Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2026Abc News

Leka: Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri. Mahmutaj: Qytetarët reaguan, por protesta ka marrë drejtim tjetër

By: Re Nato
24 July 2026 at 23:39

Kryeministri Edi Rama në takimin e zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist tha se “Besa” do shihet si një nga shtyllat e reflektimit për mandatin e katërt të qeverisjes.

Rama tha se qytetarët që protestojnë nuk duhen parë si kundërshtarë, por si një tregues i problemeve që kërkojnë zgjidhje brenda administratës dhe qeverisjes.

Analisti Martin Leka tha se administrata është e keqja e PS, pasi është e paaftë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Leka u shpreh se Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri.

Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj deklaroi se protesta ishte reagim i qytetarëve, por ka shkuar në drejtim të gabuar.

Martin Leka: Shkaku ka qenë protesta dhe flamingo, për t’iu drejtuar administratës së vet, që është e keqja e madhe e PS. Rama duhet ta kërkojë të keqen e qeverisë se vet, tek administrata. Administrata është në pikën kritike të saj. Administrata është e mbingarkuar, e korruptuar, e paaftë dhe është një administratë e cila në rastin më të keq, nuk ka asnjë ambicie për të ndryshuar Shqipërinë. Unë mendoj se duhet dhe Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri.

Fatos Mahmutaj: Protesta ishte reagimi i fundit i qytetarëve, ishte mbingarkuar situata publike në vend. Qytetarët reagojnë me protesta. Nuk ka pasur hetim sepse Kushner nuk ka shkelur asnjë ligj. Protesta ishte hallka e fundit qytetarët reaguan, por ka marrë drejtim tjetër./abcnews.al

Tragjedia në Roskovec/ Karamuço tregon dinamikën: Autori do vriste akoma, Policia e Fierit shpëtoi vajzën

By: Re Nato
24 July 2026 at 23:24

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Refit Buzi, 35-vjeçari i cili vrau ish vjehrrin, ish vjehrrën dhe më pas veten, e përndiqte ish partneren dhe ishte në arrest shtëpie.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se pasi qëlloi me armë ish vjehrrit, ai mori vajzën dhe rrugës ndaloi një qytetar ku i mori celularin, e më pas telefonoi policinë.

Karamuço shtoi se përmes sinjalit telefonik, policia gjeti se ku autori kishte parkuar makinën.

“Është personaliteti i një përndjekësi, njeriu të dhunshëm, me urdhra mbrojtesh, ishte në arrest shtëpie. Një marrëdhënie me vajzën, me ulje dhe ngritje, me çekuelibrime emocionale. Prindëit e saj i fajësonte për çdo gjë. Kishte disa ditë që nuk flinte gjumë, dy ditë që nuk hante bukë. Çohet, merr një armë gjaku, shkon tek banesa e vajzës, qëllon babain në gjoks të parin, edhe nënën, dhe me tytën e çiftës godet vajzën. Largohet me makinë dhe rrugës ndaloi një qytetar dhe i merr celularit. Merr sallën e policisë në Fier. Kishte gjetur një vend me fushëpamje të madh. Forcat e kanë lokalizuar, fillimisht ka kërkuar shefin e një posti policie.

Kanë shpëtuar jetën e vajzës, e bindën autorin ta nxirrte nga makina. Ka vazhduar një negociatë e gjatë. Ky person ka mbajtur tytën e çiftes në gojën e tij, ka qenë persistent që do i jepte fund jetës. Në një moment iu ofrua kafe, ujë, doli nga makina, por mbante armën. Pastaj, diku pasdite, i ka dhënë fund jetës, duke u goditur në gjoks. Edhe me probleme në Britaninë e Madhe, me lëndë narkotike. Edhe në Gjermani, me një biznes që i shkoi keq, kishte borxhe”, theksoi ai./abcnews.al

SPAK shuan “flamingot”: Asnjë hetim për Kushner

By: Re Nato
24 July 2026 at 23:02

Mes zhurmës së protestave, postimeve dhe përpjekjeve për ta shtyrë narrativën në qendër të algoritmit, SPAK i përgjigjet thjeshtë mediave ndërkombëtare, nuk ka hetim për dhëndrin e Trump.

