Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?

12 July 2025 at 09:55

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar raportin paraprak hetimor të incidentit ajror në Ahmedabad të Indisë, kur nga rrëzimi i avionit humbën jetën 241 pasagjerët në të dhe shpëtoi vetëm një. Sipas asaj që ka zbuluar Byroja Indiane e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, vetëm pak sekonda pas ngritjes për të dy motorët e avionit Air India u […]

The post Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin? appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Panik në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në aeroportin gjerman, ja çfarë ndodhi

7 July 2025 at 17:31

Kompania ajrore Swiss International Airlines e Deutsche Lufthansa njoftoi këtë të hënë se një avion që fluturonte nga Beogradi për në Cyrih ka bërë një ulje emergjente në aeroportin Friedchchafen në Gjermani.

Kjo është shkak se pjesa e pasme e kabinës së avionit është përfshirë nga tymi.

Megjithatë siç njoftojnë autoritetet ulja ishte e qetë dhe menjëherë është bërë i mundur largimi i pasagjerëve me autobus. Ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti.

The post Panik në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në aeroportin gjerman, ja çfarë ndodhi appeared first on Sot News | Lajme.

Fluturim fatal nga Gjermania/ Avioni bie në Austri, asnjë i mbijetuar

6 July 2025 at 10:37

Një avion i vogël që u ngrit nga Gjermania u rrëzua të shtunën e 5 korrikut në Alpet austriake, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në bord.

Avioni i cili u rrëzua pranë Wald im Pinzgau, në provincën e Salzburgut dhe u përfshi gjithashtu nga flakët.

Policia bëri me dije se viktimat janë tre burra dhe një grua, të cilët besohet të jenë me kombësi gjermane.

Avioni ishte nisur nga një aerodrom në Oberschleissheim, pranë Mynihut.

Deri më tani ende nuk dihet shkaku që çoi në këtë tragjedi ajrore.

The post Fluturim fatal nga Gjermania/ Avioni bie në Austri, asnjë i mbijetuar appeared first on Sot News | Lajme.

Adoleshenti që filmoi videon e rrëzimit të Air India që e pa e gjithë bota

17 June 2025 at 15:43

Sa herë që Aryan Asari dëgjonte zhurmën e një aeroplani, ai dilte me vrap nga shtëpia për ta parë atë.

Vëzhgimi i aeroplanëve ishte një lloj hobi për të, tha babai i tij, Maganbha i Asari. Aryanit i pëlqente zhurma e motorit që mbushte ajrin dhe pastaj bëhej më e fortë ndërsa aeroplani fluturonte sipër tij, duke lënë pas fije të ngurta të gjurmëve të ajrit në qiell.

Por tani, vetëm mendimi për këtë e sëmur.

Të enjten e kaluar, 17-vjeçari kishte qenë në tarracën e shtëpisë në qytetin Ahmedabad, duke bërë video të aeroplanëve, kur një aeroplan Dreamliner 787-8 i Air India u rrëzua para syve të tij dhe shpërtheu në flakë, duke vrarë 241 persona në bord. Gati 30 persona u vranë gjithashtu në tokë.

Momenti u kap nga Aryan në telefonin e tij.

“E pashë aeroplanin. Po binte e po binte. Pastaj u lëkund dhe u rrëzua para syve të mi”, i tha ai BBC Gujarati në një intervistë më parë këtë javë.

Videoja, tani një e dhënë thelbësore për hetuesit që përpiqen të gjejnë shkakun e rrëzimit, ka bërë bujë në media dhe e ka vendosur Aryanin – një nxënës të shkollës së mesme – në qendër të një prej katastrofave më të këqija të aviacionit në historinë e vendit.

“Jemi mbytur nga kërkesat për intervista. Gazetarët kanë bredhur nëpër shtëpinë time ditë e natë duke kërkuar të flasin me të”, tha zoti Asari për BBC-në.

Incidenti – dhe ajo që ka ndodhur që atëherë – ka pasur një “ndikim shkatërrues” tek Aryan, i cili është traumatizuar nga ajo që pa. “Djali im është aq i frikësuar saqë ka ndaluar së përdoruri telefonin e tij”, tha Asari.

Një ushtarak në pension, i cili tani punon në shërbimin e metrosë së qytetit, Asari ka qëndruar për tre vjet në një lagje afër aeroportit. Kohët e fundit ai u zhvendos në një dhomë të vogël të vendosur në tarracën e një ndërtese trekatëshe, me një pamje të qartë të horizontit të qytetit.

Gruaja dhe dy fëmijët e tij – Aryan dhe motra e tij e madhe – jetojnë në fshatin e të parëve të tyre pranë kufirit midis shteteve të Gujaratit dhe Rajasthanit.

“Kjo ishte hera e parë e Aryanit në Ahmedabad. Në fakt, ishte hera e parë në jetën e tij që ai largohej nga fshati”, tha z. Asari.

“Sa herë që telefonoja, Aryan më pyeste nëse mund të dalloja aeroplanë nga tarraca jonë dhe unë i thosha se mund të shihje qindra prej tyre duke fluturuar në qiell”.

Aryan, shpjegoi ai, ishte një entuziast i aeroplanëve dhe i pëlqente t’i shihte ata ndërsa fluturonin në qiell mbi fshatin e tij. Ideja se mund t’i shihte shumë më nga afër nga tarraca e shtëpisë së re të babait të tij ishte shumë tërheqëse për të.

Një mundësi iu paraqit javën e kaluar kur vajza e Asari, e cila dëshiron të bëhet oficere policie, udhëtoi për në Ahmedabad për të dhënë provimin e pranimit.

