Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2025Main stream

Shuhet legjenda e muzikës filmike/ Alan Bergman ndërron jetë në moshën 99-vjeçare në Los Angeles

By: Rovena
18 July 2025 at 22:40

Është ndarë nga jeta Alan Bergman, kompozitori fitues i çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy, i cili bashkëpunoi me gruan e tij Marilyn për më shumë se gjashtë dekada dhe krijoi hite si “The Windmills of Your Mind”, “The Way We Were” dhe “In the Heat of the Night”.

Ai ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Bergmans shkruan qindra këngë, kryesisht për filma dhe seriale televizive, dhe bashkëpunuan me kompozitorë si John Ëilliams, Quincy Jones, Henry Mancini dhe David Shire.

Materialet e tyre përfshinin këngën “In the Heat of the Night” të Ray Charles nga filmi me të njëjtin emër; këngën “The Windmills of Your Mind” të Noel Harrison nga filmi “The Thomas Croën Affair”; dhe këngën “It Might Be You” të Stephen Bishop nga filmi “Tootsie”.

“The Way We Were” ishte kënga më e shitur e vitit 1974 dhe u solli Bergmanëve një nga tre çmimet Oscar, të tjerat erdhën për “Windmills of Your Mind” dhe kolonën zanore të “Yentl”.

Çifti I kompozitorëve fituan gjithashtu dy çmime Grammy, katër çmime Emmy dhe gjatë gjithë jetës u nderuan me shumë ccmime për arritjet e tyre.

Alan Bergman lindi më 11 shtator 1925. Ai studio Universitetin e Karolinës së Veriut në dhe mori një diplomë masteri në muzikë.

Marilyn dhe Alan u martuan në shkurt të vitit 1958 dhe ishin partnerë profesionistë gjatë gjithë karrierës së tyre./abcnews.al

 

Sllovenia legalizon vdekjen e asistuar

18 July 2025 at 22:30

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar pas një referendumi në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti i vendit miratoi ligjin me 50 vota pro, 34 kundër dhe tre abstenime.

Sipas ligjit të ri, ata që vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme, që janë të shëndoshë mendërisht gjendja fizike u shkakton një dhimbje të padurueshme, kanë të drejtë t’i japin fund jetës së tyre. Ata që vuajnë nga sëmundje mendore përjashtohen.

Ligji mund të zbatohet edhe në rastet kur trajtimet nuk ofrojnë ndonjë lehtësim ose përmirësim të arsyeshëm të gjendjes së pacientit.

Pacientët do të duhet t’ia shprehin qëllimin e tyre mjekut të tyre dy herë para se të paraqesin një kërkesë zyrtare që mjeku ia përcjell një komisioni të posaçëm së bashku me mendimin e tij.

Komisioni do të emërojë një mjek të pavarur për të vlerësuar gjendjen e aplikantit dhe një psikiatër për të vlerësuar aftësinë e aplikantit për të marrë një vendim.

Pacientët do të duhet ta gëlltisin ose injektojnë vetë substancën ligjore, dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, nga infermierët dhe mjekët deri te farmacistët, do të kenë mundësinë të refuzojnë pjesëmarrjen në vdekjen e asistuar.

/abcnews.al/

Kërkohej që prej një jave nga familjarët/ Gjendet i pajetë trupi i një 72-vjeçari në Fier

By: Rovena
18 July 2025 at 22:24

Është gjetur i dekompozuar trupi i një 72-vjeçari në tokat e fshatit Sektor Seman në Fier. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

72-vjeçari që prej datës 12 korrik kërkohej nga familjarët pasi ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes./abcnews.al

Skandal financiar në Spanjë/ Ish-ministri i Financave akuzohet për favore ndaj kompanive të energjisë në këmbim të miliona eurove

By: Rovena
18 July 2025 at 22:00

Partia Popullore (PP), opozita kryesore konservatore në Spanjë, është përfshirë në një skandal mbi akuzat për trafik ndikimi nga ish-ministri i Financave, Cristóbal Montoro, duke e goditur rëndë strategjinë shpesh të drejtuar nga lideri Alberto Feijóo për akuzat ndaj qeverisë socialiste të Pedro Sánchez.

