Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ironia e Hoxhës: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik…

By: Ardit
9 July 2025 at 10:03

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar legjislaturën e ardhshme në Parlament, teksa tha se do të mbyllen emisionet humoristike, pasi komedia do të jetë në Kuvend. Hoxha deklaroi se në Parlament do të ketë përfaqësues të botës së krimit dhe personazhe që janë nën hetim për korrupsion. Më tej Hoxha theksoi se të gjithë personazhet problematikë, […]

The post Ironia e Hoxhës: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik… appeared first on BoldNews.al.

Vijon ‘saga’ për Konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot tentativa e 44-të’

By: user 11
9 July 2025 at 08:18

Këtë të mërkurë do të mbahet seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas zhvillimeve të fundit, nuk pritet ndonjë ndryshim thelbësor në raport me seancat e mëparshme. Asnjë nga seancat e mëparshme nuk ka përfunduar me sukses për shkak të pamundësisë për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Seanca e kaluar, e mbajtur të hënën, vazhdoi me hedhjen në votim të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përmes votimit të fshehtë, me përbërje të njëjtë si në seancat paraprake.

Edhe kësaj radhe, subjektet politike parlamentare nuk propozuan emra të rinj për këtë komision. Në mungesë të propozimeve për kandidatë për kryetar të Kuvendit, kryesuesi Avni Dehari vendosi ta ndërpresë seancën, duke njoftuar se ajo do të vazhdojë sot, më 9 korrik, në ora 11:00.

The post Vijon ‘saga’ për Konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot tentativa e 44-të’ appeared first on Lapsi.al.

Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend

7 July 2025 at 08:41

Seanca plenare e ditës së enjte përmbylli legjislaturën e 10 të Kuvendit të Shqipërisë ndërkohë që parlamenti i ri do të mblidhet më datë 10 shtator. Në seancën e fundit, mazhoranca miratoi e vetme projektligjet, por janë një numër i madh nismash nga PS e PD, të cilat do të mbeten në arkivat parlamentare pasi […]

The post Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

By: Ardit
3 July 2025 at 22:43

Analisti Afrim Krasniqi është shprehur se kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka hyrë në historinë parlamentare të Europës, pasi përjashtoi 60 deputetë në një seancë të vetme plenare. Krasniqi ku tha se është tejet absurde që të përjashtohen nga seanca plenare 60 deputetë të opozitës njëkohësisht. Krasniqi tha gjithashtu se do të ishte më produktive edhe për […]

The post “Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë appeared first on BoldNews.al.

Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

2 July 2025 at 14:21

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar tanimë 59 nga 140 deputetët e rinj, teksa rinumërimi i disa votave po vijon akoma gati 2 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. 8 nga 12 qarqet e vendit kanë përfunduar zyrtarisht procesin pas ankimeve të opozitës deri në Kolëgjin Zgjedhor dhe KQZ u ka dhënë mandatin deputetëve që do e mbajnë atë deri në 2029.

SEANCA E FUNDIT

Deputetët do të mblidhen ditën e enjte në seancën e radhës plenare.

Në urdhrin e lëshuar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, bëhet me dije se në rendin e ditës do të diskutohet për disa çështje, përfshirë projektligjin për investimet e huaja dhe Strategjinë Kombëtare kundër Dezinformimit.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 26.6.2025.

2. Njoftime.

3. Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.

4. Akti normativ nr. 6 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025″”, i ndryshuar.

5. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”.
6. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike””.

7. Projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”.

8. Projektligji “Për markat tregtare”.

9. Projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”.

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

11. Projektligji “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

12. Projektligji “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.

13. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Рër investimet e huaja”, i ndryshuar.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

The post Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit appeared first on Sot News | Lajme.

Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungese

26 June 2025 at 17:00

Pas një mungese të gjatë në seancat parlamentare, kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kuvend.

Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë, Rama është parë i ulur në vendin e tij, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Pamjet tregojnë teksa bisedon me Ballukun dhe prezenca e tij ka përbërë lajm, duke ditur faktin që kryeministri nuk merr pjesë shpesh në seanca.

Hera e fundit kur kryeministri ka qenë në Parlament është data 18 nëntor 2024 kur prezantoi buxhetin për vitin 2025 dhe bonusin e pensionisteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungese appeared first on Euronews Albania.

