Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryepeshkopi Joan intervistë shqip për TV shtetëror grek: Ja çfarë më tha Anastasi 10 vite më parë

5 April 2025 at 08:29

Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, ka zgjedhur një televizion grek për të dhënë intervistën e tij të parë televizive. Ndonëse e njeh gjuhën greke, ai foli në shqip për televizionin shtetëror të Greqisë, ERT. Kryepeshkopi rrëfeu rrugëtimin e tij të besimit, studimet dhe bashkëpunimin që pati me paraardhësin e […]

The post Kryepeshkopi Joan intervistë shqip për TV shtetëror grek: Ja çfarë më tha Anastasi 10 vite më parë appeared first on BoldNews.al.

Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi/ Bien kambanat, zgjidhet kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare

16 March 2025 at 11:40

SHQIPËRI-Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur Joan Pelushin si kryepeshkop të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Kambanat e Kishës kanë rënë në Tiranë dhe qytete e tjera të vendit, ndërsa njoftuan lajmin për zgjedhjen e Joan Pelushit, si pasues të të ndjerit Anasatas Janullatos.

Në fjalën që mbajti, Joan Pelushi iu lut Jezu Krishti t’i japë forcë dhe urtësi për të përmbushur misionin e shenjtë. Kryepeshkopi e mbylli fjalën e tij duke nënshkruar zotimin e tij në këtë mision të shenjtë.

“Pranoj këtë shërbim të lartë. Do ta zbatoj me përpikëri detyrën time. Do përpiqem me gjithë forcën time të mbroj të drejtat e Kishës. I lutem Zotit tonë Jezu Krisht, të na japë forcë e urtësi për të përmbushur këtë mision të shenjtë të tij. Me dorën time, unë nënshkruaj këtë zotim”,  u shpreh kryepeshkopi Joan Pelushi.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare, në 25 janar në një spital në Athinë. Trupi i tij prehet në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Ndërsa që prej momentit të ndarjes nga jeta të Hirësi Anastasit, Sinodi i Shenjtë caktoi mitropolitin e Korçës, Joanin si mbikëqyrës të fronit Kryepiskopal.

Amaneti i Anastas Janullatos ishte që Kisha Autoqefale Shqiptare të drejtohej nga një klerik shqiptar. Më 29 mars mbahet ceremonia e fronëzimit të pasuesit së Janullatos, Joan Pelushi.

/abcnews.al

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

1 March 2025 at 15:39

40 ditë pas vdekjes së tij, është hapur dhe testamenti i fundit i Kryepeshkopit Anastas Janullatosit.

Aty thuhej se të gjitha depozitat e tij financiare si Kryepeshkop i përkisnin Kishës së Shqipërisë, me gjysmën e tyre që do të shkonin për përfundimin e katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’, ndërsa pjesa tjetër do të përdorej për mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës.

“Falënderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt. Depozitat e mia financiare si kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë.

I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.

Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të përshtatshme duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë”, thuhej në testament. /tch/

The post “Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos appeared first on Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar Shqiptar, Kruja: Kryepeshkopi Anastas ishte kundër përdorimit të fesë për politikë

By: admin
31 January 2025 at 22:32

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar Shqiptar, Genti Kruja, ka folur për figurën dhe ndikimin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos në Shqipëri, në emisionin Log. në News24.

Kruja theksoi se Anastas ishte gjithmonë i prerë në qëndrimin e tij kundër politizimit të fesë dhe përdorimit të dialogut ndërfetar për qëllime politike.

“Kryepeshkopi Anastas na ka këshilluar gjithnjë që të qëndrojmë larg përdorimit të politikës në komunitetet fetare. Ai ishte kundër përdorimit të dialogut ndërfetar si fasadë për politikën,” u shpreh Kruja.

Ai vlerësoi kontributin e Anastas Janullatos për bashkëjetesën fetare dhe rolin e tij në forcimin e harmonisë mes besimeve në Shqipëri.

The post Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar Shqiptar, Kruja: Kryepeshkopi Anastas ishte kundër përdorimit të fesë për politikë appeared first on Albeu.com.

Berisha pranë Ramës, PD: U ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse

By: redi
31 January 2025 at 16:29

Gjatë ceremonisë së përcjelljes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit”, u bë virale ulja afër e Berishës dhe Ramës. Partia Demokratike shprehet se Berisha u ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse. Sipas PD, pozicionimi është në përputhje me rregullat dhe traditat e kësaj ceremonie. Sqarim i drejtorit të Protokollit…

Source

Rama ndan fotoalbumin nga lamtumira e fundit për Kryepeshkopin Anastas

30 January 2025 at 19:33

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot, fotoalbumin nga shërbesa e përcjelljes për në jetën e amshuar të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos.

