Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Tronditje në Indi/ Tenistja vritet nga i ati për shkak të xhelozisë, dëshmia: E qëllova pas shpine

By: gaze tare
11 July 2025 at 17:30

India është tronditur nga vrasja e tenistes 25-vjeçare Radhika Yadav, e cila u qëllua për vdekje nga i ati në shtëpinë e saj. Rrëfimi i burrit, 49-vjeçarit Deepak Yadav, është rrëqethës:

“E qëllova tre herë në shpinë ndërsa po gatuante.” Një plumb i ngeci në qafë dhe dy të tjerë e goditën në shpinë. Babai i saj tha se e kreu krimin nga poshtërimi: “Më tallën që isha i varur financiarisht prej saj .” Pas krimit, ai u arrestua nga policia dhe e pranoi fajësinë pa rezistencë.

Siç u tha oficerëve Kuldeep Yadav, xhaxhai i viktimës, “Dëgjova një zhurmë dhe u ngjita në katin e parë, ku jeton vëllai im. Pasi hyra brenda, pashë mbesën time Radhika të shtrirë duke rrjedhur gjak në kuzhinë dhe një armë në dhomën e ndenjes. Unë dhe djali im e morëm dhe e çuam me makinë në Spitalin Gurugram.”

Megjithatë, mjekët mundën vetëm ta shpallnin të vdekur.

Edhe pse nuk ishte një yll botëror i tenisit, Radhika Yadav ishte një fytyrë e njohur në Indi. Ajo kishte luajtur 36 ndeshje në njëshe dhe 7 ndeshje në dyshe në turneun ITF, niveli i tretë i tenisit profesional, poshtë turneve WTA dhe WTA 125. Paraqitjet e saj të fundit ishin në mars 2024 në njëshe dhe në qershor 2023 në dyshe, përpara një ndërprerjeje të detyruar për shkak të një dëmtimi në shpatull.

Pavarësisht ndërprerjes së karrierës së saj garuese, Radhika nuk ishte ndalur: ajo kishte themeluar akademinë e saj të tenisit dhe kishte arritur pavarësi financiare. Ajo ishte e re, moderne dhe e pavarur; ndoshta tepër shumë, sipas babait të saj. Tensionet brenda familjes ishin përshkallëzuar në muajt e fundit.

Sipas dëshmive të mbledhura, burri nuk mund ta duronte dot të lihej mënjanë ose të tallej. Ai i kërkonte vazhdimisht asaj të mbyllte Akademinë, por Radhika gjithmonë refuzonte. Ky refuzim, për të atin, ishte pika e kthesës. Ai e vrau me tre të shtëna me armë zjarri ndërsa ajo ishte në kuzhinë.

The post Tronditje në Indi/ Tenistja vritet nga i ati për shkak të xhelozisë, dëshmia: E qëllova pas shpine appeared first on iconstyle.al.

Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Ekspertiza: Nuk ka çrregullime psikike

11 July 2025 at 11:45

Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Sipas raportit, s’është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po është e vërtetë, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai për mediat e Kosovës.

The post Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Ekspertiza: Nuk ka çrregullime psikike appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

Dinamika e një vrasjeje të sofistikuar: Dy Range Rovera për të rrëmbyer Renis Dobrën

By: user 8
10 July 2025 at 18:02

Detaje të reja kanë dalë lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm, 9 korrik, në liqenin e Shkopetit.

Dy makina Range Rover dyshohet se kanë ardhur nga Rrësheni për t’i bërë pritë dhe për të rrëmbyer 23-vjeçarin Renis Dobra.

Ndërsa një makinë tjetër, e ardhur nga Miloti, pa u futur në rrugën Milot-Burrel, ka kontrolluar rrugën 12 km nëse ka lëvizje. Mësohet se për këtë ngjarje, pritet të shoqërohen 10 persona, sipas News 24.

Ngjarja dhe hetimet

Babai i Renisit, pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë, ka shkuar në komisariat duke treguar se kishte humbur kontaktet me të. U tha se efektivët nisën menjëherë kërkimet, siç thuhet gjithnjë, por pa rezultat.