Aryan vendosi ta shoqëronte. “Ai më tha se donte të blinte fletore dhe rroba të reja”, tha Asari.

Vëllezërit dhe motrat mbërritën në shtëpinë e babait të tyre rreth mesditës së së enjtes, afërsisht një orë e gjysmë para aksidentit.

Familja hëngri drekë së bashku, pas së cilës zoti Asari u largua për në punë, duke i lënë fëmijët në shtëpi.

Aryan doli në tarracë dhe filloi të bënte video të shtëpisë për t’ua treguar miqve të tij. Atëherë ai vuri re avionin e Air India dhe filloi ta filmonte atë, tha ai për BBC Gujarati.

Aryan shpejt e kuptoi se diçka nuk ishte tamam në rregull me avionin: “Po dridhej, lëvizte majtas dhe djathtas”, tha ai.

Ndërsa avioni po ndiqte një spirale në rënie, ai vazhdoi ta filmonte, i paaftë të kuptonte se çfarë do të ndodhte.

Por kur tymi i dendur mbushi ajrin dhe zjarri doli nga ndërtesat, ai më në fund e kuptoi atë që sapo kishte parë.

Ai ia dërgoi videon babait të tij dhe e telefonoi.

“Ai dukej shumë i frikësuar – ‘E pashë baba, e pashë të përplasej’, më tha dhe vazhdoi të më pyeste se çfarë do t’i ndodhte. I thashë të rrinte qetë dhe të mos shqetësohej”, tha z. Asari.

Asari i kërkoi gjithashtu të birit që të mos e ndante më videon. Megjithatë, shumë i frikësuar dhe i tronditur, Aryan ua dërgoi disa miqve të tij. “Sapo e kuptuam, videoja ishte kudo”.

Ditët në vijim ishin një makth për familjen.

Fqinjët, gazetarët dhe kameramanët e mbushën shtëpinë e vogël të Asari ditë e natë, duke kërkuar të flisnin me Aryanin. “Ne nuk mund të bënim asgjë për t’i ndaluar”, tha ai.

Familja pati gjithashtu një vizitë nga policia, e cila e çoi Aryanin në stacion dhe regjistroi deklaratën e tij.

Asari sqaroi se, ndryshe nga raportimet, Aryan nuk u ndalua, por policia e mori në pyetje për disa orë në lidhje me atë që pa.

“Djali im ishte aq i shqetësuar në atë kohë saqë vendosëm ta dërgonim përsëri në fshat”.

Në shtëpi, Aryan ka rifilluar shkollën, por “ende nuk ndihet mirë. Nëna e tij më thotë se sa herë që i bie telefoni, ai frikësohet”, tha zoti Asari.

“E di që do të jetë mirë me kalimin e kohës. Por nuk mendoj se djali im do të përpiqet përsëri të kërkojë aeroplanë në qiell”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Adoleshenti që filmoi videon e rrëzimit të Air India që e pa e gjithë bota appeared first on Euronews Albania.

Del VIDEO E RE/ Momenti kur i mbijetuari i vetëm del nga avioni në flakë

By: user 6
16 June 2025 at 21:00

Një video e re e rrëzimit fatal të javës së kaluar të një avioni të Air India tregon 40-vjeçarin Viswash Kumar Ramesh, shtetas me pasaportë britanike dhe të mbijetuarin e vetëm, duke u larguar nga vendi i masakrës. Videoja tregon disa kalimtarë që bërtasin, ndërsa një kolonë tymi ngrihet në sfond.

Papritmas, Ramesh del nga rrënojat që digjen dhe vihet re nga një kalimtar. Personi më pas i afrohet Ramesh, e merr për dore dhe e largon nga vendi i katastrofës. Shtetasi britanik me origjinë indiane ishte pasagjeri në sediljen 11A pranë dritares në fluturimin AI171, i destinuar për një fat tragjik. Burri me origjinë indiane e la avionin që digjej përmes një vrime në trupin e avionit pranë tij.

Më 12 qershor, fluturimi u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai i Ahmedabadit pak pas orës 13:30, me destinacion Gatwick, aeroportin e dytë ndërkombëtar më të ngarkuar të Londrës. Megjithatë, disa minuta pas ngritjes, ai u rrëzua. Aksidenti vrau 274 persona, përfshirë 241 në bordin e fluturimit dhe 33 në tokë. ©LAPSI.al

The post Del VIDEO E RE/ Momenti kur i mbijetuari i vetëm del nga avioni në flakë appeared first on Lapsi.al.

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

15 June 2025 at 22:21

Tragjedia e avionit “Air India”, që ndodhi rreth 2 kilometra larg aeroportit të Ahmedabad-it, Indi, duke shkaktuar vdekjen e 279 personave, duket se e ka një shpjegim. Sipas Degës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Indisë, shkaku kryesor i rrëzimit të Boeing 787 të “Air India”, ishte një defekt mekanik në sedilje e pilotit përgjatë […]

The post Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit appeared first on BoldNews.al.

11A kthehet në simbol/ Tajlandezi: Isha në të njëjtin vend në avion dhe mbijetova

By: user 6
13 June 2025 at 23:31

Vishwash Kumar Ramesh ishte i mbijetuari i vetëm në avionin e rrëzuar një ditë më parë në Indi, ku humbën jetën 241 persona që ndodheshin në të.

Ai ishte ulur në sediljen me numër 11 A, biletë që i solli fat atij, duke shpëtuar nga vdekja. Sedilja siç duket në foton më poshtë ndodhej pranë derës së sigurisë dhe në anën e dritares së avionit.