Kryeministri Rama, shprehet në postimin në rrjetet sociale, se dita e sotme ishte një “ditë zie në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit, ku sot iu dha lamtumira e fundit kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Kujtojmë që kryeministri Rama mbajti sot një fjalë në nderim të figurës dhe kontributit të tij prej disa dekadash në Shqipëri.

Kryeministri u ndal te roli i Kryepeshkopit Anastas në ngjalljen e trupit mistik të ortodoksisë shqiptare si dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë mes Shqipërisë e Greqisë.

“Si një hierark i një bashkësie shoqërore historike me ndikim të madh në mozaikun kombëtar shqiptar, personi i Kryepeshkopit Anastas dhe vepra e tij në krye të kishës e të grigjës janë qëmtuar, janë admiruar, janë bekuar, janë qortuar e deri edhe janë anatemuar,” u shpreh Rama.

Rama tha se, “pasionet më kontradiktore janë shfaqur në mexhelisin tonë kur ka ardhur puna te veprimtaria publike dhe qytetare e njeriut, i cili deshi apo s’deshi mori mbi supe deri edhe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë sonë të ringjallur në të njëjtën kohë me ringjalljen e kishës”.

“Por, edhe kjo më së paku dëshmon për stoicizmin e bariut, cilësi gjithnjë e më e rrallë në një kohë e në një botë ku gjithnjë e më të shumtë janë ata që lëkunden nga fryn era dhe ku gjithmonë e më pak mundësi i lihet shpirtit të shenjtë të fryjë nga të dojë, siç shkruhet tek ‘Gjeneza’,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se prania në këtë ceremoni e Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe delegacionit që e shoqëronte jep mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetë dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.

“Me siguri këtë opinion e bashkëndan tërësisht me mua edhe miku im, kryeministri Mitsotakis, i cili na nderon sot me praninë e Tij dhe delegacionit të nderuar që e shoqëron për të nderuar figurën epokale të Kryepeshkopit, Kishën Autoqefale të Shqipërisë dhe shtetin ku ajo sot merr frymë lirisht, duke dhënë njëkohësisht me këtë prani mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetë dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë,” theksoi Rama.

Momente nga ceremonia e lamtumirës së fundit për kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të...
1 nga 20

/r.e/a.f/

The post Rama ndan fotoalbumin nga lamtumira e fundit për Kryepeshkopin Anastas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zëri i Amerkës: Tiranë, përcillet me nderime Kryepeshkopi i ndjerë Anastas Janullatos

By: redi
30 January 2025 at 18:38

Në Tiranë, Kisha Ortodokse, qindra besimtarë dhe personalitete të larta shtetërore shqiptare dhe greke, përcollën sot për në banesën e fundit Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Oratorët klerikë dhe ata shtetarë gjatë shërbesës e vlerësuan kryepeshkopin Anastas për ringritjen, pas diktaturës komuniste, e besimit dhe kishave ortodokse gjatë më shumë se 32 vjetësh në krye të Kishës Ortodokse.

Source

Mijëra besimtarë i japin lamtumirën Kryepeshkopit Anastas Janullatos

30 January 2025 at 16:26

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë, Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis së bashku me zyrtarë të lartë dhe klerikë vendas dhe të huaj ishin të pranishëm gjatë ceremonisë së varrimit të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndërsa mijëra qytetarë ndoqën shërbesën e lamtumirës së tij të enjten paradite në Tiranë. Kryeministri grek, […]

The post Mijëra besimtarë i japin lamtumirën Kryepeshkopit Anastas Janullatos appeared first on Reporter.al.

Lamtumirë Anastas! Erdhi si prift nga Greqia, iku si Anastasi i Shqipërisë

By: Edi Rama
30 January 2025 at 16:18

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e homazheve në nderim të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, u nderua me homazhe në ceremoninë e mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, ku nga sot do të prehet trupi i tij.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në këtë ceremoni së bashku me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ku të pranishëm ishin Patriarku Eumenik Bartoleme, hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe klerikë dhe qindra besimtarë nga të gjitha mitropolitë.

Në nderim të figurës së Kryepeshkopit Janullatos dhe kontributit që ai ka dhënë për 33 vite në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë.

“Në këtë ditë të mbylljes së ciklit të një jetë kushtuar ngjalljes duhet thënë pa farë dyshimi se në përmasën e vetme që atij i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë, si një prift nga Greqia dhe pas 33 vjetësh ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë.” – tha mes të tjerash kryeministri Rama.

* * *

Fort të lumë janë qysh tani ata që flenë në Zotin. Po, thotë Shpirti i Shenjtë, le të pushojnë nga punët e shumta sepse veprat e tyre flasin për ta”, – shkruhet në Zbulesën e Apokalipsit.

Tërëshenjtëria juaj, Patriarku Ekumenik Bartolome!

Fort të nderuar anëtarë, hierarkë të shenjtë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë!

