Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Kosovë pas vdekjes së 27-vjeçarit

By: e xh
12 July 2025 at 14:31

Paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit me thirrjet për drejtësi në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahut, më herët gjatë javës, pasi është ndaluar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

“Drejtësi për Agonin” dhe “Poshtë brutaliteti policor”, kanë qenë disa prej thirrjeve të dëgjuara në protestën e 12 korrikut.

“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje. Sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu, sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë. Jemi këtu, sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbja jonë kolektive”, ka thënë vëllai i Agonit para pjesëmarrësve.

Rasti ka marrë vëmendje të konsiderueshme pasi nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Policia ka thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Mbrojtja e të pandehurve ka thënë më 9 korrik, pas seancës dëgjimore se nuk beson që zyrtarët e suspenduar kanë kontribuuar apo shkaktuar rastin e vdekjes.

Më 10 korrik, Argjend Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit dhe kërkesa i është miratuar.

Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje për hetime dhe zbardhje të rastit.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan. Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren. REL

 

 

Greqi/ 48-vjeçari shqiptar tenton t’i rrëmbejë një gruaje vajzën 4-vjeçare

12 July 2025 at 15:02

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuaer nga Policia greke, pasi akuzohet se ka tentuar të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga krahët e nënës së saj. Ngjarja ka ndhor në Kakovatos Zacharos pranë plazhit, kur nëna, motra dhe gjyshja dolën me fëmijët për një shëtitje. Sipas raportimeve të mediave fqinje, 48-vjeçari shqiptar e sulmoi gruan në mënyrë të […]

The post Greqi/ 48-vjeçari shqiptar tenton t’i rrëmbejë një gruaje vajzën 4-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Shokuese/ 48-vjeçari tenton të rrëmbejë vajzën 4-vjeçare, ja si shpëtoi e mitura

By: el da
12 July 2025 at 12:50

Skena horror kanë ndodhur pasditen e së premtes në Kakovatos Zacharos, kur 48-vjeçar shqiptar u përpoq të rrëmbente një vajzë katërvjeçare nga krahët e nënës së saj, me të afërm dhe kalimtarë të pranishëm.

Ngjarja ndodhi pranë plazhit, kur nëna e saj, e motra dhe gjyshja dolën me fëmijët për një shëtitje.

48-vjeçari shqiptar e sulmoi gruan në mënyrë të papritur, duke u përpjekur t’ia rrëmbente me forcë fëmijën.

Nëna e 4-vjeçares luftoi për ta mbajtur të bijën në krahë, ndërsa motra dhe nëna e saj shkuan drejt tij për ta ndaluar. Britmat u dëgjuan edhe nga një banor, i cili shkoi për ta ndihmuar.

Autori shqiptar, duke parë reagimin dhe numrin në rritje të kalimtarëve, iku dhe u fsheh në një pyll aty pranë.

48-vjeçari u gjet në pyll nga policia greke, por ai i rezistoi arrestimit, duke u përpjekur t’i shtynte me dhunë efektivët.

Pavarësisht rezistencës, ai u arrestua dhe u dërgua në paraburgim./E.T

DASH në Serbi, Vuçiç: Dialogu është rruga për zgjidhjen e çështjeve të hapura

By: Elva
12 July 2025 at 12:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë të shtunën se ka biseduar me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, për partneritetin mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe që bashkëpunimi ekonomik produktiv duhet të jetë baza e marrëdhënieve mes dy vendeve. Vuçiç i ka bërë këto deklarata pak […]

The post DASH në Serbi, Vuçiç: Dialogu është rruga për zgjidhjen e çështjeve të hapura appeared first on BoldNews.al.

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

By: e xh
12 July 2025 at 11:07

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka parandaluar së voni” një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë nga Serbia në Kosovë, Qeveria në detyrë e Kosovës nuk komenton.

Pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhej fjalë, çfarë rreziku specifik për sigurinë ekzistonte dhe kur, nuk iu përgjigj as Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Beogradi, në anën tjetër, thotë se presidentja Osmani po e akuzon rrejshëm Serbinë.

Pretendimet e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, kanë tërhequr vëmendje, por edhe kanë krijuar konfuzion, pasi në opinionin publik mungojnë detaje – të tilla si periudha kohore në të cilën ka mundur të ndodhte një përshkallëzim i tillë.

Duke folur më 10 korrik në një ligjëratë në Uashington, presidentja Osmani tha se kjo deklaratë e presidentit Trump, qartazi, u referohet “javëve të fundit” dhe se bëhet fjalë “për zhvillime shumë, shumë të vona”. Jeta Loshaj, studiuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, vlerëson se ekziston një kërcënim real nga Serbia, sidomos në formën e operacioneve speciale dhe kërcënimeve hibride të sigurisë.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se deklarata e fundit e presidentes Osmani në lidhje me sulmin e mundshëm nga Serbia, vetëm se konfirmon shqetësimet e hershme që kanë ekzistuar – kryesisht brenda qarqeve të ekspertëve – bazuar në retorikën e zyrtarëve serbë, përfshirë edhe vetë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Megjithatë, për Loshajn është “e habitshme” që presidenti amerikan flet hapur për parandalimin e planeve të Serbisë për të sulmuar Kosovën – veprim që në praktikë do të përkthehej sulm ndaj NATO-s – ndërkohë që aleanca ushtarake nuk ka dalë me asnjë reagim zyrtar.