A mund të konfirmojë SPAK nëse po heton një projekt zhvillimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Donald Trump?- është pyetja e drejtuar nga media amerikane Fox News për SPAK.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion në një përgjigje zyrtare sqaron se SPAK nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me ndonjë projekt që përfshin Jared Kushner.

Megjithatë prokuroria thotë se ka nisur një hetim i cili ka të bëjë me çështje që nuk lidhen me Kushner dhe se detaje të mëtejshme nuk mund të bëhen të ditura për shkak të sekretit hetimor.

Përgjatë muajit qershor SPAK i është përgjigjur interesit të NYT London”, CNN London, Anadolu Agency, MSNBC, CNN, CBS News London, The Times e të tjera duke i kthyer diskutimet nga zhurma politike te faktet procedurale./abcnews.al

Yesterday — 24 July 2026Abc News

Plagosja në Durrës/ Policia: Dy persona në kërkim. Në konflikt i përfshirë edhe një efektiv, ishte jashtë shërbimit

By: Re Nato
24 July 2026 at 22:39

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e një personi në një lokal në në fshatin Shkallnur.

Mësohet se 36-vjeçari i plagosur, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga një 41-vjeçar dhe 27-vjeçar, të dy banues në Shkallnur, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë, forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj./abcnews.al

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

By: Rovena
24 July 2026 at 22:27

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka nisur një riorganizim të kabinetit qeveritar, duke emëruar sekretarin e përgjithshëm të Unionit Kristian Demokrat (CDU), Carsten Linnemann, në postin e ministrit të Shëndetësisë.

Linnemann do të marrë vendin e Nina Warken, e cila do të transferohet në detyrën e ministres për Çështje të Posaçme dhe drejtuese e Kancelarisë Federale.

Gjatë një deklarate në kopshtin e Kancelarisë, Merz bëri të ditur se ky është vetëm hapi i parë i ndryshimeve në qeveri, ndërsa njoftoi se pas përfundimit të pushimeve verore priten edhe lëvizje të tjera në kabinet.

“Do të ketë ndryshime të tjera në qeverinë federale. Do t’ju informoj në kohën e duhur”, u shpreh kreu i CDU-së, duke shtuar se vendimet e ardhshme do të merren me kujdes dhe pas konsultimeve të nevojshme.

Mediet gjermane raportojnë se një nga postet që mund të preket nga ndryshimet është edhe ai i ministrit të Transportit, Patrick Schnieder. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Merz kishte planifikuar zëvendësimin e tij, por kandidati i propozuar, deputeti i CDU-së Fritz Guntzler, u tërhoq në momentet e fundit.

Kancelari nuk dha detaje nëse riformatimi i ardhshëm përfshin edhe ministrinë e Transportit, ndërsa as ai dhe as zyra e tij nuk komentuan raportimet e mediave.

Pas njoftimit për ndryshimet, Merz nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Sipas dpa-së, edhe Schnieder dhe Guntzler nuk ishin të arritshëm menjëherë për të dhënë një koment.

Burime të tjera bëjnë të ditur se ndryshime të mundshme mund të prekin edhe strukturat e Kancelarisë, përfshirë postin e ministres së Shtetit për Sportin, Christiane Schenderlein.

Portugali, e mitura humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

By: Re Nato
24 July 2026 at 22:11

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi shkolle në zonën Almada të Setubalit.

Sipas agjencisë portugeze të lajmeve Lusa, cituar nga Protothema, vogëlushja Sofia hipi në autobusin e shkollës rreth orës 08:00 të mëngjesit të së enjtes, me qëllim që të dërgohej në një qendër kujdesi për fëmijët. Megjithatë, për arsye që janë ende nën hetim, ajo nuk zbriti nga autobusi dhe mbeti brenda automjetit të parkuar pranë institucionit.