Fort i nderuar Mitropolit Joani, Mbikëqyrës i Mitropolisë së Shenjtë të Tiranës dhe Durrësit!

I nderuar, Kryeministër i Greqisë dhe mik i mirëseardhur Kyriakos Mitsotakis!

Komuniteti ortodoks është sot në zi!

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është sot e ve.

Kryepeshkopi Anastas e përfundoi detyrën e tij vikare si pasrendës i apostujve në shërbim të shpresëtarëve ortodokse të Shqipërisë.

Jeta e tij fort e gjatë, por mbi të gjitha fort kuptimplotë qe një jetë për mbarë Kishën Katolike dhe Apostolike në kuptimin patristik të fjalës, në atë kuptim që merr në “Besojmën” e madhe të Koncilit të Nikesë mbajtur 1700 vjet më parë nën kujdesin e Kostandinit të Madh.

Plot 33 vite ungjillëzim në viset e Shqipërisë, nga viti tanimë i largët 1992 e deri më sot janë njw shifër tejet domethënëse dhe jo vetëm simbolikisht e përputhur me moshën e Jezu Krishtit.

Nga këto 33 vite, 3 shërbyen për të predikuar ngjalljen e trupit mistik të ortodoksisë shqiptare dhe plot 30 tw tjera për të punuar si një zdrukthëtar këmbëngulës në ringritjen e ngrehinës së shkrumbuar të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Si nga një pikëpamje e thjeshtë njerëzore, si nga një pikëpamje thellësisht shpirtërore, jeta e Anastas Janullatosit ishte një jetë tërësisht e përmbushur përderisa përmes saj u realizua me gjithsej ëndrra e një fëmije.

“Kur isha fëmijë, – kujtonte Kryepeshkopi i ndjerë, – nuk më mjaftonte  t’i jepja diçka Perëndisë, po duhet t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qenia ime të jetonte në Krishtin. Si hierark i një bashkësie shoqërore historike, me ndikim të madh në mozaikun kombëtar shqiptar,  personi i Kryepeshkopit Anastas dhe vepra e tij në krye të Kishës e të grigjës janë qëmtuar, janë admiruar, janë bekuar e janë qortuar e deri edhe janë anatemuar. Pasionet më kontradiktore janë shfaqur në mexhelisin tonë kur ka ardhur puna tek veprimtaria publike edhe qytetare, e njeriut, i cili deshi apo s’deshi mori mbi supe, deri edhe tek zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë sonë të ringjallur në të njëjtën kohë me ringjalljen e kishës, por edhe kjo, më së paku, dëshmon për stoicizmin e bariut, cilësi gjithnjë e më e rrallë në një kohë dhe në një botë ku gjithnjë e më të shumtë janë ata që lëkundën nga fryn era dhe që gjithnjë e më pak mundësi i lihet “Shpirtit të Shenjtë të fryjë nga të dojë”, siç shkruhet tek gjeneza, por përtej atyre zjarreve të ndezur si rrufe në qiell të pastër, andej dhe këtej kufirit rri hapur pas gjysmë shekulli heshtje mortore dhe të shuara më pas si një hall në oborr të përbashkët dhe përtej paragjykimeve dhe dyshimeve kronike të lagjes sonë ballkanike, askush dhe asnjëherë nuk e vë dot në dyshim autenticitetin e angazhimit baritor të Kryepeshkopit për grigjën që e gjeti të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë 33 vite më parë dhe që e bashkoi me durim dhe përkushtim të madh në një vathë që të kujton shtëpinë e përtërirë nga arratia e demonëve për të cilën flet Jezusi në Ungjillin sipas Mateut.

Nuk kam unë për qëllim këtu të bëj as nekrologjinë dhe as eulogjinë e këtij prelati, të cilin për hirin e pamohueshëm të së vërtetës, gjithë çfarë mban rruzulli në njerëz të nderuar të fesë, intelektualë të angazhuar për paqen dhe përmes dialogut ndërfetar në artizanë të komunikimit mes kulteve dhe kulturave dhe deri tek çdo kryetar shteti apo qeverie që e njohu, ia patën shumë zili Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe me siguri këtë opinion e bashkëndan tërësisht me mua dhe miku im, Kryeministri Mitsotakis, i cili na nderon sot me praninë e tij dhe të delegacionit të nderuar që e shoqëron për të nderuar figurën epokale të Kryepeshkopit, Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe shtetin ku ajo sot merr frymë lirisht, duke dhënë njëkohësisht me këtë prani, mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetë dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Kam pasur privilegjin të jem i pranishëm këtu në këtë Katedrale që Kryepeshkopi Janullatos ia kushtoi ngjalljes së Krishtit, ngjalljes së trupit të tij mistik në Shqipëri kur u bë inaugurimi dhe shugurimi i saj. Ishte dita e madhe e shpërblimit të mundit të tij të gjatë për ndërtimin e saj në një rrugëtim ku dhe mua mu dha mundësua ta shoqëroj bashkë me të tjerë, fillimisht si kryebashkiak e më pas si kryeministër, deri kur ai e bëri më në fund realitet.