Dushan Janjiç, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se deklarata e presidentes së Kosovës se ka pasur një kërcënim sigurie nga Serbia në javët e fundit, është “joserioze”.

Ai beson se deklarata e Trumpit për këtë çështje i referohej Marrëveshjes së Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e arritur në vitin 2020, gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

Çfarë tha Trump?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në rrjetin Social Truth më 15 qershor se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia po “shkonin drejt një konflikti serioz” dhe se lufta ishte në prag të shpërthimit, por se ai e ndaloi atë.

Ai e akuzoi pasardhësin e tij të atëhershëm, ish-presidentin Joe Biden, se “ka dëmtuar perspektivën afatgjate me disa vendime shumë të pakuptimta”, por se ai “do ta rregullojë sërish”.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po luftonin ashpër, siç kishin bërë për dekada të tëra, dhe ky konflikt i gjatë kërcënonte të përshkallëzohej në luftë. Unë e ndalova atë”, shkroi Trump.

Pastaj, në një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë më 29 qershor, ai tha se, në muajt e fundit, SHBA-ja ka ndaluar ose parandaluar konflikte midis disa palëve, përfshirë Serbinë dhe Kosovën.

“Serbia, e dini, po përgatitej për luftë, me një grup që as nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritëm ta parandalonim, por kam një mik në Serbi që tha se do të shkojë përsëri në luftë. Nuk do të them se është Kosova, por është Kosova. Ata po përgatiteshin për një luftë serioze, ne e parandaluam. E parandaluam për tregti. Ata donin të tregtonin me Shtetet e Bashkuara. Unë thashë: ne nuk tregtojmë me ata që luftojnë”, tha Trump.

Pastaj, më 9 korrik, ai përsëriti se e kishte ndaluar luftën në rajon, duke kërcënuar se do ta pezullonte tregtinë.

“Kam arritur të zgjidh shumë situata, si ajo me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të bëjmë tregti. Dhe, duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme”, tha Trump.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, sidomos në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe.

Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës kulmoi në shtator të vitit 2023 kur një grup i armatosur serbësh, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq – ish-nënkryetar i Listës Serbe – sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë dhe vrau një rreshter policie.

Kosova e përshkroi sulmin si terrorist dhe e akuzoi Serbinë se qëndron pas tij – gjë të cilën Beogradi zyrtar e mohoi. Osmani e përmendi këtë sulm në Uashington, duke thënë se ngjarjet e tilla konfirmojnë se ekziston një rrezik real për incidente të ngjashme në të ardhmen, prandaj, tha ajo, është e rëndësishme që të ketë jo vetëm frenim ushtarak, por edhe politik të Serbisë nga planet e tilla.

Loshaj: Konfliktet nuk mund të përjashtohen plotësisht

Loshaj deklaron se hulumtimet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë – si ai për rritjen e forcave të operacioneve speciale në Serbi dhe mënyrën se si Kosova trajtohet në doktrinën serbe të sigurisë – tregojnë për shqetësime serioze në lidhje me sigurinë e Kosovës, por thekson se, megjithatë, ekzistojnë edhe disa kufizime.

“Kur vlerësohet gatishmëria aktuale e Serbisë për të nisur një sulm më të gjerë dhe konvencional ndaj Kosovës, duhen marrë në konsideratë edhe kufizimet. Për aq kohë sa Kosova është nën mbrojtjen e NATO-s, e cila ka një mandat për misionin e KFOR-it nga Kombet e Bashkuara, çdo lëvizje drejt një sulmi konvencional do të mbartte një rrezik të lartë për Serbinë. Pavarësisht kësaj, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së lëshoi një paralajmërim në shtator të vitit 2023 për një grumbullim të forcave ushtarake të Serbisë në kufirin me Kosovën, duke na kujtuar se skenarë të tillë nuk mund të përjashtohen plotësisht”, thotë Loshaj.

Ajo thekson, gjithashtu, se paqja në rajonin e Ballkanit Perëndimor është e brishtë dhe se kërkon vigjilencë dhe angazhim të vazhdueshëm nga NATO-ja dhe SHBA-ja.

Janjiç: Forcat serbe të sigurisë nuk merren me Kosovën prej muajsh

Janjiç thotë se publiku nuk është në dijeni të një tentative të re sulmi, të organizuar ndaj Kosovës, dhe se presidenti i SHBA-së, Trump, nuk kishte asgjë për të parandaluar.

“Qartazi, Vjosa Osmani nuk ndjek me vëmendje atë që po ndodh në Serbi. Këtu, me muaj, ushtria, forcat paraushtarake dhe madje edhe policia merren me gjëra të tjera, e jo me Kosovën. Kështu që kjo është një politikë joserioze, një përpjekje për t’i bërë përshtypje Trumpit dhe ambicies së tij për Çmimin Nobel për Paqe, por kjo nuk përputhet me faktet”, thotë Janjiç.

