Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Main stream

Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO)

By: Ela
15 July 2025 at 12:49

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për situatën e krijuar në Theth, ku qeveria Rama ka ndërmarrë një aksion për shembjen e disa bizneseve dhe banesave. Në një video në rrjete sociale, tabaku shprehet se kjo është vjedhja e radhës e qeverisë Rama ndaj qytetarëve të ndershëm të veriut. “Biznese dhe prona që prej 25–30 […]

The post Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 14 July 2025Main stream

Tensionet në Theth/ Rama me dy standarde, dikur i ftonte emigrantët të investonin sot i quan të huaj

By: Elva
14 July 2025 at 09:13

Kryeministri Edi Rama, mbajti sot një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë së kryeqytetit, me qëllim diskutimin e sfidave dhe çështjeve që po hasen në terren. Ndër te tjera, Rama, foli për aksionin e prishjes së objekteve pa leje në Theth. Pasi “lau duart”, duke e theksuar dhe një herë […]

The post Tensionet në Theth/ Rama me dy standarde, dikur i ftonte emigrantët të investonin sot i quan të huaj appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

By: Ardit
12 July 2025 at 21:58

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka zbuluar prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi Rama për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në Theth. Sipas Telitit, me hyrjen në fuqi të “Paketës së maleve”, për të cilën u hapën sot zyrtarisht thirrjet për aplikime, Thethi do të përfundojë […]

The post Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’ appeared first on BoldNews.al.

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

1 July 2025 at 11:38

Kryeministri Edi Rama e ka zakon që të postojë dy apo tre herë në vit për Lëpushën, fshatin mes Alpeve në skajin më verior të Shqipërisë. “Lëpusha si zemër”, shkroi Rama në janar të këtij viti në Facebook, në krye të një postimi me foto fëmijësh që luajnë në dëborë. Pamjet, kartolina të zgjedhura me […]

The post Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje appeared first on Reporter.al.

Gjergj Luca: Gjenialiteti i “Paketës së Maleve” është qershia mbi tortë e agroturizmit shqiptar

By: berti
28 June 2025 at 20:23

Nga Crans-Montana në Alpet shqiptare, një vizion i mundshëm Në një nga vendet më prestigjioze të turizmit alpin, në Crans-Montana të Zvicrës jugore, aty ku luksi, natyra dhe sporti shkrijnë kufijtë e imagjinatës njerëzore, sipërmarrësi i njohur shqiptar Gjergj Luca ndalet për një reflektim publik. Ai ndan me ndjekësit e tij një vështrim të kthjellët mbi potencialin e jashtëzakonshëm që ka…

Source

Paketa e Maleve, Bashkitë identifikojnë zonat prioritare për zhvillim ekonomik

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Të gjithë bashkitë në vend janë angazhuar për të përcaktuar zonat malore që do të zhvillohen për investime.  Ndërsa është botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore nga të gjitha bashkitë në vend.

Sipas procedurave të identifikimit të zonave të zhvillimit, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, kryetarët e bashkive do të urdhërojnë ngritjen e grupeve të punës për identifikimin dhe hartëzimin e zonës së zhvillimit brenda territorit të bashkisë.

Procesi do të realizohet në bashkëpunim me drejtorinë përkatëse vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për të verifikuar statusin e pronës së poseduar nga pretenduesi për t’u njohur posedues jo pronarë në atë pjesë të territorit që synohet të shpallet zonë zhvillimore.

Sipas udhëzimit, kryetari i bashkisë do të paraqesë pranë ministrit përgjegjës për pushtetin vendor kërkesën për shpalljen e zonës zhvillimore në territorin e bashkisë.

Në dosje do të jenë të përfshira: raporti përmbledhës i procedurës së ndjekur nga bashkia, hartën e zonës së propozuar, dokumenti analizues mbi efektet e pritshme dhe se si shpallja e zonës së zhvillimit mund të kontribuojë në nxitjen dhe realizimin e potencialit për zhvillim ekonomik, industrial apo turistik të zonës.

Nga paketa e maleve qeveria pret një ofertë turistike edhe më të larmishme. Një pjesë e investimeve do të kenë formën agroturistike, një formë investimi që ka gjetur zbatim në vitet e fundit gjerësisht në vendin tonë.

Qeveria ka parashikuar që 500 aplikimet e para do të jenë pa taksa. Synohet që një pjesë e emigrantëve të kthehen në vend për të përfituar nga nisma.

/e.xh//a.f/

The post Paketa e Maleve, Bashkitë identifikojnë zonat prioritare për zhvillim ekonomik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e Maleve, Bashkitë identifikojnë zonat prioritare për zhvillim ekonomik

By: Kult Plus
25 June 2025 at 13:55

Të gjithë bashkitë në vend janë angazhuar për të përcaktuar zonat malore që do të zhvillohen për investime.  Ndërsa është botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore nga të gjitha bashkitë në vend.

Sipas procedurave të identifikimit të zonave të zhvillimit, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, kryetarët e bashkive do të urdhërojnë ngritjen e grupeve të punës për identifikimin dhe hartëzimin e zonës së zhvillimit brenda territorit të bashkisë.

Procesi do të realizohet në bashkëpunim me drejtorinë përkatëse vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për të verifikuar statusin e pronës së poseduar nga pretenduesi për t’u njohur posedues jo pronarë në atë pjesë të territorit që synohet të shpallet zonë zhvillimore.

Sipas udhëzimit, kryetari i bashkisë do të paraqesë pranë ministrit përgjegjës për pushtetin vendor kërkesën për shpalljen e zonës zhvillimore në territorin e bashkisë.

Në dosje do të jenë të përfshira: raporti përmbledhës i procedurës së ndjekur nga bashkia, hartën e zonës së propozuar, dokumenti analizues mbi efektet e pritshme dhe se si shpallja e zonës së zhvillimit mund të kontribuojë në nxitjen dhe realizimin e potencialit për zhvillim ekonomik, industrial apo turistik të zonës.

Nga paketa e maleve qeveria pret një ofertë turistike edhe më të larmishme. Një pjesë e investimeve do të kenë formën agroturistike, një formë investimi që ka gjetur zbatim në vitet e fundit gjerësisht në vendin tonë.

Qeveria ka parashikuar që 500 aplikimet e para do të jenë pa taksa. Synohet që një pjesë e emigrantëve të kthehen në vend për të përfituar nga nisma./atsh/ KultPlus.com

Paketa e Maleve/ Hyn në fuqi udhëzimi për identifikimin dhe shpalljen e zonave prioritare (PROCEDURAT)

By: V K
25 June 2025 at 07:57

Nisma Paketa e Maleve, pritet të nisë zbatimin me identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit nga grupet e punës pranë pushtetit vendor.

