❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 July 2025Main stream

Takimi Kurti-Limaj, dalin detajet e fundit të negociatave

22 July 2025 at 15:36

Negociatat ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate për një marrëveshje bashkëqeverisëse janë intensifikuar në ditët e fundit. Derisa nuk ka ende një konfirmim zyrtar, përfaqësues të të dy subjekteve kanë dhënë sinjale për afrimin e qëndrimeve.

Në koalicionin LVV-Guxo dhe Alternativa janë optimistë se do të arrihet marrëveshja me Nismën, siç thonë, vetëm për postet në ekzekutiv, pasi nuk lëvizin nga emri i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Ndërkaq, në Nismën Socialdemokrate deklarojnë se nuk kanë kushte për bashkëpunim me LVV-në, derisa shtojnë se ditët në vijim do të shohin a do të binden nga oferta e LVV-së për koalicion qeverisës.

Megjithatë, vihet në pah se përkundër kësaj marrëveshje duhet të sigurohet edhe vota e një deputeti për të krijuar shumica parlamentare prej 61 deputetëve.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se javën e kaluar ka paraqitur një ofertë konkrete karshi liderit të Nismës, Fatmir Limaj, për koalicion qeverisës. Sipas tij, në ditët në vijim do të ketë sërish takime dhe do të shihet nëse do të ketë marrëveshje për formim të institucioneve të reja para afatit obligues të Gjykatës Kushtetuese për konstituim të Kuvendit të Kosovës, i cili skadon më 26 korrik.

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se pas takimit të fundit Kurti-Limaj ka mundësi të mëdha të arrihet një marrëveshje.

Limaj, në takimet paraprake me Albin Kurtin, është shprehur i interesuar që në kuadër të marrëveshjes me LVV-në të marrë vetëm postin e kryekuvendarit dhe jo të përfshihet në koalicion qeverisës.

Mirëpo, Kusari-Lila deklaron se tashmë është bërë e qartë se grupi i tyre parlamentar nuk ka votë për Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit, mirëpo po shikohen variantet tjera për pozicionet në ekzekutiv.

“Nuk mund tĂ« flas pĂ«r detaje tĂ« diskutimit pasi qĂ« nĂ« diskutim apo nĂ« negociata Ă«shtĂ« vetĂ« kryeministri me zotĂ«ri Limaj. Do tĂ« thotĂ« qĂ« ata janĂ« tĂ« dytĂ« qĂ« diskutojnĂ«, por pĂ«rderisa ka diskutime nĂ« vazhdimĂ«si dhe ka ende paralajmĂ«rime pĂ«r takim, unĂ« mendoj qĂ« ka mundĂ«si tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje. Ajo çka ka qenĂ« e qartĂ« nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« tĂ« dytĂ« tĂ« diskutimeve, gjegjĂ«sisht ju e dini qĂ« ka pasur takime edhe nĂ« fillim tĂ« mbajtjes sĂ« seancave konstituive me udhĂ«heqĂ«sin e NismĂ«s Socialdemokrate, zotin Limaj, Ă«shtĂ« se tashmĂ« Ă«shtĂ« e ditur se nga grupi ynĂ« parlamentar i pĂ«rbĂ«rĂ« nga tri parti, LĂ«vizja VetĂ«vendosje, Guxo dhe Alternativa, nuk ka pasur vota tĂ« mjaftueshme pĂ«r t’u zgjedhur zotĂ«ri Limaj kryetar i Kuvendit
 UnĂ« jam e bindur se janĂ« duke u shqyrtuar variantet tjera, gjegjĂ«sisht mundĂ«si tĂ« tjera, por prapĂ« po them qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« Ă«shtĂ« ende herĂ«t tĂ« thuhet çkado pĂ«r shkak se nuk Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje e finalizuar
 NĂ«se Ă«shtĂ« marrĂ«veshje politike, Ă«shtĂ« marrĂ«veshje pĂ«r bashkĂ«qeverisje, atĂ«herĂ« duhet tĂ« diskutohen pozicionet nĂ« ekzekutiv, besoj unĂ«, apo edhe pozicionet tjera nĂ« kuadĂ«r tĂ« Kuvendit”, thekson Kusari-Lila.

Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, thotë për KosovaPress se nuk kanë paraqitur kushte për bashkëpunim me LVV-në. Megjithatë, sipas tij, vazhdojnë të insistojnë në emrin e Fatmir Limajt për kryeparlamentar. Kjo çështje, sipas Matoshit, është ngritur edhe në takimin e javës së kaluar mes Kurtit dhe Limajt.

Ai nuk tregon ofertën që Kurti ia ka bërë Limajt për koalicion qeverisës, mirëpo shton se rezultatet e takimeve në ditët në vijim do të përcaktojnë nëse Nisma do të bindet të jetë pjesë e ekzekutivit me LVV-në.

“Normalisht se ne mendojmĂ« qĂ« Fatmir Limaj, kryetar i Kuvendit, Ă«shtĂ« zgjidhja mĂ« e mirĂ« edhe pĂ«r LĂ«vizjen VetĂ«vendosje. Nuk Ă«shtĂ« veç pĂ«r NismĂ«n Socialdemokrate, Ă«shtĂ« edhe pĂ«r LĂ«vizjen VetĂ«vendosje. Normalisht qĂ« kĂ«to ia themi LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, sepse kemi njĂ« kundĂ«rshtim tĂ« madh pĂ«r zonjĂ«n Haxhiu nga gjitha subjektet tjera politike
 Tema e kryetarit tĂ« Kuvendit ka qenĂ« pjesĂ« e bisedave tĂ« fundit. Do tĂ« jetĂ« prapĂ« pjesĂ« e bisedave qĂ« mund tĂ« ketĂ« kĂ«to dy-tri ditĂ«. Nisma nuk ka paraqitur kushte, nuk vendos kushte. Nuk Ă«shtĂ« e interesuar me ngulĂ« kĂ«mbĂ« edhe me kushtĂ«zuar me njĂ« pikĂ« tĂ« caktuar
 NdĂ«rkohĂ«, rezultatet e bisedimeve do ta pĂ«rcaktojnĂ« nĂ«se ne do tĂ« bindemi qĂ« tĂ« jemi pjesĂ« e njĂ« ekzekutivi me LĂ«vizjen VetĂ«vendosje”, thekson Matoshi.