Mungesa e fëmijës nuk u konstatua gjatë gjithë ditës. Sipas raportimeve, qendra e kujdesit për fëmijët e kuptoi se vajza mungonte vetëm kur nëna e saj mbërriti pak para orës 16:00 për ta marrë.

Pas njoftimit se fëmija nuk ndodhej në qendër, punonjësit shkuan menjëherë drejt autobusit, ku e gjetën vajzën pa ndjenja.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, zjarrfikësit vullnetarë, një njësi e ndihmës së shpejtë dhe ekipet e ndërhyrjes psikologjike. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për ta rikthyer në jetë, vajza u shpall e vdekur në vendngjarje.

Policia Gjyqësore Portugeze ka marrë përsipër hetimin për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka pasur përgjegjësi nga persona të përfshirë në transportin dhe kujdesin ndaj fëmijës.

Zjarret dalin jashtë kontrollit pranë Madridit, mbi 65 mijë persona evakuohen në Spanjë dhe Francë

By: Rovena
24 July 2026 at 21:45

Zjarret masive që po përfshijnë Spanjën dhe Francën kanë detyruar evakuimin e mbi 65 mijë personave, ndërsa autoritetet spanjolle pranojnë se vatra më e madhe pranë Madridit është bërë e pamundur të kontrollohet.

Shefi i menaxhimit të emergjencave në qeverinë rajonale të Madridit, Carlos Novillo, ka thënë se zjarri është “në kulmin e tij” dhe se shuarja e tij aktualisht është “përtej kapaciteteve” të ekipeve të zjarrfikësve.

Sipas tij, flakët po përhapen drejt komunave Robledo de Chavela dhe Fresnedillas de la Oliva, që ndodhen disa dhjetëra kilometra në perëndim të Madridit. Banorët e këtyre zonave janë urdhëruar të largohen menjëherë.

“Nuk është e mundur të luftohet zjarri në atë zonë, ndaj po ndërmerren masa mbrojtëse”, deklaroi Novillo.

Sipas autoriteteve, rreth 25 mijë persona janë evakuuar në Spanjë, ndërsa mbi 20 mijë të tjerë janë urdhëruar të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga flakët dhe tymi.

Ndërkohë, në jugperëndim të Francës, më shumë se 44 mijë persona janë evakuuar gjatë dy ditëve të fundit për shkak të një zjarri të madh në rajonin Gironde.

BE sanksionon një platformë të madhe kriptovalutash, ndihmoi Rusinë

By: Rovena
24 July 2026 at 21:13

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj platformës së madhe të kriptovalutave HTX (ish-Huobi), duke e akuzuar se ka ndihmuar qytetarët dhe subjektet ruse t’u shmangen sanksioneve të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.

HTX është një nga 18 kompanitë e shërbimeve kripto të përfshira në paketën e re të sanksioneve të BE-së, shkruan reuters.

HTX, e themeluar në Kinë dhe e kontrolluar që nga viti 2022 nga sipërmarrësi me bazë në Hong Kong, Justin Sun, konsiderohet një nga platformat më të mëdha të tregtimit të kriptovalutave në botë. Sipas BE-së, kompania ka ofruar shërbime që kanë lehtësuar anashkalimin e kufizimeve financiare ndaj Rusisë.

Ky është një tjetër hap i Bashkimit Evropian për të forcuar presionin mbi sistemin financiar rus dhe për të kufizuar përdorimin e kriptovalutave si mjet për të shmangur sanksionet ndërkombëtare.

Paketa e re e sanksioneve synon gjithashtu banka, rrjete financiare, tregtarë të naftës dhe kompani të lidhura me industrinë ushtarake ruse.

