Partia Demokratike rikthen sërish shqetësimet për anomalitë në menaxhimin dhe administrimin e pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.
Sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjelit, krahas shkeljeve ligjore të denoncuara, nga të dhënat e tenderave rezulton krijimi i monopoleve nga subjekte të preferuara, që lidhen me zyrtarë apo ish-zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbi 800 inxhinierë pyjesh janë pa punë dhe nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre.
Nga analiza e Open Procurement vihet re se procedurat për “Hartimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor” i jepen pak operatorëve të lidhur:
“Lurimi” shpk, në pronësi të ish-kreut të IKMT-së Dibër, Lutfi Miftari (i akuzuar për korrupsion), ka përfituar mbi 1 milion euro nga bashki të ndryshme në Shqipëri.
“Diava Consulting” shpk, me pronare Vjollca Diku, ish-Drejtoreshë në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ka përfituar mbi 600 mijë euro.
Të tjera subjekte të lidhura si “Deja” shpk dhe “Arabel Studio shpk”, e fundit me pronare Ana Nishku, e arrestuar nga SPAK për tenderin e bashkisë Bulqizë.
Ekspertët e pyjeve nga strukturat e PD-së kanë denoncuar se planet e mbarështimit thjesht kopjohen nga planet e vjetra, pa verifikime në terren, dhe pa materializim në mënyrë profesionale të kufijve dhe sipërfaqeve pyjore.
Gjithashtu mungojnë raportet e monitorimit nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve, dhe shpenzimet për këto plane janë shumë të larta, pa përditësime reale në kadastrën pyjore.
Pavarësisht këtyre konstatimeve, ministrja e linjës, Mirela Kumbaro (Furxhi), nuk ka marrë masa, ndaj PD kërkon nga organet e hetimit që të nisin menjëherë procedurat për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve.
“Pasuria kombëtare është e shqiptarëve, jo e ministrave, drejtorëve apo zyrtarëve të kësaj qeverie të korruptuar,” përfundon Genta Vangjeli.
denoncim pd
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Nuk është hera e parë që PD ngre zërin për anomalitë që lidhen me administrimin dhe menaxhimin pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura.
Krahas anomalive ligjore të krijuara dhe denoncuara, nga të dhënat e administruara nga e tenderave vërehet krijimi i monopoleve nga subjekte preferencialë të lidhur me zyrtarë apo ish zyrtarë shtetërorë, ndërkohë që mbi 800 inxhinierë pyjesh janë pa punë, duke u privuar nga e drejta për të ushtruar profesionin e tyre qoftë dhe në mënyrë private.
Sipas Open Procurement konstatohet se procedurat e prokurimit me objekt ‘Hartimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor për ekonominë pyjore në zona të ndryshme’, shkojnë tek një grusht operatorësh.
Kryeson subjekti ‘Lurimi’ shpk në pronësi të ish-kreut të IKMT-së Dibër, Lutfi Miftari i akuzuar për korrupsion. Ky subjekt sipas Open Corporates ka përfituar mbi 1 milion euro (me TVSH) nga bashkitë e Prrenjas, Bulqizë, Shkodër, Cërrik, Tepelenë, Tiranë, Pogradec, Dropull, Përmet etj.
Subjekt tjetër ‘Diava Consulting’ shpk me pronare znj. Vjollca Diku e cila ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës në administratën shtetërore pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Ky subjekt sipas Open Corporates ka përfituar mbi rreth 600 mijë euro (me tvsh) nga bashkitë Shkodër dhe Tiranë.
Subjekte të tjerë ‘Deja’ shpk (Haziz Porja) dhe ‘Arabel Studio shpk’ e kjo e fundit në pronësi të znj. Ana Nishku, akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, e cila ka qenë një nga të arrestuarit e SPAK për tenderin e bashkisë Bulqizë që penalizoi Lefter Allën.
Ekspertët e pyjeve, pjesë e strukturave të PD, kanë denoncuar se: Planet thjesht kopjohen nga ish planet e vjetra të mbarështimit të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, duke evituar matjet dhe grumbullimin e të dhënave në terren;
Është e pa mundur që një subjekt të hartojë 2-3 apo 4 plane mbarështimi në një vit. Nëse vizitohet terreni për verifikimin e punimeve të kryera nuk gjendet asnjë shenjë ndarëse e ekonomive, ngastrave dhe n/ngastrave sipas kërkesave të manualit; (Ku të jenë materializuar në terren kufijtë me bojë të kuqe dhe tabela me numrat e ngastrave apo n/ngastrave).
Nuk gjenden sipërfaqet prove të inventarizimit të grumbujve pyjor të materializuar në terren; (Ku numri i sipërfaqeve prove për inventarizim të grumbujve pyjore, për një ekonomi pyjore varion nga 2000 – 3500 apo me shumë sipërfaqe, realizimi i të cilave kërkon kohë dhe staf profesional).
Mungojnë raporte e monitorimit në terren nga strukturat e Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit. (Agjencia Kombëtare Pyjeve); Shpenzimet për hartimin e këtyre planeve janë marramendëse, ato përgjithësisht janë të papërditësuara në kadastrën e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar, (Inxhinierët që kanë marrë pjesë në këto studime).
Duke qenë se Ministrja e linjës Mirela Kumbaro (Furxhi) nuk ka reaguar për të marrë masa lidhur me këto konstatime, Partia Demokratike kërkon nga organet e hetimit të nisin menjëherë procedurat ligjore për identifikimin dhe penalizimin e shkelësve të ligjit. Pasuria kombëtare është e shqiptarëve, nuk është as e ministrit as e drejtorëve as e zyrtarëve të kësaj qeverie të korruptuar.
The post Denoncim/ Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, ja si ish-zyrtarët fitojnë tendera (Dokumenti) appeared first on Sot News | Lajme.