Pavarësisht mundësisë së arritjes së marrëveshjes me Nismën, në koalicioninin LVV-GUXO-Alternativa thonë se duhet të sigurohet edhe një deputet për të krijuar shumicën parlamentare që do të zgjidhte kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë e re.

Sipas Kusari-Lilës, LVV bashkë me partnerët aktualisht ka 57 vota, duke u bazuar në gjashtë tentimet për votim të hapur të kandidates së tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

NdĂ«rkaq, pĂ«r formimin e qeverisĂ« nevojiten 61 vota. Nga zgjedhjet e shkurtit, LVV-ja ka siguruar 47 ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, PDK-ja 25, LDK-ja 20, AAK-Nisma tetĂ« deputetĂ« ndĂ«rkaq, 20 ulĂ«se janĂ« tĂ« garantuara pĂ«r komunitetet pakicĂ« – dhjetĂ« pĂ«r serbĂ«t dhe dhjetĂ« pĂ«r pakicat e tjera.

Kusari-Lila shton se me tri votat e Nismës bëhen gjashtëdhjetë deputetë, mirëpo është e bindur që do të bëhen 61 pas arritjes së marrëveshjes me Nismën, por nuk tregon se si do të sigurojnë votën edhe të një deputeti.

“Jemi nĂ« kufij tĂ« gjysmĂ«s, bĂ«hen gjashtĂ«dhjetĂ« me njĂ« matematikĂ« tĂ« thjeshtĂ«, por jemi tĂ« bindur qĂ« mund tĂ« bĂ«hen gjashtĂ«dhjetĂ« e njĂ« pas arritjes sĂ« marrĂ«veshjes me NismĂ«n
 Me deputetĂ«t nga Kuvendi i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tash kush do tĂ« jetĂ« vota e gjashtĂ«dhjetĂ« e njĂ«, mbetet tĂ« shihet, por jam e bindur se nĂ«se arrijmĂ« deri nĂ« diskutim ose marrĂ«veshje me NismĂ«n Socialdemokrate, atĂ«herĂ« do tĂ« mund tĂ« kemi edhe votĂ« tjetĂ«r pĂ«r tĂ« arritur gjashtĂ« e njĂ«shin”, shton ajo.

ShqetĂ«sim tĂ« tillĂ« ka edhe anĂ«tari i KryesisĂ« sĂ« NismĂ«s, Fatmir Matoshi, i cili kĂ«rkon nga LVV-ja qĂ« t’i sigurojĂ« 58 deputetĂ« tĂ« tjerĂ« dhe mĂ« pas tĂ« llogarisĂ« nĂ« tri votat e NismĂ«s.

Sipas tij, nëse LVV-ja ka vullnet politik, nuk është e pamundur të sigurohen edhe dy vota nga komunitetet joserbe, të cilët deri tani kanë shprehur rezerva për bashkëpunim me LVV-në: deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, si dhe deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha.

“LĂ«vizja VetĂ«vendosje duhet me i pas edhe pesĂ«dhjetĂ« e tetĂ« tĂ« tjera pĂ«r me kriju shumicĂ« parlamentare. Tani ata janĂ« nĂ« bisedime edhe me deputetĂ« tĂ« tjerĂ«, edhe nga pakicat joserbe. Nuk Ă«shtĂ« e pamundshme qĂ« tĂ« arrijmĂ« numrin 58, nĂ«se kanĂ« vullnet nga ana e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje. UnĂ« besoj qĂ« kjo gjĂ« Ă«shtĂ« e arritshme dhe nuk do tĂ« ishte fare problem”, thekson Matoshi.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja, përkundër që zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka obliguar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të konstituojnë legjislaturën e nëntë deri më 26 korrik, mirëpo nuk ka specifikuar pasojat juridike nëse nuk ndodh një gjë e tillë.

Kuvendi nesër do të tentojë për herë të 51-të konstituimin e legjislaturës së nëntë./KP/

The post Takimi Kurti-Limaj, dalin detajet e fundit të negociatave appeared first on Telegrafi.

15 vjetori i shpalljes së mendimit të GJND-së, Kurti: Do mbetet akt i vulosjes së ligjshmërisë së Pavarësisë së Kosovës

22 July 2025 at 13:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 15-vjetorin e shpalljes së mendimit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për ligjshmërinë e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook e cilësoi këtë moment si një ndër momentet më të rëndësishme në afirmimin ndërkombëtar të së drejtës së popullit të Kosovës për shtetformim, vetëvendosje dhe liri.

“Sot bĂ«hen 15 vite nga shpallja e Mendimit KĂ«shillĂ«dhĂ«nĂ«s tĂ« GjykatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« DrejtĂ«sisĂ« pĂ«r DeklaratĂ«n e PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s. Mendimi KĂ«shillĂ«dhĂ«nĂ«s i GjND-sĂ« i dha dritĂ« njohjes vendimtare tĂ« sĂ« drejtĂ«s sĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r shtetformim, vetĂ«vendosje e liri. Ajo do mbetet akt i vulosjes sĂ« ligjshmĂ«risĂ« sĂ« pavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, dĂ«shmi pĂ«r legjitimitetin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« sĂ« drejtĂ«s pĂ«r vetĂ«vendosje tĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s dhe akt konfirmues i evidencĂ«s shoviniste e kolonizuese tĂ« SerbisĂ« ndaj popullit shqiptar tĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit nĂ« detyrĂ«, mendimi kĂ«shillĂ«dhĂ«nĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« nga momentet mĂ« frymĂ«zuese nĂ« marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r siç tha “pĂ«r shkak se i jep shpresĂ« e vullnet popujve liridashĂ«s qĂ« drejtĂ«sia ndaj kauzĂ«s sĂ« tyre mĂ« nĂ« fund edhe mund tĂ« triumfojĂ«â€.

