Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dy shenjat që Luani “s’i sheh dot me sy” (edhe pse s’e pranon kurrë)

By: gaze tare
30 July 2025 at 12:10

Sezoni i Luanit është on fire dhe kjo shenjë di të bëjë zhurmë, të shkëlqejë dhe të lërë përshtypje kudo. Por edhe luani ka listën e zezë edhe pse kurrë s’e pranon hapur.

Ujori – Pavarësia ekstreme e Ujorit, mungesa e dramës dhe ftohtësia e tyre mund ta çmendin Luanin, që kërkon vëmendje dhe emocione të mëdha. Për Luanin, Ujori është “aq i paangazhuar sa duket sikur as nuk ekziston”.

Akrepi – Ky duo përplaset fort: të dy duan kontrollin, por në mënyra të ndryshme. Luani është “mbret i skenës”, ndërsa Akrepi vepron në hije. Rezultati? Një betejë e heshtur, me shumë krenari dhe zero kompromis.

Dhe mos harroni: Edhe kur s’të do, Luani do të sigurohet që ta dish.

The post Dy shenjat që Luani “s’i sheh dot me sy” (edhe pse s’e pranon kurrë) appeared first on iconstyle.al.

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

By: Elva
23 July 2025 at 22:32

Muaji gusht 2025 nuk është vetëm koha e pushimeve, por për disa shenja të zodiakut, është edhe periudha më me fat e vitit. Sipas astrologëve, katër shenja do të ndihen veçanërisht të favorizuara nga yjet gjatë këtij muaji – me energji pozitive, mundësi të reja dhe ndryshime të rëndësishme. Zbuloni më poshtë nëse shenja juaj […]

The post Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht appeared first on BoldNews.al.

Luani, një shenjë që bart në vetvete një hijeshi mbretërore dhe një zjarr të pashuar në shpirt

By: berti
22 July 2025 at 09:06

LUANI (23 Korrik – 22 Gusht) Karakteristikat dalluese të femrave dhe meshkujve luan Kur Dielli e shenjon qiellin e verës, lind Luani, një shenjë që bart në vetvete një hijeshi mbretërore dhe një zjarr të pashuar në shpirt. Në këtë shenjë të Zodiakut, gërshetohen forca e zemrës, fisnikëria dhe dëshira për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Luanët, qofshin femra apo meshkuj, nuk mund t’i…

Source

3 shenjat që po e kthejnë javën në favorin e tyre

By: gaze tare
16 July 2025 at 13:28

Luani – Koha jote ka ardhur! Jo vetëm që të gjithë duan të jenë rreth teje, por edhe universi është në krahun tënd. Një mundësi e artë në karrierë ose një “jo” që kthehet në “po” do të të japë vetëbesim të ri. Jepi!

Peshorja – Harmonia që ke kërkuar më në fund po merr formë. Në lidhje apo në miqësi, dikush të kupton më mirë se kurrë. Lejo veten të pranosh dashurinë dhe mirësinë pa dyshim. Ti e meriton.

Shigjetari – Me Jupiterin që të favorizon, ndodh një kthesë që s’e kishe planifikuar, por që të shkon për shtat. Mund të marrësh një mesazh që të ndez zemrën ose një ide që të ndez ambicien. Mos rri duarkryq!

The post 3 shenjat që po e kthejnë javën në favorin e tyre appeared first on iconstyle.al.

Luan malor në mes të New Yorkut? Alarmohen banorët pas publikimit të një videoje

13 July 2025 at 13:59

Një ulërimë e fortë i tronditi banorët në Rochester.

Një shfaqje e mundshme e një luani malor në veri të New Yorkut shkaktoi një urdhër për izolim këtë javë, duke alarmuar zyrtarët lokalë dhe duke shkaktuar panik te banorët.

Curtis Jones u përball me luanin e frikshëm – i cili u dokumentua për herë të fundit në New York në vitin 2011 – ndërsa po ecte në rrugë.

“E pashë. Në kokën time mendova se duhet të iki. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë … vetëm në filma”, tha Jones.

Policia e Rochesterit mori vesh për një video në rrjete sociale që duket se tregon luanin e madh.

Gjithashtu mori telefonata nga banorë të shqetësuar që kishin frikë se edhe ata e kishin parë.

U lëshua menjëherë një urdhër për strehim në vend – por më vonë u hoq pasi policia nuk mundi ta verifikonte luanin e madh.

Zyra e Sherifit të Qarkut Monroe ndihmoi hetimin duke fluturuar një dron ajror rreth zonës, por pa sukses.

