❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sot përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit

11 July 2025 at 07:07

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 44 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, raporton Telegrafi.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt. /Telegrafi/

 

 

The post Sot përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

“PropagandĂ« e LDK-sĂ«, apo e LVV-sĂ«â€, cila Ă«shtĂ« e vĂ«rteta pĂ«r buxhetin e kryeqytetit?

9 July 2025 at 20:39

Përplasjet mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike janë duke vazhduar tash e disa ditë në Prishtinë, tani për çështjen e buxhetit.

Dy palët, akuzojnë njëra tjetrën për propagandë, e nga shoqëria civile thonë se vetëm miratimi i ndryshimeve të Buxhetit nga Kuvendi i Kosovës, mund ta zhbllokojnë buxhetin.

Për çerdhe pa ushqim për fëmijët, shkruante këtë të hënë kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Këtë mes tjerash e kishte përmendur në një postim ku numëronte ndikimin e asaj që i pari e Prishtinës, e konsideron bllokadë të qëllimshme të nivelit qendror.

Buxheti i miratuar me vonesë për një numër arsyesh, në dhjetor të vitit të kaluar, nuk ka arritur të përfshihet në Ligjin për Buxhetin, pa një kuvend të konstituuar.

Por, kjo nuk ka penguar dy partitë, LDK-në me kryetarin Rama që udhëheq me kryeqytetin e Vetëvendosjen, që synon këtë komunë, të akuzojnë njëra tjetrën për propagandë.

Me fjalën e njëjtë, asambleistë të LDK-së, flasin edhe për deklaratat që vijnë nga Vetëvendosje, për rritje të shpenzimeve për mbi 2 milionë euro.

“Shihet ashiqare se ka qenĂ« e qĂ«llimshme. QĂ«llimi kryesor Ă«shtĂ« se Prishtina udhĂ«hiqet nga njĂ« subjekt tjetĂ«r dhe VetĂ«vendosja ashiqare, ka qĂ«llime qĂ« ta marrĂ« udhĂ«heqjen e PrishtinĂ«s. Bllokimi i buxhetit rrezikon çdo sferĂ« tĂ« komunĂ«s, shĂ«rbimet, mallrat, shĂ«rbimi nĂ« çerdhe, urgjenca, si tash qĂ« kemi nevojĂ« pĂ«r automjete pĂ«r zjarrfikĂ«sit, derivatet. Komuna s’ka mjete pĂ«r ti paguar. ËshtĂ« tĂ«rsisht propoagandĂ« e LVV. Ato pagesa janĂ« ekzekutuar siç ka kĂ«rkuar raporti i auditorit pĂ«r qĂ«llime gjyqĂ«sore. E dini se konkrata koletkive e obligon komunĂ«n tĂ« paguajĂ« shujtĂ«n dha pagat jubilare pĂ«r arsim. KĂ«to pagesa janĂ« bĂ«rĂ« nga komuna”, ka theksuar Fiknete Bejta, asambliste e LDK-sĂ« nĂ« PrishtinĂ«.

Por, edhe një herë tjetër, nga dega e Vetëvendosjes në Prishtinë, situatën, nuk e shohin si të ndikuar nga niveli qendror.

“Pyetja logjike nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ«: nĂ«se paska bllokadĂ« nga qeveria, ku po i merr Komuna e PrishtinĂ«s gjithĂ« kĂ«to miliona euro pĂ«r t’i shpenzuar? Edhe mĂ« shumĂ« se nĂ« periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« vitit 2024. PĂ«rgjigjja Ă«shtĂ« e thjeshtĂ« dhe konkrete: nuk ka bllokadĂ« nga niveli qendror. Ka dezinformata dhe tĂ« pavĂ«rteta nga niveli lokal. E gjithĂ« kjo propagandĂ« e LDK-sĂ« dhe PĂ«rparim RamĂ«s nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« akti i fundit i njĂ« qeverisjeje qĂ« do tĂ« mbahet mend si njĂ«ra nga mĂ« tĂ« dobĂ«tat qĂ« ka pasur ndonjĂ«herĂ« kryeqyteti”, ka deklaruar GĂ«zim Sveçla, shef i asamblistĂ«ve tĂ« LVV-sĂ«.

Përderisa dy palët vazhdojnë akuzat e kundër-akuzat, në këtë situatë organizatat monitoruese të punës së Komunës, e vlerësojnë si hap thelbësor zhbllokimi e ngërçit në  Kuvendin e Kosovës.

“Vonesa nĂ« miratimin e buxhetit komunal nga Asambleja e PrishtinĂ«s nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2024 ka krijuar njĂ« pengesĂ« serioze, pasi ky buxhet nuk ka mundur tĂ« reflektohet pĂ«rmes amandamenteve nĂ« Ligjin e Buxhetit nga Kuvendi i KosovĂ«s. Roli i Kuvendit Ă«shtĂ« kyç, pasi Ă«shtĂ« institucioni pĂ«rfundimtar qĂ« duhet tĂ« miratojĂ« dhe harmonizojĂ« ligjin e buxhetit pĂ«r tĂ« mundĂ«suar zbatimin efektiv tĂ« projekteve nĂ« nivel lokal. Por, pĂ«r shkak se Kuvendi ende nuk Ă«shtĂ« konstituar, procesi ka mbetur pezull. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, Ă«shtĂ« jetike qĂ« Kuvendi tĂ« konstituohet sa mĂ« parĂ« dhe tĂ« amandamentohet Ligjii pĂ«r Buxhetin pĂ«r vitin 2025, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« komunat, pĂ«rfshirĂ« PrishtinĂ«n, por edhe disa tjera, tĂ« mund tĂ« zbatojnĂ« prioritetet e tyre pa pengesa”, ka theksuar Ardit Dragusha, nga organizata “D+”.

Tash e njĂ« kohĂ«, kryetari PĂ«rparim Rama dhe Ministri nĂ« detyrĂ« i Financave, Hekuran Murati janĂ« ballafaquar nĂ« rrjete sociale me RamĂ«n qĂ« pretendon se po sabotohet dhe ministrin, qĂ« ngulĂ« kĂ«mbĂ« se komuna s’respektoi dispozitat ligjore dhe LDK-nĂ«, qĂ« po bllokon konstitutimin e Kuvendit, raporton RTVDukagjini.

The post “PropagandĂ« e LDK-sĂ«, apo e LVV-sĂ«â€, cila Ă«shtĂ« e vĂ«rteta pĂ«r buxhetin e kryeqytetit? appeared first on Telegrafi.

Rreziku i një situate të paprecedentë në Kosovë pas afatit të 26 korrikut

9 July 2025 at 18:27

Situata nĂ« KosovĂ« mbetet e bllokuar, ndĂ«rsa heqja e mandateve tĂ« deputetĂ«ve – njĂ« opsion i pĂ«rmendur nĂ« rast tĂ« moskonstituimit tĂ« Kuvendit deri mĂ« 26 korrik – nuk konsiderohet e realizueshme.

Ekspertët paralajmërojnë se, nëse ky afat shkelet, vendi do të përballet me një krizë politike dhe juridike të panjohur më parë.

Askush nuk ka pĂ«rgjigje tĂ« qartĂ« se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« nĂ« KosovĂ« pas 26 korrikut – datĂ« kur skadon afati prej 30 ditĂ«sh qĂ« Gjykata Kushtetuese u ka dhĂ«nĂ« deputetĂ«ve tĂ« zgjedhur pĂ«r tĂ« konstituuar Kuvendin.

Deri tani, përpjekjet për formimin e këtij institucioni ligjvënës kanë dështuar 44 herë.

Partitë politike vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për ngërçin dhe të mos lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Në këtë atmosferë bllokade, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjyljeta Mushkolaj, thotë se barra e përgjegjësisë duhet të kalojë tani mbi presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila e ka detyrë kushtetuese të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve.

