Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ Spiropali takim me kryepeshkopin Joan Pelushi: Frymëzim për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona

By: redi
2 July 2025 at 15:50

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi. Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.

Source

Mesha e të Martës së Madhe, kryepeshkopi Joan: Fjalët e Zotit na çojnë drejt dritës

15 April 2025 at 17:00

Besimtarët ortodoksë festojnë javën e fundit të jetës së Krishtit që zyrtarisht quhet Java e Pësimit, ose siç njihet ndryshe si “Java e Madhe e Pashkës”.

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet u mbajt mesha e së Martës së Madhe të Shenjtë, e njohur ndryshe si shërbesa e dytë e dhëndrit.

Kjo shërbesë u drejtua nga Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi. Pas përfundimit të meshës, Fortlumturia e tij, Kryepiskop Joani mbajti fjalën ku dha mesazhe të forta për besimtarët që e ndoqën nga afër shërbesën.

Kryepiskopi zbuloi tre tematikat kryesore të Shërbesës së Dytë të Dhëndrit, ndërsa theksoi se njerëzit duhet të fokusohet tek pastrimi i brendshëm shpirtëror.

 “Shumë njerëz mund të ndjekin agjërimin, lutjet e gjithçka tjetër, kreshmat, por nëse nuk pastrojnë zemrën e tyre, gjithë puna tjetër është e kotë. Vetëm do japë një krenari boshe e një kokëfortësi. Prandaj dhe Zoti i qorton aq rëndë. Nëse ne nuk fitojmë hirin e Shpirtit të Shenjtë sa kohë që jemi gjallë nuk mund ta fitojmë dot kur të kapërcejmë atë kufi. Kjo është koha e përshtatshme. Indiferenca duke e shtyrë se do kem kohë të pendohem më vonë, ndoshta një ditë mund të na vijë vdekja papritur dhe të papenduar. Gjatë kësaj jave Zoti na këshillon, na kujton, për të na bërë të zgjuar, duke qenë vigjilentë”,-tha Joan Pelushi, Kryepeshkop i Shqipërisë.

Çdo ditë e Javës së Madhe ka shërbesa dhe tematika të veçanta, të cilat kryhen në të gjitha kishat e vendit, shërbesa të cilat do vijojnë në ditët e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mesha e të Martës së Madhe, kryepeshkopi Joan: Fjalët e Zotit na çojnë drejt dritës appeared first on Euronews Albania.

Kryepeshkop Joani në podcastin e Ramës/ Kryepeshkopi: Vlerësimi për Fan Nolin dhe Anastasin

5 April 2025 at 10:06

Fortlumturia e tij Imzot Joani, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, ishte i ftuari i kësaj të shtune i kryeministrit Edi Rama në podkastin e tij “Flasim”.

Shqiptari i parë në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, risolli përjetimet e hershme, ku u njoh për herë të parë me Ungjillin dhe vendosi ti përkushtohej besimit.

“Unë vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim. Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. Mu kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Bindja për t’u bërë prift lindi atëherë”, është shprehur Imzot Joan Pelushi.

E teksa kryepeshkopi Joan fliste per lidhjen e njerëzve me besimin dhe Zotin, kryeministri u ndal tek një moment i veshtire I jetes së tij, ku kujtoi një bisedë me mjeken që i ka kuruar të birin, kur ky i fundit ndodhej në koma shume vite më pare.

Kryeministri tregoi njohjen e hershme me Kryepeshkopin Joan. Rama tha se përpara se të behej prift, Fortlumturia e tij, ka shërbyer në spitalin e Psikiatrisë në Tiranë.

“Arsyeja përse shkova atje, ishte frymëzimi i ungjillit. Familja u çudit fillimisht sepse isha një djalë i ri. Kur shkova dhe pashë atë realitet, nis një dhembshura e madhe për këta njerëz.
Ajo që ndjeva herën e parë ishte dhembshuri, aq më tepër kur pashë që atje ishte edhe një person që e kisha njohur e kisha pasur në klasë.
Mendja është gjëja më e rëndësishme e njeriut. Këta njerëz duhet të ndihmohen”, tha Imzot Joan Palushi.