Kopshti Zoologjik i Parkut Seneca, i cili ndodhet në Rochester, tha se asnjë nga kafshët e tij nuk kishte ikur.

Departamenti Shtetëror i Ruajtjes së Mjedisit po hetonte gjithashtu, dhe në një deklaratë tha se bazuar në videon, kafsha duket se mund të jetë një luan mali. /Telegrafi/

The post Luan malor në mes të New Yorkut? Alarmohen banorët pas publikimit të një videoje appeared first on Telegrafi.

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

By: Elva
11 July 2025 at 23:07

Dashi Do keni debate te zjarrta gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar. Beni kujdes me çdo fjale qe do nxirrni nga goja. Beqaret do kenë një dite mjaft romantike dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Do iu duket vetja si ne ëndërr. Financat do […]

The post Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025 appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

By: Elva
10 July 2025 at 23:00

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës, takime të reja janë në horizont dhe ju tashmë i keni dhënë fund marrëdhënieve që nuk ju interesonin më. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 11 korrik 2025), […]

The post Horoskopi ditor, 11 korrik 2025 appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor, 10 Korrik 2025

By: Elva
9 July 2025 at 22:58

Dashi Ndryshe nga sa mund ta kishit menduar, kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e jashtëzakonshme dhe mjaft emocionuese. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë e nxehtë. Do dashuroheni si të çmendur me partnerin tuaj dhe do ndiheni vërtet si në një botë tjetër. Ju beqarët nuk do […]

The post Horoskopi ditor, 10 Korrik 2025 appeared first on BoldNews.al.

Nga arratia te vrasja pasi sulmoi një familje, polemika për luanin Zeus në Turqi

By: Besnik
6 July 2025 at 19:21

Një luan mashkull i quajtur Zeus u arratis nga kafazi në parkun e kafshëve në Manavgat të Antalias.

Luani sulmoi një familje që po qëndronte në një fushë aty pranë, duke plagosur lehtë një burrë ndërsa pas ngjarjes, luani u vra.

Por ky veprim ka shkaktuar debate të ashpra në mediat sociale dhe komunitetin, ku disa mendojnë se kafsha duhej vetëm të drogohej dhe jo të vritej.

Autoritetet turke kanë nisur procedurat ligjore në përputhje me Kodin Penal dhe janë duke zhvilluar një hetim të plotë sipas Ligjit për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Rregullores për Kopshte Zoologjike dhe Parqe të Jetës së Egër.

Antalya Manavgat’ta hayvan parkından kaçıp bir kişiyi yaralayan aslan, ekipler tarafından yakalandı ve tekrar parka teslim edildi.pic.twitter.com/u6GNPLTnyo

— Farkında (@FarkindaX) July 6, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nga arratia te vrasja pasi sulmoi një familje, polemika për luanin Zeus në Turqi appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

By: Elva
6 July 2025 at 17:39

Momente paniku janë regjistruar në qytetin Manavgat të Antalias, ku një luan mashkull me emrin Zeus ka dalë nga kafazi në një park të kafshëve dhe ka sulmuar një familje që po flinte në një fushë aty pranë. Si pasojë e sulmit, një burrë mbeti i plagosur lehtë. Pas incidentit, luani u vra nga autoritetet […]

The post VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë appeared first on BoldNews.al.

3 shenjat që do ndriçojnë këtë javë sipas horoskopit!

By: gaze tare
9 June 2025 at 15:37

Fati është gati t’ju trokasë në derë – veçanërisht nëse jeni një nga këto 3 shenja! Me energjitë e reja planetare, disa prej jush do përjetojnë një ngritje në dashuri, financa apo vendime që kishit kohë që i prisnit. A jeni mes tyre?

Dashi
Vetëbesimi yt do flasë para teje! Takime të reja, vendime të guximshme dhe një ndjesi triumfi do të të shoqërojë çdo ditë të javës. Kujdes vetëm që të mos djegësh ura pas shpine!

Luani
Paratë janë rrugës! Mund të mos bjerë shi me euro, por do kesh mundësi konkrete për të rritur të ardhurat ose për të investuar me zgjuarsi. Dhe mos harro: karizma jote është mjeti yt më i fortë.

Peshorja
Javë ideale për zemrën. Një bisedë, një mesazh apo një takim do të rikthejë emocionet që i kishe harruar. Nëse je në një lidhje, prit surpriza të ëmbla – dhe ndoshta një plan që do t’ju afrojë më shumë.

The post 3 shenjat që do ndriçojnë këtë javë sipas horoskopit! appeared first on iconstyle.al.