“Vlera juridike e kĂ«tij Mendimi, nuk do mend, do t’i shĂ«rbejĂ« gjeneratave tĂ« juristĂ«ve si njĂ« mĂ«sim pĂ«r parimĂ«sinĂ« dhe etikĂ«n nĂ« vendosjen e interpretimin e vlerave universale. Ajo do mbetet edhe njĂ« mĂ«sim pĂ«r SerbinĂ«, e cila me nxitim loboi nĂ« AsamblenĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« OKB-sĂ« pĂ«r ta pyetur GjykatĂ«n pĂ«r ligjshmĂ«rinĂ« e pavarĂ«sisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sonĂ«. Nxitimi i saj u kthye nĂ« njĂ« humbje tĂ« madhe tĂ« politikĂ«s serbomadhe, e po ashtu simbolikisht njĂ« kujtim pĂ«r viktimat e kolonizimit, diskriminimit sistematik e gjenocidit tĂ« saj”, ka shkruar Kurti nĂ« Facebook. /Telegrafi/

The post 15 vjetori i shpalljes së mendimit të GJND-së, Kurti: Do mbetet akt i vulosjes së ligjshmërisë së Pavarësisë së Kosovës appeared first on Telegrafi.

Sot shënohet 15-vjetori i Mendimit Këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës

By: Kult Plus
22 July 2025 at 11:56

Sot shënohet 15-vjetori i shpalljes së Mendimit Këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, një moment kyç në historinë e shtetësisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar në një postim në Facebook se ky mendim i GjND-së dha dritë për të drejtën e popullit të Kosovës për shtetformim, vetëvendosje dhe liri. Ai e përshkroi këtë akt si vulosje të ligjshmërisë ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës dhe si dëshmi për legjitimitetin ndërkombëtar të së drejtës për vetëvendosje, shkruan KultPlus.

Kurti theksoi se Mendimi Këshilldhënës është një nga momentet më frymëzuese në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke i dhënë shpresë popujve liridashës që drejtësia mund të triumfojë në fund.

Ai nënvizoi gjithashtu se ky vendim do të shërbejë si mësim për gjeneratat e juristëve për parimësinë dhe etikën në interpretimin e vlerave universale dhe si një kujtesë për politikën serbe, e cila me nxitim kërkoi pyetje nga GJND-ja dhe pësoi humbje të madhe politike.

Ky përvjetor rikujton edhe vuajtjet nga kolonizimi, diskriminimi sistematik dhe gjenocidi ndaj popullit shqiptar të Kosovës./KultPlus.com

Before yesterdayMain stream

Beogradi pĂ«rmes BIA-s kĂ«rkon emrat e policĂ«ve qĂ« arrestuan zyrtarin serb pĂ«r fyerje ndaj UÇK-sĂ«

21 July 2025 at 19:27

“Arrestimi i zĂ«vendĂ«sdrejtorit tĂ« ZyrĂ«s pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« serbe, Igor Popoviq nga Policia e KosovĂ«s dhe urdhri i paraburgimit prej njĂ« muaji Ă«shtĂ« njĂ« poshtĂ«rim pĂ«r regjimin e Vuçiqit dhe pĂ«r faktin se Serbia nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« shtet”, thotĂ« politologu Ognjen Gogiq.

Popoviqi u arrestua tĂ« premten nĂ« mbrĂ«mje nĂ« BĂ«rnjak, pasi mĂ« parĂ« iu drejtua tĂ« pranishmĂ«ve nĂ« takim pĂ«r tĂ« pĂ«rkujtuar serbĂ«t nga Rahoveci. Popoviqi i quajti pjesĂ«tarĂ«t e UÇK-sĂ« terroristĂ«, pĂ«r kĂ«tĂ« arsye u ndalua, pastaj u dĂ«rgua nĂ« njĂ«sinĂ« e paraburgimit nĂ« Gjilan dhe iu urdhĂ«rua paraburgimi 30-ditor.

Të hënën, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i dërgoi kërkesa zyrtare Drejtorisë së Policisë Kriminale të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë dhe Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), me qëllim identifikimin e personave të cilët më 18 korrik, duke u paraqitur si anëtarë të policisë së Kosovës, arrestuan dhe sollën në Prishtinë Igor Popoviq, zëvendësdrejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe.

Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, tha nĂ« Pink TV tĂ« dielĂ«n se arrestimi i Popoviq tregon se Alibin Kurti, kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Ă«shtĂ« çmendur dhe se dĂ«shiron konflikte, dhe se Beogradi do tĂ« luftojĂ« pĂ«r tĂ« ruajtur paqen dhe stabilitetin, por gjithashtu do tĂ« reagojĂ« nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« “tĂ« ashpĂ«r dhe tĂ« fortĂ«â€.

Kurti deklaroi se sundimi i ligjit është themeli i Kosovës dhe se kushdo që shkel ligjin dhe rendin do të ndalohet.

“Rasti i Igor Popoviqit nuk Ă«shtĂ« pĂ«rjashtim”, vuri nĂ« dukje ai.

“KĂ«rkesa e ProkurorisĂ« sĂ« Beogradit nuk Ă«shtĂ« naive pĂ«r pjesĂ«tarĂ«t e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, sepse Serbia mund tĂ« lĂ«shojĂ« njĂ« urdhĂ«r arresti pĂ«r ta, i cili mund tĂ« mbetet vetĂ«m njĂ« urdhĂ«r arresti nĂ« territorin e SerbisĂ«, por ekziston edhe mundĂ«sia qĂ« tĂ« bĂ«het njĂ« urdhĂ«r arresti ndĂ«rkombĂ«tar”, thekson politologu Ognjen Gogiq.

“NĂ«se krijohen kushtet dhe bĂ«het njĂ« urdhĂ«r arresti ndĂ«rkombĂ«tar, kjo rrit çmimin pĂ«r KosovĂ«n qĂ« tĂ« ndĂ«rmarrĂ« gjĂ«ra tĂ« tilla nĂ« tĂ« ardhmen, atĂ«herĂ« Kosova do tĂ« jetĂ« mĂ« pak e gatshme ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«. GjĂ«ja tjetĂ«r Ă«shtĂ« se, nuk e di nĂ«se do tĂ« shkojĂ« aq larg, sikur Serbia tĂ« tĂ«rheqĂ« njohjen e juridiksionit tĂ« KosovĂ«s. Me marrĂ«veshjen e Brukselit, Serbia de facto njohu policinĂ« dhe gjyqĂ«sorin e KosovĂ«s. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« Serbia mund tĂ« mos i njohĂ« autoritetet gjyqĂ«sore dhe policinĂ« sepse thonĂ« “persona qĂ« paraqiten si policĂ« tĂ« KosovĂ«s”, domethĂ«nĂ«, janĂ« individĂ« privatĂ« qĂ« paraqiten si tĂ« tillĂ«â€, thotĂ« ai.