Në dukje është vetëm një numër sediljeje, por për një pasagjer tajlandez, 11A është simboli i mbijetesës. Ai i ka shpëtuar rrëzimit ajror në 1998 me 101 viktima, falë vendit ku ishte ulur…ashtu sikurse ndodhi dje për Vishwash Kumar Ramesh!

Kur mësoi se indiani ishte ulur në po të njëjtin vend 11A, këngëtari Ruangsak Loychusak, 47-vjeç, nuk mund t’u besonte syve. Tani me siguri të gjithë duan të ulen në atë sedile.

The post 11A kthehet në simbol/ Tajlandezi: Isha në të njëjtin vend në avion dhe mbijetova appeared first on Lapsi.al.

Studentja indiane me fat: U bllokova në trafik, nuk e kapa dot avionin që u rrëzua

By: user 6
13 June 2025 at 21:38

Ajo i mbijetoi rrëzimit të avionit në Indi falë trafikut në qytetin e Ahmedabad. Kjo është historia e Bhoomi Chauhan, një studente e ekonomisë që jeton në Bristol me bashkëshortin e saj, por që ishte me pushime në Indi. Gruas, e cila duhej të merrte avionin e rrëzuar “Air India AI171”, iu mohua hyrja në bord sepse mbërriti vonë në aeroport.

BBC raporton se Chauhan ishte nisur nga Ankleshëar, 201 km në jug të Ahmedabadit. “Kisha mbërritur në qytet në kohë, por, për shkak të trafikut, mbërrita vonë në aeroport, kështu që nuk më lejuan të hyja”, tha studentja indiane duke u shprehur se “ishte shumë e zemëruar nga kjo”.

Gruaja tha se mbërriti në aeroport në orën 12:20 sipas kohës lokale, 10 minuta pas orarit të planifikuar të hipjes në bord. Pasi doli nga aeroporti, ajo u ndal në një kafene për çaj dhe teksa po pyeste për një rimbursim të mundshëm për biletën e saj, ajo mori një telefonatë që e informonte se avioni ishte rrëzuar.

“Është vërtet një mrekulli për mua”, – i tha ajo BBC-së. “Ende po dridhem pasi dëgjova se çfarë ndodhi”, – i tha studentja një gazetari disa orë pas aksidentit. “Një dorë hyjnore më shpëtoi” – e mbylli ajo. ©LAPSI.al

The post Studentja indiane me fat: U bllokova në trafik, nuk e kapa dot avionin që u rrëzua appeared first on Lapsi.al.

“Pashë njerëz që më vdisnin para syve”: I mbijetuari i Air India tregon si shpëtoi

13 June 2025 at 13:46

Britaniku Vishwashkumar Ramesh i cili ishte i vetmi i mbijetuar i rrëzimit të aeroplanit të Air India të enjten, tha se arriti të shpëtonte nga rrënojat përmes një hapjeje në trup të avionit.

“Arrita të zgjidhja rripat, përdora këmbën për të kaluar nëpër atë hapje dhe dola jashtë me zvarritje”, tha Vishwashkumar Ramesh për median shtetërore indiane DD News.

Ramesh, 40 vjeç, ishte në vendin 11A në fluturimin Boeing 787 me destinacion Londrën kur ai u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, në Indinë perëndimore, të enjten.

Air India tha se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i tjerë u vranë – përfshirë 169 shtetas indianë dhe 52 shtetas britanikë. Më shumë se 200 trupa janë gjetur deri më tani, megjithëse nuk është e qartë se sa prej tyre ishin pasagjerë dhe sa ishin nga toka.

Duke folur nga shtrati i spitalit, Ramesh tha se dritat brenda avionit “filluan të dridheshin” pak momente pas ngritjes.

Brenda pesë deri në dhjetë sekondash, u ndie sikur avioni ishte “ngecur në ajër”, tha ai.

“Dritat filluan të ndizeshin jeshile dhe të bardha…papritmas u përplasën me një ndërtesë dhe avioni shpërtheu”.

Aeroplani Boeing 787-8 Dreamliner u përplas me një ndërtesë të përdorur si akomodim për mjekët në Kolegjin Mjekësor Byramjee Jeejeebhoy dhe Spitalin Civil.

Por zoti Ramesh tha se pjesa ku ai ishte ulur ra pranë tokës dhe nuk bëri kontakt me ndërtesën.

“Kur dera u thye dhe pashë se kishte pak hapësirë, u përpoqa të dilja që andej dhe ia dola.

“Askush nuk mund të kishte dalë nga ana e kundërt, që ishte drejt murit, sepse aty u rrëzua.”

Një video e shpërndarë në mediat sociale tregonte zotin Ramesh duke ecur drejt një ambulance me tym që shkëlqente në sfond.

Ai i tha transmetuesit indian se nuk mund ta besonte që doli i gjallë nga rrënojat.

“Pashë njerëz që vdisnin para syve të mi – stjuardesat dhe dy njerëz që pashë pranë meje”, tha ai.

“Për një moment, ndjeva sikur edhe unë do të vdisja, por kur hapa sytë dhe shikova përreth, kuptova se isha gjallë.

“Ende nuk mund ta besoj se si mbijetova. Dola nga rrënojat.”

Dr. Dhaval Gameti, i cili trajtoi Ramesh, tha se ai ishte “i çorientuar, me lëndime të shumta në të gjithë trupin”, por duket se është “jashtë rrezikut”.