Atë ditë, ai mund i patregueshëm deri sa Katedralja hapi dyert u kremtua me pjesëmarrjen e patriarkëve dhe mitropolitëve të të gjitha kishave ortodokse te botës. Të atillë prestigj dhe peshë në një rrafsh shumë më të gjerë sesa kufijtë tanë, as ortodoksia shqiptare po as vetë Shqipëria nuk e kishin ndjerë e lere pastaj, mishëruar ndonjëherë në rrafshin fetar.

Ishte një nderim solemn që mbarë bota ortodokse i bënte Kishës së saj autoqefale dhe vetë Shqipërisë, çka do të ishte e pamundur të imagjinohej pa praninë, pa rolin dhe pa personalitetin respektuar botërisht, të Kryepeshkopit tonë.

Sot më takon të kujtoj në nderin e tij, diçka që shumë e kanë parë apo e kanë ndjerë dhe shumë të tjerë s’e kanë kuptuar apo s’kanë dashur ta besojnë, por që në fund të fundit ai vetë e dëshmoi në 33 vjet dhe e dëshmon edhe sot me trupin që la këtu në tokën e Shqipërisë, i cili me kërkesën e tij do varroset pikërisht në këtë Katedrale të ringjalljes së Krishtit siç ai e quajti Katedralen dhe siç ngjallje kishte dhe vet kuptimin e emrit të tij. Kësisoj në këtë ditë të mbylljes së ciklit të një jete kushtuar ngjalljes duhet thënë pa farë dyshimi se në përmasën e vetme që atij i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë si një prift nga Greqia dhe pas 33 vitesh ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë.

Duhet pranuar se është vështirë, shumë vështirë të gjendet ne kujtesën tonë historike dikush i çfarëdo kombësie tjetër që të ketë qenë, qw të jetë identifikuar me aq krenari dhe aq përkushtim me fjalë dhe me vepra me emrin e Shqipërisë sa kryepeshkopi Anastas.

E di që ka plot shqiptarë  që nuk pajtohen me këtë që thashë por durim. Dhe ata le të kundrojnë me reflektim të paqtë dhe natyrisht të çliruar nga paragjykimet apo nga dyshimet fqinjësore vetëm disa nga veprat e tij, ku ashtu siç njihet pema e mirë nga frutet e saj, lexohet pa asnjë ekuivok edhe identifikimi i tij me Shqipërinë tonë.

Sot dëgjohet në diptikët e shenjtë në të gjitha gjuhët liturgjike të Ikumene-sw ortodokse, emri i Kryepeshkopit të Shqipërisë i renditur menjëherë pas selive patriarkale dhe dy kishave autoqefale, asaj të Qipros dhe asaj të Greqisë. Kur e dëgjon këtë përnderim liturgjik është e pamundur të mos i jesh thellësisht mirënjohës njeriut që përcjellim sot, aq më tepër po të mos e harrosh që pas shkrirjes në flaken 23 vjeçare të ferrit ateist, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ishte vetëm hija e një kujtimi. Ekzistenca e kësaj kishe me frymën që për 33 vite i dha bariu i saj Anastasi i Shqipërisë është mirëfilli sot një aset konstitutiv i vetë pavarësisht, integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, një “Kishë e lirë në një shtet të lirë”.

Sa prekëse është në koherencën stoike të jetës së tij baritore dhe gjithë aq shpartalluese për të gjithë paragjykuesit dhe dyshuesit e tij, prania e këtij trupi pa jetë të rilindësit të kishës Autoqefale të Shqipërisë, pohimi i tij botërisht përpara pak kohësh në një intervistë të dhënë për shtypin grek e cila tingëllon më shqip sesa shqipja e kujtdo që e ka paragjykuar e dyshuar vetëm e vetëm se ai ishte grek, kryepeshkopin e ortodoksëve shqiptarë i cili tha: pasuesi im do të jetë shqiptar. Unë kam që në vitin 1963 që udhëtoj nëpër botë. Kam mësuar ta respektoj tjetrin siç është, të mendoj për të drejtat e tij. Imagjinoni të kishim në Greqi një situatë të ngjashme. A do ta pranonim ta drejtonte kishën e Greqisë një bullgar apo një serb? Sigurisht që jo. E konsideroj të mirëqenë që pasuesi im të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam në Shqipëri për të bërë një koloni. Ne shkuam për të bërë një kishë autoqefale të Shqipërisë. Ajo nuk është pjesë e kishës së Greqisë. Ajo është një ndër 14 kishat ortodokse autoqefale të botës”, – e mbyll shprehjen e tij lapidare kryepeshkopi ynë.

