Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës

By: Ardit
12 July 2025 at 15:35

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur të shtunën se do të vendosë 30 për qind tarifë kundër mallrave të Bashkimit Evropian dhe Meksikës prej 1 gushtit. Trump i ka prezantuar tarifat ndaj dy prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara përmes dy letrave të publikuara në rrjetet sociale. Në letrën […]

The post Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës appeared first on BoldNews.al.

Çmimi i duhanit në rritje, BE planifikon taksa të reja drastike për cigaret

By: V K
12 July 2025 at 10:42

Në kuadër të planeve për forcimin e buxhetit të ardhshëm të Unionit dhe frenimin e konsumit të produkteve të dëmshme, Bashkimi Evropian, po përgatitet për një goditje fiskale të paprecedentë ndaj industrisë së duhanit.

Komisioni Evropian, po propozon një paketë të re taksash që parashikon rritje drastike të akcizave, si për produktet tradicionale të duhanit, ashtu edhe për alternativat moderne si cigaret elektronike dhe qeset e nikotinës.

Sipas një drafti të brendshëm të publikuar nga “Tgcom”, akciza minimale për cigaret do të rritet me 139%, duke e çuar çmimin e një pakete nga 5 në 6.20 euro.

Ndërkohë, për purot parashikohet një rritje marramendëse prej 1,090%. Po ashtu, cigaret elektronike do të tatohen me 0.12 deri në 0.36 euro për mililitër, ndërsa duhani për mbështjellje me rreth 108 euro për 1,000 copë – afërsisht gjysma e akcizës për cigaret tradicionale.

Nëse kjo nismë miratohet, çmimi mesatar i një pakete mund të rritet me 20%, duke prekur më së shumti të rinjtë dhe grupet më vulnerabël.

Ekspertët ngrenë shqetësimin se rritja e fortë e çmimeve, mund të favorizojë rritjen e tregut të paligjshëm të duhanit.

Paketa fiskale e BE-së përfshin gjithashtu edhe taksa të tjera të reja: një tarifë mbi mbetjet elektronike për të nxitur riciklimin, një taksë mbi kompanitë me të ardhura mbi 50 milionë euro dhe një tarifë mbi paketat që vijnë nga tregtia elektronike jashtë BE-së.

Propozimi do t’i paraqitet Kolegjit të Komisionerëve më 16 korrik dhe më pas do të kalojë për diskutim në mesin e 27 shteteve anëtare.

Për miratimin e çdo ndryshimi tatimor do të kërkohet unanimitet, ç`ka e bën procesin të vështirë dhe të gjatë, sidomos duke pasur parasysh kundërshtimet.

Suedia e ka cilësuar të papranueshme idenë e përdorimit të taksave të duhanit për të mbushur arkat e BE-së, ndërsa Italia, Greqia dhe Rumania, shprehin shqetësime për ndikimin në sektorët ekonomikë lokalë.

Në anën tjetër, Franca dhe Gjermania, mbështesin fuqishëm përfshirjen e produkteve të reja të nikotinës në kuadrin e ri të akcizave.

Qëllimi i Komisionit mbetet i qartë: forcimi i autonomisë financiare të BE-së dhe krijimi i një buxheti më të drejtë dhe të qëndrueshëm.

The post Çmimi i duhanit në rritje, BE planifikon taksa të reja drastike për cigaret appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

7 fitues të Nobelit në Ekonomi: Të pasurit po paguajnë qindarka, të taksohen më shumë

By: user 6
9 July 2025 at 22:54

7 fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi, të cilët kanë analizuar krizat e dekadave të fundit, besojnë se ultra të pasurit paguajnë vetëm qindarka. Kjo situatë sipas tyre është thjesht e pajutifikueshme si në nivelin moral ashtu edhe në atë praktik.

“Ata nuk kanë qenë kurrë më të pasur, por kontribuojnë pak në barrën e përbashkët në krahasim me aftësitë e tyre. Nga Bernard Arnault te Elon Musk, miliarderët kanë norma efektive tatimore më të ulëta se taksapaguesi mesatar” – thuhet që në nisje të analizës së 7 fituesve të Nobelit në Ekonomi, botuar nga “Le Monde”.

Gazeta synon të rindezë debatin global mbi atë që njihet si “çështja e çështjeve”, elefanti në dhomën e pabarazisë, fantazma që për dekada ka ndjekur ligjet buxhetore të vendeve të mëdha evropiane, atë që është mënjanuar menjëherë si antimoderne, paleo-revolucionare, kundër-intuitive sepse “do t’i trembte të pasurit”: TAKSA MBI PASURINË.

