Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 August 2025Main stream

Stuhi me erëra të forta godet plazhet e Vlorës, pushuesit largohen me nxitim

By: M C
15 August 2025 at 20:38

Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme dhe reshje të befasishme ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar kaos mes pushuesve.

Çadrat dhe shezlongët u përmbysën e fluturuan, ndërsa pushuesit u detyruan të largohen me nxitim për t’u strehuar.

Situata zgjati disa minuta, por mjaftoi për të boshatisur të gjithë vijën bregdetare të qytetit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

The post Stuhi me erëra të forta godet plazhet e Vlorës, pushuesit largohen me nxitim appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

SKOCI – Mijëra njerëz kalojnë natën e dytë pa energji elektrike në vendin e goditur nga stuhia “Floris”

6 August 2025 at 17:12

EDINBURG, 6 gusht /ATSH-DPA) – Mijëra njerëz kanë kaluar natën e dytë pa energji elektrike pasi  stuhia “Floris” përfshiu të hënën Skocinë.

Dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike pas erërave të forta në fillim të javës.

Kompania e shpërndarjes së Rrjeteve të Energjisë Elektrike Skoceze  tha se që nga ora 8:30 e mëngjesit (07:30 GMT) e ditës së sotme, 68 000 njerëzve  ju  është siguruar  energjia elektrike.

Puna vazhdon për të rilidhur 3 900 njerëz të tjerë që janë ende pa energji.

Ajo tha se 95% e personave  që humbën furnizimin me energji elektrike  për shkak të stuhisë “Floris” kanë marrë sërish shërbim.

Andy Smith, drejtori i operacioneve të klientëve të “SSEN” për veriun e Skocisë, tha mbrëmë se “stuhia Floris ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme, veçanërisht për një stuhi në këtë kohë të vitit”.

“Janë rrëzuar shumë pemë që kanë duruar disa stuhi të mëparshme dhe janë  shkaktuar disa dëme në rrjet”, tha ai. “Dua të falënderoj klientët tanë për mirëkuptimin dhe durimin e tyre ndërsa ne vazhdojmë këtë detyrë të madhe; po bëjmë çmos për t’u dhënë njerëzve vlerësime realiste dhe të informuara se kur do t’u rikthejmë energjinë elektrikee”, shtoi ai.

“U jam gjithashtu mirënjohës ekipeve nga partnerët tanë të kontratës dhe operatorët e tjerë të rrjetit për mbështetjen e përpjekjeve tona”, theksoi Smith.

Stuhia shkaktoi gjithashtu ndërprerje të konsiderueshme në rrjetin hekurudhor të Skocisë.

Rrjeti Hekurudhor njoftoi se ekipet kanë punuar “pa u lodhur” për të riparuar dëmet në infrastrukturë. /Ad.Ab./

 

The post SKOCI – Mijëra njerëz kalojnë natën e dytë pa energji elektrike në vendin e goditur nga stuhia “Floris” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlora mes stuhisë dhe reshjeve, largohen turistët me vrap nga plazhet

5 August 2025 at 19:53

Vlora është përfshirë këtë të martë nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje shiu me intensitet të lartë, duke shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullim dhe ndërprerje të aktiviteteve bregdetare.

Reshjet kanë mbuluar të gjithë qytetin, duke detyruar pushuesit të braktisin plazhet dhe të kërkojnë strehim në ambiente të mbyllura.

Kushtet e papritura atmosferike kanë krijuar shqetësim te qytetarët dhe turistët, sidomos në zonat më të frekuentuara gjatë sezonit veror.

Autoritetet lokale ndodhen në terren për të monitoruar nga afër situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.

Sipas parashikimeve, pritet që moti të përmirësohet shpejtë.

The post Vlora mes stuhisë dhe reshjeve, largohen turistët me vrap nga plazhet appeared first on Telegrafi.

Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia shkakton dëme në sipërfaqet me prodhime të ndryshme bujqësore në Gramsh

By: M C
4 August 2025 at 19:10

Pasditja ka sjellë ndryshim drastik të motit në disa zona të vendit. Reshje të dendura shiu dhe breshëri janë raportuar në rrethin e Gramshit.

Stuhia e cila ka zgjatur disa minuta ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha me prodhime të ndryshme bujqësore.

