Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 July 2025Main stream

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

By: Ardit
20 July 2025 at 14:44

Deri në vitin 2024 në vend kishte 11.2 mijë të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Krahasuar me vitin paraardhës, numri i tyre u rrit me 14%. Në raport me 2018, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune […]

The post A po funksionon skema me punonjësit e huaj appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Çfarë sjell Expo Real Kosova dhe si po ndryshon industria e ndërtimit në vend?

19 July 2025 at 09:53

Telegrafi ka publikuar një episod të veçantë të podcastit të tij, dedikuar një ngjarjeje me rëndësi të madhe për ekonominë dhe sektorin e ndërtimit në Kosovë, panairi Expo Real Kosova 2025.

Ky episod bashkoj figura me përvojë dhe vizion për të diskutuar zhvillimet e fundit në ndërtimtari, patundshmëri, investime, teknologji dhe komunikim në biznes.

Me të ftuarit Ekrem Tahiri – Drejtues i PR Solution dhe organizator i Expo Real Kosova Krenar Batusha – Drejtues i Pro Real Estate, nën moderimin e Gentian Lluka, CEO i Telegrafit, në këtë bashkëbisedim do të dëgjoni për rëndësinë e panairit Expo Real Kosova për industrinë e ndërtimit dhe aktorët rreth saj si dhe mënyrën se si po ndryshon profili i blerësit dhe investitorit.

Episodi gjithashtu shpalosi rolin e diasporës në tregun e patundshmërisë dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes fizike në panair, edhe në epokën digjitale.

“Në një kohë gjithnjë e më digjitale, kontaktet reale dhe prezenca fizike janë ato që ndërtojnë besimin dhe bëjnë diferencën”, u shpreh Ekrem Tahiri.

Krenar Batusha, nga ana tjetër, tregoi për qasjen e kompanive dhe rëndësinë e ngritjes së standardeve profesionale.

“Kemi parë nevojën për ndryshim dhe kemi punuar për të ndërtuar një sistem profesional që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm” deklaroj Batusha.

Panairi Expo Real Kosova 2025 do të mbahet më 25, 26, 27 korrik në Prishtina Mall, me c’rast do të ekspozohen shumë kompani që i takojnë këtij sektori si dhe për 3 ditë radhazi do të jetë i hapur për vizitor.

Ndërkaq ky episod i podcast nga Telegrafi është vetëm hyrja e një serie diskutimesh që synojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorëve kyç të vendit.

 

The post Çfarë sjell Expo Real Kosova dhe si po ndryshon industria e ndërtimit në vend? appeared first on Telegrafi.

Marrëveshje e fuqishme ndërkombëtare mes kompanisë “Ciao Berto” dhe hotelit luksoz në New York – Times Square

18 July 2025 at 16:52

Kompania e njohur kosovare “Ciao Berto” ka nënshkruar një partneritet të rëndësishëm afarist me një nga hotelet më prestigjioze në qytetin e New York-ut.

Ky projekt i përmasave të mëdha përfaqëson një tjetër dëshmi të suksesit të vazhdueshëm të kompanisë, e cila tashmë prej vitesh operon në tregun amerikan.

Sipas marrëveshjes së firmosur më 17 korrik 2025, bashkëpunimi pritet të zgjasë deri në vitin 2026. Aktualisht, “Ciao Berto” numëron mbi 200 punëtorë dhe planifikon të hapë më shumë se 50 vende të reja pune, duke ndikuar pozitivisht në punësimin e të rinjve dhe fuqizimin ekonomik të vendit.

Ky bashkëpunim i ri forcon edhe më tej pozitën ndërkombëtare të “Ciao Berto”, duke shënuar një kapitull të ri në rrugëtimin e saj, një rrugëtim i ndërtuar mbi profesionalizëm, cilësi dhe përkushtim afatgjatë./Telegrafi

The post Marrëveshje e fuqishme ndërkombëtare mes kompanisë “Ciao Berto” dhe hotelit luksoz në New York – Times Square appeared first on Telegrafi.

Korçë, Pogradec, Përrenjas – Grante deri në 50 mijë euro për bizneset inovatore në mbrojtje të mjedisit

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Bizneset lokale në bashkitë Korçë, Pogradec dhe Përrenjas kanë tashmë një mundësi të re për zhvillim dhe inovacion.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, bëri të ditur sot se është hapur një thirrje për aplikime që ofron grante deri në 50 000 euro për nisma që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovojnë ekonominë qarkulluese.

Programi i mbështetur nga GIZ synon të ndihmojë bizneset që veprojnë në sektorë si turizmi, agropërpunimi, fasoneria, apo edhe në fusha të reja si menaxhimi i mbetjeve dhe zgjidhjet inovative për qytete më të pastra. Iniciativa u drejtohet sipërmarrësve që kanë ide me potencial për të gjeneruar ndikim pozitiv mjedisor dhe ekonomik në nivel vendor.

Thirrja për aplikime është e hapur deri më 15 gusht 2025, ndërsa për të informuar më mirë të interesuarit, më 17 korrik u organizuan dy seanca informuese në qytetet e Korçës dhe Pogradecit. Këto takime u zhvilluan në kuadër të programit “Zero City Lab”, një nismë që synon të ndërtojë qytete më të gjelbra dhe më të qëndrueshme përmes bashkëpunimit me komunitetin dhe sektorin privat.

/a.f//r.e/

The post Korçë, Pogradec, Përrenjas – Grante deri në 50 mijë euro për bizneset inovatore në mbrojtje të mjedisit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TIA: Nisin fluturime direkte Tiranë – Amsterdam, çdo të martë dhe të shtunë

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë njoftoi sot se nisi fluturimi i parë direkt nga Rinasi drejt Amsterdamit (Holandë), me kompaninë “TUI fly”.

TIA bën të ditur se, nga kjo javë, çdo të martë dhe të shtunë, do të udhëtohet për në Amsterdam, drejt qytetit të mullinjve me erë, tulipanëve dhe kanaleve ikonike.

Përmes TIA-s udhëtimet dhe linjat e reja direkte, bëhen më të thjeshta, ndërsa destinacionet po shtohen çdo herë.

Hyrja e linjës së re të fluturimit në tregun shqiptar është pjesë e një tendence më të gjerë të interesit në rritje nga kompanitë ndërkombëtare, duke reflektuar atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe investimi.

Kjo linjë e re pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e turizmit hyrës nga Holanda dhe Evropa Perëndimore, veçanërisht gjatë sezonit veror.

/r.e//a.f/

The post TIA: Nisin fluturime direkte Tiranë – Amsterdam, çdo të martë dhe të shtunë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konfuzion ligjor për vendimin e ZRRE-së, gjykatat me vendime të ndryshme – bizneset kërkojnë drejtësi

13 July 2025 at 21:39

Derisa Gjykata Komerciale aprovoi kërkesën për masë sigurie, respektivisht pezullim të vendimit të ZRRE-së për hapjen e tregut të energjisë elektrike për bizneset e mëdha, Rregullatori nuk i sheh aktvendimet në raste individuale si precedent. Ndërkohë, kërkesa për masë sigurie nga përfaqësues të bizneseve në tërësi u refuzua nga Gjykata Themelore. Sidoqoftë, krahas asaj kolektive, beteja vazhdon me padi individuale në Gjykatën Komerciale.

Vendime të kundërta lidhur me kërkesën për masë sigurie ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për hapjen e tregut të energjisë elektrike për bizneset e mëdha, kanë nxjerrë gjykata të ndryshme në vend.

Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore, refuzoi dy kërkesa të Odës Ekonomike dhe Shoqatës së Prodhuesve në emër të bizneseve, si dhe të PDK-së për masë sigurie.

Ndërsa, Gjykata Komerciale ka aprovuar masën e sigurisë ndaj vendimit të ZRRE-së në disa raste individuale të padive të bizneseve që preken nga procesi, duke e pezulluar atë deri në aktgjykimin përfundimtar.

Rregullatori, që refuzon ta pezullojë vendimin në tërësi duke mos i konsideruar aktvendimet individuale si precedent të përgjithshëm, nuk lëvizi nga qëndrimi.

“Jo, këto Aktvendime nuk krijojnë precedent për të gjithë procesin dhe nuk kanë efekt të përgjithshëm. Çdo vendim për masë të sigurisë ka efekt vetëm për palët përkatëse në procedurë. Vendosja e masës së sigurisë kërkon parashtrim të veçantë dhe individual të kërkesës për pezullim dhe shqyrtohet në bazë të rrethanave të veçanta të secilit rast nga Gjykata”.