Në vend të kësaj, 7 gjigantë të mendimit ekonomik që kanë analizuar krizat e dekadave të fundit, këmbëngulin se ultra të pasurit paguajnë shumë pak dhe gjetja e një mënyre për t’i bërë ata të paguajnë më shumë nuk është një dëshirë e majtë, por një nevojë që duhet të adresohet së pari nga “priftërinjtë” e rigorozitetit dhe përputhshmërisë, gjithnjë e më të paaftë për të balancuar llogaritë në një mënyrë që është e përputhshme, mbi të gjitha, me realitetin shoqëror.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale

Figura të tilla si Daron Acemoglu (MIT, Çmimi Nobel 2024), George Akerlof (Universiteti Georgetown, Çmimi Nobel 2001), Abhijit Banerjee (MIT, Çmimi Nobel 2019), Esther Duflo (Collège de France dhe MIT, Çmimi Nobel 2019), Simon Johnson (MIT, Çmimi Nobel 2024), Paul Krugman (CUNY, Çmimi Nobel 2008) dhe Joseph Stiglitz (Columbia, Çmimi Nobel 2001) kanë dalë në fushën e betejës.

Studimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet tatimore në disa vende dhe tregon se këta ultra të pasur paguajnë nga 0% deri në 0.6% të pasurisë së tyre në taksa mbi të ardhurat personale. “Kjo është rreth 0.6% në një vend si Shtetet e Bashkuara dhe 0.1% në një vend si Franca” – thonë ata, citon lapsi.al. Duke marrë parasysh të gjitha taksat e tjera të detyrueshme (taksa e korporatave, kontributet e sigurimeve shoqërore, taksa e akcizës, etj.) të shprehura si përqindje e të ardhurave, normat e tyre të taksave janë më të ulëta se ato të klasës së mesme apo edhe drejtuesve të kompanive.

Por si arritëm në këtë pikë? 7 samurajët e ekonomisë përgjigjen në këtë mënyrë: “Thënë thjesht, ndodhi sepse të pasurit mund ta strukturojnë pasurinë e tyre në mënyrë që të shmangin taksat mbi të ardhurat, të cilat zakonisht janë gurthemeli i drejtësisë tatimore. Në vendet evropiane, kjo arrihet përmes krijimit të kompanive familjare holding, ku dividentët grumbullohen për t’u mbrojtur nga taksat. Në Shtetet e Bashkuara, përdorimi i kompanive holding për të shmangur taksat nuk lejohet që nga vitet 1930, gjë që shpjegon pse pasuritë e mëdha tatohen më rëndë se në Evropë.”

Si të përmbledhim 150 vjet kapitalizëm familjar në disa rreshta. Pika që 7 kolosët e ekonomisë duan të theksojnë është se “nuk ka asgjë të pakthyeshme, asgjë të shkruar në pllakat e shenjta të mendimit ekonomik, asgjë të paprekshme”. “Kjo situatë nuk është rezultat i një ligji natyror apo i një fati të lashtë, është produkt i vendimeve njerëzore dhe zgjedhjeve politike. Prandaj nuk ka pashmangshmëri.”

Propozimi

Qëllimi i “të shtatëve” është të bindë politikanët francezë të vendosin një taksë minimale mbi pasurinë e më të pasurve, i frymëzuar nga propozimi i ekonomistit Gabriel Zucman, i refuzuar së fundmi nga Senati i Parisit. Sipas propozimit duhet një taksë minimale prej 2% mbi asetet që tejkalojnë 100 milionë euro (gjë që në Francë do të prekte afërsisht 1800 familje). Në një kohë kur financat publike po përpiqen të ruajnë nivelet e nevojshme të mirëqenies dhe kohezioni social është në rrezik, kjo nuk do të ishte një masë revolucionare, por minimumi i domosdoshëm, sipas tyre.

Instituti Kombëtar Francez i Statistikave, certifikoi se në vitin 2023 shkalla e varfërisë u rrit në 15.4% të popullsisë, shifra më e lartë në 30 vitet e fundit. Kjo do të thotë se pothuajse 10 milionë francezë jetojnë nën kufirin e varfërisë, të vendosur në 60% të të ardhurave mesatare (1,288 euro për një person të vetëm). Heqja e mbështetjes së fuqisë blerëse të futur gjatë periudhës së Covid-it ka futur 650 000 njerëz në varfëri brenda një viti të vetëm.
Këto shifra duhet të jenë të mjaftueshme, argumentojnë “Të shtatët”, për të ndryshuar rrjedhën e luftës kundër evazionit fiskal, duke i penguar ultra të pasurit të shfrytëzojnë mekanizmat e korporatave.

Fshehja e pasurisë në Parajsat Tatimore

Gabriel Zucman, një ekonomist nën moshën 40 vjeçe me një CV mbresëlënëse që aktualisht jep mësim në Universitetin e Kalifornisë “Berkeley” dhe Shkollën e Ekonomisë të Parisit si drejton Observatorin Tatimor të Bashkimit Evropian ka qenë në ballë të luftës për taksa më të larta për të pasurit për vite me radhë. Si një ekspert për parajsat tatimore, vitin e kaluar ai i kushtoi një kapitull Italisë në Raportin Global të Evazionit Tatimor të përgatitur për BE-në.