Sipas saj, e para e shtetit duhet t’i intensifikojĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r arritjen e njĂ« konsensusi mes partive politike, dhe nĂ«se kjo dĂ«shton, tĂ« kĂ«rkojĂ« interpretim shtesĂ« nga Gjykata Kushtetuese, pĂ«r tĂ« qartĂ«suar hapat e ardhshĂ«m.

“Gjykata Kushtetuese duhet tĂ« jetĂ« mĂ« e prerĂ« rreth afatit qĂ« e ka pĂ«rcaktuar dhe pasojave qĂ« vijnĂ« pas kĂ«tij afati. Roli i GjykatĂ«s Kushtetuese nuk ka pĂ«rfunduar ende”, thotĂ« Mushkolaj.

Javën e kaluar, presidentja Osmani priti për dy ditë me radhë përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zhbllokuar situatën.

Pas takimeve, ajo u shpreh qartĂ« se konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor tĂ« pĂ«rcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Ă«shtĂ« “detyrim e jo opsion” dhe u bĂ«ri thirrje partive qĂ« sa mĂ« shpejt tĂ« gjejnĂ« zgjidhje.

Radio Evropa e LirĂ« pyeti ZyrĂ«n e Presidentes nĂ«se po e shqyrton mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’iu drejtuar Kushtetueses, por, deri nĂ« publikimin e kĂ«tij artikulli, nuk mori pĂ«rgjigje.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat mĂ« 30 qershor, kĂ«shilltari pĂ«r media i presidentes, Bekim Kupina, tha se “nĂ«se paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r sqarime shtesĂ«â€.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) thonë se konsensusi është e vetmja rrugë për të tejkaluar bllokadën dhe për të konstituuar Kuvendin deri më 26 korrik.

Nëse kjo nuk ndodh, Kosova do të përballet me një situatë të panjohur deri më tash, thotë Naim Jakaj nga ky institut.

“Kosova do tĂ« hyjĂ« nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« re juridike dhe politike, qĂ« nuk e ka pĂ«rjetuar mĂ« herĂ«t. Pasojat e saj do t’i ndiejmĂ« nĂ« muajt e ardhshĂ«m, nĂ« rast se Kuvendi nuk konstituohet deri mĂ« 26 korrik”, thotĂ« Jakaj.

A mund t’iu merret mandati deputetĂ«ve?

As Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka një përgjigje të qartë për zhvillimet që mund të pasojnë nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik.

MĂ« 9 korrik, nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« pyetjes sĂ« gazetarĂ«ve pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, deputetja e VetĂ«vendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha shkurt: “E paparashikuar”.

Dy ditë më parë, ajo përmendi mundësinë që të gjithë deputetët e Kuvendit të humbin mandatin, nëse nuk e konstituojnë institucionin brenda afatit 30-ditor, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“
janĂ« 120 deputetĂ« tĂ« legjislaturĂ«s sĂ« 9-tĂ«, qĂ« mund t’iu merret mandati, dhe tĂ« vazhdohet pastaj me deputetĂ«t qĂ« janĂ« nĂ« listat e tĂ« gjitha partive politike”, tha Kusari-Lila.

Por, Mushkolaj shpjegon se mandatin e deputetëve të zgjedhur në mënyrë demokratike nuk mund ta marrë askush.

“Populli ua ka dhĂ«nĂ« kĂ«tĂ« mandat dhe populli ua merr mandatin. VetĂ«m nĂ«se shkojmĂ« nĂ« zgjedhje. Por, pĂ«rsĂ«ri, duhet tĂ« konstituohet Kuvendi”, thotĂ« profesoresha nĂ« Fakultetin Juridik tĂ« Universitetit tĂ« PrishtinĂ«s.

Jakaj, gjithashtu, nuk e sheh të mundshme heqjen e mandatit të deputetëve.

Ai thekson se Kushtetuta e Kosovës, në nenin 70, përcakton qartë arsyet për përfundimin ose pavlefshmërinë e mandatit të deputetit.

Ato përfshijnë: mosbetimin, dorëheqjen, emërimin në qeveri, përfundimin e mandatit të kuvendit, mungesën prej gjashtë muajsh në seanca, dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vite burgim, ose vdekjen e deputetit.

“NĂ« asnjĂ« nga pikat e aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk i ka saktĂ«suar pasojat kolektive apo individuale pĂ«r deputetĂ«t, nĂ« rast tĂ« moskonstituimit brenda afatit prej 30 ditĂ«sh”, shton Jakaj.

Muhaxhiri: Nuk ka precedent për marrjen e mandateve

Edhe Artan Muhaxhiri, sociolog dhe njohës i politikës në Kosovë, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk parashikon marrjen e mandateve nga deputetët, në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit.

Për më tepër, thekson ai, në Kosovën e pasluftës nuk ka ndonjë precedent të ngjashëm.

Ai thotë se një hap i tillë do të kërkonte një vendim të ri të Gjykatës dhe ndryshime në mënyrën e zëvendësimit të deputetëve, por, prapëseprapë, nuk do të garantonte tejkalimin e bllokadës politike që po e pengon formimin e institucioneve.

“E para, ata deputetĂ« qĂ« do tĂ« vinin, do tĂ« kishin mĂ« pak legjitimitet dhe pothuajse tĂ« gjithĂ« do tĂ« ishin anonimĂ«, pa pĂ«rvojĂ« politike. VetĂ« fakti qĂ« nuk janĂ« zgjedhur, dĂ«shmon se nuk kanĂ« arritur sukses as nĂ« garĂ«n pĂ«rbrenda partive tĂ« tyre”, thotĂ« Muhaxhiri pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai shton se personat qĂ« do t’i zĂ«vendĂ«sonin deputetĂ«t aktualĂ«, do tĂ« vepronin nĂ«n udhĂ«zimet e liderĂ«ve tĂ« partive tĂ« tyre, ndaj sjellja e tyre nĂ« procesin e konstituimit tĂ« Kuvendit do tĂ« ishte e njĂ«jtĂ« me atĂ« tĂ« deputetĂ«ve aktualĂ«.

“Do tĂ« ktheheshim nĂ« pikĂ«n ku jemi tash, por me njĂ« humbje tĂ« kohĂ«s dhe me njĂ« dĂ«mtim tĂ« perspektivĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe imazhit institucional nĂ« pĂ«rgjithĂ«si”, thekson Muhaxhiri.

Ku ka mbetur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës?

Deri më tani, deputetët kanë përfunduar vetëm dy pika të agjendës: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.

Procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Kandidatja e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i sigurojĂ« 61 votat e nevojshme nĂ« disa runde votimi pĂ«r t’u zgjedhur nĂ« kĂ«tĂ« post.

Dy parti parlamentare, PDK-ja dhe AAK-ja, e shohin Haxhiun si figurë përçarëse dhe kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një emër tjetër për kryeparlamentar.

LDK-ja thotë se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për këtë pozitë.

E, Vetëvendosje këmbëngul tani që votimi për Haxhiun të bëhet në mënyrë të fshehtë, duke premtuar se nëse ajo nuk i merr 61 vota, do të propozojë një kandidat tjetër.

Por, kjo formë votimi kundërshtohet nga partitë e tjera, duke e futur situatën në një rreth vicioz.

Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit me afat 30 ditësh më 26 qershor, pas 37 tentativave të dështuara në këtë proces.

Megjithatë, ekspertët kushtetues dhe partitë politike e kanë kuptuar dhe interpretuar këtë vendim në mënyra të ndryshme.

Muhaxhiri thotë se për të tejkaluar bllokadën në Kuvend, është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë, raporton REL.

The post Rreziku i një situate të paprecedentë në Kosovë pas afatit të 26 korrikut appeared first on Telegrafi.

“Turma ra, Parisi nisi”, Abdixhiku mbĂ«shtet Paris Gurin pas pĂ«rplasjes me deputetĂ«t e LVV-sĂ«

9 July 2025 at 14:24

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dalë në mbështetje deputetit të kësaj partie, Paris Guri i cili gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës u përball me deputetët e LVV-së.