Në Shoqatën e Prodhuesve, kërkesa e të cilëve për pezullim të vendimit në emër të bizneseve si tërësi u refuzua, këmbëngulin se Rregullatori duhet të pajtohet për pezullim pasi paditë individuale po vazhdojnë.

“Gjykata Themelore, Departamenti për Çështje Administrative, kemi marrë dje njoftimin që e ka refuzua masën pezulluese, por nuk e ka refuzua padinë. Ne do të vazhdojmë me Gjykatën e Apelit dhe tutje qëllimi ynë ka qenë për një vendim për procesin në tërësi, ndërkohë ne jemi duke vazhdua me të gjitha bizneset edhe paditë individuale. Paditë individuale po pezullohen nga Gjykata Komerciale”, ka deklaruar Kushtrim Ajvazi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve.

Ai sqaroi se për shkaqe ligjore padia bashkë me OEK-un u adresua në Themelore pasi u bë në emër të bizneseve, teksa ato individuale kanë adresë Komercialen.

Ndërsa u shpreh i bindur se institucionet e drejtësisë do t’u japin të drejtë në të gjitha paditë.

“Të jemi të qartë, edhe pse kemi shkua si grup, ne individualisht të gjitha bizneset janë duke dorëzua lëndë individuale, ne jemi duke pritë dhe çdo ditë po marrim përgjigje për rastet individuale që po pezullohen. Ky rast nuk nënkupton që po i dëmton bizneset në paditë individuale. Paditë individuale janë duke vazhdua, do të vazhdojnë deri te padia e fundit ku do të fitojmë rastin”, ka theksuar Ajvazi.

Nga 1 Qershori, rreth 1300 biznese me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor, janë nxjerrë në tregun e hapur të energjisë elektrike përkundër protestave dhe kërkesës së përsëritur për shtyrjen e procesit për një vit, me qëllim përgatitjen e tregut dhe bizneseve./RTV Dukagjini

The post Konfuzion ligjor për vendimin e ZRRE-së, gjykatat me vendime të ndryshme – bizneset kërkojnë drejtësi appeared first on Telegrafi.

Shtrëngimi për zyrat e këmbimit valutor

By: Mira Leka
11 July 2025 at 22:08

Brenda sektorit financiar, zyrat e këmbimit valutor janë perceptuar si një lloj hallke e dobët, në parandalimin e pastrimit të parave dhe në qarkullimin e fondeve nga burime joformale. Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore të re, që synon të forcojë kriteret e licencimit dhe të mbikëqyrjes së tyre. Ndryshimet vendosin kërkesa për reputacion të mirë ndaj zotëruesve të këtyre zyrave, kufizojnë veprimet në para fizike dhe shtojnë kërkesat për kapital për licencimin e tyre. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë nuk e përjashton mundësinë e kufizimit të numrit të licencave, bazuar në analiza të tregut.

 

Ersuin Shehu

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”, që forcojnë kriteret e licencimit dhe të mbikëqyrjes së këtyre institucioneve financiare. Ndryshimet kanë kryesisht qëllim të shtrëngojnë kriteret që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave.

Në një prononcim për “Monitor”, Banka e Shqipërisë shprehet se ndryshimet në rregullat e licencimit dhe mbikëqyrjes së zyrave të këmbimit valutor synojnë të forcojnë kërkesat për licencimin dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor, kryesisht në lidhje me reputacionin e mirë dhe integritetin e zotëruesve të kapitalit, përfshirë edhe pronarët përfitues, në kuadër edhe të parandalimit tё pastrimit tё parave dhe financimit të terrorizmit, në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet ndërkombëtare në përgjithësi, duke synuar dhe plotësimin e rekomandimeve të ekspertëve të MONEYVAL në raundin e mëparshëm të vlerësimit të Shqipërisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, qëllimi i këtyre ndryshimeve lidhet me nevojën e forcimit të rregullave të hyrjes në treg të subjekteve që janë financiarisht të qëndrueshëm dhe me integritet, si dhe me aspektet e parandalimit tё pastrimit tё parave dhe financimit të terrorizmit.

Ndryshimet e propozuara konsistojnë në përmirësimin e procesit të licencimit dhe të mbikëqyrjes, nëpërmjet përfshirjes së informacionit dhe dokumentacionit përkatës lidhur me burimin dhe evidencën e krijimit të kapitalit të subjektit dhe çdo shtesë të mëvonshme të tij, zgjerimin e disa kërkesave rregullatore edhe për pronarët përfitues, parashikimin e konceptit të “reputacionit të mirë” për aksionerët/ortakët/pronarët përfitues dhe administratorët e subjektit, rritjen lehtësisht të komisioneve të parashikuara për t’u paguar nga subjekti për të ushtruar veprimtarinë e këmbimit valutor, vendosjen e disa limiteve për vlerat monetare në para fizike (cash) që mund të mbahen nga subjekti në arkë mbi baza ditore, si dhe në lidhje me vlerën maksimale të transaksioneve në para fizike (cash), të kryer në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhur me njëri-tjetrin, etj.

 

Kërkohet “reputacion i mirë”

Përveç kërkesave të rregullores ekzistuese, projektrregullorja e re parashikon që në shqyrtimin e kërkesës për licencim të zyrës së këmbimit valutor, Banka e Shqipërisë do të vlerësojë përshtatshmërinë, reputacionin e mirë dhe integritetin e aksionerit, pronarit përfitues dhe administratorit të subjektit gjatë momentit të licencimit, si dhe sa herë që ka ndryshime në përbërjen e strukturës së pronësisë dhe organeve drejtuese gjatë ushtrimit të veprimtarisë.

Për qëllime të rregullores, “reputacion i mirë” i referohet reputacionit të aksionerit, pronarit përfitues dhe administratorit të subjektit, i cili duhet të jetë i karakterizuar nga etika profesionale dhe integriteti financiar, si dhe përputhshmëria me kuadrin ligjor e rregullator.

Një aksioner, pronar përfitues apo administrator do të konsiderohet të ketë reputacion të mirë, nëse respekton kuadrin ligjor e rregullator në fuqi, përfshirë ato që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit; nuk ka rekorde kriminale të lidhura me krime financiare, aktivitete të paligjshme ose shkelje të rënda ligjore; ka qëndrueshmëri financiare dhe nuk është i përfshirë në çështje financiare ose ligjore të rëndësishme që mund të dëmtojnë reputacionin ose besueshmërinë dhe nuk është subjekt i hetimeve ose sanksioneve për mosrespektimin e kuadrit ligjor e rregullator të zbatueshëm.

Subjektit gjithashtu do t’i kërkohet vërtetim nga Ministria e Drejtësisë që të provojë se aksionerët, pronarët përfitues dhe administratorët nuk janë dënuar penalisht (dokumenti duhet të jetë i lëshuar jo më larg se tre muaj nga dita e paraqitjes).

Në listën e institucioneve që do të konsultohen nga Banka e Shqipërisë gjatë shqyrtimit të kërkesës për licencim, do të shtohet edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), përveç institucioneve të tjera të parashikuara edhe në kuadrin ekzistues, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Tatim Taksave, etj.

 

Rritet kërkesa për kapital

Projektrregullorja parashikon që kapitali minimal i kërkuar për licencimin e këtyre zyrave do të dyfishohet, nga 2.5 milionë lekë në 5 milionë lekë (ose kundërvlera e shumës në Dollar Amerikan ose Euro).

Çdo pagesë e kapitalit fillestar minimal, çdo shtesë e mëvonshme e tij, si dhe çdo ndryshim në strukturën e kapitalit shoqërohet me paraqitjen në Bankën e Shqipërisë të informacionit lidhur me burimin e krijimit të këtij kapitali. Banka e Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë sqarime dhe të bëjë verifikime të mëtejshme lidhur me burimin e krijimit të fondeve që do të shërbejnë si kapital

fillestar minimal, ose si shtesë e mëvonshme e tij.

Në çdo rast, nëse gjatë procesit të licencimit nuk plotësohet kundërvlera në Lek, si pasojë e luhatjeve të kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë mund të kërkojë plotësimin e shumës së depozituar të kapitalit.

 

Limite për veprimet cash

Gjithashtu, projektrregullorja vendos për herë të parë limite mbi veprimet në para fizike të kryera nga zyrat e këmbimit.

Subjekti i licencuar, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së këmbimit valutor nuk do të lejohet të mbajë në arkë vlera monetare (cash) mbi baza ditore, më të larta se vlera e kapitalit fillestar minimal.