I pyetur mbi rolin e Fan Nolit, Imzot Joani tha se puna e tij është e pabesueshme dhe përkthimi i tij është i papërsëritshëm.

“Mbetet një nga njerëzit më të ndritur të Kishës. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm, ka bërë gjithë atë punë i vetëm. Kur isha më Amerikë, punuam disa kohë për të sistemuar bibliotekën e Fan Nolit. Në disa shkrime shprehej, “Kisha mbetej dashurua ime  e parë”. Njihte mirë muzikën kishtare, jo vetëm përkthyesi më i madh, por edhe figura qendrore e Kishës”, u shpreh ai.

Një kontribut të rendësishëm për Kishën sipas tij, ka dhëne edhe kryepeshkopi i ndjerë Anastas.

“Kryepeshkopi Anastas është një tjetër figurë e ndritur në historinë e kishës sonë. Bëri të mundur rindërtimin nga gërmadhat me durim të madh dhe dashuri për Kishën e njerëzit. Përvoja që kam duke qenë me të për 32 vite e kam parë se e donte vendin dhe njerëzit”, është shprehur Kryepeshkopi i kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise.

/abcnews.al/

Kryepeshkop Joani në podcast me Ramën, flet për punën në spitalin psikiatrik

By: redi
5 April 2025 at 10:09

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Ndër të tjera si tregoi edhe për punën që ka kryer në spitalin psikiatrik. Rama: Ka një moment egoizmi në sensin e kënaqësisë, e vetëpërmbushjes që të jep fakti që ndihmon tjetrin. Ndërkohë që ju thoshit atëherë se të japësh, kur tjetri as nuk e di fare se kush je.

Source

Kryepeshkopi i ri, shok i Ramës: Kemi njohje shumë të vjetër, bënim ecejake në “Myslym Shyri”

5 April 2025 at 09:24

Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, pas intervistës së parë të dhënë për televizionin shtetëror grek, mëngjesin e sotëm është shfaqur në podkastin e Edi Ramës. Edhe pse Rama nuk mori pjesë në ceremoninë e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri, të mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, sot […]

The post Kryepeshkopi i ri, shok i Ramës: Kemi njohje shumë të vjetër, bënim ecejake në “Myslym Shyri” appeared first on BoldNews.al.

Kryepeshkopi Joan Pelushi dhe miqësia me Ramën: Kisha nuk ka qenë asnjëherë kundër teknologjisë

By: redi
5 April 2025 at 09:34

Pak ditë pas fronëzimit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joan Pelushi ishte sot i ftuar në Podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Kryepeshkopi tregoi si i lindi dëshira për t’u bërë prift në një kohë të paimagjinueshme në vitet ’80, kur në vendin tonë ishte ende diktatura komuniste. Rama kujtoi bisedat me kryepeshkopin, Joan Pelushi të zhvilluara në rrugët…

Source

Kryepeshkopi Joan intervistë shqip për TV shtetëror grek: Ja çfarë më tha Anastasi 10 vite më parë

5 April 2025 at 08:29

Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, ka zgjedhur një televizion grek për të dhënë intervistën e tij të parë televizive. Ndonëse e njeh gjuhën greke, ai foli në shqip për televizionin shtetëror të Greqisë, ERT. Kryepeshkopi rrëfeu rrugëtimin e tij të besimit, studimet dhe bashkëpunimin që pati me paraardhësin e […]

The post Kryepeshkopi Joan intervistë shqip për TV shtetëror grek: Ja çfarë më tha Anastasi 10 vite më parë appeared first on BoldNews.al.

“Si i lejon Zoti masakrat?” – kryepeshkop Joani i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

5 April 2025 at 09:29

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, është i ftuari i episodit të radhës i podcast-it të kryeministrit Edi Rama.