Abdixhiku u shpreh se prezenca e parë e Gurit në foltoren e Kuvendit u bë më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme.

“Siç e thotĂ« Rick, nĂ« ‘Rick and Morty’:“KundĂ«rshtimet e juaja s’mĂ« lĂ«nĂ« pĂ«rshtypje. Kam parĂ« çfarĂ« duartrokitni.”  Prezenca e njĂ« djali tĂ« ri nĂ« foltore, e para e tij, u bĂ« sot mĂ« e fuqishme se britmat e pakontrolluara tĂ« njĂ« turme. Turma ra. Parisi nisi”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së u shpreh krenar me deputetin e ri Guri.

“Paris Guri, krenar me ty. E ardhmja Ă«shtĂ« e bukur”, shkroi Abdixhiku nĂ« njĂ« reagim nĂ« Facebook.

Ndryshe deputeti Paris Guri sot u përplas me deputetët e LVV-së, konkretisht deputeten Fitore Pacolli.

“Fitore qa po kesh ti a i ke kthy 200 mijĂ« euro, mos kesh Fitore se marre. Oj Fitore mos bĂ«rtit moj”, tha Guri, mirĂ«po fjala iu ndĂ«rpre nga kryesuesi i seancĂ«s, Avni Dehari duke i thĂ«nĂ« se nuk bĂ«nĂ« tĂ« mbash debat.

“Dy herĂ« tu ka dhĂ«nĂ« mundĂ«sia”, i tha Dehari deputetit Guri, ndĂ«rkaq ky iu pĂ«rgjigj se “si tĂ« flas kur kĂ«ta qeshin si cirk, si tĂ« flas para cirkut”.

Dehari ia mundĂ«soi edhe njĂ«herĂ« fjalĂ«n deputetit Guri.  Guri sĂ«rish iu drejtua deputetes Pacolli “sje tu mĂ« lan me fol Fitore, 200 mijĂ« euro kthej”. /Telegrafi/

 

 

 

The post “Turma ra, Parisi nisi”, Abdixhiku mbĂ«shtet Paris Gurin pas pĂ«rplasjes me deputetĂ«t e LVV-sĂ« appeared first on Telegrafi.

Albulena Haxhiu: Emri im shkon vetëm një herë në votim të fshehtë

5 July 2025 at 21:31

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk do të pranojë të rikandidohet nëse nuk e siguron shumicën absolute të votave në raundin e parë të votimit të fshehtë.

Haxhiu tha pas seancĂ« sĂ« Kuvendit se qĂ«ndrimi i saj Ă«shtĂ« i qartĂ« dhe i pandryshueshĂ«m: “UnĂ« kam thĂ«nĂ« qĂ« emri im me votim tĂ« fshehtĂ« shkon vetĂ«m njĂ« herĂ«, pra nuk do tĂ« ketĂ« herĂ« tĂ« dytĂ«. NĂ«se nuk i marrĂ« 61 vota, unĂ« do tĂ« tĂ«rhiqem”.

Duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo theksoi se votimi i fshehtë nuk përbën shkelje të Kushtetutës. Për më tepër, Haxhiu tha se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një kompromis për tejkalimin e ngërçit parlamentar.

“Propozimi i dytĂ« ka qenĂ« qĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r rrĂ«zimin e komisionit pĂ«r votimin e fshehtĂ« dhe mĂ« pas tĂ« merremi vesh pĂ«r kryetarin dhe nĂ«nkryetarĂ«t e Kuvendit”, deklaroi ajo.

Haxhiu gjithashtu akuzoi partitĂ« opozitare pĂ«r obstruksione tĂ« vazhdueshme: “PĂ«r sa kohĂ« qĂ« ne kemi bĂ«rĂ« lĂ«vizje, ata po vendosin barrikada. Prandaj, nuk ka kuptim pĂ«r mua tĂ« thuash qĂ« po shkojmĂ« nĂ« takim, e tĂ« mos bĂ«het asnjĂ« lĂ«vizje nga pala tjetĂ«r.”

Kuvendi i Kosovës po përballet me një krizë të thellë funksionaliteti, pasi deputetët kanë dështuar tashmë 42 herë rresht të konstituohen, ndërkohë që afati kushtetues për përmbylljen e këtij procesi po afron me 26 korrikun si datë të fundit.

The post Albulena Haxhiu: Emri im shkon vetëm një herë në votim të fshehtë appeared first on Telegrafi.

Murati: ËshtĂ« pĂ«r keqardhje qĂ«ndrimi i vazhdueshĂ«m i partive opozitare

5 July 2025 at 21:05

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati njëherit ministër i financave në detyrë pas dështimit për herën e 42-të të seancës konstituive, ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës për shkelje të Kushtetutës.

Murati i ka quajtur të pabazuara dhe shpifje deklarimet e opozitës, duke theksuar se rendi i ditës nuk është ndryshuar.

Sipas tij, bëhet fjalë për pikën e tretë të rendit të ditës, që është votimi për kryetarin e Kuvendit, dhe se gjithçka është zhvilluar në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën.

“ËshtĂ« pĂ«r keqardhje qĂ«ndrimi i vazhdueshĂ«m i partive opozitare dhe shkelja e KushtetutĂ«s nĂ« vazhdimĂ«si”, deklaroi Murati.

Ai shtoi se “kryesuesi e ka sqaruar qartĂ« se nuk ka pasur ndryshim tĂ« rendit tĂ« ditĂ«s dhe se pretendimet pĂ«r shkelje janĂ« tĂ« pavĂ«rteta dhe tentim pĂ«r tĂ« uzurpuar foltoren”, ka thĂ«nĂ« ai.

The post Murati: ËshtĂ« pĂ«r keqardhje qĂ«ndrimi i vazhdueshĂ«m i partive opozitare appeared first on Telegrafi.

Zyrtarët e PDK-së po i vizitojnë shpesh Thaçin e Veselin në Hagë për instruksione politike

2 July 2025 at 22:56

Kryeministri nĂ« detyrĂ« dhe lideri i LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Albin Kurti, ka drejtuar kritika tĂ« ashpra ndaj PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« “shoqĂ«ri aksionare me papĂ«rgjegjĂ«si tĂ« pakufizuara”.

Në një intervistë në Tëvë1, Kurti deklaroi se PDK nuk është reformuar dhe, sipas tij, brenda këtij subjekti politik ekzistojnë më shumë se një lider real.

Ai përmendi Memli Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Sami Lushtakun si figura me ndikim të drejtpërdrejtë në drejtimin e partisë.

“UnĂ« prej pĂ«rvojĂ«s politike, prej lajmeve e kam tĂ« qartĂ« se Partia Demokratike e KosovĂ«s nuk Ă«shtĂ« reformuar. NĂ« PDK ekzistojnĂ« ose katĂ«r ose pesĂ« kryetarĂ«. Nuk e di a i ka katĂ«r a pesĂ«, por jam i sigurt qĂ« si ka tre, as dy, as njĂ«. PDK nuk Ă«shtĂ« parti, Ă«shtĂ« shoqĂ«ri aksionare me papĂ«rgjegjĂ«si tĂ« pakufizuara. Aty nuk merresh vesh pse ke fol me njĂ« person. Prandaj Enver Hoxhaj thotĂ« diçka tjetĂ«r,” u shpreh Kurti.

Ai pĂ«rmendi edhe deklaratat kontradiktore brenda vetĂ« partisĂ«, duke pĂ«rmendur rastin e kryetarit tĂ« Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili kishte komentuar pĂ«r Sami Lushtakun, tĂ« cilin Kurti e quajti “prindin politik” tĂ« njĂ« deputeti tĂ« PDK-sĂ«.

“JanĂ« edhe dy ish-kryetarĂ«t nĂ« HagĂ« tĂ« cilĂ«t duhet t’i vizitojnĂ« shpesh pĂ«r instruksione politike,” shtoi ai, duke iu referuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit qĂ« po mbahen nĂ« paraburgim nĂ« HagĂ«.