Zyrat e këmbimit nuk do të lejohen gjithashtu të kryejnë transaksione në para fizike, të cilat tejkalojnë një shumë prej një milion lekësh ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, të kryera në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhura me njëri-tjetrin.

Transaksionet që tejkalojnë shumën një milion lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, duhet kryhen nëpërmjet llogarive bankare ose llogarive të pagesave.

Projektrregullorja parashikon edhe rritjen e komisioneve që subjekti aplikues i paguan Bankës së Shqipërisë për licencimin. Komisioni për dhënien e licencës do të rritet në 3000 lekë (nga 1500 lekë që parashikohet në rregulloren aktuale), ndërsa komisioni për çdo kartë identifikimi të kambistëve rritet në 1000 lekë (nga 500 lekë që parashikohet në rregulloren aktuale).

 

Gjobat rriten deri në 1 milion lekë

Projektrregullorja parashikon gjithashtu rritje të vlerës maksimale të gjobës për shkelje të kuadrit ligjor dhe rregullator. Në rregulloren e mëparshme, gjobat për subjektin ose administratorin parashikoheshin nga 20 mijë lekë deri në 100 mijë lekë, ndërsa me rregulloren e re gjobat mund të arrijnë deri në 1 milion lekë.

Gjobat deri në vlerën e 1 milion lekëve mund të aplikohen në rastet kur subjekti nuk zbaton dispozitat e ligjit “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”; kur punonjësit e subjektit nuk janë autorizuar si kambistë nga Banka; kur subjekti nuk afishon licencën për ushtrimin e veprimtarisë së këmbimit valutor; kur kambistët e subjektit nuk lëshojnë faturën përkatëse për transaksionet e

këmbimit valutor; kur subjekti nuk plotëson kërkesat për ushtrimin e veprimtarisë lidhur me kushtet teknike dhe të sigurisë, në përputhje me aktet nënligjore të Bankës; kur subjekti nuk vepron në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave dhe luftës kundër financimit të terrorizmit; kur subjekti nuk raporton në Bankën e Shqipërisë; kur subjekti nuk informon klientin nëpërmjet “Deklaratës për njohjen paraprake me

komisionin e aplikuar”; kur kambisti ushtron veprimtarinë e këmbimit valutor jashtë ambienteve të zyrës së këmbimit valutor.

Me rregulloren aktuale, Banka e Shqipërisë pezullon licencën e zyrës për 60 ditë, në rast se ka prova të besueshme që subjekti është përfshirë në aktivitete të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Me projektrregulloren e re, propozohet që pezullimi i licencës të bëhet pa afat.

 

BSH: Do të analizojmë nëse duket kufizuar numri i licencave të reja

Sipas informacionit zyrtar në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, numri i Zyrave të licencuara të Këmbimit Valutor arriti në 642. Numri i zyrave të licencuara u rrit me 3.4% krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2024, u licencuan 46 zyra të reja të këmbimit valutor dhe iu revokua licenca 25 zyrave ekzistuese. Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i tyre është rritur me 27.6%.

Të dhënat e deritanishme të vitit 2025 tregojnë se në pesë muajt e parë të vitit, Banka e Shqipërisë u ka revokuar licencat 45 zyrave të tjera të këmbimit valutor.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Mbështetur në informacionin e Bankës së Shqipërisë, tre qarqet me përqendrimin më të lartë të ZKV-ve janë Qarku i Tiranës (49.6%), i Fierit (9.31%), i Vlorës (8.51%) dhe i Durrësit (8.19%).

Banka e Shqipërisë vlerëson se në rastet kur, bazuar në studime të zhvillimeve të tregut, ajo do të gjykojë se në treg operon një numër i madh subjektesh që ushtrojnë veprimtari të caktuara financiare përtej kërkesave të tregut, mund të kufizojë përkohësisht licencimin e subjekteve të reja që kërkojnë të ushtrojnë këto veprimtari financiare.

“Nga ana tjetër, bazuar mbi nevojën e shpërndarjes gjeografike të shërbimeve financiare, do të nxiten subjektet që synojnë të fokusohen në zona që nuk kanë prani të bankave apo institucioneve të tjera financiare jobanka, siç janë zonat rurale dhe periferike, ku nevoja për shërbime të tilla si shërbimet e këmbimit valutor, etj., është më e madhe.

Pra, vlerësojmë se numri i subjekteve që veprojnë në tregun e këmbimeve valutore do të vijojë të analizohet në vazhdimësi nga Banka e Shqipërisë dhe, eventualisht, mund të ndërmerren masat e lartpërmendura, kufizuese apo stimuluese, sipas rastit”, – shprehet Banka e Shqipërisë.

 

BSH, 12 masa për ZKV-të vitin e kaluar

Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2024 u vendosën masa administrative (gjoba) për 12 zyra të këmbimit valutor dhe revokim licence për njërën prej tyre.

Mbështetur në prononcimin zyrtar të Bankës së Shqipërisë për “Monitor”, problematikat që hasen gjatë kontrollit në zyrat e këmbimit të parasë dhe që kanë natyrë të parandalimit të parasë dhe financimit të terrorizmit janë me tipologji të ndryshme.

Problematikat kryesore të listuara nga Banka e Shqipërisë janë:

– Mungesa e njohurive dhe moszbatimi i detyrimeve ligjore të përcaktuara në Ligjin Nr. 157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit” dhe në ligjin Nr. 72/2019, datë 17.10.2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë, si dhe ligjit nr. 9917, datë 19.05.2008 “Pёr Parandalimin e Pastrimit tё Parave dhe Financimin e Terrorizmit”, si dhe akteve nënligjore për PPP/PFT.

– Moszbatimi i vigjilencës së duhur për rastet e transaksioneve të parashikuara në nenin 4, germa “b” dhe “c” të Ligjit nr.9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit tё parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

– Mosraportimi në Bankën e Shqipërisë, në përputhje me kërkesat e nenit 19 të rregullores nr. 31, datë 06.06.2007 “Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”, ndryshuar.

– Mosplotësimi i sistemit të centralizuar me të gjitha të dhënat sipas aneksit IV të Udhëzimit nr. 28, datë 31.12.2012 të ministrit të Financave, në përputhje me pikën 1, shkronja “c”, të nenit 11 të Ligjit nr.9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit tё parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

– Mosmbajtja e evidencave për verifikimet e kryera për klientët e regjistruar në bazën e të dhënave me listat “person i shpallur” dhe listën e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Lidhur me sistemin e rregullimit dhe të kontrollit të tyre, Banka e Shqipërisë sqaron se ZKV-të janë të detyruara që të pajisin klientin me faturë për çdo transaksion këmbimi valutor, si dhe të dokumentojnë transaksionin duke ruajtur një kopje të faturës dhe duke e regjistruar atë.

Banka e Shqipërisë kryen inspektime periodike pranë ZKV-ve me fokus përmbushjen e kërkesave të sipërpërmendura dhe detyrimeve në lidhje me vigjilencën e duhur dhe të zgjeruar, përfshi edhe raportimet e transaksioneve cash pranë autoritetit përgjegjës, të parashikuara sipas ligjit.

“Në rast të konstatimit të problematikave në lidhje me identifikimin e klientëve, Banka e Shqipërisë, sipas parashikimit të nenit 20, të rregullores 31/2007 ‘Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor’, version i integruar, aplikon masë administrative dhe në rast se konstatohen se shkeljet janë të përsëritura, Banka revokon licencën e Subjektit sipas parashikimeve ligjore.

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Financiare, ka organizuar trajnime me qëllim rritjen dhe forcimin e njohurive mbi detyrimet ligjore për parandalimin e pastrimit të parasë dhe financimit të terrorizmit, si dhe pasojat në rast mosrespektimi të kërkesave ligjore dhe rregullatore”, – shprehet Banka e Shqipërisë.

 

Agjencia e Inteligjencës, 24 masa ndaj ZKV-ve në pesë vitet e fundit

“Monitor” kërkoi një prononcim nga Agjencia e Inteligjencës Financiare, lidhur me projektrregulloren e re, problematikat e evidentuara në aktivitetin e zyrave të këmbimit valutor dhe sugjerimet e këtij institucioni për përmirësime të mundshme të kuadrit që rregullon aktivitetin e këtyre institucioneve.

Në përgjigje, drejtuesi i AIF sugjeroi që për problematikat në aktivitetin e ZKV-ve t’i referohemi raportit të fundit vjetor të këtij institucioni.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Inteligjencës Financiare të cituara në raportin vjetor 2024, vitin e kaluar, zyrat e këmbimit valutor raportuan gjithsej vetëm 19 transaksione të dyshimta pranë këtij institucioni. Numri i transaksioneve të raportuara pësoi rënie me 41% krahasuar me një vit më parë.