“Nga viti 2016 deri në vitin 2022, shumat e parave të depozituara nga italianët në parajsat fiskale kanë parë një rritje të fortë. Duke marrë parasysh vetëm asetet financiare dhe duke përjashtuar pasuritë e paluajtshme, 159 miliardë euro kanë ikur jashtë Italisë në 6 vjet, duke shtuar edhe 74 miliardë eurot që janë dërguar jashtë nga emigrantët. Shuma totale e kapitalit jashtë vendit është aktualisht pak a shumë e barabartë me të gjithë shumën e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës në të cilin Italia mbështetet për ringjalljen e saj ekonomike afatgjatë” – citon ai.

Nuk është rastësi që Zucman ka fituar shumë ndjekës në Itali vitet e fundit. Kjo demonstrohet edhe nga manifesti i nënshkruar vitin e kaluar nga 134 ekonomistë italianë nga 50 universitete italiane dhe të huaja, në favor të futjes së një takse progresive prej 0.1% për më të pasurit italianë, me asete neto që tejkalojnë 5.4 milionë euro dhe rritjen e taksës mbi trashëgimitë dhe dhuratat e mëdha.

Në epokën “Trump” taksa për më të pasurit duken pak të vështira. Por Trump nuk është bota. Spanja dhe Brazili, për shembull, sapo kanë zbuluar një iniciativë të përbashkët për të promovuar taksimin global të ultra të pasurve. 7 laureatët e Çmimit Nobel thonë se çdo vend individual mund ta zgjedhë këtë rrugë në mënyrë të pavarur.

“Trendi i krahut të djathtë politik që shfrytëzon pakënaqësinë e gjeneruar nga pabarazia për të fituar zgjedhje dhe për të gjeneruar pabarazi të mëtejshme ka perversitetin e vet, por nuk është një mallkim: është politikë. Dhe politika është gjithashtu antidoti” – thuhet në analizë. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

The post 7 fitues të Nobelit në Ekonomi: Të pasurit po paguajnë qindarka, të taksohen më shumë appeared first on Lapsi.al.

Karlo Ancelotti dënohet me 1 vit burg për mashtrim tatimor

By: user 8
9 July 2025 at 18:26

Gjykata spanjolle të mërkurën dënoi trajnerin e Brazilit, Karlo Ancelotti, me një vit burg për mashtrim tatimor kur ai ishte trajner i Real Madridit në vitin 2014.

Gjithashtu, Gjykata e Madridit gjithashtu e gjobiti Ancelottin me 386,000 euro (452,187 dollarë).

Prokurorët spanjollë e akuzuan Ancelottin për mashtrim të shtetit me 1 milion euro (1 milion dollarë) në vitet 2014 dhe 2015. Prokurorët e shtetit kërkuan një dënim me burg deri në katër vjet e nëntë muaj për dy akuza për mashtrim tatimor.

Në mars të vitit 2024, ata e akuzuan Ancelottin se kishte përdorur kompani fiktive për të fshehur të ardhurat e tij të vërteta.

Trajneri italian është i fundit në një varg profilesh të mëdha të futbollit që përballen me goditje të tilla nga autoritetet spanjolle për shkak të taksave të papaguara, megjithëse deri më tani asnjë nuk është dërguar në burg.

The post Karlo Ancelotti dënohet me 1 vit burg për mashtrim tatimor appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Kur isha unë në pushtet, ‘Bankers’ paguante të gjitha taksat

By: Ardit
7 July 2025 at 10:49

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar skandalin që ka përfshirë kompaninë ‘Bankers Petrolium’, e cila akuzohet se për 20 vite me radhë ka shmangur taksat duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Në prononcimin për mediat, pasi u paraqit në SPAK, Berisha tha se kontrata e kompanisë është firmosur para se ai […]

The post Berisha: Kur isha unë në pushtet, ‘Bankers’ paguante të gjitha taksat appeared first on BoldNews.al.

‘Bankers’ reagon pas arrestimit të drejtorëve: Kemi investuar 4 mld dollarë në Shqipëri

3 July 2025 at 13:14

Gazeta Si – Pas njoftimit zyrtar nga Prokuroria e Fierit lidhur me 14 masa sigurie të lëshuara për CEO-n aktual të kompanisë dhe ish-drejtues, ka ardhur edhe reagimi i “Bankers Petroleum”. Ajo pretendon se që prej vitit 2004, operacionet e Bankers kanë sjellë “vlera të prekshme”.

“Kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare; kemi siguruar 83% të prodhimit kombëtar të naftës bruto; dhe kemi mbështetur më shumë se 1,500 familje lokale përmes punësimit cilësor. Jemi krenarë në mënyrë të përulur që kemi kontribuar me 730 milionë dollarë në rentën minerare (68.9% e totalit të Shqipërisë) për zhvillimin e sektorit energjetik, 40 milionë dollarë për mbrojtjen e mjedisit dhe 10 milionë dollarë për forcimin e komuniteteve – një trashëgimi që e konsiderojmë të shenjtë”, deklaroi kompania.

