Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Përplasje dhe zhgënjim në “Real Story”: Leka dhe Bejko kritikojnë krizën morale në koalicionin “Shqipëria Bëhet”

By: Rovena
14 July 2025 at 20:29

Në një debat të ngarkuar emocionalisht në studion e emisionit Real Story në ABC News, gazetari Martin Leka dhe analisti Roland Bejko shprehën shqetësimin e tyre mbi situatën aktuale politike dhe përçarjet brenda koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Leka u shpreh i zhgënjyer nga zhvillimet e fundit, duke vënë në dyshim nëse votat e marra nga ky koalicion përfaqësojnë shpresën e qytetarëve, apo janë produkt i zhgënjimit të thellë ndaj opozitës dhe mazhorancës.

Sipas Lekës, morali dhe ideja fillestare e bashkimit për ndryshim janë komprometuar, dhe bashkëpunimi me nismën “Thurje” duhet të rishqyrtohet. Ai shtoi se mandati, sipas parimeve të shpallura nga vetë drejtuesit e koalicionit, duhet t’i kishte kaluar kandidatit Shabani.

“Jam i zhgënjyer nga e gjithë kjo që ndodh. Jam shumë në dilemë se shumë vota që i kanë shkuar Shqipëria Bëhen janë vota të shpresës, apo thjesht të zhgënjimit nga opozita apo mazhoranca. Është një spektakël i shëmtuar. Nëse ne i shkojmë idesë që duhet të ngjallim shpresë, shpesa është tek fjala që hyn. Sipas fjalës së Lapajt, mandati sot duhet të merrte Shabani Në këtë situatë unë mendoj, se për hir të së vërtetës koalicioni ‘Shqipëria bëhet’ dhe nisma ‘Thurje’ duhet prishur, është prishur morali i koalicionit dhe idesë për të cilën kanë hyrë në këto zgjedhje”, tha Martin Leka.

Analisti Roland Bejko e cilësoi si të dhimbshme çfarë po ndodh me koalicionin, duke theksuar se, pavarësisht arritjes së 200 mijë votave, një sukses në kushtet e sistemit aktual zgjedhor dhe përballë figurave dominante si Rama dhe Berisha brenda strukturës është shfaqur një krizë e thellë identiteti dhe morali. Ai kritikoi mungesën e një ideologjie të qartë, duke thënë se përplasjet mes drejtuesve dhe debati publik e kanë dëmtuar rëndë imazhin e kësaj force politike.

“200 mijë vota nuk janë pak Këta janë më të votuarit dhe u mërzita shumë. Të kesh dy dinozaur të mëdhenj si Rama e Berisha dhe me këtë Kod Zgjedhor është arritje për partitë e vogla. Kam qenë pesimist se do të prisheshin. Ju mund edhe ta mbani këtë koalicion, por moralisht keni rënë. Nuk keni më një ideologji. Deri dje PD ka patur një program të djathtë që nuk e zbatoi dot kurrë. Sot nuk ka ideologji, ka vetëm Berishën. PD u ndërtua rreth një ëndrre të cilën e prishi Sali Berisha rrugës. Nuk mendoj se partia juaj do të fitonte. Unë personalisht për ty kam qenë në mbështetje, jam investuar dhe të kam dhënë vota. Në këtë moment, më dhimbset kjo që po ndodh, po humbet. U krijua perceptimi se edhe si gjithë të tjerët po ziheni për pushtet. Në këto kushte partia juaj nuk do të shkonte lart, sepse filluar cicmicet e vogla. Debati që bëri Lapaj dhe Qorin iu dëmtoi, që bëri Shehaj me Lapajn iu dëmtoi. Debatet me të mëdhenjtë dhe me të vegjlit ju ka dëmtuar”, tha Bejko i prerë./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Martin Leka, nga “Koha Jonë” te “… një kohë mashtrimi universal, ku të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”