Gogiq shton se kjo mund të nënkuptojë tërheqjen e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

Sipas tij, varet se sa larg do të shkojë Beogradi me këtë, dhe se kjo është një lojë e rrezikshme dhe se do të ishte një veprim i rrezikshëm.

“Ose do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« me kĂ«tĂ« dhe asgjĂ« nuk do t’i ndodhĂ« askujt, ose Beogradi do tĂ« fillojĂ« tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime. Kjo Ă«shtĂ« pĂ«r audiencĂ«n e brendshme, por mund tĂ« ketĂ« pasoja tĂ« mĂ«tejshme. NĂ«se do tĂ« fillonin tĂ« arrestonin anĂ«tarĂ« tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, ProkurorisĂ« dhe gjyqĂ«sorit, tĂ« thoshin se thjesht po e paraqesin veten si tĂ« tillĂ«. Ekziston gjithashtu rreziku i konfliktit”, thekson Gogiq, raporton Danas, transmeton Telegrafi.

The post Beogradi pĂ«rmes BIA-s kĂ«rkon emrat e policĂ«ve qĂ« arrestuan zyrtarin serb pĂ«r fyerje ndaj UÇK-sĂ« appeared first on Telegrafi.

50 seanca dhe ende Kuvendi nuk është votuar, Kurti: Këtë javë arrihet marrëveshja me Limajn, do të kemi qeverinë e re

By: redi
21 July 2025 at 16:04

Kryeministri i KosovĂ«s, Albin Kurti doli sot nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r mediat dhe tha se kĂ«tĂ« javĂ« mund tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje me kryetarin e NismĂ«s, Fatmir Limajn, nĂ« njĂ« kohĂ« qĂ« Kuvendi ka dĂ«shtuar plot 50 herĂ« pĂ«r konstituimin. ”Me kryetarin e NismĂ«s, Fatmir Limajn kemi zhvilluar njĂ« takim pardje, dhe kemi diskutuar pĂ«r zhvillimet politike nĂ« KosovĂ«. UnĂ« si kryeministĂ«r nĂ« detyrë 

Source

“I kam bĂ«rĂ« njĂ« ofertĂ« konkrete Limajt”/ Kurti: Presim zgjidhje tĂ« ngĂ«rçit politik deri nĂ« fundjavĂ«

By: Re Nato
21 July 2025 at 17:36

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve te 9 shkurtit, ku humbi 10 periqind te votuesve dhe me vetem 48 deputet, me ne fund ne nje konference per media deklaroj se partia e tij ka gadishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete.

“Me Limajn kemi zhvilluar njĂ« takim pardje. LVV-ja dhe unĂ« kemi shprehur interesimin dhe gadishmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« bashkĂ«qeverisur me NismĂ«n Socialdemokrate dhe nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«tĂ« unĂ« kam bĂ«rĂ« edhe njĂ« ofertĂ« konkrete qĂ« gjithçka tĂ« pĂ«rmbyllet sa mĂ« shpejt e mirĂ«, ta kemi konstitutim tĂ« Kuvendit dhe QeverinĂ«â€.

Kurti tha se nuk mund tĂ« ofrojĂ« hollĂ«si pasi kjo ofertĂ« ende nuk Ă«shtĂ« konkretizuar nĂ« marrĂ«veshje, duke theksuar se “nevojitet tĂ« vazhdojnĂ« bisedimet dhe vullneti politik”, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« krijohen institucionet e reja.

Albin Kurti shpreson që bisedimet me partinë e Limajt do të finalizohen gjatë kësaj jave.

Kurti dhe Limaj u takuan gjatë fundjavësnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje drejt zhbllokimit të situatës. Para takimit, eksponentë të Nismës Socialdemokrate deklaruan se duan që Limaj të zgjidhet kryeparlamentar, në këmbim të votimit të Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga partia e Kurtit.

Per te zgjedhur kryeparlamentarin, emri i te cilit propozohet nga partia e pare ne zgjedhje, duhen minimumi 61 vota./abcnews.al

Kurti: Serbia po nxit tensione, qytetarët të shmangin udhëtimet drejt Serbisë

21 July 2025 at 15:50

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar sërish Serbinë për përpjekje të qëllimshme për të destabilizuar rajonin dhe për nxitje të urrejtjes ndëretnike.

Në një konferencë për media Kurti foli për arrestimin e Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, i cili dyshohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit etnik.

“Sundimi i rendit dhe ligjit Ă«shtĂ« themeli i shtetit tonĂ« dhe ai nuk bĂ«n dallime sipas etnisĂ« apo pozitĂ«s. Çdokush qĂ« e shkel ligjin do tĂ« pĂ«rballet me drejtĂ«sinĂ«â€, tha Kurti.

Ai konfirmoi se rasti i Popoviqit është në trajtim nga organet kompetente të drejtësisë së Kosovës dhe lidhet me veprime që synojnë të sulmojnë vlerat themelore të popullit shqiptar.

“Popoviqi dhe Vuçiqi – dy fytyra tĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s politikĂ« pĂ«rçarĂ«se”, theksoi ai.

Kryeministri nĂ« detyrĂ« theksoi se komentet e Popoviqit kundĂ«r UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s nuk janĂ« tĂ« izoluara, por pjesĂ« e njĂ« linje tĂ« qartĂ« politike nga Beogradi zyrtar, qĂ« sipas tij, synon tĂ« destabilizojĂ« KosovĂ«n dhe gjithĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor.

“Edhe sot Serbia nuk ka kĂ«rkuar falje pĂ«r krimet qĂ« ka bĂ«rĂ« nĂ« vendin tonĂ«, pĂ«rkundrazi, po pĂ«rpiqet t’i relativizojĂ« ato. PĂ«rmes njerĂ«zve si Popoviq, ata provokojnĂ« dhe nxisin ndarje e urrejtje etnike nĂ« KosovĂ«â€, tha Kurti pĂ«rcjell Kurti.

Ai reagoi me shqetĂ«sim edhe ndaj deklaratave tĂ« presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhĂ«nĂ« mĂ« 20 korrik, duke i cilĂ«suar si “kĂ«rcĂ«nuese, destabilizuese dhe krejtĂ«sisht tĂ« papranueshme”.