Në pesë vitet e fundit, numri total i rasteve të raportuara nga ZKV-të është gjithsej 68. Numrat e raportimeve janë shumë të vogla, nëse i krahasojmë me bankat, institucionet financiare të transfertave të parave apo edhe noterët.

Për shembull, vitin e kaluar, bankat tregtare raportuan 718 transaksione të dyshimta, shoqëritë e transfertave 365 transaksione, ndërsa noterët, 413 transaksione.

Gjithnjë sipas AIF, vitin e kaluar u evidentuan katër kundërvajtje administrative mes Zyrave të Këmbimit Valutor të inspektuara. Për këto kundërvajtje, u ndërmorën dy masa administrative me gjobë, në vlerën totale 1 milion lekë dhe dy masa të tjera me paralajmërim.

Në pesë vitet e fundit, AIF ka vendosur gjithsej 24 masa me gjoba ndaj Zyrave të Këmbimit Valutor, për një shumë totale prej 10.9 milionë lekësh. Viti më problematik për këto institucione financiare ishte 2023, kur AIF vendosi 11 gjoba, për një shumë totale prej 5.6 milionë lekësh.

Lidhur me projektrregulloren e re dhe me problematikat e tregut të zyrave të këmbimit valutor, “Monitor” kërkoi një prononcim edhe nga operatorët e rëndësishëm të tregut.Megjithatë, ata u shprehën se qëndrimet e tyre lidhur me projektrregulloren kanë vendosur t’i adresojnë zyrtarisht te Banka e Shqipërisë, nëpërmjet Shoqatës së Këmbimit Valutor.

Në këtë fazë të diskutimeve, shoqata përfaqësuese e këtyre subjekteve ka vendosur të mos shprehet publikisht lidhur me qëndrimet e saj.

 

 

Vlerësimi i MONEYVAL, i përmirësuar

Në tetor të vitit 2023, Shqipëria doli zyrtarisht nga e ashtuquajtura “lista gri” apo statusi i monitorimit të shtuar për pastrimin e parave.

Ndërkohë, raporti i fundit i MONEYVAL (Komitet ekspertësh i Këshillit të Europës për vlerësimin e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit) për Shqipërinë i takon qershorit të vitit 2023 dhe në të vlerësohej se Shqipëria ka përmirësuar masat e saj për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit (AML/CFT).

Raporti vinte në dukje se Shqipëria ka përmirësuar përputhshmërinë e saj me Rekomandimet 25 të Task Forcës së Veprimit Financiar, të lidhur me transparencën dhe pronarët përfitues, si dhe rekomandimin 28, për rregullimin dhe mbikëqyrjen e bizneseve dhe profesioneve të caktuara jashtë sektorit financiar.

Vendi është rivlerësuar për këto dy rekomandime nga “pjesërisht në përputhje” në “gjerësisht në përputhje”.

Që nga qershori 2022, Shqipëria ndërmori masa shtesë, të cilat adresuan mangësi të rëndësishme në lidhje me administratorët që u nënshtrohen kërkesave të AML/CFT (parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit) dhe thjeshtuan aksesin në informacionin e pronësisë përfituese për autoritetet kompetente.

Sipas raportit, gjithashtu Shqipëria përmirësoi masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme. Autoriteti licencues për noterët tani ka të drejtë të revokojë licencat për shkelje të legjislacionit AML/CFT.

Shqipëria gjithashtu miratoi rregulla mbikëqyrjeje të bazuar në risk mbi agjentët e pasurive të paluajtshme.

Duke ju referuar raportit të plotë, rekomandimet e ngelura të MONEYVAL janë të lidhura kryesisht me aktivitetin e profesioneve jashtë sektorit financiar, si agjentët e pasurive të paluajtshme, noterët apo avokatët.

Problematikat lidhen kryesisht me nevojën për detajim të kuadrit raportues dhe mbikëqyrës për këto profesione. Ndërkohë, raporti i fundit nuk përmban vërejtje apo rekomandime lidhur me Zyrat e Këmbimit Valutor.

Raportimi i radhës së Shqipërisë pranë MONEYVAL pritet të bëhet brenda këtij viti.

 

 

The post Shtrëngimi për zyrat e këmbimit valutor appeared first on Revista Monitor.

Komuna e Prishtinës merr masa ndaj parkingjeve private pa leje

11 July 2025 at 19:56

Komuna e Prishtinës njofton se për shkak të numrit të madh të parkingjeve private pa leje, sidomos ato me qasje direkte në rrugë kryesore, udhëkryqe apo zona të gjelbra, ka ndërmarrë disa masa për vendosje të rregullit.

Sipas njoftimit, çdo parking privat duhet të aplikojë për leje, e cila do të jetë e përkohshme, deri në miratimin e Planit të ri të Mobilitetit, i cili do të përcaktojë standardet dhe lokacionet e lejuara për parking.

Sipas Komunës së Prishtinës, në kuadër të këtyre masave të ndërmarra nuk do të lejohen të operojnë ato parkingje të cilat kanë qasje direkte në rrugë kryesore apo udhëkryqe – që pengon qarkullimin dhe ato parkingje që janë të vendosura në hapësira të gjelbra dhe hapësira publike.

“Qëllimi: më shumë rend, siguri dhe mbrojtje të hapësirave publike e mjedisit.Ftojmë të gjithë operatorët të bashkëpunojnë që të aplikojnë për leje dhe të ndjekin procedurat në fuqi’- thuhet në njoftimin e Komunës të lëshuar më 11.07.2025.

The post Komuna e Prishtinës merr masa ndaj parkingjeve private pa leje appeared first on Telegrafi.

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

6 July 2025 at 17:25

Një tjetër rast falsifikimi dokumentesh është konstatuar nga institucionet shtetërore pas denoncimeve të bëra nga qytetarët ndaj “Raiffeisen Bank”. Qytetarët K. Ç. dhe L. Ç, burrë e grua janë denoncuesit e këtij rasti që ekspertiza e policisë shkencore e ka provuar si rast falsifikimi. Konkretisht në ngjarjen e publikuar nga Lajmi i fundit, kredia ishte […]

The post Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku appeared first on BoldNews.al.

Aktvendimi i fundit i Komerciales, OEK me thirrje ndaj ZRrE-së për pezullim të vendimit për të gjitha bizneset

4 July 2025 at 16:46

Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se aktvendimi i fundit nga Gjykata Komerciale që pezullon vendimin e ZRrE-së për daljen në treg të lirë të energjisë për një anëtar të Odës duhet të shërbejë si argument i fortë për ZRrE-në që të rishqyrtojë tërësisht dhe të pezullojë vendimin për të gjitha bizneset.

OEK i bën thirrje ZRrE-së që siç thonë “pa emocione, në mënyrë profesionale dhe transparente, të shfuqizojë vendimin për daljen e bizneseve në mënyrë të dhunshme në tregun e lirë të energjisë”.

“Gjithashtu ju njoftojmë se të hënën, përmes Shoqërisë së Avokatëve “Sejdiu & Qerkini”, do të publikohen edhe pesë aktvendime të tjera të cilat po ashtu kanë aprovuar kërkesat e bizneseve për pezullimin e vendimit të ZRrE”.

Oda Ekonomike e Kosovës thekson më tej se mbetet e përkushtuar në mbështetjen ligjore të bizneseve dhe do të vazhdojë me ngritjen e padive përmes bashkëpunëtorëve të saj ligjorë dhe zyrës së juristëve të themeluar brenda OEK.

The post Aktvendimi i fundit i Komerciales, OEK me thirrje ndaj ZRrE-së për pezullim të vendimit për të gjitha bizneset appeared first on Telegrafi.

Vizitoni shtandin e Telegrafit në Expo Real 2025 – Zbuloni të rejat dhe platformat promovuese për rritjen e biznesit

By: Telegrafi
4 July 2025 at 16:34

Në një hap të rëndësishëm për industrinë e ndërtimit, përshtatjes së infrastrukturës, kërkesave dhe inovacionet mbrenda kësaj industrie, Telegrafi ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në panairin Expo Real 2025

Ky ngjarje, e cila do të mbahet më 25, 26 dhe 27 korrik në Prishtina Mall, paraqet një mundësi strategjike për kompanitë dhe partnerët që të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi dhe të njohin produktet e reja promovuese mediale që Telegrafi ka përgatitur për industrinë.