Bankers thekson se vazhdon të ketë të pashlyqera pranë autoriteteve tatimore, 36 milionë dollarë rimbursime të TVSH-së.

Duke iu përgjigjur, hetimit të prokurorisë, Bankers thotë se është e përkushtuar të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet shqiptare.

“Jemi në proces të emërimit të një përfaqësuesi të lartë për të garantuar një bashkëpunim të plotë dhe transparencë operacionale. Respektojmë dhe mbështesim të gjitha masat ligjore për të ruajtur standardet rregullatore dhe të integritetit në Shqipëri. Deri më tani, operacionet tona mbeten të qëndrueshme, ekipi ynë bazë është i plotë dhe aktivitetet tona të përditshme vazhdojnë pa ndërprerje të mëdha”, njoftoi Bankers.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Fierit thotë se përgjatë 20 viteve aktivitet tregtar, shteti shqiptar nuk ka përfituar asnjë të ardhur pavarësisht sasisë së naftës të nxjerrë nga zona Patos-Marinëz-Fier.

Sipas organit të akuzës, kompania ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetër të rezultojë me humbje.

The post ‘Bankers’ reagon pas arrestimit të drejtorëve: Kemi investuar 4 mld dollarë në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

Kanadezët paguajnë më shumë taksa se për ushqim, banesë dhe veshje së bashku

By: gaze tare
3 July 2025 at 09:18

Një raport i fundit ka zbuluar se taksat janë shpenzimi më i madh për shumicën e familjeve kanadeze, duke tejkaluar madje edhe nevojat bazë të jetesës.

Sipas të dhënave, një familje mesatare në Kanada fiton rreth 109,000 dollarë në vit. Prej tyre, gati 47,000 shkojnë për taksa, ose 43% e të ardhurave, më shumë sesa shpenzohet për ushqim (11%), strehim (22%) dhe veshje (2.5%) të marra së bashku.

Ekspertët theksojnë se ky raport ngre pyetje serioze mbi qëndrueshmërinë financiare dhe ngarkesën fiskale që mbajnë qytetarët.

The post Kanadezët paguajnë më shumë taksa se për ushqim, banesë dhe veshje së bashku appeared first on iconstyle.al.

Zyrtarizohet marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali, përfitojnë 200 mijë shqiptarë

1 July 2025 at 09:55

Nga Gazeta ‘SI’ – Nga sot (1 korrik) marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke sjellë një lehtësi të madhe për qindra mijëra qytetarë shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet.

Të gjithë qytetarët mund të bashkojnë periudha e sigurimit në të dy shtetet në mënyrë që të mos humbasin asnjë kontribut, pavarësisht kohës dhe vendit ku janë hedhur. Nëse një shqiptar aplikon në Itali për lidhjen e pensionit, do të jenë institucionet italiane që do të shkëmbejnë informacion me institucionet shqiptare për të bashkuar periudhat e sigurimeve të personit.

Nga kjo marrëveshje mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet apo sigurimet për papunësinë. Po të njëjtat përfitimi i kanë edhe afro 4 mijë italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Sipas vendimit të senatit Italian, kostoja për pensionet e shqiptarëve në vitin 2025, përllogaritet në 51.6 milionë euro dhe deri në vitin 2032 përllogaritet të arrijë në 270 milionë euro.

The post Zyrtarizohet marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali, përfitojnë 200 mijë shqiptarë appeared first on Gazeta Si.

Prokuroria zbardh abuzimin me taksat/ Dy zyrtarë të Bashkisë Korçë nisin gjyqin për favorizime në ndërtim

30 June 2025 at 15:00

Prokuroria pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjithshёm, Korçё pёrfundoi hetimet dhe dёrgon nё gjyq shtetasit Zh. B. dhe E.Gj. pёr kryerjen e veprёs penale “Shpёrdorim i detyrёs” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1061, tё vitit 2022, rezultoi se kёta shtetas me detyrё Drejtoreshë e Drejtorisë së Urbanistikës dhe Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Korçë, tё cilёt pёr shumё vite kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё tё kontrollojnë aplikimet e bёra nga qytetaret apo bizneset pёr pajisjen me leje pёr kryerjen e ndërtimeve tё reja apo punimeve tё tjera ndёrtimore, vlerësimin e dokumentacionit, miratimin e lejes, etj, kanё aplikuar taksë në shkallë me të ulët në 18 raste nga 8%, në 3% dhe 2 raste nga 4% në 3%.

