Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Elisa Spiropali: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë kontribut për forcimin e shtetit të së drejtës

By: lindita
14 July 2025 at 11:23

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në prezantimin e udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Në nisje të fjalës së saj, Spiropali tha se Shqipëria ndodhet sot në një moment të rëndësishëm historik në rrugëtimin drejt forcimit të institucioneve demokratike, anëtarësimin në familjen europiane dhe rritjen e prestigjit ndërkombëtar.

Source

Spiropali: Në tetor, konferencë ndërkombëtare mbi Reformën në Drejtësi

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Gjykata Kushtetuese organizoi sot aktivitetin për prezantimin e Udhërrëfyesit (Guidës) së Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – Vëllimi II”.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet deklaroi se, në tetor të këtij viti do të mbahet një Konferencë Ndërkombëtare me fokus Reformën në Drejtësi.

“Po ndaj me ju një lajm të rëndësishëm, në tetor 2025 në rastin e 7-vjetorit të Komisionit të Venecias dhe të 30-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, përvjetor i shënuar dje më 13 korrik, Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë konferencë ndërkombëtare e cila do të fokusohet në Reformën në Drejtësi, Reformën Zgjedhore, dhe Drejtësinë Kushtetuese”, tha Spiropali.

Spiropali u shpreh se, një nga panelet do t’i kushtohet pikërisht sfidave dhe rolit të gjykatave kushtetuese në ruajtjen e rendit demokratik në vendet anëtare të KiE-së”.

Kjo, theksoi kryeparlamentarja, “do të jetë një mundësi për të ndarë përvoja dhe për të ndërtuar një vizion të qartë për të ardhmen e Shqipërisë në Europë dhe më gjerë.

Spiropali shtoi se, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë të mbështesë Reformën në Drejtësi.

Spiropali gjithashtu vlerësoi rolin kyç të Gjykatës Kushtetuese në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe theksoi se, vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm historik.

“Shqipëria po kalon një etapë të rëndësishme në forcimin e institucioneve demokratike, në rrugëtimin drejt anëtarësimit në familjen europiane dhe në rritjen e prestigjit ndërkombëtar. Nga të gjithë ne kërkohet bashkëpunim i ngushtë për të çuar përpara këto procese jetike”, u shpreh ajo.

Duke iu referuar udhërrëfyesit të jurisprudencës, kryeparlamentarja nënvizoi se, ky botim përbën një mjet të rëndësishëm për të kuptuar dhe zbatuar vendimet kushtetuese në praktikën institucionale dhe ligjore të Shqipërisë.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë një kontribut i rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës. Ky vëllim vijon punën e nisur me botimin e parë dhe ofron një instrument të vlefshëm për analizën dhe zbatimin e jurisprudencës kushtetuese”, tha Spiropali.

/gj.m/j.p/

 

The post Spiropali: Në tetor, konferencë ndërkombëtare mbi Reformën në Drejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndau sot një mesazh në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Spiropali tha se “konsolidimi i institucioneve demokratike dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë, prioritet i Kuvendit”.

Kryeparlamentarja Spiropali theksoi se “ky përvjetor na kujton se angazhimi i vazhdueshëm për konsolidimin e institucioneve e vlerave demokratike dhe progresi në sistemin e pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, mbetet prioritet i Kuvendit”.

Mesazhi i plotë i kryeparlamentares Spiropali:

“30 vjet më parë Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës, një hap kyç në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut.

Ky përvjetor na kujton se angazhimi i vazhdueshëm për konsolidimin e institucioneve e vlerave demokratike dhe progresi në sistemin e pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, mbetet prioritet i Kuvendit.

Si rezultat i reformave transformuese në sistemin e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, forcimit të institucioneve demokratike dhe përparimit në zbatimin e standarteve të të drejtave të njeriut, gjatë kësaj legjislature, në 21 prill 2024, Shqipëria doli nga faza e monitorimit të Këshillit të Europës.

Si vendi kandidat pararojë për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është moment për të reflektuar mbi rrugën që kemi përshkuar dhe për të shumëfishuar kontributet për Shqipërinë Europiane.

Është rasti të përsërisim qëndrimin e vendosur të Shqipërisë se Këshilli i Europës, kjo organizatë prestigjoze e me impakt global, është jo e plotë pa Republikën e Kosovës dhe se anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt.

Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin konsistent, të vlerësuar e të spikatur të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të KiE, për të gjitha çështjet kyçe përgjatë këtyre katër viteve.”