@telegrafiVizitoni shtandin e Telegrafit në Expo Real 2025: Zbuloni të rejat dhe platformat promovuese për rritjen e biznesit! #Telegrafi #ExpoReal2025 #Kosova #Prishtina♬ original sound – Telegrafi.com

Telegrafi do të jetë e pranishme në shtandin nr. 3, ku do të prezantojë një gamë shërbimesh të fuqishme të dizajnuara për të përmirësuar dhe optimizuar fushatat e marketingut në industrinë e ndërtimit.

Me fokus në rritjen e ndërgjegjësimit të kompanisë, krijimit të imazhit publik dhe nxitjen e shitjeve, Telegrafi synon të ndërtojë ura bashkëpunimi mes kompanive dhe klientëve të tyre të synuar.

Nëpërmjet shërbimeve të integruara me teknologjitë e fundit si reklamat dixhitale, me modulet në portal dhe rrjete sociale, artikujt e sponsorizuar, promo artikujt dhe shërbimet vizuale tërheqëse si BizVideo dhe video produksioni, Telegrafi ofron një platformë të fuqishme dhe disa kanale për komunikim efektiv dhe tërheqës me klientët.

Një tjetër risi është shërbimi virtual 360°, i cili mundëson prezantimin adekuat të hapësirave dhe projekteve, në një version të shëtitjes virtuale.

Shërbimet e tilla, inkurajojnë kompanitë të forcojnë besimin dhe identitetin e tyre përmes strategjive të mirë-menduara të marketingut.

Panairi Expo Real 2025 pritet të jetë vend-takimi për të diskutuar, ndaj Telegrafi fton të gjithë partnerët dhe kompanitë e interesuara që t’i bashkohen në këtë event dhe të shohin nga afër se si mund të ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve të tyre të marketingut.

EXPO REAL Kosova 2025, po organizohet për here të parë në Kosovë ku do të prezantohen: Projekte ndërtimi,  agjenci të patundshmërive,  prodhues dhe distributorë të materialeve ndërtimore, zyre projektuese dhe dizajn interieri, zgjidhje teknologjike dhe inovacione në sektorin e ndërtimit.

 

 

The post Vizitoni shtandin e Telegrafit në Expo Real 2025 – Zbuloni të rejat dhe platformat promovuese për rritjen e biznesit appeared first on Telegrafi.

Ligji i ri njeh të drejtat e konsumatorëve shqiptarë/ Çmime të afishuara për çdo produkt që shitet fizikisht apo online!

3 July 2025 at 10:49

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët nuk do të përballen më me pikëpyetje mbi çmimet e produkteve dhe shërbimeve që ata blejnë.

Projektligji i ri i ministrisë së Ekonomisë vendos detyrim për çdo biznes afishimin e çmimeve në paketim sipas sasisë, por edhe për njësi, shprehur vetëm në lekë. Nëse shërbimi përbëhet nga disa pjesë të ndryshme e të veçanta, jepen çmimi i secilës prej tyre dhe çmimi përfundimtar. Nëse në çastin e lidhjes së kontratës nuk është dhënë ende çmimi përfundimtar, ofruesi i shërbimit është i detyruar të tregojë metodën e përllogaritjes së tij.

Duke përfshirë edhe tregtinë online, projektligji detyron shitësit të japin çdo informacion mbi produktin, nga prodhimi, riparimi, rezistenca, qëndrueshmërinë dhe të të drejtat e anulimit apo kthimit.

Drafti adreson edhe praktikat e ndaluara të tregtisë që njihen si praktika tregtare agresive, ku bëjnë pjesë edhe telefonatat apo mesazhet telefonike, elektronike kundrejt klientit, përveç rasteve që lidhen me detyrimet kontraktore. Praktikë agresive quhen edhe reklamat që i drejtohen fëmijëve për të blerë apo për të bindur prindërit e tyre të bëjnë një blerje.

Konsumatori ka 14 ditë kohë të heqë dorë nga një kontratë blerje, por në rast se shitësit nuk e ofrojnë këtë informacion, konsumatorit i jepen 12 muaj kohë për të hequr dorë. Tregtari i rimburson të gjitha pagesat e marra nga konsumatori, duke përfshirë, nëse është rasti, kostot e dorëzimit.

Në varësi të shkeljeve, gjobat për subjektet tregtare nisin nga 100 mijë lekë deri në 200 mln lekë.

The post Ligji i ri njeh të drejtat e konsumatorëve shqiptarë/ Çmime të afishuara për çdo produkt që shitet fizikisht apo online! appeared first on Gazeta Si.

Zjarri në zemër të Lindjes së Mesme, po ‘përvëlon’ edhe Shqipërinë

1 July 2025 at 12:05

Nga Gazeta ‘SI’ – Në mes të sezonit veror, agjencitë turistike po përballen me anullime të kontratave dhe frikën për një rritje të papritur të kostove përshkak të luftës sulmeve Iran-Izrael.

Eksperti i turizmit, Riges Beqiri, i angazhuar dhe me guidat turistike tregon për Gazetasi.al se Shqipëria është prekur nga shumë kontrata turistike të anulluara, por thekson se është ende herët për të raportuar shifra.

Beqiri thotë se një rritje e çmimit të naftës do të godiste më tej sektorin e turizmit, duke rritur kostot për operatorët dhe duke ulur fitimet.

“Ka shumë kontrata të anulluara, si nga agjencitë që raportojnë edhe nga shërbimet si makinat me qira. Operatorët po mbajnë me ditë shtesë shumë prej vizitorëve izraelitë, sepse është e pamundur të kthehen në vendin e tyre. Një impakt edhe më të fortë do ta jepte shtrenjtimi i naftës, që do të thotë rritje e çmimit të transportit, por ndërkohë paketat janë mbyllur me çmime fikse”, shpjegon eksperti.

Eksperti i turizmit, Riges Beqiri,

Ai shpjegon se sektori i turizmit në Shqipëri po maturohet me një rritje më të ngadaltë, por me një përhapje gjeografike më të madhe.

“Vitet e fundit, trendi rritës është më i ulët, kështu pritet edhe për 2025-n, por kjo tregon se tregu po fillon të maturohet, po shkojmë drejt mbushjes se kapaciteteve. Kemi turistë nga Europa, Azia, Amerika dhe Afrika. Ardhja e tyre lidhet shumë me fluturimet direkte dhe dominojnë ata nag Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Franca dhe Italia, të cilët kanë zgjatur sezonin turistik dhe në pranverë e vjeshtë”.

Shifrat e INSTAT, të paktën për muajt e parë të vitit 2025, tregojnë për një rritje me rreth 8% të turistëve nga Italia, por një rënie të spanjollëve -7.5% dhe polakëve -8.6%. Në rënie janë edhe vizitorët nga Kosova, tashmë me mundësi udhëtimi në zonën Shengen, -6.9%, por mbeten grupi kryesor i turistëve në Shqipëri.

Ekspertja Flora Xhemani Baba parashikon një sezon të ngjashëm si ai i një viti më parë.

“Sezoni 2025 do të jetë pak a shumë si ai i 2024-s, dhe pikat kulmore do të shënohen në Korrik-Gusht. Përderisa në infrastrukturë nuk ka ndryshime drastike, kam parasysh Aeroportin e Vlorës që nuk u hap, edhe konturet e fluksit do të jenë po ato, me një trajektore rritëse, ndoshta 10%”.

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba

Lidhur me tipologjinë e këtyre turistëve, Beqiri thotë se dominojnë të rinjtë, ata që synojnë destinacionet e reja dhe çmimet e lira.

“Turistët vazhdojnë të jenë ata që preferojnë detinacione të lira, mendohet dhe është një destinacon i lirë, si në akomodim edhe në transport e ushqim, janë realisht të lira krahasuar me fqinjët, Greqi e Kroaci. Kemi parë një trend të gjeneratës Gen Z, që e preferojnë për bukuri dhe kosto të ulët. Turistët vazhdojnë të shpenzojnë më pak, sepse është destaincion i lirë dhe ata bëjnë një buxhet, ku kombinojnë destiancionet e shtrenjta dhe të lira. Shqipëria mendohet akoma si destinacion i lirë. Në 2024-n krahasuar me 2023-shin kemi një ulje të shpenzimeve të turistëve, pra u rrit numri i vizitorëve por u ulën shpenzimet. Kaq ofrojmë për momentin, këto janë çmimet dhe shërbimet. Nuk më ka bërë kurrë përshtypje kjo pjesë, ata shpenzojnë sa i jep një vend.