Dje u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia, dyshohet të ketë rënë në ujë, por ende nuk është gjetur.

Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit ka gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë. Kështu dyshon polica, por do të jetë mjekësia ligjore, që do të hedhë dritë mbi mënyrën se si iu ka marrë jeta të riut. Mirëpo pas arritjes në konkluzionin se Renisi mund të jetë vrarë, policia ka bërë me dije se ka arritur të zbardhë një pjesë të mirë të dinamikës.

The post Dinamika e një vrasjeje të sofistikuar: Dy Range Rovera për të rrëmbyer Renis Dobrën appeared first on Lapsi.al.

Nxirret nga uji makina e 23-vjeçarit të vrarë, Renis Dobra

By: user 8
10 July 2025 at 14:20

Nxirret nga ujërat e liqenit të Shkopetit në Mat, automjeti i 23-vjeçarit të vrarë, Renis Dobra.

Makina e viktimës është nxjerrë nga palombarët mesditën e sotme (10 Korrik) teksa drejt vendngjarjes shkuan edhe ekspertë të kriminalistikës. Kujtojmë që trupi i pajetë i 23-vjeçarit u gjet mëngjesin e së mërkurës (9 Korrik) pranë liqenit.

Në trupin e viktimës u vunë re plagë në trup dhe shenja të nxira në qafë. Nga ekspertiza rezultoi se Renis Dobra ishte mbytur dhe më pas ishte hedhur drejt liqenit së bashku me makinën.

Ndërkohë plagët e gjetura në trupin e viktimës, sipas ekspertizës, janë shkaktuar gjatë rënies së automjetit në humnerë.

Burime bëjnë me dije se ekspertiza mjeko-ligjore po kryhet nga një grup prej tre mjekësh, të cilët janë angazhuar për të përcaktuar me saktësi rrethanat e vdekjes.

Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe motivin e krimit.

Mister mbetet telefoni i viktimës. Nuk dihet nëse është marrë nga autorët apo ndodhet në brendësi të makinës.

The post Nxirret nga uji makina e 23-vjeçarit të vrarë, Renis Dobra appeared first on Lapsi.al.

Vrau policin e “Shqiponja”-ve, prokuroria kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën

By: user 8
10 July 2025 at 14:14

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Azgan Mërnica, i akuzuar për vrasjen e një punonjësi të Policisë së Shtetit në rrethana të rënduara, si dhe për mbajtje pa leje të armës së zjarrit dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier. Sipas hetimeve, i pandehuri A.M., pas një debati të çastit për shkak të një manovre të rrezikshme në rrugë, qëlloi me armë zjarri në fytyrë dhe vrau në vend efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia, i cili ndodhej brenda mjetit të tij të shërbimit dhe ishte në uniformë.

Sipas provave të mbledhura, Mërnica kishte ndaluar makinën e tij, kishte zbritur me një çantë ku mbante armën, e kishte mbushur atë dhe më pas kishte hapur zjarr mbi viktimën. Ngjarja është cilësuar si një akt i rëndë kundër përfaqësuesit të ligjit, kryer me dashje dhe me armë të paligjshme.

Në diskutimet përfundimtare të mbajtura sot, Prokuroria kërkoi që Mërnica të dënohet si më poshtë:

-Burgim të përjetshëm për “Vrasjen e punonjësve të Policisë së Shtetit” (neni 79/b i Kodit Penal),

-7 vite burgim për “Mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit” (neni 278),

-6 muaj burgim për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” (neni 291).

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, Prokuroria kërkoi bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm: burgim të përjetshëm. 

The post Vrau policin e “Shqiponja”-ve, prokuroria kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në Korçë! Tentoi të vetvritej në oborrin e banesës, shpëtohet nga familjarët

By: Ela
10 July 2025 at 14:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës ku një 76-vjeçar ka tentuar të vetvritet me kabllo elektrike në oborrin e banesës. Ai është shpëtuar nga familjarët dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 09.07.2025, shtetasi S. S., 76 vjeç, banues në Korçë, ka tentuar të vetëvritet me […]

The post E rëndë në Korçë! Tentoi të vetvritej në oborrin e banesës, shpëtohet nga familjarët appeared first on BoldNews.al.