Rama paraqitet në Parlament, t’u nxjerr mallin deputetëve të tij

By: user 5
26 June 2025 at 17:09

Në seancën e parafundit për këtë sesion dhe legjislaturë të Kuvendit, kryeministri Edi Rama është shfaqur sot papritmas mes deputetëve në sallë. Nuk dihet përse kjo lëvizje disi e pazakontë po të kemi parasysh sjelljen e Ramës karshi Parlamentit të cilin e ka shpërfillur vazhdimisht. Ndoshta kryeministri ka shkuar në sallë për t’u nxjerr mallin edhe njëherë deputetëve të grupit të tij parlamentar, shumica e të cilëve s’do të jenë më në ato ulëse në shtator. Vendin e tyre do ta zenë Zegjineja, Sara Mila apo Ilva Gjuzi. ©Lapsi.al

The post Rama paraqitet në Parlament, t’u nxjerr mallin deputetëve të tij appeared first on Lapsi.al.

‘Rinumërimi i votave nuk ndryshon rezultatin’, Kikia: Kuvendi do të mbetet i zhurmshëm

18 June 2025 at 17:07

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia është shprehur se procesi i rinumërimit të votave nuk do të ketë ndikim në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. I ftuar në një emision televiziv, Kikia theksoi se, edhe nëse ndodh ndonjë ndryshim mandatesh, ato do të qëndrojnë brenda të njëjtit subjekt politik.

“Kjo është hera e parë që një rinumërim bëhet në rang republike. Tirana dhe Fieri janë qarqet me numrin më të madh të votave. Mund të ketë ndonjë korrigjim me plus ose minus disa dhjetëra vota, ndoshta edhe gabime të rastësishme gjatë numërimit që kanë kaluar vota nga një kandidat tek tjetri. Megjithatë, nuk pres asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar. Edhe nëse ndonjë mandat lëviz, ai do të mbetet brenda të njëjtit subjekt politik,” u shpreh ai.

Sipas Kikias, qëllimi i opozitës nuk është rinumërimi i votave mes kandidatëve të së njëjtës parti, por kundërshtimi ndaj mënyrës si është menaxhuar procesi zgjedhor nga qeveria. Ai theksoi se Partia Demokratike ka ngritur akuza për përdorimin e administratës shtetërore dhe për vendimet qeveritare që, sipas tyre, kanë ndikuar tek elektorati, siç është falja e gjobave.

Në lidhje me legjislaturën e re që pritet të nisë në shtator, Kikia u shpreh skeptik se do të ketë ndryshime në mënyrën e funksionimit të Kuvendit. Sipas tij, parlamenti do të vijojë të jetë i ndarë mes një grupi të vogël deputetësh aktivë dhe një shumice që thjesht voton pa kontribuar në debat.

“Kuvendi do të jetë ai i zakonshmi, i zhurmshëm. Do të ketë rreth 30 deputetë që marrin pjesë në diskutime dhe pjesa tjetër do të jetë vetëm mbushje që ngre kartonin. Konflikti politik do të përshkallëzohet më tej, sepse kemi një opozitë që nuk e njeh rezultatin dhe ka deklaruar se nuk do të mungojë në parlament. Pra, do të kemi një atmosferë edhe më të tensionuar pas zgjedhjeve,” theksoi Kikia.

The post ‘Rinumërimi i votave nuk ndryshon rezultatin’, Kikia: Kuvendi do të mbetet i zhurmshëm appeared first on Sot News | Lajme.

“Shqipëria e fundit për infrastrukturën”, Tabaku: Duhen të paktën 15 vite që të ketë standardet minimale të rajonit

By: Elva
16 June 2025 at 15:24

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në foltoren e Parlamentit u shpreh se Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket infrastrukturës. Ajo u shpreh se vendi ynë ka investimet më të larta në infrastrukturë dhe koston më të lartë të rrugëve, është e fundit sa i përket standardeve dhe përfundimit të rrjetit dhe […]

The post “Shqipëria e fundit për infrastrukturën”, Tabaku: Duhen të paktën 15 vite që të ketë standardet minimale të rajonit appeared first on BoldNews.al.