/e.i//a.f/

The post Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vizita zyrtare në Bullgari, Spiropali takon Presidentin Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Në vijim të vizitës zyrtare në Sofje, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit nga Presidenti Rumen Radev.

Në takim ishte e pranishme edhe zëvendëspresidentja, Iliana Iotova.

“Shqipëria i është mirënjohëse Bullgarisë për mbështetjen e integrimeve euro-atlantike, anëtarësimit e partneritetit në NATO dhe rrugëtimin drejt familjes europiane, si një proces i mbështetur në meritën, anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade, për të cilën gjatë kësaj vizite konstatova mbështetjen e Qeverisë dhe Parlamentit të Bullgarisë”, u shpreh Spiropali gjatë takimit.

Sipas saj, marrëdhëniet mes dy vendeve lehtësohen, përveçse nga lidhjet historike e tradicionale, edhe nga bullgarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Madrica, në provincën e Ivaylovgrad, dhe pakica bullgare në Shqipëri, komunitete që janë  asete të çmuar dhe ura miqësie.

“Vlerësojmë politikat mbështetëse e zhvillimore për Diasporën Shqiptare në Bullgari, për të promovuar jetesën në zonat ku jeton, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare. Qeveria shqiptare është e angazhuar për respektimin e të drejtave të pakicës bullgare në Shqipëri, në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare përkatëse”, vijoi kryetarja e Kuvendit.

“Si aleatë dhe partnerë në NATO, Shqipëria dhe Bullgaria ndajnë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon dhe po forcojmë kapacitetet mbrojtëse për përballimin e tyre, bazuar në interesat kombëtare dhe parimet e integrimit euroatlantik. Shqipëria është një kontribuese aktive dhe faktor  i rëndësishëm për paqen në rajon dhe udhëhiqet nga parimi  i marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit”, theksoi Spiropali.

“Marrëveshja Trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, e nënshkruar më 18 mars 2025 në Tiranë, tregon angazhimin për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, bashkëpunimin e shtuar kundër kërcënimeve hibride si edhe aspiratat euro-atlantike të Kosovës. Kjo nismë është në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe Busullën Strategjike të BE-së dhe mirëpret çdo vend të rajonit për t’iu bashkuar.”, u shpreh Spiropali.

Presidenti Radev e vlerësoi Shqipërinë si një partnere të respektuar e luajale dhe nënvizoi se është vendi që po përparon shumë më shpejt se vendet e tjera kandidate drejt BE-së dhe Kuvendi ka një kontribut të rëndësishëm në këtë proces. Plani i Shqipërisë për t’u anëtarësuar sa më shpejt në BE ka mbështetjen e vendosur të Bullgarisë.

Presidenti Radev vlerësoi standardet europiane të Shqipërisë ndaj pakicave dhe respektimit të të drejtave të njeriut si edhe rolin e bullgarëve me origjinë shqiptare dhe minoritetit bullgar në Shqipëri si pasuri për vendet tona.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit edhe nga Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova.

Spiropali është e para kryeparlamentare e ftuar në Parlamentin e Bullgarisë, pas zgjedhjes së Kryetares Kiselova.

“Intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Asamblesë Kombëtare do të nxisë marrëdhëniet dypalëshe si edhe dialogun politik mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, të cilat janë aktualisht të shkëlqyera, të qëndrueshme dhe pa asnjë çështje të pazgjidhur mes dy vendeve.

Shqipëria është në pararojë të vendeve kandidate drejt BE-së dhe konstatojmë me kënaqësi që ky plan, i cili ka fituar mbështetjen e Parlamentit Europian, Komisionit Europian dhe parlamenteve të mjaft vendeve anëtare, ka  edhe mbështetjen e vendosur të Asamblesë Kombëtare dhe të Bullgarisë.

Përshpejtimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perendimor, si  një proces i mbështetur në meritën dhe një prioritet i zgjerimit, është i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Europian.

Parlamentet mbështesin forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve tona si anëtare të NATO-s, bazuar në interesat kombëtare,  parimet e integrimit euroatlantik dhe nevojën për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e paqes në rajon, Europë dhe në botë.”,  u shpreh Spiropali.

Kryetarja Kiselova vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, përgëzoi Spiropali për miratimin nga Parlamenti Europian në 9 korrik të Rezolutës për Shqipërinë, e cila u votua nga të gjithë eurodeputetët bullgarë, dhe e vlerësoi vendin tonë si një kampion në procesin e  anëtarësimit. Objektivi i Shqipërisë për anëtarësim brenda vitit 2030 ka mbështetjen e vendosur të Bullgarisë dhe plani i juaj është edhe i yni.

