Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Penelatat nga tej’oqeani (Kanadaja) të piktorit Zeqirja Rexhepi, arrijnë në Gjilan

10 July 2025 at 16:31

Kur vitin e kaluar Komuna e Gjilanit, bëri shpalljen publike për ekspozitat vjetore që do të mbahen gjatë vitit 2025 në Galerin e Arteve Gjilan, në mesin e shumë aplikuesve përzgjodhi piktorin shqiptaro-kanadez që jeton dhe vepron në Kanada, Zeqirja Rexhepin, që të shpërfaqi ekspozitë retrospektive.

Artisti, thotë se ekspozita në fjalë do të shpërfaq imazhe nga rrugëtimi që përjetoi, si dhe bashkatdhetarët e tij, të cilat vepra zhvillojnë dhe eksplorojnë vuajtjet, dhimbjet, po edhe shpresat për një të ardhme të ndritur.

“Retrospektiva do të hapet më 15 korrik 2025 tek Galeria e Arteve Gjilan. Me këtë rast dëshiroj që të falënderoj stafin e Komunës së Gjilanit për mirëpritjen e ekspozitës personale të krijimtarisë time artistike në vendlindje”, tha Zeqirja Rexhepi.

 

The post Penelatat nga tej’oqeani (Kanadaja) të piktorit Zeqirja Rexhepi, arrijnë në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Zyrtarizimi i kandidatëve për Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do të sfidohen kryetarët aktualë Agim Aliu dhe Alban Hyseni

1 July 2025 at 11:31

Subjektet politike kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2025, duke zyrtarizuar disa prej kandidatëve për kryetarë komunash.

Gara pritet të jetë veçanërisht interesante në komunë e Ferizajt dhe Gjilanit, ku kryetarët aktualë synojnë të sigurojnë një mandat të ri. Ndërkohë, kandidatët e rinj janë të vendosur të sfidojnë pushtetin aktual dhe të arrijnë fitoren në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë, transmeton Telegrafi.

Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), do të garojë për një mandat të dytë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Arbër Ismailin si kandidat, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të përfaqësohet nga Riad Rashiti. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur që në këtë garë të hyjë me kandidatin Nazim Gagica.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Gjilanit?

Komuna e Gjilanit ka qenë nën drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga viti 2014 deri në vitin 2021 me Lutfi Hazirin kryetar. Ndërsa, në vitin 2021, udhëheqjen e komunës e mori LVV, me Alban Hysenin, i cili aktualisht është në fund të mandatit të tij të parë, dhe po ashtu synon mandatin e dytë.

Gara për Ferizaj;

Ndërkohë, në Ferizaj, kryetari aktual Agim Aliu do të kërkojë një tjetër mandat, duke garuar sërish si kandidat i PDK-së. LDK do ta konfirmojë Visar Azemin si kandidatin e saj për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor, ndërsa AAK do të përfaqësohet nga kandidatja Xhemile Murati.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Ferizajt?

Në 10 vitet e fundit, Ferizajn e kanë drejtuar dy kryetarë: Muharrem Svarqa (LDK) deri më 2017, dhe Agim Aliu (PDK) prej 2017 e deri më sot (2025), aktualisht në fund të mandatit të dytë dhe në garë për të tretin.

Përgatitjet për zgjedhjet nga KQZ;

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri më 13 gusht 2025, subjektet politike mund të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, ka deklaruar për Telegrafin, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

 

 

The post Zyrtarizimi i kandidatëve për Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do të sfidohen kryetarët aktualë Agim Aliu dhe Alban Hyseni appeared first on Telegrafi.

Vdekja e 62-vjeçarit në Gjilan, i njëjti punonte si taksist

1 July 2025 at 09:47

Një 62 vjeçar ka humbur jetën të hënën në Gjilan, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani tha se viktima ishte duke udhëtuar nga fshati Velekincë në drejtim të qytetit të Gjilanit, kur iu përkeqësua gjendja.

E policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ishte taksist.

“Viktima m/k derisa ishte duke punuar me veturën e tij Taxi, i ’u është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.  /Telegrafi/

The post Vdekja e 62-vjeçarit në Gjilan, i njëjti punonte si taksist appeared first on Telegrafi.