Qysh në nëntor të vitit të kaluar, në Serbi janë duke u organizuar protesta, që kërkojnë llogari për shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku mbetën të vrarë 16 persona.

Në fillim të korrikut, në rrjetet sociale u shfaqën disa fotografi me përshkrimin se anëtarët e grupit të armatosur nga Banjska, gjenden pranë Presidencës së Serbisë për të mbrojtur një grup studentësh që i kundërshton protestat, e që mbështeten edhe nga presidenti Aleksandar Vuçiç.

Duke përdorur mjetet e njohjes së fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se grupi përfshinte Vlladimir Vuçetiçin, nga Mitrovica e Veriut, i cili është një nga 45 personat e akuzuar për kryerjen e sulmit në Banjskë.

Reagimet nga Beogradi

Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Presidenca e Serbisë të komentonte deklaratat e presidentes së Kosovës, në lidhje me planet e Beogradit për të sulmuar Kosovën gjatë disa javëve të fundit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha përmes një deklarate se Osmanit “i janë errësuar sytë”, për shkak të krizës së brendshme politike dhe pamundësisë për të formuar institucionet e reja pas zgjedhjeve të shkurtit.

Sipas tij, Osmani e akuzoi rrejshëm Beogradin për “planet e veta të dhunshme” dhe politikanët nga Prishtina “gënjejnë hapur”.

“Ne po e ruajmë paqen e brishtë në veri të Kosovës dhe Metohisë vetëm falë politikës së mençur dhe të matur të presidentit Vuçiq dhe përgjegjësisë së treguar nga populli serb në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në deklaratën e tij. REL

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, viziton sot Kosovën

By: Elva
12 July 2025 at 10:31

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, ndodhet sot për vizitë zyrtare në Kosovë, si pjesë e një turi diplomatik në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Hanrahan do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe do të zhvillojë takime të tjera me përfaqësues të […]

The post Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, viziton sot Kosovën appeared first on BoldNews.al.

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

By: b b
11 July 2025 at 22:29

“Ka ardhur koha për të vërtetën” – kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan gjenocidin në Srebrenicë.

Ato u transmetuan gjatë ditëve që shënuan 30-vjetorin e vrasjes së më shumë se 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë.

Për gjenocidin si “mashtrim” folën presidenti i entitetit Republika Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, dhe krimineli i dënuar i luftës, Vojisllav Sheshel.

Në televizionet “Informer” dhe “Prva” – me frekuencë kombëtare – u transmetua një serial që “zbulon manipulimin më të madh politik të drejtuar kundër popullit serb”.

Pas serialit qëndron organizata “Qendra për Stabilitet Shoqëror”, autore edhe e një filmi të mëhershëm që mohon krimin ndaj shqiptarëve të Kosovës në fshatin Reçak, më 1999.

“Ky narrativ tani është veçanërisht i theksuar. Përveç faktit që këtë vit bëhen 30 vjet nga gjenocidi, ai shfrytëzohet edhe për të goditur kundërshtarët politikë të pushtetit”, thotë për Radion Evropa e Lirë historiani dhe autori i një libri për gjenocidin në Srebrenicë, Dragan Popoviq.

Përvjetori i gjenocidit po zhvillohet në një atmosferë protestash studentore dhe qytetare në Serbi, që kanë tronditur Qeverinë e presidentit populist, Aleksandar Vuçiq.

Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave boshnjake dhe tha se e kaluara nuk mund të ndryshohet, por e ardhmja mund të ndërtohet me bindjen që krimet e tilla të mos përsëriten më.

Edhe pse nuk janë shprehur drejtpërdrejt për Srebrenicën, pushteti dhe mediat proqeveritare i akuzojnë protestuesit se duan ta shpallin popullin serb si gjenocidial.

Ky ishte edhe mesazhi kryesor i fushatës shtetërore kundër miratimit të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën në vitin 2024, edhe pse dokumenti nuk përmend asnjë popull apo shtet.

Një vit më vonë, me sulme u përballën edhe disa deputetë të opozitës që paraqitën në Kuvendin e Serbisë një tjetër propozim për rezolutë për dënimin e gjenocidit.

Kush bën thirrje për t’i dhënë fund politikës së mohimit?
“Përgjigje nga Parlamenti nuk ka ende”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ahmedin Shkrijel, anëtar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut.

Një grup parlamentar, që përfshin këtë parti të pakicës boshnjake, Partinë Shqiptare për Veprim Demokratik dhe Lëvizjen opozitare të Qytetarëve të Lirë, dorëzoi më 3 korrik një propozim-rezolutë që kërkon ndërprerjen e politikës së mohimit të gjenocidit, të pandëshkueshmërisë dhe të madhërimit të krimeve dhe kriminelëve.