“Kur komandanti suprem i njĂ« ushtrie lĂ«shon deklarata nxitĂ«se dhe kĂ«rcĂ«nuese, kjo nuk Ă«shtĂ« mĂ« mendim individual, por politikĂ« shtetĂ«rore qĂ« synon tĂ« prishĂ« paqen nĂ« rajon”, u shpreh Kurti.

Kurti paralajmëroi për rrezik të ndalimeve arbitrare dhe provokimeve nga autoritetet serbe ndaj qytetarëve të Kosovës që kalojnë nëpër territorin e Serbisë.

“U bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« shmangin udhĂ«timet drejt SerbisĂ«, sepse kemi indikacione tĂ« qarta pĂ«r rrezikim dhe ndalime tĂ« pajustifikuara”, tha ai.

Kurti theksoi rëndësinë e maturisë dhe bashkëpunimit qytetar me institucionet shtetërore, duke theksuar nevojën për ruajtjen e unitetit dhe qetësisë në këto momente tensioni.

“QytetarĂ«t tanĂ« duhet tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« bashkuar, tĂ« qetĂ« dhe tĂ« matur. BashkĂ« mund t’i pĂ«rballojmĂ« çdo provokimi dhe kĂ«rcĂ«nimi”, tha ai.

Po ashtu Kurti u bëri thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar që të reagojnë qartë dhe me vendosmëri ndaj retorikës së Vuçiqit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për deklarime politike të zakonshme, por për një fushatë të organizuar destabilizuese ndaj Kosovës dhe rajonit. /Telegrafi/

The post Kurti: Serbia po nxit tensione, qytetarët të shmangin udhëtimet drejt Serbisë appeared first on Telegrafi.

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

20 July 2025 at 16:44

Prej afro dy vitesh, Kosova ka kaluar nën masa ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat, edhe pse ka nisur heqja e tyre, ende nuk janë larguar plotësisht. Masat u vendosën në qershor të vitit 2023, si reagim ndaj tensioneve në veri të vendit. Këto masa sollën pasoja të ndjeshme në tre fusha kryesore, humbje financiare, [
]

The post Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova appeared first on BoldNews.al.

Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore

20 July 2025 at 15:22

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar një vendim të ndërmarrë gjatë mandatit të tij në vitin 2017 për lirimin nga detyra të disa anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët sapo kishin fituar mandatin si deputetë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës edhe në mungesë të ligjeve specifike.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook thekson se këtë veprim e kishte marrë në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore në atë vit.

“NĂ« prag tĂ« certifikimit tĂ« rezultateve zgjedhore tĂ« vitit 2017, nĂ« konsultim me ZyrĂ«n Ligjore tĂ« KM dhe me kĂ«shilltarin juridik tĂ« Kryeministrit, qĂ« sot Ă«shtĂ« kryetar i OdĂ«s sĂ« AvokatĂ«ve, nĂ« harmoni me nenin 72 tĂ« KushtetutĂ«s, si kryeministĂ«r nĂ« detyrĂ« lirova nga detyra njĂ« zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r dhe 8 ministra tĂ« cilĂ«t kishin fituar mandatin e deputetit. QeveritarĂ«t e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, qëllimi nuk ishte të tregohej si shembull i zbatimit të Kushtetutës, por të shmangej shkelja e saj.

“KĂ«tĂ« veprim nuk e ndĂ«rmorĂ«m qĂ« tĂ« jemi shembull i zbatimit tĂ« KushtetutĂ«s, por qĂ« tĂ« preventojmĂ« tĂ« mos bĂ«hemi shembull i shkeljes sĂ« saj”, ka shkruar Mustafa.

Ish-kryeministri shton se të gjithë zyrtarët e liruar nga detyra në atë kohë e kishin kërkuar vetë largimin për të respektuar mandatin e tyre të ri si deputetë dhe për të shmangur
mospërputhshmëri kushtetuese.

Ai rikujton se në atë kohë mungonte Ligji për Qeverinë, por tashmë ekziston një bazë e qartë ligjore.

“Edhe pse nĂ« atĂ« kohĂ« Kosova nuk e kishte Ligjin pĂ«r QeverinĂ«, i cili tani nĂ« mĂ«nyrĂ« eksplicite e bĂ«n ligjĂ«risht tĂ« detyrueshme normĂ«n kushtetuese se asnjĂ« person nuk mundet nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« tĂ« ushtrojĂ« pozita ekzekutive dhe ato legjislative”, shprehet Mustafa.

Mustafa ka shprehur shqetësim për qëndrimin në pushtet në kundërshtim me Kushtetutën dhe paralajmëron përgjegjësi ligjore.

“Qeveria nĂ« detyrĂ« nuk duhet t’i lejojĂ« vetes veprim antikushtetues dhe tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« pushtet nĂ« shkelje tĂ« ligjit. AtĂ«herĂ« jo vetĂ«m se do duhej dhĂ«nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r veprime jo legale dhe jo legjitime, por edhe tĂ« pret pĂ«rgjegjĂ«sia individuale para ligjit pĂ«r pasojat e krijuara nga mospĂ«rfillja e gjyqĂ«sorit”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

The post Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore appeared first on Telegrafi.

Ngërçi politik në Kosovë, Kurti dhe Limaj u takuan për të biseduar për krijimin e institucioneve

By: M C
19 July 2025 at 22:52

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më 19 korrik, në një restorant në Prishtinë, raportojnë media në Kosovë, por ende nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për daljen nga ngërçi politik, që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja.

Nga LVV-ja dhe Nisma nuk janĂ« pĂ«rgjigjur thirrjeve tĂ« REL-it pĂ«r koment. MĂ« herĂ«t gjatĂ« ditĂ«s, eksponentĂ«t e dy partive konfirmuan se ky takim do tĂ« mbahej, por nuk dhanĂ« detaje pĂ«r tĂ«. Takimi u mbajt teksa po afrohet afati i 26 korrikut – i vendosur nga Gjykata Kushtetuese – pĂ«r konstituimin e pĂ«rbĂ«rjes sĂ« re parlamentare tĂ« dalĂ« nga zgjedhjet e shkurtit.

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi më herët gjatë së shtunës se partia e saj mban qëndrimin që Limaj të zgjidhet në postin e kryeparlamentarit, ndërkaq LVV-ja si fituese e zgjedhjeve, të drejtojë Qeverinë e re.

