Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

GAZA – Të paktën 66 të vrarë prej sulmeve ajrore izraelite

GAZA, 12 korrik /ATSH-AA/ – Të paktën 66 palestinezë, përfshirë 27 kërkues ndihmash, u vranë sot në sulmet ajrore izraelite që goditën lokacione të shumta në gjithë Rripin e Gazës, thanë burime mjekësore dhe lokale.

Një sulm ajror në rrugën Jamal Abdel Nasser, përballë Universitetit Islamik në perëndim të Qytetit të Gazës, vrau një nënë dhe tre fëmijët e saj.

Në lagjen lindore Al-Tuffah të qytetit, katër gra u vranë dhe dhjetë civilë të tjerë u plagosën kur një raketë izraelite goditi një shtëpi pranë Shkollës “Yaffa”.

Tre anëtarë të së njëjtës familje u vranë në lagjen Sheikh Radwan të Qytetit të Gazës pasi një sulm ajror shënjestroi një apartament banimi.

Dy palestinezë të tjerë u vranë në një sulm tjetër në një shtëpi në lagjen Al-Rimal të Qytetit të Gazës.

– Gaza qendrore

Në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, një fëmijë u vra dhe të tjerë u plagosën kur një shtëpi pranë Shkollës “Al-Hassaina” në perëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat u bombardua.

Burime lokale thanë se një dron izraelit goditi gjithashtu një tendë që strehonte familje të zhvendosura në zonën Al-Mansura të Deir al-Balahut, duke vrarë shtatë palestinezë, përfshirë katër nga e njëjta familje.

Dy gra u vranë gjithashtu kur një sulm ajror izraelit goditi një apartament në pjesën lindore të qytetit.

Pranë Spitalit Al-Aqsa në Deir al-Balah, tre palestinezë u vranë kur një tendë që strehonte persona të zhvendosur u vu në shënjestër.

– Gaza jugore

Në Khan Younis, 11 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe një grua, u vranë kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan tendat që strehonin familje të zhvendosura pranë Spitalit Kuvajtian në zonën Al-Mawasi.

Veçmas, ekipet e shpëtimit gjetën trupat e dy viktimave të tjera nga lagjja Sheikh Nasser në Khan Younis.

– Kërkues ndihmash humanitare

Të paktën 27 palestinezë u vranë dhe 180 të tjerë u plagosën kur forcat izraelite hapën zjarr ndaj civilëve që prisnin ndihmë humanitare në veri të qytetit Rafah në Gazën jugore, sipas burimeve mjekësore.

Dëshmitarët okularë thanë se trupat izraelite qëlluan drejtpërdrejt mbi turmat e mbledhura pranë pikës së shpërndarjes së ndihmave Al-Shakoush, ku qindra ishin mbledhur me shpresën për të marrë ushqim dhe furnizime bazë mes përkeqësimit të kushteve të urisë në enklavën e rrethuar.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka kryer një ofensivë brutale në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, duke vrarë deri më tani mbi 57.800 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi dhe përhapje sëmundjesh.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.   /os/

The post GAZA – Të paktën 66 të vrarë prej sulmeve ajrore izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Zbardhen detaje nga tragjedia në Mat/ Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

10 July 2025 at 14:09

Palombarët e forcave RENEA kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjetin e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i vrarë.

Sipas ekspertizës, i riu ka humbur jetën nga asfiksia, çka përforcon pistën se ai është mbytur me qëllim.

Pritet që ekspertët e kriminalistikës, të sigurojnë prova shtesë në lidhje me ngjarjen përmes automjetit të viktimës.

Sakaq, policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe motivin e krimit.

The post Zbardhen detaje nga tragjedia në Mat/ Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë po ndodh? 37 tërmete brenda disa orëve ‘shkundën’ këtë vend, raportohet për viktima dhe dëme

9 July 2025 at 20:36

Dhjetëra tërmete janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Guatemalë, duke lënë dy persona të vdekur kur shkëmbinj ranë mbi automjetin e tyre, thanë autoritetet lokale.

Më shumë se 37 tërmete dhe pasgoditje me magnitudë që varionin nga 3.0 deri në 5.6 u raportuan në Guatemalë të martën pasdite, tha drejtori i Institutit Kombëtar për Sizmologji, Vullkanologji, Meteorologji dhe Hidrologji, Edëin Rodas.