By: berti
8 July 2025 at 21:02

NE VEND TE NJE KARTOLINE, SOT PER DITELINDJE Nga Albert Vataj Për disa, emri i Martin Lekës mund të kalojë në heshtjen e zakonshme të emrave dhe zhurmën e ububushme të rrjeteve sociale, spektaklin e atyshmërisë boshe dhe virtuozitetin e krijimit të yjeve që tentojnë fluturimin nga kotësia e despotizmit të algoritmit e në qendër të galaksisë. Por për ata që e përjetuan zgjimin e fjalës së…

Source

Konsumimi i veprave penale, flet gazetari: Unë jam siç thotë SPAK

1 July 2025 at 21:51

Ai theksoi se politika, por dhe shoqëria i ka dhënë këtë kompromis institucionit të ri të drejtësisë që të aplikojë masa për ato raste ku ka dyshime për konsumimin e veprave penale.

Gazetari Martin Leka, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se e mbështet SPAK në shumicën dërrmuese për masat e sigurisë, që ka aplikuar për personat e arrestuar si të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

“Unë jam siç thotë SPAK. Po ndoshta jo të gjithë, përderisa ne kemi dhënë një konsensus për SPAK, reformën në drejtësi, kemi dhënë një konsensus”, tha ai.

 

The post Konsumimi i veprave penale, flet gazetari: Unë jam siç thotë SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

Paraburgime pa kriter? Martin Leka: Mbështes SPAK-un! Hoxha me kritika: S’duhet të jetë elementi i parë që duhet aplikuar

1 July 2025 at 21:15

TIRANË- Gazetari Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se e mbështet SPAK në shumicën dërrmuese për masat e sigurisë, që ka aplikuar për personat e arrestuar si të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

Ai theksoi se politika, por dhe shoqëria i ka dhënë këtë konsensus institucionit të ri të drejtësisë që të aplikojë masa për ato raste ku ka dyshime për konsumimin e veprave penale.

“Unë jam siç thotë SPAK. Po ndoshta jo të gjithë, përderisa ne kemi dhënë një konsensus për SPAK, reformën në drejtësi, kemi dhënë një konsensus”, tha ai.

Avokati Arbër Hoxha, u shpreh se paraburgimi është elementi i fundit i Kodit të Procedurës Penale, i cili duhet të zbatohet dhe nuk duhet të shndërrohet si hapi i parëm, siç ka ndodhur në shumë raste në Shqipëri.

“Paraburgimi, duhet të jetë në Kodin e Procedurës Penale është elementi i fundit, që duhet të zbatohet”, tha ai./abcnews.al

 

Analisti: Luftë ‘madhështore’ brenda koalicionit opozitar. Kalaja: Është e natyrshme, kam hyrë dhe do të dal faqe bardhë

By: Rovena
4 June 2025 at 20:47

Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin Real Story në ABC Neës, komentoi rezultatet zgjedhore të kandidatit Aulon Kalaja, duke vënë në dukje se votat e marra prej tij janë një tregues i fortë për punën individuale të bërë gjatë fushatës.

Sipas Lekës, diferenca e vogël mes Kalasë dhe kandidatit tjetër, pavarësisht mbështetjes së koalicionit të madh opozitar, tregon për një “luftë brenda llojit” në radhët e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Në reagim, Kalaja pranoi se përplasjet brenda koalicionit kanë ekzistuar, por i konsideroi si pjesë normale të një gare me katër kandidatë, duke theksuar se ka hyrë dhe do të dalë “faqe bardhë” nga ky proces.

Martin Leka: Auloni është kandidat i koalicioni Partia Lëvizja e Legalitetit që është propozuar apo jo. Tani ju jeni shprehur disa herë që kam punuar vetëm, kam pasur disa vullnetarë e të tjera, kjo është një bonues për ju për gjithë ato vota që keni marrë. Tani ku ka çeduar nga PD, Legaliteti apo Koalicioni. Sepse të marrësh gjithë këto vota dhe të kesh një diferencë kaq të vogël me një kandidat që ka disa probleme që i dimë publikisht. Atëherë duhet parë fakti që brenda PD, ose Koalicionit të madh për “Shqipërinë Madhështore”, ka pasur diçka më madhështore që është lufta brenda llojit. Unë këtë lexoj.