Kurti po ashtu e akuzoi PDK-në për ndikim të thellë në sistemin e drejtësisë dhe në media, duke theksuar se me një subjekt të tillë nuk mund të ndërtohet një shtet demokratik.

The post Zyrtarët e PDK-së po i vizitojnë shpesh Thaçin e Veselin në Hagë për instruksione politike appeared first on Telegrafi.

“PDK-ja i jep 24 vota pĂ«r 40 emra tĂ« LVV-sĂ«â€ – Abdixhiku thotĂ« se ka parti me tĂ« cilat Kurti mund tĂ« bĂ«jĂ« kompromis

2 July 2025 at 16:30

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka hedhur akuza ndaj kryeministrit në detyrë dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti.

Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk po e kupton pragmatizmin politik se nuk është tragjedi të bësh kompromis, por është vlerë normale demokratike.

I pari i LDK-së tha se ka parti që po ia japin atë kompromis, duke thënë se PDK-ja i ka 24 vota për 40 emra të LVV-së për kryeparlamentar.

“Ka parti qĂ« po ja japin atĂ« kompromis, e kam thĂ«nĂ« edhe herĂ«n e kaluar LDK-ja i ka 20 vota kundĂ«r pĂ«r secilin emĂ«r, NISMA i ka 3 vota pĂ«r njĂ« emĂ«r, PDK-ja i ka 24 vota pĂ«r 40 emra, AAK-ja i ka 5 vota pĂ«r tre emra. Pra kompromisi Ă«shtĂ« i mundshĂ«m, zgjedh e merr”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se nëse Kurti insiston në kushtet paraprake dhe thotë që ky është kompromisi i tij, atëherë ti e ngatërron kompromisin me imponimin.

“E kĂ«tu besoj se ka shkarje tĂ« rĂ«ndĂ« logjike e besa edhe tĂ« inteligjencĂ«s”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/

The post “PDK-ja i jep 24 vota pĂ«r 40 emra tĂ« LVV-sĂ«â€ – Abdixhiku thotĂ« se ka parti me tĂ« cilat Kurti mund tĂ« bĂ«jĂ« kompromis appeared first on Telegrafi.

Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbĂ«shtetjen qĂ« i dha koalicionit PDK-LVV

1 July 2025 at 22:20

Vetëm pak ditë më herët, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se do ta votonte një koalicion në mes të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo deklaratĂ« e tij e ka befasuar Sekretaren e PĂ«rgjithshme tĂ« PDK-sĂ«, Vlora Çitakun.

Arsyeja për këtë befasi sipas saj vjen pasi në ditën e konventës së PDK-së është miratuar një deklaratë politike rreth qëndrimeve të partisë karshi qeverisë e koalicioneve të mundshme.

Thotë se këtë deklaratë e kishte votuar edhe vetë Hoxhaj, pa ndonjë kundërshtim.

“PĂ«r mua ka qenĂ« pak befasi deklarata e Hoxhajt. Sepse Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« shpeshherĂ« edhe nĂ« mbledhje dhe diskutime ne kemi vlerĂ«sime dhe mendime tĂ« ndryshme, mirĂ«po deklarata e z.Hoxhaj erdhi pak kohĂ« pas mbajtjes sĂ« konventĂ«s ku ne miratuam njĂ« deklaratĂ« politike tĂ« PDK-sĂ«. Kjo deklaratĂ« ishte shumĂ« e qartĂ« edhe nĂ« raport me qeverinĂ« edhe nĂ« raport me koalicionet e mundshme dhe ajo deklaratĂ« politike u votua me unanimitet tĂ« plotĂ«. Edhe z. Hoxhaj e ka votuar. Si do qĂ« tĂ« jetĂ« Ă«shtĂ« njĂ« qĂ«ndrim i ri qĂ« nuk i bĂ«nĂ« dĂ«m shĂ«ndetit politik dhe demokratik. Zoti Hoxhaj ishte i qartĂ« tha se do ta votoja njĂ« koalicion nĂ«se do tĂ« kishte marrĂ«veshje politike, nuk tha qĂ« e voton njĂ«anshĂ«m”, tha Çitaku nĂ« Rubikon tĂ« Klan KosovĂ«s.

Deputetja Çitaku, nuk Ă«shtĂ« pajtuar edhe me njĂ« deklaratĂ« tjetĂ«r tĂ« Hoxhajt.

“Polarizimet mes VV-sĂ« dhe partive tjera nuk janĂ« tĂ« rrejshme, kĂ«tu nuk pajtohem me Hoxhajn. Do tĂ« ishte mĂ« mirĂ« sikur tĂ« ishin tĂ« rrejshme, do ishin tĂ« dĂ«mshme por mĂ« lehtĂ« tĂ« tejkalueshme”, tha mĂ« tej ajo.

The post Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbĂ«shtetjen qĂ« i dha koalicionit PDK-LVV appeared first on Telegrafi.

Zyrtarizimi i kandidatĂ«ve pĂ«r Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do tĂ« sfidohen kryetarĂ«t aktualĂ« Agim Aliu dhe Alban Hyseni

1 July 2025 at 11:31

Subjektet politike kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2025, duke zyrtarizuar disa prej kandidatëve për kryetarë komunash.

Gara pritet të jetë veçanërisht interesante në komunë e Ferizajt dhe Gjilanit, ku kryetarët aktualë synojnë të sigurojnë një mandat të ri. Ndërkohë, kandidatët e rinj janë të vendosur të sfidojnë pushtetin aktual dhe të arrijnë fitoren në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë, transmeton Telegrafi.

Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), do të garojë për një mandat të dytë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Arbër Ismailin si kandidat, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të përfaqësohet nga Riad Rashiti. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur që në këtë garë të hyjë me kandidatin Nazim Gagica.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Gjilanit?

Komuna e Gjilanit ka qenë nën drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga viti 2014 deri në vitin 2021 me Lutfi Hazirin kryetar. Ndërsa, në vitin 2021, udhëheqjen e komunës e mori LVV, me Alban Hysenin, i cili aktualisht është në fund të mandatit të tij të parë, dhe po ashtu synon mandatin e dytë.

Gara për Ferizaj;

Ndërkohë, në Ferizaj, kryetari aktual Agim Aliu do të kërkojë një tjetër mandat, duke garuar sërish si kandidat i PDK-së. LDK do ta konfirmojë Visar Azemin si kandidatin e saj për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor, ndërsa AAK do të përfaqësohet nga kandidatja Xhemile Murati.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Ferizajt?

Në 10 vitet e fundit, Ferizajn e kanë drejtuar dy kryetarë: Muharrem Svarqa (LDK) deri më 2017, dhe Agim Aliu (PDK) prej 2017 e deri më sot (2025), aktualisht në fund të mandatit të dytë dhe në garë për të tretin.

Përgatitjet për zgjedhjet nga KQZ;

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri mĂ« 13 gusht 2025, subjektet politike mund tĂ« aplikojnĂ« nĂ« Komisionin Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r t’u certifikuar pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« Zgjedhjet Lokale, tĂ« cilat do tĂ« mbahen mĂ« 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatĂ« kĂ«saj periudhe subjektet politike (partitĂ« politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatĂ«t e pavarur) duhet tĂ« dorĂ«zojnĂ« edhe listĂ«n me emrat e kandidatĂ«ve pĂ«r KryetarĂ« tĂ« Komunave dhe pĂ«r Kuvende Komunale”, ka deklaruar pĂ«r Telegrafin, Valmir Elezi, zĂ«dhĂ«nĂ«s i KQZ-sĂ«.

Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

 

 

The post Zyrtarizimi i kandidatĂ«ve pĂ«r Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do tĂ« sfidohen kryetarĂ«t aktualĂ« Agim Aliu dhe Alban Hyseni appeared first on Telegrafi.