“Në propozim-rezolutë, në disa pika theksojmë se populli serb nuk është gjenocidial, por ata që nuk duan të përballen me pasojat e politikës së tyre shkatërruese – e ata janë regjimi aktual në pushtet,” thotë Shkrijel.

Ai kujton se që nga viti 2015, SDA-ja e Sanxhakut ka paraqitur në Kuvend propozime për rezoluta për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, por thotë se ato kanë mbetur pa përgjigje.

Vendimi në duar të autoriteteve
Një propozim-rezolutë mund të paraqitet nga çdo deputet, por shumica qeverisëse vendos nëse ajo do të jetë në rend të ditës ose jo.

Shumica përbëhet nga Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë.

Ato nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse do ta përfshinin në rend dite projekt-rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë me procedurë urgjente, siç kërkuan propozuesit.

Qeveria e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq nuk e pranon që forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska, të udhëhequra nga Ratko Mlladiq, kanë kryer gjenocid kundër popullsisë boshnjake në korrik të vitit 1995.

Ai e cilëson masakrën si “krim të rëndë”.

Pasi Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm në Hagë, disa deputetë të pushtetit në Serbi e mbështetën publikisht atë, ndërsa një mural që e madhëronte, qëndroi për gati dy vjet në fasadën e një ndërtese në qendër të Beogradit.

“Politikat që çuan në Srebrenicë, sot janë në pushtet në Serbi. Kur ata e relativizojnë dhe mohojnë gjenocidin, ata mbrojnë veten. Jo nga përgjegjësia kriminale, por nga përgjegjësia politike dhe morale”, thotë historiani Popoviq.

Mesazhi i Vuçiqit, të cilin ai e dërgoi nga foltorja e Kuvendit si zyrtar i Partisë Radikale Serbe të Sheshelit në vitet 1990, mbetet i paharrueshëm: “Vritni një serb, ne do të vrasim njëqind myslimanë”.

Një pikë kthese në paraqitjet e tij publike ndodhi në vitin 2015, kur mori pjesë në shënimin e përvjetorit të gjenocidit në Potoçari.

Gjatë rrugës për në varreza, të mbledhurit e përcollën me fishkëllima, e disa hodhën edhe gurë në drejtim të tij.

Tabloidët në Serbi, edhe sot e kësaj dite, e përshkruajnë këtë ngjarje si një përpjekje “për të vrarë presidentin e Serbisë”.

Mediat proqeveritare në fushatë
Propozimin e rezolutës për Srebrenicën e dorëzuan gjashtë deputetë – aq sa numëron grupi i tyre parlamentar – dhe, në të njëjtën ditë, ata u bënë cak sulmesh nga mediat proqeveritare.

“Informer” e quajti propozimin “të turpshëm”, ndërsa mbështetësit i cilësoi si “bllokues antiserbë, të cilët kërkojnë që Serbia të shpallet shtet gjenocidial”.

Pika e propozimit, në të cilën thuhet se Kuvendi i Serbisë “shpreh ngushëllime dhe u kërkon falje familjeve të viktimave, për faktin që Serbia nuk e ka ndaluar gjenocidin në Srebrenicë dhe nuk i ka dënuar kryesit”, u cilësua si veçanërisht “e turpshme”.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se Serbia nuk ka ndërmarrë asgjë për të parandaluar vrasjen e më shumë se 8.000 boshnjakëve.

“Nuk ka asnjë argument që mund të përdorni për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë”, thotë deputeti i SDA-së së Sanxhakut, Shkrijel, për Radion Evropa e Lirë.

“Serbia dhe populli serb kanë nevojë që kjo rezolutë të dërgojë një mesazh, se kombet dhe shtetet e tjera nuk i shohin ata si kërcënim apo rrezik, por, përkundrazi, si ata që do të përqendrohen në ndërtimin e paqes dhe rivendosjen e besimit në ish-Jugosllavi”, shton ai.

Propozim-rezoluta bazohet në vendimet e Tribunalit të Hagës, si dhe në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila e shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës.

Në pano në të gjithë Serbinë, edhe sot mund të shihen mesazhe nga fushata shtetërore e vitit 2024, që thonë se “serbët nuk janë një popull gjenocidial”, edhe pse në dokumentin e miratuar nga Kombet e Bashkuara nuk përmendet as populli serb, as përgjegjësia kolektive.

Çka thonë studentët protestues?
Këtë vit, në kontekstin e Srebrenicës u përfshinë edhe studentët në bllokadë, që organizojnë protesta antiqeveritare tash e sa muaj, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

“Bllokuesit duan ta shpallin Serbinë gjenocidiale, ndërsa Vuçiq luftoi si luan kundër miratimit të rezolutës së turpshme për Srebrenicën në OKB”, ishte ballina e “Informer”-it më 25 qershor.

Studentët në bllokadë, të cilët nuk kanë liderë, nuk kanë dhënë qëndrime për gjenocidin në Srebrenicë.

Ata nuk deshën të flasin për Radion Evropa e Lirë për këtë temë, ndërsa më herët kanë thënë se, për shkak të heterogjenitetit të lëvizjes studentore, nuk do të flasin për çështje që nuk janë pjesë e kërkesave të tyre.