Dridhjet rezultuan në evakuimin e ndërtesave, rrëshqitje të dheut dhe dëme të vogla materiale, thanë zyrtarët, duke shtuar se ato u ndjenë deri në El Salvador.

Dy burrat e vrarë po udhëtonin me një kamionçinë në një rrugë në departamentin e Escuintla-s kur gurët ranë nga një kodër mbi automjet, thanë zjarrfikësit.

The post Çfarë po ndodh? 37 tërmete brenda disa orëve ‘shkundën’ këtë vend, raportohet për viktima dhe dëme appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi në Teksas/ 110 viktima, mes tyre fëmijë, kërkimet vazhdojnë mes shpresës

9 July 2025 at 19:56

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja e mbeturina në Teksas, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar po veniten, pesë ditë pasi përmbytjet e menjëhershme përfshiu rajonin, duke vrarë të paktën 110 persona, përfshirë shumë fëmijë.

Deri të martën në mbrëmje, numri i personave të zhdukur kishte tejkaluar 170, sipas shifrave të njoftuara nga Guvernatori i Teksasit Greg Abbott. Që nga e premtja e kaluar nuk është gjetur asnjë i mbijetuar.

Shumica e viktimave dhe personave të zhdukur janë regjistruar në Qarkun Kerr, kryeqyteti i të cilit, Kerrville, u dëmtua shumë keq nga shirat e rrëmbyeshëm që ranë më 4 korrik. Për shkak të shiut, niveli i lumit Guadalupe u rrit ndjeshëm, me gati tetë metra, brenda pak orësh.

Sherifi i Qarkut Kerr, Larry Litha, u tha gazetarëve se numri i të vdekurve tani është 95, dhe 36 prej tyre ishin fëmijë. Midis tyre janë të paktën 27 vajza dhe shoqërueset e tyre nga kampi i krishterë Camp Mystic, i cili ndodhej në brigjet e lumit.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave ka të ngjarë të rritet ndërsa ujërat e përmbytjes tërhiqen dhe ekipet e shpëtimit gjejnë më shumë trupa.

The post Tragjedi në Teksas/ 110 viktima, mes tyre fëmijë, kërkimet vazhdojnë mes shpresës appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi në Indi! Shembet ura mbi lumin Mahishasgarh, humbin jetën të paktën 9 persona

By: gaze tare
9 July 2025 at 16:32

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin perëndimor indian të Gujarat, ku një urë e ndërtuar në vitin 1985 është shembur mëngjesin e sotëm, duke marrë jetën e të paktën nëntë personave.

Sipas raportimeve të NDTV, disa automjete kanë rënë në lumin Mahishasgarh në momentin kur një pjesë e urës Ghabira u shemb papritur. Ministri i Shëndetësisë së Gujaratit, Rushikesh Patel, konfirmoi bilancin paraprak të viktimave dhe bëri me dije se ekipet e shpëtimit janë në terren në kërkim të të mbijetuarve.

Shkaku i shembjes mbetet ende i paqartë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen. Ura në fjalë ishte ndërtuar rreth 40 vite më parë dhe përdorej çdo ditë nga dhjetëra automjete dhe këmbësorë.

The post Tragjedi në Indi! Shembet ura mbi lumin Mahishasgarh, humbin jetën të paktën 9 persona appeared first on iconstyle.al.

Shembet ura/ Automjetet përfundojnë poshtë saj, raportohen viktima

9 July 2025 at 12:12

Një pjesë e një ure në Vadodara të shtetit mbi lumin Mahisagar u shemb në mëngjes dhe filloi një operacion shpëtimi, tha zyrtari i lartë civil, Anil Dhameliya.

Të paktën 9 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën pasi automjete ranë në një lumë pas shembjes së një pjese të urës në shtetin perëndimor të Gujaratit në Indi, thanë autoritetet.

Dhameliya tha se automjetet ranë në lumë dhe nëntë trupa janë gjetur. Pesë persona u plagosën në incident, shtoi ai. Zyrtari tha se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe po bëhen përpjekje për të minimizuar humbjet njerëzore.

“Po përpiqemi ta përfundojmë operacionin më shpejt”, tha ai.

The post Shembet ura/ Automjetet përfundojnë poshtë saj, raportohen viktima appeared first on Sot News | Lajme.