Gruaja e akuzuar për vrasjen e një burri me çekiç në Florida, lë një shënim drithërues në trupin e tij të përgjakur për policinë

10 July 2025 at 12:54

Një grua nga Florida u arrestua me akuzën e vrasjes, pasi dyshohet se vrau një burrë me çekiç dhe la një shënim drithërues në trupin e tij të përgjakur që shkruante, ‘pedofil prek fëmijët’, me shënues të gjelbër.

Journee McGrew, 21 vjeçe, u arrestua më 2 korrik pasi oficerët iu përgjigjën raportimeve për një mosmarrëveshje në një kompleks apartamentesh në Jacksonville, sipas zyrës së sherifit të Jacksonville.

Policia mbërriti në apartament pak para orës 4 të mëngjesit dhe gjeti një burrë të vdekur në një pellg gjaku, transmeton Telegrafi.

Viktima, e identifikuar më vonë si Waduta Woodley, 41 vjeç, ishte shtrirë përpara një apartamenti pas një shkalle, sipas një raporti arrestimi.

Shënimi drithërues u vendos në majë të gjoksit të viktimës dhe Woodley u shpall i vdekur në vendngjarje.

Oficerët gjithashtu vunë re gjurmë këmbësh të përgjakura që të çonin nga dera në banjo, dhe një çekiç të mbuluar me gjak në lavamanin e banjës.

Forcat e rendit mblodhën një palë këpucë rozë Crocs, pantofla të mbuluara me gjak dhe veshje të ndryshme të zhytura në gjak. Ata gjithashtu morën fletoren rozë dhe shënuesin jeshil si provë.

Babai i McGrew, Victor Owens Sr dhe vëllai i saj, Victor Owens Jr mbërritën në vendin e ngjarjes dhe u morën në pyetje nga policia.

Babai i saj u tha policëve se McGrew kishte tentuar të kontaktonte gruan e tij disa herë gjatë natës.

Më pas ai vendosi të kontrollonte vajzën e tij rreth orës 2 të mëngjesit dhe mori një telefonatë tronditëse nga McGrew në makinë.

Owens Sr. u tha hetuesve se vajza e tij e informoi se Woodley erdhi në apartamentin e saj dhe ‘kërkoi që ajo të bënte seks me të’, raportoi Miami Herald.

Ajo dyshohet se i tha babait të saj se pasi ajo i mohoi, ai e kapi, kështu që ajo e goditi në kokë me një çekiç.

‘Mendoj se është i vdekur, babi’, dyshohet se i tha McGrew babait të saj në telefon.

Zyra e sherifit tha se McGrew e akuzoi Woodley se ‘e kishte ngacmuar’ që kur ishte tetë vjeç dhe më parë e kishte sulmuar seksualisht.

McGrew thuhet se u tha oficerëve se e ftoi Woodley-n të shkonte dhe ta ftonte atë të “kalonte kohë me të dhe të bënte seks”.

Pasi dolën dhe u kthyen në apartament, ai dyshohet se e detyroi të bënte seks, dhe ajo e refuzoi propozimin e tij.

Më pas, McGrew shkoi të merrte një çekiç nga dollapi i saj dhe e fshehu pas shpine, kur ajo e shoqëroi jashtë apartamentit të saj.

Ajo thuhet se i tha policisë se ai u kthye drejt saj në një mënyrë “agresive”, gjë që çoi në përleshjen fizike.

Policia përcaktoi se Woodley vdiq pasi pësoi lëndime të shumta me mjete të forta. McGrew u regjistrua në Qendrën e Paraburgimit John E. Goode për vrasje të shkallës së dytë dhe manipulim të provave. /Telegrafi/

 

 

The post Gruaja e akuzuar për vrasjen e një burri me çekiç në Florida, lë një shënim drithërues në trupin e tij të përgjakur për policinë appeared first on Telegrafi.