Hetimi gjyqësor nën drejtimin e gjyqtarit Rubén Rus përfshin 28 të pandehur, mes tyre Montoro dhe zyrtarë të lartë të financës. Akuzohet se ata morën të paktën 11 milionë euro nga kompani të mëdha të energjisë përmes firmës ligjore “Equipo Económico” – në këmbim të ndikimit për ndryshime të favorshme në legjislacion dhe politikë fiskale gjatë viteve 2008‑2015.

Sipas raportit të gjyqtarit, ndërmarrja ishte një “mjerrë akses” për në Ministrinë e Financave. Ndërsa kompanitë energjetike u përpoqën të ndikonin në ligje përmes lobimeve, pa sukses, vetëm kur u përfshi “nevoja” Montoro, rezultatet erdhën brenda periudhe të shkurtër, me reduktime taksash pa arsyetim të qartë .

Montoro akuzohet edhe për hyrje të paligjshme në dosjet fiskale të rivalëve politikë brenda vetë PP, përfshirë ish-presidenten e Madridit, Esperanza Aguirre, dhe figura të njohura si Rafael Nadal, Carmen Thyssen dhe Jordi Pujol Ferrusola. Sipas burimeve mediave, Rajoy ishte paralajmëruar për aktivitetet e Montoros por nuk ndërmori veprime.

Montoro dha dorëheqje nga PP të enjten dhe deklaroi se akuzat janë pa prova. Kryetari i partisë, Feijóo, insistoi se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë universale, ndërsa studiuesit politikë deklarojnë se skandali i heq ofertë dorëvistave të opozitës dhe i jep frymëmarrje Sánchez, duke krijuar ndikime të mundshme për partinë e ekstremit të djathtë Vox./abcnews.al

 

Shira të rrëmbyeshëm përfshijnë Ankaranë, evakuohen banorët

18 July 2025 at 22:00

Imazhet më të fundit në rrjetet sociale trgojnë pamje të qytetit të Ankarasë me rrugë dhe bulevarde të përmbytura.

Në disa zona të qytetin shihen automjetet teksa rrëmbehen nga uji.

Disa banorë mbetën të bllokuar në pozicionet e tyre dhe u shpëtuan nga kalimtarët.

Disa njerëz mbetën të bllokuar në zonat e përmbytura u evakuuan duke përdorur ekskavatorët. /abcnews.al

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat, premton marrëveshje të reja tregtare

18 July 2025 at 21:58

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar legjislacionin e ri për rregullimin e kriptovalutave, duke e cilësuar si një ligj të shkëlqyer.

Po ashtu Trump falënderoi të gjithë të përfshirët në hartimin e ligjit.

Presidenti i SHBA-së la të kuptohej se së shpejti do të ndodhnin zhvillime të rëndësishme në fushën e tregtisë ndërkombëtare.

“Kur të dërgoj dokumentin që thotë se paguani tarifa 35% ose 40%, atëherë kjo është një marrëveshje”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Shkrirje AKU-së? Ministrja Denaj: Të gjithë inspektorët në “filtër”, është ngritur komisioni me pesë anëtarë

18 July 2025 at 21:02

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në kuadër të përmirësimit të kushteve të sigurisë ushqimore.

Ajo theksoi se ka ardhur koha që inspektimet nuk mund të bëhen nga hiçi, por ato duhet të bazohen në të dhënat e sistemit, që reflektojnë prezencë risku.

Ministrja theksoi se kontrollet në subjekte duhet të bëhen në mënyrë të dinjitetshme, ku komunikimi të ketë parësore, e shoqëror kjo dhe me paralajmërim për gjoba.