Në fletoren zyrtare, është publikuar udhëzimi i Ministrisë së Pushtetit Vendor “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës prioritare të zhvillimit në territoret e bashkive”, që përcakton procedurat që bashkitë duhet të ndjekin për të shpallur zona zhvillimi në territoret e tyre në përputhje me ligjin e ri “Për Paketën e Maleve”.

Udhëzimi përcakton se brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi, bashkitë duhet të nisin me ngritjen e Grupeve të Punës për identifikimin dhe analizën e zonave të mundshme për zhvillim.

Në përbërje të grupit të punës, do të jetë një nga zëvendëskryetarët e bashkisë që do të jetë edhe kryesuesi dhe 7 anëtarë që nga përfaqësuesit e strukturave për çështjet ligjore dhe pronat, pyjet dhe kullotat, nga turizmi dhe trashëgimia kulturore, financat, administratori i njësisë administrative dhe administratori i lagjes ose fshatit.

Për identifikimin dhe analizimin e zonave që pritet të zhvillohen me Paketën e Maleve, do të shërbejë hartëzimi dhe verifikimet në terren, përfshirë statusin juridik të pronës.

Për analizimin e zonave që do të zhvillohen, do të ketë edhe konsultime publike me komunitetin lokal që preken nga shpallja e zonave prioritare.

Më tej, nga grupi i punës do të përgatitet dosja zyrtare që i dërgohet për miratim Kryetarit të Bashkisë.

Në dosje do të përfshihen një sërë dokumentesh, si: Harta e zonës (kadastrale, ortofoto, PZV); Relacion analitik për nevojën e zhvillimit; Lista e aktiviteteve të mundshme zhvillimore; Statusi i poseduesve jopronarë.

Në relacionin analitik që do të shoqërojë kërkesën për zhvillimin e zonës, udhëzimi ndër të tjera përcakton domosdoshmërinë e analizës sipas nevojës së zhvillimit.

Zhvillimi i zonave molore për qëllime turizmi, duhet të shoqërohen me një analizë në relacion për potencialin turistik lokal dhe ndërkombëtar.

Duhet të identifikohen llojet më të përshtatshme të turizmit: eko-turizëm, agroturizëm, turizëm aventure, etj.

Zhvillimi i tyre për burimet natyrore dhe kulturore, kërkon analizë për të identifikuar asetet kryesore si parqe natyrore, shtigje malore, monumente historike dhe atraksione të tjera me vlerë.

Për zhvillimin e infrastrukturës, do të analizohen nevojat për rrugë, akomodim, energji, ujë dhe shërbime të tjera thelbësore për zhvillimin e zonës.

Relacioni duhet të përmbajë edhe një analizë për ndikimi mjedisor dhe social, ku përcaktohet se do të vlerësohet ndikimi që zhvillimi mund të ketë në natyrë, biodiversitet dhe jetesën e banorëve lokalë.

Më pas, dosja e plotë do të kalojë për miratim nga këshilli bashkiak, dërgimi për verifikim ligjshmërie tek prefekti dhe më pas tek ministri përgjegjës për pushtetin vendor.

Nëse përmbush kriteret, ministri i propozon Këshillit të Ministrave shpalljen zyrtare të zonës së zhvillimit.

Udhëzimi

PROCEDURAT E IDENTIFIKIMIT TË ZONËS SË ZHVILLIMIT

Brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, kryetari i bashkisë urdhëron ngritjen e grupit të punës me këtë objekt veprimtarie:

a) Identifikimin dhe hartëzimin e zonës së zhvillimit brenda territorit të bashkisë, në përputhje me parashikimet e shkronjës “ç”, të nenit 3, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”.

Pjesë e këtij procesi, është edhe evidentimi në terren që kryhet me ndihmën e strukturave përkatëse në bashki, duke përfshirë evidentimin e pranisë së poseduesve dhe gjendjen faktike të posedimit, për të cilën mbahet procesverbali përkatës;

b) Mbledhjen, administrimin dhe analizimin e kërkesave për shprehje paraprake interesi në subjekte të ndryshme, të paraqitura në platformën digjitale të dedikuar për zbatimin e ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”;

c) Mbledhjen, administrimin dhe analizimin e të gjitha të dhënave të nevojshme socio-ekonomike, mjedisore dhe gjeografike, si dhe të çdo dokumentacioni tjetër që mund të jetë i nevojshëm, në kuadër të kësaj analize;

ç) Realizimin e konsultimit publik me komunitetin lokal që mund të preket nga shpallja e zonës zhvillimore, sipas legjislacionit në fuqi;

d) Bashkërendimin dhe bashkëpunimin me drejtorinë përkatëse vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të verifikuar statusin e pronës së poseduar nga pretenduesi për t’u njohur posedues jopronar në atë pjesë të territorit që synohet të shpallet zonë zhvillimore.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, i përgjigjet kërkesës së paraqitur nga bashkia përkatëse jo me vonë se 5 (pesë) ditë nga data e marrjes së kërkesës për informacion;

dh) Bashkërendimin dhe bashkëpunimin me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për të siguruar dhe nxitur planifikimin e harmonizuar e të integruar të zonës së zhvillimit.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, i përgjigjet kërkesës së paraqitur nga bashkia përkatëse jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga data e marrjes së kërkesës;

e) Vlerësimin e përputhshmërisë me dokumentet ekzistuese të politikave dhe planeve vendore, të tilla si plani i përgjithshëm vendor, plani vendor i menaxhimit të pyjeve apo çdo dokument tjetër i ngjashëm;

ë) Vlerësimin dhe konfirmimin se zona e zhvillimit e propozuar nuk përfshin territore që janë pjesë e mosmarrëveshjeve midis bashkive kufitare, në lidhje me hartën e miratuar për territorin e bashkisë përkatëse dhe ndarjen administrativo-territoriale, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe në territorin në fjalë nuk janë të ndaluara zhvillimet ndërtimore në bazë të legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura;

f) Hartimin e projektaktit dhe relacionit shoqërues.

Relacioni shoqërues i projektaktit, sipas pikës 4, të këtij udhëzimi, përmban analizë:

a) për nevojën e shpalljes së zonës së zhvillimit dhe për potencialet që nxit kjo nismë (për shembull potencialin për zhvillimin ekonomik, industrial apo turistik të zonës);

b) për praninë e poseduesve jopronarë në territorin e zonës;

c) për vështirësitë e hasura në dhënien e akteve të zhvillimit të territorit (leje zhvillimi dhe ndërtimi) në raport me pjesën tjetër të territorit, si pasojë e mosrregullimit të marrëdhënieve juridike të pronësisë private mbi tokën.