Çfarë njeriu, çfarë bariu, çfarë pajtuesi dhe paqe bërësi, çfarë greku në kombësi dhe çfarë shqiptari në shtetësi! Dinjitetin e martirizuar të kësaj kishe dhe të kreut të saj, larë me djersën dhe gjakun e stërmundimeve të Kristofor Kisit dhe Damian Kokoneshit, Irena Banushit dhe sa e sa të tjerëve, Kryepeshkopi Anastas e rivendosi të plotë në altarin e saj të rilindur duke i dhënë mundësinë kishës autoqefale të Shqipërisë, klerit dhe besnikëve te saj që sot ta marrin stafetën nga ky atlet triumfator i Krishtit dhe ta çojnë përpara në liri të plotë, në pavarësi të pakthyeshme dhe me një siguri të garantuar.

Mjafton ta dëshirosh dhe ke plotë çfarë të mësosh prej trashëgimisë së këtij njeriu që refuzoi me përulësi të rrallë qindra, mbase mijëra ftesa për armiqësi, për duel, për polemikë të cilat i erdhën pa kursim nga të katërta anët deri në ditën e fundit të jetës. Ai që duke mos qenë as vendas, mund të ishte dhe më i legjitimuar të vinte kujën për diskriminimin dhe keqtrajtimin parapëlqeu të ndiqte udhërrëfyesin e apostullit Pal apo Pavël siç e thërrasin ortodoksët, “megjithëse jam i lirë kundruall të gjithëve u bëra shërbëtori i të gjithëve, që të tërhiqja pas fjalës së Zotit sa më shumë njerëz”.

I lexuar si pak të tjerë dhe i hapur ndaj kulturës së madhe kryepeshkopi i nëntë gjuhëve që me mua kishte qejf të argëtohej duke këmbyer ndonjë fjalë mbi xhevahiret e Biblës po edhe të letrave laike, në ato pak momente që mbeteshin pasi më qante hallet e Kishës me siguri nuk do të mbante mëri, por jam i bindur do vinte në gaz këtë buzën e tij që për hir të së vërtetës i thoshte të tëra bashkë me ato që nuk thoshte sepse dua t’ia jap lamtumirën me disa rreshta të një emri të mallkuar, Oscar Wilde në De profundis-in e tij.

“Pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë për t’u dashur dhe për t’u adhuruar nga të tjerët, por ne duhet të jetonim për të dashur dhe për të adhuruar të tjerët. Nëse dikush na jep dashuri, duhet ta pranojmë vetë se jemi të padenjë për tu dashur. Askush s’është i denjë për t’u dashur. Vet fakti që Perëndia e do njeriun, na tregon se në rendin hyjnor të gjërave dashuria e përjetshme u jepet pikërisht atyre që janë përjetësisht të pa denjë për të. Nëse kjo duket fort e hidhur le ta kthejmë së prapsi dhe le të themi që gjithë njerëzit janë të denjë për t’u dashur me përjashtim të atyre që e meritojnë me të vërtetë”.

Fort të dashur besimtarë ortodoksë të mbledhur këtu nga të katër anët e këtij vendi, por dhe nga më larg, sot komuniteti ortodoks, jo vetëm në Shqipëri, por kudo gjetkë ka zi.

Sot kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është në zi, por le ta themi serish me Shën Palin apo Pavlin “Gëzohuni gjithnjë në Zotin”. Jua përsëris, gëzohuni”.

Humbët në këtë jetë kryepeshkopin e 33 viteve që përmes fjetjes në Zotin, “ndërroi jetë”. Kjo ishte një shprehje që ai e konsideronte ndër më të bukurat e gjuhës shqipe, por ama fituat Anastastin e Shqipërisë!

Fituat një avokat atje lart, pranë Zotit që liturgjia e Shën Joan Gojartit e quan aq bukur një “mik të njeriut”.

Fituat shembullin e një shpërblestari të pajtimit në tokë që tashmë iu takon të gjithëve ta ndiqni dhe për hir të së vërtetës na takon të gjithëve ta ndjekim në këtë dhe në atë anë të kufirit, i cili nuk na ndan aq shumë sa në të vërtetë na bashkon.

Paqja qoftë me shpirtin e Anastasit të Shqipërisë në amshim dhe përdëllimi i kësaj dite sjelltë në zemrat e gjithsecilit prej jush ngushëllimin e Zotit të jetës.

Amen!