HTX nuk ka komentuar menjëherë vendimin e BE-së. Më herët, pas sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar në muajin maj, kompania kishte deklaruar se përputhshmëria me rregulloret mbetet prioriteti i saj kryesor dhe se respekton ligjet në të gjitha juridiksionet ku operon.

Sanksionet e reja tregojnë se autoritetet perëndimore po intensifikojnë përpjekjet për të penguar përdorimin e kriptovalutave si kanal për transferimin e fondeve jashtë sistemit tradicional financiar dhe për financimin e aktiviteteve që lidhen me ekonominë e luftës së Rusisë.

IA sqaron “paketën e maleve”/ Rama publikon përgjigjen e ChatGpt: Nuk ndihmon oligarkët, por pronarët

By: Re Nato
24 July 2026 at 21:07

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave lidhur me paketën e maleve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ligji nuk është bërë për oligarkët apo të huajt. Sipas kreut të qeverisë, ligji për këtë paktë nuk thotë se kush aplikon bëhet automatikisht pronar.

Ndër të tjera, Rama nënvizoi se paketa e maleve nuk është një ligj për ata që kanë shumë kapital. Është një ligj për ata që kanë pasur tokë, kujtime, punë dhe rrënjë, por nuk kanë titull juridik pronësie.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

LIGJI I “PAKETËS SË MALEVE” SIPAS CHATGBT, THJESHT E QARTË FARE

Shumica e kritikave për “Paketën e Maleve” nisen nga ideja se ligji u krijua për investitorë të mëdhenj, të huaj ose “oligarkë”. Nëse lexohet ligji, këto teza nuk qëndrojnë.

  1. “Është bërë për oligarkët.”

Kjo është ndoshta kritika më e përhapur, por edhe më e vështira për t’u mbështetur juridikisht.

Një oligark nuk ka nevojë për një ligj që kërkon të provosh posedimin faktik të tokës për të paktën 10 vjet siç thotë shprehimisht ky ligj. Paketa e Maleve nuk u krijon një rrugë të re investitorëve të mëdhenj; ajo krijon një rrugë për njerëzit që prej dekadash jetojnë mbi një truall të trashëguar pa mundur ta formalizojnë atë.

Nëse një familje në Theth, Vermosh, Zagori, Lunxhëri apo Mokër ka punuar tokën e trashëguar prej brezash, por nuk ka një titull pronësie për shkak të historisë së ndërlikuar të regjimit komunist, tranzicionit dhe legjislacionit ekzistues të tokës, atëherë ky ligj i jep një mekanizëm për ta zhvilluar atë pronë.

Ky është subjekti real i ligjit.

  1. “Është bërë për të huajt.”

As kjo nuk rezulton nga ligji. Ligji nuk krijon një kategori të privilegjuar për shtetasit e huaj.

Madje, kushti më i rëndësishëm i tij – posedimi faktik shumëvjeçar i tokës – është pikërisht ai që shumica dërrmuese e investitorëve të huaj nuk mund ta plotësojnë.

Një investitor i huaj që vjen sot në Shqipëri nuk mund të deklarojë se ka poseduar tokën për dhjetë vjet.

Pra ai nuk hyn fare në mekanizmin kryesor të Paketës së Maleve.

  1. “Është bërë për të pasurit.”

Edhe kjo tezë ka një problem logjik.

Nëse një person ka kapital të madh, ai mund të investojë edhe pa Paketën e Maleve.

Ligji nuk i krijon një privilegj të ri.

Ndërsa një familje që ka një kullë malesh, një stan, një fermë ose një truall të trashëguar, por nuk ka mundur kurrë ta formalizojë, pa këtë ligj nuk mund të marrë kredi, nuk mund të ndërtojë ligjërisht, nuk mund të zhvillojë agroturizëm dhe shpesh as nuk mund t’ua lërë fëmijëve të sigurt juridikisht.

Paketa synon pikërisht të zhbllokojë këtë situatë.

  1. “Po pse 1 euro?”