Relacioni duhet të përmbajë, gjithashtu, analizë në lidhje me këto aspekte, por pa u kufizuar vetëm në to:

Vlerësimin e kërkesës për turizëm (lokale dhe ndërkombëtare), identifikimin e llojeve të turizmit që janë më të përshtatshme për zonën (eko-turizëm, agroturizëm, turizëm aventure, etj.) apo të potencialit për zhvillimin industrial apo të sektorëve me prioritet;

Vlerësimin e burimeve natyrore dhe kulturore: identifikimin e atraksioneve kryesore, si: parqe natyrore, shtigje malore, monumente historike, etj.;

iii. Vlerësimin e infrastrukturës: analizimin e mundësive për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme (rrugë, akomodim, shërbime energjie, uji, etj.);

Analizimin e ndikimit të mundshëm në mjedis dhe shoqëri: vlerësimin e ndikimit të turizmit në natyrë, biodiversitet dhe jetesën e banorëve lokalë.

Grupi i punës kryesohet nga një nga zëvendëskryetarët e bashkisë dhe përbëhet nga këta anëtarë:

a) 1 (një) përfaqësues nga struktura përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe punët publike;

b) 1 (një) përfaqësues nga struktura përgjegjëse për çështjet ligjore dhe pronat;

c) 1 (një) përfaqësues nga struktura përgjegjëse për pyjet, kullotat;

ç) 1 (një) përfaqësues nga struktura përgjegjëse për turizmin dhe trashëgiminë kulturore;

d) 1 (një) përfaqësues nga struktura përgjegjëse për financat dhe për zhvillimin ekonomik;

dh) administratori i njësisë administrative përkatëse, territori i të cilës synohet të jetë pjesë e zonës së zhvillimit;

e) administratori i lagjes apo fshatit përkatës, territori i të cilit synohet të jetë pjesë e zonës së zhvillimit.

Grupi i punës, sipas nevojës, me qëllim realizimin e veprimtarisë së grupit, kërkon nga kryetari i bashkisë marrjen e shërbimeve me fonde buxhetore, si: konsulenca, studime, ekspertiza apo trajnime/edukim në vazhdim nga institucionet publike të arsimit të lartë, në përputhje me parashikimet e vendimit nr.188, datë 13.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për ofrimin nga institucionet publike të arsimit të lartë të shërbimeve, në përputhje me veprimtarinë e tyre për institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet në varësi të tyre dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, të ndryshuar. Pas marrjes së miratimit nga kryetari i bashkisë, strukturat përgjegjëse të bashkisë procedojnë në përputhje me parashikimet e këtij vendimi.

Grupi i punës zhvillon veprimtarinë brenda afatit të përcaktuar nga kryetari i bashkisë.

Grupi i punës, në përfundim të analizës tërësore të të dhënave dhe dokumentacionit mund të propozojë shpalljen e një ose disa zonave, brenda territorit të bashkisë, si zona zhvillimi.

Dosja e përgatitur i paraqitet kryetarit të bashkisë dhe përmban këto dokumente:

a) Projektaktin e nënshkruar nga të gjithë anëtarët e grupit të punës;

b) Relacionin shoqërues, hartuar në përputhje me parashikimet e pikës 4, të këtij udhëzimi

c) Hartën e zonës së propozuar, të pasuruar me informacionin kadastral (manual dhe digjital);

d) Hartën e zonës së propozuar, të pasuruar me informacionin e Planit të Përgjithshëm Vendor (manual dhe digjital);

dh) Listën e aktiviteteve të mundshme/të synuara për zhvillim, bazuar në analizën e sektorëve me prioritet;

e) Dokumentacion që provon realizimin e konsultimeve paraprake me komunitetin lokal dhe palët e interesuara;

ë) Të dhëna mbi praninë e poseduesve jopronarë brenda zonës së propozuar, statusin ligjor dhe kategorinë (klasifikimin) e pronës;

f) Raport mbi infrastrukturën ekzistuese dhe nevojat për investime infrastrukturore.

Kryetari i bashkisë ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm administrativë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për të përfshirë projektaktin për shpalljen e zonës zhvillimore dhe dokumentet shoqëruese në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak.

Vendimi i këshillit bashkiak i nënshtrohet verifikimit të ligjshmërisë, sipas procedurës dhe afateve të parashikuara në ligjin nr.107/2016, “Për prefektin”, të ndryshuar.

III. PROCEDURA E VLERËSIMIT TË PROPOZIMIT PËR SHPALLJE TË ZONËS SË ZHVILLIMIT NGA MINISTRI PËRGJEGJËS PËR PUSHTETIN VENDOR

Pas përfundimit të procedurës së parashikuar në pikën 10, të këtij udhëzimi, kryetari i bashkisë paraqet pranë ministrit përgjegjës për pushtetin vendor kërkesën për shpalljen e zonës zhvillimore në territorin e bashkisë. Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:

a) Raporti përmbledhës mbi procedurën e ndjekur nga bashkia përkundrejt parashikimeve të këtij udhëzimi;

b) Hartën e zonës së propozuar dhe, nëse propozohet shpallja e më shumë se një zone (për shembull territor i bashkisë ose pjesë malore e atij territori), hartën që pasqyron vendndodhjen e çdo zone brenda territorit të bashkisë;

c) Konfirmimin se zona e zhvillimit e propozuar nuk përfshin territore që janë pjesë e mosmarrëveshjeve midis bashkive kufitare, në lidhje me hartën e miratuar për territorin e bashkisë përkatëse dhe ndarjen administrativo-territoriale, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe se territori nuk është zonë e mbrojtur sipas legjislacionit në fuqi;

ç) Vendimin e këshillit bashkiak, miratuar sipas pikës 9, të këtij udhëzimi;

d) Dokumentin analizues mbi efektet e pritshme dhe se si shpallja e zonës së zhvillimit mund të kontribuojë në nxitjen dhe realizimin e potencialit për zhvillim ekonomik, industrial apo turistik të zonës.

Në këtë analizë duhet të renditet, gjithashtu:

Niveli i pranisë së poseduesve jo-pronarë, duke specifikuar sipërfaqen në posedim;

Vështirësitë e hasura në dhënien e akteve të zhvillimit të territorit (leje zhvillimi dhe ndërtimi) në raport me pjesën tjetër të territorit, si pasojë e mosrregullimit të marrëdhënieve juridike të pronësisë private mbi tokën.

Analiza duhet të evidentojë nivelin e akteve të zhvillimit të territorit në këtë zonë përkundrejt zonave të tjera dhe se si mosrregullimi i marrëdhënieve juridike të pronësisë mbi tokën ka ndikuar në këtë zonë.

Ministri përgjegjës për pushtetin vendor, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues, mund të kërkojë sqarime në lidhje me dokumentacionin apo plotësim të dokumentacionit të përmendur në pikën 11, të këtij udhëzimi.

Njoftimi për plotësimin e dokumentacionit ose paraqitjen e dokumentacionit shtesë i përcillet kryetarit të bashkisë me shkresë zyrtare.

Mosparaqitja e dokumentacionit plotësues ose dokumentacionit shtesë në përfundim të afatit 10-ditor nuk pezullon procesin e vlerësimit të kërkesës.

Në këtë rast, vlerësimi i kërkesës bëhet mbi dokumentacionin e dosjes së administruar.