Fermerët e zonës kanë deklaruar për News24 se dëmet më të mëdha janë regjistruar në parcelat me agrume si edhe në vreshtari, ku humbjet llogariten të jenë të mëdha.

The post Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia shkakton dëme në sipërfaqet me prodhime të ndryshme bujqësore në Gramsh appeared first on Albeu.com.

METEO – Skocia goditet nga stuhia “Floris”, me erëra të forta të pazakonta për stinën e vitit

4 August 2025 at 16:55

EDINBURG, 4 gusht /ATSH/- Autoritetet në Skoci anuluan transportin hekurudhor, mbyllën parqet dhe paralajmëruan banorët të lidhnin trampolinat e oborreve, pasi një stuhi e rrallë verore solli erëra potencialisht shkatërruese në Britaninë veriore, sipas AP.

Zyra Meteorologjike e Britanisë së Madhe lëshoi sot një paralajmërim (të verdhë) për goditjen e Skocisë nga stuhia “Floris” – që do të thotë se ekziston një rrezik potencial për jetën dhe pronën, veçanërisht nga valët e mëdha në zonat bregdetare.

Rrjeti Hekurudhor i Skocisë njoftoi erëra me shpejtësi deri në 145 km/orë.

Era dhe shiu i rrëmbyeshëm po godasin në kohën më të ngarkuar të vitit për turizmin, me qindra mijëra turistë që dynden në Festivalin e Edinburgut “Fringe”dhe evente të tjera arti.

“Edinburgh Military Tattoo”, një nga atraksionet më të mëdha turistike të qytetit, tha se po anulonte performancën e planifikuar sot në natyrë, në Kështjellën e Edinburgut.

Kompanitë hekurudhore anuluan shërbimet në pjesën më të madhe të Skocisë dhe disa kalime tragetesh u anuluan gjithashtu.

“Stuhia “Floris”, gjithashtu mund të godasë pjesë të Irlandës së Veriut, Uellsit dhe Anglisë veriore”, tha Zyra Meteorologjike. //a.i/

 

The post METEO – Skocia goditet nga stuhia “Floris”, me erëra të forta të pazakonta për stinën e vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stuhia dhe shirat shkaktojnë dëme në Elbasan

By: Oldi
29 July 2025 at 08:57

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, qyteti i Elbasanit dhe një pjesë e territorit të Qarkut me shtatë bashki u përfshinë nga reshje të pjesshme shiu, të cilat kanë munguar prej një kohe të gjatë. Megjithëse pritej me padurim nga banorët pas një periudhe të zgjatur thatësire, stuhia e shiut të parë gjatë […]

The post Stuhia dhe shirat shkaktojnë dëme në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

I pabazë fajësimi i sistemit HAARP për stuhitë në Francë

9 July 2025 at 16:45

Pretendimi: Sistemi HAARP ka goditur Francën me stuhi breshëri

Verdikti: E paprovuar

————————————————————

Pasi Franca u godit nga stuhi të dhunshme në fund të qershorit 2025, në rrjete sociale u ringjall teoria konspirative që pretendon se ndodhi të tilla ekstreme atmosferike shkaktohen nga famëkeqi “sistemi HAARP.”

Eshtë e vërtetë që natën e së mërkurës, 25 qershor, deri të enjten, 26 qershor, stuhi të dhunshme përfshinë Francën, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe 17 të plagosur. Megjithatë, fajësimi i sistemit HAARP për këto stuhi mbetet një akuzë e pabazë.

Projekti studimor shkencor amerikan i quajtur HAARP është një projekt i përbashkët i Forcave Ajrore Amerikane dhe Marinës Amerikane i kijuar në vitin 1993, i cili i ka kaluar më vonë Universitetit të Alaskës Fairbanks (UAF) në vitin 2015.

HAARP shfaqet shpesh në narrativat konspiracioniste si një veprimtari djallëzore që përfshin shkaktimin e tërmeteve, uraganëve, përmbytjeve, thatësirave, stuhive, ndërprerjeve të energjisë, rrëzimit të avionëve apo sëmundjeve.