Misteri i vdekjes së 23-vjeçarit në Shkopet, të enjten nxirret makina nga liqeni

By: user 6
9 July 2025 at 20:58

Dalin detaje të reja nga hetimet për vdekjen e të riut Renis Dobra trupi i të cilit u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. 23-vjeçari dyshohet se fillimisht është dhunuar derisa ka humbur jetën dhe më pas është tentuar të hidhet me makinë në ujë. Deri tani autorët e ngjarjes janë mister. Mediat raportojnë se një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin automjetin e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit.

Dobra ishte kthyer nga Gjermania rreth 6 muaj më parë, ndërsa familjarët në dëshminë e parë kanë pohuar se nuk kanë dijeni që djali të ketë pasur konflikte me persona të tjerë. Dyshohet se autorët i kanë bërë pritë atij teksa po lëviztë me makinë dhe fillimisht i janë prezantuar si policë.
Ka dyshime se ata e kanë futur të riun në mjet për ta “shoqëruar” në komisariat, por ata kanë vazhduar rrugën për

Shkopet, ku u gjet dhe trupi i pajetë i Dobrës. Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit. Këto shenja përforcojnë dyshimet se i riu është mbytu, por do të jetë autopsia e Mjekësisë Ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis dhe pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale. Gjithashtu Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh. /LAPSI.al

The post Misteri i vdekjes së 23-vjeçarit në Shkopet, të enjten nxirret makina nga liqeni appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Renis Dobrës/ I riu u ndoq nga një makinë nga Burreli deri në Ulëz

By: user 8
9 July 2025 at 18:49

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen që ka tronditur paraditen e sotme veriun. Trupi i 23-vjeçarit, Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa dyshohet se i riu është vrarë.

Sipas raportimeve, Dobra që po lëvizte i vetëm me makinë është ndjekur nga një tjetër automjet nga qyteti i Burrelit deri në Ulëz të Shkopetit. Lidhur me këtë grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të disa kamerash sigurie brenda qytetit të Burrelit, por në pjesën tjetër ku ka vijuar ndjekja mungojnë kamerat. Ka dyshime se i riu është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas është hedhur bashkë më automjetin e tij pranë liqenit.

Siç u raportua më herët në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit. Këto shenja përforcojnë dyshimet se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin, por do të jetë autopsia e Mjekësisë Ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis dhe pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale. Gjithashtu Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ I riu u ndoq nga një makinë nga Burreli deri në Ulëz appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, flasin fqinjet e Renis Dobrës: Janë familje e mirë! Jemi të tronditur

By: Ardit
9 July 2025 at 14:13

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë tronditi Matin ditën e sotme, pasi një i ri u gjet i vdekur dhe dyshohet se është vrarë. Fqinjët e 23-vjeçarit Renis Dobra i cili u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit me plagë në trup dhe fytin e nxirë, kanë folur për mediat lidhur me ngjarjen […]

The post Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, flasin fqinjet e Renis Dobrës: Janë familje e mirë! Jemi të tronditur appeared first on BoldNews.al.

Del FOTO e viktimës/ Renis Dobra dyshohet se është mbytur, ka mavijosje në qafë

9 July 2025 at 10:31

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit. Viktima është personi që shikoni në foton e mëposhtme. Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në trupin e viktimës janë […]

The post Del FOTO e viktimës/ Renis Dobra dyshohet se është mbytur, ka mavijosje në qafë appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Mat, qëllohet për vdekje një 23-vjeçar

By: V K
9 July 2025 at 08:41

Mëngjesin e sotëm, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Madhesh të Ulzës në Mat,

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka ndërruar jetë një 23-vjeçar.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur në Madhesh, ndërsa nuk ka njoftim zyrtar nga policia.

 

The post Të shtëna me armë zjarri në Mat, qëllohet për vdekje një 23-vjeçar appeared first on Albeu.com.