“Besoj se shumica e tyre nuk kanë informacion të mjaftueshëm për atë që ndodhi në Srebrenicë. Por, gjithashtu, besoj se ky nuk është momenti kur kjo mund t’u shpjegohet të rinjve”, thotë historiani Popoviq.

Për shkak të qëndrimeve personale për gjenocidin, disa studentë u përballën me sulme nga mediat.

“Besoj se, së pari, duhet hapur një hapësirë në shoqëri për dialog, të largohen regjimi autokratik dhe kontrolli i tij mbi mediat… Vetëm pastaj mund të ndërmerren hapa të tjerë që nuk do të jenë të lehtë – t’u shpjegohet njerëzve se çfarë ka qenë Srebrenica dhe përse është e rëndësishme ta kujtojmë”, shton Popoviq.

Qëndrimet e opozitës në Serbi
Disa parti opozitare, të cilat – pas thirrjes së studentëve – janë duke bojkotuar punën e Kuvendit, bëjnë deklarata të ngjashme.

“Asgjë nuk do të ndryshojë në këtë përbërje të Kuvendit për aq kohë sa Aleksandar Vuçiq është në pushtet dhe ne e konsiderojmë atë të paligjshëm për momentin. Kur të ndryshojnë rrethanat, ne mund të diskutojmë edhe dokumentet e propozuara nga partitë e tjera politike”, thotë për Radion Evropa e Lirë kreu i Partisë Demokratike, Sërgjan Millivojeviq.

Ai kujton se, me iniciativën e kësaj partie, Kuvendi serb ka miratuar Deklaratën për Srebrenicën në vitin 2010, në përputhje me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Edhe pse ky dokument i referohet vendimit që vërtetoi se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, ky term nuk përmendet.

Propozim-rezoluta e re nuk u shqyrtua as nga Fronti i Majtë i Gjelbër në opozitë, pasi nuk merr pjesë në punën e Kuvendit.

“Ne kurrë nuk kemi hezituar të themi se ajo që ndodhi në Srebrenicë, ishte gjenocid, dhe kemi folur për këtë publikisht në Kuvend. Por, gjatë gjithë kohës kemi një situatë në të cilën regjimi na sulmon për pretendimet se serbët janë një popull gjenocidial – gjë që askush prej nesh nuk e thotë”, shprehet për Radion Evropa e Lirë Bilana Gjorgjeviq nga kjo parti.

Të pyetura nëse do ta mbështesnin rezolutën e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë, Partia për Liri dhe Drejtësi, Lëvizja Popullore e Serbisë dhe Partia e Re Demokratike e Serbisë, të cilat morën pjesë në fushatën kundër miratimit të dokumentit të OKB-së në vitin 2024, nuk u përgjigjën.

Udhëheqësi i Lëvizjes Popullore, Mirosllav Alleksiq, ka deklaruar më herët se “në Srebrenicë ndodhi një krim, por jo gjenocid”.

“Edhe pse nuk do të ndodhë asgjë lidhur me këtë nismë të re, është e rëndësishme që ajo të jetë në Kuvend dhe të mbetet e shënuar se dikush, megjithatë, e ka kërkuar”, thotë historiani Popoviq.

A i ndëshkoi Serbia ata që ishin përgjegjës?
Propozim-rezoluta e detyron Serbinë të kryejë hetime dhe t’i ndëshkojë të gjithë ata që janë përgjegjës për gjenocidin.

Vetëm dhjetë ditë para 30-vjetorit të gjenocidit, një gjykatë në Beograd e liroi ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Sërpska, Millenko Zhivanoviq, nga akuzat për krime lufte kundër popullsisë civile në Srebrenicë.

Deri më sot, në Serbi janë dhënë edhe tri aktgjykime të tjera, pa përmendur gjenocidin.

Dy janë rezultat i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë që prokuroria i arriti me të akuzuarit, menjëherë pasi Bosnje dhe Hercegovina ngriti aktakuza kundër tyre.

Një tjetër rast që lidhet me Srebrenicën, po zhvillohet në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Gjyqi për vrasjen e më shumë se 1.300 civilëve boshnjakë në fshatin Kravicë, i cili filloi në fund të vitit 2016, është ende në fazën e provave.