Të premten në mëngjes, kryeministri indian Narendra Modi vizitoi vendin e rrëzimit përpara se të shkonte në spital për të takuar të plagosurit, përfshirë Ramesh, dhe familjet e viktimave.

Vëllai i Ramesh, Ajay, ishte gjithashtu në bord të aeroplanit.

Vëllai tjetër i tyre, Nayan Kumar Ramesh, i tha BBC News të enjten: “Kur ai [Vishwashkumar] na telefonoi, ai ishte më i shqetësuar për [Ajay]… kjo është e gjitha për të cilën interesohet për momentin”.

Ramesh, një biznesmen i lindur në Indi, por që jeton në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2003, ka një grua dhe një djalë katërvjeçar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Pashë njerëz që më vdisnin para syve”: I mbijetuari i Air India tregon si shpëtoi appeared first on Euronews Albania.

Rrëzimi i avionit në Indi, mbi 260 viktima! Gjendet një prej “kutive të zeza”, nis hetimi ndërkombëtar

By: Oldi
13 June 2025 at 10:00

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë dhe komunitetin ndërkombëtar: një avion pasagjerësh i tipit Boeing 787 i kompanisë Air India është rrëzuar të enjten në një zonë të banuar të qytetit Ahmedabad, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 260 personave. Sipas autoriteteve indiane, në bord ndodheshin 242 pasagjerë, ndërsa vetëm një person ka […]

The post Rrëzimi i avionit në Indi, mbi 260 viktima! Gjendet një prej “kutive të zeza”, nis hetimi ndërkombëtar appeared first on BoldNews.al.

Shkaqet e tragjedisë në Indi/ Flet i mbijetuari i avionit: S’munda të gjej vëllanë

By: user 6
12 June 2025 at 22:50

Një britanik i shpëtoi mrekullisht katastrofës së avionit të “Air India”, e cila u ka marrë jetën qindra njerëzve. Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç shqiptoi fjalët e para nga një shtrat spitali disa orë pasi bëri dalje të pabesueshme nga avioni. Pamjet mahnitëse treguan pasagjerin me lëndime të dukshme duke u larguar me vështirësi nga vendi i rrëzimit. Ai thuhet se ka pësuar lëndime në gjoks, sy dhe këmbë.

Policia e gjeti pasagjerin, i cili kishte qenë në sediljen 11A kur avioni u rrëzua dhe e transferoi atë në një spital aty pranë për trajtim. Këtë pasdite familja e tij konfirmoi se Ramesh ishte në bord dhe ndërkohë nuk kishin asnjë lajm nga një i afërm tjetër që ata besonin se ishte gjithashtu në avion. Duke folur për mediat lokale nga shtrati i spitalit, Ramesh tha se vëllai i tij kishte qenë ulur në një rresht tjetër duke shtuar: “Nuk munda ta gjej më”.

“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj aeroplani u rrëzua. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U frikësova. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa të aeroplanit përreth meje. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital” – tha ai.

Ramesh, i cili jeton në Londër me gruan dhe fëmijën e tyre, po kthehej në shtëpi pasi vizitoi familjen në Indi. Numri i konfirmuar i të vdekurve është rritur në të paktën 240 persona, sipas policisë. Para zbulimit të të mbijetuarit britanik, autoritetet thanë se besonin se askush nuk kishte shpëtuar gjallë nga fluturimi. Aeroplani mbante 244 pasagjerë, sipas policisë. Në bord kishte 53 shtetas britanikë, si dhe 159 shtetas indianë, 7 shtetas portugezë dhe 1 kanadez. 11 prej atyre në bord ishin fëmijë, përfshirë 2 të porsalindur.

Ekipet e shpëtimit të mbështetura nga ushtria kanë nxjerrë 204 trupa nga vendi i ngjarjes deri më tani. Viktimat janë pasagjerë të avionit dhe zona përreth rrëzimit. Ekspertët e aviacionit thonë se Boeing 787 Dreamliner mund të ketë humbur papritur fuqi “në fazën më kritike të fluturimit” pas ngritjes.

Shkaqet e mundshme besohet të ketë qenë një ndryshim të shpejtë të erës ose një goditje zogjsh që çoi në një bllokim të dyfishtë të motorit. Zyrtarët nga Byroja e Hetimit të Aksidenteve të Avionëve të Indisë janë tani në vendngjarje për të kryer një analizë të rrënojave dhe për të nxjerrë kutinë e zezë të avionit të rrëzuar. Edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se po dërgonte një ekip për të mbështetur hetimin. ©LAPSI.al

The post Shkaqet e tragjedisë në Indi/ Flet i mbijetuari i avionit: S’munda të gjej vëllanë appeared first on Lapsi.al.

Sulmi nga zogjtë në avion nuk shmanget dot? Eksperti: Nëse nuk hyn ajri i duhur…

By: Oldi
12 June 2025 at 21:51

Eksperti i Aviacioni, Feliks Baçi ka komentuar tragjedinë që ndodhi këtë të enjte në aksidentin ajror në Indi me qindra viktima. Teksa shpesh tragjeditë në aksidente ajrore ndodhin si pasojë e zogjve që goditen në motor, eksperti dha këtë shpjegim. “Deri më sot nuk është arritur të bëhet një mbrojtje ndaj sulmit të zogjve. Çdo […]

The post Sulmi nga zogjtë në avion nuk shmanget dot? Eksperti: Nëse nuk hyn ajri i duhur… appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Indi: historia prekëse e një familjeje që nuk arriti dot ëndrrën londineze

By: gaze tare
12 June 2025 at 20:47

Një aksident ajror tragjik ka tronditur Indinë sot, pasi një avion që u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në orën 13:38, me gjithsej 242 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi, u rrëzua në mënyrë fatale. Fatkeqësisht, numri i viktimave ka kaluar mbi 300, pasi avioni ra mbi një qendër studentore, duke shkaktuar edhe më shumë jetë të humbura përtej atyre që ishin në bord.