Aulon Kalaja: Shiko lufta brenda llojit është shumë e natyrshme sepse ne ishim katër kandidatë. Lufta është e natyrshme ka ndodhur edhe tek Partia Socialiste. Unë kam hyrë dhe do të dal faqe bardhë nga kjo./abcnews.al

“Në Shqipëri ka pasur zgjedhje, jo votime”/ Reagon analisti: SHBA, e baraslarguar nga qeveria dhe opozita për zgjedhjet

29 May 2025 at 20:35

Analisti Martin Leka thotë se politika amerikane ka ndryshuar, jo vetëm ndaj Shqipërisë, por ndaj gjithë botës. I ftuar në një studio televizive Leka u shpreh se mesazhi i SHBA për zgjedhjet e 11 majit, ishte i baraslarguar nga qeveria dhe opozita.

Martin Leka: Unë mendoj që ka ikur ajo kohë, ka ikur edhe Yuri Kim, nuk është më. Ka ikur edhe Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë. Ai burri pas teje, është tjetër gjë në politikën amerikane, jo thjesht ndaj Shqipërisë, por ndaj Europës, dhe ndaj botës. Duhet të kemi parasysh që jemi në një realitet krejt tjetër. Unë mendoj që deklarata e ambasada e SHBA, është në një distancë të baraslarguar nga qeveria, por edhe nga opozita, kur i drejtohet vetëm popullit shqiptar për zgjedhjet. Në Shqipëri ka pasur zgjedhje, jo votime. Ajo nuk thotë për organizimin e zgjedhjeve, përshëndesin popullin shqiptar për zgjedhjet.

The post “Në Shqipëri ka pasur zgjedhje, jo votime”/ Reagon analisti: SHBA, e baraslarguar nga qeveria dhe opozita për zgjedhjet appeared first on Sot News | Lajme.

Leka: SHBA, e baraslarguar nga qeveria dhe opozita për zgjedhjet e 11 majit

By: Re Nato
29 May 2025 at 20:21

Analisti Martin Leka thotë se politika amerikane ka ndryshuar, jo vetëm ndaj Shqipërisë, por ndaj gjithë botës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se mesazhi i SHBA për zgjedhjet e 11 majit, ishte i baraslarguar nga qeveria dhe opozita.

Ndërsa shefi i zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela delaroi se mesazhi i SHBA, i lanë zgjedhjet pa epitet.

Martin Leka: Unë mendoj që ka ikur ajo kohë, ka ikur edhe Yuri Kim, nuk është më. Ka ikur edhe Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë. Ai burri pas teje, është tjetër gjë në politikën amerikane, jo thjesht ndaj Shqipërisë, por ndaj Europës, dhe ndaj botës. Duhet të kemi parasysh që jemi në një realitet krejt tjetër. Unë mendoj që deklarata e ambasada e SHBA, është në një distancë të baraslarguar nga qeveria, por edhe nga opozita, kur i drejtohet vetëm popullit shqiptar për zgjedhjet. Në Shqipëri ka pasur zgjedhje, jo votime. Ajo nuk thotë për organizimin e zgjedhjeve, përshëndesin popullin shqiptar për zgjedhjet.

Alfred Lela: Mesazhi i së martës, i ambasadës amerikane, i linte zgjedhjet pa epitet. Pra, zgjedhjet ishin vetëm zgjedhje./abcnews.al

Meta dhe Berisha në karrigen e të pandehurit/ Analisti: Të gjithë para ligjit për dëmet që kanë bërë ndaj popullit

By: Rovena
28 May 2025 at 13:40

SPAK mbylli ditën e djeshme hetimet për Presidentin e Partisë së Lirë, Ilir Meta, që aktualisht ndodhet në burg dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Pas kësaj pritet që dosja e tyre të merret për gjykim nga gjykata. Ndërkohë kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi nuk janë të vetmit anëtarë të opozitës që do të ulen në karrigen e të pandehurit, edhe ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha pritet që të nisë gjykimi për “dosjen Partizani”.

Lidhur me këto analisti Martin Leka në “News Line” në ABC News tha se kjo tregon një progres të drejtësisë, ku të gjithë ata që kanë kryer shkelje ndaj ligjit dhe popullit po marrin dënimin e merituar.

