Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Stuhi dhe rrebeshe shiu/ Treni goditet nga rrufeja, vonesa në linjën Milano-Bologna

6 July 2025 at 21:36

Italia është ndarë në vende që po “digjen” nga temperatura të larta, por edhe vende që po përballen me përmbytje stuhi dhe rrebeshe shiu.

Këtë mbrëmje rrufeja goditi një tren të linjës Milano-Bologna. Kjo ka shkaktuar bllokimin e linjës nga jugu në veri.

Më herët mediat italiane raportuan për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë u rrëzua pas goditjes së stuhive.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet gjatë kohës me mot të keq.

/abcnews.al/

Itali/ Reshje të dendura dhe stuhi në Milano, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur

6 July 2025 at 19:23

ITALI- Ndërsa disa vende përballen me temperatura të larta dhe zjarre, e kundërta ndodh në Milano pasi është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta.

Autoritetet raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë ka rënë pas stuhive të forta.

Ekipet e emergjencës janë të angazhuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe deri më tani janë realizuar rreth 50 ndërhyrje.

/abcnews.al/

Turqia në zjarre dhe borë, dy qytete ‘zbardhen’ në fillim të korrikut

By: M C
5 July 2025 at 16:19

Jugperëndimi i Turqisë po digjet, por nga verilindja e vendit mbërrin një lajm i pazakontë.

Reshje te dendura bore u regjistruan në dy qytete turke, duke befasuar si banorët vendas, ashtu edhe turistët që ndodheshin aty.

Në fillim të muajit korrik, një shtresë dëbore ka mbuluar zonat e larta malore të këtyre qyteteve, duke krijuar një pamje të pazakontë dhe të mahnitshme natyrore.

Nga sa pohojnë ekspertë vendas të metereologjisë, temperaturat aty kishin rënë ndjeshëm duke i dhënë natyrës një pamje tipike dimërore, e cila është shumë e rrallë për këtë periudhë të vitit.

Fenomeni i dëborës në muajin korrik ka shkaktuar habi dhe entuziazëm, ndërsa pamjet u përhapen menjëherë ë rrjetet sociale dhe mediat vendase dhe ndërkombëtare.

Turistët e pranishëm në zonë kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë fotografi dhe për të përjetuar këtë ngjarje të rrallë.

Autoritetet lokale i kanë paralajmëruar qytetarët për mundësinë e vazhdimit të ndryshimeve të papritura të temperaturave në rajon, duke i këshilluar ata të jenë të përgatitur për mot të ftohtë dhe reshje të mëtejshme, pavarësisht se jemi në stinën e nxehtë.

Në perëndim të Turqisë sakaq vazhdojnë zjarret që kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve, shpërnguljen e dhjetëra mijëra banorëve dhe dëmtimin e rreth 200 banesave.

Zjarret thuhet të jenë shkaktuar nga temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët.

The post Turqia në zjarre dhe borë, dy qytete ‘zbardhen’ në fillim të korrikut appeared first on Albeu.com.

Mot i keq në Teksas/ Lumi del nga shtrati, 24 të vdekur dhe 20 vajza të zhdukura

By: gaze tare
5 July 2025 at 10:38

Moti i keq ka goditur shtetin e Teksasit në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku përmbytjet e papritura kanë shkaktuar të paktën 24 viktima, ndërsa 25 vajza nga një kamp veror rezultojnë ende të zhdukura.

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi ngjarjen si “tronditëse” dhe “të tmerrshme”, ndërsa autoritetet federale kanë premtuar ndihmë emergjente. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, konfirmoi se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje, pavarësisht se numri i saktë i personave të zhdukur ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Lumi Guadalupe u rrit me 8 metra për 45 minuta, duke marrë përpara prona dhe, për fat të keq, edhe jetë njerëzish. Kampi veror “Camp Mystic”, ku qëndronin dhjetëra vajza, është një ndër zonat më të goditura nga përmbytjet. Operacioni i shpëtimit përfshin 14 helikopterë, 12 dronë, 9 ekipe kërkim-shpëtimi, si dhe 400–500 punonjës në terren, përfshirë zhytës dhe mjete taktike ushtarake.