Homazhet për Kryepeshkopin/ Rama: Erdhi si prift grek dhe largohet si Anastasi i Shqipërisë

By: Ela
30 January 2025 at 13:18

Edi Rama, në fjalën e tij në ceremoninë e lamtumirës së Kryepeshkopit Anastas Janullatos, vlerësoi lart figurën e tij. Rama lavdëroi punën e Kryepeshkopit Anastas Janullatos për ringjalljen e besimit dhe ribashkimin e besimtarëve në vendin tonë pas rënies së komunizmit. “Plot 33 vite ungjizim në viset e Shqipërisë, janë një shifër tejet domethënëse dhe […]

The post Homazhet për Kryepeshkopin/ Rama: Erdhi si prift grek dhe largohet si Anastasi i Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

“E vajtojnë grekë e shqiptarë”/ Mitsotakis: Janullatos ishte hallka e komunikimit mes dy shteteve

By: Oldi
30 January 2025 at 12:53

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis mbajti fjalimin e tij në ceremoninë mortore të Anastas Janullatos, e cila u mbajt në Tiranë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë greke e konsideroi Janullatos si urë komunikimi mes dy vendeve, ndërsa sot -tha ai- e vajtojnë grekë e shqiptarë. Guximi dhe shpresa- u shpreh Mitsotakis- janë busulla […]

The post “E vajtojnë grekë e shqiptarë”/ Mitsotakis: Janullatos ishte hallka e komunikimit mes dy shteteve appeared first on BoldNews.al.

Mbesa e Kryepeshkopit Janullatos – shqiptarëve: Vëllezërit e mi, ndiqni shembullin e tij të dashurisë

By: Ela
30 January 2025 at 12:45

Në ceremoninë mortore të lamtumirës për kryepeshkopin Anastas Janullatos mbajti fjalim edhe mbesa e tij Roksana Janullatos. Ajo që mbizotëroi fjalimin e saj të shkurtër dhe plot emocion, ishte fjala dashuri, teksa ju drejtua shqiptarëve me fjalët; vëllezërit e mi, ndërsa ju shprehu mirënjohjen për dashurinë e treguar ndaj xhaxhait të saj. “Lejomëni t’ju drejtohem […]

The post Mbesa e Kryepeshkopit Janullatos – shqiptarëve: Vëllezërit e mi, ndiqni shembullin e tij të dashurisë appeared first on BoldNews.al.

Mitsotakis: Për grekët dhe ortodoksët në Shqipëri dhe në botë, Kryepeshkopi Anastas ishte burim krenarie

30 January 2025 at 17:55

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se Kryepeshkopi Anastas Janullatos hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në fjalën e përmortshme në shërbesën e përcjelljes për në jetën e amëshuar të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Mitsotakis tha se, “guxojmë të shpresojmë”.

“Në këto tre fjalë përmblidhet mendoj e gjithë jeta dhe aktiviteti i këtij hierarki të cilin ne e përshëndesim sot sepse pikërisht guximi dhe shpresa ishin ato dy busulla orientuese që për herë e drejtonin Anastasin në këtë rrugëtim të tij të admirueshëm”, tha kryeministri grek.

Një rrugëtim, theksoi ai, “i cili ka qenë qëndrueshëm në krah të njeriut dhe të drejtave të tij. Një herë si apostull modest dhe i përulur, një herë tjetër si një mbështetës pa zhurmë në krah të studentëve gjatë periudhës së diktaturës në Greqi. Dhe sigurisht si një themelues madhor dhe një pionier, një pararendës i jashtëzakonshëm i ortodoksisë në Shqipëri”.

Pikërisht, theksoi Mitsotakis, “në këtë madhështi të një personaliteti të jashtëzakonshëm ne përulemi sepse kryepeshkopi i Tiranës, i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ishte njëkohësisht një intelektual i besimit, por edhe një shërbëtor i thjeshtë i njeriut që kishte në krah”.

“Me fjalë të tjera ka qenë një shembull i ndriçuar i aktivitetit të tij, madje mungesa e tij do të jetë e pazëvendësueshme, jo vetëm këtu në vendin e tij dhe për homogjeninë tonë, por për të gjithë vendet e tjera ku rreh zemra e helenizmit për të cilin ekzistoi në 10-vjeçarë një fener i vërtetë”.

“Një fener dashurie dhe kontributi, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje por edhe rezultatshmërie, një fener i ortodoksisë përmes besimit”, tha Mitsotakis.

“Shumica e të pranishmëve e dinë se çfarë arriti Anastasi që nga çasti i parë kur mbërriti në Shqipëri në vitin 1991, në një vend të rrënuar nga regjimi autoritar me të krishterët e persekutuar dhe bashkëkombësit tanë të lënë në harresë”, u shpreh ai.

“Megjithatë duke marrë forcë nga besimi i tij i thellë ai hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u shpreh Mitsotakis, duke shtuar se Janullatos, “krijoi mbi 400 enori, ndërtoi qindra kisha dhe dorëzoi 145 klerikë të rinj. Njëkohësisht hapi dhjetëra institucione arsimore, shëndetësore dhe bamirësie, një mrekulli e vërtetë mes rrënojave”.