Pas takimit, Spiropali dhe Kiselova zhvilluan një konferencë për shtyp.

Gjatë qëndrimit në Sofje, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e shoqëruar nga Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë,  Nataliya Kiselova, zhvilloi një bashkëbisedim me ambasadorë e diplomatë të akredituar në Sofje, parlamentarë, gazetarë, studentë dhe përfaqësues të biznesit mbi arritjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kjo veprimtari u organizua nga Klubi i Atlantikut i Bullgarisë dhe organizata PanEuropa.

/gj.m/j.p/

 

The post Vizita zyrtare në Bullgari, Spiropali takon Presidentin Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kiselova: Shqipëria, shteti kampion në rrugën drejt integrimit europian 

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Nataliya Kiselova e cilësoi me rëndësi të veçantë për shtetin bullgar, vizitën e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në Bullgari, teksa vlerësoi Shqipërinë, si shtetin kampion në rrugën drejt integrimit europian.

Në konferencën e përbashkët për mediet me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Kiselova tha se, “vizita e kryetares së Parlamentit shqiptar, është një shenjë e rëndësishme për shtetin bullgar. Vizita e saj, dëshmon për rëndësinë e madhe që i jep shteti bullgar, integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të rajonit në BE. Kjo dëshmon angazhimin e shtetit bullgar që të ndihmojë çdo shtet që synon anëtarësimin në BE”.

Kiselova deklaroi se, “Shqipëria është shteti kampion në rrugën drejt integrimit europian. Shqipëria ka hapur 24 prej 31 kapitujve të paraintegrimit dhe synon që deri në fund të këtij viti të hapë të gjithë kapitujt”.

Ajo bëri të ditur se, koncepti i shtetit bullgar është që çdo shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE, duhet të ketë meritat e veta dhe arritjet e veta personale, sipas kritereve të Kopenhagës në rrugën për në BE.

“Vizita e Spiropalit në vendin tonë vjen një ditë pasi erdhi Raporti për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Parlamenti Europian dhe kjo është një shenjë shumë e qartë sesi ne do të procedojmë në lidhje me dëshirën për anëtarësim në BE të çdo vendi të Ballkanit Perendimor”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Nataliya Kiselova.

Ajo shprehu mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Veç përkrahjes që ne do të sigurojmë në marrëdhëniet dypalëshe, ne do të jemi pranë Shqipërisë dhe do ta ndihmojmë në çdo hap drejt rrugës për në BE”, tha Kiselova.

Ajo u shpreh optimiste se bashkëpunimi ndërparlamentar mes dy vendeve do të vijojë edhe gjatë parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, që do të konstituohet në shtator, ndërsa i uroi suksese kryeministrit Edi Rama, në mandatin e 4-t në krye të qeverisë.

/e.xh//r.e//a.f/

The post Kiselova: Shqipëria, shteti kampion në rrugën drejt integrimit europian  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elisa Siropali: “Bota serbe” është e rrezikshme për rajonin

10 July 2025 at 12:40

Shqipëria fton Bullgarinë të bashkohet me aleancën trepalëshe, e cila përfshin edhe Kroacinë dhe Kosovën. Kjo iniciativë nuk bie ndesh me parimet e NATO-s.

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në një agjenci të lajmeve në Bullgari “BGNES” ka folur edhe nëse iniciativa “Bota Serbe” përbën një problem sigurie për Shqipërinë dhe Ballkanin, transmeton Telegrafi.

“Lidhur me iniciativën ‘Bota Serbe’ të Presidentit Aleksandar Vuçiq, dua të deklaroj se çdo hap që shikon prapa, mbështetet në retorikën e së kaluarës që mund të jetë shqetësuese dhe tingëllon shqetësuese si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”.

“Është në interesin tonë të arrijmë përparim në negociatat dypalëshe për njohje reciproke midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe përparim dhe hapje të rrugës që Kosova të ecë përpara, të ruajë paqen në Ballkan dhe të sigurojë stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, theksoi Spiropali.

Ajo deklaroi se Tirana dëshiron të ndihmojë Prishtinën të bëhet anëtare e NATO-s dhe të integrohet më shpejt në aleancë, si dhe në disa organizata të tjera ndërkombëtare.