Sepse shteti nuk po shet tokë për të mbledhur para, por po ia jep me kontratë ligjore tokën shtetërore poseduesit. Pasi ai realizon ndërtimin hipotekon edhe pronën.

Ky është një instrument i përdorur edhe në vende të tjera për të zhvilluar zona të braktisura.

  1. “Po ua fal tokën.”

Jo.

Ligji nuk thotë se kush aplikon bëhet automatikisht pronar.

Duhet:

* të provohet posedimi;

* të verifikohet ligjshmëria;

* të miratohet projekti;

* të përmbushen kushtet kontraktore;

* të realizohet investimi.

Nëse këto nuk ndodhin, mekanizmat ligjorë parashikojnë pasoja sipas kontratës dhe legjislacionit përkatës dhe toka mbetet shtet.

  1. “Po favorizohen vetëm resortet.”

Kjo bie ndesh me vetë filozofinë e ligjit.

Projektet që synohen janë shumë më të gjera:

* agroturizëm;

* bujtina;

* ferma;

* punishte artizanale;

* përpunim produktesh vendase;

* aktivitete sportive e natyrore;

* turizëm familjar.

Pra modeli është ekonomia lokale, jo vetëm investimi i madh.

  1. “Po u merret prona pronarëve.”

Ligji nuk shpronëson pronën private të regjistruar.

Ai operon mbi prona shtetërore me posedues faktik ose mbi situata ku nuk ekziston një titull i formalizuar pronësie dhe ku legjislacioni i mëparshëm nuk ka dhënë zgjidhje për trashëgimtarët. Çdo konflikt pronësie vazhdon të trajtohet sipas mekanizmave ligjorë përkatës.

Në thelb, çfarë është Paketa e Maleve?

Nëse dikush thotë se është ligj për oligarkët, pyetja e thjeshtë është:

Cili oligark ka pritur dhjetëra vite duke jetuar në një stan, në një kullë mali apo në një pemëtore të trashëguar pa certifikatë pronësie?

Sepse ky është personi që ligji ka në mendje.

Paketa e Maleve nuk është një ligj për ata që kanë shumë kapital. Është një ligj për ata që kanë pasur tokë, kujtime, punë dhe rrënjë, por nuk kanë titull juridik pronësie. Ajo përpiqet ta kthejë atë kapital të fjetur në ekonomi reale: në bujtina, ferma, punishte, shtigje turistike, vende pune dhe jetë të rikthyer në zonat malore.

Rivlerësimi me tatim të reduktuar 5 përqind/ Demirxhiu: Tirana dhe vendet bregdetare, më shumë interes

By: Re Nato
24 July 2026 at 20:53

Mbi 17 mijë aplikime ka pasur nga qytetarët për të rivlerësuar pronën e tyre me tatim të reduktuar 5 përqind.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu tha se më shumë interes ka nga qytetarët në Tiranë dhe vendet bregdetare.

Sipas tij, periudha e verës ka pasur edhe një interes të shtuar për rivlerësimin e pronave.

“Interesi ka qenë goxha i lartë. Dy muajt e para ishin të ngarkuara, tani ka rënë ritmi. Shikojmë tani pjesën e verës, të qershorit dhe korrikut që rikthehen emigrantët dhe ka interes akoma më të shtuar. Pjesa më e madhe është kryeqyteti, Tirana, pastaj është pjesa e bregdetit. Durrësi, Vlora dhe Saranda. Interesi është nga ana e qytetarëve. Ata janë përfituesit kryesorë, kanë blerë një apartament me vlerë goxha të ulët dhe sot vlera e tyre është shumëfishuar. Prandaj ata kanë interes që të përfitojnë nga ky 5 përqind. Kushdo që ka një pronë për të shitur, do duhet ta bëjë, sepse po flasim për prona para shumë vitesh, që kanë qenë me vlera të regjistruara goxha minimale, në krahasim me tregun e sotëm”, theksoi ai./abcnews.al

“Miliona euro në dispozicion të bujqësisë”/ Rrapaj: Banka e Zhvillimit do t’u japë përparësi fermerëve

By: Rovena
24 July 2026 at 20:41

Në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit”, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, deklaroi se bujqësia disponon burime të rëndësishme financimi si fondet IPARD, skemën kombëtare prej 52 milionë eurosh dhe linja kredie me mbrojtje garancie.