Nё rastin objekt hetimi, pёr ndёrtimin e njё kompleksi me 4 pallate nё lagjen nr.3 tё qytetit tё Korçёs, dy drejtuesit e Urbanistikёs sё Bashkisё Korçë, kanё miratuar lejen e ndёrtimit pёr shfrytёzim si kompleks turistik dhe sbjekti ka paguar taksёn 3% pёr ndikimin nё infrastrukturë per ndertimet e reja, nё njё kohё kur taksa pёr ndikimin nё infrastrukturё pёr ndёrtimet e reja me qёllim banimi, apo njёsi tregtarё shёrbimi, pёr zonёn ansambёl arkitektonik tradicional nё qytetin e Korçёs, ёshtё pёrcaktuar 8% e çmimit tё shitjes pёr metёr katror. Subjekti nuk i ёshtё pёrmbajtur kushteve tё lejes sё ndёrtimit, ka paguar 3% taksёs ndikim nё infrastrukturё, kur duhej tё paguante 8%, njё shmangie prej 36000 Euro nё vlerё monetare nga Taksa e ndikimit nё infrastrukturё vetёm nga ky subjekt. Shmangia e taksës nga 8% nё 3%, ёshtё bёrё me miratim tё drejtuesve tё Zyrës sё Urbanistikёs Bashkia Korçё.

The post Prokuroria zbardh abuzimin me taksat/ Dy zyrtarë të Bashkisë Korçë nisin gjyqin për favorizime në ndërtim appeared first on Sot News | Lajme.

Trump fiton terren ekonomik/ Kanadaja heq taksën dixhitale për firmat amerikane

30 June 2025 at 09:38

Në fund, Kanadaja u dorëzua përballë presionit të administratës Trump dhe deklaroi se do të heqë taksat që godasin kompanitë teknologjike amerikane. Qëllimi është arritja e një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte ndërprerë bisedimet me Ottawën si hakmarrje.

Drejt marrëveshjes tregtare me Kanadanë

Ministri kanadez i Financave, Francois-Philippe Champagne, njoftoi heqjen e taksës për shërbimet dixhitale (DST) të vendosur mbi kompanitë amerikane, duke theksuar se presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe kryeministri kanadez, Mark Carney, do të rifillojnë negociatat me qëllim arritjen e një marrëveshjeje deri më 21 korrik 2025.
“Kanadaja do të revokojë taksën për shërbimet dixhitale (DST) në pritje të një marrëveshjeje tregtare gjithëpërfshirëse dhe reciprokisht të dobishme me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Ottawës.

Trump kishte njoftuar të premten pezullimin e bisedimeve tregtare me Kanadanë për shkak të vendimit të qeverisë kanadeze për të vazhduar me vendosjen e taksës për shërbimet dixhitale, të cilën ai e quajti “një sulm i drejtpërdrejtë dhe i hapur ndaj vendit tonë”. Zyra e Carney-t konfirmoi se ai dhe Trump kishin folur në telefon të dielën dhe kishin rënë dakord të rifillonin negociatat. Taksimi ishte parashikuar të hynte në fuqi të hënën.

“Njoftimi i sotëm do të mundësojë rifillimin e bisedimeve në funksion të afatit të 21 korrikut 2025, të përcaktuar gjatë samitit të liderëve të G7 që u mbajt këtë muaj në Kananaskis”, deklaroi Carney në një komunikatë.

Kryeministri kanadez takoi Trump në Shtëpinë e Bardhë në maj, në një takim që ai e përshkroi si të sjellshëm, por të vendosur. Më pas, Trump shkoi në Kanada për samitin e G7 në Alberta, gjatë të cilit Carney raportoi se SHBA dhe Kanada kishin vendosur një afat 30-ditor për të ecur përpara me negociatat tregtare.

Një faturë prej 2 miliardë dollarësh

Taksimi do të kishte parashikuar një tarifë prej 3% mbi të ardhurat e gjeneruara nga përdoruesit kanadezë për kompani si Amazon, Google, Meta, Uber dhe Airbnb. Aplikimi do të ishte retroaktiv dhe do të rezultonte në një faturë prej 2 miliardë dollarësh amerikanë për t’u paguar deri në fund të muajit. Marrëdhëniet me Kanadanë kanë qenë të luhatshme, me presidentin amerikan që disa herë ka lënë të nënkuptohet se vendi mund të absorbohej si një shtet i SHBA. Përmes tarifave doganore, Trump ka vendosur taksa prej 50% për çelikun dhe aluminin dhe 25% për automjetet. Gjithashtu, ai aplikoi një taksë prej 10% mbi importet nga shumica e vendeve, por mund të rrisë normat më 9 korrik, në përfundim të periudhës 90-ditore të negociatave të përcaktuar prej tij. Kanadaja dhe Meksika janë gjithashtu subjekt i tarifave speciale deri në 25%, të cilat janë vendosur zyrtarisht për të luftuar trafikun e fentanilit.

The post Trump fiton terren ekonomik/ Kanadaja heq taksën dixhitale për firmat amerikane appeared first on Sot News | Lajme.

Tatimet hetim për 100 influencer shqiptarë. Nuk kanë deklaruar 33 mln euro fitim nga rrjetet sociale

25 June 2025 at 10:58

Nga Gazeta ‘SI’ – Administrata Tatimore ka njoftuar se influencerët shqiptarë nuk kanë deklaruar rreh 33 mln fitime të padeklaruara nga rrjetet sociale.