Karakteristika e tij kryesore është një transmetues me frekuencë të lartë që përdoret për të studiuar jonosferën, pjesë e atmosferës së sipërme të tokës. Duke analizuar se si valët e radios ndërveprojnë me elektronet në jonosferë, studiuesit në HAARP janë në gjendje të studiojnë fenomene, të tilla si efektet e aurora borealis, ose dritat veriore, në sistemet radio dhe komunikimet e avionëve në lartësi të mëdha.

HAARP ka si objekt studimi dhe eksperimentimi jonosferën, pjesë e atmosferës së sipërme të tokës. Gati të gjithë fenomenet e motit ndodhin më poshtë jonosferës, në troposferë. Kështu, HAARP nuk ka si të ndikojë në fenomenet e motit.

Që në krijimin e tij, HAARP ka qenë në shënjestrën e teorive konspirative. Fakti që puna studimore që kryen HAARP nuk është lehtësisht e kuptueshme nga publiku i gjerë, bën që këtij projekti t’i vishen fuqi mbinatyrore. Në 2016, dy burra nga Georgia, ShBA, u arrestuan me një arsenal masiv armësh. Ata kishin në plan të shkatërronin HAARP sepse besonin se instituti kërkimor manipulonte motin, kontrollonte mendjet e njerëzve, madje edhe rrëmbente shpirtra.

Sipas shkrimtarit të shkencës, Mick West, “mënyra për të përgënjeshtruar teoritë konspirative rreth HAARP është të përpiqesh t’i shpjegosh njerëzve ekzaktësisht çfarë HAARP bën. Shpjegoi se është thjesht një radiotransmetues që është në Alaskë dhe mund të ndikojë vetëm në një sasi të vogël ajri mbi të. Shpjegoji se fuqia e përdorur nga ky radiotransmetues është shumë shumë e vogël krahasuar me çfarë do të duhej për të bërë disa nga gjërat që po pretendohen.”

The post I pabazë fajësimi i sistemit HAARP për stuhitë në Francë appeared first on Faktoje.al.

Stuhia paralizon fluturimet në Hungari/ Aeroporti i Budapestit mbyllet përkohësisht, uji ‘pushton’ pistën

7 July 2025 at 17:49

Aeroporti Ndërkombëtar i Budapestit ka pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të dëmeve të pësuara gjatë një stuhie të fortë që goditi sot vendin, pasi pistat u mbushën me mbeturina dhe uji i shiut hyri në ndërtesën e terminalit, tha operatori i aeroportit.

“Stuhia e fortë… preku edhe Aeroportin Ndërkombëtar Ferenc Liszt të Budapestit. Për shkak të mbeturinave në pistë, ato u mbyllën për arsye sigurie dhe operacionet e aeroportit janë pezulluar përkohësisht”, thuhet në deklaratë.

Administrata e aeroportit raportoi se uji hyri përmes tavanit të sallës së nisjeve të Terminalit 2A, e cila më pas u evakuua dhe të gjitha procedurat e regjistrimit u transferuan në Terminalin 2B.

Nuk pati të lënduar nga dëmet e stuhisë, theksoi administrata e aeroportit.

Budapest Airport temporarily suspended operations due to storm damage on Monday as runways were covered with debris and rainwater entered a terminal building, the airport’s operator said in a statement on its Facebook page. https://t.co/qzkiMcSZr8 https://t.co/qzkiMcSZr8

— Reuters Science News (@ReutersScience) July 7, 2025

The post Stuhia paralizon fluturimet në Hungari/ Aeroporti i Budapestit mbyllet përkohësisht, uji ‘pushton’ pistën appeared first on Sot News | Lajme.

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

6 July 2025 at 22:49

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të larta dhe zjarre. Sipas La Repubblica, autoritetet raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë ka rënë pas stuhive të forta. Viktima ishte një grua 63-vjeçare e cila […]

The post Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Reshje të dendura dhe stuhi në Milano, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur

6 July 2025 at 19:23

ITALI- Ndërsa disa vende përballen me temperatura të larta dhe zjarre, e kundërta ndodh në Milano pasi është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta.

Autoritetet raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë ka rënë pas stuhive të forta.

Ekipet e emergjencës janë të angazhuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe deri më tani janë realizuar rreth 50 ndërhyrje.

/abcnews.al/

Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit

27 June 2025 at 17:26

Mot i ndryshueshëm po mbizotëron në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër ka goditur komunën e Kllokotit, në rajonin e Gjilanit.