Rama në pyetjen e tij drejtuar Pelushit theksoi se “ka njerëz që thonë si i lejon Zoti të ndodhin masakra nga më të tmerrshmet, si i lejon Zoti spastrimin etnik, si lejon që një prind të humbë fëmijën e kështu me radhë. Si i përgjigjet një njeri i Zotit?”

“Në kuptimin fetar, shihet në një formë akoma më të thellë. E keqja në teologjinë e krishterë, nuk shihet sikur ka substancë, shihet si deformim i së mirës. E keqja nuk ekziston, është e mira që është deformuar. Deformimi i së mirës erdhi si pasojë e vullnetit të lirë të njerëzve.

Ne jetojmë në kohë dhe në hapësirë, ne na duket shumë gjatë, për Perëndinë. Te Zoti nuk ka as të shkuar, as të ardhme. Është një e tashme e përgjithshme. Ajo që mund të na duket një kohë e pafund, mund të jetë e shkurtër. E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu.

Prandaj për të qenë i mirë në kuptimin e krishterë, nuk është në planin etik, është në planin ontologjik të qenies sonë. Duke mos qenë të mirë, jemi ne që pakësohemi si njerëz, etika është shumë e rëndësishme sepse varet edhe qenia jonë nga kjo gjë.

Nuk e solli vdekjen Zoti, e sollëm ne që u shkëputëm nga jeta. Unë nuk mund të flas për raste të veçanta që të them pse i ndodh këtij personi. E gjithë kjo është një proces rekuperimi, padyshim që është me dhimbje, edhe shpjegimi është sipas nivelit të besimit të njerëzve. Nuk mund t’i thuash një prindi që sa ka humbur fëmijën është për të mirën e tij. ndonjëherë përgjigja më e ditur, është të thuash nuk e di. Është një proces që duhet të ndodhë brenda tij. Në çaste qetësie, mund të shpjegosh edhe më shumë”, u shpreh Pelushi. /TCH/

The post “Si i lejon Zoti masakrat?” – kryepeshkop Joani i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu appeared first on Telegrafi.

E deleguara e SHBA takon Kryepeshkopin Joan Pelushi! Diskutohet mbi rëndësinë e harmonisë ndërfetare në Shqipëri

By: redi
2 April 2025 at 17:21

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ku ka shprehur urimet e saj për rolin e ri të Kryepeshkopit në udhëheqjen e Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë. VanHorn dhe Kryepeshkopi Pelushi sipas njoftimit të Ambasadës, kanë diskutuar mbi rolin jetik të komuniteteve fetare…

Source

Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan/ Papa: Të krishterët – dëshmitarë të uniteti

By: user 11
29 March 2025 at 20:10

Papa Françesku i ka dërguar një letër urimi Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi, i cili u kurorëzua zyrtarisht sot në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”.

“Shpresoj me zemër, prandaj, që nën udhëheqjen tuaj atdhetare, marrëdhëniet ndërmjet Kishës së Shqipërisë dhe Kishës Katolike të zhvillohen më tej, duke kërkuar forma të reja të bashkëpunimit të frytshëm në shpalljen e Ungjillit, në shërbimin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë”, ka shkruar ai.

Ndërsa ka përmendur Kryepeshkopin e ndjerë Anastas, Papa Francesku uron Kryepeshkopin e ri të vazhdojë të promovojë dialogun si mjet për të kapërcyer ndarjet dhe për të promovuar kërkimin e bashkësisë së plotë ndërmjet të gjithë dishepujve të Krishtit.

“Jam i sigurt se Virtytshmëria Juaj, duke ndjekur shembullin e parardhësit tuaj, do të vazhdojë të promovojë dialogun si mjet për të kapërcyer ndarjet dhe për të promovuar kërkimin e bashkësisë së plotë ndërmjet të gjithë dishepujve të Krishtit.