Del FOTO e viktimës/ Renis Dobra dyshohet se është mbytur, ka mavijosje në qafë

9 July 2025 at 10:31

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit. Viktima është personi që shikoni në foton e mëposhtme. Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në trupin e viktimës janë […]

The post Del FOTO e viktimës/ Renis Dobra dyshohet se është mbytur, ka mavijosje në qafë appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 109 numri i viktimave, mes tyre 30 fëmijë

8 July 2025 at 21:19

Tre trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në Teksas, duke e çuar numrin e të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të premten në 109.

Viktimat përfshijnë dhjetëra fëmijë që ndiqnin një kamp veror që priste rreth 750 persona.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë persona të zhdukur, shpesh në kushte të vështira.

Vetëm në Qarkun Kerr, i cili pësoi dëmet më të rënda, janë gjetur 86 të vdekur, mes tyre rreth 30 fëmijë, siç tha Sherifi Larry Litha në një konferencë për shtyp, duke sqaruar se më shumë se 20 trupa nuk janë identifikuar ende.

Ligjvënësit demokratë po bëjnë thirrje për një hetim nëse shkurtimet e vendeve të punës në Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS) ndikuan në reagimin e tij ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse. Neë York Times raportoi të shtunën se zyrat e NWS në Teksas kishin mungesë stafi.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, tha të hënën se NWS kishte lëshuar “parashikime dhe paralajmërime në kohë dhe të sakta” në lidhje me rrezikun e përmbytjeve në rajon.

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të vizitojë disa nga zonat e prekura në Teksas, ndoshta të premten.

The post Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 109 numri i viktimave, mes tyre 30 fëmijë appeared first on Sot News | Lajme.

78 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Texas

By: Rovena
7 July 2025 at 08:21

Së paku 78 persona u konfirmuan të vdekur në Texas-in qendror, ndërsa 41 të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbytjeve të së premtes. Gjashtëdhjetë e tetë nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, u regjistruan në Qarkun Kerr, ku një kamp vajzash buzë lumit u përmbyt.

Dhjetë vajza dhe një këshilltar nga kampi Mystic nuk janë gjetur ende. Zyrtarët thonë se numri i viktimave me siguri do të rritet.

Në 24 deri në 48 orët e ardhshme, në rajon priten stuhi të tjera, që mund ta vështirësojnë edhe më shumë punën e ekipeve të shpëtimit. Ato tashmë janë duke u përballur me rreziqe – si nga gjarpërinjtë helmues – derisa vazhdojnë kërkimet mes baltës dhe rrënojave.

Guvernatori i Texas, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet do të bëjnë gjithçka që është e mundur, për të gjetur çdo person që ende mungon.

“Ishte e tmerrshme të shihje se çfarë përjetuan ata fëmijë të vegjël”, tha Abbott, një ditë pasi vizitoi zonën.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të dielën një deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme në Qarkun Kerr, duke aktivizuar kështu Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas. Ai, gjithashtu, tha se mund ta vizitojë këtë shtet të premten.

“Po punojmë nga afër me përfaqësuesit nga Texas dhe është një gjë e tmerrshme ajo që ka ndodhur – absolutisht e tmerrshme”, tha Trump.

Në Romë, Papa Leoni XIV bëri lutje të veçanta për viktimat në Teksas.

Shkon në 78 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, dhjetëra të zhdukur

By: user 11
7 July 2025 at 08:46

Të paktën 78 persona janë konfirmuar si viktima në Teksasin qendror, ndërsa 41 të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbytjeve të së premtes. Gjashtëdhjetë e tetë nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, u regjistruan në qarkun Kerr, ku një kamp vajzash buzë lumit u përmbyt.

Dhjetë vajza dhe një këshilltar nga kampi Mystic nuk janë gjetur ende. Zyrtarët thonë se numri i viktimave me siguri do të rritet.

Në 24 deri në 48 orët e ardhshme, në rajon priten stuhi të tjera, që mund ta vështirësojnë edhe më shumë punën e ekipeve të shpëtimit. Ato tashmë janë duke u përballur me rreziqe – si nga gjarpërinjtë helmues – derisa vazhdojnë kërkimet mes baltës dhe rrënojave.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet do të bëjnë gjithçka që është e mundur, për të gjetur çdo person që ende mungon.