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë foli edhe për aleancën trepalëshe të lidhur së fundmi midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Kur u pyet nga “BGNES” për rëndësinë e saj për sigurinë në rajon, Elisa Spiropali vuri në dukje se NATO si organizatë parashikon në statutin e saj ekzistencën e iniciativave rajonale në formate të tilla si ai që u zgjodh në këtë rast. “Kjo nuk është kundër dikujt, por për diçka,” shtoi ajo.

Elisa Spiropali deklaroi se kjo iniciativë trepalëshe nuk është pikërisht trepalëshe. “Ne e ftojmë Bullgarinë të bashkohet, si dhe çdo vend tjetër që ndan të njëjtat vlera dhe shikon në të njëjtin drejtim,” shtoi ajo. /Telegrafi/

The post Elisa Siropali: “Bota serbe” është e rrezikshme për rajonin appeared first on Telegrafi.

Spiropali vendos kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sofje

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të homologes, Nataliya Kiselova.

E shoqëruar nga kryeparlamentarja Kiselova, Sipiropali vendosi mëngjesin e sotëm një kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sofje, në nderim të të rënëve për lirinë e Bullgarisë.

Dje, në ditën e parë të vizitës Spiropali u prit në takim nga kryeministri Rossen Jeliazkov, ku theksoi se “Bullgaria është një partner ekonomik tradicional i Shqipërisë dhe mes vendeve tona ka mundësi të shumta bashkëpunimi në sektorë si infrastruktura, turizmi, energjia etj., të cilat ndihmojnë zhvillimin, ndërlidhjen, bashkëpunimin dhe integrimin e rajonit”.

Kryeministri Jeliazkov vlerësoi marrëdhëniet, partneritetin dhe miqësinë mes dy vendeve dhe rikonfirmoi mbështetjen e vendosur të Bullgarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në  Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin për paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari
1 nga 6

/k.s//r.e//a.f/

The post Spiropali vendos kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sofje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit në datën 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot, datë 9 korrik, në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se, ky raport përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konfirmon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Europian.

“Ne mirëpresim raportin e Parlamentit Europian, vlerësojmë rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës, dhe falënderojmë eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit”, theksoi Spiropali.

Në mënyrë të veçantë, Spiropali ritheksoi mirënjohjen për raportuesin për Shqipërinë, Andreas Scheider, “për angazhimin e njëmëndtë, qasjen objektive dhe të balancuar si ndaj të arritjeve ashtu dhe sfidave që kemi përpara dhe mbi të gjitha bashkëpunimin e përpjekjet e përbashkëta”.

“Ne vlerësojmë gjuhën inkurajuese të raportit, si në pasqyrimin e qartë të reformave dhe arritjeve të Shqipërisë në dy vitet e fundit, ashtu edhe për fushat ku ka nevoje të bëjmë më shumë, më shpejt dhe më mirë”, nënvizoi kryeparlamentarja.

Spiropali theksoi se, “ky raport vjen në një moment të rëndësishëm, teksa Shqipëria po avancon me vendosmëri, në fakt në mënyrë të paprecedent – siç e theksoi vetë Komisionerja Kos në seancën e datës 8 korrik – në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në përputhje të plotë si me aspiratat e popullit shqiptar, ashtu edhe me vlerat themelore të Bashkimit Europian, për të forcuar më tej demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e administratës publike dhe lirisë së medias”.

“Raporti njeh progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen dhe përparimin në grupet e kapitujve të negociatave dhe fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ruajnë një qasje të bazuar në merita, të drejtë dhe të parashikueshme ndaj Shqipërisë”, shkroi më tej Spiropali.

“Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të vazhduar me ritëm edhe më të shpejtë reformat e nevojshme për anëtarësim dhe për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Bashkimit Europian dhe e konsiderojmë raportin një mesazh politik të rëndësishëm, i cili përkon tërësisht me mesazhin e qartë që qytetarët shqiptarë dhanë me votën e tyre në zgjedhjet e 11 majit, për të ecur me vendosmëri në rrugën e integrimit europian”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit.

“Në jemi të vetëdijshëm dhe plotësisht të përkushtuar për natyrën rigoroze dhe transformuese të procesit të anëtarësimit dhe për nevojën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë edhe më të thelluar me të gjitha institucionet europiane, përfshirë edhe Parlamentin Europian dhe në këtë kuadër mirëpresim edhe rekomandimet për të thelluar më tej reformat, për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe për të kontribuar në forcimin dhe unitetin e Bashkimit Europian”, theksoi më tej Spiropali.