Në rast se territori i bashkisë që synohet të shpallet zonë zhvillimi është objekt mosmarrëveshjeje midis bashkive kufitare, në lidhje me hartën e miratuar për territorin e bashkisë përkatëse dhe ndarjen administrativo-territoriale sipas legjislacionit në fuqi, territori nuk mund të shpallet zonë zhvillimi për atë bashki sipas këtij udhëzimi.

Në përfundim të vlerësimit të kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues, nëse konstatohet se bashkia ka përmbushur kriteret ligjore sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi, ministri përgjegjës vendos t’i propozojë Këshillit të Ministrave shpalljen e territorit të bashkisë apo të pjesës malore të atij territori si zonë zhvillimi.

Kërkesa e bashkisë kompetente për shpallje e zonës së zhvillimit që nuk përmbush kriteret ligjore dhe ato të parashikuara në këtë udhëzim, në lidhje me dokumentacionin që duhet të paraqitet dhe procedurën që duhet ndjekur, refuzohet.

Vendimi i ministrit përgjegjës për refuzimin e kërkesës përmban arsyet e refuzimit.

Bashkia mund të iniciojë sërish procesin e identifikimit e të vlerësimit të zonës së zhvillimit, në përputhje me parashikimet e këtij udhëzimi, për atë zonë apo ndonjë zonë tjetër brenda territorit.

Bashkia publikon në faqen zyrtare të internetit vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e zonës së zhvillimit, si dhe të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me procedurat përkatëse.

Bashkia siguron informacionin e nevojshëm që do të vendoset në platformën digjitale të dedikuar për zbatimin e ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, në lidhje me ecurinë e zbatimit të ligjit në bashkinë përkatëse.

DISPOZITA TË FUNDIT

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore shërben si sekretariat teknik për kryerjen e procedurave sipas kreut III, të këtij udhëzimi, dhe për aq sa është e mundur, mbështet bashkitë në lidhje me fuqizimin e kapaciteteve për administrimin e procesit të parashikuar në këtë udhëzim.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës bashkëpunon dhe ndërvepron, në përputhje me afatet e parashikuara në këtë udhëzim, me qëllim përshpejtimin e procesit të identifikimit të zonës së zhvillimit.

Nëpërmjet ndërveprimit me Agjencinë duhet të synohet të saktësohet që në këtë fazë nëse zona e synuar i është nënshtruar procedurës së regjistrimit fillestar të zonave kadastrale, fazën e kësaj procedure për atë zonë, si dhe nëse ka nevojë për përmirësim të regjistrave të pasurisë së paluajtshme sipas legjislacionit në fuqi.

The post Paketa e Maleve/ Hyn në fuqi udhëzimi për identifikimin dhe shpalljen e zonave prioritare (PROCEDURAT) appeared first on Albeu.com.

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

13 June 2025 at 09:55

Vitin e kaluar, Sherif Durmishaj punësoi një duzinë punonjësish të huaj – 10 nga Filipinet, dy nga India – për të punësuar në restorantin e fshatit të tij pranë qytetit bregdetar të Vlorës. Ai i punësoi ata përmes njërës prej agjencive të rekrutimit që janë përhapur si kërpudha në përgjigje të kërkesës për punë përgjatë […]

The post Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto? appeared first on Reporter.al.

“Paketa e Maleve hyn në fuqi pas zgjedhjeve”, Rama: 500 aplikantët e parë nuk do kenë asnjë detyrim ndaj shtetit

By: Rovena
30 April 2025 at 16:38

Axhendën elektorale, kryesocialisti Edi Rama e ndali në Kukës ku prezantoi arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal tek Paketa e Maleve. Ai tha se kjo paketë do të hyjë në punë pas zgjedhjeve të 11 majit.

Për të gjithë qytetarët ai shpjegoi procedurat se si mund të përfitojnë nga Paketa e Maleve, e cila është një mundësi e mirë për të krijuar një biznes në agroturizëm. Rama shtoi se 500 aplikantët e parë nuk do paguajnë asnjë detyrim ndaj shtetit, mjafton të fokusohen tek investimi i tyre.

“Pas zgjedhjeve do të fusim në punë Paketën e Maleve. Paketa e Maleve është shumë e thjeshtë dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve për turizëm dhe agroturizëm, duke bërë disa hapa të thjeshtë. Pronari faktik, por që nuk ka letra depoziton në bashki kërkesën që t’i njihet dhe bashkia bën afishimin në 30 ditë të të gjithë pertinentëve. Në momentin që mbaron 30 ditëshin dhe rezulton që personat janë të pakontestuar, bashkia u jep vendimin që të investojnë në tokën e tyre. Ata bëjnë një projekt investimi dhe në Ministrinë e Ekonomisë bëjnë një regjistrimin dhe e marrin tokën me 1 euro. Pasi kanë bërë investimin do të marrin certifikatën e pronësisë. Në rastet se del dikush tjetër që pretendon se është pronari faktik i pronës, nuk ka më kthim mbrapa, për të tilla raste merret qeveria dhe e zgjidh ajo. Për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do të paguajnë asnjë gjë mjafton të bëjnë investimin”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

Paketa e Maleve, Balla i përgjigjet interesimit të diasporës: 500 sipërmarrësit e parë përfitojnë lehtësi fiskale

25 April 2025 at 11:36

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëherësh Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, përmes një videomesazhi i dha përgjigje interesimit të diasporës sesi mund të përfitojnë nga “Paketa e Maleve”, një ligj tashmë i miratuar nga Kuvendi që ka për qëllim të nxisë investimet në zonat malore, veçanërisht nga shqiptarët e diasporës.

“Shumë shkruajnë dhe duan më shumë informacion mbi Paketën e Maleve. Kjo është një politikë e re, një qasje e re e qeverisë sonë për zhvillimin e zonave malore dhe agroturizmit në to”, u shpreh Balla.

Ai sqaroi se çdo qytetar që ka në zotërim një tokë ose truall për më shumë se 10 vite – edhe në mungesë të certifikatës së pronësisë – mund të përfitojë nga kjo paketë.

“Është shumë e thjeshtë. Nëse ti apo familja jote keni në zotërim një tokë për një periudhë mbi 10 vite ose keni një truall që familja juaj e pretendon që është trualli që ju ka lënë gjyshi në fshat dhe këtë tokë e keni tokën e të parëve tuaj, por për këtë copë toke, për këtë truall ju nuk keni asnjë letër. Nuk keni pasur kurrë një certifikatë pronësie. Nuk ka asnjë problem, prandaj kemi menduar Paketën e Maleve”, shpjegoi Balla.