“Nga 13 maj ka hyrë në fuqi “Ligji i Inspektoratit” dhe është një ligj shumë i rëndësishëm, i cili është aprovuar nga Parlamenti i Shqipërisë në shtatorin e vitit të kaluar. Deri në fund të vitit kemi detyrimin për të organizuar shumë elementë të mënyrë së si bëhet inspektimi në territor, duke marrë praktikat më të mira, por mbi bazë risku. Nuk mund të shkojë asnjë inspektor nëse të dhënat në sistem nuk tregojnë nëse ka një risk të shtuar dhe duhet shkuar me lajmërim, me këshillim dhe nëse masat nuk janë marrë , të vendosen gjoba.

Këto janë praktikat ndërkombëtare. Ky standardizim është në frymë të ligjit. Ne kemi marrë shumë ankesa, dhe jo vetëm tani. Kemi pasur probleme. Unë s’jam duke thënë se AKU nuk do ketë  funksionet e kontrollit deri sa të bëhet Inspektorati Qendror i Ministrisë së Bujqësisë në raport me ushqimin, ku do bashkojë dhe pjesën e analizës së produktit final në treg, por edhe disa elementë të analizave që bëhen nga veterinaria, shërbimi i bimëve dhe i peshkimit.

Ka ardhur koha që inspektimi të bëhet jo vetëm në bazë të riskut, por të bëhet me dinjitet, por të bëhet në raport me komunikimin me biznesin, ku jo vetëm më ndërgjegjësimin, por edhe masat për t’u marrë nga biznesi të vendosen me afate kohore dhe të shkohet për këto afate kohore, të cilat kanë nevojë për të rritur nga ana e biznesit sigurinë ushqimore.  Ne nuk mund të themi se kjo nuk është bërë totalit, por ka dhe praktika jo të mira.”, tha ajo.

Ajo theksoi se i gjithë personeli i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit do të kalojë në verifikim të plotë nga një Komision, i cili është ngritur tashmë dhe drejtohet nga Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.

Ajo theksoi se kjo “sitë” do të ndihmojë dhe Ministrinë e Bujqësisë për të parë se si duhen riorganizuar inspektoratet, me qëllim që t’i përgjigjen sfidave që kërkon siguria ushqimore.

:Kryeministri e bëri të qartë dhe në fjalën e tij ishte shterues në tre elementë: një inspektorat, i cili funksionon në bazë të riskut, ndikon në përmirësimin e sigurisë dhe i gjithë personeli do të  kalojë në një vlerësim të profilit të analizës së punës që ka bërë nga secili nga një Komision i posaçëm, i ngritur tashmë, i drejtuar nga një përfaqësues nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, komisioni përbëhet nga pesë veta, tre janë nga UBT-ja dhe dy janë nga Ministria e Bujqësisë dhe ky komision do të marrë në analizë të gjithë punonjësit dhe do shikojë profilin e punës me CV, performancës, do vlerësojë eksperiencat më të mira apo jo të mira dhe do ndihmojë Ministrisë me një rekomandim  se cilat do ishin ato struktura që do duhet të riorganizohen ndryshe dhe në frymë të inspektoratit qendror”, tha ajo/abcnews.al

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

By: b b
18 July 2025 at 22:39

Trupi i një 72-vjeçari, është gjetur i dekompozuar pranë tokave të fshatit Sektor Seman, në Fier. Sipas njoftimit të uniformave blu, paraprakisht nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq, ai ishte shpallur në kërkim që prej datës 12 korrik 2025. Ka qenë vëllai i të moshuarit, i cili ka kallëzuar pranë Komisariatit të Policisë Fier, largimin nga banesa e 72-vjeçarit.

Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes e të moshuarit.

“Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes“, njofton policia.

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

By: b b
18 July 2025 at 22:23

Igor Popoviq, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas një deklarimi që ka bërë në Rahovec kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raportojnë mediat në Kosovë.