Për “identikitin” e vizitorëve, Xhemani sqaron se nuk ka ndryshim, pasi operatorët shqiptarë fokusohen po në të njëjtat tregje. Ajo shprehet se këtë vit priteshin një “lloj” tjetër turistësh, izraelitet, por me gjasë nuk do të ndodhë.

“Tipologjitë dhe llojet e turistëve, “komandohen” nga ofertat e tregut dhe infrastruktura e transportit. Kompanitë që operojne në tregun shqiptar, nuk e kanë ndryshuar fokusin e tregjeve te tyre. Përveç Kosovës, dihet që turizmi “all inclusive” nga vjen nga Polonia, turizmi kulturor vjen nga Europa qendrore dhe perëndimore. Turizmi individual dhe ai i aventurës nga vendet gjermanike dhe nordike e kështu me radhë. Mund të kishim sivjet charterat e parë nga Izraeli por me situatën e re politike, nuk besoj se do të ndodhë”, thotë ekspertja e turizmit. 

The post Zjarri në zemër të Lindjes së Mesme, po ‘përvëlon’ edhe Shqipërinë appeared first on Gazeta Si.

Numri i bizneseve nga Kosova u rrit përsëri në 2024, arriti shifrën më të lartë deri më sot

26 June 2025 at 10:00

Numri i bizneseve nga Kosova në Shqipëri u rrit për të dytin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më të lartë deri më sot.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në fund të vitit të kaluar në Shqipëri vepronin 582 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova, duke përfshirë edhe ato me kapital të përbashkët.

Numri i ndërmarrjeve me kapital nga Kosova është rritur me 12% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, në harkun e dekadës së fundit numri i këtyre bizneseve është rritur me 130%.

Në harkun e një dekade, pesha e ndërmarrjeve me kapital kosovar është rritur nga 5% në 8.3% të numrit total të bizneseve të huaja.

Nga 582 ndërmarrje me kapital nga Kosova, shumica e tyre, 458, janë të angazhuara në sektorin e shërbimeve, ndërsa 124 prej tyre kanë aktivitet në prodhimin e mallrave.

Numri i bizneseve dominohet nga ato mikro, me më pak se katër të punësuar, që përbëjnë më shumë se 82% (481 ndërmarrje) të numrit të përgjithshëm të tyre. Bizneset me 5-9 punonjës përbëjnë rreth 10% (48 ndërmarrje) ato me 10-49 të punësuar përbëjnë rreth 7% (43 ndërmarrje), ndërsa më pak se 2% e tyre (gjithsej 10 ndërmarrje) kanë më shumë se 50 të punësuar.

Rritja e pranisë së bizneseve nga Kosova konfirmohet paralelisht edhe nga ecuria e investimeve, që po shfaqin një tendencë të qartë në rritje gjatë viteve të fundit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024 investimet nga Kosova në Shqipëri arritën vlerën e 96 milionë eurove, me një rritje prej 32% krahasuar me të një vit më parë.

Deri në vitin 2020, flukset e investimeve direkte nga Kosova ishin në shifra relativisht modeste. Pas këtij viti, duket se ka një rritje të konsiderueshme, që është reflektuar qartë edhe në stokun total të investimeve direkte prej subjekteve me kapital nga Kosova.

Në fund të vitit 2024, stoku i investimeve nga Kosova raportohej në vlerën e 422 milionë eurove, në rritje me 37% krahasuar me vitin 2023.

Ecuria e investimeve nga Kosova pritet të rritet më tej edhe këtë vit. Kompania që zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë, Viva Fresh, ka njoftuar marrëveshjen për blerjen e Spar Albania, rrjeti i dytë më i madh i shitjeve me pakicë në Shqipëri.

Vlera e shitblerjes nuk është bërë publike, por vlerësohet se mund të arrijë shifrën e të paktën 50 milionë eurove dhe pritet të jetë investimi më i madh deri tani i një biznesi nga Kosova në Shqipëri. Ndërsa kompania tjetër nga Kosova, Inter Stock, ka njoftuar Autoritetin e Konkurrencës për themelimin e një shoqërie të përbashkët me grupin shqiptar AGNA, për shtrirjen e aktivitetit të saj në Shqipëri.

INTER STOCK është një shoqëri e regjistruar në Kosovë, me objekt kryesor aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e tekstileve, veshjeve dhe këpucëvem që në Kosovë vepron me emrin tregtar Numero Uno Store.

Burimi: INSTAT

The post Numri i bizneseve nga Kosova u rrit përsëri në 2024, arriti shifrën më të lartë deri më sot appeared first on Revista Monitor.

Bizneset e vogla, në rënie në 8 qarqe më 2024, prej tkurrjes së popullsisë

25 June 2025 at 23:01

Ekonomia e vendit është dukje ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana dhe Durrësi dhe tkurrje ne qarqet e tjera.

Numri i bizneseve me 1 deri në 4 punonjës në Shqipëri është rritur lehtë në vitin 2024 me vetëm 1% në krahasim me një vit më parë, por shpërndarja sipas qarqeve ishte me rënie në shumicën e tyre në sinkron më lëvizjet e popullsisë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT nga 12 qarqe të vendit në 8 prej tyre numri i bizneseve me 1–4 punonjës ka shënuar rënie. Reduktimi në 2024 ishte më i theksuar në Korçë me 312 biznese më pak ose −5.21% në raport me 2023. Pas saj vijnë Elbasani me minus 302 biznese ose −4.07% dhe Gjirokastra me minus 48 biznese ose me rënie 2%.

Qarqet si Shkodra, Dibra, Berati, Fieri dhe Kukësi shënuan ulje të lehta që variojnë nga −0.55% deri në −1%.

Kryeqyteti vijon të jetë epiqendra e aktivitetit ekonomik. Tirana ka shtuar 1,489 biznese të vogla brenda një viti, duke shënuar një rritje vjetore prej 2.81%. Ky është kontributi më i madh në rritjen kombëtare dhe tregon një përqendrim të vazhdueshëm të zhvillimit ekonomik dhe sipërmarrjes në zonën metropolitane.

Edhe Durrësi dhe Vlora shënojnë rritje. Durrësi ka regjistruar 286 biznese më shumë (+2.46%), ndërsa Vlora 152 më shumë (+1.55%). Këto të dhëna përforcojnë tendencën e zhvillimit ekonomik nga turizmi në zonat bregdetare.

Lëvizjet e brendshme të popullsisë dhe emigrimi jashtë vendit po pakësojnë bazën e konsumatorëve dhe fuqinë punëtore në qarqet më pak të zhvilluara.

Bizneset e vogla 1–4 punonjës janë një tregues i rëndësishëm i vitalitetit të ekonomik dhe social në komunitete, pasi ato janë kryesisht familjare dhe të lidhura ngushtë me kërkesën lokale. Kur këto biznese rriten, zakonisht ka rritje të konsumit lokal, rritje popullsie dhe optimizëm ekonomik, e kundërta ndodh kur pakësohen pasi zakonisht ka tkurrje demografike, rënie te aktivitet ekonomik pasivitet ekonomik dhe varfërim social.

Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana dhe Durrësi janë të vetmet që kanë shënuar rritje të ndjeshme të popullsisë përmes migrimit të brendshëm, duke tërhequr pjesën aktive nga qarqet si Dibra, Kukësi, Gjirokastra apo Elbasani. Kjo rritje e popullsisë urbane ndikon drejtpërdrejt në kërkesën për shërbime, dhe rritjen e nevojës për biznese të vogla në fushat si gastronomia, transporti, teknologjia dhe shërbimet për qytetarët./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Bizneset e vogla, në rënie në 8 qarqe më 2024, prej tkurrjes së popullsisë appeared first on Revista Monitor.

Media greke: Ishulli i Sazanit iu dha familjes Trump për të kufizuar ndikim rus dhe kinez në Ballkan

25 June 2025 at 11:26

Dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, bashkëshorti i Ivankës, vajzës së tij të madhe. Kushner nëpërmjet kompanisë së tij Affinity Partners, ka njoftuar krijimin e një resorti turistik luksoz në ishullin e e pabanuar të Sazanit. Vendimi, natyrisht, ka shkaktuar tashmë emocione dhe reagime.

Sazani iu dha nga Greqia Shqipërisë në vitin 1914 me ligj (vetëm me dy nene), nga Parlamenti Grek. Më pas u bë një ishull i militarizuar i vendosur në hyrje të Gjirit të Vlorës, në një pozicion strategjik në Detin Jon, përballë Italisë. Gjatë Luftës së Ftohtë, ishulli ishte një bazë detare e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe ishte plotësisht i mbyllur për publikun. Pas rënies së regjimit, ai u braktis, duke mbetur në thelb “i ngrirë”, me instalime ushtarake të rrënuara dhe natyrisht, zero shfrytëzim turistik.