“Dhe qoftë për këtë tokën që e ke për një periudhë mbi 10 vite apo për këtë truallin që ta kanë lënë gjyshërit e tu, do të shkosh në bashkinë brenda së cilës ndodhet kjo tokë. Pra, nëse ti je një banor i Malësisë së Madhe, për shembull, atëherë do shkosh tek Bashkia e Malësisë së Madhe dhe aty do të kërkosh një vërtetim nga Këshilli Bashkiak. Pra, do të bësh një kërkesë dhe do t’i kërkosh Këshillit Bashkiak të vërtetojë që ti këtë tokë e ke në zotërim prej dhjetë vitesh apo këtë truall, është një truall që zona aty e dinë të gjithë që është një truall që i takon familjes tënde, pra është trashëguar nga gjyshërit edhe pse ti s’ke asnjë certifikatë pronësie” sqaroi Balla hapin e parë.

Pas këtij hapi, institucionet shtetërore do të pajisin aplikuesit me leje për të zhvilluar ekonomi malore, si agroturizëm, ferma, pika përpunimi apo grumbullimi.

Një nga pjesët më tërheqëse të paketës është mundësia për të marrë hipotekën e tokës, por me një kusht të vetëm.

“Pra, nëse ti do të aplikosh për të marrë vërtetimin për të bërë një agroturizëm, pra po flas një fermë të vogël me një hotel të vogël dhe me një restorant aty për të shërbyer, atëherë ti do të kesh një plan biznesi dhe sapo ta kesh kryer 100% të investimit të planifikuar, ti do marrësh edhe hipotekën e truallit apo të tokës që të kanë lënë apo që e ke nga paraardhësit e tu dhe këtu ka dhe një ofertë ose një propozim nga ana e qeverisë. Dhe kush është propozim i natyrshëm që i gjithë sektori i turizmit përfiton nga lehtësi fiskale, por në rastin e paketës së maleve kemi edhe një propozim tjetër”, tha ai.

Balla theksoi gjithashtu se, 500 sipërmarrësit e parë do të përfitojnë lehtësi fiskale të jashtëzakonshme: taksa zero dhe TVSH zero për 10 vite.

“Imagjino të bësh një biznes, të hapësh një agroturizëm, një hotel, restorant apo një pikë përpunimi, dhe për 10 vite të mos paguash asnjë taksë – as vendore, as qendrore”, u shpreh Balla.

Në fund të mesazhit të tij, Balla u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të shfrytëzojnë këtë mundësi unike.

“Të dashur motra e vëllezër jo vetëm në diasporë, por në Shqipëri dhe që i keni një tokë apo keni një truall të cilin ua kanë trashëguar gjyshërit, por që s’keni asnjë copë letër, me hyrjen në fuqi të paketës maleve ju do të keni një mundësi të artë që atë tokë ta vini në zhvillim dhe ta ktheni në një mundësi përfitimi, për ju, për familjen tuaj, por edhe për Shqipërinë tonë të përbashkët”, përfundoi Balla. /j.p/

The post Paketa e Maleve, Balla i përgjigjet interesimit të diasporës: 500 sipërmarrësit e parë përfitojnë lehtësi fiskale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama nga Kreta: 500 aplikantët e parë në “Paketën e Maleve”, 10 vite pa taksa

29 March 2025 at 18:47

TIRANË, 29 mars /ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ftoi shqiptarët në Greqi që të aplikojnë për “Paketën e Maleve”  në Shqipëri, ku mund të ndërtojnë agroturizma në tokën dhe shtëpitë e të parëve të tyre.

Edi Rama zhvilloi sot në Xania një takim me shqiptarët e Kretës në Greqi ku vuri në dukje edhe lidhjet e tyre me atdheun.

“Pjesa tjetër është lidhja juaj me Shqipërinë. Pjesa tjetër është shtëpia, toka që keni lënë pas në Shqipëri. Pjesa tjetër është dëshira, malli, apo edhe interesi për të kthyer kokën dhe për të parë nëse ka një mundësi për të investuar kursimet në Shqipëri. Nëse ka një mundësi, jo doemos për t’u kthyer përgjithmonë, por duke pasur edhe pasaportën evropiane, për të jetuar edhe këtu, edhe atje, për të punuar edhe këtu, për të investuar edhe atje”, theksoi Rama.

“Për të gjithë ata që janë këtu në Greqi, apo edhe në vende të tjera dhe që kanë një tokë në fshat, që kanë një shtëpi të rrënuar të gjyshit në fshat, apo që njohin miq, ose kanë të afërm në fshat ku mund të bëhet një investim, ne kemi kaluar në parlament ekzaktësisht për emigrantët një ligj që sot është në fuqi, që thotë se çdokush që zotëron një tokë për të cilën, mund të mos e ketë akoma dokumentin e pronësisë, por ama ka dëshmitarët e mjaftueshëm në fshat atje që është toka e të parëve të tij, mund të marrë një vërtetim të thjeshtë fare nga këshilli bashkiak dhe me atë vërtetim mund të marrë leje për të rindezuar oxhakun në shtëpinë e gjyshit dhe për ta kthyer shtëpinë e gjyshit në një agroturizëm apo për të investuar atje në çfarëdolloj rruge që zhvillohen investimet në fshat, për blegtori, për agropërpunim. Gjëra që ju i bëni këtu, gjera të cilat ju jeni mësuar këtu dhe për të cilat ju keni një eksperiencë të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Rama u shpreh se 500 aplikantët e parë në “Paketën e Maleve” do të jenë 10 vite pa taksa.

“Për cilindo prej jush që do të kthehet atje ose do të investojë atje në këtë rrugë, duhet të keni parasysh që ligji thotë se për 500 aplikantët e parë janë 10 vite pa taksë, pa tvsh, pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit”, tha Rama.

Kryeministri ftoi shqiptarët në Greqi që të rikthehen në atdhe për të punuar në turizëm ku tha ai iu del më mirë se në Greqi.

Po ashtu, shtoi Rama, “unë e di që ky ishull është një ishull që ka një turizëm shumë të zhvilluar”.

“Por të gjithë ata që presin sezonin këtu për të punuar në turizëm i ftoj që ndërkohë të interesohen dhe ën Shqipëri, të pyesin dhe si janë pagat në turizëm në Shqipëri. Nuk ka nevojë të më dëgjojnë dhe të më besojnë mua. S’ka nevojë të dëgjojnë dhe besojnë asnjërin nga ne, mjafton të interesohen dhe të shikojnë se unë kam përshtypjen që në të shumtën e herës ju del më mirë atje sesa këtu. Megjithatë kjo është në dorën e secilit që të interesohet dhe ta shikojë vetë nëse është kështu siç them unë”, përfundoi Rama. /j.p/

The post Rama nga Kreta: 500 aplikantët e parë në “Paketën e Maleve”, 10 vite pa taksa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paketa e Maleve”, lehtësira fiskale për investimet në turizmin malor

27 March 2025 at 08:35

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama risjell në vëmemdje “Paketën e Maleve”, një ligj, që synon të nxisë investimet në agroturizëm, agropërpunim dhe turizëm malor.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se ky ligj ofron mbështetje të posaçme për ata që dëshirojnë të rikthehen në tokat e të parëve për të zhvilluar aktivitet ekonomik. Sipas tij, për 500 aplikantët e parë do të ketë lehtësira të rëndësishme, duke përfshirë deri në 10 vjet pa taksa dhe pa TVSH.