Janë publikuar disa pamje shqetësuese nga kjo zonë, ku vërehet se kjo stuhi po shkakton dëme të konsiderueshme materiale.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar, raporton Meteo Kosova.

Më poshtë mund të shihni pamjet:

The post Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Paralajmërojnë meteorologët/ Një stuhi e fuqishme kërcënon vendin

26 June 2025 at 22:58

Meteorologët sllovenë kanë lëshuar një paralajmërim për një stuhi të fortë që do të prekë të gjithë vendin sonte, me reshje të mundshme të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe raste lokale të breshrit.

Gjatë pasdites, temperaturat e ajrit në Slloveni ishin midis 32 dhe 37 gradë Celsius, dhe sipas njoftimeve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (ARSO), pas ditëve të nxehta, sonte do të vijë një stuhi.

Meteorologu i ARSO-s në detyrë Brane Gregorčič njoftoi se sonte dhe gjatë natës mbi Slloveni do të kalojë paqëndrueshmëria e motit, e cila do të shkaktojë stuhi të forta.

ARSO parashikon që stuhitë do të shoqërohen me erëra të forta, të cilat, sipas portalit Neurje, mund të arrijnë një shpejtësi prej më shumë se 100 kilometrash në orë. Gjithashtu janë të mundshme vetëtima, reshje shiu dhe breshër.

Gregorcic thotë se fronti i stuhisë do të mbulojë të gjithë vendin, por se ende nuk është e mundur të parashikohet saktësisht se ku do të jetë më e forta stuhia.

The post Paralajmërojnë meteorologët/ Një stuhi e fuqishme kërcënon vendin appeared first on Sot News | Lajme.

Meteorologët sllovenë paralajmërojnë një stuhi të fortë

26 June 2025 at 21:54

Meteorologët sllovenë kanë lëshuar një paralajmërim për një stuhi të fortë që do të prekë të gjithë vendin sonte, me reshje të mundshme të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe raste lokale të breshrit.

Gjatë pasdites, temperaturat e ajrit në Slloveni ishin midis 32 dhe 37 gradë Celsius, dhe sipas njoftimeve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (ARSO), pas ditëve të nxehta, sonte do të vijë një stuhi.

Meteorologu i ARSO-s në detyrë Brane Gregorčič njoftoi se sonte dhe gjatë natës mbi Slloveni do të kalojë paqëndrueshmëria e motit, e cila do të shkaktojë stuhi të forta.

ARSO parashikon që stuhitë do të shoqërohen me erëra të forta, të cilat, sipas portalit Neurje, mund të arrijnë një shpejtësi prej më shumë se 100 kilometrash në orë. Gjithashtu janë të mundshme vetëtima, reshje shiu dhe breshër.

Gregorcic thotë se fronti i stuhisë do të mbulojë të gjithë vendin, por se ende nuk është e mundur të parashikohet saktësisht se ku do të jetë më e forta stuhia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Meteorologët sllovenë paralajmërojnë një stuhi të fortë appeared first on Euronews Albania.

Stuhia bën kërdinë në Francë, raportohet për 12 viktima dhe 17 të plagosur

By: M C
26 June 2025 at 19:53

Stuhi të forta shiu goditën Francën mbrëmjen e djeshme, duke rezultuar në humbjen e jetës së dy personave dhe plagosjen e 17 të tjerëve, njëri prej të cilëve rëndë, sipas një raporti të njoftuar sot nga shërbimi i sigurisë politike.

Mes viktimave është edhe një djalë 12-vjeçar, i cili u vra nga një pemë që e zuri poshtë në zonën Montauban (Francë jugperëndimore) gjatë stuhive që goditën Francën mbrëmë.

Ndërkaq Shërbimi meteorologjik Météo-France hoqi sot alarmin portokalli për rrezikun e stuhive. Pas një vale të nxehti që kaloi 35 gradë Celsius dje, të mërkurën, në zona të mëdha të Francës metropolitane, gjatë natës u regjistruan stuhi dhe erëra me shpejtësi mbi 100 km/orë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Një total prej 100,000 familjesh janë ende pa energji elektrike, kryesisht në pjesën qendrore të vendit, sipas shërbimit të mbrojtjes civile.