Të gjithë të pandehurit mbrohen në liri./rel

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

By: Elva
11 July 2025 at 22:59

Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se ka qenë shënjestër e sulmeve nga hakerët që nga 4 korriku, dhe se “sulmet kulmuan” me një sulm të hakerëve ndaj qendrës së saj për të dhënat gjyqësore. Në një komunikatë për media, ajo tha se e ka çaktivizuar plotësisht qasjen në rrjet në qendrën e […]

The post Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Liridona Ademajt/ Raporti psikiatrik: Nuk ka asnjë problem mendor

By: Elva
11 July 2025 at 21:50

Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Kosovë ka përfunduar ekzaminimin e Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Sipas raportit të siguruar nga mediat, Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim apo sëmundje mendore. “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit […]

The post Vrasja e Liridona Ademajt/ Raporti psikiatrik: Nuk ka asnjë problem mendor appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

30 vjet nga masakra e Srebrenicës, mijëra boshnjakë kujtojnë viktimat

By: el da
11 July 2025 at 21:12

Në një varrezë të Srebrenicës, mijëra boshnjakë por edhe delegacione të huaja, shënuan 30 vjetorin e masakrës më të rëndë në Europë që prej luftës së dytë botërore, ku më shumë se 8 mijë burra e djem myslimanë u ekzekutuan nga forcat serbo-boshnjake gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Familjarët varrosën mbetjet e 7 viktimave të identifikuara rishtazi, një prej të cilave grua, pranë 6750 të tjerëve që prehen atje. Zyrtarë lokale e të huaj vendosën kurora lulesh në memorialin ku janë të gdhendur në gur emrat e viktimave.

Rreth 1 mijë persona mbeten ende të pagjetur, ndërsa gjenocidi vijon të përndjekë 3 milion banorët e Bosnje dhe Hercegovinës.

“Çfarë mund të them. Bëhet më keq çdo vit për ne. Ecja, i gjithë stresi. Mendojmë se do të kalojë , domethënë se jeta do të përmirësohet por kjo nuk duhet të ndodhë kurrë më.”

“Është shumë e trishtë pasi shumë prej tyre janë ende të humbur. Mbetjet duhet të gjenden në mënyrë që familjarët të paktën ta dinë ku janë.”

Të mbijetuar dhe familjarë, në këmbë ose të ulur përgjatë rreshtave me varre të bardha, u bashkuan në një lutje kolektive për të vdekurit para varrimit.

Antonio Costa, i pranishëm në ceremoni tha se zotoheshin për ta mbajtur kujtimin ta gjallë. “Nuk ka vend në Europë apo kudo tjetër për gjenocidin, mohimin apo glorifikimin e përgjegjësve për këto krime”, tha Costa.

Fjalëve të tij u bëri jehonë edhe Mbreti Charles në një mesazh për të mbijetuarit.

Masakra ndodhi pasi Srebrenica, e përcaktuar si zonë e sigurt nga OKB për civilët në luftën e Bosnjës pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, u mësy nga forcat nacionaliste serbo-boshnjake.

Ndërsa gratë u strehuan në një kompleks të OKB burrat u përpoqën të arratiseshin përmes pyjeve ku shumica u kapën. Disa u qëlluan menjëherë ndërsa të tjerë u shoqëruan në shkolla e magazina, ku u vranë gjatë ditëve në vijim.

Gjenerali Ratko Mlladiç, komandant i forcave serbo-boshnjake u dënua për gjenocide nga një gjykatë për krimet e luftës së OKB në Hagë bashkë më liderin serb Radovan Karaxhiç.

Vitin e kaluar Asambleja e Përgjithshme e OKB e shpalli 1 korrikun ditën ndërkombëtare të kujtesës së gjenocidit në Srebrenicë dhe shumë vende kanë organizuar ceremoni përkujtimore gjatë këtij viti./e.t

Tërmeti ‘’shkund’’ ishullin Zakynthos në Greqi, ja sa ishte magnituda

By: el da
11 July 2025 at 21:00

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme. Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar pranë brigjeve të ishullit Zakinthos.

Sipas autoriteteve sizmologjike, lëkundjet janë ndjerë në orën 19:24 me orën lokale ndërsa mësohet se epiqendra ishte det dhe për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Zona është e njohur për aktivitetin sizmik dhe institucionet po monitorojnë situatën në vijim./e.t

30-vjetori i Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe

11 July 2025 at 19:51

Disa mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e Srebrenicës, në lindje të Bosnjes, për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur nga Evropa pas Holokaustit.

Në korrik 1995, mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u rrethuan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe brenda fare pak ditëve pas rënies së Srebrenicës, që ishte shpallur një zonë e sigurt nga OKB dhe supozohej se ishte e mbrojtur nga prania e paqeruajtësve ndërkombëtarë.

Të paktën 7 viktima, të sapoidentifikuara, përfshirë dy djem 19-vjeçarë, u varrosën të premten në varrezën kolektive në lokalitetin Potoçari, pranë më shumë se 6 mijë viktimave të varrosura tashmë atje.

Varrimet mbahen çdo vit për viktimat që ende zhvarrosen nga varret masive të hapura në pjesën lindore të Bosnjes. Në disa raste, të mbijetuarit mund të varrosin vetëm pjesë të mbetjeve trupore të të dashurve të tyre.

Në reagimin e saj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shprehu nderimet e saj për djemtë dhe burrat e Srebrenicës, si dhe nënat e tyre që sipas saj mbajnë prej dekadash peshën e humbjes.

“Duhet të mbajmë mend dhe të mbrojmë të vërtetën, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme ta dijnë mirë se çfarë ndodhi në Srebrenicë”, tha Von der Leyen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vendi i të cilit kishte detyrën e mbrojtjes së Srebrenicës, iu adresua të mbledhurve me një mesazh të regjistruar.

