NjĂ« grua u arratis nga Koreja e Veriut dhe paditi Kim Jong-un: âMĂ« burgosĂ«n, mĂ« rrahĂ«n, mĂ« pĂ«rdhunuanâ
Një grua që iku nga Koreja e Veriut në Korenë e Jugut ka ngritur një padi civile dhe penale kundër Kim Jong-un dhe disa zyrtarëve të regjimit, duke i akuzuar ata për torturë sistematike dhe dhunë seksuale që ajo pësoi gjatë burgosjes në burgjet e Koresë së Veriut.
Choi Min-kyung, një grua 53-vjeçare që mbërriti në Korenë e Jugut më shumë se një dekadë më parë, po kërkon 50 milionë won (rreth 37,000 dollarë) kompensim nga Koreja e Veriut.
Sipas avokatëve dhe organizatave të saj të përfshira në këtë rast, kjo është hera e parë që një person që është arratisur nga Koreja e Veriut ka ngritur një padi të tillë para gjykatave të Koresë së Jugut.
âKanĂ« kaluar 13 vjet qĂ« kur u vendosa nĂ« KorenĂ« e Jugut, por unĂ« ende vuaj nga PTSD e rĂ«ndĂ« nga efektet e torturĂ«s dhe jetoj njĂ« jetĂ« tĂ« varur nga ilaçetâ, tha Choi.
âPlagĂ«t nĂ« tĂ« gjithĂ« trupin tim dĂ«shmojnĂ« pĂ«r realitetin e tmerrshĂ«m tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut nĂ« KorenĂ« e Veriutâ, shtoi ajo.
Bëhet e ditur se Choi iku nga Koreja e Veriut në vitin 1997, por u kthye me forcë nga Kina katër herë midis viteve 2000 dhe 2008, shkruan the Guardian.
Gjatë riatdhesimit të saj të fundit në vitin 2008, ajo kaloi pesë muaj në tre qendra të ndryshme paraburgimi në Provincën Hamgyong të Veriut.
Padia pĂ«rshkruan forma specifike tĂ« abuzimit â nga dhuna seksuale deri te rrahjet e rĂ«nda qĂ« çuan nĂ« dĂ«mtim tĂ« dĂ«gjimit dhe humbje tĂ« vetĂ«dijes.
Gjithashtu pretendohet se ajo ishte e detyruar të kalonte më shumë se 15 orë në ditë në pozicione të panatyrshme të trupit.
Një nga avokatët që përfaqësojnë Choi është Lee Young-hyun, gjithashtu një dezertues i Koresë së Veriut.
NKDB (Qendra e Koresë së Veriut për të Drejtat e Njeriut), e cila ndihmoi në përgatitjen e padisë, njoftoi se do ta përdorte çështjen si bazë për paraqitjen e ankesave në mekanizmat e të drejtave të njeriut të OKB-së dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
âKy rast mund tĂ« vendosĂ« njĂ« precedent ligjor nĂ« jurisprudencĂ«n e KoresĂ« sĂ« Jugut, pasi nuk ka pasur pothuajse asnjĂ« rast qĂ« merret me krime kundĂ«r njerĂ«zimitâ, tha Seongyeop Lee, analist i tĂ« drejtave tĂ« njeriut nĂ« NKDB.
âMeqenĂ«se viktima tĂ« tjera kanĂ« treguar interes pĂ«r tĂ« ngritur padi, ky rast mund tĂ« hapĂ« rrugĂ«n pĂ«r padi kolektive dhe tĂ« ndihmojĂ« nĂ« procesin mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« kĂ«rkimit tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«â, shtoi ai.
Ndryshe, Kim Jong-un renditet si personi pĂ«rgjegjĂ«s direkt nĂ« tĂ« dyja parashtrimet, me theks nĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e tij komanduese dhe pretendimin se tĂ« gjithĂ« zyrtarĂ«t shtetĂ«rorĂ« veprojnĂ« nĂ«n âkontrollin e tij efektivâ.
Paraqitja citon gjithashtu një raport të Komisionit Hetimor të OKB-së të vitit 2014 që dokumenton një gamë të gjerë krimesh kundër njerëzimit në Korenë e Veriut, duke përfshirë torturën, dhunën seksuale, ndalimet arbitrare dhe kampet politike që mbajnë rreth 80,000 deri në 120,000 njerëz.
Kushtetuta e Koresë së Jugut e trajton Korenë e Veriut si pjesë të të njëjtit shtet, prandaj gjykatat kanë juridiksion formal mbi raste të tilla.
Në padi, misioni i Koresë së Veriut në OKB në New York u specifikua si adresa për dorëzim, sepse komunikimi i drejtpërdrejtë me autoritetet në Phenian nuk është i mundur.
Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për të zbatuar një vendim të mundshëm, rëndësia e tij simbolike, sipas avokatëve, mund të jetë e madhe. /Telegrafi/
The post NjĂ« grua u arratis nga Koreja e Veriut dhe paditi Kim Jong-un: âMĂ« burgosĂ«n, mĂ« rrahĂ«n, mĂ« pĂ«rdhunuanâ appeared first on Telegrafi.