Mes viktimave ndodhej edhe një familje e tërë, dy mjekë dhe tre fëmijët e tyre të mitur. Mjekja Komi Vyas, e cila punonte në një spital në Udaipur, kishte lënë punën për të nisur një jetë të re në Londër pranë bashkëshortit të saj, Dr. Prateek Joshi. Familja e re, e përbërë nga tre fëmijë të vegjël, dy binjakë dhe vajza e tyre më e madhe,  ndodhej në bord me ëndrra të mëdha dhe zemra të mbushura me shpresë.

Pak çaste para ngritjes, Komi ndau në rrjetet sociale një selfie që sot ka marrë kuptimin e një kujtese të dhimbshme. Në foto, çifti shihet i buzëqeshur në njërën anë të avionit, ndërsa përballë tyre, nga ana tjetër e korridorit, janë ulur tre fëmijët – të gjithë me fytyra të qeshura dhe plot jetë. Kjo imazh është bërë simbol i një tragjedie që shkatërroi dhjetëra familje dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e atyre që ishin në atë fluturim.

Autoritetet ende po punojnë për të nxjerrë trupat dhe për të identifikuar shkaqet e plota të rrëzimit, ndërsa dhimbja e të afërmve dhe e gjithë kombit mbetet e thellë dhe e papërshkrueshme.

The post Tragjedia në Indi: historia prekëse e një familjeje që nuk arriti dot ëndrrën londineze appeared first on iconstyle.al.

Del video e re, rrëzimi i avionit të Air India u filmua nga një kamera sigurie

By: Besnik
12 June 2025 at 21:09

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video të re nga momenti i rrëzimit të avionit të kompanisë Air India, e cila është kapur nga një kamera sigurie.

Pamjet janë regjistruar më 12 qershor, në orën 13:38 me orën lokale, dhe tregojnë avionin e fluturimit Air India 171 teksa merr hov për t’u ngritur në pistën e aeroportit të Ahmedabadit.

Fillimisht gjithçka duket normale, por pak sekonda pas ngritjes, avioni duket se humbet fuqinë dhe fillon të bjerë me shpejtësi, derisa përplaset mbi disa banesa pranë aeroportit. E gjithë ngjarja ndodh për më pak se një minutë.

Kapiteni i fluturimit, Sumit Sambhaval, i cili kishte mbi 8,200 orë eksperiencë në fluturim, paralajmëroi se avioni po humbte fuqi dhe nuk mund të ngrihej më lart, duke lëshuar mesazhin emergjent.

“Mayday (sinjal rreziku)! Nuk ka shtytje, po humbim fuqi, nuk mund të ngrihemi më lart.”

Pas këtij komunikimi, kontrolli i trafikut ajror nuk mori asnjë mesazh tjetër.

Nga ky aksident tragjik kanë humbur jetën më shumë se 300 persona, ndërsa në bord ndodheshin 242 vetë, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Viktima janë raportuar edhe në mesin e banorëve të një konvikti studentor pranë zonës së përplasjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit me 242 persona në bord, dyshimet e ekspertëve

The post Del video e re, rrëzimi i avionit të Air India u filmua nga një kamera sigurie appeared first on Euronews Albania.

Zhvillimet/ Çfarë dimë deri më tani pas rrëzimit të avionit të Air India?

By: gaze tare
12 June 2025 at 19:59

Një aeroplan pasagjerësh i Air India që udhëtonte për në Londër Gatwick u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, duke lënë të paktën 204 persona të vdekur. Fluturimi mbante 242 pasagjerë dhe ekuipazh, përfshirë 53 shtetas britanikë, kur u rrëzua në qytetin perëndimor indian.

Shefi i policisë së Ahmedabadit i tha BBC-së se 204 trupa ishin gjetur, ndërsa 41 persona po trajtoheshin për lëndime. GS Malik më parë u tha agjencive të lajmeve se nuk dukej se kishte të mbijetuar nga rrëzimi dhe se disa banorë vendas mund të kishin vdekur gjithashtu, duke pasur parasysh vendin ku ra avioni.

Më vonë doli se një pasagjer, një shtetas britanik, i kishte mbijetuar rrëzimit.

Kur dhe ku u rrëzua avioni?

Fluturimi AI171 i Air India u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel i Ahmedabadit në orën 13:39 sipas kohës lokale (08:09 GMT), tha Air India. Ishte planifikuar të ulej në aeroportin Gatwick të Londrës në orën 18:25 BST. Aeroplani u rrëzua gjatë nisjes nga Ahmedabadi – ku të gjitha operacionet janë pezulluar që atëherë.

Vendi i rrëzimit në Ahmedabad

Sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24, sinjali nga avioni humbi “më pak se një minutë pas ngritjes”. Të dhënat e gjurmimit të fluturimit përfundojnë me aeroplanin në një lartësi prej 625 këmbësh (190 metrash).

Aeroplani i dha kontrollit të trafikut ajror një sinjal paralajmërues, tha rregullatori i aviacionit të Indisë. Pas kësaj, avioni nuk dha asnjë përgjigje. Ai u rrëzua në një zonë banimi të quajtur Meghani Nagar.

Policia i tha agjencisë së lajmeve ANI se avioni u rrëzua në një konvikt mjekësh.