“Këtu duhet përshëndetur i vetmi revolucion që ka ndodhur këto vite në Shqipëri, që është SPAK. Populli rreth 70-80% beson se kultura e pandëshkueshmërisë po shembet. Fakti që presidenti i LSI-së është në një akuzë të mirëfilltë, fakti që kreu i PD është në hetim për aferën partizani, tregon se ka një ndryshim të situatës në procesin e drejtësisë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës edhe pse me akuza të paqarta është nën hetimin, tregon se drejtësia është larguar nga ndikimet politike. Kjo tregon se të gjithë do të shkojnë para ligjit për dëmet që kanë bërë ndaj popullit. Sistemi i drejtësisë ka pasur ndikimin e vet në bindjen dhe mbështetjen për organin e drejtësisë”, tha analisti./abcnews.al

Ambasada e SHBA njeh zgjedhjet, uron qeverinë për fitoren/ Leka: Vendim korrekt, i baraslarguar nga politika

By: Rovena
28 May 2025 at 13:30

Analisti Martin Leka në “News Line” në ABC News komentoi vendimin e ambasadës së SHBA, sa i takon zgjedhjeve të zhvilluara më 11 maj. Analisti tha se vendimi nga SHBA është i drejtë dhe i baraslarguar nga gjeopolitika.

Leka shtoi se njohja e zgjedhjeve nga SHBA, hedh poshtë të gjitha pretendimet e kreut të opozitës Sali Berisha për vjedhje dhe manipulim të zgjedhjeve.

“Me ardhjen e Tump në krye të Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar në themel politika e jashtë e SHBA-ve. Unë mendoj se deklarata është e baraslarguar nga partitë. Aty nuk flitet për farsë, ndryshe siç pretendon Berisha. Janë të fokusuar së pari me interesat amerikane dhe së dyti që janë të lidhura nga politika e SHBA.

Ka tentativa për të interpretuar deklaratën e ambasadës së SHBA-së, pa asnjë ekuivok deklarata njeh zgjedhjet dhe fakti që uroi popullin shqiptar për zgjedhjet nuk lidhet me politikën, por me faktin që ata duan të bashkëpunojnë me qeverinë e zgjedhur nga populli shqiptar dhe qeveria e re është formuar nga Partia Socialiste. Opozita është në një hall të vet. Është në sagën e madhe të mos njohjes së zgjedhjeve”, tha analisti./abcnews.al

“Alimehmeti duhet të jetë më i qartë”/ Leka: PD nuk ka vend për dy doktorë

20 May 2025 at 20:45

Partia Demokratike pati një rezultat humbës të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një emision televiziv, analisti Martin Leka, u shpreh Jorida Tabaku është një figurë qendrore, sipas tij në Partinë Demokratike.

Ndërsa i ndalur tek rezultatet në zgjedhjet e 11 majit, reagimet e Ilir Alimehmetit i cili pasi ka marrë një numër të lartë votash, sërish mbeti jashtë.

Analisti Leka tha se Alimehmeti duhet të jetë më i qartë në qëndrimet e tij, dhe se duhet të ketë parasysh që në “PD nuk ka vend për dy doktorë”.

“Jorida Tabakun e njoh siç e njeh opinioni publik, me votat që ka marrë, ka marrë një licensë të pakontestueshme për demokratët, por jo vetëm. Por të jemi të sigurt që po të vazhdojmë më tej, do vazhdojë zonja Kalaja me deklaratat e saj. Ka shumë mendje si Kalaja në PD. Tabaku bën shumë mirë që nuk flet tani për tani. Për Alimehmetin do të thoja që duhet të jetë më i qartë nëse do që ta ndryshojë sadopak Partinë Demokratike. Gjithë problemi tani është se si do të përkthehen në atë se çfarë do bëjë dhe do të thotë. Ai duhet të ketë parasysh që në PD nuk ka vend për dy doktorë…”, tha ai.

The post “Alimehmeti duhet të jetë më i qartë”/ Leka: PD nuk ka vend për dy doktorë appeared first on Sot News | Lajme.

