme precize navigimi, të përdorura nga rusët për të drejtuar dronët kamikazë Shahed.

Fabrika e goditur, Progress, ndodhet më shumë se një mijë kilometra larg kufirit ukrainas në vijë ajrore, në qytetin Cheboksary, në republikën ruse të Çuvashisë, në brigjet e Vollgës.

Një zjarr i madh thuhet se shpërtheu në fabrikën e goditur.   /os/

The post KIEV – Ukraina shkatëron një fabrikë ushtarake ruse 1 000 km larg kufirit të saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punëtori dëmtohet në fabrikën e ferrokromit/ Arrestohen 2 inxhinierë dhe brigadieri në Elbasan

5 June 2025 at 14:08

Ditën e djeshme në një fabrikë ferrokromi në qytetin e Elbasanit, u dëmtua një shtetas gjatë orarit të punës. Punonjësi është jashtë rrezikur për jetën, ndërkohë që policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona. Të arrestuar janë dy inxhinierët dhe një brigadier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për dëmtimin e shtetasit R. M., gjatë punës në fabrikën e ferrokromit, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të rastit, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

L.I., 27 vjeç, me detyrë inxhinier i fabrikës, A. L., 58 vjeç, me detyrë inxhinier mekanik dhe M. H., 59 vjeç, me detyrë brigadier. Shtetasi R. M. është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.‘

The post Punëtori dëmtohet në fabrikën e ferrokromit/ Arrestohen 2 inxhinierë dhe brigadieri në Elbasan appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthim në fabrikën e armëve në Serbi, raportohet për disa të plagosur

By: fra nc
30 May 2025 at 12:28

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fabrikën e armëve “Krušik” në qytetin Valjevë të Serbisë, duke lënë të lënduar disa punonjës.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë HK “Krušik” AD Valjevo, incidenti ndodhi rreth orës 07:40, gjatë operacioneve të rregullta të presimit të pentritit, një material shpërthyes. Gjatë këtij procesi, është aktivizuar amplifikatori i çakmakut në presë, çka ka shkaktuar shpërthimin.

Burime jozyrtare nga spitali bëjnë me dije se numri total i të lënduarve është shtatë, por lëndimet raportohen të jenë të lehta.

Kompania Krušik ka konfirmuar incidentin dhe ka theksuar se po vijon hetimi i brendshëm për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Fabrika “Krušik” është një nga objektet kryesore të industrisë së mbrojtjes në Serbi dhe ka qenë në të kaluarën subjekt i disa aksidenteve të ngjashme në linjat e prodhimit të materialeve shpërthyese

Më 3 gusht 2024, tre punonjës u lënduan lehtë gjatë punës me kapsolla në repartin e minave të fabrikës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërthim në fabrikën e armëve në Serbi, raportohet për disa të plagosur appeared first on Euronews Albania.

PAMJET/ Shpërthim masiv në një fabrikë kimike në Kinë

By: user 6
27 May 2025 at 21:52

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë kimike në Kinën lindore, të martën, sipas autoriteteve lokale. Shpërthimi shkaktoi një re të madhe tymi gri dhe portokalli që u ngjit në qiell, theu xhamat e ndërtesave përreth dhe nxiti një operacion shpëtimi në shkallë të gjerë.

Ngjarja ndodhi në repartin e prodhimit të kompanisë Shandong Youdao Chemical, në qytetin Gaomi, provinca Shandong, pak minuta para mesditës me orën lokale, raportoi televizioni shtetëror CCTV. Deri tani, nuk është dhënë asnjë shpjegim për shkakun e shpërthimit.

Sipas një deklarate zyrtare të autoriteteve vendore, 19 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Pamje që qarkullojnë në rrjetet sociale kineze tregojnë ndërtesa të mbuluara nga tymi në një park industrial, ndërsa disa godina të ulëta pranë vendit të ngjarjes janë dëmtuar nga shpërthimi.