/gj.m//a.f//r.e/

The post PE miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve

8 July 2025 at 06:51

Kuvendi i Shqipërisë mbylli të enjten punimet e legjislaturës së 10-të parlamentare duke votuar një dyzinë me ligje të propozuara nga qeveria, por duke lënë mënjanë raportimin e institucioneve të pavarura – kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj – një proces mbikëqyrës parlamentar që duhej të kryhej brenda muajit qershor, sipas detyrimit ligjor në […]

The post “Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve appeared first on Reporter.al.

Akademia Politike e PS, Spiropali: Me deputetët e rinj që duhet t’i japin Kuvendit fytyrën, zërin dhe kontributin drejt Shqipërisë 2030

By: redi
4 July 2025 at 22:04

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me deputetët e rinj të PS-së, në kuadër të Akademisë Politike të PS-së. ”Me deputetët e rinj, një brez përfaqësuesish që duhet t’i japin Kuvendit fytyrën, zërin dhe kontributin drejt Shqipërisë 2030”,-shkruan Spiropali. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate deputetësh, 54 (65.05%) prej të cilëve përfituan…

Source

Mbyllja e Legjislaturës X, Spiropali: Miratuam ligje të rëndësishme për integrimin evropian të Shqipërisë

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, me rastin e mbylljes së Legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë, dha sot një mesazh për punën e kryer në Kuvend gjatë këtij katërvjeçari.

Spiropali tha se gjatë këtij katërvjeçari janë zhvilluar 189 seanca plenare dhe miratuar 521 akte, ndër të cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta.

“Miratuam ligje të rëndësishme për integrimin evropian të Shqipërisë, zhvillimin e qëndrueshëm, energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit, rritjen e të ardhurave investimet, mirëqenien, digjitalizimin dhe inovacionin, sigurinë kibernetike, kohezionin social e territorial, barazinë gjinore, përmirësimin e shërbimeve publike dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve”, u shpreh Spiropali.

Spiropali e nisi mesazhin me fjalë mirënjohje për 140 deputetët, zëvendëskryetarët e Kuvendit, kryetarët e grupeve dhe të komisioneve parlamentare për investimin e tyre në shërbim të Shqipërisë.

“Për gazetarët dhe median për pasqyrimin me transparencë të veprimtarive të Kuvendit. Për shërbimet parlamentare dhe shërbimet e sigurisë së Gardës së Republikës për mbështetjen përgjatë katër viteve. Për qytetarët që na votuan, na mbështetën, por edhe na duruan në teprimet tona gjatë katër viteve që shkuan. Deputetëve që u rizgjodhën, u uroj suksese në vazhdimin e karrierës parlamentare. Kolege e kolegëve që nuk do të jenë më në Kuvend, u uroj nga zemra mbarësi dhe vijim të shërbimit vendit, në mundësi të tjera. Faleminderit të gjithëve, por edhe ndjesë të gjithëve për gjërat që nuk na shkuan si duhet”, vijoi më tej Spiropali.

Një falënderim Spiropali e kishte edhe për mbështetjen që pati gjatë detyrës si Kryetare e Kuvendit gjatë dy sesioneve të fundit, për 11 muaj.

“Të drejtoj Kuvendin e Shqipërisë është privilegji më i madh, por edhe sfida më e madhe e jetës sime politike. Gjatë këtyre dy sesioneve kemi shënuar mjaft arritje, ndër të cilat dëshiroj të përmend votimin e reformës zgjedhore, intensifikimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon. Nëse këto sesione u bënë kaq të suksesshme, ishte edhe mbështetja e të gjithë deputetëve, grupeve, komisioneve parlamentare dhe shërbimeve të Kuvendit. Bashkëpunuam, debatuam, edhe u grindëm gjatë këtyre dy sesioneve, por bëmë më të mirën për Shqipërinë tonë dhe për këtë u jam të gjithëve mirënjohëse”, tha Spiropali.

Spiropali u shpreh se përshpejtimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian ishte arritja kryesore e kësaj legjislature.

“Shqipëria është sot në pararojë mes vendeve kandidate. Intensifikimi i diplomacisë parlamentare me Parlamentin Europian dhe parlamentet e mjaft vendeve anëtare, Italisë, Gjermanisë, Francës, Holandës, Belgjikës, Suedisë, Polonisë, Austrisë, Portugalisë, Republikës Çeke, Bullgarisë, Greqisë, Letonisë, për të përmendur disa prej vendeve anëtare, ka rritur mbështetjen për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane. Dëshiroj të përmend veçanërisht vizitat e shpeshta në Parlamentin Evropian si edhe vizitën e Presidentes së Parlamentit Evropian Roberta Metsola në Tiranë”, tha ajo.