Një grua në vendngjarje i tha ANI-t se djali i saj u hodh nga kati i dytë i hostelit, duke marrë lëndime, kur avioni u rrëzua atje.

Një hartë satelitore që tregon Aeroportin Ndërkombëtar të Ahmedabadit dhe rrethinat e tij. Harta është e mbivendosur me një vijë të verdhë të ndërprerë që gjurmon rrugën e një aeroplani. Rruga fillon në pistën e fluturimit, ku një etiketë shkruan “13:30: Aeroplani ecën në pistë”. Vija vazhdon në jugperëndim, duke kaluar një etiketë “13:38: Sinjali i fundit pas ngritjes”. Vija përfundon në një kuti të kuqe të etiketuar “Aeroplani përplaset në konviktin e mjekëve”.

Shefi i policisë së Ahmedabadit, GS Malik, i tha BBC-së se 204 persona kishin vdekur dhe 41 të tjerë ishin plagosur. Nuk dihet nëse ata 204 persona ishin të gjithë në aeroplan apo në tokë kur avioni u rrëzua.

Kush ishte në bord?

Në bord kishte 242 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, sipas Air India. Midis pasagjerëve ishin 53 shtetas britanikë, 169 shtetas indianë, një shtetas kanadez dhe shtatë shtetas portugezë.

Aeroplani, një Boeing 787-8 Dreamliner kishte gjithsej 256 vende në bord. I mbijetuari i aksidentit është identifikuar si Vishwashkumar Ramesh, një britanik i cili ishte ulur në sediljen 11A.

The post Zhvillimet/ Çfarë dimë deri më tani pas rrëzimit të avionit të Air India? appeared first on iconstyle.al.

Aksidenti tragjik pranë aeroportin të Ahmedabadit, shkon në 290 numri i viktimave, mes tyre studentë të konviktit ku u përplas avioni i Air India

By: M C
12 June 2025 at 19:39

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë vdekur pasi një aeroplan i Air India u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indi të enjten. Midis viktimave janë pasagjerët në fluturim dhe njerëzit që ishin brenda konviktit të Kolegjit Mjekësor dhe Spitalit BJ kur avioni u përplas me të.

“Afërsisht 294 persona kanë vdekur. Këtu përfshihen disa studentë, ndërsa aeroplani u rrëzua mbi ndërtesën ku po qëndronin”, tha për Reuters Vidhi Chaudhary, një oficer i lartë i policisë shtetërore.

Më herët të enjten, Swapnil Bhalodia i Rrjetit të Studentëve të Mjekësisë të Shoqatës Indiane Mjekësore tha se të paktën tre studentë të mjekësisë kishin vdekur në aksident dhe 30 të tjerë u plagosën. Aeroplani po udhëtonte për në aeroportin Gatwick të Londrës dhe mbante shtetas indianë, britanikë, kanadezë dhe portugezë.

Ndërkohë deri më tani është raportuar për një të mbijetuar nga aksidenti tragjik. Ai mësohet se ishte ulur në sediljen 11A të avionit Boeing. Sedilja e tij ndodhej pranë njërës prej daljeve të emergjencës së avionit. Pasagjeri vetë përshkroi se kishte parë trupa pranë tij përpara se të ngrihej dhe të dilte me vrap nga avioni pas rrëzimit. 39-vjeçari pësoi vetëm lëndime të lehta në fytyrë, gjoks dhe këmbë.

The post Aksidenti tragjik pranë aeroportin të Ahmedabadit, shkon në 290 numri i viktimave, mes tyre studentë të konviktit ku u përplas avioni i Air India appeared first on Albeu.com.

Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi

By: D Marku
12 June 2025 at 17:00

Një Boeing 787-8 Dreamliner me destinacion Britaninë e Madhe u rrëzua mëngjesin e sotëm në Ahmedabad të Indisë duke shkaktuar një ndër tragjeditë më të mëdha ajrore të viteve të fundit si edhe rastin e parë kur një tip i tillë avioni përfshihet në ngjarje të tilla.

Avioni ra vetëm pak metra pasi ishte ngritur nga pista e aeroportit, të cilën e kishte përshkuar të gjithë gjatë marrjes së shpejtësisë dhe ngjitjes për shkak të peshës së madhe dhe përmasave të tij.

Autoritetet indiane dhe ndërkombëtare nuk kanë dhënë ende një version zyrtar mbi shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë në terren nga specialistët e sigurisë ajrore. Pavarësisht kësaj, ekspertë të ndryshëm të aviacionit civil janë duke diskutuar në platforma të specializuara mbi shkaqet e mundshme të kësaj tragjedie nisur nga ajo që kanë parë nga një video që tregon sekondat e fundit në ajër të këtij avioni duke listuar disa shkaqe të mundshme, si më poshtë:

1-Temperatura e lartë, 39 gradë Celsius

Në momentin e ngritjes, temperatura e ajrit në Ahmedabad ishte 39°C. Temperatura e ajrit është një faktor që ndikon ndjeshëm në performancën e avionëve gjatë ngjitjeve dhe pilotët e marrin shumë në konsideratë kur bëjnë përllogaritjet për gjatësinë e pistës që do të përdorin gjatë marrjes së shpejtësisë dhe ngjitjes.

Në kushtet e temperaturave të larta, ajri bëhet më i rrallë, gjë që zvogëlon fuqinë mbajtëse të krahëve dhe rrit distancën e nevojshme të avionëve për t’u ngritur në ajër.