“Me “Paketën e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar që i hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunim dhe turizëm malor, duke u dhënë një mundësi reale dhe mbështetje të posaçme të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve nga qyteti apo nga jashtë vendit, për të arritur një sukses ekonomik për familjen e tyre, me procedura krejt të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë”, shkruan Rama.

“Paketa e maleve”, miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë synon të zgjidhi një seri problemesh që kanë të bëjnë me mundësinë për të zhvilluar dhe për të investuar në zonat malore dhe ato që do të shpallen me interes për zhvillim.

Sipas ligjit, çdo bashki që ka një zonë malore ka të drejtë të shpalli një zonë malore prioritare për tu zhvilluar dhe është Këshilli i Ministrave ai që i jep kësaj zone statusin për tu zhvilluar. Personat që janë pronarë të tokës në këtë zonë dhe nuk disponojnë certifikatë pronësie, por duan të ndërmarrin investime për zhvillimin turistik të saj, do të mbështeten përmes kësaj pakete në sipërmarrjen e tyre. Kjo tokë,

/a.f/

The post “Paketa e Maleve”, lehtësira fiskale për investimet në turizmin malor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paketa e Maleve”, Rama: Regjistrimi i pronës kur përfundon investimi, 500 përfituesit e parë 10 vjet pa taksë

26 March 2025 at 16:00

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Shkodër ligjin e ri të sapomiratuar “Paketa e Maleve”, i cili i hap rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor.

Ky ligj i jep mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë tyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se, 500 përfituesit e parë nga ky ligj do të jenë 10 vjet pa asnjë taksë.

Rama shtoi gjithashtu se, çdo posedues faktik mund të regjistrojë  pronën në momentin kur përfundon investimi.

“Logjika e kësaj pakete është që faktikisht pronarëve që quhen posedues faktik, se poseduesit faktik kemi parasysh pronarët, nuk kemi parasysh zaptuesit, të jemi shumë të qartë. Poseduesit faktikë që nuk kanë letrat, dokumentet e pronësisë të regjistruar janë shumë dhe janë të dëshiruar që të investojnë dhe janë shumë në të gjithë zonën e veriut, po ka plot edhe në jug, ka plot dhe në territore të thella edhe në Shqipërinë e Mesme”, tha Rama.

Por nga ana tjetër, shtoi Rama, “ajo që është e padiskutueshme është që nuk ka një pikë të Shqipërisë, nuk ka një 100 metërsh katrorë në Shqipëri, kudo qoftë që të vësh gishtin edhe në fund të botës kur i thonë fjalës ku të mos jetë e mundur që të bësh sukses nëpërmjet pikërisht agroturizmit. Ku të mos jetë e mundur që të hapësh një derë dhe të sjellësh njerëz tek ajo derë, pavarësisht infrastrukturës madje për të shijuar çfarë ti ofron, çfarë natyra aty ofron, çfarë tradita aty ofron”.

“Sot ne mund të flasim bazuar në shembuj. Sot ne nuk flasim më siç flisnim në fillim kur vumë gurët e themelit të kësaj industrie, të kësaj dege të industrisë së turizmit që nuk ekzistonte fare në Shqipëri, ishte inekzistente. Sot kemi shembuj plot”.

“Kemi shembuj ekstrem siç është edhe shembulli i Marjanës, “Neomalësores” që është një shembull ekstrem sesi në një pikë ku normalisht asgjë nuk të thotë rri, mund të rrish dhe mund të bësh sukses dhe mund të bësh sukses, jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar me konceptin edhe me dedikimin që ke”, tha Rama.

“Ideja është që cilidoqoftë që e ka pronën dhe që nuk ka sherr me kufitarët mund të marrë nga këshilli bashkiak një vërtetim që po, ky ose këta, kjo familje ose ky grup familjesh, nuk ka rëndësi, zotërojnë këtë pronë dhe me këtë vërtetim nga këshilli bashkiak është e mjaftueshme për të disponuar një leje zhvillimore dhe mbi bazën pastaj e asaj leje zhvillimore për të lidhur një marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë duke paguar vetëm një euro dhe faktikisht për ta regjistruar pronën në momentin kur përfundon investimi, jo përpara”, tha Rama.

“Pra nuk mund ta marrësh edhe ta regjistrosh pa bërë. Duhet të investosh. Në momentin kur mbaron investimin ti e merr dhe e regjistron dhe çdo gjë që mund të lindë më pas në aspektin e një konflikti është barrë e shtetit nëse lind”, tha Rama.

Rama solli situatën e Thethit, ku u shpreh ai, “në një periudhë kohe të caktuar janë bërë zhvillime pa leje në prona legjitime, pra aty ku realisht kanë pasur pronën dhe ku nuk është prodhuar konflikt për shkak të kësaj , tregon qartë që në përgjithësi mjafton syri i këshillit bashkiak dhe i administratës bashkiake për të verifikuar jemi në kushtet e një trashëgimtari të ligjshme të asaj prone, apo jemi në kushtet e një mundësie për konflikt.

Rama u shpreh se kjo procedurë është shumë e thjeshtë.

“Faktikisht është njësoj si të jesh pronarë dhe të kërkosh leje për zhvillim”, tha Rama, i cili shtoi se, “ka një gjë tjetër ekstra që është bërë, jo pa qëllim, që 500 aplikantët e parë, në momentin që do të hapet thirrja dhe thirrja do të hapet në momentin kur bashkitë do të kenë depozituar në Këshillin e Ministrave nëpërmjet Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor do kenë depozituar hartat ku do të bëhen këto zhvillime si fillim dhe mbi bazën e atyre hartave do hapen thirrjet, pra do hapet rruga dhe 500 aplikantët e parë do kenë 10 vjet pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit përveç kuptohet, sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e tyre. E vetmja gjë, as taksa, as TVSH, asgjë 10 vjet”.

Ram theksoi se kjo është një incentivë që nuk e ka asnjë vend dhe shtoi ai, “me thënë të drejtën e kemi bërë dhe pak me shtrëngim me FNM-në sepse është një përjashtim total nga çdo gjë.

Por, shtoi Rama, “besoj që ia vlen dhe besoj që në momentin që kemi 500 të parët dhe fillimi i realizmit të këtyre 500 agroturizmave të parë pastaj të tjerët vazhdojnë normalisht me të njëjtën metodë, por do të vazhdojnë të kenë atë barrën fiskale njësoj siç e kanë agroturizmat sot normalisht me TVSH-në 6% dhe me taksa shumë të ulta për hir të së vërtetës”.