Popoviq është ndihmës i Petar Petkoviqit, shefit të kësaj Zyre në Serbi.

Përgjatë deklarimit të tij, Popoviq e ka quajtur UÇK-në organizatë “terroriste”.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar konfirmim prej Policisë së Kosovës lidhur me raportimet për arrestim, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Kategoritë e dala nga lufta, Organizata e Veteranëve të UÇK-së (OVL-UÇK), Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë reaguar ashpër ndaj, siç kanë thënë, pranisë së ndihmësit të Petkoviqit në Kosovë.

“Ky është mentaliteti i vartësve të [ish-liderit serb, Sllobodan] Millosheviqit, që sot përfaqësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ish-ministër i atij regjimi gjenocidal”, kanë thënë këto organizata përmes një postimi në Facebook.

Ato, po ashtu, kanë thënë se “çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri”.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte./rel

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

By: b b
18 July 2025 at 22:08

Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një nga një të gjithë ata që kontribuuan në hartimin e të ashtuquajturit ligj GENIUS, duke shtuar me humor të njohurin e tij: “E quajtën kështu për nderin tim”, tha Trump, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Ai e përshkroi ligjin si “të jashtëzakonshëm” dhe theksoi se është rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar:

“Ky është një ligj i fuqishëm… kemi punuar shumë fort për këtë”, deklaroi ai, duke falënderuar të gjithë të përfshirët.

Nënshkrimi i ligjit u shoqërua edhe me mesazhe me nuancë politike dhe ekonomike, ku Trump la të kuptohej se së shpejti do të ketë zhvillime të rëndësishme në tregtinë ndërkombëtare.

“Kur u dërgoj një letër ku thuhet se do të paguajnë 35% ose 40% tarifa doganore, kjo është në vetvete një marrëveshje,” theksoi ai, duke shtuar:

“Pastaj do të na telefonojnë për të parë nëse mund të bëjmë një marrëveshje ndryshe – si për shembull të hapin tregun e tyre për ne.”

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur kriptomonedhat dhe rregullimi i tyre janë bërë temë e debatit publik dhe ekonomik në SHBA, veçanërisht për rolin që ato mund të luajnë në ekonominë dixhitale të së ardhmes.

 

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

By: b b
18 July 2025 at 21:37

Kur presidenti rus, Vladimir Putin e ka urdhëruar atë që e ka quajtur “mobilizim të pjesshëm” të burrave të moshës së lejuar për luftë, shtatë muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 2022, efekti i vendimit ishte vërejtur nëpër rrugë dhe kufijtë shtetërorë.

Rekrutuesit kanë bastisur zyra, kanë vëzhguar jashtë ndërtesave të banimit dhe stacioneve të trenave, në kërkim të burrave që do të duhej të lajmëroheshin për luftë. Ndërkohë qindra mijëra rusë kanë ikur nga shteti për të shmangur luftën, duke iu bashkuar kështu eksodit të nisur në ditët e para të luftës.

Më vonë Putini duket se ka dashur ta shmangë këtë hap dhe ushtria ruse u është kthyer metodave tjera për të siguruar numrin e nevojshëm të ushtarëve, qoftë përmes rekrutimeve nëpër burgje, apo edhe nëpër qendra të strehimit për të varfrit, ndonëse disa prej këtyre formave janë ilegale.

Në dhjetor të vitit 2023, Skemat dhe Sistema – dy njësi për hulumtime në shërbimet ruse dhe ukrainase të Radios Evropa e Lirë – kanë zbuluar se Redut, një kompani private mercenarësh, që ka dërguar mijëra burra për të luftuar në Ukrainë, është në fakt një entitet i kontrolluar nga shteti, një rrjet rekrutimi që udhëhiqet nga agjencia kryesore e inteligjencës ushtarake të Rusisë, e njohur si GRU.