“Ne nuk do ta harrojmë kurrë tmerrin e atyre ditëve të errëta dhe mendimet tona janë me ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, tha Rutte.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavinë, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe disa gjykata në Serbi kanë dënuar 54 persona me 781 vite burg dhe disa dënime të përjetshme për krimet e kryera në Srebrenicë, përfshirë për akuzën e gjenocidit.

Presidenti i atëhershëm i Republika Srpska, Radovan Karadžić dhe komandanti i trupave serbe, Ratko Mladić ishin mes atyre që u dënuan me burgim të përjetshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 30-vjetori i Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe appeared first on Euronews Albania.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh

By: b b
11 July 2025 at 19:57

Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se ka qenë shënjestër e sulmeve nga hakerët që nga 4 korriku, dhe se “sulmet kulmuan” me një sulm të hakerëve ndaj qendrës së saj për të dhënat gjyqësore.

Në një komunikatë për media, ajo tha se e ka çaktivizuar plotësisht qasjen në rrjet në qendrën e të dhënave “për t’i parandaluar pasojat e paparashikueshme, siç janë fshirja e bazave të të dhënave ose bllokimi i të dhënave nga hakerët dhe shantazhi i mëvonshëm”.

“Kjo është masë parandaluese për shkak të rritjes së rrezikut të aktiviteteve dashakeqe brenda të gjithë infrastrukturës gjyqësore që lidh të gjitha sistemet gjyqësore dhe shtetërore”, thuhet në komunikatë.

Ministria shtoi se do t’i njoftojë përdoruesit e sistemit për rifillimin e punës pasi të jetë stabilizuar sistemi.

Ky është “një sulm i qartë ndaj gjyqësorit serb”, sipas Ministrisë, e cila shprehu shqetësimin se sulmet ndaj bazave të të dhënave gjyqësore “mund të lidhen me gjendjen e tanishme politike në vend dhe format e luftës hibride”.

Në Serbi, bllokada të trafikut dhe kryqëzimeve janë organizuar prej ditësh, duke kërkuar, ndër të tjera, zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Bllokimi i rrugëve filloi pasi studentët protestues kanë bërë thirrje për “mosbindje civile” pas një proteste në Beograd më 28 qershor.

Protestat disamujore të udhëhequra nga studentët në Serbi filluan fillimisht pasi shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz më 1 nëntor.

Autoritetet në Serbi i kundërshtojnë këto protesta, duke i quajtur ato një përpjekje për një “revolucion me ngjyra”.

Ka pasur raste të sulmeve të hakerëve ndaj institucioneve shtetërore në Serbi në vitet e mëparshme.

Në dhjetor 2023, kompania energjetike e Serbisë, Elektroprivreda Srbije, ishte shënjestër e një sulmi dhe shantazhi nga një grup hakerësh që pretendonte se kishte vjedhur një pjesë të madhe të të dhënave private të kompanisë.

Një sulm hakerësh u raportua gjithashtu nga Autoriteti Gjeodezik i Republikës (RGZ) në qershor 2022, kur i gjithë sistemi i këtij autoriteti, përmes të cilit kryhen blerjet dhe shitjet dhe transaksionet e tjera që lidhen me pasuritë e paluajtshme, u bllokua./rel

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

11 July 2025 at 19:31

Një tërmet me magnitudë 5 ndodhi pranë brigjeve të Zakinthos në perëndim të Peloponezit në orën 19:24 të premten, (ora lokale)

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 60 kilometra në perëndim, në jugperëndim të Strofades dhe thellësia fokale ishte 10.8 kilometra. Deri tani nuk raportohet për viktima.

 

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

30 vite nga gjenocidi, Kurti ‘godet’ Serbinë nga zemra e Srebrenicës: Nuk harrojmë dhe nuk falim

11 July 2025 at 18:58

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministret Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, që u zhvillua në Qendrën Memoriale në Potoçari.

Delegacioni nga Kosova nderoi kujtimin e 8,372 viktimave duke vendosur lule pranë varrezave, në shenjë respekti për burrat dhe djemtë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe në vitin 1995, në aktin më të rëndë gjenocidal në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan gjithashtu ekspozitën “Me hapat e atyre që (nuk) kaluan”, e kuruar nga Aziz Osmanoviç, që përmes objekteve personale sjell rrëfime prekëse të viktimave dhe të mbijetuarve.

Në fjalën e tij, Kurti e cilësoi masakrën e Srebrenicës si dëshmi të tmerrit të regjimit të Millosheviçit dhe paralajmërim për qëllimet gjenocidale të Serbisë edhe në Kosovë, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për të ruajtur kujtesën historike dhe për të qëndruar në krah të së vërtetës dhe viktimave.