Noka: Zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në mjedis thellësisht të polarizuar sipas PE-së

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka foli sot për zgjedhjet e 11 majit, duke risjellë në vëmendje disa nga pikat e rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Noka tha, se sipas kësaj rezolute, zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri konsiderohen një farsë zgjedhore që do të turpëronte çdo qeveri gjysmë demokratike, jo më demokratike.

“Një farsë e tillë bën krenarë vetëm regjistrimet dhe narkoshtetet. Makthet e lënies së pushtetit duke marrë në konsideratë atë që do ndodhë pastaj e bën një regjim që zgjedhjet t’i shndërrojë në farsë, por farsë si kjo as ishte menduar ndonjëherë. Më e turpshmja, shteti që duhet të funksionojë për qytetarët u shndërrua në shtet elektoral. Bandat u lartësuan në shkallën sipërore të tyre dhe u shndërruan në kartele për t’i shërbyer farsës dhe tjetërsimit të votës”, tha ai.

Sipas Nokës, “patronazhimi si skemë kriminale, u aplikua tërësisht dhe të gjitha këto shkatërruan zgjedhjet”, ndërsa shtoi se detyra e opozitës është që të bëjë transparencë dhe të demaskojë shkeljet.

“Kur ne demaskojmë, ju thoni po dëmtoni imazhin e Shqipërisë, por nuk jemi vetëm ne. Rezoluta që kaloi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian me unanimitet dhe që pritet të kalojë brenda korrikut në Parlament thotë që mediat u përdorën si tam-tame kundër opozitës dhe i shërbyen pushtetit”, vijoi Noka.

“Ju e keni futur këtë Parlament në destabilitet duke mohuar çdo dialog dhe duke e konsideruar kundërshtarin si armik. I vërsulni opozitës SKAP-in, GJKKO etj. Parlamenti evropian thekson në rezolutë nevojën për mbikëqyrje efektive parlamantare. Parlamenti është shndërruar në një noter qorr të çdo akti të qeverisë”, pohoi Noka.

Deputeti i opozitës u ndal edhe në një tjetër pikë të rezolutës, që sipas thekson faktin se zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis thellësisht të polarizuar dhe garuesit nuk kishin kushte të barabarta.

Ndër të tjera, Noka tha se sipas së njëjtës rezolutë, nënvizohet fakti se Shqipëria duhet të mbrojë të drejtën e pronës. “Gjipeja tokë publike u kthye në tokë private. Ndërhyrje dhe presione të vazhdueshme nda sistemit gjyqësor, ndërsa PE-ja fshikullon drejtësinë si një drejtësi politike”, tha Noka në Kuvend.

/e.i/ /a.g/

The post Noka: Zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në mjedis thellësisht të polarizuar sipas PE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasje në Kuvend/ Shehu akuza Spiropalit: Po dëmtoni rëndë familjen dhe shoqërinë

16 June 2025 at 13:37

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka pasur një përplasje verbale me deputetin e PD-së Tritan Shehu.

Shehu tha se Spiropali ka shkatërruar anën proceduriale të Kuvendit. Ai tha se duhet të kalojë shpejt në Kuvend nisma, ku njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.

Ndërsa, Spiropali u shpreh se opozita flet për të drejtat e njeriut, por se nuk i njeh ato.

Tritan Shehu: Zonja kryetare, po shkatërroni anën proceduriale të parlamentit. Parlamenti nuk mbyllet kur nuk është kryetari i Kuvendit. Kemi sjellë në parlament nismën për të njohur vetëm dy gjini, mashkull dhe femër dhe po e zvarrisni për të mos e sjellë në parlament. Po dëmtoni rëndë familjen e shoqërinë, po krijoni iluzione të gabuara, te ata që duan të godasin moralin e shoqërisë njerëzore. Të kalojë ligji për njohjen vetëm të dy gjinive. Të kalojë ligji menjëherë në dy seancat që kanë mbetur. Po godisni familjen. Miratoni atë ligj.

Elisa Spiropali: Të gjitha nismave janë në kalendar. Kryetarët e komisioneve shqyrtojnë nismat. Po flisni për të drejtat e njeriut, që nuk i njihni.

The post Përplasje në Kuvend/ Shehu akuza Spiropalit: Po dëmtoni rëndë familjen dhe shoqërinë appeared first on Sot News | Lajme.