Temperaturat ekstreme konsiderohen gjithmonë një sfidë për operimin e sigurt, veçanërisht për avionët që janë “full” me pasagjerë dhe që bëjnë linja të gjata, gjë që kërkon furnizimin me më shumë karburant.

  1. Zgjeruesit e krahëve të pahapur?

Një tjetër version lidhet me zgjeruesit e krahëve të avionit (flaps), të cilët gjatë një ngjitjeje duhet të jenë të hapur në një kënd 5 deri 15 gradë, në varësi të peshës së avionit dhe kushteve atmosferike, ndërkohë që nga videoja duket se nuk kanë qenë të hapur fare. Një kombinim mes temperaturës së lartë të ajrit, peshës së madhe të avionit dhe zgjeruesve të krahëve të hapahur gjatë ngjitjes çon në 100% të rasteve të një tragjedi.

Në rastin konkret, ka dyshime se këto pjesë ndihmëse nuk ishin hapur fare ose nuk ishin vendosur në pozicionin e duhur, çka mund të ketë ndikuar në paaftësinë e avionit për të fituar lartësinë e nevojshme, gjë që çon në mundësinë e një gabimi njerëzor, raporton Skyweb.al.

Me gri te celur, zgjeruesit e kraheve te cilet hapen gjate ngjitjes dhe zbritjes se avionit sipas konfigurimeve perkatese per cdo procedure

3-Rrotat ende të hapura

Të dhënat paraprake tregojnë se rrotat e avionit nuk ishin tërhequr ende, çka tregon se rrëzimi ndodhi menjëherë pas ngritjes, përpara se avioni të kalonte në një fazë të qëndrueshme të fluturimit. Kjo sugjeron një dështim të menjëhershëm në fazën më kritike të ngritjes. Mbajtja e rrotave të nxjerra gjatë fluturimit rritje tërheqjen duke ulur ndjeshëm performancën e avionit. Madje, në shpejtësi të mëdha hapja e rrotave mund të sjellë edhe dëme strukturore.

4-Sasi e madhe karburanti 

Një tjetër element kritik që po merret në konsideratë nga ekspertët është sasia e madhe e karburantit që avioni kishte në bord në momentin e ngritjes. Duke qenë se fluturimi ishte ndërkontinental dhe me një avion të mbushur plot me pasagjerë, llogaritet që Boeing 787-8 të kishte rreth 50 ton karburant, sasi që i korrespondon nevojave për një fluturim prej më shumë se 9 orësh.

Përveç ndikimit në performancë – pasi pesha totale e avionit rritet ndjeshëm kur është i mbushur plot me karburant, ai përbën edhe një rrezik shtesë në rast përplasjeje, duke shpjeguar shpërthimin dhe shtëllungën e madhe të zjarrit që u pa në vendngjarje menjëherë pas rrëzimit.

Kjo peshë shtesë, në kombinim me temperaturat ekstreme dhe dyshimet për konfigurim të gabuar të pajisjeve ndihmëse të ngritjes, mund të ketë vështirësuar ndjeshëm aftësinë e avionit për të fluturuar në mënyrë të qëndrueshme që në sekondat e para të fluturimit.

Boeing 787-8, një avion me rekorde të larta sigurie

Boeing 787-8 është ndër avionët më të rinj dhe më të avancuar në flotën globale, me rekorde të shkëlqyera sigurie. Deri më tani, nuk është regjistruar asnjë aksident fatal i kësaj natyre me këtë model, duke e renditur atë si një nga avionët më të besueshëm për fluturime të gjata.

Pavarësisht komenteve të ekspertëve, deri tani nuk ka një qëndrim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e aksidentit. Hetuesit presin të analizojnë të dhënat e regjistruesve të fluturimit (“kutitë e zeza”) për të rindërtuar moment pas momenti se çfarë ndodhi në ato sekonda fatale.

Në mungesë të një raporti zyrtar, çdo supozim mbetet i tillë – një skenar teknik i mundshëm, që duhet vërtetuar me prova dhe ekspertizë zyrtare.

The post Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi appeared first on Albeu.com.

Pamje tronditëse! Momenti kur avioni me 240 pasagjerë bie dhe shpërthen në flakë

12 June 2025 at 17:43

Mediat e huaja kanë publikuar një video të re nga momenti kur avioni me 242 pasagjerë rrëzohet pak minuta pas ngritjes nga pista e aeroportit dhe shpërthen në flakë.

 

Të paktën 204 persona humbën jetë sot pasi një avion i Air India – që po fluturonte drejt Londrës me 242 njerëz në bord – u rrëzua disa minuta pas ngritjes nga aeroporti në qytetin perëndimor të Indisë, Ahmedabad, të enjten.

Trupat e viktimave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes nga ekipet e shpëtimit, me ndihmën e ushtrisë së Indisë. Por, nuk dihet se sa i përkasin viktimave që gjendeshin në avion dhe sa janë nga personat që gjendeshin në vendin ku u përplas avioni.

Ndërkaq, një zyrtar tjetër policor i tha AFP-së se pret që të ketë “më shumë viktima”, për shkak se avioni u rrëzua mbi një zonë të banuar.

Avioni ishte nisur drejt aeroportit Gatwick në Mbretërinë e Bashkuar, tha Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se ai u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit.

Reuters raporton se, në mesin e 242 udhëtarëve ishin 217 të rritur dhe 11 fëmijë. Nga këta, 169 ishin shtetas indianë, 43 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez.

Sipas faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar24, avioni ishte Boeing 787-8 Dreamliner, një nga avionët e udhëtarëve më modernë në përdorim.

“Në këtë çast po e verifikojmë hollësitë dhe do të njoftojmë për to”, tha Air India në platformën X.