Shërbimet zjarrfikëse dhe të shpëtimit dërguan 55 automjete dhe 232 punonjës në vendngjarje, ndërsa Ministria e Menaxhimit të Emergjencave ka dërguar një grup pune dhe përforcime për shpëtim. Një punonjëse e një hoteli rreth 3.5 kilometra larg vendit të shpërthimit, tha për CNN se e dëgjoi shpërthimin rreth mesditës:

“Zhurma ishte shumë e fortë, si një ‘boom’. Zgjati vetëm një çast,” – tha ajo, duke shtuar se hoteli nuk pësoi dëme. Një punëtore tjetër në një fabrikë rreth 6 kilometra nga vendi i ngjarjes tha se ndjeu një “të shtënë” dhe një “rrymë të fortë ajri”:

“Më trembi shumë. Dritaret dhe dyert u dëmtuan. Rryma e ajrit hyri me vrull nga dritarja dhe nëse do isha pak më afër, mund të isha përplasur në mur,” – rrëfeu punëtorja, e identifikuar si znj. Meng. Shandong Youdao Chemical është në pronësi të Himile Group, që zotëron gjithashtu kompaninë publike Himile Mechanical, aksionet e së cilës ranë me gati 4% të martën pasdite, sipas Reuters.

Sipas faqes zyrtare të kompanisë, ajo është themeluar në gusht të vitit 2019 dhe shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 46 hektarësh në parkun kimik Gaomi Renhe, duke punësuar mbi 300 persona. Aktiviteti i saj përfshin prodhimin dhe tregtimin e pesticideve, barnave dhe ndërmjetësve kimikë.

Ky incident ngre shqetësime për sigurinë industriale në Kinë, duke kujtuar tragjedinë e vitit 2015, kur një seri shpërthimesh në një magazinë kimike në qytetin Tianjin la mbi 100 viktima dhe përhapi gazra toksikë në ajër. /Euronews

The post PAMJET/ Shpërthim masiv në një fabrikë kimike në Kinë appeared first on Lapsi.al.

Pamje TË TMERRSHME brenda fabrikës sallamit në Tiranë/ Çfarë mishi i fusin brenda

By: user 6
1 May 2025 at 22:03

Mishi i kalbur i hedhur në tokë, jashtë çdo kushti higjieno-sanitar përpunohet dhe kthehet në sallam, për t’ju tregtuar më pas qytetarëve shqiptarë. Në këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga “Ora News” shihet mishi që ka dukshëm ngjyrë të kafe të errët i cili përpunohet për t’u kthyer më pas në sallam.

Mishi i mykur shpesh i hedhur në tokë bëhet brum për sallam duke u vendosur ne këto kova plastike pjesërisht të çara. Burime për gazetaren e “Ora News”, Alketa Çeku, bëjnë me dije se kjo fabrike sallami ndodhet në Tiranë. Përveç mishit, në arka ka edhe disa lloje sallami te mykur . Mënyra se si vepron kjo fabrikë është sa e frikshme aq edhe manipuluese.

Pamje të TMERRSHME brenda fabrikës sallamit në Tiranë: Mishi

Kjo pasi sallami i mykur dhe mishi i cili nuk mbahet në frigorifer grihen dhe përpunohen, me pas për të dhënë idenë e mishit të freskët përzierjes i hidhet ngjyrues dhe shumë erëza. Te këto kova, sallami me myk dhe mishi kanë ndryshuar plotësisht ngjyrë, vetëm me anë të ngjyruesit. Nuk dihet se çfarë përbërësish të tjerë hidhen brenda sallamit dhe qofteve, por këto pamje janë vërtet tronditëse.
Pas këtij skandali qëndron një pronar fabrike, i cili për të rritur fitimet nuk kursen abuzimin dhe shëndetin e konsumatorit. Por alarmi më i madh ngrihet për faktin se inspektorët e AKU-së kanë lejuar që ky subjekt të vijojë aktivitetin. Ato kanë mbyllur sytë para këtij krimi ushqimor, sepse pronari i biznesit ka “hapur kuletën” për t’i “mbyllur gojën”. /Marrë nga Ora News

The post Pamje TË TMERRSHME brenda fabrikës sallamit në Tiranë/ Çfarë mishi i fusin brenda appeared first on Lapsi.al.

Rama: Momenti i hyrjes së Shqipërisë në BE ndryshon automatikisht pagat

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Të gjithë punonjësit e Shqipërisë duhet ta dinë se momenti i hyrjes në Bashkimin Evropian ndryshon menjëherë edhe pagat automatikisht.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në fabrikën e “DBS Group”, një nga katër kompanitë më të mëdha në Europë në tregun global të veshjeve sportive, në Kashar (Tiranë).

“Kjo kompani me qendërzimin e aktiviteteve të veta këtu, edhe pse ka disa degë në disa vende që janë vende të BE-së, dhe me strategjinë për ta kthyer Shqipërinë në një hapësirë ku të mbledhë të gjitha produktet nga të gjitha vendet e tjera për ti çuar në Evropën Perëndimore, na jep një provë shumë të qartë të avantazhit që ka vendi ynë, një avantazh strategjik të cilin ne po mundohemi ta mbështesim me infrastrukturën, me aeroportet, rrugët, hekurudhat”, theksoi Rama.