“Ishte e tmerrshme të shihje se çfarë përjetuan ata fëmijë të vegjël”, tha Abbott, një ditë pasi vizitoi zonën.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të dielën një deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme në qarkun Kerr, duke aktivizuar kështu Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas. Ai, gjithashtu, tha se mund ta vizitojë këtë shtet të premten.

“Po punojmë nga afër me përfaqësuesit nga Teksasi dhe është një gjë e tmerrshme ajo që ka ndodhur, absolutisht e tmerrshme”, tha Trump. Në Romë, Papa Leoni XIV bëri lutje të veçanta për viktimat në Teksas

The post Shkon në 78 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, dhjetëra të zhdukur appeared first on Lapsi.al.

TEKSAS – 28 viktima pas përmbytjeve, 78 në total

UASHIGNTON, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Zyrtarët në Teksas kanë konfirmuar se të paktën 28 ​​fëmijë vdiqën kur përmbytjet e forta goditën shtetin amerikan, të premten e kaluar.

Sherifi i qarkut Kerr, Larry Leitha, tha në një konferencë për shtyp se 68 persona kishin vdekur në qark, përfshirë 40 të rritur dhe 28 fëmijë.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se të paktën 10 persona në zona të tjera të Teksasit ishin gjetur gjithashtu të vdekur, duke e çuar numrin e konfirmuar të vdekjeve në të gjithë shtetin në të paktën 78.

”Të paktën 41 persona dihej se ishin të zhdukur”, shtoi Abbott.

Autoritetet lokale thanë se ende po kërkonin 10 fëmijë të zhdukur nga një kamp veror i krishterë.

I vendosur pranë lumit Guadalupe, kampi po akomodonte më shumë se 750 fëmijë kur përmbytjet goditën pas reshjeve të dendura të shiut.

“Ai dhe lumi që rrjedh pranë tij u shkatërruan tmerrësisht në mënyra që nuk i kam parë në asnjë fatkeqësi natyrore”, shkroi Abbott në X pasi vizitoi pasojat në kampin Mystic.

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, tha më parë se lumi ishte rritur me gati tetë metra në një kohë shumë të shkurtër në orët e para të mëngjesit, ndërsa shumë viktima ishin ende në gjumë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mundësuar ndihmë shtesë federale për zonën e prekur./ a.jor.

The post TEKSAS – 28 viktima pas përmbytjeve, 78 në total appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident i rëndë, përmbyset autobusi raportohen viktima dhe të plagosur

7 July 2025 at 09:06

Sipas hetimeve paraprake, shoferi i autobusit “VAN HOOL” humbi kontrollin mbi mjetin, duke bërë që autobusi të delë nga rruga dhe të përmbyset. Një pasagjer humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 17 të tjerë u plagosën dhe janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin e Dnipropetrovsk në Ukrainë, ku një autobus pasagjerësh u përmbys në mëngjesin e 7 korrikut, duke lënë një të vdekur dhe 17 të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit, në një autostradë në rrethin e Petrykivit.

Policia ka nisur procedime penale sipas Pjesës 2 të Nenit 286 të Kodit Penal të Ukrainës, që parashikon dënime për shkeljet e rregullave të sigurisë rrugore që shkaktojnë vdekje dhe lëndime trupore. Hetimet janë ende në vijim për të sqaruar shkakun e aksidentit dhe përgjegjësinë e shoferit.

 

 

The post Aksident i rëndë, përmbyset autobusi raportohen viktima dhe të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedia në Teksas/ Rritet bilanci, 21 fëmijë mes viktimave nga përmbytjet, dhjetëra të mitur ende të zhdukur

6 July 2025 at 21:13

Të paktën 69 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur pjesë të ndryshme të Teksasit qendror, një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore që ka prekur rajonin vitet e fundit.

Sherifi i Qarkut Kerrville, Larry Leitha, ka konfirmuar se 59 nga viktimat janë regjistruar vetëm në këtë qark, përfshirë 21 fëmijë. Më shumë viktima janë raportuar në zona të tjera të shtetit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në kushte të vështira.