Megjithatë, ai vuri në dukje se sfida kryesore mbetet procesi i ngadaltë i disbursimit nga sistemi bankar tradicional. Për të kapërcyer këtë pengesë dhe për të përpejtuar mbështetjen ndaj fermerëve, Rrapaj theksoi nevojën marrjes së masave të shpejta administrative.

Në këtë kuadër, ai pret që deri në fund të vitit të japë rezultatet e para Banka Kombëtare e Zhvillimit. Kjo instuticion jofitimprurës shihet si një mundësi kyçe për t’i dhënë përparësi sektorit bujqësor pa i rënduar më tej fermerët.

“Burimet e financimit është IPARD-i, burimi i dytë është skema kombëtare 52 milionë euro. Burim tjetër financimi ku ka kredi dhe interesa të tjera të është kredia e Bankës së Shqipërisë me 250 milionë euro me garanci 30 milionë euro.

Po njëkohësisht janë 250 milionë euro të tjera me tendencë për t’u rritur, për projektin dyfisho sipërmarrjen tënde. Këtu tashmë ndryshon edhe shumë e parave. Në sektorë të veçantë ne kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi programe që japin një impakt shumë të madh për garancinë ushqimore dhe për cilësinë. Të gjitha këto kanë një problematikë disburisimi.

Pritshmëritë janë të mëdha, por për  të realizuar këto pritshmëri duhen masa shumë të shpejta për të cilat sistemi bankar nuk shquhet për masa të tilla. Prandaj është e domosdoshme që ne ta përqendrojmë vëmendjen pikërisht te ato aspekte që janë të lidhura ngushtë me disbursimin.

Banka Kombëtare e Zhvillimit është një bankë të cilën ne e presim dhe besoj që fundit i viti do të jetë ai i cili do të japë rezultatet e para nga aktiviteti. Është një bankë jofitimprurëse, nuk do të futë veprimet që do të rëndojnë fermerët. Shpresojmë që prioritet të ketë bujqësinë”, tha Rrapaj.

“Bujqësia po përballet me vështirësi”/ Rrapaj: I domosdoshëm ligji për sigurimet, dëmet nuk mbulohen dot nga buxheti i shtetit

By: Rovena
24 July 2026 at 20:20

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, është shprehur se bujqësia shqiptare po vazhdon të përballet me vështirësi të mëdha, duke mos arritur të performojë sipas pritshmërive.

Sipas tij, vetëm sektori i perimeve ka shënuar njëfarë rritjeje, ndërsa kushtet e pafavorshme klimatike, si ngricat, përmbytjet dhe zjarret, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Rrapaj ka theksuar gjithashtu se mungesa e skemave efektive të sigurimit në bujqësi e bën të domosdoshëm miratimin e një ligji të ri brenda muajit shtator.

“Ka disa sektorë që nuk po dalin nga ato vështirësitë, që kanë bërë që bujqësia në periudhën që ka kaluar të mos ketë mundësi të dalë mbi vlerën zero dhe të ketë mundësi të performojë më mirë. Ka edhe disa sektorë pastaj që kanë performuar në një farë mënyre dhe kanë tejkaluar pritshmëritë tona. Po të shikosh bujqësinë, në të gjitha produktet vetëm perimet kanë pësuar një rritje krahasuar me vitet e kaluara, por jo me objektivat që ne kemi vendosur.