Akademia politike e PS/ Rama trajnon deputetët e rinj para se të ulen në parlament

11 June 2025 at 16:47

Përpara se të ulen në Kuvendin e Shqipërisë në shtator, deputetët e rinj të Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do të trajnohen nga brenda strukturës së selisë rozë.

Akademia politike këtë radhë do të shërbej për të trajnuar 54 deputetë që e përfituan për herë të parë mandatin e tyre, ku 21 janë vajza dhe gra dhe 33 janë burra.

Gjithçka pritet të nisë më 20 qershor, ku çdo fundjavë deputetët e rinj do të kenë mundësi të trajnohen për 1 muaj deri më 20 korrik në selinë rozë nga ajo që njihet si gjenerata e vjetër në Partinë Socialiste.

Lektori i parë i cili do të hap akademinë politike është vet kryesocialisti njëherësh kryeministri Edi Rama. Pjesë e lektorëve do të jenë edhe figura të tjera si: Fatmir Xhafaj, Erion Braçe apo Niko Peleshi.

Disa nga temat e diskutimit do të jenë: Roli i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit, Funksionimi i Parlamentit, Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare si edhe PS dhe vizioni 2030.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Akademia politike e PS/ Rama trajnon deputetët e rinj para se të ulen në parlament appeared first on Euronews Albania.

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

By: Ardit
7 June 2025 at 19:50

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të gjithë besojnë se ato do të sillnin ndonjë ndryshim të madh në raportin e forcave politike. “E tëra që mund të ndodhë, është një rezultat i përafërt dhe rikthim në situatën ku jemi aktualisht. Është […]

The post Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare? appeared first on BoldNews.al.

“Në të vërtetë keni humbur”/ Flet Gjekmarkaj: Ju gëzoni sepse mendoni se keni fituar

5 June 2025 at 12:15

Për Gjekmarkajn zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira e as të ndershme. Sipas tij zgjedhjet ishin proces i kontrolluar.

Demokrati Agron Gjekmarkaj foli sot nga foltorja e Kuvendit, nga ku hodhi akuza ndaj socialistëve për vjedhje të votave në zgjedhjet elektorale te 11 Majit.

Agron Gjekmarkaj:

“Sot nuk ngrihem për të komentuar një rezultat ne kete foltore! Ngrihem për të denoncuar një farsë. Ngrihem për të kontribuar me modesti per të mjekuar një plagë më të rënden në historinë bashkohore! Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, as përfaqësuese.Ato ishin një proces i kontrolluar, një teatër i pushtetit, një simulakër demokracie.

Partia Socialiste, Partia shtet, Qeveria shtet dhe Kryeministri Edi Rama, në vend që të organizonin një garë reale, zgjodhën të ndërtojn një proces të mbyllur, ku çdo element ishte i kontrolluar dhe i komanduar politikisht dhe shtetërisht. Si ndodhi kjo? Me përdorimin e administratës publike si instrument elektoral, jo si shërbim për qytetarët; Me presion të drejtpërdrejtë nga grupe kriminale në lagje, në bashki, në çdo qendër qendër bllokimi dhe jo votimi ; Me shkelje të hapura të Kodit Zgjedhor, përmes bonuseve elektorale, premtimeve të rreme dhe gjobave selektive;

Me manipulimin e votës së diasporës, duke u mohuar bashkatdhetarëve tanë të drejtën themelore për të votuar lirshëm dhe në mënyrë transparente. Këto veprime zhvlehsuan atë të drejtë, që gjasmë i dhamë diasporës të cilën bashkatdhetarëve tanë ua nxorrëm për hundësh;

Dhe me një tutelim selektiv të biznesit, ku përfitimet dhe mbrojtja u jepen vetëm oligarkeve dhe atyre që janë pranë pushtetit, duke ndëshkuar konkurrencën dhe duke kufizuar lirinë ekonomike të shqiptarëve. Kolegë të mazhorancës, Ju e nisët këtë udhetim regresist duke izoluar liderin e opozitës, z. Sali Berisha”.

The post “Në të vërtetë keni humbur”/ Flet Gjekmarkaj: Ju gëzoni sepse mendoni se keni fituar appeared first on Sot News | Lajme.