Sipas Gjeneralmajorit Thomas Suelzer, deri më tani janë shpëtuar 237 persona, ndërkohë që autoritetet përballen me ndërprerje të komunikimit në zonat më të goditura, gjë që vështirëson edhe më shumë përpjekjet për të kontaktuar kampin e vajzave.

Në Kerr County, ku ndodhi pjesa më e rëndë e përmbytjeve, autoritetet janë kritikuar për mungesën e një sistemi paralajmërues, por thanë se përmbytja ishte shumë më e rëndë se çdo parashikim dhe madje e kaloi përmasat e përmbytjes tragjike të vitit 1987, që mori jetën e 10 adoleshentëve.

Paralajmërimet për përmbytje të reja vazhdojnë, ndërkohë që zyrtarët raportojnë se rajoni ka marrë sasi shiu sa për disa muaj brenda disa orëve.

The post Mot i keq në Teksas/ Lumi del nga shtrati, 24 të vdekur dhe 20 vajza të zhdukura appeared first on iconstyle.al.

Moti i keq në SHBA! Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura

By: Oldi
5 July 2025 at 08:14

Moti i keq ka goditur shtetin e Teksasit në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku përmbytjet e papritura kanë shkaktuar të paktën 24 viktima, ndërsa 25 vajza nga një kamp veror rezultojnë ende të zhdukura. Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi ngjarjen si “tronditëse” dhe “të tmerrshme”, ndërsa autoritetet federale kanë premtuar ndihmë emergjente. Guvernatori […]

The post Moti i keq në SHBA! Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura appeared first on BoldNews.al.

Përmbytje nga reshjet ekstreme në Torino, lumi Frejus del nga shtrati, një 50-vjeçar humb jetën

By: M C
30 June 2025 at 21:22

Qendra e Bardonecchia-s në Torino është përmbytur për shkak të motit të keq. Përmbytjet shkaktuan dhe një tragjedi pasi një 50-vjeçar humbi jetën.

Qarkullimi në qytet është bërë i pamundur ndërsa policia gjeti trupin e 50-vjeçarit në përroin Merdovine, rreth 400 metra larg furgonit të tij.

Bashkia e këtij qyteti ka nisur një alarm maksimal dhe ka vendosur një zonë të kuqe, pothuajse dy vjet pas përmbytjes së madhe të gushtit 2023.

“Mos iu afroni urave dhe shmangni udhëtimet”, paralajmëroi kryebashkiakja Chiara Rossetti, duke i ftuar qytetarët të “ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale” dhe “të mos dalin nga shtëpia dhe të mos përdorin makinën”.

The post Përmbytje nga reshjet ekstreme në Torino, lumi Frejus del nga shtrati, një 50-vjeçar humb jetën appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Slloveni, madhësia e breshërit sa një vezë

By: Oldi
4 June 2025 at 10:15

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me erëra të forta dhe breshër ka shkaktuar dëme të mëdha në disa pjesë të Sllovenisë. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në fshatrat Lucova, Adrijanci, Shulinci dhe Zgornji Petrovci. Mësohet se janë dëmtuar shtëpi, automjete dhe të mbjellat janë shkatërruar plotësisht. Kryetari i komunës së Gornji Petrovci, Franc […]

The post Moti i keq në Slloveni, madhësia e breshërit sa një vezë appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

By: Oldi
30 May 2025 at 15:41

Mot i keq ka përfshirë Heraklionin e Kretës në orët e fundit me stuhi të forta, reshje të rrëmbyeshme shiu dhe probleme me transportin. Gjithashtu rrugët në fshatrat e Heraklionit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura. Ndërkohë autoritetet të cilat janë vendosur në gatishmëri të shtuar, kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen […]

The post Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë appeared first on BoldNews.al.

Greqi/ Stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

30 May 2025 at 12:05

Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Në orët e para të mëngjesit, Kreta është përballur me stuhi dhe breshër.

Rrugët në fshatrat e Heraklionit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura.

Ndërkohë autoritetet të cilat janë vendosur në gatishmëri të shtuar, kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin kalimet në rrugët problematike.