Kjo ka ardhur për disa arsye. Arsyeja e parë është objektive dhe lidhet me kushtet klimatike që ne kemi kaluar. Në këtë periudhë që sapo kemi kaluar nuk ka qenë në favor të këtij sektori, kemi pasur ngrica, breshër, përmbytje dhe po vijon që të kemi edhe zjarre. Duhet marrë parasysh që nuk është vepruar me shpejtësi sa u takon sigurimeve në bujqësi, që të mbulojnë dëmet.

Është një draft, një ide për ta bërë të ngjashëm me modelin turk. Shpresoj që ky ligj brenda shtatorit të dalë për konsultim publik. Është i domosdoshëm që të bëhet një ligj i tillë, sepse dëmet e shkaktuara nuk mund të mbulohen nga buxheti i shtetit”, tha Rrapaj.

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

By: Re Nato
24 July 2026 at 20:06

Iranianët kanë zgjeruar perimetrin e sulmeve ndaj fqinjëve si kundërpërgjigje ndaj amerikanëve.

Disa dronë iranianë kanë goditur zona të ndryshme në rajonin e Kurdistanit irakian, në provincën e Erbilit, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Sipas raportimeve të para, janë regjistruar disa shpërthime dhe pika goditjeje në zona të ndryshme të provincës, por deri më tani nuk raportohet për dëme të konsiderueshme materiale apo viktima.

Incidenti vjen në një periudhë të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme, ku përplasjet mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij kanë rritur rrezikun që konflikti të zgjerohet në territore të tjera të rajonit.

Autoritetet në Kurdistanin irakian kanë nisur verifikimin e pasojave të sulmeve, ndërsa nuk janë dhënë menjëherë detaje për objektivat e mundshme të goditura.

Rajoni autonom i Kurdistanit irakian, me qendër në Erbil, ka qenë edhe më parë objekt i sulmeve me raketa dhe dronë, veçanërisht në periudhat e rritjes së tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

“Divorci i shekullit”, miliarderi detyrohet t’ia paguajë ish-gruas 565 milionë euro

By: Rovena
24 July 2026 at 19:34

Chey Tae-won, presidenti i kompanisë së dytë më të madhe në Korenë e Jugut, SK Group, është urdhëruar nga një gjykatë koreane t’i paguajë ish-gruas 565 milionë euro në një çështje që mediat lokale e kanë quajtur “divorci i shekullit”. 

Shpërblimi, i cili ende duhet të finalizohet, është nën shumën fillestare prej 830 milionë eurove që Chey Tae-wonit iu tha t’ia paguante Roh Soh-yeongut në vitin 2024.

Vendimi ndodh më shumë se një dekadë pasi martesa e tij me Roh – vajzën e një ish-presidenti – u prish pas zbulimit se ai kishte pasur një fëmijë me një grua tjetër.

SK Group drejton SK Hynix, gjigantin e gjysmëpërçuesve që furnizon me çipa Nvidian dhe së fundmi bëri debutim rekord në tregun e aksioneve të SHBA-së.

C556.562,79.673 558.743,79.167 560.652,78.425 C562.623,77.658 564.297,76.634 565.965,74.965 C567.633,73.296 568.659,71.625 569.425,69.651 C570.167,67.743 570.674,65.562 570.82,62.369 C570.966,59.17 571,58.147 571,50 C571,41.851 570.966,40.831 570.82,37.631″>

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

“Chey Tae-wonit i vjen shumë keq që procedurat [e divorcit] deri më tani kanë shkaktuar shqetësim te shumë njerëz. Ne do të japin përgjigje specifike ndaj vendimit pasi ta shqyrtojmë nga afër”, kanë thënë avokatët e tij. 

SK Group është një nga konglomeratet e mëdha familjare (‘chaebol’) të Koresë së Jugut, të cilat dominojnë ekonominë e vendit. Renditet si kompania e dytë më e fuqishme pas Samsungut. 

Chey dhe Roh kishin qenë të martuar për 35 vjet.