Një hulumtim i ri i Sistemas tregon se si ushtria e ka zgjeruar rrjetin e vet duke përdorur një sistem alternativ të quajtur Dobrokor – shkurtesë për Dobrovolchesky Korpus (Korpusi i Vullnetarëve) – për t’i joshur të rekrutuarit që mund t’i kundërshtojnë rregullat ose kushtet që i paraqesin agjencia Redut apo Ministria e Mbrojtjes.

Angazhimi në luftë përmes këtyre kompanive, Redut apo Dobrokor, dallon nga nënshkrimi i një kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes. Kontratat me ministrinë zgjaten automakisht deri në përfundim të atij që Rusia e quan “operacion special ushtarak”, që nënkupton se këta ushtarë nuk lirohen derisa të përfundojë lufta. Në kontratat e kompanive mercenare përmenden afatet kohore – zakonisht gjashtë, tetë apo 12 muaj – dhe ato nuk vazhdohen automatikisht.

Mirëpo, këtu ekziston një pengesë potencialisht vdekjeprurëse, pasi ka të dhëna se ushtarët e rekrutuar përmes rrjeteve vullnetare mund të shihen nga pjesëtarët e ushtrisë si mish për top për ushtrinë ruse teksa ajo përparon në fushëbetejë. Deri në verë të këtij viti besohet se Rusia i ka humbur mbi 1 milion ushtarë.

“Këmbësori e dorës së dytë”
Në një bisedë të incizuar me oficerë, e cila ka qarkulluar në fund të vitit të kaluar, Aleksandr Borodai, ligjvënës rus që udhëheq grupin e titulluar Sindikata e Vullnetarëve të Donbasit, ka thënë se ushtarët i shohin vullnetarët si “këmbësori të dorës së dytë”, dhe që detyra e tyre është “dërrmimi i forcës së armikut” sa më shumë që është e mundshme, para se të nisë sulmi i njësiteve të rregullta ushtarake.

Në incizimin e njëjtë, ai iu referohet vullnetarëve si “fuqi punëtore e shpenzueshme”.

Dobrokor dhe Redut udhëhiqen prej GRU-së dhe të dyja rekrutojnë individë me interesa të ndryshme, nisur nga bindjet nacionaliste apo ato ortodokse, të tjerë fokusohen në tifozë futbolli apo grupime tjera. Në faqen e Dobrokorit renditen 27 njësite në total.

Të gjithë burrat e moshave 18-55 dhe gratë e moshave 18-45 mund të anëtarësohen përmes kompanive Dobrokor dhe Redut. Gratë shërbejnë në njësitet mjekësore.

Pagesa nis nga 2.600 dollarë në muaj dhe mund të jetë edhe më e lartë, varësisht nga roli i mercenarit.

Megjithatë, ekziston një dallim i madh mes këtyre dy kompanive. Kompania Redut operon në një zonë gri, gjysmë ligjore – çka i ka të mirat dhe të metat për rusët që anëtarësohen përmes saj.

Më 2023, personat e rekrutuar nga kompania Redut, i kanë treguar Radios Evropa e Lirë se në mesin e përfitimeve përfshihet mundësia për t’u larguar nga lufta edhe para përfundimit të kontratës, pa ndonjë kërcënim për përfundim në gjyq, si dhe pagesat mund të kryhen me para të gatshme, çka mundëson fshehjen e të hyrave nga kreditorët, gjykatat apo qeveria.

Kompania Redut është krijuar “që njerëzit të mund t’iu shmangen taksave apo ndonjë pagese në gjykatë”, ka thënë një rekrut për Sisteman në atë kohë.

Mënyra më e lehtë për t’iu bashkuar ushtrisë është përmes kompanisë Redut. Kërkesat për kontrolle shëndetësore dhe mirëqenie në përgjithësi, janë shumë fleksibile dhe nuk ka ndonjë barrierë nëse dikush ka ndonjë rast të hapur në gjyq.