Noka dhe Bardhi përplasen me Spiropalin: Seanca pa kuorum, po shkel rregulloren

By: Besnik
5 June 2025 at 10:24

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë nisi mes debatesh të forta mes kryetares Elisa Spiropali dhe deputetëve të opozitës Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.

Dy deputetët demokratë kundërshtuan nisjen e seancës, duke pretenduar se po zhvillohej pa kuorumin e nevojshëm të deputetëve në sallë. Sipas tyre, në sallë ishin të pranishëm më pak se 70 deputetë dhe në këto kushte, seanca duhet të shtyhej.

“Ke filluar seancën në kundërshtim me rregulloren. Në sallë nuk janë më shumë se 55 deputetë. Nuk ka kuorum. Anullo seancën, kur të bëhet kuorumi, rimblidhe seancën”, tha Flamur Noka, duke akuzuar kryetaren se po e kthente Kuvendin në “tallava parlamentar”.

Nga ana e saj, Spiropali iu përgjigj duke thënë se rregullorja nuk kërkon kuorum për zhvillimin e seancës, por vetëm në rastet kur ka votime. “E ke gabim. Nuk duhet kuorum kur nuk ka votim në seancë”, u shpreh ajo.

Edhe Gazment Bardhi i kërkoi Spiropalit të ndalonte seancën, duke i kujtuar se për nisjen e mbledhjes së një organi kolegjial si Kuvendi, nevojitet prania e të paktën 71 deputetëve.

“Nuk është e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum kur nis parlamenti. Duhet të jenë minimumi 70 deputetë. Nuk vazhdohet kjo seancë pa kuorum”, tha Bardhi, duke e akuzuar Spiropalin se po e shkelte rregulloren që në hapje të seancës.

Përplasja u përqendrua edhe te miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, të cilin deputetët e opozitës e kundërshtuan për të njëjtën arsye: mungesë kuorumi.

Kujtojmë që rendi i ditës përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme, nga ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal.

Pikat kryesore të rendit të ditës janë:

Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, datë 29 maj 2025.

Ratifikimi i marrëveshjes mbi të drejtën detare sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen dhe përdorimin e diversitetit biologjik detar jashtë juridiksionit kombëtar.

Miratimi i ndryshimeve në ligjin e buxhetit të vitit 2025.

Shtesë në ligjin për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë.

Shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik.

Ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për sigurinë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës.

Aderimi në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO).

Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t.

Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin e Bashkimit Evropian “Doganat”.

Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin e OSHEE-së.

12-14. Ratifikimi i marrëveshjeve të financimit me Komisionin Evropian për programet shumëvjeçare në fushën e punësimit, ekonomisë digjitale dhe energjisë për periudhën 2024-2027.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Noka dhe Bardhi përplasen me Spiropalin: Seanca pa kuorum, po shkel rregulloren appeared first on Euronews Albania.

Shtyhet pa afat raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura

4 June 2025 at 16:05

Parlamenti rinisi punën në fund të majit pas vakuumi dy mujor për shkak të fushatës elektorale, duke mbajtur pezull procedurën e raportimeve vjetore të institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, një procedurë ligjore që duhej të përfundonte brenda kësaj legjislature. Edhe pas rinisjes së punës së Kuvendit, ky proces nuk është përfshirë […]

The post Shtyhet pa afat raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura appeared first on BoldNews.al.

“Mund ta fitosh një garë, por pas një jave mund të humbësh popullaritetin”/ Braçe: Kam humbur shumë miq

31 May 2025 at 18:30

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS në Tiranë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të moderuar nga Nisida Tufa, Braçe pohoi se për shkak të sistemit që garohej edhe brenda partisë, ka humbur miq.

Sipas Braçes, “të promovosh veten, është një gjë krejt legjitime, por që të shash tjetrin, sidomos brenda një partisë, nuk është normale, prandaj unë këtë sistem nuk e dua edhe për këtë arsye”.

Nisida Tufa: Si ishte fushata dhe gara kësaj here?