/a.g/

The post “Paketa e Maleve”, Rama: Regjistrimi i pronës kur përfundon investimi, 500 përfituesit e parë 10 vjet pa taksë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama prezanton “Paketën e Maleve” në Shkodër: Jo thjesht një nismë politike, por një ligj

By: xhir jeta
26 March 2025 at 16:55

SHKODËR-Në takimin me sipërmarrësit në Shkodër, kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek ligji i ri i sapo miratuar “Paketa e Maleve”. Sipas kreut të qeverisë kjo paketë do u japë rrugën investimeve në agroturizëm dhe në truizmin malor.

Për të gjithë qytetarët Rama theksoi se tashmë “Paketa e maleve” nuk është më një ide, apo nismë politike, por një ligj në Fletoren Zyrtare. Kryeministri tha se për investimet në zonat malore do të përcaktohet një hartë nga kryebashkiakët e secilës zonë në mënyrë që të mos ketë abuzime.
“Nuk është më ide, as nismë politika, është ligj dhe quhet ‘Paleta e Maleve’, ka kaluar në Fletoren Zyrtare. Bashkitë do të përcaktojnë hartën se si do të bëhen zhvillimet, në mënyrë që kjo hartë të mos kthehet në abuzive. Ajo është “Paketa e maleve dhe iu përket zonave rurale. Hartë e cila do të miratohet nga Këshilli i Ministrave”, tha Rama.

Më tej krysocialisti, orientoi të gjithë qytetarët se si të behën pjesë e kësaj pakete investimi dhe se cila është rruga e duhur që duhet ndjekur.

“Cilido që ka një tokë , por nuk ka hipotekë do të drejtohet në Këshillin Bashkiak dhe të bëjë aplikimin, Këshilli do e marrë aplikimin dhe do të bëjë listën, për të verifikuar nëse ka apo jo pretendentë të terë. Pas kësaj do bëjë projektin dhe do e blejë me një euro. Në momentin që ka bërë investimin do marrë letrat e pronës”, sqaroi kryeministri./abcnews.al

300 familje të kthyera për të bërë turizëm, Rama: Pagat në Theth më të mira se në Greqi

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Shkodër ligjin e ri të sapomiratuar “Paketa e Maleve”, që i hap rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor, duke i dhënë një mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë tyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, një sipërmarrës me një biznes disavjeçar në Theth u shpreh se kjo zonë e Shqipërisë, dikur e braktisur është kthyer në një atraksion absolut për turizmin malor.

Kemi qenë 20 familje, tani jemi bërë mbi 300 familje që janë kthyer nga e gjithë bota dhe për të zhvilluar turizmin”, tha ai, teksa shtoi se me të ardhurat e biznesit ndihmon edhe të afërmit në Gjermani dhe Itali.

“Kemi njerëz në Gjermani, Itali e disa vende që u çojmë lekë. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni keni mundësi ti bëni këtu”, u shpreh sipërmarrësi.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama tha se “pagat në Theth janë më mirë se pagat në Greqi, kjo është pak por e sigurtë”.

“Ata që shkojnë për të punuar kanë falas qëndrimin dhe ngrënien”, pohoi Rama.

The post 300 familje të kthyera për të bërë turizëm, Rama: Pagat në Theth më të mira se në Greqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Të huajt kanë interes për produktet vendase”/ Dervishi: “Paketa e Maleve”, domosdoshmëri. Emigrantët me sytë nga Shqipëria

26 March 2025 at 14:20

Kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave, Kujtim Dervishi në një intervistë në “Money Report” në ABC News, foli për rëndësinë e “Paketës së Maleve”, duke shpjeguar dhe domosdoshmërinë e saj.

Gjatë intervistës, Dervishi u shpreh optimist sa i përket turizmit, duke theksuar se është përmirësuar shumë edhe infrastruktura, ndërsa theksoi se bujtinat kanë zënë një vend të veçantë.

“Paketa e Maleve” është një domosdoshmëri, por ka edhe disa problematike. Si grupe interesi duhet të ishim të përfshirë për të diskutuar, pasi janë edhe disa gjëra të paqarta. Pasi duhet të ketë njëfarë shpjegimi. Jam shumë dakord që të thjeshtohen procedurat e lejeve, por taksat dhe tatimet mund të krijojnë njëfarë pakënaqësie edhe për ato biznese që kanë vite. Investitorët që do të vijnë, apo nga emigrimi duan disa favore dhe bashkitë dhe pushteti vendor do të kenë detyrën kryesore sa i përket pronave apo thjeshtësimit të procedurave. Emigrantët i kanë kthyer sytë nga Shqipëria edhe falë taksave të ulëta dhe mjaft investitorë janë bërë shumë të ndjeshëm. Bujtinat besoj se janë shumë të kërkuara. Shqipëria vizitohet shumë për ushqimin, mikpritjen dhe produktet. Por edhe shkollat profesionale kanë marrë shumë zhvillim, por duhet ende shumë punë. Këtu tek ne janë rritur rrogat, cilësia e shërbimit. Kohët e fundit në Shqipëri ka pasur, rritje të pagave”, tha mes të tjerash ai.

Po ashtu u shpreh se veriu i Shqipërisë i ka kushtuar rëndësi edhe turizmit malor dhe ka marrë goxha zhvillim, ndërsa më tej shtoi se duhet më tepër investime dhe mbështetje.

“Më shumë bujtina  i kemi në Lezhë, Pukë, Thethi, Valbona, por ka edhe jugu i Shqipërisë”, tha mes të tjerash Dervishi.

/abcnews.al/

Kontrata 1 euro, Gonxhja: 5 mld euro në ekonominë shqiptare prej 2016, 35000 vende pune

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot në Shkodër, gjatë aktivitetit për prezantimin e ligjit të ri të sapomiratuar “Paketa e Maleve”, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri  Edi Rama, se me këtë paketë synohet jo vetëm investimi në zonat malore, kthimi i fuqisë punëtore nga diaspora dhe rritja e ekonomisë, por edhe qasja për të investuar në tokat e të parëve apo në tokat e shtetit që dikur ishte diçka e paimagjinueshme.

“Këto zona kanë një potencial për ekonominë, punësimin, turizmin, tregtinë, investimet. Ne trashëguam një kadastër pa harta, pa regjistrime, me regjistra të djegur, me arkiva të shkalafitura, prona të mbivendosura, krime që lidhen edhe me bëmat e komisioneve të kthimit të pronave. Këto situata duan fonde dhe kohë të gjatë për t’u sistemuar në gjithë vendin.

T’i japim paketës së maleve sukses të plotë duke i marrë asaj çdo avantazh për të krijuar atë mundësi të shtuar në raport me këto zona dhe atë për të cilën ekonomia jonë ka shumë nevojë, të kthimit të njerëzve, të forcave punëtore në funksion të turizmit dhe shumë aktiviteteve të tjera”, tha Gonxhja.