Por, ekzistojnë edhe të metat nga rekrutimi përmes saj. Rekrutët nuk mund të përfitojnë nga bonueset rajonale, e që janë të konsiderueshme dhe mund të jetë shumë e vështirë për veteranët apo të mbijetuarit që të sigurojnë pensione për ndonjë paaftësi apo vështirësi tjera.

‘Inekzistent’
Një vullnetar i rekrutuar përmes sistemit Dobrokor e ka statusin e një anëtari në shërbim ushtarak dhe atij i garantohen të gjitha pagesat sociale, ka treguar një i rekrutuar në njësitin e ashtuquajtur Nevsky, në disa përgjigje për Sisteman.

Ai ka thënë se nëse dikush angazhohet përmes kompanisë Redut, në aspektin ligjor ai person “nuk ekziston”.

“Nuk i ofrohet hospitalizim, as rehabilitim, asgjë”.

Për qëllime të këtij artikulli, gazetarët e Sistemas i kanë telefonuar kompanitë rekrutuese përmes kontakteve publike.

Nëse një rekrut anëtarësohet përmes Dobrokorit, ai konsiderohet më i sigurt dhe ka qasje në përfitime dhe bonuse. Mirëpo, për dallim prej kompanisë Redut, një rekrut i Dobrokorit nuk mund të tërhiqet edhe para se t’i skadojë kontrata pa rrezikuar ndonjë pasojë, përfshirë padi penale për dezertim.

“Nuk mund të ikësh – të paktën jo pa telashe”, ka treguar Irina, një e rekrutuar, në disa përgjigje për Sisteman.

Deri në muajin maj, prokurorët ushtarakë kanë dërguar në gjykatat ruse më shumë se 20.000 raste të dezertimit, të cilat datojnë prej ditëve të para të luftës, ka raportuar platforma në gjuhën ruse Mediazona.

Bonuset për të rekrutuarit përmes kompanisë Dobrokor janë më të vogla sesa ato për ata që shkojnë përmes Ministrisë së Mbrojtjes, ku përfitimet mund të shkojnë në deri 46.000 dollarë.

“Burra prej rajoneve të ndryshme shkruajnë ‘bonusi këtu është 1.280 dollarë, këtu është 640 dollarë”, ka treguar një i rekrutuar në njësitin e mercenarëve Vostok, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Përveç kompanive Dobrokor dhe Redut, Ministria e Mbrojtjes e ka krijuar edhe një tjetër kanal rekrutimi, BARS.

Disa organizata rekrutimi, sikurse Sindikata e Vullnetarëve të Donasit, i mbledhin rekrutët përmes këtyre tri sistemeve.

Një tjetër dallim mes kompanive Redut dhe Dobrokor: të rekrutuarit përmes Dobrokorit pajisjen me uniforma dhe gjëra tjera bazike, ndërsa ata të kompanisë Redut “me asgjë”, ka thënë një i rekrutuar në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Të paktën jo në fillim. Të rekrutuarit përmes kompanisë Redut kanë thënë se u jepet një kompensim prej 640 dollarëve për blerjet që i kanë bërë, dhe atë në muajin e tretë të shërbimit ushtarak – nëse janë gjallë deri atëherë./rel

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

By: b b
18 July 2025 at 21:13

Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar një marrëveshje të miratuar nga pjesëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për t’i avancuar përgatitjet për pandemitë e radhës, pas një përgjigjeje të çrregullt globale për pandeminë koronavirusit, ka bërë të ditur Qeveria amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe Departamenti amerikan i Shëndetësisë kanë thënë përmes një deklarate se e kanë transmetuar edhe zyrtarisht refuzimin amerikan për të zbatuar paktin, i cili është miratuar në muajin maj në Gjenevë, pas tre vjetësh negociata.

Pakti synon të garantojë që ilaçet, terapitë dhe vaksinat të jenë të qasshme në gjithë botën, në rast të ndonjë pandemie tjetër.