Hoxha: Gjykata Kushtetuese s’pati guxim tĂ« riinterpretojĂ« vendimin e vitit 2014

30 June 2025 at 23:32

Analisti Ylli Hoxha, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se nuk ka pasur një rast real për gjykatë dhe se përgjigjja e dhënë është adekuate, por jo e guximshme.

“MeqĂ« nuk ka pasur rast, nuk ka edhe ndonjĂ« pĂ«rgjigje tĂ« madhe. Gjykata ka mundur tĂ« jetĂ« mĂ« e guximshme dhe tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« gjĂ« qĂ« ia ka borxh KosovĂ«s: tĂ« ndryshojĂ« gjendjen nĂ« interpretimin e zotit Hasani tĂ« vitit 2014, mĂ« duket. Por nuk ka pasur guxim ta bĂ«jĂ« atĂ« punĂ«, nĂ« tĂ« cilĂ«n kryetari i pĂ«rket vetĂ«m tĂ« parit dhe bllokohemi nĂ« atĂ«, dhe Ă«shtĂ« njĂ« interpretim krejtĂ«sisht bllokues dhe i palogjikshĂ«m,” ka theksuar Hoxha nĂ« DebatPlus.

Ai ka folur edhe për situata hipotetike ku Lista Serbe, nëse do të merrte 30% të votave dhe pjesa tjetër nuk dëshiron të bashkëpunojë, atëherë sipas tij, sistemi do të bllokohej.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« formulim i palogjikshĂ«m, tĂ« cilin Ă«shtĂ« dashur ta ndryshojĂ« Gjykata Kushtetuese, por pĂ«r kĂ«tĂ« Ă«shtĂ« dashur tĂ« jenĂ« trima
 Ata njerĂ«z Ă«shtĂ« dashur tĂ« jenĂ« tĂ« guximshĂ«m,” ka shtuar Hoxha.

Në fund, ai ka kritikuar interpretimin aktual si të pamjaftueshëm dhe të munguar në guxim.

“Ky interpretim Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht i paguximshĂ«m, i cili vetĂ«m ka bĂ«rĂ« disa gjĂ«ra sipĂ«rfaqĂ«sore, por ato janĂ« tĂ« pamundshme pĂ«r t’u futur nĂ«n tapet. DomethĂ«nĂ«, nuk ka pasur guxim – Ă«shtĂ« dashur tĂ« ketĂ« guxim pĂ«r tĂ« riinterpretuar gjendjen,” ka pĂ«rfunduar analisti.

The post Hoxha: Gjykata Kushtetuese s’pati guxim tĂ« riinterpretojĂ« vendimin e vitit 2014 appeared first on Telegrafi.

Ymeri: Kurti dhe Vetëvendosje po e komplikojnë qëllimisht situatën në Kuvend

30 June 2025 at 23:27

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po e komplikojnë qëllimisht situatën në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se ky veprim synon të shmangë interpretimin e drejtë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

NĂ« emisionin “Debat Plus”, Ymeri theksoi se edhe ai dhe partia e tij kanĂ« bĂ«rĂ« gabime nĂ« trajtimin e çështjes, por sipas tij, Kurti dhe VV-ja po veprojnĂ« me qĂ«llim tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« mos lejuar qĂ« aktgjykimi i GjykatĂ«s Kushtetuese tĂ« interpretohet nĂ« mĂ«nyrĂ«n e duhur.

“Edhe ata nuk po bĂ«jnĂ« gabim nga mosdija apo pahiri, por qĂ«llimisht po duan qĂ« aktgjykimi i GjykatĂ«s tĂ« mos lexohet si duhet. PĂ«r shembull, ata thonĂ« se votimi i fshehtĂ« nuk Ă«shtĂ« antikushtetues, sipas arsyetimit tĂ« tyre pas daljes sĂ« tekstit tĂ« aktgjykimit,” u shpreh Ymeri.

Ai shtoi se situata e krijuar Ă«shtĂ« si njĂ« “mjegullnajĂ«â€ qĂ« nuk sjell asnjĂ« pĂ«rfitim dhe nuk e ndihmon as Albin Kurtin qĂ« tĂ« mbajĂ« pushtetin.

“Kjo mjegullnajĂ« nuk po e mban Albin Kurtin nĂ« pushtet dhe nuk po i shĂ«rben askujt. Nuk duhet mbajtur mĂ« tej kjo situatĂ« e turbullt, veçanĂ«risht nga partia qĂ« po bllokon procesin qĂ«llimisht,” pĂ«rfundoi Ymeri gjatĂ« debatit me Sadri RamabajĂ«n.

The post Ymeri: Kurti dhe Vetëvendosje po e komplikojnë qëllimisht situatën në Kuvend appeared first on Telegrafi.

Ngërçi në Kuvend, komandanti i KFOR-it: Siguria ndikohet edhe nga situata politike

PRISHTINË, 30 qershor/ATSH/ PĂ«r tĂ« 39-tĂ«n herĂ« me radhĂ«, deputetĂ«t e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s nuk arritĂ«n ta konstituojnĂ« legjislaturĂ«n e re. NgĂ«rçi Ă«shtĂ« thelluar qĂ« nga 1 maji, kur kryesuesi i seancĂ«s konstituive, Avni Dehari nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje, propozoi qĂ« zgjedhja e kryetarit tĂ« Kuvendit tĂ« bĂ«hej pĂ«rmes njĂ« votimi tĂ« fshehtĂ«. Si kundĂ«rpĂ«rgjigje, partitĂ« opozitare – PDK, LDK, AAK-Nisma – si dhe Lista Serbe, kanĂ« refuzuar tĂ« propozojnĂ« anĂ«tarĂ« pĂ«r komisionin qĂ« do tĂ« mbikĂ«qyrte votimin, duke e zgjatur kĂ«shtu krizĂ«n institucionale.

Këtë situatë e ka komentuar edhe komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Enrico Barduani, në një intervistë për emisionin FIVE në Dukagjini.

Edhe pse theksoi se mandati i tij Ă«shtĂ« kryesisht ushtarak dhe KFOR-i nuk ndĂ«rhyn nĂ« çështje politike tĂ« brendshme, Barduani nĂ«nvizoi se “mjedisi i sigurisĂ« Ă«shtĂ« i ndikuar edhe nga situata politike”.

Sipas tij, edhe pse aktualisht nuk ka një ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme nga ky bllokim politik, ngërçi institucional është një zhvillim që ndiqet me kujdes nga misioni i NATO-s në Kosovë.

“PikĂ« sĂ« pari mĂ« lejoni tĂ« nĂ«nvizojĂ« se si komandant i KFOR-it interesi im dhe detyrat e mia janĂ« kryesisht dhe nĂ« pĂ«rgjithĂ«si ushtarake.

MegjithatĂ« nuk mund tĂ« mos e nĂ«nvizojĂ« se mjedisi i sigurisĂ« Ă«shtĂ« i ndikuar edhe nga situata politike. Ne nuk ndĂ«rhyjmĂ« nĂ« politikĂ«n e brendshme tĂ« KosovĂ«s por nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« jemi duke i ndjekur zhvillimet politike nĂ« KosovĂ« duke pĂ«rfshirĂ« edhe zgjedhjet pĂ«r parlament qĂ« janĂ« mbajtur nĂ« shkurt. Edhe pse nuk kemi pa ndonjĂ« ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« ngĂ«rçin politik aktual nĂ« situatĂ«n e sigurisĂ«, ne inkurajojmĂ« tĂ« gjitha palĂ«t qĂ« tĂ« gjejnĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ecin pĂ«rpara qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« mirĂ«n e tĂ« gjitha palĂ«ve qĂ« po jetojnĂ« nĂ« KosovĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Barduani.

/Kosovapress/

The post Ngërçi në Kuvend, komandanti i KFOR-it: Siguria ndikohet edhe nga situata politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PĂ«rplasjet mes Kurtit e RamĂ«s – pĂ«rfshihen Murati, Guri dhe Halimi me akuza dhe fyerje

30 June 2025 at 13:23

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u përballën sot me njëri-tjetrin gjatë vendosjes së gurthemelit të çerdhes në Bardhosh.