Autoriteti njofton se drejtoria e Hetimit ka nisur hetim ndaj 100 individëve dhe subjekteve për të ardhurat që kanë fituar në Tiktok, Youtube, Facebook, Instagram etj.

“Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, thotë drejtoria e Tatimeve.

Tiktok ishte platforma më fitimprurëse për influencerët shqiptarë, jo vetëm nga reklamat, por edhe nga dhuratat e ndjekësve aty, që më pas këmbehen në para.

Përfshirja e tyre në regjimin tatimor u miratua në paketën fiskale të vitit 2023, pas konfirmimit se rrjetet sociale ishin një burim serioz të ardhurash.

The post Tatimet hetim për 100 influencer shqiptarë. Nuk kanë deklaruar 33 mln euro fitim nga rrjetet sociale appeared first on Gazeta Si.

Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim

25 June 2025 at 08:54

Ka nisur hetimi për 100 persona/subjekte, pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro të padeklaruara, burimi i të cilave janë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google, PayPal. “Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve […]

The post Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim appeared first on BoldNews.al.

Nuk deklaruan rreth 33 milionë euro të përfituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona

By: V K
25 June 2025 at 09:22

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve, ka nisur hetim për 100 persona/subjekte, pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro të padeklaruara, burimi i të cilave janë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google, PayPal.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara!”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ndërkohë, u bëhet thirrje të gjithë këtyre tatimpaguesve, që të përmbushin detyrimet e tyre sa më shpejt për të shmangur penalitetet.

“Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.
Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

 

The post Nuk deklaruan rreth 33 milionë euro të përfituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona appeared first on Albeu.com.

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

By: Oldi
21 June 2025 at 09:20

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, tha dje se të gjitha 32 vendet anëtare të NATO-s duhet ta përmbushin objektivin për të rritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), përveç Shteteve të Bashkuara. I pyetur nga një gazetar të premten përpara samitit të NATO-s javën e ardhshme në Hagë, […]

The post Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen appeared first on BoldNews.al.

Për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore bizneset do njoftohen edhe nga e-Albania

20 June 2025 at 08:34

Bizneseve, njoftimet për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore përveç komunikimit me postë pritet t’u bëhen edhe përmes e-Albania. Bashkia e Tiranës ka propozuar shtimin e një neni të ri në vendimin e Këshillit Bashkiak që rregullon sistemin e taksave dhe tarifave vendore. Sipas këtij ndryshimi, bizneset do të njoftohen për detyrimet e tyre financiare ndaj bashkisë jo vetëm me postë, por edhe në mënyrë elektronike.

Shtimi i nenit të ri në vendimin “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” përcakton se njoftimet do të kryhen: nëpërmjet shërbimit postar; dhe/ose përmes rrugëve elektronike sipas ligjit për komunikimet elektronike; dhe/ose përmes portalit qeveritar e-Albania.

“Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore për dixhitalizimin dhe kalimin online të shërbimeve, propozohet që komunikimi me subjektet taksapagues të shtrihet edhe nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania, si platforma online më lehtësisht e përdorshme nga qytetarët dhe subjektet tregtarë.

Kjo mënyrë komunikimi propozohet të shtohet krahas komunikimit tradicional me postë, i cili do të vijojë të mbetet kanali kryesor i komunikimit me taksapaguesit e Tiranës në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative dhe legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Në muajin nëntor të 2024 në prag të festive të Nëntorit, sakaq një numër biznesesh në Tiranë ngritën shqetësime për bllokim të padrejtë të llogarive bankare nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, për shkak të mospagimit të një detyrimi shtesë të taksës së ndërtesës që lidhet me ndryshimet e hyrë në fuqi pas korrikut 2023.

Sipas bizneseve, bllokimet e llogarive u kryen pa njoftim të drejtpërdrejtë dhe në periudhë të ndjeshme, përpara festave të nëntorit. Edhe kontabilistët që përfaqësonin këto subjekte pohuan se njoftimet nuk u shfaqen si mesazhe të drejtpërdrejta, por vetëm nëse përdoruesi kërkon manualisht në seksionin e taksave vendore të e-Albania./ Monitor

The post Për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore bizneset do njoftohen edhe nga e-Albania appeared first on Sot News | Lajme.

Për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore bizneset do njoftohen edhe nga e-Albania

By: user7
20 June 2025 at 07:22

Bizneseve, njoftimet për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore përveç komunikimit me postë pritet t’u bëhen edhe përmes e-Albania. Bashkia e Tiranës ka propozuar shtimin e një neni të ri në vendimin e Këshillit Bashkiak që rregullon sistemin e taksave dhe tarifave vendore. Sipas këtij ndryshimi, bizneset do të njoftohen për detyrimet e tyre financiare ndaj bashkisë jo vetëm me postë, por edhe në mënyrë elektronike.