Sipas ministrit të MEKI-t, “Paketa e Maleve ka një ligj special për tokat e të parëve që të do të bëjë të mundur kthimin e diasporës dhe investimin aty ku është zemra”.

“Ka një shqetësim që nis nga asetet shtet apo pa zot, në shumë zona, qarqe, zonat rurale dhe ato zona ku ka një posedim, ku ka një lidhje me traditën, një histori të njohjes së pronës, traditës, trashëgimisë të mirënjohur edhe nga pronarët e tjerë të pronës, por aty janë pa letra”, tha Gonxhja.

“Kush na çon te vullneti për të pasur një zgjidhje edhe më të shpejtë, bazuar në shembullin shumë të mirë të kontratës publike me 1 euro që vetëm nga viti 2016 e këtej kanë gjeneruar mbi 5 miliard euro në ekonominë shqiptare me investime nga privatë, dhe mbi 35 mijë vende pune. Brenda 2030 këto vende pune duam t’i shtojmë dhe me 30 mijë të tjera”, vijoi Gonxhja.

“Sytë tona sot janë te ekonomia e maleve dhe e pyjeve, ka shumë shtete sot që gjenerojnë ekonomi shumë të fortë edhe nga përpunimi i drurit, pyjeve. Nuk flitet për të prerë pyje, por për t’i rritur dhe kur ato plaken për t’i shfrytëzuar në të mira në ekonomi dhe vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Për t’i dhënë një alternativë ekonomisë, asaj që është turizmi bregdetar që është nxitësi kryesor i ekonomisë shqiptare vitet e fundit, por duke e çuar turizmin e aventurës përtej brigjeve të detit duke shkuar në zonat që janë më të thella, pra në largësi nga zonat urbane, por që janë shumë të arritshme në Shqipëri”, pohoi ministri i MEKI-t.

Ministrja Gonxhja ju referua edhe kushteve atmosferike dhe faktit që Shqipëria ka 9-10 muaj në vit me diell dhe sipas tij, ky është një potencial që duhet shfrytëzuar për një eksperiencë më të fortë rurale, turistike. “Aty ku itineraret ekzotike të një Shqipërie unike bëhen edhe më të veçanta, edhe më tërheqëse, nxitja për kthimin e diasporës që i ka braktisur këto zona për gjithë këto vite nga mungesa e mundësive është shumë më e mundshme tani”, theksoi ai.

/a.f/

The post Kontrata 1 euro, Gonxhja: 5 mld euro në ekonominë shqiptare prej 2016, 35000 vende pune appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqipëria, vendi ideal për të investuar”/ Rama: Ligji për “paketën e maleve” i referohet dhe territoreve të brendshme të vendit

24 March 2025 at 10:23

Sarandë- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të rinj të kthyer në Shqipëri, duke u shndërruar në potencial të ekonomisë rajonale.

Kryeministri u shpreh se projektet për Sarandën do të vijojnë, duke shtuar se qyteti ka potencial për zhvillim.

Rama u ndal edhe tek ligji për paketën e maleve, duke thënë se ligji për paketën e maleve, i referohet edhe territoreve të brendshme të vendit.

“Mbase emri ju krijon një ide të gabuar edhe pse ligji me paketën e maleve i referohet në radhë të parë maleve, por i referohet edhe territoreve të brendshme të vendit. Pra edhe territorit gjithë rajonit Sarandë dhe ku ka një potencial të madh për të investuar. Në ligjin me emrin paketa e Maleve, mjafton një dëshmi e miratuar nga Këshilli Bashkiak sa i përket pronës që mund të mos ketë hipotekën për shkaqe që i dimë, për të bërë menjëherë marrëveshje me shtetin për të marrë lejen e ndërtimit dhe filluar me investimin. Në momentin kur mbaron investimi prona është e jotja e hipotekuar dhe çdo problematike që mund të lindë nuk ka lidhje me ty. Dhe 500 të parët që do të futen në aplikim për të zhvilluar një pronë për agroturizëm, agropërpunim apo çdo zhvillim tjetër me natyrë rurale që kërkon investim do të ketë një periudhë 10-vjeçare, pa asnjë taksë. Dhe i 501 do të paguajë taksë. Pra shiheni këtë si mundësi…Horizonti është i hapur dhe Shqipëria është vendi ideal për të investuar dhe të jep mundësinë të fitosh shumë më tepër se ç’fiton duke punuar jashtë dhe për të tjerët. Ju e dini që sot ju në strukturat tuaja jepni paga që janë konkurruese me pagat e Greqisë për të njëjtat punë”, tha më tej Rama.

/abcnews.al/

Paketa e Maleve, Rama: 500 përfituesit e parë pa taksa, financim edhe nga bankat

TIRANË, 18 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Kuçovë me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme të zonave rurale, ku u ndal te Paketa e Maleve, përfituesit e saj.

Kryeministri tha se nga Paketa e Maleve do të jenë 500 përfituesit e parë që do të zhvillojnë sipërmarrjen e tyre 10 vjet pa taksa dhe me TVSH 6%.

“Duhet të jenë tek 500 të parët, ndaj ata të futen të bëjnë aplikimin sepse i 501 do përfitojë nga paketa e maleve, por nuk do përfitojnë 10 vjet pa taksa”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, një i ri nga Tropoja që është pjesë e sipërmarrjes familjare në Hanin e Gështenjave e pyeti Kryeministrin në lidhje me lehtësitë që ofrohen nëse vendos të investojë në një linjë të përpunimit të gështenjave.

“Nëse të jep Këshilli Bashkiak dëshminë që e ke tokën e stërgjyshit, bën projektin e linjës së përpunimit, merr mbështetjen edhe bankat. Transaksioni bëhet me vetëm 1 euro dhe ti vazhdon procesin 20/20 deri kur ta bësh tëndin”, u shpreh Kryeministri, teksa vazhdoi batutat me të riun duke thënë se “Tropoja priti shumë gjatë deri sa e kuptoi që s’ka më kohë për të humbur. Tani që e ka kuptuar ka mbaruar ajo punë, Tropoja vetëm përpara”.

“Nuk ka asnjë vend në Shqipëri në 28 mijë kilometra katrorë që të mos jetë i mundshëm për të bërë këtë që keni bërë ju. Shqipëria e ka kapërcyer errësirën, dhe tani vetëm thith. Ata që vijnë një pjesë kanë mall për detin, një pjesë vijnë për malet. Do vijë koha kur të zbulohen malet e Shqipërisë dhe ato do të jenë miniera e industrisë sonë të turizmit. Kur të fillojë në male të rritet cilësia e shërbimit, jo vetëm për ata që bëjnë alpinizëm, por edhe për ata që vijnë të vrima e miut në mal që të kenë një shërbim me pesë yje, këtu do të bëhet nami”, pohoi Rama.

/a.f/

The post Paketa e Maleve, Rama: 500 përfituesit e parë pa taksa, financim edhe nga bankat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