/abcnews.al/

Moti i keq/ Më shumë se 200,000 shtëpi mbeten pa energji elektrike në Teksas

27 May 2025 at 14:38

Më shumë se 228,000 shtëpi në Teksas janë pa energji elektrike  pas stuhive të forta në ditën e përkujtimit.

Qarku Harris në Teksasin lindor ishte një nga më të prekurit, me më shumë se 100,000 klientë pa energji elektrike.

Në Qarkun Jefferson, u raportuan më shumë se 7,000 ndërprerje, dhe në qarkun Bell, gati 7,000.

Meteorologët e Shërbimit Kombëtar të Motit kishin lëshuar paralajmërime për përmbytje të menjëhershme në të gjithë zonën, dhe priteshin edhe stuhi të forta.

Moti i keq godet Francën, përmbytje të mëdha nga reshjet e dendura, raportohet për tri viktima

20 May 2025 at 17:29

Moti i keq ka goditur Francën juglindore. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur vendin, duke shkaktuar të paktën tri viktima.

Kryebashkiaku i Lavandousë Gilles Bernardi, u shpreh se kjo situatë ka shkaktuar shumë probleme.

“Ishte një fenomen vërtet i dhunshëm, i pabesueshëm, i pakuptueshëm”, u tha gazetarëve kryebashkiaku i Lavandou-së, Gilles Bernardi.

 

Orages et inondations: “On vit une véritable tragédie”, déclare Jean-Laurent Félizia, conseiller municipal du Lavandou (Var) pic.twitter.com/SFBe30j7gU

— BFMTV (@BFMTV) May 20, 2025

Moti i keq, kalohet me vështirësi në Rrugën e Arbrit

By: user 5
16 May 2025 at 17:47

Reshjet intensive të shiut kanë “pushtuar” vendin teksa janë regjistruar problematikat e para në akset rrugore. Raportohet se problematika janë hasur edhe te Rruga e Arbrit, konkretisht segmenti Tre Çezmat-Shupenzë.

Mësohet se për shkak të lagështirës së lartë dhe terrenit të rrëshqitshëm, ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës. Kjo ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit. Autoritetet lokale janë duke marrë masat e nevojshme për të pastruar rrugën.

The post Moti i keq, kalohet me vështirësi në Rrugën e Arbrit appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Moti i keq godet vendin e famshëm arkeologjik të Jordanisë, evakuohen qindra turistë

By: M C
5 May 2025 at 18:36

Një valë e fortë moti të keq ka goditur Petrën, vendin e famshëm arkeologjik të Jordanisë, duke i habitur vizitorët me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të menjëhershme. Autoritetet jordaneze evakuuan qindra turistë nga qyteti i lashtë i Petrës të dielën, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të menjëhershme.

Evakuimi dhe pezullimi i tarifave të hyrjes në Petra u morën si masë paraprake për të garantuar sigurinë e turistëve. Sipas mediave të huaja mbi 1,500 turistë u larguan në mënyrë të sigurt nga zona falë ndërhyrjes së koordinuar nga mbrojtja civile dhe udhërrëfyesit e vendit.

Megjithatë, nuk pati raportime për lëndime ose dëmtime serioze strukturore të trashëgimisë kulturore. Imazhet e ujit që rrjedh përmes grykave të shkëmbinjve të kuq po bëjnë xhiron në rrjet.

The post VIDEO/ Moti i keq godet vendin e famshëm arkeologjik të Jordanisë, evakuohen qindra turistë appeared first on Albeu.com.

Tre viktima nga moti i keq në Itali

By: Oldi
18 April 2025 at 20:55

Mot i keq ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë zona të Italisë. Shirat e rrëmbyeshëm sollën përmbytje, dëme, rrëshqitje dheu në veriperëndim, veçanërisht në Piemonte, ku një i moshuar humbi jetën në shtëpinë e tij në Monteu da Po në zonën e Torinos. Sipas mediave italiane gjithashtu u gjetën trupat e dy personave të […]

The post Tre viktima nga moti i keq në Itali appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq në Durrës, era e fortë afron afër bregut një anije

17 April 2025 at 20:47

Stuhia dhe era e fortë që kanë përfshirë qytetin e Durrësit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në lundrimin detar.

Si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, një anije rimorkiator është afruar pranë vijës bregdetare.