“Gurët që na hedhin ata që luftojnë kundër veprës sonë thoshte shpesh me një buzëqeshje në fytyrë, ne i mbledhim dhe me to ndërtojmë kisha dhe shkolla. E thoshte dhe e nënkuptonte”, u shpreh Mitsotakis.

“Nuk është rastësi pra, theksoi Kryeministri i Greqisë, “që sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët, por dhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fesë apo kombësisë”.

“Kryepeshkopi ishte gjithmonë një urë miqësie midis dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve”, shtoi ai.

“Prandaj me plot të drejtë, mund të quhet “Diplomati i Dashurisë”, një mision që ai e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje, por edhe me një vendosmëri të palëkundur”, tha Mitsotakis.

“Jam një nga fatlumët që pata mundësinë ta njoh dhe të bashkëpunoj me vite me radhë me hierarkun tonë dhe nuk e fsheh që e konsideroj këtë përvojë, jo vetëm një angazhim profesional, por edhe një pasuri personale sepse ai ishte siç e kishte quajtur im atë, “I shenjtë dhe i urtë”, tha Mitsotakis.

“Një njeri që të magjepste me dijet e tij dhe një karakter që e shprehur me fjalë të ftonte me shembullin e tij të bëheshe më i mirë”, u shpreh Mitsotakis.

“Pikërisht këtu përputheshin edhe rrugët tona, në aftësinë për të kuptuar problemet e shumicës, veçanërisht të më të dobëtëve dhe në përkushtimin për të luftuar, pavarësisht vështirësive, që ato të gjenin zgjidhje”, tha kryeministri grek.

“Për grekët dhe ortodoksët në Shqipëri dhe kudo në botë, Anastasi ishte burim krenarie. Ai ishte një shërbëtor i palodhur dhe i përulur duke ofruar shpresë dhe gëzim shpirtëror për besimtarët ortodoksë kudo në botë”, theksoi Mitsotakis.

“Në urtësinë e tij teologjike dhe përulësinë e tij ai dëshmoi se Kisha Ortodokse mund të jetë një komunitet i gjallë dashurie dhe kujdesi shoqëror që bashkon popujt, prandaj sot të gjithë ndjejmë një trishtim të thellë, por edhe një ndjenjë përgjegjësie për trashëgiminë e rëndë që ai na la”, nënvizoi kryeministri Mitsotakis.

“Si bari shpirtëror ai ndërtoi kisha, si udhëheqës ai krijoi ura bashkëpunimi mes popujve dhe feve. Ai tregoi se mund të jesh njëkohësisht një grek i vërtetë dhe një figurë universale. U bëftë shembulli i tij një burim frymëzimi për brezat që do të vijnë dhe vepra e tij gjettë pasues të denjë e përcjellë me të njëjtat fjalë që ai vetë na la si amanet. “Guxojmë të shpresojmë”, përfundoi fjalën e tij Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. /j.p/

The post Mitsotakis: Për grekët dhe ortodoksët në Shqipëri dhe në botë, Kryepeshkopi Anastas ishte burim krenarie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha, homazhe në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos

30 January 2025 at 12:35

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot homazhe duke vendosur një kurorë në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Berisha la edhe një mesazh tek libri i shënimeve për kryepeshkopin Janullatos.

Më pas, kryetari i PD-së mori pjesë tek shërbesa zyrtare e ceremonisë së varrimit të Fortlumturisë e Tij, Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos të cilit sot i jepet lamtumira e fundit.

Besimtarë të shumtë kanë mbushur oborrin e katedrales, ndërkohë që brenda saj gjenden përfaqësues të klerit ortodoks nga brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri etj.

Po ashtu, të pranishëm janë zyrtarë të lartë të shtetit, Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali e të tjerë.

Në meshën e lamtumirës i pranishëm është edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij qeveritar si dhe Kryepeshkopi i Athinës. /j.p/

The post Berisha, homazhe në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I jepet sot lamtumira e fundit Kryepeshkopit Janullatos! Rama e Mitsotakis do të mbajnë fjalën e tyre

By: Oldi
30 January 2025 at 08:56

Sot do të mbahet ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore, që do të drejtohet nga Bartolemeu, i pari i ortodoksëve në botë. Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, që do jetë edhe i vizitueshëm. Klerikët do të mbajnë meshë […]

The post I jepet sot lamtumira e fundit Kryepeshkopit Janullatos! Rama e Mitsotakis do të mbajnë fjalën e tyre appeared first on BoldNews.al.

Sinodi i Kishës Ortodokse fillon nderimet për kryepeshkopin Janullatos, arkmorti në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’

By: lia rda
28 January 2025 at 15:56

Kanë nisur homazhet në Kishën Ortodokse për kryepeshkopin Anastas Janullatos, pjesëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës kanë dalë në rrugë me qirinj në duar.