Sipas Spiropalit, Kuvendi mbështeti dhe kontribuoi në shndërrimin e Shqipërisë jo thjesht në një qendër rajonale, por në një qendër të zhvillimit të veprimtarive me karakter evropian.

“Është edhe si rezultat këtij bashkëpunimi që tashmë antena e Parlamentit Evropian për rajonin është vendosur në Tiranë. Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore kanë qenë dy sfida që përballuam gjatë kësaj legjislature. Nëse Shqipëria ka sot një sistem drejtësie të pavarur, edhe pse jo perfekt, është padyshim edhe kontributi i Kuvendit, nëpërmjet ndryshimeve ligjore dhe mbështetjes së plotë e pa asnjë ekuivok të SPAK-ku dhe gjithë institucioneve të sistemit”, tha ajo.

“Vota e Diasporës, si një akt i guximshëm politik dhe ligjor, dhe përmirësimet ligjore për financimin e partive politike dhe përcaktimin e kuotave gjinore, e bënë sistemin dhe procesin zgjedhor më gjithëpërfshirës e më të drejtë”, u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit tha se forcimit të institucioneve dhe mbrojtjes së vlerave demokratike i shërbyen edhe komisionet e posaçme që ngritëm gjatë kësaj legjislature, midis të cilave vlerësoi ato “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” dhe “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, veprimtaria e të cilëve do të vijojë edhe në legjislaturën e re.

“Legjislaturës së re po i dorëzojmë një Shqipëri më të zhvilluar, më të fortë, më të drejtë: Me të ardhura për frymë 10.342 euro ose të trefishuara, krahasuar me vitin 2013; Me Prodhimin e Brendshëm Bruto 25 miliardë euro ose të rritur mbi 2,5 herë; Me Pagë mesatare 830 euro ose të rritur 2,6 herë. Me Papunësi të përgjysmuar në 8,8% dhe Pension mesatar të dyfishuar. Një Shqipëri që është bërë ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Evropës”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se Legjislatura XI është një sfidë e madhe për Kuvendin sepse do të jetë legjislatura që do t’i vejë vulën anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027, i mbështetur nga shumica e shqiptarëve gjatë zgjedhjeve të 11 majit, na kërkon të vijojmë diplomacinë intensive parlamentare, për të për të siguruar mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të 27 vendeve anëtare, për ratifikimin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Punën për këtë e kemi nisur. Miratimi i Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili mundëson autonominë financiare dhe përmirësimet në Statusin e Deputetit, është një prioritet që do të ndihmojë ndërtimin e parlamentit të Shqipërisë europiane”, u shpreh Spiropali.

Gjithashtu, Spiropali tha se Kuvendi evropian i Shqipërisë evropiane ka nevojë për një ndërtesë të re.

“Që deputetët të ushtrojnë me më shumë eficiencë përgjegjësitë e tyre, kanë nevojë për kushte më të përshtatshme logjistike dhe financiare, zyra, stafe mbështetëse etj. Riformatimi i komisioneve të përhershme dhe nënkomisioneve parlamentare do t’i shërbejë objektivit tonë që asnjë sektor të mos mbetet jashtë përgjegjësive të degës legjislative të qeverisjes”, tha Spiropali.

Spiropali u shpreh se, “vijimi i veprimtarisë së komisioneve të posaçme për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian dhe për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit do të dëshmojë vendosmërinë e Kuvendit për sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vlerave demokratike, avancimin e reformave, pavarësinë e pushteteve, sidomos të institucioneve të drejtësisë dhe shërbimin ndaj Republikës, Kushtetutës dhe qytetarëve”.

“Në mënyrë që ligjet që miratojmë në Kuvend të shprehin më plotësisht zërin e qytetarëve, kemi nevojë për të përmirësuar bashkëpunimin me grupet e interesit dhe lobingun parlamentar, duke ndjekur praktikat e demokracive të konsoliduara.

“Modernizimi i procesit ligjvënës dhe kontrollit Parlamentar, mbështetja nga analiza shkencore si edhe digjitalizimi i proceseve, nëpërmjet platformave e-Legislation, të Konsultimit Publik dhe Platformës së Bashkëpunimit Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura, do të jetë gjithashtu një prioritet i legjislaturës së re. Është në dorën e Kuvendit të ri që veprimtaria parlamentare të bëhet më cilësore, më transparente, më efektive, më e hapur dhe më të besueshme për publikun”, tha Spiropali.