Sipas kanaleve televizive, avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Një kanal shfaqi pamjet e avionit duke fluturuar mbi një zonë banimi, përpara se të zhdukej nga ekrani dhe një re e madhe zjarri të ngrihej në qiell përtej shtëpive.

Sipas kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Ahmedabad, avioni u nis në orën 13:39 me kohën lokale nga pista 23. Ai bëri një thirrje emergjente “Mayday”, por më pas nuk u dëgjua asnjë përgjigje nga avioni.

Flightradar24 tha gjithashtu se sinjali i fundit nga avioni u mor disa sekonda pas ngritjes.

“Avioni i përfshirë është një Boeing 787-8 Dreamliner me regjistrim VT-ANB,” u tha në deklaratë.

Zyra e ministrit indian të Aviacionit tha se kryeministri Narendra Modi kishte urdhëruar që të ofrohet menjëherë gjithë mbështetja për përpjekjet e shpëtimit.

Të gjitha agjencitë përkatëse janë në gjendje gatishmërie dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar, shtoi zyra e ministrit të Aviacionit.

Ahmedabad është qyteti kryesor në shtetin Gujarat, vendlindja e Modit.

Aeroporti i Ahmedabad njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet ajrore me efekt të menjëhershëm.

Aksidenti i fundit ajror në Indi ndodhi në vitin 2020 dhe përfshiu kompaninë Air India Express.

Avioni Boeing-737 doli jashtë një piste në Aeroportin Ndërkombëtar Kozhikode në Indinë jugore. Ai rrëshqiti jashtë pistës, ra në një humnerë dhe u përplas me pjesën e përparme në tokë.

Në atë aksident humbën jetën 21 persona.

Air India, e cila më parë ishte në pronësi shtetërore, u ble nga kompania indiane Tata Group në vitin 2022 dhe u bashkua me Vistara – një ndërmarrje e përbashkët mes këtij grupi dhe Singapore Airlines – në vitin 2024.

Tata njoftoi se ka aktivizuar një qendër emergjente dhe ka ngritur një ekip mbështetës për familjet që kërkojnë informacion.

 

 

The post Pamje tronditëse! Momenti kur avioni me 240 pasagjerë bie dhe shpërthen në flakë appeared first on Sot News | Lajme.

Flasin ekspertët! Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord në Indi

12 June 2025 at 17:31

Pas aksidentit tragjik në Ahmedabad të Indisë, ku një avion i Air India me 242 persona në bord u rrëzua pak minuta pas ngritjes, ekspertët e aviacionit po analizojnë arsyet teknike që mund të kenë çuar në fatkeqësinë që mori mbi 200 jetë.

Sipas BBC-së, një nga pistat kryesore të hetimit është pozicioni i flapëve të krahëve pjesë të lëvizshme që ndihmojnë avionin gjatë ngritjes dhe uljes.

Flapet ndodhen në pjesën e pasme të krahëve dhe janë thelbësore për të krijuar ngritje shtesë në fazat kritike të fluturimit.

Një video e verifikuar, që tregon momentin e rrëzimit dhe një shpërthim të madh kur avioni prek tokën, është analizuar nga disa ekspertë. Geoffrey Thomas, analist i njohur i aviacionit,

ka thënë se në pamje duket qartë se treni i uljes ishte ende i nxjerrë, por flapet ishin tërhequr, gjë që është e pazakontë kaq herët pas ngritjes.

“Treni i uljes zakonisht futet brenda 10–15 sekondave pas ngritjes,” shpjegon ai, “ndërsa flapet tërhiqen gradualisht për një periudhë prej 10–15 minutash.” Mungesa e flapëve të shtrira mund të ketë bërë që avioni të mos fitonte mjaftueshëm ngritje për të vazhduar fluturimin.

Eksperti Terry Tozer shton: “Është e vështirë të thuhet me siguri për shkak të cilësisë së videos, por nuk duket se flapet janë në pozicionin e duhur.” Ndërkohë, Marco Chan, ish-pilot dhe pedagog, thekson se nëse kjo vërtetohet, mund të kemi të bëjmë me gabim njerëzor, por thekson nevojën për analiza më të thella teknike dhe shqyrtim të regjistruesit të fluturimit (“black box”).

Autoritetet indiane kanë konfirmuar se hetimet janë në vazhdim, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në vendin e ngjarjes. Tronditja nga ky aksident vazhdon të përfshijë jo vetëm Indinë, por edhe komunitetin ndërkombëtar.

The post Flasin ekspertët! Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord në Indi appeared first on Sot News | Lajme.

I mbijetuari: Pashë tmerr me sy! Shpërthimi i avionit në Indi, një britanik i mbijeton rrëzimit

By: Re Nato
12 June 2025 at 16:34

Një shtetas britanik i ka mbijetuar rrëzimit të aeroplanit të Air India, sipas mediave indiane.

Duke folur për gazetën Hindustan Times , Vishwash Kumar Ramesh tha se dëgjoi një “zhurmë të lartë” rreth 30 sekonda pas ngritjes, përpara se aeroplani të rrëzohej, shkruan Sky News.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, tha ai, duke shtuar se kishte marrë “lëndime nga goditja” në gjoks, sy dhe këmbë.

“Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. Isha i frikësuar. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa të aeroplanit përreth meje.”

“Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital.”

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan një burrë që duket të jetë Vishwash duke u larguar çalueshëm nga vendi i rrëzimit dhe duke u çuar drejt shërbimeve të emergjencës./abcnews.al

❌
❌