Një 62-vjeçar ndërron jetë në Gjilan pasi i përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit

30 June 2025 at 19:51

Një burrë 62-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Gjilan, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore teksa ishte duke udhëtuar.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Viktima ishte duke udhëtuar nga fshati Velekincë në drejtim të qytetit të Gjilanit, kur iu përkeqësua gjendja”, tha Osmani.

Pas përkeqësimit të gjendjes, ai u transferua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”.

The post Një 62-vjeçar ndërron jetë në Gjilan pasi i përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit appeared first on Telegrafi.

Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit

27 June 2025 at 17:26

Mot i ndryshueshëm po mbizotëron në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër ka goditur komunën e Kllokotit, në rajonin e Gjilanit.

Janë publikuar disa pamje shqetësuese nga kjo zonë, ku vërehet se kjo stuhi po shkakton dëme të konsiderueshme materiale.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar, raporton Meteo Kosova.

Më poshtë mund të shihni pamjet:

The post Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një person në Gjilan për vjedhje të rëndë, konfiskohen mjetet e vjedhura

23 June 2025 at 17:54

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur një ditë më parë në qytetin e Gjilanit.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, njësitet e Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve të koordinuara, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin A.Sh. (1986, mashkull kosovar), për përfshirje në këtë rast.

“Arrestimi është bërë pas sigurimit të provave të besueshme se i njëjti më 22 qershor 2025 kishte depërtuar me forcë në një objekt ndërtimi në rrugën ‘Marie Shllaku’ në Gjilan dhe kishte vjedhur disa mjete pune”, tha Osmani për Telegrafin.

Mjetet e vjedhura janë gjetur dhe janë konfiskuar nga Policia, ndërsa më pas janë kthyer tek pronari legjitim. Ndaj të dyshuarit është iniciuar kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore./Telegrafi/

The post Arrestohet një person në Gjilan për vjedhje të rëndë, konfiskohen mjetet e vjedhura appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një burrë në Gjilan për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve

21 June 2025 at 08:51

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjilan, i cili dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve.

Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur ditën e premte, transmeton Telegrafi.

“Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshëm ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

The post Arrestohet një burrë në Gjilan për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve appeared first on Telegrafi.

Orkestra e Fëmijëve të Prishtinës më 20 qershor mban koncert artistik në Gjilan

By: Kult Plus
18 June 2025 at 15:45

Orkestra e Fëmijëve të Prishtinës “Amadeus”  ka njoftuar se më 20 Qershor do të mbajë koncert artistik në qytetin e Gjilanit, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Data 20 Qershor tashmë po shëndrrohet në datë të veçantë për ne, ngase tash e 3 vite, kjo datë ka shënuar koncerte të rëndësishme të udhëtimeve tona, duke filluar nga 20 Qershori 2023, koncerti inaugurues në Prishtinë, 20 Qershori 2024, koncerti përmbyllës në Prizren, dhe këtë vit, do udhëtojmë në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë koncert me program të pasur artistik, i cili iu paraprinë Garave Botërore të Orkestrave në Vjenë.

“Ky koncert përveç programit, do të shfaqë punën dhe përkushtimin e dirigjentit Vehbi Shosholli dhe punën e muzicientëve tanë të rinj të cilët këtë verë do të përfaqësojnë Kosovën në Garat Botërore të Orkestrave në Vjenë”, thuhet në njoftim.

Koncerti mbahet më 20 Qershor, në ora 19:00, në sallën koncertale të Shkollës së Muzikës – Gjilan./ KultPlus.com

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan

9 June 2025 at 10:46

Është arrestuar i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan.

Kështu është bërë e ditur në raportin e policisë, duke theksuar se ai është dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, sot më 08.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, i njëjti e ka futur pa dëshirën e saj në veturë dhe është nisur për Prishtinë. /Telegrafi/

The post Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Gjilan

4 June 2025 at 10:41

Policia në Gjilan njofton se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia thekson se po vazhdon të hetoj rastin. /Telegrafi/

The post Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Vazhdon operacioni policor në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan – deri tani janë arrestuar rreth dhjetë persona

3 June 2025 at 14:29

Operacioni policor kundër veprimtarive të lidhura me drogën dhe krimet kibernetike është duke vazhduar. Ai ka filluar në orët e hershme të mëngjesit në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit.