/m.q/j.p/r.e/

The post Mbyllja e Legjislaturës X, Spiropali: Miratuam ligje të rëndësishme për integrimin evropian të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

By: Ardit
3 July 2025 at 22:43

Analisti Afrim Krasniqi është shprehur se kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka hyrë në historinë parlamentare të Europës, pasi përjashtoi 60 deputetë në një seancë të vetme plenare. Krasniqi ku tha se është tejet absurde që të përjashtohen nga seanca plenare 60 deputetë të opozitës njëkohësisht. Krasniqi tha gjithashtu se do të ishte më produktive edhe për […]

The post “Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi miraton strategjinë kundër dezinformimit

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Kuvendi zhvilloi sot seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë. Me votat e mazhorancës u miratuan disa projektligje, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër në tërësi projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.

Kuvendi miratoi aktin normativ të ndryshimeve në buxhetin e vitit 2025 me 71 vota pro, 0 absenim dhe 0 kundër.

Kuvendi miratoi në tërësi gjithashtu me 71 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”.

Me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike””.

Gjatë seancës së sotme u miratua gjithashtu me 73 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër edhe projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”.

Kuvendi miratoi në tërësi edhe projektligjin “Për markat tregtare” me 72 vota, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Gjithashtu sot u miratua në tërësi edhe projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë” me 73 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Me 73 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër u miratua edhe projektligji “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër edhe projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

Gjithashtu u miratua në tërësi me 72 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër edhe projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993 “Për investimet e huaja””, i ndryshuar.

/m.q//r.e//a.f/

The post Kuvendi miraton strategjinë kundër dezinformimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debat me “zjarr” për integrimin/ Deputetët e PS dhe PD, shqetësimet e fundit të legjislaturës

By: xhir jeta
3 July 2025 at 15:48

As seanca e fundit plenare e kësaj legjislature të dhjetë, nuk kaloi pa debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës.

Jo vetëm Flamur Noka, por edhe kolegia e tij Zheni Gjergji tentoi bllokimin e foltores, duke kërkuar debat parlamentar për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan.

Kërkesë e cila nuk mori mbështetjen e kolegëve socialistë, të cilët i kujtuan procedurën parlamentare.

“Zjarri në Elbasan është një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë ë dështimit të projektit të inceneratorit.”

“Bëjeni kërkesën siç ua kërkon rregulloja, jo duke u ngritur për propagandë të ditës”

Por debatet mes mazhorances dhe opozitës u zhvendosën tek integrimi. Jorida Tabaku kritikoi mazhorancën se është ajo që po bëhet pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Përgjigjen e mori nga Toni Gogu.

“Opozita e ka kryer detyrën e saj me përsosmëri. Nuk është bllokuar ky proces asnjëherë prej nesh, por prej jush. Prej mungesës së standardeve, ashtu siç do e bllokoni për zgjedhje, as në standarde ballkanike. Duhet të shqetësoheni për mungesën e standardeve, sepse nuk janë plotësuar, për këto duhet të shqetësoheni ju dhe jo për hallet e opozitës.”

“Janë hapur 5 grupkapituj dhe pritet i gjashti në vjeshtë, për të hapur tërësisht dialogun intensiv të shqiptarëve me Europën. Politika i jashtme e Shqipërisë është tërësisht e linjëzuar me politikën e BE. Shqipëria është aleati më strategjik, më i sigurt i BE në Ballkanin Perëndimor.”

Ndërsa Monika Kryemadhi e shfrytëzoi seancën e fundit plenare për të akuzuar bashkëpunëtorin e ngushtë të ish bashkëshortit të saj, Tedi Blushin.

“Tedi Blushi mori ca kishte për të marrë. I largoi të gjithë këshilltarët në presidencë kur ishte Meta, i largoi nga partia e Ilir Metës, të gjithë kontribuuesit dhe themeluesit e partisë. E gënjeu se ia kanë hequr vjehrrin nga puna por e ka akoma nëndrejtor te spitali i burgut. Nuk e di ca do më. Deputet u bë. Nga shtëpia e largoi Ilir Metën, takimet e kalamajve ua djeg në burg Blushi. Nëse do edhe një fustan apo një palë këpucë me taka të miat ia jap me qejf.”/abcnews.al

“Dil jashtë dhe mos u sill si nga mali”, përplasje Spiropali-Noka në Kuvend

By: user 4
3 July 2025 at 14:00

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputeti demokrat Flamur Noka, në seancën e fundit në Kuvend për këtë legjislaturë janë përplasur ashpër mes tyre.