Në fakt, në këto kohë të vështira të shënuara nga lufta dhe dhuna, është gjithnjë e më urgjente që kristianët të japin një dëshmi besnike të unitetit, në mënyrë që bota të mund të pranojë plotësisht mesazhin ungjillor të solidaritetit vëllazëror dhe paqes. Prandaj, kemi përgjegjësinë për të ecur së bashku për të shfaqur gjithnjë e më qartë bashkësinë reale, edhe pse, me keqardhje, ende jo të plotë, që na bashkon tashmë.

Shpresoj me zemër, prandaj, që nën udhëheqjen tuaj atdhetare, marrëdhëniet ndërmjet Kishës së Shqipërisë dhe Kishës Katolike të zhvillohen më tej, duke kërkuar forma të reja të bashkëpunimit të frytshëm në shpalljen e Ungjillit, në shërbimin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë dhe në rinovimin e angazhimit tonë për të zgjidhur çështjet që ende na ndajnë përmes dialogut të dashurisë dhe të së vërtetës”, është shprehur Papa Francesku.

 

The post Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan/ Papa: Të krishterët – dëshmitarë të uniteti appeared first on Lapsi.al.

Fronëzohet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

29 March 2025 at 14:44

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, u fronëzua të shtunën në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Me fillimin e ceremonisë në orën 11:00, ai mori zyrtarisht drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke nisur një kapitull të ri për besimtarët ortodoksë të vendit.

Qindra besimtarë u mblodhën në katedralen qendrore për të ndjekur nga afër momentin historik të fronëzimit të Kryepeshkopit të parë shqiptar që ulet në fronin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, raporton euronews.al

Gjatë fjalës së tij, Kryepeshkopi Joan vlerësoi kontributin e Kryepeshkopit të ndjerë, Anastas Janullatos, për rindërtimin dhe forcimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Ai theksoi nevojën e ruajtjes së unitetit brenda komunitetit ortodoks dhe sfidat që paraqet epoka moderne.

“Perëndia dërgoi Kryepeshkopin Anastas në një periudhë sfiduese për Kishën tonë, kur ajo ndodhej në rrenim. Falë sakrificave dhe vizionit të tij, kisha jonë u rindërtua dhe u ringrit fuqishëm. Predikimi i tij ka qenë gjithmonë dashuria dhe respekti për çdo njeri, vlera që duhet të vazhdojmë të ruajmë. Sfida të reja na presin, por me besim dhe unitet do të mund t’i përballojmë”, u shpreh Kryepeshkopi Joan.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ishte i vetmi përfaqësues shtetëror që mbajti fjalim, e cilësoi fronëzimin e Kryepeshkopit Joan si një moment historik dhe një faqe të re në jetën shpirtërore të vendit.

“Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan shënon një kapitull të ri për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Ky është një moment solemn që pasqyron vazhdimësinë e besimit dhe përkushtimit. Shpreh mirënjohjen time të thellë për Kryepeshkopin Anastas, i cili me urtësi dhe përkushtim e bëri Kishën më të fortë, duke e pajisur me një trashëgimi të çmuar shpirtërore dhe kulturore. Shteti do të vazhdojë të jetë gjithmonë përkrah Kishës dhe besimtarëve të saj”, deklaroi Begaj.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe figura të larta shtetërore, si kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrat Pirro Vengu dhe Blendi Gonxhja, si dhe ish-presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu. Gjithashtu, mes pjesëmarrësve u vunë re personalitete politike si deputeti Pandeli Majko dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Ceremonia u nderua gjithashtu nga krerët fetarë të Shqipërisë, përfaqësues të 13 Kishave Ortodokse nga e gjithë bota, si dhe delegacione nga Greqia, mes të cilëve Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, dhe Ministrja Greke e Edukimit dhe Fesë.

The post Fronëzohet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

Kryepeshkopi Joan Pelushi fronëzohet në Katedralen Ngjallja e Krishtit: Të jetojmë në paqe!

