Cilat shenja të zodiakut mund t’i shërojnë vetë plagët e tyre?
Jo të gjithë bien njësoj kur rrëzohen dhe jo të gjithë ngrihen në të njëjtën mënyrë. Disa shenja të horoskopit kanë një aftësi të rrallë: të ecin përmes dhimbjes, ta përballojnë errësirën dhe ta shndërrojnë atë në forcë. Akrepi, Bricjapi, Virgjëresha dhe Ujori janë ndër shenjat që nuk kërkojnë një shpëtimtar, sepse bëhen vetë shpëtim i vetes.
Akrepi – Feniksi që rilind nga hiri
Një nga simbolet e Akrepit është pikërisht Feniksi, zogu mitik që digjet dhe rilind nga hiri i vet. Akrepi tërhiqet, dhemb thellë, e fajëson veten më shumë seç duhet… por pikërisht aty, në fund, ai gjen fuqinë për t’u ngritur. Ndryshon rrënjësisht, forcohet dhe del në sipërfaqe si një version më i fuqishëm edhe nëse dhimbja e tij mbetet e pranishme. Ai nuk harron, por mëson dhe ngjitet lart.
Bricjapi – Qëndrueshmëria e heshtur
Bricjapi nuk ikën për t’u fshehur dhe nuk kërkon mëshirë. Ai përballon gjithçka me durim, qetësi dhe një zemër që nuk e tregon lehtë dhimbjen. Humbjet dhe fitoret i përjeton me të njëjtin stoicizëm. Shërohet me kalimin e kohës, përmes reflektimit dhe përballjes së heshtur. Dhe kur ngrihet sërish, e bën falë forcës së tij të brendshme, jo ndihmës nga jashtë.
Virgjëresha – Shëruesi që shpesh harron veten
Virgjëresha është natyrshëm një shërues: analizon, kupton, vepron. Nëse vuan, askush nuk e kupton menjëherë. Ajo fokusohet në dhimbjen e vet me një qetësi të ftohtë dhe kërkon zgjidhje praktike. Nëse duhen masa të rënda, ajo nuk heziton. Por shpesh, duke qenë kaq e përqendruar në procesin e zgjidhjes, harron të kujdeset për veten, dhe e kupton vonë se sa shumë ka vuajtur ndërkohë.
Ujori – Liria që shëron
Ujori është një shenjë e veçantë, shpesh e keqkuptuar. Kur përballet me dhimbjen, ai e distancon veten nga të tjerët për të rigjetur ekuilibrin e brendshëm. Vendos kufij të qartë dhe e ndan veten nga gjithçka që i shkakton dëm. Ai shërohet duke ndryshuar perspektivën, fillimisht të mendjes, pastaj të shpirtit. Dhe nëse një lidhje apo situatë është pjesë e problemit, Ujori nuk ngurron ta largojë atë plotësisht nga jeta.
The post Cilat shenja të zodiakut mund t’i shërojnë vetë plagët e tyre? appeared first on iconstyle.al.