Martin Leka: Sali Berisha të japë dorëheqjen! Gjikondi: Berisha është një “kalë i ngordhur”

12 May 2025 at 12:55

TIRANË- Partia Demokratike po shkon drejt një humbjeje të thellë në të gjithë vendin. Gazetari Martin Leka, u shpreh se demokratët duhet të bëjnë “referendum” për të larguar Sali Berishën nga drejtimi i PD.

Sipas tij, pas këtij dështimi spektakolar, Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen.

“Për pjesën e demokratëve, është referendum për të hequr Sali Berishën. Ajo që duhet të bëjë Sali Berisha, që sot, që nuk ka për ta bërë është një dorëheqje dhe një reformim i partisë me njerëz të ri”, tha Leka.

Analistja Brizida Gjikondi, u shpreh se demokratët e kanë kuptuar Sali Berisha nuk ka punuar për interesin e PD, por  për familjen e tij.

“Shqipëria ka bërë progres. Shqiptarët janë të vetëdijshëm. Berisha është një kalë i ngordhur, ka kohë që ka ngordhur. Ai po mbijeton vetëm për interesin e tij. Nuk është vetëm lista e mbyllur, që bëri një garnizon, grupin e tij të gatshëm që vuri Nokën dhe njerëzit më agresivë vuri në listën e sigurt, por dhe 6 mln euro që pagoi për të hequr njollën e vet, është parë nga të djathtë që Berisha po vepron dhe po funksionon vetëm në favor të familjes së tij dhe nuk ka pasur fare hallin e PD.”, pohoi Gjikondi./abcnews.al

PD, lobim 6 milionë dollarë në SHBA/ Leka: Berisha e ka vënë partinë në shërbim të vetes së tij

By: Re Nato
1 May 2025 at 21:10

Analisit Martin Leka thotë se kontrata 6 milionë dollarëshe e lobimit të PD në SHBA, tregon se Berisha ka vënë partinë në shërbim të vetes së tij.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se luftën për marrjen e drejtimit të PD, Berisha e bëri për të hequr non gratën.

“Për kontratën e lobimit, tregon edhe një herë që edhe pse Sali Berisha pati thënë dhe ne e kemi paralajmëruar që po vë gjithë arsenalin e partisë në shërbim të vetes së vet, tregon qartë që Sali Berisha, gjithë PD, luftën për të marrë gjithë PD, e bëri në shërbim të heqjes së non gratës së vet dhe familjes së vet. Kjo tregon që PD është thjesht Sali Berisha, asgjë më tepër. Prandaj ka këtë shkarje elektorale famoze, tregon që përveç listave të mbyllura, shumë pak deputetë do marrë më 11 maj. Demokratët vetë do kthjellohen më 12 maj, do e kërkojnë Lulzim Bashën me qiri, për të fituar mbi Edi Ramën. Kjo do të ndodhë”, theksoi ai./abcnews.al

Minxhozi: Partitë e vogla, synojnë “të hanë në trupin” e PD! Leka: Opozita e rrënuar, pakënaqësia ndaj PD, e lartë

22 April 2025 at 20:49

Analisti Skënder Minxhori, komentoi fushatën elektorale, dhe zgjedhjet e 11 majit. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se qeveria po arrin të mbahet edhe këtë herë, dhe se kundërshtarin e ka shumë më të vogël. Ndërsa nënvizoi se partitë e vogla, sipas tij po synojnë të marrin nga PD.

“Unë them që ndodhemi në fundin e rrugës. Fundi i rrugës ka kohë që po shpërfaqet. Fundi i rrugës i kësaj elite politike…Fenomeni për shkaqe të kuptueshme nuk ka filluar në atë pjesë të shtëpisë që është në pushtet, por në atë pjesë së shtëpisë së vjetër që është në opozitë. Qeveria ende po mbahet edhe këtë radhë. Ka një pushtet të pakufishëm, kundërshtarin e ka shumë të vogël. Partitë të vogla që synojnë të hanë në trupin e PD. LSI që është avulluar komplet. Partitë e reja po gjejnë hapësira dhe vota të paktën për momentin”, tha Minxhozi.

Nga ana e tij analisti Martin Leka u shpreh se sondazhi tregon rrënimin e Partisë Demokratike.