Ata kanë nisur homazhet e tyre, ndërsa trupi i kryepeshkopit do të futet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku dhe do të varroset. Nga pamjet vihet re që i janë bashkuar dhe qytetarë besimtarë ortodoksë.

Kujtojmë që në varrim do të jetë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, së bashku me 5 ministra grekë. Gjithashtu do të marrin pjesë të gjithë mitropolitë e vendit, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare dhe të ambasadave të huaja.

Gjithashtu, nuk do të mungojë një delegacion i Nivelit të Lartë të Vatikanit, përfaqësues nga nivelet e larta nga Kishat e Krishtera në mbarë boten, si dhe katër Patriarkë që do të vijnë nga  Jeruzalemi, Aleksandria, Bullgaria dhe Kostandinopojës./abcnews.al

Mbërrin në Tiranë trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos, nisin homazhet në kryeqytet

By: M C
28 January 2025 at 16:15

Trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos ka mbërritur në Tiranë dhe do të vendoset në Kishën Ortodokse, ku do të zhvillohen homazhe në nder të tij.

Në ceremoni do të jenë të pranishëm personalitete të rëndësishme të Kishës Ortodokse, përfshirë Patriarkun e Stambollit, Bartolomeu; Patriarkun e Jerusalemit, Theofili; Patriarkun e Bullgarisë, Danil; Patriarkun e Aleksandrisë, Theodore; Kryepeshkopin e Qipros, Jorgos dhe Kryepeshkopin e Athinës, Jeronimi.

Shërbesa e varrimit do të kryhet të enjten, më 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Për shkak të pranisë së liderëve të lartë fetarë dhe politikanëve si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ceremonia pritet të zgjasë më shumë se shërbesa standarde prej 40-60 minutash.

Trupi i Kryepeshkopit do të prehet në kriptën brenda Katedrales Ortodokse, ndërtimi i së cilës ishte një nga projektet më të rëndësishme të tij.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka shpallur pesë ditë zie, nga data 25 deri më 29 janar 2025.

The post Mbërrin në Tiranë trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos, nisin homazhet në kryeqytet appeared first on Albeu.com.

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos vendoset në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

28 January 2025 at 16:46

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Arkivoli i Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërriti sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Kortezhi me priftërinj shoqëroi arkivolin, ndërsa të shumtë ishin besimtarët që kishin dalë në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kryepeshkopit.

Mëngjesin e sotëm, trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërriti në Kakavijë, ku pati një ceremoni nderimi. Besimtarë të shumtë, banorë të Dropullit dhe personalitete, kishin dalë ta prisnin arkëmortin që në pikën e kalimit kufitar. Kortezhi më pas kaloi në rrugën nacionale, pranë fshatrave minoritarë dhe në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Gjirokastër u mbajt një meshë.

Kortezhi më pas është nisur drejt kryeqytetit dhe rreth orës 16:00 ka mbërritur në Tiranë.

Me vendosjen e trupit të Kryepeshkopit Anastas, në Katedralen Ortodokse, kanë nisur homazhet, më vonë do të vijojë liturgjia deri në orët e para të ditës së mërkurë si dhe përshpirtjet.

Pritet që të mbërrijnë në Tiranë patriarkët më të rëndësishëm të Kishës Ortodoske (i Aleksandrisë, i Jeruzalemit, i Rumanisë etj).

Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore. Shërbesa e funeralit që zakonisht zgjat nga 40 minuta deri në 1 orë, në këtë rast është e paparashikueshme, për shkak se përveç Patriarkut të Kishës Ortodokse, pritet të marrin pjesë me fjalime edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ashtu edhe Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Trupi i Kryepeshkopit Anastas do të prehet në kriptën brenda katedrales që ai vetë ishte nismëtari për ta ndërtuar. Nga Kisha e Shqipërisë është shpallur pesë ditë zie nga data 25 deri më 29 janar 2025. /j.p/

The post Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos vendoset në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbërrin në Shqipëri trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos – VIDEO

By: Ela
28 January 2025 at 08:40

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anasas Janullatos. Besimtarë të shumë e kanë pritur me homazhe në kufirin e Kakavijës. Nisja e arkëmortit u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00 nga Katedralja e Athinës. Në Tiranë trupi i pajetë mbërrin sot rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe për një […]

The post Mbërrin në Shqipëri trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

“Udhëtimi i fundit” i Kryepeshkopit Anastas, kleriku tregon se kush do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit: Tirana do jetë qendra e të gjithë botës së krishterë!

27 January 2025 at 21:27
Kleriku i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, At Grigor Palushi, dha detaje sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me ceremoninë e varrimit të kryepeshkopit  që do të mbahet në Tiranë. At Grigor Palushi tha se deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e varrimit  patriarku i Stambollt, i Aleksandrisë, Qipros
❌
❌