Ajo tha se partia e saj e ka ofruar bashkëpunimin, duke thënë se zgjedhja e Limajt në krye të organit ligjvënës nuk është kusht, por mundësi që vendi të dalë nga ngërçi dhe të formohen institucionet e reja.

Artan Abrashi, nga LVV-ja, pas seancës konstituive të Kuvendit, deklaroi se partia e tij është konstruktive, por ka akuzuar partitë e tjera që nuk kanë reflektuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke folur pĂ«r takimin Kurti-Limaj dhe mundĂ«sinĂ« e njĂ« marrĂ«veshjeje, ai tha se “bashkĂ«punimi nĂ«nkupton bashkĂ«qeverisje, pjesĂ«marrje nĂ« bashkĂ«qeverisje”. TĂ« shtunĂ«n, pĂ«r herĂ« tĂ« 49-tĂ« deputetĂ«t dĂ«shtuan ta konstituonin pĂ«rbĂ«rjen e re parlamentare. DeputetĂ«t e partive qĂ« mandatin e kaluar ishin nĂ« opozitĂ« po kundĂ«rshtojnĂ« votimin e fshehtĂ« pĂ«r zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke argumentuar se njĂ« votim i tillĂ« Ă«shtĂ« jokushtetues.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk do të votojnë për Albulena Haxhiun, të propozuarën e deritanishme të LVV-së për postin e kryeparlamentares, duke kërkuar ndryshimin e propozimit. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të votojë për asnjë kandidatë që do të propozohet nga LVV-ja, partia fituese e zgjedhjeve.

Teksa afati i 26 korrikut po afron, presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka paralajmĂ«ruar se nĂ«se nuk ka ndonjĂ« rrugĂ«dalje nga ngĂ«rçi institucional, javĂ«n e ardhshme do t’i drejtohet GjykatĂ«s Kushtetuese.

NĂ« Kuvendin e KosovĂ«s me 120 ulĂ«se, nevojiten 61 vota pĂ«r tĂ« votuar me sukses emrin e ri tĂ« kryekuvendarit. LĂ«vizja VetĂ«vendosje, si fituesja e mĂ« sĂ« shumti votave nĂ« zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulĂ«se nĂ« Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e KosovĂ«s me 24, Lidhja Demokratike e KosovĂ«s me 20, Lista Serbe – partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« me 9 dhe koalicioni mes AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s dhe NismĂ«s Socialdemokrate, me 8 tĂ« tilla. Edhe 11 ulĂ«se tjera janĂ« tĂ« pakicave.

Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu. Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses. Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre./ REL

The post Ngërçi politik në Kosovë, Kurti dhe Limaj u takuan për të biseduar për krijimin e institucioneve appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të Prizrenit

19 July 2025 at 21:28

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune.

Në një ngjarje të mbajtur në sheshin Kej, përballë Xhamisë së Sinan Pashës në qendër të Prizrenit, u bë e ditur se kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025 është Artan Abrashi.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se Abrashi është një figurë me vizion, i ndershëm dhe punëtor, duke theksuar se Vetëvendosje po hyn në këto zgjedhje me një ekip të fortë dhe një program të qartë për ndryshim dhe përparim në qytet.

Zyrtarët e partisë bënë të ditur se gjatë fushatës zgjedhore do të ketë takime të tjera me qytetarët në të gjitha lagjet e Prizrenit. /RTK/

The post Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Ngërçi në Kuvend, përfundon takimi Kurti-Limaj. Do të ndërrohet kandidati?

By: redi
19 July 2025 at 17:48

Ka pĂ«rfunduar takimi mes dy liderĂ«ve tĂ« partive politike, NISMA dhe VetĂ«vendosje, tĂ« Fatmir Limajt me Albin Kurtin. Nuk ka informacione rreth marrĂ«veshjes tĂ« mundshme mes tyre. Kuvendi i KosovĂ«s Ă«shtĂ« nĂ« situatĂ« tĂ« ngĂ«rçit politik, pasi legjislatura e nĂ«ntĂ« nuk ka arritur ende konstituimin e institucionit legjislativ tĂ« KosovĂ«s. Aktvendimi i GjykatĂ«s Kushtetuese u ka lĂ«nĂ« hapĂ«sirĂ« 30 ditë 

Source

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, përfundon takimi Kurti-Limaj

PRISHTINË, 19 korrik/ATSH/ Ka pĂ«rfunduar takimi mes dy liderĂ«ve tĂ« partive politike, NISMA dhe VetĂ«vendosje.

Takimi mes Kurtit dhe Limajt u mbajt në Prishtinë, teksa nuk ka informacione rreth marrëveshjes të mundshme mes tyre.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës është në situatë të ngërçit politik, pasi legjislatura e nëntë nuk ka arritur ende konstituimin e institucionit legjislativ të Kosovës.

Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese u ka lënë hapësirë 30 ditë deputetëve për konstituimin e Kuvendit, teksa ky afat përfundon në fund të muajit ende nuk dihet se cili do të jetë skenari tjetër në rast dështimi.

Albulena Haxhiu ka dështuar në gjashtë përpjekje për të marrë votat e nevojshme në votim të hapur, dhe po ashtu ka dështuar edhe formimi i komisionit për votim të fshehtë.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës deri më 26 korrik, afat i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, duhet të ketë pasoja juridike për deputetët.

Ajo theksoi se janë duke përgatitur lëndën për interpretim kushtetues për krizën politike, dhe nëse nuk ka formim të institucioneve as gjatë këtij vikendi, atëherë në fillim të javës së ardhshme do ta dërgojnë çështjen në organin më të lartë juridik të vendit. /KosovaPress/

The post Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, përfundon takimi Kurti-Limaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U takuan pa zhurmĂ«, pĂ«rfundon takimi Kurti–Limaj

19 July 2025 at 16:49

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj duket se kanë përfunduar takimin e shumëpërfolur këto ditë.

Ende nuk dihen detaje nëse ka pasur dakordim për ndonjë marrëveshje për të dalë nga kriza politike.

Megjithatë, Kurti është parë duke u larguar nga ambientet e një restoranti në lagjen Pejton të kryeqytetit, shumë afër selisë së NISMA-s.