“Në datën 8 janar të 2022 aty fillon jo thjesht rrënimi i PD, por rrënimi i partisë demokratike të djathtës në Shqipërisë. Dhe kjo vjen si teoria e dominosë që shkatërron të gjithë sistemin. Por që mbahet në këmbë nga ato shtylla që i kanë mbetur. Dhe shtylla kryesore është Berisha, nga ato pak vota që do marrë. Dhe sondazhet që ne shohim e tregojnë situatën e mirë të PS. Por politikisht ka një pakënaqësi të theksuar me PD. Kemi rrënimin e PD, me terma të thjeshtë. Rrënimin e PL dhe kemi ato “sythat” e vegjël që janë partitë Shqipëria bëhet apo Mundësia”, tha ndër të tjera analisti Leka.

Sondazhi i parë i Abc News në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, nxjerrin Partinë Socialiste si fituese të zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas sondazhit të publikuar për herë të parë në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, 3 javë para zgjedhjeve, Partia Socialiste merr 46.9% deri në 50.9% të votave kombëtare, kur në 2021, mori 48.7% të votave për të prodhuar 74 mandate.

Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga Partia Demokratike, si në skenarin më të mirë dhe më të keq, nuk arrin dot as rezultatin e vitit 2021.

Nëse 4 vite më parë, PD arriti të marrë 39.4% të votave, në 11 maj, sipas sondazhit, aleanca e Berishës mund të arrijë maksimalisht 37.1%, dhe minimalisht bie në 33.1%.

/abcnews.al/

Sondazhi, vlerësimet për udhëheqësit shqiptarë/ Leka: Berisha i katërti, tregon se nuk është lider i preferuar për shqiptarët

21 April 2025 at 20:52

TIRANË- Gazetari Martin Leka theksoi se renditja që i kanë bërë shqiptarët Sali Berishës si liderin e katërt më të pëlqyer,  i renditur pas Edi Ramës, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj tregon një rënie të madhe të peshës së tij politike.

Ai theksoi se kjo tregon se Berisha nuk është lider i preferuar nga shqiptarët.

Gjatë fjalës së tij, gazetari Leka vlerësoi sondazhin e ABC News dhe Angi Ricerche, të cilin e konsideroi si sondimin më të mirë, të publikuar deri më tani në tregun mjedisin mediatik shqiptar.

“Sali Berisha përtej gjithçkaje, gjithë gjenezës që ka pasur pas riardhjes në krye të PD, tregon se ai nuk është lider i preferuar për shqiptarët dhe fakti që del në vendin e katërt është sondazhi më i mirë në të gjitha sondazhet që kemi pasur deri më tani. Unë marr këtë sondazh si më të mirin sipas meje”, tha ai./abcnews.al

 

 

 

“LaCivita pritet nga PD si Skënderbeu”, analisti: Konsulenti amerikan ka zgjedhur partinë e gabuar

By: Rovena
11 April 2025 at 19:08

Nga studioja e “Tirana Live” në ABC News analisti Martin Leka u ndal edhe tek fushata e kampit opozitar, e cila e çel fushatën këtë të premte në orën 19:00. Për konsulentin amerikan Chris LaCivita tha se është thjesht një tregtar që do marrë paratë për punën që do bëjë, nuk ka për të shpëtuar Shqipërinë.

Leka shtoi se amerikani ka zgjedhur njeriun dhe partinë e gabuar për t’i bërë PR e fushatës, pasi nuk kanë për të qenë kurrë në pushtet.