Ndërkohë, vijoi Rama, që hapi tjetër i futjes në BE do ta bëjë edhe të lehtë për kompaninë – si kompani evropiane – që të rrisë kapacitetet e veta, të rrisë fitimet e veta dhe pa diskutim të rrisë detyrimisht edhe mbështetjen financiare.

Rama tha se me futjen në BE do të rriten automatikisht edhe pagat e punonjësve në Shqipëri.

“Bëhet shumë më e lehtë për të gjitha ju ose për këdo që të shkojë dhe të thotë: Nuk ma bën ti mua pagën kaq? Po shkoj po e marr në Irlandë. Sepse duke u bërë anëtarë të BE-së jemi njësoj si të thuash sot nuk ma jep dot këtë pagë këtu, po shkoj po e marr në Durrës, po shkoj po e marr në Korçë. Kam historinë e Korçës ku keni hapur një degë me rreth 200 punonjës. Edhe është bërë si barcaletë atje se thoshin që “kanë hapur një fabrikë dhe paguajnë edhe ditët kur je me raport”. I dukej si çudi”, tha Rama.

Rama shtoi se “siç sot për të shkuar në Korçë, Durrës apo Shkodër nuk ka nevojë as t’i kërkosh leje njeriut, as të thotë njeri ku po shkon, nesër e njëjta gjë do të jetë brenda gjithë atij perimetrit të BE-së”.

Kryeministri Edi Rama në Kashar, në fabrikën e “DBS Group”
1 nga 5
Kryeministri Edi Rama në Kashar, në fabrikën e “DBS Group”

 

/k.s//a.f//r.e/

The post Rama: Momenti i hyrjes së Shqipërisë në BE ndryshon automatikisht pagat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Avioni rrëzohet mbi një fabrikë në Gjermani, humbin jetën dy pilotët

13 April 2025 at 22:27

Një avion i vogël u rrëzuakëtë të diel në një fabrikë në Gjermaninë veriore, nga ku kanë gjetur vdekjen piloti dhe bashkëpiloti, sipas policisë. Sipas mediave të huaja, avioni u ngrit nga fusha ajrore në Salzgitter-Drütte dhe u rrëzua në vendin e fabrikës së çelikut në Salzgitter pas një fluturimi të shkurtër, tha një zëdhënës […]

The post Avioni rrëzohet mbi një fabrikë në Gjermani, humbin jetën dy pilotët appeared first on BoldNews.al.

Korçë/ Gruaja u aksidentua në punë, arrestohet drejtuesi teknik i fabrikës

By: Oldi
10 April 2025 at 12:51

Specialistët e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flag rancë drejtuesin teknik të një fabrike letre, Th. Zh., 59 vjeç, pas një aksidenti në punë. Sipas njoftimit të policisë, një punonjëse e fabrikës ka pësuar dëmtime në gishta gjatë përdorimit të një makinerie, duke e bërë të nevojshëm mjekimin e menjëhershëm. Fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore, […]

The post Korçë/ Gruaja u aksidentua në punë, arrestohet drejtuesi teknik i fabrikës appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Lezhës protestë kundër fabrikës së përpunimit të mbetjeve me origjine shtazore

By: Oldi
23 March 2025 at 16:41

Banor dhe aktivistë në Lezhë protestuan sot sërish kundër fabrikës së përpunimi të mbetjeve me origjine shtazore e cila ndodhet në lagjen “Skenderbeg”. Qytetarët u mblodhën në qendër të qytetit dhe me pankarta në duar marshuan drejt fabrikës, duke shprehur shqetësimin e tyre ndaj ndotjes së ajrit dhe mjedisit. Ata thanë se era e rëndë […]

The post Banorët e Lezhës protestë kundër fabrikës së përpunimit të mbetjeve me origjine shtazore appeared first on BoldNews.al.

Zjarr pranë fabrikës së këpucëve në Babic të Vlorës (VIDEO)

By: Oldi
21 March 2025 at 17:42

Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme pranë fabrikës së këpucëve në fshatin Babic në Vlorë. Sipas informacioneve, mbeturinat e fabrikës janë djegur, ndërsa zjarrfikësit e Vlorës ndodhen në terren. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

The post Zjarr pranë fabrikës së këpucëve në Babic të Vlorës (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Fabrika e parfumeve “Made in Albania”, Rama: Histori suksesi, tregon fuqinë e investimeve të huaja në Shqipëri

21 March 2025 at 11:09

TIRANË, 21 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në fabrikën “Next Generation Perfumes” në Durrës, ku parfumet “Made in Albania” janë dëshmia se si cilësia shqiptare po depërton në tregjet europiane, duke sjellë një histori suksesi që tregon fuqinë e investimeve të huaja në Shqipëri.