Një destinacion luksoz

Kushner, i impresionuar nga bukuria natyrore e ishullit dhe potenciali i “paprekur”, po planifikon ta transformojë atë në një resort luksoz. Plani parashikon krijimin e një eko-resort, rezidencash, hotelesh, restorantesh, një marine dhe ambientesh për sporte ujore. Në të njëjtën kohë, një pjesë e strukturave ushtarake do të restaurohet duke krijuar një lloj “muzeu”. 

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama e ka përshkruar investimin si “strategjik”. Dhe ka arsyet e veta për këtë. Nga njëra anë, vetëm në këtë mënyrë mund ta “deklasifikojë” zonën dhe ta shndërrojë nga ushtarake në turistike. Nga ana tjetër, sepse pret bashkëpunim ekonomik me familjen Trump për të promovuar interesa të tjera.

Pra, i dha një kontratë qiraje 99-vjeçare kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, e cila është e lidhur me Affinity. Sipas burimeve qeveritare, projekti pritet të krijojë mbi 1,000 vende pune, të rrisë PBB-në e turizmit dhe ta vendosë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të investimeve. Logjika e Kushnerit është të tërheqë jet-setin ndërkombëtar, duke u ofruar atyre një ishull pothuajse privat, ku ata mund të kalojnë ditët e tyre pa shqetësime, larg syve kureshtarë.

Megjithatë, nuk mungojnë interpretimet gjeopolitike. Analistët vërejnë se prania e një kompanie të lidhur drejtpërdrejt me rrethin e ngushtë familjar të Trump forcon marrëdhëniet Tiranë-Uashington, veçanërisht që nga rizgjedhja e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ka gjithashtu raportime se projekti synon të parandalojë hyrjen e kapitalit rus ose kinez në rajonin e ndjeshëm të Jonit jugor.

Për analistë të tjerë, ky investim mund të luajë edhe rolin e një prove gjenerale. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Donald Trump e ka vënë seriozisht në tryezë transformimin e të gjithë Rripit të Gazës në një vendpushim turistik. Nëse investimi në Sazan ka sukses, kjo mund të jetë një tjetër garanci për efektivitetin e Trump në këtë lloj biznesi.

Sigurisht, ka kundërshtime. Sazani ndodhet brenda Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, një zonë e mbrojtur me biodiversitet të pasur, ekosisteme tropikale dhe specie endemike. Grupet mjedisore kanë shprehur tashmë shqetësime në lidhje me ndikimin e investimit në mjedis dhe qëndrueshmërinë e zonës. Ata theksojnë se nuk është kryer një Studim gjithëpërfshirës i Ndikimit

Mjedisor, ndërsa mbeten pyetje se si kompania do t’i menaxhojë mbetjet e vjetra ushtarake, të cilat mund të përfshijnë edhe eksplozivë të padepërtuar.

Në deklaratat e tij, Kushner pohoi se qasja e tij është e ndjeshme ndaj mjedisit dhe se qëllimi i tij është të ruajë dhe nxjerrë në pah bukurinë natyrore të ishullit. Megjithatë, ai e gjen veten përballë organizatave të tilla si organizata aktiviste EcoAlbania, të cilat tashmë po raportojnë se marka “Trump” në Shqipëri mund të bëhet sinonim i mbishfrytëzimit.

Ishulli Trump

Investimi ka marrë tashmë një kuptim simbolik për vendasit, të cilët tani e quajnë Sazanin “Ishulli i Trumpëve”, megjithëse Donald Trump nuk është i përfshirë zyrtarisht në kompani. Në nivel lokal, shumë shqiptarë shpresojnë që investimi do t’ua ndryshojë rrënjësisht jetën, duke krijuar vende pune dhe duke përmirësuar infrastrukturën, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar për ndryshimin e karakterit të zonës. Disa media në vendin fqinj shprehin frikën se do të ketë edhe një ndryshim në popullsi, me fluksin e qytetarëve amerikanë, por edhe të të huajve që do të punojnë në zonë.

Pavarësisht njoftimeve ambicioze, projekti është ende në fazat e tij të hershme. Ai paraprihet nga procedurat për pastrimin e tokës nga eksplozivët e vjetër, përgatitjen e studimeve dhe negocimin me organet lokale. Nëse Sassona do të transformohet përfundimisht në një destinacion të ri me vlerë të lartë turistike apo do të evoluojë në një tjetër ëndërr të papërfunduar mesdhetare, kjo do të shihet së shpejti. Megjithatë, vullneti i familjes Trump për të investuar në lagjen tonë është më se i dukshëm./NewMoney

The post Media greke: Ishulli i Sazanit iu dha familjes Trump për të kufizuar ndikim rus dhe kinez në Ballkan appeared first on Gazeta Si.

Paralajmërohet rritje tjetër e çmimeve të derivateve dhe jo vetëm

23 June 2025 at 19:44

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje, si pasojë e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, që kanë krijuar frikë për krizë globale të furnizimit. Aktualisht, Kosova vlerësohet të ketë ndër çmimet më të ulëta në rajon, por rreziku për shtrenjtim të mëtejmë mbetet real.

Sipas ekspertëve, kjo rritje do të ndikojë direkt në jetën e qytetarëve, duke thelluar varfërinë dhe përkeqësuar fuqinë blerëse.

Thellimi i krizës në Lindje e Mesme, veçanërisht lufta ndërmjet Izraelit e Iranit, shtet ky që ka disa nga rezervat më të mëdha të naftës në botë, ka bërë që çmimi i këtij derivati të shtrenjtohet edhe në Kosovë.

Çmimet veçse janë ngritur në shumicën e pompave, deri në 1 euro e 32 cent. Por, ka frikë për një rritje të re çmimesh.
Këtë e konfirmojnë edhe nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

“Në këtë krizë globale të derivateve të naftës, qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmime më të lira të naftës në rajon. Çmimet e naftës po rriten për shkak të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit. Kjo po shkakton frikë për ndërprerje të mundshme të furnizimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve. Irani prodhon një pjesë të madhe të naftës në botë dhe kontrollon Ngushticën e Hormuzit – një pikë strategjike ku kalon rreth 20% e naftës botërore. Çdo përshkallëzim i kësaj situate do të ndikojë në rritjen e çmimeve, ndërsa një marrëveshje paqeje, e ndërmjetësuar nga SHBA, mund ta stabilizojë tregun. Edhe Kosova, si importuese e madhe e naftës, ndikohet nga këto zhvillime gjeopolitike”, deklaroi Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve.

Çmimet aktuale në Kosovë janë:
• Dizel: 1.22€ – 1.32€
• Benzinë: 1.21€ – 1.31€

Qytetarët tanë nuk kanë nevojë për panik, sepse janë duke u furnizuar me çmimet më të ulëta në rajon, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka akcizë më të ulët për rreth 20 cent.

Kosova renditet e dyta për nga çmimet më të ulëta të derivateve në rajon, menjëherë pas Maqedonisë së Veriut.

Në rast të ndonjë sulmi ndaj Iranit nga SHBA, ka gjasa reale që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme dhe të përballemi me një krizë globale të naftës.
Por, sipas njohësve të ekonomisë, kjo rritje ka për të pasur efekte zinxhiror duke shkaktuar ngritjen e çmimeve, edhe për produkte të tjera.

“Kosova është bërë shtet i njerëzve të varfur të udhëhequr nga njerzit e pasur dhe ka trende të rritjes të çmimeve. Çmimet rriten shpejtë por kurrë nuk bien në stadin fillestar. Fakti që jemi shtet i varur nga importi, Kosova është shnëdrru në një shtet të varfër të njerëzve të pasur. Do të ketë konotacion negativ edhe në shportat e qytetarëve. Ata ç’ka e ke ble në të kaluarën me 40% të pagës minimale sot s’mundesh me 80 përqind dhe kjo do të ndikojë më varfërinë e mëtejme. Do rritet çmimi i transportit”, deklaroi ekonomisti Safet Gërxhaliu.

Sipas Shoqatës së naftëtarëve, Kosova renditet e dyta për nga çmimet më të ulëta të derivateve në rajon, menjëherë pas Maqedonisë së Veriut.

The post Paralajmërohet rritje tjetër e çmimeve të derivateve dhe jo vetëm appeared first on Telegrafi.