“PD e sheh LaCivita si Skënderbeun. Ardhja e LaCivita tregon se sa pak shpresë përçon partia e Berishës në pushte. Ai është thjesht një tregtar që do marrë paratë për punën që bën dhe nuk do të shpëtojë shqiptarët. Do vijë në Shqipëri si stazh dhe do të marrë shumë para. Konsulenti amerikan ka zgjedhur individin dhe  partinë e gabuar për t’i bërë fushatë është e pamundur që kjo parti të vijë në pushtet. Nuk mendoj se ka të ardhme”, tha analisti./abcnews.al

“Kemi pritur dekada…”, analisti: 11 maji shansi i fundit për të hyrë në BE

By: Rovena
11 April 2025 at 18:57

Analisti Martin Leka në “Tirana Live” ABC News u ndal tek çelja e fushatës së PS me gratë dhe vajzat shqiptare. Ai tha se Rama gjithmonë është ndalur tek roli i grave dhe vajzave shqiptare. Leka u ndal po ashtu edhe tek motoja që PS ka gjetur për zgjedhjet e 11 majit, sipas tij kjo është një gjetje dhe se shqiptarët kanë pritur dekada të tëra për t’u anëtarësuar në BE, prandaj Leka tha se 11 maji është shansi i fundit.

“Ne kemi kohë që Ramën e shohim jo vetëm në përkrahje të grave, por e shohim edhe si një fans të madh të tyre. Por kjo nuk duhet të shndërrohet si një qëllim më vete. Unë mendoj që të bëhet një natyrshmëri, jo vetëm kuotat shpesh qëllojnë që të mos kenë qëllimin e duhur të realizuara nga PS. Gjetja e Ramës është gjetje ajo dora me flamurin e be, sigurisht që ajo është motoja e fushatës së PS. Ne deri para pak kohësh ishim skeptikë nëse Rama do e merrte pushtetin me tenxhere dhe tepsi, kurse tani jemi më seriozë. Gjetja është më impresionuese. Kemi 35 vjet që vetëm kemi humbur kohën, kështu që është shansi i fundit që viti 2030 të jetë viti i mos humbjes së kohës. nëse kjo ndodh sërish në vitin 2030. Mendoj se “Shqipëria 2032” është edhe një detyrim i madh për popullin shqiptar”, tha analisti./abcnews.al

Martin Leka: Berisha do të jetë lideri i opozitës edhe pas zgjedhjeve të 11 majit, nuk do japë dorëheqje

11 February 2025 at 21:04

Gazetari Martin Leka në emisionin “Real Story” në ABC News foli për zgjedhjet parlamentare. Ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet përpara një prove të madhe, ndërsa shtoi se e di fare mirë edhe fundin e zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas gazetarit Leka, Berisha do të jetë lideri i opozitës, duke shtuar se nuk ka për dhënë dorëheqje.

“Gjithë problemi është tek fakti se Berisha është përpara një prove të madhe dhe sipas mendimit tim e di fundin e zgjedhjeve të 11 majit. Sado kosto që mund të ketë arrestimi i Veliajt, mendoj që Berisha do jetë lideri i opozitës me 11 maj e më tej dhe nuk ka për të dhënë as dorëheqje. Problemi është tek paqëndrueshmëria apo qasja e re e Edi Ramës ndaj SPAK. E kuptoj që SPAK mund të ketë gabime dhe nuk mendoj që do të ketë krijuar atë hendek. Mendoj që publiku shqiptar nuk shkon poshtë 70 apo 80 % që mbështet SPAK. Problemi janë Berisha dhe Rama me qasjen e tanishme kundër SPAK. Tashmë ato rreth 900 mijë euro të shpenzuara, nga Xoxa për veshje e bizhuteri, këtë ka për detyrë që të qartësojë publikun me prova e fakte”, tha ndër të tjera Leka.

/abcnews.al/

Arrestimi i Veliajt/ Gazetari Leka: Veliaj ka forcë elektorale, sidomos në Tiranë. Rama nuk humb vota edhe nga kjo

11 February 2025 at 20:22

TIRANË- Gazetari i njohur Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story”, tha se në dukje të parë arrestimi i Erion Veliajt e ka kapur në befasi PS dhe kryeministrin Rama, por gjithsesi ai beson se kjo  ndodhi nuk ndikon në numrin e votave për PS në Tiranë.

Ai tha se Veliaj është faktor elektoral në Tiranë, por nuk shikon pasoja për PS.