The post Stuhia bën kërdinë në Francë, raportohet për 12 viktima dhe 17 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Dy të vdekur nga stuhitë franceze që përmbytën rrugët dhe shkaktuan rrjedhje të çatisë së parlamentit

26 June 2025 at 15:54

Dy persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u lënduan ndërsa stuhitë e rrëmbyeshme përfshinë Francën, duke rrëzuar pemë, duke përmbytur rrugët e Parisit dhe duke shkaktuar rrjedhje në çatinë e Asamblesë Kombëtare.

“A e keni vënë re se po bie shi?”, tha kryeministri François Bayrou, duke ngritur sytë nga tavani i kupolës së Asamblesë Kombëtare që pikonte pasi mbajti një fjalim mbi Lindjen e Mesme, ndërsa shiu i rrëmbyeshëm ra jashtë, duke përmbytur shpejt bulevardet e Parisit të mërkurën në mbrëmje, transmeton Telegrafi.

Zëvendëspresidenti i asamblesë, Roland Lescure, pezulloi debatin për t’u lejuar ekipeve të zjarrfikësve të vlerësonin dëmet. Kur seanca rifilloi rreth 15 minuta më vonë, Lescure informoi ligjvënësit se ishin vendosur dyshekë thithës për të përmbajtur rrjedhjen.

Sipas agjencisë franceze të mbrojtjes civile, një person mbetet në gjendje kritike pas stuhisë, e cila përfshiu pjesën më të madhe të Francës pas një periudhe të nxehtësisë së fortë.

Agjencia raportoi gjithashtu se afërsisht 110,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Mediat franceze raportuan se një fëmijë 12-vjeçar u vra nga një pemë që ra në Francën jugperëndimore, ndërsa një burrë në veriperëndim vdiq pasi motori i tij me katër rrota u përplas me një pemë të rrëzuar. /Telegrafi/

Une fuite d’eau dans l’hémicycle de l’Assemblée nationale pendant le débat sur la situation au Proche et Moyen-Orient : “Vous vous êtes aperçus qu’il pleuvait ?”, demande François @Bayrou.
La séance est suspendue.#DirectAN pic.twitter.com/vY9zK6ZwQJ

— LCP (@LCP) June 25, 2025

The post Dy të vdekur nga stuhitë franceze që përmbytën rrugët dhe shkaktuan rrjedhje të çatisë së parlamentit appeared first on Telegrafi.

“Kapriçot” e motit/ Franca preket nga stuhitë, raportohet për viktima dhe të plagosur

26 June 2025 at 13:18

Stuhi të forta goditën Francën duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, sipas një raporti nga Mbrojtja Civile.

Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë. Një djalë 12-vjeçar u vra nga një pemë që ra pranë Montauban, në jugperëndim, ndërsa në Mayenne, në Francën perëndimore, një burrë që drejtonte një “quad” vdiq pasi goditi një pemë që kishte rënë në rrugë.

Stuhitë goditën pothuajse të gjithë vendin, pas një kulmi të pazakontë të nxehtësisë për qershorin, me temperatura shpesh mbi 35 gradë Celsius.

Reshje të forta shiu me erëra mbi 100 kilometra në orë u regjistruan deri natën vonë dhe këtë mëngjes dëmet po vlerësohen pothuajse kudo.

Të paktën 100 000 shtëpi janë ende pa energji elektrike, veçanërisht në qendër të vendit.

Shirat dhe stuhitë godasin vendin, 18 viktima dhe dhjetëra persona të bllokuar nga përmbytjet

18 June 2025 at 11:20

shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën 18 persona që nga e hëna në Gujarat të Indisë, tha qeveria e shtetit veriperëndimor indian.

“18 persona kanë vdekur në aksidente të lidhura me shirat dhe dhjetëra të tjerë që jetojnë në zona të ulëta janë shpëtuar”, tha qeveria e Gujaratit në një deklaratë.

Me shirat e rrëmbyeshëm që pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, kryeministri i Gujaratit, Bhupendra Patel, ka shqyrtuar masat e marra nga autoritetet. Komisioneri përgjegjës për operacionet e shpëtimit në Gujarat, Alok Kumar Pandey, konfirmoi se 18 persona vdiqën, pasi u goditën nga rrufeja ose u bllokuan në ndërtesa të shembura.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në Indi gjatë sezonit të musoneve (periudhë me ndryshime drastike të motit në vendet tropikale), i cili zgjat nga korriku deri në shtator. Shkencëtarët besojnë se ndryshimi i klimës po i bën këto fenomene më të shpeshta, intensive dhe të paparashikueshme.