Ndër më të prekurit është Kampi Mystic, një qendër e njohur kampingu për të rinj, ku 11 kampistë dhe një këshilltar rezultojnë ende të zhdukur. Autoritetet janë duke kërkuar në mënyrë intensive në zonat e përmbytura pranë kampit, ku rrjedha e ujit ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, deklaroi se shteti është duke përdorur të gjitha burimet e mundshme për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të gjetur të zhdukurit. “Nuk do të ndalemi para asgjëje për të shpëtuar çdo jetë të mundshme,” u shpreh ai gjatë një konference për shtyp.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave: “Këto familje po përjetojnë një tragjedi të paimagjinueshme. Lutjet tona janë me ta.”

Autoritetet lokale dhe shtetërore kanë shpallur gjendje emergjente në disa qarqe të goditura nga përmbytjet, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëron për reshje të tjera të dendura në zonat përreth në ditët në vijim.

The post Tragjedia në Teksas/ Rritet bilanci, 21 fëmijë mes viktimave nga përmbytjet, dhjetëra të mitur ende të zhdukur appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi nga moti ekstrem/ Një humbje jete dhe dy të lënduar pas stuhisë së fuqishme

6 July 2025 at 19:48

Ndërsa disa vende përballen me temperatura të larta dhe zjarre, e kundërta ndodh në Milano pasi është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta.

Autoritetet raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë ka rënë pas stuhive të forta.

Ekipet e emergjencës janë të angazhuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe deri më tani janë realizuar rreth 50 ndërhyrje.

The post Tragjedi nga moti ekstrem/ Një humbje jete dhe dy të lënduar pas stuhisë së fuqishme appeared first on Sot News | Lajme.

Përmbytjet katastrofike në Texas, shkon në rreth 80 numri i viktimave  

6 July 2025 at 23:14

Numri i viktimave nga përmbytjet në Texas është rritur. Sipas mediave të huaja, rreth 80 persona kanë humbur jetën. Guvernatori i qarkut Dan Patrick u shpreh i shqetësuar për situatën duke paralajmëruar se ekziston rreziku që numri i viktimave të vijojë të rritet në orët në vijim. Texas ndodhet në një situatë kaotike për shkak të motit të keq stuhive dhe përmbytjeve katastrofike, shkruan BBC.

Shërbimi Kombëtar i Motit, ka paralajmëruar se parashikohet që të ketë më shumë reshje shiu në zonën qendrore të Teksasit. Ndërkohë kërkimet për të zhdukurit vijojnë ende. Një reagim lidhur me këtë situatë shqetësuese ka ardhur edhe nga Papa Leoni i XIV, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre”.

/abcnews.al/

Tragjedi në Texas/ Shkon në 60 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike

6 July 2025 at 17:29

Numri i viktimave nga përmbytjet në Texas është rritur. Sipas mediave të huaja, rreth 60 persona kanë humbur jetën.

Guvernatori i qarkut Dan Patrick u shpreh i shqetësuar për situatën duke paralajmëruar se ekziston rreziku që numri i viktimave të vijojë të rritet në orët në vijim.

Texas ndodhet në një situatë kaotike për shkak të motit të keq stuhive dhe përmbytjeve katastrofike, shkruan BBC.

Shërbimi Kombëtar i Motit, ka paralajmëruar se parashikohet që të ketë më shumë reshje shiu në zonën qendrore të Teksasit. Ndërkohë kërkimet për të zhdukurit vijojnë ende.

Një reagim lidhur me këtë situatë shqetësuese ka ardhur edhe nga Papa Leoni i XIV, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre”.

The post Tragjedi në Texas/ Shkon në 60 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike appeared first on Sot News | Lajme.

Ukraina nën sulme intensive: 7 civilë humbin jetën, mbi 150 dronë sulmuan gjatë natës

By: gaze tare
6 July 2025 at 11:49

Të paktën shtatë civilë janë vrarë në Ukrainë pas një vale të re bombardimesh nga forcat ruse. Pesë prej viktimave u raportuan në Donetsk dhe Kherson, ndërsa dy të tjerë humbën jetën në qytetin e Kharkivit.

Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë natës Rusia ka lëshuar të paktën 157 dronë dhe 4 raketa S-300, duke goditur 19 zona të ndryshme. Forcat ajrore ukrainase njoftuan se kanë rrëzuar 98 dronë, ndërsa disa të tjerë kanë rënë në zona të pabanuara apo nuk janë kapur nga radarët.