Sipas burimeve të Telegrafit, deri tani janë arrestuar rreth dhjetë persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këto aktivitete kriminale.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Telegrafin se janë kontrolluar disa lokacione në kuadër të këtij operacioni.

“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka pohuar ai.

Lidhur me aksionin që po zhvillohet në disa rajone të Kosovës janë deklaruar edhe nga Prokuroria Speciale.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta tha për Telegrafin se aksioni lidhet mbi dyshimet për kontrabandim me substanca narkotike.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, në bazë të urdhrit të Gjykatave kompetente, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një aksion mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike. Bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit të Prokurorisë Speciale. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, deklaroi ajo./Telegrafi/

 

The post Vazhdon operacioni policor në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan – deri tani janë arrestuar rreth dhjetë persona appeared first on Telegrafi.

Gjilan: Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

3 June 2025 at 10:55

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, pas veprimeve hetimore, ka ndaluar pesëmbëdhjetë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me mashtrimin kompjuterik dhe keqpërdorimin e kartelave bankare.

Të ndaluarit dyshohet se gjatë periudhës janar – tetor 2024 në komunën e Vitisë kanë vepruar në mënyrë të organizuar për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pasuri përmes ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të një institucioni bankar.

Sipas Prokurorisë, ata kanë shfrytëzuar një hapësirë kohore prej 15 sekondash gjatë sinkronizimit të transaksioneve mes shërbimeve bankare online dhe automatëve për para për tërheqjen e shumave të ndryshme të parave nga Raiffeisen Bank, duke shkaktuar një dëm të përgjithshëm prej 186 mijë eurosh.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se ndaj të ndaluarve do të kërkohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”. REL/

The post Gjilan: Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare appeared first on Sot News | Lajme.

“Sot festojmë me Policinë” – 1 Qershori në Gjilan sjell siguri dhe edukim për fëmijët

1 June 2025 at 13:48

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare së Fëmijëve, Policia në Gjilan në kuadër të projektit “Sot festojmë me policinë”  ka organizuar një sërë aktivitetesh edukuese dhe ndërgjegjësuese.

Në kuadër të këtij projekti është bërë shpërndarja e materialeve sensibilizuese dhe informuese, vizita në ambientet dhe pajisjet policore me qëllim njohjen nga afër me punën e policisë.

Këto aktivitete kanë përfshirë edhe marshime të përbashkëta me fëmijët në rrugët e qytetit, edukim mbi sigurinë personale dhe rregulloat në trafikun rrugor.

“Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ndërton marrëdhënie të qëndrueshme besimi me fëmijët dhe komunitetin në përgjithësi, duke kontribuar në edukimin për të drejtat themelore të fëmijëve, në çdo formë të cenimit të integritetit të tyre”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndyshe, këto aktivitete u realizuan edhe  në bashkëpunim tëngushtë me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për ta. /Telegrafi/

The post “Sot festojmë me Policinë” – 1 Qershori në Gjilan sjell siguri dhe edukim për fëmijët appeared first on Telegrafi.

“E vrava me pushkën e gjuetisë së babës”, rrëfimi i gjilanasit që përfundoi në burg si 16-vjeçar

30 May 2025 at 19:26

Ishte vetëm 16-vjeç kur dera e çeliktë e burgut, e ndau nga ëndrra e tij për futbollin. Si një nxënës i shkëlqyer dhe me ëndrra të mëdha, Albin Nuhiu nga Gjilani, kurrë nuk e kishte menduar se do e shihte veten prapa grilave. Por, një moment gjaknxehtësie, i dha kthesë jetës së tij.

E diela e 19 gushtit të 2018-ës nisi normalisht për familjen Nuhiu nga Gjilani, por ajo që ndodhi më pas la shenjë në jetën e secilit prej tyre.