Ishte i pari i Prishtinës ai që gjatë adresimit për media iu lut kryeministrit në detyrë që ta zhbllokonte buxhetin e kryeqytetit, duke përmendur projektet e mëdha të ngecura për shkak të mungesës së bashkëpunimit.

E Kurti iu kundĂ«rpĂ«rgjigj, duke e kritikuar RamĂ«n pĂ«r mĂ«nyrĂ«n si i cilĂ«soi projektet dhe duke aluduar nĂ« humbjen e tij nĂ« zgjedhjet lokale, duke thĂ«nĂ« se “, kryetari Rama pas vjeshtĂ«s duhet tĂ« gjejĂ« njĂ« punĂ« tjetĂ«r”.

E në këtë përplasje mes tyre janë përfshirë edhe deputeti i LDK-së, Paris Guri, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati dhe drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi

Deputeti Guri e komentoi me një postim në Facebook deklaratën e sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ku i tha se Rama duhet të gjejë një punë tjetër në vjeshtë.

“QĂ«shtu i thojshin edhe para 4 vjete PĂ«rparimit, po i vetmi qĂ« e ka pas ndĂ«rru vendin e punĂ«s ka qenĂ« Arben Vitia”, shkroi Guri, duke kujtuar se Arben Vitia, i kthyer nĂ« MinistrinĂ« e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, pĂ«rkohĂ«sisht ishte bĂ«rĂ« udhĂ«heqĂ«s i njĂ« laboratori privat, pasi i kishte humbur zgjedhjet pĂ«r kryetar tĂ« PrishtinĂ«s.

E ministri në detyrë, Hekuran Murati tha se opozita është fajtore që ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit.

“PĂ«r shkak se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, ka mbetur pezull edhe ndryshim plotĂ«simi i Ligjit tĂ« Buxhetit, qĂ« do tĂ« pĂ«rfshinte buxhetet e tri komunave tĂ« cilat ishin vonuar nĂ« miratimin e buxheteve komunale sipas afateve ligjore – pra buxhetet komunale janĂ« miratuar nĂ« asambletĂ« pĂ«rkatĂ«se tek pas votimit tĂ« Ligjit tĂ« Buxhetit nĂ« Kuvend dhe kĂ«sisoj ato buxhete ende nuk janĂ« nĂ« fuqi.  NjĂ«ra ndĂ«r kĂ«to komuna qĂ« Ă«shtĂ« vonuar me miratim tĂ« buxhetit Ă«shtĂ« edhe Prishtina”, ka shkruar Murati.

Murati tha se Rama duhet të ankohet tek partia e tij, LDK-ja e cila po vonon plotësimin e Ligjit të Buxhetit duke mos e votuar.

“Pra kur PĂ«rparim Rama kĂ«rkon zhbllokimin e buxhetit komunal, adresa e duhur pĂ«r ankesĂ« Ă«shtĂ« pikĂ«risht partia e tij LDK, e cila duke mos votuar pĂ«r konstituimin e Kuvendit, po e vonon edhe plotĂ«simin e Ligjit tĂ« Buxhetit, pĂ«r ta pĂ«rfshirĂ« edhe buxhetin e KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s si pjesĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«se.  MegjithatĂ«, mos-hyrja nĂ« fuqi e Buxhetit tĂ« KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, nuk e ka ndalur PĂ«rparim RamĂ«n dhe LDK-nĂ« qĂ« tĂ« nĂ«nshkruajnĂ« kontrata milionĂ«she e tĂ« shpallin tenderĂ« milionĂ«sh pa kurrfarĂ« mbulese nĂ« stilin “aksham-pazar”, duke shkelur kĂ«shtu Ligjin pĂ«r Financa Publike dhe atĂ« tĂ« Prokurimit Publik”, ka shkruar ministri nĂ« detyrĂ« i Financave.

Ai ka theksuar se pĂ«r kĂ«to shkelje, do tĂ« duhej qĂ«moti tĂ« ishte aktivizuar prokuroria, “por deri mĂ« tani nuk kemi parĂ« asnjĂ« veprim nga ana e tyre”.

Në këtë përplasje është përfshirë edhe drejtoresha për kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e cila e ka quajtur shpellar Albin Kurtin.

“MendĂ«si shpelle, ky Ă«shtĂ« realiteti qĂ« vazhdon tĂ« mbysĂ« çdo ide, çdo iniciativĂ« dhe çdo pĂ«rpjekje pĂ«r ta bĂ«rĂ« Kryeqytetin njĂ« vend mĂ« tĂ« jetueshĂ«m dhe mĂ« dinjitoz. NĂ« vend qĂ« tĂ« mbĂ«shtesin punĂ«n dhe pĂ«rkushtimin, gjejnĂ« kohĂ« vetĂ«m pĂ«r cinizĂ«m tĂ« paskrupullt dhe bllokada tĂ« vazhdueshme. ËshtĂ« e pabesueshme ku kemi pĂ«rfunduar: pa Parlament, me institucione tĂ« paralizuara dhe me barriera tĂ« vendosura me qĂ«llim, vetĂ«m pĂ«r ta mbajtur vendin peng tĂ« njĂ« mentaliteti tĂ« kalbur”, ka shkruar Halimi. /Telegrafi/

 

The post PĂ«rplasjet mes Kurtit e RamĂ«s – pĂ«rfshihen Murati, Guri dhe Halimi me akuza dhe fyerje appeared first on Telegrafi.

Haxhiu për votimin e fshehtë: Kuvendi vazhdon aty ku ka mbet

29 June 2025 at 11:05

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po mblidhen në një tjetër tentim për të finalizuar procesin e konstituimit të këtij institucioni pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kandidatja për kryeparlamentare nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka deklaruar se seanca e 39-të për konstituim të Kuvendit do vazhdoj aty ku ka mbetur.

Këtë deklarim ajo e bëri teksa u pyet nese do vazhdohet me tentimin për votim të fshehtë.

“Natyrisht, aty ku ka mbet”- u shpreh ajo teksa po futej nĂ« sallĂ«n e Kuvendit.

Kjo është hera e 39-të që ata mblidhen në sallën e Kuvendit prej 15 prillit, ndonëse të dielën vetëm e vazhdojnë seancën e 38-të të së premtes, në të cilën nuk kanë votuar.

The post Haxhiu për votimin e fshehtë: Kuvendi vazhdon aty ku ka mbet appeared first on Telegrafi.

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme pĂ«r marrĂ«veshje

28 June 2025 at 19:33

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim, në përpjekje për zhbllokimin e situatës politike pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për media, Kurti theksoi se përgjegjësia për formimin e Qeverisë i takon Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë, por nënvizoi se formimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha partive politike të përfaqësuara në parlament.

“Gjykata Kushtetuese ka theksuar se nuk Ă«shtĂ« ajo qĂ« zgjidh mosmarrĂ«veshjet politike mes grupeve parlamentare. Ajo ka kĂ«rkuar konsensus, kompromis dhe bashkĂ«punim nĂ« mirĂ«besim – dhe ne i kemi bĂ«rĂ« tĂ« gjitha”, tha Kurti.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit ka ofruar dy opsione kompromisi për të zgjidhur krizën institucionale, por që sipas tij nuk kanë hasur në gatishmëri nga opozita.

“Kompromisi i parĂ«: nĂ«se kandidatja jonĂ« Albulena Haxhiu nuk i merr 61 votat me votim tĂ« fshehtĂ«, do tĂ« tĂ«rhiqet nga gara. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« tĂ«rheqje nga ana jonĂ«. Por, kjo nuk u bĂ«ri pĂ«rshtypje partive opozitare. Kompromisi i dytĂ«: tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« marrĂ«veshje nĂ« paketĂ« pĂ«r kryetarin e Kuvendit dhe nĂ«nkryetarĂ«t”, deklaroi Kurti.