Shtimi i nenit të ri në vendimin “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” përcakton se njoftimet do të kryhen: nëpërmjet shërbimit postar; dhe/ose përmes rrugëve elektronike sipas ligjit për komunikimet elektronike; dhe/ose përmes portalit qeveritar e-Albania.

“Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore për dixhitalizimin dhe kalimin online të shërbimeve, propozohet që komunikimi me subjektet taksapagues të shtrihet edhe nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania, si platforma online më lehtësisht e përdorshme nga qytetarët dhe subjektet tregtarë.

Kjo mënyrë komunikimi propozohet të shtohet krahas komunikimit tradicional me postë, i cili do të vijojë të mbetet kanali kryesor i komunikimit me taksapaguesit e Tiranës në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative dhe legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Në muajin nëntor të 2024 në prag të festive të Nëntorit, sakaq një numër biznesesh në Tiranë ngritën shqetësime për bllokim të padrejtë të llogarive bankare nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, për shkak të mospagimit të një detyrimi shtesë të taksës së ndërtesës që lidhet me ndryshimet e hyrë në fuqi pas korrikut 2023.

Sipas bizneseve, bllokimet e llogarive u kryen pa njoftim të drejtpërdrejtë dhe në periudhë të ndjeshme, përpara festave të nëntorit.

Edhe kontabilistët që përfaqësonin këto subjekte pohuan se njoftimet nuk u shfaqen si mesazhe të drejtpërdrejta, por vetëm nëse përdoruesi kërkon manualisht në seksionin e taksave vendore të e-Albania./ Monitor

The post Për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore bizneset do njoftohen edhe nga e-Albania appeared first on Lapsi.al.

Për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore bizneset do njoftohen edhe nga e-Albania

By: D Marku
20 June 2025 at 08:28

Bizneseve, njoftimet për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore përveç komunikimit me postë pritet t’u bëhen edhe përmes e-Albania. Bashkia e Tiranës ka propozuar shtimin e një neni të ri në vendimin e Këshillit Bashkiak që rregullon sistemin e taksave dhe tarifave vendore. Sipas këtij ndryshimi, bizneset do të njoftohen për detyrimet e tyre financiare ndaj bashkisë jo vetëm me postë, por edhe në mënyrë elektronike.

Shtimi i nenit të ri në vendimin “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” përcakton se njoftimet do të kryhen: nëpërmjet shërbimit postar; dhe/ose përmes rrugëve elektronike sipas ligjit për komunikimet elektronike; dhe/ose përmes portalit qeveritar e-Albania.

“Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore për dixhitalizimin dhe kalimin online të shërbimeve, propozohet që komunikimi me subjektet taksapagues të shtrihet edhe nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania, si platforma online më lehtësisht e përdorshme nga qytetarët dhe subjektet tregtarë.

Kjo mënyrë komunikimi propozohet të shtohet krahas komunikimit tradicional me postë, i cili do të vijojë të mbetet kanali kryesor i komunikimit me taksapaguesit e Tiranës në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative dhe legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Në muajin nëntor të 2024 në prag të festive të Nëntorit, sakaq një numër biznesesh në Tiranë ngritën shqetësime për bllokim të padrejtë të llogarive bankare nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, për shkak të mospagimit të një detyrimi shtesë të taksës së ndërtesës që lidhet me ndryshimet e hyrë në fuqi pas korrikut 2023.

Sipas bizneseve, bllokimet e llogarive u kryen pa njoftim të drejtpërdrejtë dhe në periudhë të ndjeshme, përpara festave të nëntorit.

Edhe kontabilistët që përfaqësonin këto subjekte pohuan se njoftimet nuk u shfaqen si mesazhe të drejtpërdrejta, por vetëm nëse përdoruesi kërkon manualisht në seksionin e taksave vendore të e-Albania./ Monitor

The post Për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore bizneset do njoftohen edhe nga e-Albania appeared first on Albeu.com.

25% e makinave në Shqipëri me taksa të papaguara, debitorët i kanë lënë “rrugëve”

16 June 2025 at 17:12

Për makinat që nuk janëpërdorim, por janë te parkuara neper rruge ose blloqe banimi, taksat e prapambetura kane arritur vlerën 17 mld leke. Shifra është e lartë, pasi numri i mjeteve rezulton mbi 255 mije.

Afro 1 në 4 makina në Shqipëri rezulton se nuk ka kryer kontroll teknik e për pasojë ka edhe taksa të papaguara.

I gjithë borxhi, ndër vite për 255 mijë makinat në fjalë, rezulton 17 mld lekë, ose 174 mln euro. Dështimi në mbledhjen e këtyre detyrimeve vjen si pasojë e mosndëshkimit proporcional nga ana autoriteve.

Shumë prej debitorëvë, i kanë lënë makinat të pa regjistruara në mjedise publike, në rrugë dhe sheshe pallatesh, të pa shqetësuar për masat.