E fundit/ Putin shkarkon ministrin Starovoit, ai gjendet i vdekur disa orë më pas

By: user 8
7 July 2025 at 16:40

Ministri rus i Transportit, Roman Starovoit, u gjet i vdekur pranë Moskës vetëm pak orë pasi u shkarkua nga Presidenti Putin. Mediat vendase raportuan se ai vdiq në një vetëvrasje të dukshme.

Presidenti Vladimir Putin e shkarkoi atë pas ndërprerjeve masive të hapësirës ajrore civile ruse të shkaktuara nga sulmet me dronë ukrainasë. Sipas raportimeve të mediave ruse, një armë u gjet pranë trupit të Starovoit. Raportet gjithashtu pohojnë se ai vdiq në një vetëvrasje. Megjithatë, deri më tani nuk është publikuar asnjë informacion zyrtar mbi shkakun e vdekjes.

Më herët të hënën, Kremlini nuk dha detaje ose arsye specifike për shkarkimin e Starovoit, i cili kishte shërbyer si guvernator i rajonit Kursk të Rusisë përpara se të riemërohej ministër i transportit në maj 2024.

Megjithatë, shkarkimi i tij erdhi pasi pothuajse 300 fluturime u anuluan në aeroportet kryesore gjatë fundjavës së kaluar për shkak të sulmit të fundit me dronë ukrainas.

The post E fundit/ Putin shkarkon ministrin Starovoit, ai gjendet i vdekur disa orë më pas appeared first on Lapsi.al.

RUSI – Vetëvritet ministri i Transporteve, i saposhkarkuar nga Putini

MOSKË, 7 korrik /ATSH-AFP-DPA/ – Roman Starovoit, ministri rus i Transporteve, i shkarkuar sot nga posti i tij nga presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, disa orë më vonë, njoftoi Komiteti Hetues Rus në një deklaratë.

“Trupi i ish-ministrit rus të Transportit Roman Vladimirovich Starovoit u gjet në makinën e tij me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit”, tha Komiteti Hetues duke pohuar se “teoria kryesore e vdekjes së tij është vetëvrasja”.

Presidenti rus, Vladimir Putin shkarkoi sot ministrin e tij të Transporteve, Roman Starovoit.

Dekreti i botuar në Moskë nuk jep asnjë arsye pse ish-guvernatori i rajonit perëndimor rus të Kurskut, i cili u emërua ministër i Transporteve në maj të vitit të kaluar, po largohet nga posti i tij.

Zëvendësuesi i Starovoit, Andrey Nikitin, është emëruar ministër i Transportit në detyrë.

Pasardhësi i Starovoit si guvernator i rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov, është ndaluar për mashtrim të dyshuar.

Kursku është vendi ku trupat ukrainase pushtuan dhjetëra fshatra në gusht të vitit të kaluar, në një goditje të përkohshme, por të turpshme për ushtrinë ruse.

Smirnov u bë guvernator i Kurskut në maj të vitit 2024, por u detyrua të jepte dorëheqjen në dhjetor pasi trupat ukrainase pushtuan.

Çështja kundër Smirnovit përqendrohet në faktin se fondet për ndërtimin e fortifikimeve në kufirin me Ukrainën dyshohet se nuk u shpenzuan siç duhet.

Këto fortifikime u ndërtuan që nga viti 2022, menjëherë pasi Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Si guvernator, Starovoit kishte thënë se këto objekte ishin përfunduar.

Deri më sot nuk dihet asnjë hetim kundër Starovoit.

Komentatorët rusë përmendën gjithashtu kaosin në aeroportet ruse si një arsye të mundshme për shkarkimin e tij.

Qindra fluturime janë anuluar në mes të sezonit të festave për shkak të sulmeve të shpeshta me dronë ukrainas./  a.jor.

The post RUSI – Vetëvritet ministri i Transporteve, i saposhkarkuar nga Putini appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshohet se konsumoi fostoksinë, ndërron jetë 25-vjeçari në Fier

By: user 8
6 July 2025 at 13:55

Një ngjarje tragjike është shënuar në Fier, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.