Pas një periudhe në hije, vjen momenti i kthesës për këtë shenjë

By: gaze tare
17 May 2025 at 12:19

Fundjava sjell një ndryshim të ndjeshëm në energjinë e Luanit, një prej shenjave më karizmatike të zodiakut. Pas disa ditësh të mbushura me angazhime, tensione të fshehura dhe ndjenja të pashprehura, tani vjen momenti për t’u çliruar. Hëna pozicionohet në mënyrë harmonike me shenjën tuaj dhe Dielli – planeti që ju udhëheq – krijon një kënd të fuqishëm që sjell më shumë energji, vëmendje dhe një nevojë për të treguar veten.

Luani do të ndiejë se është koha për të dalë nga hija, për të rimarrë kontrollin dhe për të qenë në qendër të vëmendjes. Nëse gjatë javës jeni ndjerë të padukshëm ose të nënvlerësuar, kjo fundjavë ju jep mundësinë të tregoni anën tuaj më të gjallë dhe më të bukur.

Mos u çudisni nëse ndiheni të frymëzuar për të dalë me miqtë, për të organizuar diçka spontane apo për të bërë një postim në rrjete sociale që merr më shumë reagime se zakonisht. Kjo është fundjava ku jeni në elementin tuaj: të dukshëm, të sigurt dhe të parezistueshëm.

Në dashuri, pritet një moment interesant: dikush mund t’ju ketë vëzhguar nga larg dhe tani është gati të afrohet. Mos bëni sikur nuk e vini re – por as mos u ngutni. Luani di si ta mbajë ritmin elegant.

Këshilla për fundjavën? Bëhu vetja. Sapo ta bësh këtë, gjithçka tjetër vjen vetë.

The post Pas një periudhe në hije, vjen momenti i kthesës për këtë shenjë appeared first on iconstyle.al.

Kur vetëbesimi bëhet magji: Shenja që këtë javë i ka yjet me vete

By: gaze tare
15 May 2025 at 15:22

Nëse keni ndjerë se diçka brenda jush po ndizet sërish, mos u habisni – është ndikimi i yjeve tek Luani, një nga shenjat më të forta, por shpeshherë më keqkuptuara të zodiakut.

Këtë javë, Luani nuk ka më ndërmend të zvogëlojë veten për t’i bërë të tjerët të ndihen rehat. Me energjinë e Marsit që ndriçon shtëpinë e vetëbesimit dhe komunikimit, Luanët do ndihen gati të flasin troç, të kërkojnë vendin e tyre dhe… të mos u kërkojnë falje askujt për këtë.

Shumë Luanë do ndiejnë një shtysë të fortë për të bërë ndryshime në jetën profesionale – mund të jetë momenti që të kërkojnë promovimin që meritojnë ose të nisin një projekt të ri ku shkëlqimi i tyre natyral të vihet më në pah.

Në dashuri, ata që i qëndruan vetes besnikë, mund të marrin një surprizë – dikush që dikur s’i vlerësonte, tani s’i heq dot sytë. Karma po punon me orar të zgjatur.

The post Kur vetëbesimi bëhet magji: Shenja që këtë javë i ka yjet me vete appeared first on iconstyle.al.

Irakiani e bleu luanin me qëllim rritjen dhe zbutjen e tij në shtëpi, kafsha e egër e sulmon për vdekje

12 May 2025 at 23:32

Një burrë u sulmua për vdekje nga luani i tij vetëm disa ditë pasi e bleu kafshën për ta mbajtur në kopshtin e tij.

Një banor i Najafit, në jug të Irakut, u sulmua tmerrësisht nga grabitqari përpara se ai të hante pjesën më të madhe të trupit të tij të enjten, transmeton Telegrafi.

“Sot në një kopsht në qytetin Kufa në Najaf, një qytetar u sulmua nga një luan në kopshtin e tij dhe vdiq menjëherë”, tha Mufid Tahir, zëdhënës i policisë së Najafit, për faqen lokale të lajmeve Rudaw.

Ai shtoi se për shkak se luani kishte ngrënë një pjesë të madhe të trupit të burrit dhe për shkak se kafsha refuzoi të linte mbetjet, duhej të vritej.

Viktima, 50-vjeçari Aqil Fakhr al-Din, thuhet se kishte mbajtur luanë dhe kafshë të tjera të egra në kopshtin e tij për disa vite, sipas Tahirit.

Por të enjten, grabitqari nisi një sulm të papritur ndaj trajnerit të tij përpara se ta sulmonte me egërsi për vdekje dhe ta përpinte.