Së fundi, Tatimet kanë njoftuar se debitorët do të jenë në lupën e tyre, ndërsa Drejtoria e Transportit Rrugor thotë se ka procedura për çregjistrim të përkohshëm të mjetit, me qëllim pezullimin e detyrimeve.

Cilido individ që ka në plan që për një periudhë kohe të mos e përdorë mjetin, ai ka të drejtë të aplikojë për çregjistrim të përkohshëm, dhe në këtë mënyrë shmang detyrimet e përllogaritura.

Çregjistrimi i përkohshëm lidhet edhe me emigrantët të cilët janë posedues të një mjeti, por që nuk e përdorin gjatë gjithë vitit. Ndërkohë për çregjistrim i përhershëm kërkon që mjeti të paguajë të gjithë detyrimet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 25% e makinave në Shqipëri me taksa të papaguara, debitorët i kanë lënë “rrugëve” appeared first on Euronews Albania.

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë parashikon paketa e re

16 June 2025 at 09:45

Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore në përkrahje të shtresave në nevojë. Në paketën e masave propozohet ulje 50% e taksës për infrastrukturën arsimore dhe tarifën e pastrimit për bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë apo përjashtim prej tyre për shoqatat e krijuara nga pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara.

Masat janë propozuar përmes projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar që para shqyrtimit për miratim do të publikohet edhe për konsultim publik. Konkretisht në projektvendim propozohet mbështetje për gratë kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë. Për këtë kategori është propozuar që subjektet e krijuara prej tyre të përfitojnë: 50% ulje të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe 50% ulje të tarifës së pastrimit.

“Do të lehtësohen nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në masën 50% bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shume fëmijë, vetëm pas depozitimit të certifikatës familjare dhe ekstraktit historik të regjistrit tregtar me të dhënat e subjektit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, theksohet në relacion.

Propozohet po ashtu edhe përjashtim nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe tarifa e pastrimit për shoqatat e pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuara (PAK). Sipas relacionit të projektvendimit përfitimi do të bëhet efektiv pas dorëzimit të dokumentacionit ligjor që vërteton përbërjen e shoqatës.

“Për të përfituar nga ky përjashtim përfaqësuesi juridik i shoqatës depoziton pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, vendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit është regjistruar shoqata dhe dokumentin shoqërues që vërteton statusin e pensionistit apo të personit me aftësi të kufizuara sipas rastit”, citohet në relacion.

Në projektvendim propozohet edhe ulje e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet publike

Për të nxitur ndërtimet publike me interes qytetar, është propozuar edhe reduktim nga 4% në 2% i taksës së ndikimit në infrastrukturë për investime publike me pronësi shtetërore.

Në projektvendim ndër të tjera është propozuar edhe shfuqizimi për lehtësinë fiskale për 30% bizneset e ngritura nga romët dhe egjiptianët dhe për ato biznese, në të cilat numri i të punësuarve romë dhe egjiptianë zë mbi 30% të numrit total të të punësuarve.

Ulja e taksës është miratuar fillimisht me vendim të Këshillit të Ministrave, ndryshime të cilat u reflektuan edhe në vendimin nr. 35, datë 28.03.2024, të Këshillit Bashkiak.

Por është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi, pasi nga Drejtoria e Taksës së Pasurisë është vlerësuar se bie ndesh me nenin 155 të Kushtetutës, që kërkon që çdo lehtësi fiskale të jetë e parashikuar me ligj, dhe jo me vendime nënligjore./ Monitor

The post Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë parashikon paketa e re appeared first on Sot News | Lajme.

Lista/ Tatimet publikojnë referencat e pagave për punonjësit e turizmit: Nëse janë më të ulëta, hetim të thelluar

14 June 2025 at 11:51

Nga Gazeta Si – Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave “referencë”për sektorin e turizmit, në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal.

Në bazë të listës, Tatimet do të analizojnë pagat e punonjësve të regjistruar në subjektet e turizmit.

Çdo tatimpagues që pagën e punonjësit të tij të deklaruar, për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme me to, do ta ketë nën nivelin e pagës indikative, do të konsiderohet me risk dhe do të bëhet objekt i verifikimeve të thelluara.

Edhe pse gjatë fushatës, të majtët në qeveri premtuan “paqe fiskale” ku ndër të tjera përfshihej edhe reduktimi i kontrolleve tatimore nëpër biznese, nuk ka ende një vendim. Premtimet për paqe kanë krijuar konfuzion edhe në pagesat e taksave, ku vetëm në muajin maj borxhi tatimor u rrit me 47 mln euro.

Në një njoftim të mëhershëm, Tatimet theksuan se deri në miratimin e një pakete “paqe fiskale” nga qeveria, taksapaguesit duhet të paguajnë çdo detyrim që kanë.

The post Lista/ Tatimet publikojnë referencat e pagave për punonjësit e turizmit: Nëse janë më të ulëta, hetim të thelluar appeared first on Gazeta Si.

❌
❌