Nga 1 korriku, një kafe në Kosovë mund të kushtojë tri euro

21 June 2025 at 16:38

Afaristi Ragip Mustafa ka ngritur alarmin se pas 1 korrikut Kosova do të pësojë një çrregullim ekonomik si pasojë e liberalizimit të tregut energjetik.

Mustafa tha për RTV21 se nga tregu i hapur energjetik do ta pësojnë më së shumti qytetarët në Kosovë të cilët pas 1 korrikut do të paguajnë çdo produkt më shtrenjtë se që është aktualisht.

“Këtu nuk po tregohet se rritja nuk do të bëhet veç për bizneset sepse kjo rritje e çmimit të rrymës do t’i prekë të gjithë qytetarët, ata do të paguajnë shportën e konsumit shumë më shtrenjtë se që po paguajnë aktualisht. Çmimet veç se kanë fillu të rriten, si të vjen tash fatura e fundit shembull po e marr edhe në byfe këtu e ke pas një kafe 50 centë tash e paguan 1 euro, pas 1 korrikut rrezikon të shkojë deri në 3 euro e ku mbesin pastaj gjërat e tjera”, tha Mustafa.

Në kundërshtim të vendimit të ZRRE-së, odat ekonomike në Kosovë organizuan dy protesta por nuk pati reagim nga Qeveria në detyrë, përveç akuzave ndaj odave.

Kryeministri në detyrë, Kurti kërcënoi bizneset se barrikadat nuk do të lejohen.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini, thotë se pavarësisht deklaratave qeveritare protestat nuk do të ndalen.

“Tashmë 2-3 biznese veç se janë mbyllë, pas 1 korrikut të gjitha bizneset do t’i pranojnë faturat 3 fish më të shtrenjta gjë që jo e vështirëson por e rrezikon seriozisht biznesin”, tha Shahini.

Liberalizimi i tregut energjetik është kërkesë e BE-së, ndërkohë vendet e ballkanit perëndimor ka kohë që e kanë bërë një tranzicion të tillë energjetik.
Afaristi, Ragip Mustafa, kompania e të cilit ka investime në Shqipëri, foli për përvojën e tij atje, duke thënë se ai së bashku me afaristë të tjerë janë duke menduar seriozisht t’i largojnë investimet e tyre nga Kosova.

“Atje minimum 3 ose 4 vjet është i hapur tregu, por janë disa kompani minimumi 5 ose 6. Ndërsa këtu u kriju monopol dhe një kompani e vetme ta shet rrymën sa të donë. Unë në Shqipëri kam investu dhe do të investojë prape. Edhe tash pas konsultave me 5-6 kolegë deri tash vetëm se kemi fillu të tërhiqemi nga Kosova. Është e vështirë ka pengesa të mëdha edhe veç se i kemi nisë investimet tona në Shqipëri, Greqi, Gjermani”, deklaroi Mustafa.

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se liberalizimi i tregut energjetik po ndodhë në një kohë kur sektori privat ka nevojë më së shumti për ndihmën e shtetit.

“Kjo po ndodhë në një kohë kur kemi kriza të ndryshme ndërkombëtare, në një kohë kur çmimi i transportit të energjisë është më i lartë se vet energjia. Në një kohë kur shtetet fqinje po e përdorin diplomacionë ekonomike duke ofruar pako të ndryshme bizneseve tona”, tha Gërxhaliu.

Përveç vendimit për liberalizimin e tregut energjetik, pasojat e së cilit pritet të shihen pas 1 korrikut, bizneset në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen edhe me mungesën e fuqisë punëtore, veçanërisht pas liberalizimit të vizave.

The post Nga 1 korriku, një kafe në Kosovë mund të kushtojë tri euro appeared first on Telegrafi.

Pagat referencë në turizëm mund të rrisin çmimet. Në 2008-n, Kushtetuesja e rrëzoi një vendim të ngjashëm

20 June 2025 at 12:59

Nga Gazeta ‘SI’ – Pagat referencë për të punësuarit në turizëm, të vendosura nga qeveria, janë pritur me kritika nga ekspertët fiskalë.

Udhëzimi parashikohet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në kostot e bizneseve, çmimet që u ofrohen qytetarëve dhe në tregun sezonal të punësimit.

Në një analizë, ekspertët e qendrës ALTAX, shpjegojnë se bizneset e vogla janë të detyruara të rihsikojnë marrëveshjet e punësimit për t’ju shmangur penaliteteve duke sjellë rritje të kostove operative, zvogëlim të përkohshëm të marzheve të fitimit; shtyrje të kontraktimeve ose formalizimit të punonjësve sezonalë.

Të detyruar për të deklaruar paga më të larta, bizneset përballen me dilemën e çmimeve dhe rentabilitetit. Në rastet kur nuk mund të ruajnë marzhet, rritja e kostove të punës do të transferohet në rritje çmimesh për konsumatorin, veçanërisht në segmente si hoteleria dhe restorantet në zonat me kërkesë të lartë. Kjo krijon: presione inflacioniste në sektorë të caktuar të shërbimeve; shtim të informalitetit alternativ (si pagesa në të zezë të diferencës mbi pagën e deklaruar).

Ekspertët analizojnë se ndryshimi i ri, edhe pse jo ligjor po ndikon mënyrën se si punëtorët negociojnë kontratat dhe si punëdhënësit strukturojnë marrëdhëniet e punës. Rritet rreziku që në mungesë të kapaciteteve financiare për t’iu përgjigjur nivelit indikativ, disa punëdhënës të shmangin deklarimet fare, duke e çuar në efekt të kundërt nga qëllimi fillestar.

Udhëzimi nuk llogarit diferencat sezonale dhe gjeografike të bizneseve. P.sh referenca nuk mund të jetë e njëjtë për një kamarier apo pastrues në Theth, Tiranë dhe Himarë.

ALTAX rikujton një vendim të qeverisë në 2008-n, kur u vendos një pagë referuese për tatimin e profesionistëve të lirë dhe të vetëpunësuarëve. VKM-ja u hodh poshtë nga gjykata Kushtetuese dhe Administrative si cënim i të drejtave ekonomike dhe barazisë në taksim.

Ekspertët shqetësohen për përsëritje të precedentit të 2008-s që do të kërcënonte sistemin tatimor dhe klimën e biznesit.

The post Pagat referencë në turizëm mund të rrisin çmimet. Në 2008-n, Kushtetuesja e rrëzoi një vendim të ngjashëm appeared first on Gazeta Si.

Për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore bizneset do njoftohen edhe nga e-Albania

19 June 2025 at 23:00

Bizneseve, njoftimet për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore përveç komunikimit me postë pritet t’u bëhen edhe përmes e-Albania.

Bashkia e Tiranës ka propozuar shtimin e një neni të ri në vendimin e Këshillit Bashkiak që rregullon sistemin e taksave dhe tarifave vendore. Sipas këtij ndryshimi, bizneset do të njoftohen për detyrimet e tyre financiare ndaj bashkisë jo vetëm me postë, por edhe në mënyrë elektronike.

Shtimi i nenit të ri në vendimin “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” përcakton se njoftimet do të kryhen: nëpërmjet shërbimit postar; dhe/ose përmes rrugëve elektronike sipas ligjit për komunikimet elektronike; dhe/ose përmes portalit qeveritar e-Albania.

“Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore për dixhitalizimin dhe kalimin online të shërbimeve, propozohet që komunikimi me subjektet taksapagues të shtrihet edhe nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania, si platforma online më lehtësisht e përdorshme nga qytetarët dhe subjektet tregtarë.

Kjo mënyrë komunikimi propozohet të shtohet krahas komunikimit tradicional me postë, i cili do të vijojë të mbetet kanali kryesor i komunikimit me taksapaguesit e Tiranës në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative dhe legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Në muajin nëntor të 2024 në prag të festive të Nëntorit, sakaq një numër biznesesh në Tiranë ngritën shqetësime për bllokim të padrejtë të llogarive bankare nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, për shkak të mospagimit të një detyrimi shtesë të taksës së ndërtesës që lidhet me ndryshimet e hyrë në fuqi pas korrikut 2023.

Sipas bizneseve, bllokimet e llogarive u kryen pa njoftim të drejtpërdrejtë dhe në periudhë të ndjeshme, përpara festave të nëntorit.

Edhe kontabilistët që përfaqësonin këto subjekte pohuan se njoftimet nuk u shfaqen si mesazhe të drejtpërdrejta, por vetëm nëse përdoruesi kërkon manualisht në seksionin e taksave vendore të e-Albania./ D.Azo

The post Për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore bizneset do njoftohen edhe nga e-Albania appeared first on Revista Monitor.

❌
❌