Dokumenti u kërkon kompanive prodhuese pjesëmarrëse që të garantojnë se 20 për qind e vaksinave, ilaçeve dhe testeve do të ndahen për OBSH-në gjatë një pandemie, në mënyrë që vendet e varfra të kenë qasje në to.

Negociatorët amerikanë i kanë braktisur këto negociata pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur një proces 12-mujor për largim të SHBA-së nga kjo agjenci, pak pasi e ka nisur mandatin e ri presidencial.

SHBA-ja është mbështetësja më e madhe financiare e OBSH-së.

“Terminologjia e përdorur në amendamentet e vitit 2024 është e zbehtë dhe e përgjithshme, duke rrezikuar përgjigjen ndërkombëtare të koordinuar të OBSH-së që fokusohet në çështjet politike sikurse solidariteti, dhe jo në veprime të shpejta dhe efektive”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

By: E.K
18 July 2025 at 22:59

Revista “Friday Briefing” e Guardian-it vë në pah se Bashkimi Evropian, pavarësisht ndikimit të tij ekonomik dhe kuadrit ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka zgjedhur të mos ndërmarrë sanksione kundër Izraelit për operacionet ushtarake dhe bllokadën në Gaza. Zbulimet kryesore: Vlerësimi i BE-së: Një raport i fundit zbuloi se Izraeli ka shkelur […]

The post “Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin? appeared first on FaxWeb.

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

By: E.K
18 July 2025 at 22:50

Ministria e Financave njofton se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, arkëtimet nga taksat dhe tatimet arritën 366 miliardë Lekë, një rritje prej 6.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përkatësisht +22.8 miliardë Lekë Tatimi mbi të ardhurat personale solli 40.8 miliardë Lekë, duke regjistruar një rritje vjetore prej 26.6% (shtesë […]

The post Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat appeared first on FaxWeb.

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

By: E.K
18 July 2025 at 22:44

Oxford University Press (OUP) ka njoftuar se do t’i ndalojë publikimet në revistën akademike Forensic Sciences Research (FSR) deri në fund të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve etike mbi kërkimet që përfshijnë mostra ADN-je nga minoritete etnike në Kinë, përfshirë popullsinë Uyghur . FSR sponsorizohet nga Ministria e Drejtësisë e Kinës dhe botohet nga […]

The post Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina appeared first on FaxWeb.

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

By: E.K
18 July 2025 at 22:37

Një grup avokatësh të të drejtave të njeriut në Sudan, “Emergency Lawyers”, thonë se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë vrarë rreth 300 civilë gjatë sulmeve që nisën të shtunën në shtetin e Kordofanit të Veriut, pranë qytetit Bara, i kontrolluar nga RSF. Në fshatin Shag Alnom, më shumë se 200 persona, përfshirë gra […]

The post Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra appeared first on FaxWeb.

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

By: E.K
18 July 2025 at 22:32

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të lejojë shpërndarjen e ndihmës për palestinezët në një mënyrë “të sigurt” dhe “humane”. Merz ka zhvilluar një telefonatë me Netanyahun dhe ka diskutuar zhvillimet e fundit në rajon, duke shprehur shpresën e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, tha zëdhënësi i […]

The post Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane” appeared first on FaxWeb.

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

By: E.K
18 July 2025 at 21:45

Kuvendi Kombëtar i Brazilit miratoi të enjten një ligj shumë të kontestuar, i quajtur “ligji i shkatërrimit” (devastation bill), duke forcuar goditjen më të rëndë ndaj mbrojtjes së mjedisit në 40 vitet e fundit. Projekti kaloi me 267 vota për dhe 116 kundër, pavarësisht kundërshtimit të mbi 350 organizatave sociale dhe mjedisore. Ligji tashmë pritet […]

The post Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore appeared first on FaxWeb.

❌
❌