“Në pamje të parë duket se PS dhe Edi Ramën, arrestimin i Erion Veliajt i ka kapur në befasi. Unë mendoj se Rama, sidomos Edi Ramas kreu i qeverisë, duhet të jetë i informuar se llafet që Veliaj do arrestohet në fund të nëntorit, ishte me ditë, me orë, kanë qarkulluar dhe mund të ishte i përgatitur dhe sot të ishte më i qartë edhe ai edhe PS, edhe opozita madje, edhe ajo është e paqartë. Mendoj se në pamje të parë, ai tregon se Veliaj ka forcë elektorale në Tiranë. Jam skeptik për forcën elektorale. Sepse vazhdoj të mendoj se forca elektorale e dy partive të mëdha, PS dhe PD është pikërisht tek dy persona, që Edi Rama dhe Sali Berisha. Në ditën e tretë, sepse tre ditë zgjat çudia më e madhe në Shqipëri, do kemi të qartë pikërisht  edhe këtë, që Edi Rama nuk humb vota edhe nga kjo”, tha ai./abcnews.al

Nura: Nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë, por hedhin shashka. Berisha mendon se me ardhjen e Trump do t’i hiqet ‘non grata’

By: lia rda
8 February 2025 at 18:50

Gazetari Artur Nura deklaroi se opozitarët nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë, por kur Sali Berisha nis të flas, tentojnë të bëjnë zhurmë me shashka.

Ai theksoi se me ardhjen e Donald Trump në pushtet, Berisha mendon se mund të heq ‘non gratën’, pasi dhe po financon fuqishëm.

“Kush ka memorie politike e kujton që zoti Berisha në pushtet ka qënë një autoritar i një modeli shumë më të forta. Këtë mund ta kujtojë vetë zoti Leka që e ka pësuar, I cili për ushtrimin e profesionit ka shkuar pas hekurave. Ne nuk mund ta harrojmë dot këtë gjë. Bashkë me Aleksandër Frangaj për memorin e teleshikuesve.

E dyta, nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë dhe ai kur nisi fjalën filluan me shashka. Thonë Rama ik, po Rama nuk ikën. Njëjtë si Basha, që tha tani beteja rifillon.

Unë besoj që brenda Berishës, beteja më e rëndësishme është fitorja me drejtësinë. Po të shohësh një nga tabelat, ishte me zotin Trump dhe Sorosin me kryq nga mbrapa. Mendon se do t’i hiqet ‘non grata’ me ardhjen e Trump.

Për ti hequr ‘non grata’ Berisha do financojë dhe për këtë dihet. Ai do niset në Milano tani, ka avionin. Do financojë me fushatat e tij”.

Ndërsa, analisti Martin Leka theksoi se Berisha krijoi një regjim represiv, jo nga fjalës së lirë, por ndaj politikanëve. Sipas tij, edhe pas 34 vjetësh vazhdon të jetë po i njëjtë, një alternativ që po erdhi do të ketë një qeveri të korruptuar.

“Mendoj që zoti Berisha krijoi një regjim represiv, jo nga fjalës së lirë, por ndaj politikanëve. Në atë kohë u fut lideri Fatos Nano në burg. Pastaj ndodhën zgjedhjet e 96, që flasin për kulmin, për votën e lirë. Në vitin 97 nuk kemi pse I futemi, sepse nuk dha dorëheqjen me atë humnerë të krijuar. Në 98 u pushtua Radio Televizioni Shqiptar dhe mediat e tjera si Koha Jonë. Pas 34 vjetëve ne jemi përballë një alternative, që edhe pse është e korruptuar, kemi dhe një alternativë tjetër, që do të mendojë dhe thotë më mirë një qeveri e korruptuar se sa një qeveri që të vret si më 21 Janar”./abcnews.al

“Rama i qan fjalimet, çdo kopje e tij është gjëja më e shëmtuar”- Gazetari Leka: Të rinjtë kanë zgjedhur modelin e vjetër që duhet zhbërë

3 February 2025 at 21:20
Gazetari Martin Leka ka komentuar fjalimet e të rinjve në Kuvendin Rinor Kombëtar të Partisë Socialiste. Sipas tij këta të rinj kanë zgjedhur modelin e vjetër, që siç thotë ai duhet zhbërë. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Leka deklaroi se të rinjtë mundohen të kopjojnë liderët e tyre, por theksoi se fjalimet e
❌
❌