Kryeministri në detyrë theksoi se është i hapur për bashkëpunim të mëtejshëm dhe ftoi partitë që të veprojnë me përgjegjësi në funksion të interesit të qytetarëve dhe zbatimit të aktgjykimit të Kushtetueses./Telegrafi/

The post Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme pĂ«r marrĂ«veshje appeared first on Telegrafi.

Sot takimi i liderëve partiakë, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për konstituimin e Kuvendit

28 June 2025 at 11:29

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka ftuar krerët e subjekteve politike për një takim të përbashkët të shtunën në orën 16:00, në Kuvendin e Kosovës.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këtë po e bën në përpjekje të konsensusit për konstituimin e Kuvendit.

“Aktgjykimi i djeshĂ«m i GjykatĂ«s Kushtetuese thekson qartĂ« se obligimi pĂ«r ta konstituuar Kuvendin Ă«shtĂ« obligim i tĂ« gjithĂ« deputetĂ«ve dhe jo vetĂ«m i subjektit tĂ« parĂ«. Si kryetar i LĂ«vizjes VETËVENDOSJE! dhe nĂ« emĂ«r tĂ« grupit mĂ« tĂ« madh parlamentar tĂ« dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar tĂ« gjithĂ« krerĂ«ve tĂ« subjekteve tĂ« pĂ«rfaqĂ«suara nĂ« legjislaturĂ«n e nĂ«ntĂ«, me ftesĂ« pĂ«r takim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« shtunĂ«n (nesĂ«r) nĂ« orĂ«n 16:00, nĂ« pĂ«rpjekje tĂ« radhĂ«s nĂ« funksion tĂ« konsensusit pĂ«r konstituim tĂ« Kuvendit”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, pjesëmarrja në takim është konfirmuar nga PDK, LDK, AAK e Nisma Socialdemokrate.

E të enjten, Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin në rastin KO124/25, lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit, që kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të mbajtura në prill dhe maj 2025.

Gjykata ka theksuar se seanca konstituive e Kuvendit e nisur më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve, duke mos përmbushur kështu kërkesat kushtetuese të nenit 66 të Kushtetutës;

Po ashtu, Gjykata ka vendosur që deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kjo nënkupton se palët politike kanë tashmë një afat të përcaktuar dhe një orientim më të qartë për të zgjidhur bllokadën dhe për të formuar organet drejtuese të Kuvendit në përputhje me rendin kushtetues. /Telegrafi/

The post Sot takimi i liderëve partiakë, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

HIBRID: Deklarata e ministrit Murati se opozita refuzoi votimin e marrëveshjes për kredinë 90 milionë euro nuk është plotësisht e saktë

26 June 2025 at 15:39

Hekuran Murati, ministri nĂ« detyrĂ« i Financave, ka deklaruar se nga moskonstituimi i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, vendi rrezikon t’i humb 90 milionĂ« euro hua pa kamatĂ«, tĂ« alokuara nga Banka BotĂ«rore pĂ«r KosovĂ«n, tĂ« cilat sipas tij, po presin ratifikimin nga Kuvendi qĂ« nga maji 2024.

Ai me anë të dy statuseve në llogarinë e tij në Facebook, ka pretenduar se partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Por, cila është e vërteta e këtij pretendimi?

Hibrid.info ka gjetur se në fakt marrëveshja nuk u votua në Kuvend, në mungesë kuorumi.

Të dy këto postime ku ai ka përmendur mos votimin e opozitës për marrëveshjen në fjalë, i ka publikuar më 23 qershor (shih këtu dhe këtu).

Analiza:

Murati ka deklaruar se kjo marrëveshje pret ratifikimin në Kuvend, që nga maji i vitit të kaluar. Hibrid.info ka kontrolluar ueb-faqen e Kuvendit të Kosovës, për të gjetur informacione për seancat e këtij institucioni, në majin e vitit 2024 (shih këtu).

Seanca kur ishte shqyrtuar marrĂ«veshja ishte mbajtur mĂ« 23 maj 2024. “Shqyrtimi i Projektligjit pĂ«r ratifikimin e MarrĂ«veshjes sĂ« financimit, pĂ«r programin e parĂ« pĂ«r financimin e politikave zhvillimore pĂ«r efektivitetin fiskal, konkurrueshmĂ«rinĂ« dhe rritjen e gjelbĂ«r ndĂ«rmjet RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe Asociacionit NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r Zhvillim” nuk ishte paraparĂ« nĂ« rendin e ditĂ«s sĂ« kĂ«saj seance (shih kĂ«tu).

Por, nga procesverbali i kësaj seance kuptohet se shqyrtimi i këtij projekligji ishte vendosur të bëhet me shmangie nga afatet procedurale të parapara me Rregulloren e Kuvendit, që do të thotë se për votimin (për 77, kundër 11, abstenime 0) e kësaj marrëveshjeje ishte vendosur gjatë seancës (faqet 4 dhe 5 nga procesverbali shih këtu)

NĂ« dokumentin e projektligjit, nĂ« nenin 2, paragrafi 3, shkruan se “MarrĂ«veshja Financiare do tĂ« sigurojĂ« pĂ«rkrahje buxhetore pĂ«r RepublikĂ«n e KosovĂ«s nĂ« vlerĂ« prej nĂ«ntĂ«dhjetĂ« milionĂ« e treqind mijĂ« euro (90,300,000€) nĂ« formĂ« tĂ« pĂ«rkrahjes buxhetore. Sa i pĂ«rket kushteve tĂ« financimit, kredia ka maturitet 12 vjet, me 6 vjet grejs periudhĂ«. Kredia nuk ka interes apo tarifa tjera tĂ« shĂ«rbimit” (shih kĂ«tu).

Edhe nga faqet 15 dhe 16 të transkriptit të seancës, në bazë të deklarimeve të atëhershme të ministrit Murati dhe kryetarit të Komisionit për Buxhet, Armend Muja, kuptohet se bëhet fjalë për të njëjtën marrëveshje që ministri në detyrë i është referuar në postimet e tij të fundit. Të dy kanë përmendur se bëhet fjalë për 90 milionë euro me normë efektive 0%. (shih këtu).

Megjithatë, faqja e 17-të e transkriptit tregon se kjo marrëveshje nuk kishte kaluar për shkak të mungesës së kuorumit, ndonëse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë këtij votimi kishte konstatuar se të pranishëm ishin 84 deputetë, por që një pjesë e tyre nuk kishin votuar (shih këtu). Për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare kërkohet vota pro e dy të tretave (80) të deputetëve të Kuvendit, që do të thotë se kuorumi i nevojshëm për votim është më shumë se 80 deputetë.

Në transkriptë mungojnë të dhënat për deputetët që kishin votuar.

Hibrid.info ka hulumtuar pĂ«r tĂ« gjetur videon e kĂ«saj seance plenare. Nga videoja e hasur nĂ« kanalin e agjencisĂ« sĂ« lajmeve “KosovaPress” nĂ« Youtube, Ă«shtĂ« gjetur se votimi i kĂ«saj marrĂ«veshjeje Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me ngritje dore (shih kĂ«tu). Pro kanĂ« votuar deputetĂ«t e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje (LVV), PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK) dhe ata tĂ« AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK). DeputetĂ«t nga Lidhja Demokratike e KosovĂ«s nuk kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« votim.

 

Se nga kush u pamundĂ«sua kuorumi nĂ« kĂ«tĂ« seancĂ«, Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« kuptohet nga pamjet, por ajo qĂ« shihet nga transkripti, Ă«shtĂ« se tĂ« gjitha marrĂ«veshjet tjera ndĂ«kombĂ«tare tĂ« parapara nĂ« kĂ«tĂ« seancĂ« kishin marrĂ« dritĂ«n e gjelbĂ«r nga deputetĂ«t, me pĂ«rjashtim tĂ« kĂ«saj marrĂ«veshjeje. KĂ«tĂ« gjĂ« e vĂ«rteton edhe ky raport i pĂ«rgatitur atĂ«herĂ« nga televizioni “Klan Kosova” (shih kĂ«tu).