The post 30 vite nga gjenocidi, Kurti ‘godet’ Serbinë nga zemra e Srebrenicës: Nuk harrojmë dhe nuk falim appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmet i fortë në Greqi

By: Oldi
11 July 2025 at 19:49

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar pranë brigjeve të ishullit Zakinthos, në Greqi Sipas autoriteteve sizmologjike, lëkundjet janë ndjerë në orën 19:24 me orën lokale. Tërmeti ka ndodhur në det dhe për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Zona është e njohur për aktivitetin sizmik dhe institucionet po […]

The post Tërmet i fortë në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë?

By: Elva
11 July 2025 at 19:26

Çdo vit, Nermin Qatiq kthehet në Bosnje e Hercegovinë nga shtëpia e tij në Suedi, për të hapur shtëpinë e vjetër të familjes, e cila tani është bosh. Ai pret tash e tri dekada që të gjenden eshtrat e vëllait të tij. Nëna e tij kaloi 26 vjet duke u përpjekur t’i gjente ato dhe […]

The post Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë? appeared first on BoldNews.al.

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon

11 July 2025 at 14:00

Me gjithë tendencën e vazhdueshme në rënie gjatë viteve të fundit, Shqipëria ende vazhdon të ketë një raport të kredive me probleme ndër më të lartët në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i takojnë fundit të vitit të kaluar, kur raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte në nivelin 4.17%. Krahasuar me një vit më parë, raporti i kredive me probleme në Shqipëri u përmirësua me rreth 0.6 pikë përqindje krahasuar me një viti më parë.

Mbështetur në të dhënat e Nismës së Vjenës për rajonin, vendi me raportin më të lartë të kredive me probleme në fund të vitit 2024 ishte Mali i Zi, në nivelin 4.7%. Edhe në Malin e Zi raporti i kredive me probleme ka pësuar rënie, me rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, në periudhën e pas krizës financiare të vitit 2008 pati nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme. Me gjithë uljen graduale, sidomos pas vitit 2017, ende Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të këtij treguesi krahasuar me vendet e tjera të këtij rajoni.

Pas Shqipërisë, vijon Bosnje Hercegovina, me një raport të kredive me probleme në nivelin 3.2%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 2.6%, Serbia, me 2.5% dhe Kosova, me 1.8%.

Raporti i kredive me probleme në Shqipëri ka ardhur në rënie të vazhdueshme pas vitit 2016. Në fazën e parë, kjo rënie erdhi sidomos falë procesit të nxjerrjes jashtë bilanceve të kredive të humbura, sipas kërkesave rregullatorë të miratuara nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, në vitet e fundit, ulja po nxitet sidomos nga rritja e shpejtë e portofolit të kredisë për ekonominë dhe gjendja relativisht e mirë e bilanceve të sektorit privat.

Megjithatë, sërish Shqipëria ngelet në nivelet më të larta të rajonit për sa i takon treguesit të kredive me probleme. Nga ana tjetër, në pjesën e parë të këtij viti është shënuar një rritje e stokut të kredive me probleme, ndërsa raporti i tyre nuk ka pësuar rënie domethënëse që nga fundi i vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë është shprehur disa herë e shqetësuar për rritjen e shpejtë të kreditimit, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme. Qysh vitin e kaluar, Banka Qendrore vendosi aplikimin e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare. Kjo shtesë ka arritur në nivelin 0.5% (për t’u përmbushur prej 31 dhjetorit 2025), ndërsa Banka Qendrore së fundmi ka paralajmëruar një rritje të mëtejshme të saj.

Shtesa kundërciklike e kapitalit ka qëllim posaçërisht ngadalësimin e kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur Banka e Shqipërisë gjykon se ndodhemi në kushtet e një rritjeje tepër të shpejtë.

Përveç shtimit të kërkesave për kapital, prej korrikut ka hyrë në fuqi edhe aplikimi i masave të posaçme kufizuese për kredinë për blerje banesash, nëpërmjet vendosjes së disa kufizimeve në tregues të veçantë të administrimit të rrezikut. Këto masa synojnë të shtrëngojnë veçanërisht marrjen e një kredie të dytë për blerjen e pasurive të paluajtshme. / E.Shehu

Burimi: Nisma e Vjenës

The post Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon appeared first on Revista Monitor.

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

By: Ardit
11 July 2025 at 15:17

Autoritetet kosovare i kanë mbyllur përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) tha në një komunikatë të premten se inspektorët e saj, në bashkëpunim me Policinë, Administratën Tatimore dhe institucione të tjera […]

The post Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën appeared first on BoldNews.al.

Srebrenicë, 30-vjetori i genocidit/ Hasani: Historia na mëson se aty ku ka urrejtje dhe përçarje, pason vetëm katastrofa 

11 July 2025 at 13:46

Gjatë një vizite njëditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës — një nga ngjarjet më të rënda të historisë së afërt evropiane, ku mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik 1995, në një zonë të shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që shpall 11 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Në këtë kuadër, ceremonia e sotme mblodhi krerë shtetesh, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota.

Në kuadër të vizitës, Ministri Hasani zhvilloi takime me homologun e tij, z. Elmedin Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe me z. Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Bisedimet u përqendruan në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në avancimin e agjendës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

❌
❌