Anija ndodhet shumë pranë tokës, duke ngritur shqetësime për një përplasje të mundshme. Deri tani, autoritetet portuale nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë incident.

The post Moti i keq në Durrës, era e fortë afron afër bregut një anije appeared first on Sot News | Lajme.

Durrës/ Dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues me dy persona në bord

By: Oldi
17 April 2025 at 20:17

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det. Për shkak të erës së fortë që fryn nga drejtimi jugperëndim, mjeti lundrues që ndodhej në radhë është marrë nga rrymat detare dhe ka përfunduar në breg, në zonën e plazhit të Durrësit, mes Agipit e Teutës. Në bord ndodheshin dy […]

The post Durrës/ Dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues me dy persona në bord appeared first on BoldNews.al.

Dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues në Durrës

By: user 5
17 April 2025 at 20:11

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det.

Për shkak të erës së fortë që fryn nga drejtimi jugperëndim, mjeti lundrues që ndodhej në radhë është marrë nga rrymat detare dhe ka përfunduar në breg, në zonën e plazhit të Durrësit, mes Agipit e Teutës.

Në bord ndodheshin dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Në kushtet e një deti të egërsuar, ekuipazhi i rimorkiatorit nuk ka mundur të bëjë manovrat e duhura.

Rimorkiatori është një mjet lundrues që zakonisht përdoret për ndihmë teknike ose për të transportuar mjete të dëmtuara. Në këtë rast, rimorkiatori doli vetë jashtë kontrollit, duke përfunduar në breg.

Kapiteneria e portit detar të Durrësit tha se po e ndjek situatën për të bërë të mundur rikthimin e tij në det në kushte të sigurta, por errësira dhe deti nuk po e favorizojnë ndërhyrjen sot.

The post Dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Era e fortë, pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla e anijeve të peshkimit në Vlorë

By: Besnik
17 April 2025 at 10:46

Për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme dhe erës së fortë, Kapiteneria e Portit në Vlorë ka njoftuar këtë të enjte se ka pezulluar për shkaqe sigurie lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Megjithatë, në njoftim theksohet se kjo masë nuk vlen për anijet e transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve dhe automjeteve në linjën Vlorë–Brindisi–Vlorë, të cilat do të vazhdojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve përkatëse.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 17.04.2025, duke filluar nga ora 08:00, në drejtimin Jug–Juglindje, me forcë deri në 6 ballë, erë me shpejtësi deri në 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.5 deri në 2.0 metra, ndalohet pajisja me leje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që nga orët e para të mëngjesit të sotëm,” thuhet në njoftimin e Kapitenerisë së Portit të Vlorës.

“Anijet e transportit ndërkombëtar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë–Brindisi–Vlorë do të vazhdojnë operimin normalisht ndërsa përmirësimi i motit pritet në orët e mbrëmjes së sotme”, shtohet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Era e fortë, pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla e anijeve të peshkimit në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Moti i keq dhe ngricat shkatërrojnë pemëtarinë, vreshtarinë dhe të mbjellat në fshatrat e Qarkut të Elbasanit

By: V K
7 April 2025 at 10:23

Këtë të hënë, në Qarkun e Elbasanit moti është i kthjellët dhe pa reshje, duke sjellë kushte më të favorshme për kryerjen e aktiviteteve të përditshme, krahasuar me javën që kaloi ku mbizotëroi mot me reshje të dendura shiu e bore, të shoqëruar edhe me erë të fortë.

Megjithatë, reshjet e dendura që kanë rënë gjatë të dielës veçanërisht në zonat rurale dhe sidomos në ato malore, kanë shkaktuar probleme serioze në disa zona të Qarkut të Elbasanit.

Situata ka qenë më problematike në Bashkitë e Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit dhe Elbasanit ku reshjet e dëborës kanë shkaktuar pasiguri dhe vështirësi në lëvizje dhe zhvillimin e aktiviteteve të zakonshme.

Trashësia e dëborës në këto zona, ka arritur deri në 10-15 cm duke bërë që qarkullimi të bëhet i vështirë veçanërisht në rrugët malore.