Në takim me sipërmarrësit holandezë dhe punonjësit e kësaj fabrike, Rama vlerësoi se “mbështetja për sipërmarrjet që investojnë dhe krijojnë zhvillim është rruga drejt një ekonomie më të fortë”.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që pashë nga afër këtë realitet që është një realitet model, i cili u vlerësua edhe nga sipërmarrësi holandez, i cili foli me superlativa për punonjëset dhe paralelisht edhe specialistët, inxhinierët kimistë, pra për gjithë krahun e ekspertizës. Tha shprehimisht se nuk e kishte imagjinuar se në Shqipëri do të gjente burime njerëzore të kësaj cilësie”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi faktin se ky nuk është thjesht një realitet i bukur në dukje, ku prodhohen produkte të cilësisë së lartë, por është një realitet ku ata që i prodhojnë paguhen denjësisht me një pagë minimale 700 euro dhe pagë mesatare 900 euro.

“Ndaj edhe kompania nuk ka problem në gjetjen e punonjësve, por përkundrazi, ka radhë për të hyrë në punë këtu”, tha Rama.

Po ashtu, Rama solli në vëmendje se në këtë kompani respektohen ditët e pushimit për punonjësit, një sistem që sipas tij do të imponohet edhe në kompanitë e tjera.

“Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që ambasadori më përmendi që kjo kompani është këtu në zhvillim e sipër dhe që është e kënaqur. Ne do ta mbështesim fort në çdo hap kompaninë, sepse ka një plan për t’u zhvilluar, për të marrë më shumë punonjës dhe njëkohësisht për të zgjeruar më shumë hapësirat e punës”, shtoi Rama.

Ndërkohë kompania “Next Generation Perfumes” njofton dhe ambicien për të zgjeruar aktivitetin, duke rritur investimet në Shqipëri dhe duke shtuar linjat e prodhimit, çka do përkthehet me shtim të ardhurash, shtim të vendeve të punës.

/r.e/ /a.f/

The post Fabrika e parfumeve “Made in Albania”, Rama: Histori suksesi, tregon fuqinë e investimeve të huaja në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthim me eksploziv në një fabrikë në Fushë-Krujë, pamje nga vendngjarja (VIDEO)

By: V K
5 March 2025 at 09:13

Gjatë natës në lagjen ish-Grumbullimi në Fushë-Krujë, një sasi eksplozivi ka shpërthyer. Sasia e eksplozivit që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ka shpërthyer pranë pjesës së jashtme të një fabrike sallami në pronësi të shtetasit Dorjan Miri.

Në momentin e shpërthimit, në fabrikë nuk ndodhej askush dhe fatmirësisht, nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Fabrika është një biznes familjar, ku prej 30 vitesh punojnë anëtarë të familjes së Dorian Mirit, të cilët nuk kanë pasur probleme apo konflikte me njeri.

Nuk dihen ende shkaqet apo autorët e kësaj ngjarjeje, e cila ka tronditur jo pak pronarët dhe fqinjët.

 

The post Shpërthim me eksploziv në një fabrikë në Fushë-Krujë, pamje nga vendngjarja (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në një fabrikë, të paktën dy të vrarë, shpallet në kërkim agresori i ngjarjes

7 January 2025 at 21:21

Dy persona u vranë pasi një burrë i maskuar dhe i armatosur depërtoi në fabrikën Hennel në qytetin Bad Friedrichshall në shtetin gjerman të Baden-Württemberg rreth orës 17:45.

Sipas policisë, dy persona janë qëlluar për vdekje, ndërsa i treti është plagosur rëndë, raporton Bild.

Policia rrethoi skenën e krimit dhe dërgoi në vendngjarje një kontingjent të madh forcash policie, duke përfshirë një helikopter dhe një ekip të operacioneve speciale (SOT) .

Sipas deklaratës, sulmuesi ka arritur të arratiset dhe kërkimet për të janë duke vazhduar.

The post Të shtëna me armë zjarri në një fabrikë, të paktën dy të vrarë, shpallet në kërkim agresori i ngjarjes appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