Objektivat e sulmeve përfshinë infrastrukturën kritike, zonat e banimit dhe objektet sociale, duke shkaktuar dëme në 5 pallate, 6 shtëpi private dhe disa ndërtesa të tjera. Edhe porti i Mykolaivit u godit rëndë nga dronët, por pa viktima të raportuara.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa autoritetet vazhdojnë punën për të përballuar pasojat e sulmeve dhe për të forcuar mbrojtjen ajrore në zonat më të ekspozuara.

The post Ukraina nën sulme intensive: 7 civilë humbin jetën, mbi 150 dronë sulmuan gjatë natës appeared first on iconstyle.al.

Përmbytjet shkatërruese në Teksas: 32 viktima, mbi 850 të shpëtuar

By: gaze tare
6 July 2025 at 08:00

Përmbytje shkatërruese kanë goditur Teksasin, SHBA, duke shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 32 personave dhe detyruar autoritetet të ndërhyjnë në operacione masive shpëtimi. Mbi 850 persona janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës, ndërsa situata mbetet kritike.

Guvernatori Greg Abbott deklaroi se disa prej të mbijetuarve janë kapur pas pemëve për të shpëtuar jetën. “Shumë u përpoqën të mbaheshin gjallë në çdo mënyrë të mundshme,” tha ai.

Në reagim ndaj tragjedisë, ish-presidenti Donald Trump u shpreh se administrata është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët lokalë për të ofruar ndihmën e nevojshme në terren.

The post Përmbytjet shkatërruese në Teksas: 32 viktima, mbi 850 të shpëtuar appeared first on iconstyle.al.

Përmbytjet në Teksas, shkon në 51 numri i të vdekurve

By: Ardit
6 July 2025 at 09:01

Numri i të vdekurve nga përmbytjet që përfshinë Teksasin ditën e djeshme është rritur në 50, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur gati 30 fëmijë që ende rezultojnë të zhdukur. Zona më e prekur është qarku Kerr, ku janë konfirmuar 43 viktima dhe ku 27 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur nga një kamp i krishterë për […]

The post Përmbytjet në Teksas, shkon në 51 numri i të vdekurve appeared first on BoldNews.al.

TEKSAS – Arrin në 50 numri i viktimave nga përmbytjet, përfshirë 15 fëmijë

UASHINGTON, 6 korrik /ATSH-AFP-DPA/ – Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Teksasit, konfirmuan autoritetet, me disa fëmijë ende të zhdukur nga një kamp veror në qarkun Kerr, në veriperëndim të San Antonios.

”Në të gjithë shtetin, të paktën 50 persona humbën jetën në lidhje me përmbytjet që goditën shtetin të premten në mëngjes”, raportuan mediat amerikane.

“Kemi gjetur 43 individë të vdekur në qarkun Kerr”, tha sherifi Larry Leitha në një konferencë për shtyp, dje në mbrëmje.

“Midis këtyre, që kanë vdekur, kemi 28 të rritur dhe 15 fëmijë”, tha sherifi, duke shtuar se mbetjet e 17 personave janë në pritje të identifikimit.

Menaxheri i qytetit të Kerrville, Dalton Rice, tha se 27 fëmijë nga një kamp veror ishin ende të zhdukur.

“Kemi shpëtuar qindra njerëz nga këto kampe gjatë gjithë ditës”, tha Rice në konferencën për shtyp.

Kampi veror i krishterë për vajza, i vendosur pranë lumit Guadalupe, po akomodonte më shumë se 750 fëmijë kur përmbytjet goditën pas reshjeve të dendura të shiut herët të premten.

”Lumi u rrit me gati 8,0 metra në një kohë shumë të shkurtër në orët e para të mëngjesit”, tha zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick.

Media amerikane raportoi se të paktën shtatë të tjerë vdiqën në lidhje me përmbytjet në shtet.

Shkalla e plotë e katastrofës mbeti e paqartë më shumë se 36 orë pasi filluan përmbytjet.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott e ka quajtur atë “një katastrofë të jashtëzakonshme”.

Në një postim në platformën e tij Truth Social të shtunën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe gruaja e tij Melania “po luteshin për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme”.

“Administrata Trump po punon me zyrtarët shtetërorë dhe vendorë në terren në Teksas në përgjigje të përmbytjeve tragjike”, shkroi ai./  a.jor.

The post TEKSAS – Arrin në 50 numri i viktimave nga përmbytjet, përfshirë 15 fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