Një nga fqinjët e viktimës thuhet se ndërhyri dhe e qëlloi luanin me një pushkë Kalashnikovi, duke e vrarë atë me shtatë plumba, sipas raportimeve të televizionit lokal.

Por kur luani u vra, ishte tepër vonë për al-Din. Ai u transferua menjëherë në spitalin e Qytetit Al-Sadr në Najaf, por nuk mbijetoi për shkak të shkallës së lëndimeve të tij.

Imazhet e tmerrshme treguan burrin e mbuluar me gjak ndërsa ishte shtrirë në një shtrat spitali, dhe një hetim zyrtar thuhet se është hapur gjithashtu për rrethanat e incidentit.

Një video e luanit të ngordhur në kopsht po bën xhiro në mediat sociale, duke ngritur shqetësime se si al-Din ishte në gjendje ta mbante kafshën e egër në pronën e tij.

Sipas raportimeve lokale, viktima e kishte blerë luanin me qëllim rritjen dhe zbutjen e tij në shtëpi.

Iraku vazhdon të përballet me trafikimin e përhapur të paligjshëm të kafshëve të egra, një problem i përkeqësuar nga vitet e konfliktit, zbatimi i dobët i ligjit dhe kërkesa e lartë për specie të rralla.

Gjuetarët e paligjshëm dhe kontrabandistët shfrytëzojnë rregullisht mungesën e rregulloreve në vend, duke synuar skifterët nga fushat jugore dhe zogjtë e dhelprat nga malet e largëta të rajonit të Kurdistanit.

Pavarësisht nënshkrimit të Konventës për Mbrojtjen e Kafshëve në vitin 2014, e cila synon të frenojë tregtinë globale të kafshëve të egra, Iraku mbetet një pikë e nxehtë si për eksportin e specieve vendase ashtu edhe për kontrabandën e kafshëve ekzotike për shitje në tregun e zi. /Telegrafi/

The post Irakiani e bleu luanin me qëllim rritjen dhe zbutjen e tij në shtëpi, kafsha e egër e sulmon për vdekje appeared first on Telegrafi.

Nëse njihni dikë që mendon se është personazhi kryesor… kontrolloni datën e lindjes!

28 April 2025 at 17:53

Ja cila shenjë mbretëron në qendër të vëmendjes!

Edhe pse është e rëndësishme të besojmë në veten tonë, disa njerëz priren të tejkalojnë kufijtë e vetëbesimit të shëndetshëm.

Pavarësisht nëse vazhdimisht mburren se sa të suksesshëm janë, refuzojnë të dëgjojnë dikë tjetër duke folur për suksesin e tyre, duke kërkuar që ta kenë të gjithë vëmendjen për vete.

Sidoqoftë, nëse po pyesni veten pse disa njerëz janë pak më “të dashuruar me veten”, hidhini një sy tabelës së tyre astrologjike.

Nëse ata kanë planetë në shenjën e Luanit, atëherë ndoshta besimi i tepërt i tyre është i justifikuar – së bashku me karakterin e tyre, le të themi, arrogant.

Lexoni më poshtë për të zbuluar shenjën e zodiakut më të përqendruar tek vetja, e cila shpesh konsiderohet egoiste apo egocentrike.

Luani udhëhiqet nga dielli, i cili përfaqëson egon, ndaj, natyrisht, renditet i pari në listën e shenjave më egocentrike.

Luani është jashtëzakonisht në harmoni me dëshirat dhe nevojat e tij. Kjo shprehet në mënyrë narcisiste, duke konfirmuar stereotipin që ata kërkojnë të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Luanët mendojnë se janë më të mirët nga të gjithë dhe e kanë të vështirë të pranojnë gabimet e tyre. Ata bien lehtë në sy, por nevoja e tyre e jashtëzakonshme për konfirmim, nuk i lejon të jenë vetvetja.

Kjo shenjë përfaqësohet nga Luani, “mbreti i xhunglës”, dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me aftësitë e tyre drejtuese. Zakonisht, bëhen udhëheqës shumë të mirë në ekip, megjithëse egoja shpesh i pengon të zhvillojnë të gjitha aftësitë e tyre. /Telegrafi/

The post Nëse njihni dikë që mendon se është personazhi kryesor… kontrolloni datën e lindjes! appeared first on Telegrafi.