Ishte dita kur Albini shkrepi pushkën e gjuetisë së babit, sipas tij, për të mbrojtur veten dhe të atin nga një person i rrezikshëm, i cili mbeti i vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Në një rrëfim për Kiks Kosovën, 7 vjet pas ngjarjes tragjike, Albini thotë se ky rast mund të ishte shmangur, në qoftë se, Policia do e merrte parasysh denoncimin që ai e bëri për kërcënim dy ditë para ditës kritike.

Mirëpo, meqë institucionet nuk ndërmorën asgjë, personi që e kërcënoi dhe sulmoi fizikisht 16-vjeçarin, mori zemër dhe ia mësyu derës së familjes Nuhiu me një revole dhe një shufër metalike me vete.

Në tentim për të mbrojtur të atin dhe veten nga ky person, Albini, në atë kohë vetëm 16 vjeç mori pushkën e gjuetisë së babit dhe nga frika, e shkrepi në drejtim të mysafirit të paftuar, duke e lënë të vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Nxënësi i shkëlqyeshëm që sapo kishte përfunduar vitin e parë të shkollës së mesme për Banka dhe Financa dhe me një pasion të madh për futbollin, përfundoi prapa grilave.

Për shkak të moshës së mitur dhe rrethanave të rastit, Gjykata e dënoi atë me 6 vjet e 6 muaj burgim, por aty qëndroi vetëm për 4 vjet e 4 muaj.

Ky rast dhe dënimi që mori për të, e ndanë Albinin nga ëndrra e tij jetësore.

Megjithatë, fat në fatkeqësi për të ishte se nuk e ndali shkollimin. Drejtimin të cilin e nisi sa ishte në liri, me dëshirën e tij, Albini e vazhdoi edhe gjatë qëndrimit në burg dhe për të arritur qëllimin e tij, pati përkrahje të madhe nga stafi i Shërbimit Korrektues.

Përkushtimi i tij iu shpërblye kur emri i tij figuroi i pari në listën e studentëve të pranuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. E këtë sukses të tij, ai ia atribuon të ëmës, e cila thotë se ka qenë motivi kryesor i tij.

Sidoqoftë, për vitet sa qëndroi në burg, Albini nuk ishte i kënaqur me programet e risocializimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ai pohon se ato ishin të mangëta.

E mangësitë e sistemit të risocializimit, Albini thotë se vërehen edhe më shumë kur del në liri. 23-vjeçari i cili gjatë qëndrimit në burg, diplomoi për Banka dhe Financa, ndonëse ka 3 vjet që gjendet në liri, ende nuk ka mundur të gjejë punë në drejtimin për të cilin ka kryer studimet.

Edhe më shumë riintegrimin në shoqëri një ish-të burgosuri ia vështirëson praktika që Policia për një kohë të caktuar, edhe pas daljes në liri, nuk i lëshon atij certifikatën që nuk është nën hetime, e as Gjykata atë të dënimeve penale, që janë kusht për punësim në shumë kompani.

E kjo politikë, sipas Albinit, mund të ndikojë në kriminalizimin e personave të cilët pasi e kanë kryer dënimin duan të ndryshojnë veten dhe jetën e tyre.

Meqë nuk gjeti dot një vend pune për profesionin e tij, sot Albini punon si elektroinstalues në biznesin e të afërmve të tij. /KlanKosova/

The post “E vrava me pushkën e gjuetisë së babës”, rrëfimi i gjilanasit që përfundoi në burg si 16-vjeçar appeared first on Telegrafi.

Kuvendi i Gjilanit nuk miraton rregulloren për shërbyesit civil – LDK kërkon kohë për shqyrtim

30 May 2025 at 16:33

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka njoftuar se Kuvendi Komunal sot nuk e ka miratuar Rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.

Hyseni tha se opozita vendosi ta shtyjë miratimin, duke e konsideruar këtë pengim të një hapi të rëndësishëm për modernizimin e administratës.

Sipas tij, rregullorja kishte për synim përmirësimin e pozitës së shërbyesve civil dhe rregullimin e koeficienteve, duke adresuar padrejtësitë shumëvjeçare.