Një tjetër zhvillim që e hedh poshtë pretendimin e Muratit, është edhe takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurtit, njëherit liderit të LVV-së, bashkë me Memli Krasniqin, kryetarin e PDK-së, i zhvilluar dhjetë ditë para kësaj seance (13 maj).

Në këtë takim ishte diskutuar mundësia e bashkëpunimit për votimin e 13 marrëveshjeve ndërkombëtare (shih këtu dhe këtu), votimin e të cilave e kishte premtuar dy ditë më vonë (15 maj) Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet 9 shkurtit (shih këtu).

Si votohen marrëveshjet ndërkombëtare?

Neni 10 i Ligji NR. 04/L-052 pĂ«r MarrĂ«veshjet NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«rcakton se: “1. Kuvendi i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s me votat e dy tĂ« tretave (2/3) tĂ« tĂ« gjithĂ« deputetĂ«ve ratifikon marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r kĂ«to çështje: 1.1. territori, paqja, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake; 1.2. tĂ« drejtat dhe liritĂ« fundamentale; 1.3. anĂ«tarĂ«simi i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare; 1.4. marrja e obligimeve financiare nga Republika e KosovĂ«s.”

Tutje, nĂ« paragrafin 2, 3 dhe 4 tĂ« kĂ«tij ligji thuhet se: “2. MarrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« referuara nĂ« paragrafin 1. tĂ« kĂ«tij neni ratifikohen me ligj tĂ« votuar nga dy tĂ« tretat (2/3) e tĂ« gjithĂ« deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. 3. MarrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s tĂ« referuara nĂ« paragrafin 1. tĂ« kĂ«tij neni i dorĂ«zohen Kuvendit me iniciativĂ« tĂ« vet ose pas propozimit nga Qeveria. 4. MarrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, pĂ«rveç atyre nĂ« paragrafin 1. tĂ« kĂ«tij neni, ratifikohen pas nĂ«nshkrimit nga Presidenti.”

Vlen të theksohet se, në legjislativin e kaluar nga partitë shqiptare LVV kishte 55 deputetë, PDK 18 deputetë, LDK 17 deputetë dhe AAK nëntë deputetë (shih këtu).

Përfundimi:

Deklarata e ministrit në detyrë Hekuran Murati, sipas së cilës partitë opozitare në legjislaturën e kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin e marrëveshjes për 90 milionë euro hua pa kamatë nga Banka Botërore, nuk qëndron. Kjo pasi marrëveshja nuk u ratifikua për shkak të mungesës së kuorumit, e jo për shkak të votimit kundër nga partitë opozitare, nga të cilat vetëm LDK nuk mori pjesë në votim, ndërsa PDK dhe AAK votuan pro.

Në përputhje me kriteret e kategorizimit të deklaratave që lidhen me fakte objektive dhe të verifikueshme, deklarata Muratit hyn në kategorinë e vërtetësisë.

Bazuar nĂ« metodologjinĂ« e kontrollit tĂ« deklaratave, e njĂ«jta vlerĂ«sohet si “gjysmĂ« e vĂ«rtetĂ«â€.

Arsyetimi:

NĂ« kategorinĂ« e vĂ«rtetĂ«sisĂ«, vlerĂ«sohen ato deklarata qĂ« pĂ«rmbajnĂ« thĂ«nie qĂ« lidhen me fakte objektive, saktĂ«sia e tĂ« cilave mund tĂ« pĂ«rcaktohet me anĂ« tĂ« verifikimit objektiv. Deklaratat e trajtuara nĂ« kĂ«tĂ« kategori marrin vlerĂ«simin – deklaratĂ« e pavĂ«rtetĂ«, gjysmĂ« e vĂ«rtetĂ«, apo edhe deklaratĂ« e vĂ«rtetĂ«.

 

The post HIBRID: Deklarata e ministrit Murati se opozita refuzoi votimin e marrëveshjes për kredinë 90 milionë euro nuk është plotësisht e saktë appeared first on Telegrafi.

Bajrami i reagon Muratit: LDK-sĂ« pesĂ« herĂ« nĂ« ditĂ« i çojnĂ« fjalĂ« “A po vjen me bashkĂ«qeverisë’

26 June 2025 at 13:55

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka deklaruar se LDK ende shpreson për bashkëpunim me Listën Serbe.

Bajrami ka thënë se është hipokrizi ajo se çfarë thotë Murati, derisa shtoi se LVV është ajo që e fton LDK-në për bashkëpunim, transmeton Telegrafi.

“I paska quajtur partitĂ« shqiptare parlamentare bashkĂ«punĂ«tore tĂ« ListĂ«s Serbe, ndĂ«rkohĂ« qĂ« njerĂ«s prej tyre – LDK-sĂ« pesĂ« herĂ« nĂ« ditĂ« i çojnĂ« fjalĂ«: “A po vjen me bashkĂ«qeverisĂ«â€. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Qeveria e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje e ka pasur njĂ« shans tĂ« artĂ« pĂ«r ta shpallur ListĂ«n Serbe organizatĂ« terroriste pas sulmit nĂ« BanjskĂ« ku ra dĂ«shmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bĂ«rĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«, sepse tĂ« gjithĂ«ve na kujtohen inqizimet e shefes sĂ« grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar pĂ«r pagat e veteranĂ«ve me ListĂ«n Serbe “Allo brate”. Dhe e fundit, tashmĂ« tĂ« gjithĂ« e kanĂ« tĂ« qartĂ« se sa herĂ« qĂ« i vjen erĂ« korrupsion krejt LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, ata provojnĂ« me luajtĂ« ”patriotin”, kinse tĂ« tjerĂ«t janĂ« me SerbinĂ«â€, ka shkruar Bajrami.

Ajo tutje ka shkruar “Tregona Hekuran, si ndodhi qĂ« nĂ« qeverinĂ« tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi tĂ« gjitha linjat e transmetimit tĂ« energjisĂ«: Mal i Zi – KosovĂ«, Maqedoni e Veriut – KosovĂ«, dhe anasjelltas?”.

“Dhe si ka mundĂ«si qĂ« Kosova ka paguar deri nĂ« 798.32 Euro pĂ«r transportin njĂ« MWh energji elektrike”, vijon reagimi.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se partia e tij është e përcaktuar që për postin e nënkryetarit të Kuvendit ta zgjedhin dikë që nuk vjen nga Lista Serbe.

Murati ka pohuar se për këtë nismë kanë ftuar edhe subjektet tjera politike, por që ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Ai gjithashtu ka akuzuar partitë politike PDK, LDK dhe AAK se ende shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe. /Telegrafi/

The post Bajrami i reagon Muratit: LDK-sĂ« pesĂ« herĂ« nĂ« ditĂ« i çojnĂ« fjalĂ« “A po vjen me bashkĂ«qeverisë’ appeared first on Telegrafi.

Befason Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së

25 June 2025 at 21:39

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka deklaruar se e mbështet një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai nuk komentoi nëse do ta mbështeste një koalicion të tillë edhe me Albin Kurtin kryeministër.

“Nuk dua tĂ« lĂ«shohem nĂ« njĂ« skenar tĂ« tillĂ«, me Kurtin kryeministĂ«r apo me Bedri HamzĂ«n kryeministĂ«r? Natyrisht se ne do ta pranojm me çdo kusht qĂ« Bedriu tĂ« jetĂ« kryeministĂ«r, por kĂ«to janĂ« tema qĂ« do t’i zgjidhim kur tĂ« ulemi nĂ« tavolinĂ«â€, tha Hoxhaj nĂ« Klan Kosova.

Hoxhaj tha edhe arsyet se pse do ta mbështeste një koalicion të tillë.

Derisa, situatĂ«n nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s e ka quajtur “KrizĂ« shtetĂ«rore”.

Sot për herën e 37-të ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

The post Befason Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së appeared first on Telegrafi.

❌
❌