By: Oldi
29 March 2025 at 13:31

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, është fronëzuar në ceremoninë e mbajtur ditën e sotme në Katedralen Ngjallja e Krishtit. Gjatë fjalës së tij, Kryepeshkopi Joan nderoi paraardhësit e tij, ndërsa në listën e gjatë përmendi dy personalitete të shquara: Im Zot Fan Noli dhe Kryepeshkopin Anastas. Joani theksoi shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja, […]

The post Kryepeshkopi Joan Pelushi fronëzohet në Katedralen Ngjallja e Krishtit: Të jetojmë në paqe! appeared first on BoldNews.al.

Mbahet ceremonia për fronëzimin e Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse

By: fra nc
29 March 2025 at 11:42

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, këtë të shtunë po mbahet ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi. Kjo ngjarje do të shënojë për herë të parë uljen e një kryepeshkopi shqiptar në fronin më të lartë kishtar.

Ceremonia ndiqet nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, si dhe delegacione nga 13 Kishat Ortodokse të botës. Të pranishëm në ceremoni janë kreu i Shtetit, Bajram Begaj, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, ministrja e Edukimit dhe Fesë, si dhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostandina Kamici.

Ndërkohë, në ceremoni pritet që fjalën ta mbajë vetëm presidenti Bajram Begaj, ndërsa në emër të Sinodit të Shenjtë do të përshëndesë Mitropoliti i Apolonisë, Hirësia e tij, Nikolla. Fjalimi kryesor i ceremonisë do të jetë ai i Kryepeshkopit Joan, i cili më pas do të ulet për herë të parë në fronin kryepeshkopal.

Të dielën, Kryepeshkopi i ri do të mbajë shërbesën e tij të parë si kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ndërkohë që pritet të emërojë pasardhësin e tij në Mitropolinë e Korçës.

The post Mbahet ceremonia për fronëzimin e Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse appeared first on Euronews Albania.

Fronëzohet kryepeshkopi Joan: Forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj

By: xhir jeta
29 March 2025 at 12:45

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, është fronëzuar në Katedralen Ngjallja e Krishtit.

“Falenderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit. Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit.

Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara. Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjgjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë.

Në fund të shek XX ku kisha ortodokse u gjet e rrënuar, perëndiaa dërgoi një tjetër person të ndritur kryepiskopin Anastas që bëri të mundur rindërtimin e saj. Predikimi I tij ka qenë dashuria dhe respekti për cdo qenie njerëzore, frymë që duhet të ruajmë

T’u themi faleminderit e t’u jemi mirënjohës. Sa më shumë mirënjohje të kemi aq më afër do jetë Perëndia te ne.

Cdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja, paraqet sfida të reja dhe nga këto nuk përjashtohet as kisha jonë. Na duhet të përballemi jo vetëm për tu mbrojtur por edhe të gjejmë zgjidhje. Përpjekja dhe përqëndrimi ynë, ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj.” Tha ai në fjalën e tij

Ceremonia/ Kryepeshkopi Joan Pelushi fronëzohet në krye të Kishës Orthodokse

By: Oldi
29 March 2025 at 09:37

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë sot do të mbahet ceremonia historike e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi. Qindra besimtarë pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke shënuar për herë të parë uljen e një kryepeshkopi shqiptar në fronin më të […]

The post Ceremonia/ Kryepeshkopi Joan Pelushi fronëzohet në krye të Kishës Orthodokse appeared first on BoldNews.al.

Kyriakos Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan Pelushi, zbardhen detaje nga biseda

By: Ela
18 March 2025 at 18:06

24 orë pas zgjedhjes në krye të Kishës Orthodokse të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joan ka marrë një telefonatë nga ana e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Përmes një postimi në platformën ‘X’, Mitsotakis shkruan se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. “Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, […]

The post Kyriakos Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan Pelushi, zbardhen detaje nga biseda appeared first on BoldNews.al.

Joani i Korçës… dhe i Shqipërisë/ Besimtarët ortodoksë vlerësojnë Mitropolitin: Zgjoi besimin

By: xhir jeta
17 March 2025 at 15:28

Hirësia e tij, Joani, i sapozgjedhuri kryepeshkop i Shqipërisë, që nga viti 1998 ka jetuar në këtë godinë, duke drejtuar Mitropoline e Korçës për 27 vjet

Prane Mitropolisë, hirësi Joani ngriti mencën për njerëzit në nevojë dhe të pastrehët.