Ndaj kësaj, ka reaguar LDK-dega në Gjilan, duke e bërë të ditur arsyen e mosvotimit të kësaj rregulloreje.

“Dokumenti prej mbi 50 faqesh na është dorëzuar vetëm 20 minuta para fillimit të seancës, pa kohë të mjaftueshme për lexim, analizë dhe shqyrtim të hollësishëm”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Si rrjedhoj, LDK konsideron se votimi i kësaj rregulloreje pa shqyrtim të detajizuar, do të ishte i ngutshëm, duke theksuar se janë të përkushtuar për një administratë komunale funksionale, transparente dhe të drejtë.

Për këtë arsye, LDK dhe opozita e Gjilanit kanë marrë iniciativën dhe kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme për datën 4 qershor, me qëllim që kjo rregullore të shqyrtohet seriozisht dhe të votohet në mënyrë të përgjegjshme, me kohë të mjaftueshme për të kuptuar secilin nen të saj. /Telegrafi/

The post Kuvendi i Gjilanit nuk miraton rregulloren për shërbyesit civil – LDK kërkon kohë për shqyrtim appeared first on Telegrafi.

Haziri tregon pse u vendos Arbër Ismajli kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit

29 May 2025 at 23:53

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur sot se Arbër Ismajli do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një deklaratë për media, Haziri theksoi se vendimi është marrë pas një procesi të kujdesshëm të konsultimeve me Kryesinë e Degës së LDK-së në Gjilan.

“Ky është një vendim që vjen si rezultat i një besimi të ndërsjellë dhe vlerësimi të thellë për punën, përkushtimin dhe vizionin që Arbëri ka dëshmuar gjatë viteve,” tha Haziri, duke theksuar kontributin e Ismajlit si nënkryetar i Komunës dhe si një aktivist i palodhur i LDK-së për tri dekada.

Haziri e përshkroi Ismajlin si pjesë të gjeneratës së dytë të LDK-së dhe si një njeri të përgatitur, të qetë në vendimmarrje e të guximshëm në veprim.

“Ka treguar se di të dëgjojë qytetarët dhe t’i shërbejë interesit publik me përulësi e profesionalizëm,” u shpreh ai.

Ai shtoi se nominimi i Ismajlit është një vendim i përbashkët i tij dhe i kryesisë lokale, duke e cilësuar atë si personin e duhur për të udhëhequr Gjilanin me dinjitet, përkushtim dhe dashuri për qytetin.

“E uroj përzemërsisht Arbërin dhe i dëshiroj sukses në këtë rrugëtim. Gjilani ka nevojë për energjinë, përvojën dhe vizionin që ai e përfaqëson. Bashkë për Gjilanin!” përfundoi Haziri.

The post Haziri tregon pse u vendos Arbër Ismajli kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Drogë, dhunë dhe rrezik publik – dy të ndaluar dhe shtatë aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria në Gjilan

29 May 2025 at 16:42

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë një varg veprimesh penale, ku ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza.

Përgjatë kësaj periudhe, Prokuroria ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, nën dyshimin e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Sipas njoftimit zyrtar, një aktakuzë është ngritur kundër një personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “ Dënimi për raste të rënda të veprave penale nga ky kapitull ”, ndërsa një tjetër përfshin dy persona të akuzuar për vjedhje të pyllit.

Po ashtu, është ngritur aktakuzë ndaj një personi për shkak të një lëndimi të rëndë trupor, dhe një tjetër për veprat penale “rrezik i trafikut publik”.

Pjesë e veprimeve të Prokurorisë janë edhe disa aktakuza të tjera, si; Posedimi imnpaautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe dhuna në familje. /Telegrafi/

The post Drogë, dhunë dhe rrezik publik – dy të ndaluar dhe shtatë aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Sulmohet me mjet të fortë një person – Policia në Gjilan arreston tre të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

27 May 2025 at 15:40

Policia në Gjilan njofton se ka arrestuar tre persona për lëndim të rëndë trupor.

Përmes një komunikate për media, policia bën të ditur se të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një person duke e goditur me mjetë të fortë.

“Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë siguruar dëshmi të arsyeshme se tre të dyshuarit, dyshohet se me datën 16.05.2025 rreth orës 01:40 në fshatin Ranillug pas një mosmarrëveshje të çasti kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke e goditur me mjetë të fortë dhe shkaktuar viktimës lëndim të rëndë trupor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, të dyshuarit N.A. (viti i lindjes 1998), M.A. (viti i lindjes 1993) dhe S.T. (viti i lindjes 1989), nga fshati Ranillug, pas intervistimit në prezencë avokatëve mbrojtës me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/

The post Sulmohet me mjet të fortë një person – Policia në Gjilan arreston tre të dyshuar për lëndim të rëndë trupor appeared first on Telegrafi.

Java e fundit e majit sjell kthjellime dhe ngrohtësi të lehtë

26 May 2025 at 08:00

Anamorava po përjeton një javë me mot të luhatshëm, por kryesisht të qëndrueshëm pranveror. Temperaturat në të gjitha komunat e rajonit do të shënojnë rritje të lehtë gjatë ditëve në vijim, me reshje të pakta dhe alternime mes diellit dhe vranësirave.

Ndërkohë që mëngjeset mbeten të freskëta, dita premton ngrohtësi, duke e bërë javën e fundit të majit të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur dhe punë bujqësore.

Moti në Gjilan

Në Gjilan, java nis me mot të kthjellët dhe temperatura që do të arrijnë deri në 21°C, ndërsa mëngjeset do të jenë më të freskëta me rreth 6-8°C. Nga mesi i javës parashihen vranësira të herëpashershme, por pa reshje të konsiderueshme.

Moti në Kamenicë

Kamenica do të përjetojë ngjashëm me Gjilanin një javë me alternime mes diellit dhe vranësirave. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 20-21°C, ndërsa ato minimale do të sillen rreth 7°C. Priten ditë të qeta pa ndikime të theksuara atmosferike.

Moti në Kllokot

Në Kllokot moti do të jetë pjesërisht i vranët përgjatë javës, me temperatura që luhaten mes 8°C në mëngjes dhe 19-20°C gjatë ditës. Parashikimet nuk tregojnë reshje të mëdha, megjithëse vranësirat do të jenë prezente në disa ditë.

Moti në Partesh

Edhe në Partesh moti do të pasqyrojë një pamje të ngjashme – fillimi i javës sjell kthjellime dhe temperatura të këndshme, ndërsa në vijim parashihen alternime me vranësira. Termometri do të shënojë deri në 20°C, ndërsa orët e hershme të mëngjesit do të sillen rreth 8°C.

Moti në Ranillug

Moti në Ranillug parashihet të jetë stabil, me pak ndryshime përgjatë javës. Temperaturat do të variojnë nga 8°C në mëngjes në 19-20°C gjatë ditës. Vranësirat do të shfaqen kryesisht pasditet, por nuk priten reshje domethënëse.

Moti në Viti

Vitia do të ketë një javë me kushte të mira atmosferike. Nga dita e hënë, temperatura do të shënojë rritje graduale deri në 20°C, ndërsa mëngjeset do të mbeten të freskëta në rreth 8°C. Moti i pjesshëm me re mund të shoqërohet me reshje të lehta në fundjavë. /Telegrafi/

The post Java e fundit e majit sjell kthjellime dhe ngrohtësi të lehtë appeared first on Telegrafi.

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

23 May 2025 at 15:29

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të arrijë në Kosovë pas dy vitesh.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se ata pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s.

Ky transferim është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar.

Përgatitjet infrastrukturore dhe administrative

Drejtori i SHKK-së, Dibrani, thekson se, sipas marrëveshjes, Kosova duhet të përmbushë standardet daneze, si në aspektin e infrastrukturës, ashtu edhe në trajnimin e stafit korrektues.

Megjithatë, procesi i renovimeve ende nuk ka nisur.

“Ne, si Kosovë, mund ta shpallim tenderin që sot, por kemi kërkesa të reja nga pala daneze. Premtimet e tyre janë që deri në fund të qershorit të na dërgojnë kërkesat përfundimtare, dhe ne më pas do ta hapim tenderin gjatë muajit korrik”, thotë Dibrani për REL-in.