The post Shirat dhe stuhitë godasin vendin, 18 viktima dhe dhjetëra persona të bllokuar nga përmbytjet appeared first on Sot News | Lajme.

‘Çmendet’ moti/ Një stuhi e fortë godet këtë vend, raportohet për 7 të lënduar

17 June 2025 at 17:23

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, tre prej tyre rëndë dhe një në gjendje kritike, si pasojë e një stuhie të fortë verore që ka goditur pjesët perëndimore të bregdetit kroat të hënën në mbrëmje

Shërbimet e emergjencës kanë pastruar rrugët nga mbeturinat e pemëve dhe nga automjetet e dëmtuara në qytetin bregdetar Rovinj.

Kryebashkiaku i qytetit, Emil Nimceviq, ka thënë se shpreson që banorët të jenë “mirë” dhe të kenë mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Një varkë e vogël pasagjerësh është fundosur pranë portit të Zadarit. Të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar.

Sipas shërbimit meteorologjik kroat, erërat kanë arritur shpejtësi mbi 100 kilometra në orë.

Stuhia është qetësuar deri të martën pasdite.

The post ‘Çmendet’ moti/ Një stuhi e fortë godet këtë vend, raportohet për 7 të lënduar appeared first on Sot News | Lajme.

Stuhia ‘Barbara’/ Meksika “përgatitet” për përmbytje masive në të gjithë vendin

8 June 2025 at 15:40

Deri më tani nuk janë lëshuar paralajmërime për rrezik bregdetar. Stuhia tropikale ‘Barbara’ u formua në brigjet jugperëndimore të Meksikës, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në Miami herët sot.

Shpejtësia e erës së regjistruar ishte rreth 75 kilometra në orë me goditje të forta herë pas here. Stuhia pritet të shndërrohet në uragan të hënën. Reshje të dendura shiu prej 5 deri në 10 centimetra, dhe në disa vende deri në 15 centimetra, janë të mundshme në disa pjesë të shteteve meksikane të Guerrero, Michoacán, Colima dhe Jalisco. Autoritetet kanë paralajmëruar se reshjet e shiut mund të çojnë në përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Valët që do të godasin pjesë të bregdetit jugperëndimor të Meksikës në ditët në vijim mund të jenë kërcënuese për jetën, tha qendra e uraganeve.

The post Stuhia ‘Barbara’/ Meksika “përgatitet” për përmbytje masive në të gjithë vendin appeared first on Sot News | Lajme.

Kushtet atmosferike/ Reshjet dhe stuhitë në Slloveni shkaktojnë dëme të shumta, breshëri sa një top tenisi (Foto)

4 June 2025 at 10:36

Raportohet se janë dëmtuar banesa, mjete të ndryshme dhe të mbjellat janë shkatërruar krejtësisht. Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me erë të fortë dhe breshër të dendur, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të Sllovenisë. Zonat më të prekura janë fshatrat Lucova, Adrijanci, Shulinci dhe Zgornji Petrovci.

Kryetari i komunës së Gornji Petrovci, Franc Shlihtuber, ka apeluar për ndihmë të menjëhershme, duke nënvizuar se komuna nuk ka mundësi t’i përballojë pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore pa mbështetje shtesë. Sipas tij, breshëri ishte aq i dendur, sa në disa pjesë është dashur të përdoren mjete të rënda për pastrimin e rrugëve.

Në disa vende, kokrrat e breshrit kanë qenë sa topat e tenisit, duke shkaktuar dëmtime në çati dhe automjete. Agjencia Sllovene për Mbrojtjen e Mjedisit (ARSO) ka njoftuar për reshje të shumta breshëri në këtë rajon, ndërsa Meteoinfo Slovenia ka raportuar për stuhi të shoqëruara me erëra të forta dhe shumë vetëtima. Dëmet e shkaktuara janë të dukshme edhe në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale.

The post Kushtet atmosferike/ Reshjet dhe stuhitë në Slloveni shkaktojnë dëme të shumta, breshëri sa një top tenisi (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