Tragjedi në Kenia, luani sulmon për vdekje një vajzë 14-vjeçare

20 April 2025 at 19:13

Një vajzë 14-vjeçare ndërroi jetë pasi u sulmua nga një luan në periferi të Nairobit, kryeqyteti i Kenias, njoftoi Shërbimi i Kafshëve të Egra të vendit (KWS). Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se Luani e rrëmbeu vajzën nga një kompleks banesash në një fermë pranë Parkut Kombëtar të Nairobit. Një tjetër adoleshent ngriti […]

The post Tragjedi në Kenia, luani sulmon për vdekje një vajzë 14-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Videoja virale e luanit që kafshoi një burrë, policia e Fierit nis hetimet

10 April 2025 at 13:34

Policia e Fierit ka nisur hetimet pas një video të bërë virale në rrjetet sociale, ku shihej një luan duke kafshuar një burrë, rreth të 50-ve, në kokë. Sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur në fshatin Zharrëz, aty ku 52-vjeçari me inicialet A.H., mbante në shtëpinë e tij kafshën e egër.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një kafshë e egër (luan) që kafshon një shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për përcaktimin e përgjegjësisë dhe zbardhjen e rrethanave,” tha policia.

“Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua shtetasi që kishte në pronësi kafshën, A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, për të cilin, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat,” sqaron policia.

Më tej sqarohet se shtetasi A.H. ka deklaruar për hetuesit se kafshën e ka gjetur në rrugë, në Lushnjë, 6 muaj më parë, kur ajo ishte e vogël. 52-vjeçari pretendon se e ka mbajtur këlyshin e luanit në banesën e tij, për disa kohë.

Ai po ashtu ka deklaruar se para 1 muaji e gjysmë, kafsha ka ngordhur dhe videoja që u bë virale në rrjetet sociale pretendohet të jetë e vjetër.

The post Videoja virale e luanit që kafshoi një burrë, policia e Fierit nis hetimet appeared first on Telegrafi.

Zhduket luani i Fierit, policia heton pronarin: E gjeta në rrugë, por më ngordhi

10 April 2025 at 11:42

Policia e Fierit ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj pronarit të luanit që u bë i njohur më rrjetet e sociale pasi kafshoi në qafë një burrë që iu afrua vetë teksa ndodhej brenda rrethimit të një shtëpie.

Pas hetimeve u identifikua shtetasi që kishte në pronësi kafshën, A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, për të cilin, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Shtetasi A. H. ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në Lushnjë, në rrugë, 6 muaj më parë, kur ajo ishte e vogël dhe e ka mbajtur në banesën e tij, për disa kohë. Më tej, ai ka deklaruar se para 1 muaji e gjysmë, kafsha ka ngordhur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Zhduket luani i Fierit, policia heton pronarin: E gjeta në rrugë, por më ngordhi appeared first on Euronews Albania.

Luani që kafshoi një burrë në kokë ndodhet në Fier, policia pritet të largojë kafshën nga banesa

10 April 2025 at 09:49

Prej disa ditësh një video është bërë virale në rrjet, ku shfaqej një luan, i cili kafshoi në kokë një burrë, i cili tentoi ta përkëdhelte.

U desh ndërhyrja në moment e të zotit të luanit, i cili e goditi me shuplakë, duke bërë që kafsha të tërhiqej dhe burri të shpëtonte fatmirësisht pa lëndime serioze.

Mediat raportojnë se luani që u bë viral ndodhet në fshatin Zharrëz të Fierit, ku një familje e mban në banesë si kafshë shtëpiake.

Këtë fakt e dinin të gjithë banorët e zonës, por askush nuk kishte denoncuar tek autoritetet.

Mësohet se policia e Fierit po bashkëpunon me autoritetet për largimin e kafshës nga ambienti i banimit, por edhe ndëshkimin e përgjegjësve sipas ligjit.

Gjithsesi, deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikatë. Mbajtja e një kafshe të egër dhe të rrezikshme si luani në ambiente shtëpie është jo vetëm e papërgjegjshme, por përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë publike. /Telegrafi/

The post Luani që kafshoi një burrë në kokë ndodhet në Fier, policia pritet të largojë kafshën nga banesa appeared first on Telegrafi.

Zbulohet se ku ndodhet luani që kafshoi burrin në kokë, Policia do ta largojë nga banesa

9 April 2025 at 22:31

Prej më shumë se 24 orësh, një video është bërë virale në rrjet, ku shfaqej një luan, i cili kafshoi në kokë një burrë, i cili tentoi ta përkëdhelte. U desh ndërhyrja në moment e të zotit të luanit, i cili e goditi me shuplakë, duke bërë që kafsha të tërhiqej dhe burri të shpltonte […]

The post Zbulohet se ku ndodhet luani që kafshoi burrin në kokë, Policia do ta largojë nga banesa appeared first on BoldNews.al.

❌
❌