Erjon Braçe: Lista e hapur ishte një garë e dyfishtë, një garë me opozitën në radhë të parë, por edhe një garë brenda pjesës tënde, brenda partisë tënde. Nëse e para është tradicionale, kjo e dyta patjetër që është e vështirë, veçanërisht për mua, sepse e kam parim që nuk dua të humb miq e shokë për një garë elektorale. Në të dyja aspektet u bë e vështirë, edhe për faktin se opozita nuk ishte inekzistente që thuhet. Në një njësinë 5 ishte i gjithë spektri i opozitës. Në krahun tjetër, ishin kolegët që kishin katër vjet në zonë, një pjesë edhe më shumë se katër vite, ndërsa unë kisha vetëm 2 muaj e pak ditë. Unë nuk kisha kohë për të njohur Tiranën, jo më për të bërë fushatë, pavarësisht se jetoj në Tiranë, por kam qenë i fokusuar në zonën time elektorale (Divjakë).

Nisida Tufa: Si e përjetuat kur e morët vesh që ishit në listë të hapur?

Erjon Braçe: Secili prej nesh duhet të mbajë barrë brenda partisë së tij. Duhet të mbaja peshë. Dy shqetësime kam pasur. E para, ndarja shumë paqësore me Divjakën. Meraku i dytë ishte koha e pamjaftueshme. Lista e hapur apo e mbyllur nuk ka qenë fare problem.

Nisida Tufa: Nuk e ndjetë garën mes kolegësh?

Erjon Braçe: Patjetër që sfidën e ndjeva, por meraku më i madh ishte mos humbja e miqve në këtë histori. Nga Divjaka në Tiranë kam humbur miq. Nuk ka triumf në politikë, mund ta fitosh një garë, por pas një jave mund të humbësh popullaritetin. Nuk ka triumfator në politikë. Ke bërë një garë, ke marrë një kontratë pune dhe shkon në punë. Pra, unë nuk e kam problem garën, edhe brenda partisë. Të promovosh veten, është një gjë krejt legjitime, por që të shash tjetrin, sidomos brenda një partisë, nuk është normale. Prandaj unë këtë sistem nuk e dua edhe për këtë arsye.

Nisida Tufa: Keni patur zhgënjimet e tua lidhur me këtë?

Erjon Braçe: Patjetër që kam pasur. E thashë, përderisa kam humbur miq. Nuk kanë rëndësi emrat. Kjo është është e imja, është personale. Patjetër që ndikoi në fushatë sepse të destabilizon. Të vijnë fjalë të tipit: çfarë do me atë, ai nuk zgjidhet deputet, atë nuk e do Rama, nuk i merr dot votat. Kemi qenë aty, kemi luftuar bashkë, i kemi dalë në krah njëri-tjetrit, për çfarë e bën, për një vend deputeti?

Nisida Tufa: Patët komunikim me Kryeministrin?

Erjon Braçe: Po, komunikimi ka qenë vetëm për punën. Normalisht ky ka qenë shqetësimi. I dyti është pikërisht atë që thashë: nuk jam mësuar të kacafytem me njerëzit. Ka bërë edhe ai ndërhyrjen e vet, siç janë bërë edhe publike. Mora një urim për fitoren, sipas stilit të tij, kuptohet: Hajde urime, se na çmende! Unë nuk ndihem fitues se jam unë, por ndihem fitues se është PS-ja.

The post “Mund ta fitosh një garë, por pas një jave mund të humbësh popullaritetin”/ Braçe: Kam humbur shumë miq appeared first on Sot News | Lajme.

“Parlamenti nuk do të ketë qetësi nga Berisha”, Meçe: Kauza e opozitës, mbrojtja e ish-kryeministrit

29 May 2025 at 14:46

Analisti Arben Meçe ka komentuar seancën e sotme plenare në Kuvend, ku nisi me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Mece, u shpreh se Berisha nuk e pranon ende humbjen. Ai theksoi se përsa kohë që të jetë ish-kryeministri Berisha, Parlamenti nuk do të jetë asnjëherë në normalitet.

“Berisha problemin e vet të partisë do ta transmetojë në Parlament. Përballë kësaj humbje, referuar statusit të PD duhet të japë dorëheqje. Por Berisha nuk mund ta lëshojë kaq lehtë pronën e vet. Kemi thënë prej kohësh që Berisha është pronar i PD. Është absurde të mendosh që Berisha do të japë dorëheqjen. I vetmi argument që ai do të ndërtojë është i lidhur me atë që e prezantoi si farse elektorale. Edhe pse ambasada amerikane uroi popullin shqiptar për zgjedhje. Berisha zgjedhjet nuk pranon”, tha Meçe.