Besimtarët korçare nuk e fshehin ndjenjen e krenarisë për kryepeshkopin e ri. Shprehen me bindje të plotë se Joan Pelushi është i denjë për të vazhduar më tej detyrën e kreut të Kishës Ortodokse.

Miqtë e tij të vjetër, kujtojnë kontributin dhe punën e bërë nga Joan Pelushi, i cili rizgjoi tek ortodokset korcare ndjenjen e ndrydhur te besimit dhe i afroi pwrseri prane zotit.

“E kemi pritur me gezim ardhjen e tij ne korcw, shihnim tek ai qe do ta conte perpara ortodoksine. Korca kishte nevoje per nje bari, ardhja e tij ishte e duhur sepse ai ka pasur lidhje te mehershme dhe me figura te korces qe ruajten ortodoksine edhe ne periudhen e diktatures, si motrat Cicko.”

Imzot Joani, u be shpejt bashkepunetor i ngushte i kryepeshkopit Anastas dhe si mitropolit i Korces punoi per forcimin e bashkejeteses dhe dialogut nderfetar.

“Tregoi aftesine ne menaxhimin e kesaj metropolie ne formimin e prifterinjve dhe ne frymen qe ngjalli per te realizuar ato mesimi qe zoti predikon dhe kerkon”

Arsyet e krenarise korcare per kryepeshkopin e ri i tregojne edhe miqte dhe bashkepunetoret nder vite.

“Perfaqeson nje figure komplekse, eurodit. Fakti qe ai e ka perqafuar besimin ortodoks ne periudhen me te erret ne komunizem. Karamelo:  e karakterizon dashuria e madhe qe ka per njerezit dhe i largon konfliktet. Sot Korca krenohet me Metropolitin.”

Stan up: historia perseritet, korca i dha kishes ortodokse nje tjeter kryepeshkop, kete here 34 vite pas ringritjes nje shqiptar, si nje permnushjr r smanrtot te anasit te ndjere. Ndersa joani nis drejtimin e kished autoqefale si primat i saj, mitropolia r korces do te kete shume shpejt nje drejtues te ri./abcnews.al

Rama: Kënaqësi zgjedhja e një shqiptari në krye të Kishës Ortodokse

17 March 2025 at 08:18

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka uruar Hirësinë e Tij Joan Pelushi për zgjedhjen si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale Rama uron që Zoti ta mbrojë Hirësinë e Tij Pelushi e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë”.

“Me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë”, shkruan Rama.

Hirësi Joan Pelushi u zgjodh dje Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan u bë nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse, pas Liturgjisë Hyjnore të së dielës, që për besimtarët ortodoksë përkon me të dielën e dytë të Kreshmës.

The post Rama: Kënaqësi zgjedhja e një shqiptari në krye të Kishës Ortodokse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi/ Rama: Kënaqësi e rrallë. Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë në misionin e tij

17 March 2025 at 07:29

Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës prej vitit 1998 imzot Joan Pelushi, u zgjodh si  pasues i Kryepeshkopit Anastas nga Sinodi i  Shenjtë, autoriteti më i lartë i kishës ortodokse  të Shqipërisë me vota unanime.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka uruar Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, ndërsa shprehet se në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, është zgjedhur ndër shqiptarët më të mirë.

Reagimi

MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë.

Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan Pelushi, mesazhe urimi nga drejtues të shtetit e politikës

By: E.K
16 March 2025 at 13:11

Hirësia e tij, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh sot me vota kanonike në mënyrë unanime si pasues i të ndjerit Kryepeshkop Anastas. Zgjedhja e tij u përcoll me mesazhe urimi nga drejtues të lartë shtetërorë dhe të politikës. Begaj: Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë […]

The post Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan Pelushi, mesazhe urimi nga drejtues të shtetit e politikës appeared first on FaxWeb.

❌
❌