Sipas njoftimit të Policisë, i riu, me inicialet Xh. G., ndërroi jetë në spital si pasojë e helmimit. Materialet për rastin janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurori pasi shtetasi Xh. G., 25 vjeç, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

The post Dyshohet se konsumoi fostoksinë, ndërron jetë 25-vjeçari në Fier appeared first on Lapsi.al.

Greqi/ 43-vjeçari ekzekutohet me 3 plumba në qafë, autori i veshur me rroba të zeza dhe maskë

By: Oldi
5 July 2025 at 09:51

Një 43-vjeçar ende i paidentifikuar është ekzekutuar me armë zjarri nëShën Parashki të Greqisë. Viktima raportohet se është me nënshtetësi të huaj dhe se shkak i krimit dyshohet për mosmarrëveshje personale. Gjithashtu i ekzekutuari nuk rezulton me precedentë penalë në Greqi. Burime policore thonë se ky nuk është një krim i organizuar, por gjithçka tregon për […]

The post Greqi/ 43-vjeçari ekzekutohet me 3 plumba në qafë, autori i veshur me rroba të zeza dhe maskë appeared first on BoldNews.al.

Dogjën të gjallë 61-vjeçarin, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Marjeta Karajt dhe Gazmir Ngotës

By: Ela
2 July 2025 at 11:24

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka prishur vendimin e shkallës së parë për Marjeta Karajn, e cila ishte dënuar me 22 vite burg. I biri i saj, i cili është në kërkim, ishte dënuar me 25 vite, ndërsa Gazmir Ngota me 22 vite heqje lirie. Ata akuzohen për kryerjen e masakrës së vitit 2017, ku […]

The post Dogjën të gjallë 61-vjeçarin, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Marjeta Karajt dhe Gazmir Ngotës appeared first on BoldNews.al.

Ka marrë pjesë në mbi 200 filma erotikë! Po*nostarja gjendet e pajetë në banesën e saj

By: Ela
2 July 2025 at 10:17

Kylie Page, aktorja e filmave për të rritur, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Los Angeles më 25 qershor, njoftojnë autoritetet. Ajo ishte vetëm 28 vjeçe. Page (emri që ajo mbante në filmat erotik) nisi karrierën e saj në industrinë e pornografisë në vitin 2016 dhe u shfaq në më shumë se […]

The post Ka marrë pjesë në mbi 200 filma erotikë! Po*nostarja gjendet e pajetë në banesën e saj appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Rivaldo Rusit gjatë grabitjes në Itali/ Arrestohet bashkëpunëtori i shqiptarit, “skifteri” i tretë ende në kërkim

By: Ela
2 July 2025 at 08:51

Disa ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Rivaldo Rusi është vënë në pranga edhe bashkëpunëtori i tij. 28-vjeçari, Xhuljan Kurti besohet se është një nga tre personat përgjegjës që tentoi të vidhte biznesmenin italian e cila më pas përfundoi në vrasjen e Rusit. Ai është urdhëruar të mbahet në burg. Kurti akuzohet për disa vepra penale […]

The post Vrasja e Rivaldo Rusit gjatë grabitjes në Itali/ Arrestohet bashkëpunëtori i shqiptarit, “skifteri” i tretë ende në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Kryhet autopsia e Rivaldo Rusit, nën hetim vëllai i pronarit të vilës që qëlloi mbi tre shqiptarët

By: redi
1 July 2025 at 19:43

Është bërë autopsia mbi trupin e Rivaldo Rusit, 26-vjeçarit shqiptar që humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga pronari i një vile në Foria di Centola mbrëmjen e 22 qershorit në Itali. Pronari i shtëpisë duke dëgjuar zhurma, mori pushkën që e mbante me leje dhe zbriti poshtë duke qëlluar. Në atë moment ai qëlloi disa herë dhe 26-vjeçari u vra, një bashkëpunëtor tjetër u plagos rëndë dhe një…

Source

❌
❌