Meçe u shpreh gjithashtu se kjo situatë nuk pritet të ndryshojë dhe se në shtator nuk do të ketë qetësi parlamenti. Analisti tha se PD është pronë e Berishës dhe pronari po e mban peng pronën.

“Grupi që zgjodhi Berisha në listat e mbyllura është ndryshe grupi i sherrit. Mund ta quajt edhe grup paramilitar. Ai do të vijë në Parlament në shtator dhe do ta mbajë në këtë gjendje. Kjo gjendje nuk është normale në demokraci. Kemi përballë “21 Janarin” dhe përballë “Partizanin”, kemi edhe CEZ/DIA që kaloi në gjykim. Kemi privatizimin e hidrocentraleve të Shqipërisë. PD është pronë e Berishës, pronari nuk mban peng pronën.

Ka një popull opozitar që nëse nuk e ka kuptuar, tashmë populli opozitar dhe PD janë institucione që janë shumë larg njëri-tjetrit. Rënia 30 % e PD në themel të tregon që një popull opozitar është tërhequr dhe e ka braktisur PD. Dhe ne do të shohim edhe që gjithë Kryesia e PD, titullarët e institucioneve janë në grup parlamentar, shto edhe grupi i zjarrit do të bëjnë politikë që thjesht do të ndërtojnë kauzën që çështja e PD është mbrojtja e Berishës”, tha ai

The post “Parlamenti nuk do të ketë qetësi nga Berisha”, Meçe: Kauza e opozitës, mbrojtja e ish-kryeministrit appeared first on Sot News | Lajme.

15 min parlament/ Berisha: E kthyen në bodrum të mafias!

By: user 4
29 May 2025 at 12:54

Pas përfundimit të seancës në Kuvend, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër sjelljen e shumicës parlamentare, duke e cilësuar atë si një “bodrum të mafies”.

Ai akuzoi se parlamenti nuk respekton asnjë rregull, ligj, apo Kushtetutë, dhe se është përdorur si një dyqan privat i partisë në pushtet. Berisha theksoi se pas një “farse elektorale të paprecedent”, shumica parlamentare ka ikur pa u dhënë mundësi opozitës për të paraqitur faktet dhe argumentet për zhvillimet e datës 11 maj.

Ai shtoi gjithashtu se ishte më e ndershme që të vinin në Kuvend “bosët e karteleve”, pasi ata janë më të sinqertë në krahasim me shërbëtorët e tyre në politikë.

Pjesë nga deklarata:

Kjo ndodh kur parlamenti shndërrohet në një bodrum të mafies.
Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as Kushtetutën, as ligjet.
Parlamenti përdoret si një dyqan privat i partisë së krimit dhe kjo ishte një seance nga më të turpshmet ku pas një farse elektorale të paprecedent, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës për atë çfarë ndodhi më 11 Maj, këta ia mbathin brenda disa minutash.
Ja shiheni, ikin, ikin.
Dhe ua thashë edhe në parlament, ishte shumë më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve se sa këta.
Se ata janë të vërtetë, kurse këta janë thjesht shërbëtorë ët tyre.
Megjithatë, ajo që duhet të garantoj shqiptarët, vendosmërinë e palëkundur të opozitës të mbrojë kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë.

The post 15 min parlament/ Berisha: E kthyen në bodrum të mafias! appeared first on Lapsi.al.

Seanca mbaroi për 20 minuta, Berisha: Parlamenti i mafies nuk respekton asnjë rregull

By: gjergji
29 May 2025 at 12:37

Kreu i PD-së Sali Berisha duke folur për mediat pas mbylljes së seancën parlamentare, u shpreh se maxhoranca zgjodhi të ikte në vend që të dëgjonte argumentet e opozitës për zgjedhjet e 11 Majit.  Duke shtuar se Kuvendi është kthyer në një bodrum të mafies ku nuk respektohet asnjë rregull. Berisha përsëriti se opozita nuk […]

The post Seanca mbaroi për 20 minuta, Berisha: Parlamenti i mafies nuk respekton asnjë rregull appeared first on BoldNews.al.

❌
❌