Tenderi pritet të përfshijë renovimin e qelive ekzistuese dhe punëtorive, krijimin e hapësirave të reja për vizitorë, si dhe trajnimin e stafit për të përmbushur standardet evropiane.

Muajin e ardhshëm, 20 oficerë korrektues kosovarë do të udhëtojnë drejt Danimarkës për të ndjekur trajnim bazik dhe punë praktike në institucionet daneze.

Aktualisht, burgu i Gjilanit shërben si qendër paraburgimi për më shumë se 200 persona nga Kosova. Pasi të përfundojnë renovimet, në këtë institucion do të vendosen të burgosur me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

“Për këtë duhet të ndërtohen punëtori të reja, për të siguruar punësim për të burgosurit që do vijnë”, sqaron Dibrani.

Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës.

Danimarka është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë.

Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte a terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore.

Nga Ministria e Drejtësisë e Danimarkës nuk u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me fillimin e përdorimit të qelive.

Më herët, kjo ministri kishte deklaruar për REL-in se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në burgun e Gjilanit janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.

“Sipas traktatit, të burgosurit duhet patjetër t’i kryejnë dënimet e tyre në kushte të njëjta siç do t’i kishin kryer në një burg danez, përfshirë kushtet fizike në përputhje me kushtet në një burg danez”, ka thënë ministria daneze.

Shqetësimet për transparencë dhe të drejtat e njeriut

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka ngritur shqetësime në lidhje me transparencën dhe zbatimin e marrëveshjes.

“Një vit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, ende nuk është e qartë se ku do të sistemohen të paraburgosurit kosovarë që aktualisht ndodhen në burgun e Gjilanit”, thotë Mehmet Musaj nga QKRMT, organizatë kjo që monitoron sistemin korrektues në Kosovë.

Sipas SHKK-së, të paraburgosurit aktualë do të zhvendosen gradualisht në institucione të tjera, pasi sistemi korrektues ka kapacitete të mjaftueshme.

Musaj ngre edhe shqetësimin për respektimin e të drejtave të njeriut të të burgosurve nga Danimarka, të cilët nuk janë danezë.

“Cili do të jetë modeli i komunikimit – a njihet gjuha angleze nga të gjithë, a njohin gjuhën angleze edhe oficerët tanë, si do të menaxhohen dosjet dhe shërbimet mjekësore”, thotë ai për REL-in.

Për marrëveshjen ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës shqetësime shprehën edhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Danimarkë.

Çfarë parasheh marrëveshja?

Kosova do të vërë në dispozicion kapacitete për 300 të burgosur për një periudhë 10-vjeçare.

Qelitë do të jenë individuale ose të përbashkëta (maksimumi 2 persona), jo më pak se gjashtë metra katrorë për qelitë individuale dhe jo më pak se tetë metra katrorë për qelitë e përbashkëta.

Gjuha e punës në burg do të jetë gjuha angleze, ndërsa dokumentet zyrtare, sipas nevojës, mund të përkthehen edhe në gjuhën daneze.

Pagesat dhe transparenca financiare

Nga 200 milionë euro që pritet të përfitojë Kosova, një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut.

Pas kësaj, pagesat do të bëhen në baza tremujore, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar konfirmim nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave e Kosovës lidhur me pranimin e shumës fillestare, por nuk ka marrë përgjigje — edhe pse tashmë ka kaluar një vit nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.

Sipas SHKK-së, në të gjitha burgjet e Kosovës aktualisht ndodhen rreth 1.800 të burgosur, ndërsa 1.000 vende janë të lira — çka, sipas autoriteteve, krijon hapësirë të mjaftueshme për riorganizimin e të paraburgosurve aktualë.

Drejtori i SHKK-së, Dibrani, bëri të ditur se edhe disa shtete të tjera evropiane kanë shprehur interesim për të dërguar të burgosurit e tyre në Kosovë, por këto kërkesa nuk janë pranuar.

Ai nuk specifikoi se për cilat shtete bëhej fjalë./REL

The post Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