Kur Spiropali i dha fjalën deputetit Denis Deliu, Noka tentoi ta marrë vetë fjalën nga foltorja, shkruan A2.

Kjo ka bërë që tonet të ashpërsohen dhe Spiropali ta kërcënojë Nokën me përjashtim nga seanca për fjalorin e përdorur.

“Fjalën e ka zoti Deliu! Mos të të përjashtoj nga seanca për fjalorin. Kanë të drejtë të përgjigjen ata se nuk janë gurë varri që sa herë t’i fyeni të rrinë ulur.
Ulu në vend, mos të të përjashtoj nga seanca! Mos guxo, dil përjashtë dhe mos u sill sikur ke ardhur nga mali sot. Dil nga seanca”, tha ajo.

The post “Dil jashtë dhe mos u sill si nga mali”, përplasje Spiropali-Noka në Kuvend appeared first on Lapsi.al.

“Mamica e Kuvendit”/ Plas keq mes Nokës dhe Spiropalit, kryeparlamentarja: Kujdes me fjalët, po turpëron…

3 July 2025 at 12:43

Një debat u zhvillua në parlament mes deputetit të PD, Flamur Noka, dhe kryetares së parlamentit Elisa Spiropali. Noka akuzoi qeverinë për shtypjen e opozitës dhe cënimin e lirisë së fjalës në këtë legjislaturë. Ai i tha Spiropalit në një moment “Mamicë”.

Spiropali iu përgjigj duke i kërkuar Nokës të tregojë respekt dhe paralajmëroi heqjen e së drejtës së fjalës.

Flamur Noka: Në parlament vlon histeria moniste kundër opozitës. Sulltan Surreli ka pasur strategji që të emërojë opozitën që ai ka dëshiruar. Opozita trajtohet si armike. Po mbyllet legjislatura më e zezë në 35 vite pluralizëm. Sulltani mendon, ai shkel. Turp dhe faqja e zezë për këtë parlament, sepse kurrë nuk mund të imagjinohej që parlamenti të kthehej në një vend, ku liria e fjalës tentohet që të asgjësohet. Asgjësimin e fjalës së lirë e ka bërë Lindita, edhe Mamica e parlamentit…

Elisa Spiropali: Kujdes me fjalët, po turpëroni parlamentin. Fol siç është për të folur, sepse do iu heq të drejtën e fjalës.

Flamur Noka: Ky parlament ka noterizuar çdo gjë të qeverisë dhe të Sulltanit të Surrelit. Vota e lirë është asgjësuar.

The post “Mamica e Kuvendit”/ Plas keq mes Nokës dhe Spiropalit, kryeparlamentarja: Kujdes me fjalët, po turpëron… appeared first on Sot News | Lajme.

“Shihte ëndrra me mamicën”/ Noka përplaset me Spiropalin: Jeni për turp!

By: Oldi
3 July 2025 at 12:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përfshi në një debat me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit, Noka tha se mazhoranca ka bërë çmos për të cënuar fjalën e lirë duke e asgjësuar opozitën. Por në moment fjala “mamicë” i dogji Spiropalit, e cila i tërhoqi vërejtje deputetit demokrat duke e […]

The post “Shihte ëndrra me mamicën”/ Noka përplaset me Spiropalin: Jeni për turp! appeared first on BoldNews.al.

Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit

3 July 2025 at 12:21

Të hënën, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit është përfshirë nga flakët për të disatin vit radhazi, ndërsa administratori i kompanisë publike pretendoi se zjarri erdhi si pasojë e tejmbushjes dhe temperaturave të larta. Në nisje të seancës së fundit të legjislaturës, disa deputetë të Partisë Demokratike kërkuan që […]

The post Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit appeared first on Reporter.al.

FOTO/ Spiropali takim me kryepeshkopin Joan Pelushi: Frymëzim për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona

By: redi
2 July 2025 at 15:50

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi. Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.

Source

Spiropali zhvillon një vizitë me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Imzot Joanin: Urtësia e Fortlumturisë na frymëzon në detyrat tona të përditshme

By: V K
2 July 2025 at 15:59

Këtë të mërkurë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.

Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.

The post Spiropali zhvillon një vizitë me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Imzot Joanin: Urtësia e Fortlumturisë na frymëzon në detyrat tona të përditshme appeared first on Albeu.com.

❌
❌