Pamjet nga largimi i Kurtit janĂ« publikuar nga mediumi “Nacionale”.

KujtojmĂ« se NISMA vijon tĂ« kĂ«mbĂ«ngulĂ« pĂ«r postin e kryeparlamentarit, siç deklaroi edhe deputetja Xhevahire Izmaku, e cila theksoi se Limaj nĂ« krye tĂ« Kuvendit Ă«shtĂ« “mundĂ«sia mĂ« e mirĂ« pĂ«r vendin”.

Ndërkaq LVV nuk ka bërë të ditur nëse do të mund ta ndryshoj emrin e Albulena Haxhiut.

Afati për formimin e institucioneve përfundon më 26 korrik. Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se, në mungesë të marrëveshjes lënda do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. /Telegrafi/

The post U takuan pa zhurmĂ«, pĂ«rfundon takimi Kurti–Limaj appeared first on Telegrafi.

Kosova rikthehet me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, deklaroi sot se rikthimi i KosovĂ«s nĂ« Regjistrin Evropian pĂ«r CilĂ«si tĂ« Arsimit tĂ« LartĂ« (EQAR) Ă«shtĂ« njĂ« sukses i madh dhe dĂ«shmi e angazhimit pĂ«r tĂ« rritur cilĂ«sinĂ« e arsimit tĂ« lartĂ« dhe pĂ«r ta pĂ«rafruar atĂ« me standardet evropiane.

“Vendi ynĂ« ka qenĂ« edhe mĂ« herĂ«t anĂ«tar i kĂ«tij organizmi, por nĂ« vitin 2018 e patĂ«m humbur anĂ«tarĂ«sinĂ« pĂ«r shkak tĂ« ndĂ«rhyrjeve politike tĂ« qeverisĂ« sĂ« atĂ«hershme tĂ« PAN-it nĂ« strukturĂ«n e AgjencisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r Akreditim (AKA)”, tha Kurti.

Ai nënvizoi se qeveria e tij, përmes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që prej vitit 2021 ka mbështetur Agjencinë e Kosovës për Akreditim, duke i krijuar kushtet për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe autonome, me profesionalizëm dhe përkushtim.

“TashmĂ« jo vetĂ«m qĂ« u rikthyem anĂ«tarĂ«, por edhe me tĂ« drejta tĂ« plota, duke qenĂ« vendi i parĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor me kĂ«tĂ« status”, theksoi Kurti, duke shtuar se kjo sjell mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r universitetet dhe studentĂ«t kosovarĂ« pĂ«r tĂ« pasur qasje tĂ« plotĂ« nĂ« programet e BE-sĂ«, pĂ«rfshirĂ« mobilitetin, bursat dhe bashkĂ«punimin ndĂ«rkombĂ«tar.

/a.f/

The post Kosova rikthehet me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese

15 July 2025 at 18:36

Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar të martën se nxjerrja e akteve nënligjore nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Ky konstatim ka ardhur në lidhje me Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për arkat fiskale digjitale, të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Supremja argumenton se, sipas nenit 28 dhe 29 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon me zgjedhjen si deputetë, ndërsa mandati katërvjeçar i Qeverisë përfundon me mbylljen e legjislaturës së Kuvendit.

NĂ« pjesĂ«n e vendimit, theksohet gjithashtu se neni 31 i Ligjit pĂ«r QeverinĂ« kufizon veprimet e QeverisĂ« nĂ« dorĂ«heqje vetĂ«m nĂ« aktivitetet e domosdoshme dhe tĂ« planifikuara nĂ« Planin Vjetor tĂ« PunĂ«s dhe Ligjin e Buxhetit, duke pĂ«rjashtuar “miratimin e akteve nĂ«nligjore normative tĂ« reja”.

Gjykata citon faktin se, që nga 27 marsi 2025, kur u certifikuan zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, Hekuran Murati figuron si deputet, gjë që, sipas nenit 71 të Kushtetutës, e bën të paligjshëm ushtrimin e funksioneve të dyfishta si deputet dhe ministër.

“Prandaj, pĂ«rderisa akti i kontestuar Ă«shtĂ« nxjerrĂ« nga njĂ« autoritet i paautorizuar dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« kompetencĂ«s ligjore, si dhe Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me parimet e ndarjes dhe kontrollit tĂ« pushteteve, Gjykata vlerĂ«son se akti i kontestuar duhet tĂ« shfuqizohet si i kundĂ«rligjshĂ«m dhe nĂ« shkelje tĂ« dispozitave kushtetuese,” pĂ«rfundon vendimi.

Me këtë vendim, Udhëzimi për arkat fiskale digjitale është hedhur poshtë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për të respektuar ndarjen e pushteteve dhe kufizimet ligjore të mandatit qeverisës.

The post Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Kurti takon përfaqësuesen britanike, Karen Pierce

PRISHTINË, 15 korrik/ATSH/ Kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, ka zhvilluar darkĂ« pune me tĂ« DĂ«rguarĂ«n e Posaçme tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, Karen Pierce, nĂ« rezidencĂ«n e ambasadĂ«s sĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar nĂ« PrishtinĂ«.

“NĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r mbajtjen e samitit tĂ« ardhshĂ«m tĂ« Procesit tĂ« Berlinit i cili do tĂ« zhvillohet nĂ« tetorin e kĂ«tij viti nĂ« LondĂ«r, kryeministri theksoi domosdoshmĂ«rinĂ« e zbatimit tĂ« marrĂ«veshjeve tĂ« arritura dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e njohjes reciproke tĂ« diplomave dhe lĂ«vizjes sĂ« lirĂ«, si jetike pĂ«r suksesin e Tregut tĂ« PĂ«rbashkĂ«t Rajonal dhe Planin e Rritjes”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

Pierce ka marrë detyrën si emisare speciale për Ballkanin Perëndimor në shkurt të këtij viti.

Sipas njoftimit, ata diskutuan mbi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit duke përfshirë fusha të ndryshme, nga industria kreative dhe diplomacia deri te mbrojtja e siguria.

Qeveria e Britanisë së Madhe pret një samit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër më 22 tetor për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe ofruar siguri dhe rritje.

Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.

Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e saj për një përafrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor. /KosovaPress/

The post Kurti takon përfaqësuesen britanike, Karen Pierce appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti: Agjencia e Kosovës për Akreditim rikthehet anëtare me të drejta të plota në EQAR

PRISHTINË, 14 korrik/ATSH/ Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur sot se Agjencia e KosovĂ«s pĂ«r Akreditim (AKA) Ă«shtĂ« rikthyer si anĂ«tare me tĂ« drejta tĂ« plota nĂ« Regjistrin Evropian pĂ«r Sigurimin e CilĂ«sisĂ« nĂ« Arsimin e LartĂ« (EQAR).

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale, Kurti kujtoi se nĂ« vitin 2018, gjatĂ« qeverisjes sĂ« mĂ«parshme, Kosova ishte pĂ«rjashtuar nga ky organizĂ«m evropian. “ShtatĂ« vite mĂ« vonĂ«, me qeverisjen tonĂ«, kjo agjenci rikthehet si anĂ«tare me tĂ« drejta tĂ« plota nĂ« kĂ«tĂ« organizĂ«m evropian,” theksoi ai.

Sipas Kurtit, ky zhvillim dëshmon përkushtimin institucional për të përmbushur standardet më të larta evropiane në fushën e arsimit të lartë dhe për të krijuar kushte të përshtatshme për suksesin akademik të studentëve të Kosovës.

/a.f/

The post Kurti: Agjencia e Kosovës për Akreditim rikthehet anëtare me të drejta të plota në EQAR appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

46 tentime të dështuara, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

14 July 2025 at 11:34

Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa Qeveria e re nuk është formuar. Deri më tani janë regjistruar 46 përpjekje të dështuara për konstituimin e Kuvendit, ndërsa rreziku për zgjedhje të reja po rritet nga dita në ditë.

PĂ«rplasjet politike rreth mĂ«nyrĂ«s sĂ« votimit pĂ«r kryetarin e Kuvendit, mungesa e konsensusit politik dhe pazaret pĂ«r zgjedhjet lokale kanĂ« bllokuar funksionimin institucional. NdĂ«rkohĂ«, “afati kushtetues” i korrikut po afrohet dhe zgjidhja ende nuk shihet askund.

ÇfarĂ« ka ndodhur deri mĂ« tani?

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 9 shkurt, ndërsa në fund të marsit u certifikuan rezultatet, duke hapur rrugën për konstituimin e institucioneve.

Por, që nga ajo kohë, vendi ndodhet në një ngërç institucional të paprecedentë, ku Kuvendi nuk është konstituuar dhe nuk është zgjedhur një Qeveri e re.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka insistuar që votimi për kryetarin e Kuvendit të bëhet me votim të fshehtë, dhe ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun. Mirëpo, kjo nuk është mbështetur nga partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK.

Si pasojë, vendi ndodhet në një bllokadë të thellë institucionale.  Kuvendi nuk mund të miratojë ligje, të formojë komisione, apo të mbikëqyrë qeverinë n për çështje të rëndësishme si inflacioni, kriza energjetike apo skandalet që mund të shpërthejnë në ndërkohë.

ÇfarĂ« pritet tĂ« ndodhĂ«?

Afati për formimin e institucioneve po i afrohet fundit. Nëse deri në fund të korrikut nuk arrihet marrëveshje, për shembull mes LVV-së, Nismës Socialdemokrate dhe përfaqësuesve të pakicave jo-serbe, atëherë zgjedhjet e reja parlamentare do të jenë të pashmangshme.

Këto zgjedhje pritet të mbahen pas atyre lokale, të planifikuara për 12 tetor.

Nëse shkohet në zgjedhje të reja, Qeveria Kurti do të mbetet në detyrë deri pas zgjedhjeve lokale, ndërsa kalkulimet politike për balotazhin në disa komuna do të ndikojnë drejtpërdrejt edhe në marrëveshjet eventuale për qeverinë e re. Kjo situatë do të jetë vendimtare edhe për një tjetër çështje të rëndësishme, zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, pasi mandati i Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon në fillim të vitit 2026.

Në mungesë të një kompromisi politik, vendi po hyn në një cikël të rrezikshëm./Telegrafi/.

The post 46 tentime të dështuara, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta? appeared first on Telegrafi.

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, opozita akuzon Kurtin


PRISHTINË, 13 korrik/ATSH/ Ka dĂ«shtuar sĂ«rish konstituimi i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s. Shkak pĂ«r dĂ«shtimin e 46-tĂ« nĂ« radhĂ« ishte mos arritja e 61 votave tĂ« nevojshme nga mazhoranca pĂ«r t’i hapur rrugĂ«n votimit tĂ« fshehtĂ«, si edhe votimit tĂ« Albuela Haxhiut si kryetare tĂ« Kuvendit, propozim i LĂ«vizjes VetĂ«vendosjes dhe aleatĂ«ve tĂ« saj nĂ« mazhorancĂ«.

Seanca e radhës do të mbahet të martën, më 15 korrik, në orën 11:00.

Pas dĂ«shtimit tĂ« seancĂ«s sĂ« 46-tĂ« tĂ« konstituimit tĂ« Kuvendit, edhe kĂ«saj radhe partitĂ« e tjera, PDK, LDK e AAK-ja kanĂ« shfrytĂ«zuar foltoren e Kuvendit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« qĂ«ndrimet e tyre lidhur me krizĂ«n politike nĂ« vend.

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku tha se që nga pavarësia e Kosovës, Kosova asnjëherë nuk është përballur me një papërgjegjësi kaq të madhe institucionale, e krejt kjo sipas tij, si pasojë e egos së pa kontrolluar për pushtet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj shtoi se fakti që fjalimet e deputetëve po mbahen pa mikrofon, regji e rekordim zyrtarë nga Kuvendi, tregon se institucioni që duhet të jetë tempull i demokracisë, është sot pasqyrë e një krize të thellë politike që po dëmton funksionimin demokratik të shtetit.

Zemaj tha se kjo është një sabotim i qëllimshëm i shtetit nga LVV-ja.

E deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se më 26 korrik bëhen një muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituim të Kuvendit, ndërsa LVV-ja sipas saj, nuk ka angazhim as ditorë, javorë e mujorë për të konstatuar Kuvendin e Kosovës.

Kadrjaj theksoi se kjo po bëhet qëllimshëm për bojkot të konstituimit të Kuvendit të Kosovës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

/Kosovapress/

The post Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, opozita akuzon Kurtin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