Ulja e menjëhershme e temperaturave ka shkaktuar ngrica, gjë që ka përkeqësuar situatën. Kjo ka vështirësuar jo vetëm lëvizjen e automjeteve dhe transportin e njerëzve, por ka sjellë dhe pasoja të tjera në sektorë të rëndësishëm si bujqësia dhe furnizimi me energji elektrike.

Një nga pasojat më të rënda ka qenë dëmtimi i pemëtarisë, vreshtarisë dhe mbjellave të pranverës, të cilat ishin të ekspozuara ndaj kushteve të ftohta dhe ngricave.

Kjo ka ndikuar negativisht në prodhimin e pritshëm të frutave dhe vreshtave, duke i vënë në rrezik të ardhurat e fermerëve në këto zona, sidomos në Njësitë Administrative Stravaj , Rrajcë, Hotolisht , Polis , Qendër, Labinot Mal, Lenie, Kukur etj .

Ndërkohë dëmtimi i disa linjave elektrike ka rënduar edhe më tej situatën, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona rurale ç`ka ka ndikuar në jetën e përditshme të banorëve.

Kjo situatë ka krijuar nevojën për ndërhyrje të shpejta dhe efikase nga autoritetet lokale dhe kombëtare për të siguruar pastrimin e rrugëve, riparimin e linjave të energjisë dhe ndihmën për fermerët që janë goditur nga dëmet.

Po ashtu, situata e krijuar nga moti i keq kërkon vëmendje dhe mbështetje të shtuar për komunitetet rurale që ndodhen në këto zona të prekura nga moti i keq.

The post Moti i keq dhe ngricat shkatërrojnë pemëtarinë, vreshtarinë dhe të mbjellat në fshatrat e Qarkut të Elbasanit appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për të mbajtur hapur akset rrugore, lumenjtë janë brenda kuotave të tyre normale

By: Re Nato
6 April 2025 at 21:26

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin këtë të diel.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aktialisht po punohet qnë mënyrë që të mbahen hapur akset rrugore për qarkullimin e mjeteve.

Ndërkaq të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Njoftimi

Informacion mbi situatën datë 06.04.2025 ora 21:00

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë.

  1. Akset rrugore

Në “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht,  ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit që shtrihet në territorin e Qarkut Lezhë, ( bashkia Mirditë), kurse pjesa tjetër e mjeteve, 19 mjete, po punojnë në pjesën e këtij aksi në territorin e Qarkut Kukës. Aksi është i kalueshëm.

Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thane, në Qafë Thanë ka prezencë të reshjeve të dëborës dhe ne terren janë mjetet e firmës kontraktuese qe po bëjnë pastrimin e aksit nga dëbora. Prezence dëbore rreth 10 cm kemi edhe ne aksin rrugor nacional Zgosht-Ura Cerenecit. Edhe aty po punohet me mjet borëpastrues për mbajtjen hapur te qarkullimit te mjeteve.

Në Qarkun e Korçës kanë filluar reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartesitë mbi 700 m.

Subjektet kontraktore janë në gatishmëri duke mundësuar mirëmbajtjen dimërore të akseve turistike kryesore dhe dytësore në bashki. Nuk paraqiten problematika në këtë Qark.

Territori I Qarkut Dibër në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit është përfshirë nga reshje dëbore të cilat variojnë nga 3-15 cm dhe vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet mesatar.

Situata në infrastrukturën rrugore si nacionale apo rurale vazhdon të jetë e aksesueshme në të gjithë territorin. Nga subjektet kontraktore po punohet me mjete e lëshim kripe në segmente që shfaqen problematika.

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.

Ne Qarkun Shkodër, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Në aksin rrugor Bogë-Theth kalimi bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë dhe të pajisura me zinxhirë. Aktualisht në këtë aks po punon një mjet borëpastruese e cila e ka të pamundur mbulimin e gjithë segmentit. Aksi rrugor Tamarë – Vermosh është i kalueshëm por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.

  1. Lumenjtë dhe rezervuarët

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Parashikimi motit për nesër datë 07.04.2025

Reshjet: Sot priten reshje mesatare në qarkun Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata. Në zonat malore në Veri, Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: ​​    5 / 12 °C

në vendet e ulëta:​    2/ 13 °C

në vendet malore:​    -4 / 4 °C

Era: pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

❌
❌