Gjatë gjyqit të vitit 2024, avokat e ish-gruas kishin argumentuar me sukses se Chey kishte marrë ndihmë të konsiderueshme nga asokohe vjehrri i tij, i cili kishte shërbyer si president i vendit midis viteve 1988 dhe 1993.

Thellohet tragjedia në Roskovec/ Humb jetën edhe e moshuara pasi u qëllua nga Refit Buzi

By: Re Nato
24 July 2026 at 19:06

Thellohet tragjedia në Roskovec. Belera Plaka nuk i mbijetoi plagëve pasi u qëllua me armë nga 35-vjeçari Refit Buzi, ish i fejuari i vajzës së saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:00 të mengjesit në fshatin Vidhisht të Roskovecit, kuNertil Buzi qëlloi me armë gjahu ndaj familjes së ish-të dashurës së tij, duke lënë të vdekur babanë e saj.

Më pas ai mori peng ish-të dashurën, të cilën e mbajti nën kërcenimin e armës për rreth 5 orë.

35-vjeçari Refit Buzi, autori i ngjarjes së rëndë, vrau me armë zjarri pas disa orësh negociata me forcat e policisë.

Ai ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar në automjetin e tij, ndërsa negociatorët tentuan disa herë ta bindnin të dorëzohej./abcnews.al

Të hënën grevë në doganën greke të Mavromatit/ Sarandë, bllokohet kalimi i automjeteve për 4 orë

By: Rovena
24 July 2026 at 19:04

Policia Kufitare e Sarandës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit Kufitar të Mavromatit do të zhvillojë një grevë ditën e hënë, më 27 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, greva do të nisë në orën 05:00 dhe do të zgjasë deri në 09:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj periudhe, nuk do të lejohet kalimi i asnjë automjeti nëpër pikën kufitare.

Autoritetet bëjnë me dije se vetëm këmbësorët do të lejohen të kalojnë kufirin, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh këtë kufizim, për të shmangur pritjet dhe vonesat.

Plagosje në Durrës/ Një person goditet me thikë pas një konflikti në lokal

By: Re Nato
24 July 2026 at 18:59

Një person ka mbetur i plagosur këtë pasdite në zonën e Shkallnurit, në Durrës.

Burime nga policia thanë për ABC News se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë, Lagjja 13.

Të njëjtat burime saktësojnë se i plagosuri është qëlluar nga një person tjetër me mjet prerës (thikë).

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet.

Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë konflikt, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes./abcnews.al

Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim

By: Re Nato
24 July 2026 at 18:55

Irani kundërshtoi një raport të së enjtes të The New York Times se Teherani kishte hedhur poshtë një marrëveshje armëpushimi të SHBA-së të paraqitur nga Iraku, duke e quajtur raportin “plotësisht shpërqendrues dhe mashtrues”.

Gazeta “Times” kishte raportuar se Teherani nuk ishte i interesuar për një marrëveshje të përkohshme, e cila e linte të pazgjidhur çështjen e kontrollit të Ngushticës së Hormuzit, duke cituar zyrtarë iranianë.

“Irani gjithmonë e ka konsideruar diplomacinë si diçka që ka vlerë të brendshme”, tha një zyrtar iranian i paidentifikuar.

“Problemi i përshkallëzimit të konfliktit në rajon rrjedh ekskluzivisht nga shkelja e premtimeve të Shteteve të Bashkuara dhe shkelja e angazhimeve të përfshira në memorandumin e mirëkuptimit të 18 qershorit.”

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi vizitoi Teheranin të enjten, pas takimit me presidentin e SHBA-së Donald Trump në fillim të javës së kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Përpara vizitës, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi këmbënguli se Teherani nuk po kërkonte ndërmjetësim të mëtejshëm me SHBA-në.

Trump sinjalizoi të enjten se nuk ishte ende gati të negocionte një armëpushim të ri me Iranin, duke thënë se “ata kanë nevojë për më shumë nga e njëjta gjë” pas ditëve të njëpasnjëshme të sulmeve ajrore.

❌
❌