Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Linjë e re ajrore mes Shqipërisë dhe Jordanisë

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Tirana International Airport vijon të zgjerohet si një nyjë e rëndësishme lidhëse mes Shqipërisë dhe destinacioneve ndërkombëtare, duke ofruar gjithnjë e më shumë mundësi për pasagjerët dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje.

Tirana International Airport mirëpriti sot fluturimin e parë të kompanisë “Jordan Aviation” nga Amani, duke shënuar nisjen e një linje të re ajrore mes Jordanisë dhe Shqipërisë.

Kjo lidhje e re ajrore hap një kapitull të ri bashkëpunimi dhe krijon mundësi të reja për udhëtime mes dy vendeve.

Linja lehtëson udhëtimet si për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Jordaninë dhe Lindjen e Mesme, ashtu edhe për turistët jordanezë që duan të zbulojnë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen tradicionale shqiptare.

1 nga 4

/a.gj//r.e//a.f/

The post Linjë e re ajrore mes Shqipërisë dhe Jordanisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Rreth 1 000 fluturime të anuluara, pas grevës së kontrollorëve të trafikut ajror

PARIS, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Greva e kontrollorëve të trafikut ajror rezultoi sot në anulimin e 933 fluturimeve në Francë, sipas Autoritetit Francez të Aviacionit Civil (DGA).

Sipas të njëjtit burim, shkalla e grevës ishte 26,2%, me 272 kontrollorë të trafikut ajror që morën pjesë në aksion nga 1 000 personel shërbimi.

Nga ana e saj, shoqata kryesore evropiane e linjave ajrore, Airlines for Europe (A4E), vlerësoi se në Evropë, 1 500 fluturime do të anuloheshin sot dhe nesër, ditën e dytë të grevës, “duke prekur pothuajse 300 000 pasagjerë” në Kontinentin e Vjetër.

“Kjo grevë është e patolerueshme. Kontrolli francez i trafikut ajror është tashmë përgjegjës për disa nga vonesat më të këqija në Evropë dhe tani veprimet e një pakice kontrollorësh francezë të trafikut ajror do të prishin planet e pushimeve të mijëra njerëzve në Francë dhe Evropë”, tha drejtoresha ekzekutive e A4E, Ourania Georgoutsakou, e cituar në një deklaratë./ /os/

The post FRANCË – Rreth 1 000 fluturime të anuluara, pas grevës së kontrollorëve të trafikut ajror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas sulmeve me raketa nga Irani, këto kompani ajrore paralajmërojnë pezullime në fluturime

23 June 2025 at 22:58

Pas sulmit me raketa nga Irani ndaj një baze amerikane në Katar, kompanitë ajrore në rajon kanë filluar të ndryshojnë oraret e fluturimeve dhe të marrin masa sigurie.

Qatar Airways ka njoftuar një “pezullim të përkohshëm” të fluturimeve dhe thotë se do të rifillojë operacionet “kur hapësira ajrore të rihapet”.

Etihad Airways ka devijuar disa fluturime për sot dhe nesër për shkak të kufizimeve në hapësirën ajrore të rajonit. Kompania ka paralajmëruar për vonesa dhe ndërprerje të mundshme në ditët në vijim.

Air Arabia ka deklaruar se disa fluturime mund të pësojnë ndërprerje “për shkak të përshkallëzimit të situatës dhe mbylljes së hapësirës ajrore”.

Kuëait Airways ka pezulluar të gjitha nisjet nga vendi për pjesën e mbetur të ditës. Më vonë, Kuvajti ka rihapur hapësirën e tij ajrore.

Pakistan International Airlines ka anuluar fluturimet drejt Katarit, Bahreinit, Kuvajtit dhe Dubait.

EgyptAir ka pezulluar fluturimet për në dhe nga qytetet e Gjirit deri në stabilizimin e situatës në rajon.

Air India ka ndaluar të gjitha operacionet drejt Lindjes së Mesme, si dhe “nga dhe drejt brigjeve lindore të Amerikës së Veriut dhe Evropës, me efekt të menjëhershëm, deri në një njoftim të dytë”. Fluturimet në ardhje nga Amerika e Veriut po devijohen në aeroporte të tjera.

IndiGo njofton se operacionet e saj drejt dhe nga Dubai, Doha, Bahreini, Arabia Saudite, Abu Dhabi, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjeorgjia janë prekur ndjeshëm.

Kompanitë ajrore u bëjnë thirrje udhëtarëve që të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara nisjes dhe të jenë të përgatitur për ndryshime të papritura.

The post Pas sulmeve me raketa nga Irani, këto kompani ajrore paralajmërojnë pezullime në fluturime appeared first on Sot News | Lajme.

Aviacioni civil shqiptar në zgjerim të shpejtë, Rinasi drejt fluturimeve direkte me SHBA

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Rinasi po përgatitet për një hap të rëndësishëm në zhvillimin e aviacionit civil shqiptar, me nisjen e fluturimeve direkte, pa tranzit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, në një intervistë në medie, informoi se pritet që këto fluturime të nisin në pranverën e vitit 2026, pasi pista e aeroportit të Rinasit po zgjatet dhe forcohet për t’iu përshtatur kërkesave teknike të avionëve që do të operojnë në këtë linjë.

“Pista po zgjatet, po forcohet. Presim që marrëveshja me operatorin amerikan të nënshkruhet në shtator-tetor dhe nëse gjërat shkojnë siç ne parashikojmë, për shkak të situatës gjeopolitike që po ndodh, presim që në pranverën e vitit 2026 të nisin fluturimet direkte për dhe nga aeroporti i Rinasit drejt Shteteve të Bashkuara”, tha Et’hemaj.

Ai sqaroi se marrëveshja me operatorin amerikan pritet të nënshkruhet në shtator-tetor të këtij viti dhe se për aeroportin e Vlorës, i cili është ndërtuar që në fillim për të përballuar fluturime të tilla, do të nevojitet një kohë shtesë për certifikim dhe miratime, ndaj pritet të nisë aktivitetin rreth 2 vite më vonë.

“Sepse do të duhet të certifikohet, proces për të cilin me Aeroportin e Rinasit e kemi përfunduar, për të marrë lejet, miratimet, për të vazhduar. Pra i pari do të jetë Aeroporti i Rinasit, në pranverë të vitit 2026, i ndjekur nga Aeroporti i Vlorës, një ose dy vite më vonë”, theksoi kreu i AAC-së.

Ky zhvillim është pjesë e një strategjie më të gjerë për avancimin e aviacionit civil në vend, duke përfshirë futjen e organizatave të mirëmbajtjes së avionëve, hapjen e shkollave të aviacionit civil dhe ushtarak, si dhe zgjerimin e infrastrukturës aeroportuale.

Et’hemaj vuri në dukje se aeroporti i Vlorës ofron një avantazh të rëndësishëm për pasagjerët dhe turizmin, duke mundësuar akses më të shpejtë në rivierën shqiptare në më pak se një orë, falë përmirësimeve infrastrukturore të fundit si tuneli i Llogorasë dhe autostrada Rrogozhinë-Vlorë.

Sipas tij, në vitet e fundit, konkurrenca në tregun e aviacionit shqiptar ka sjellë ulje të çmimeve dhe rritje të numrit të pasagjerëve.

“Në vitin 2018 vetëm 6,7% e popullsisë kishte akses në fluturime, ndërsa vitin e kaluar kjo shifër arriti në 42%, dhe këtë vit pritet të rritet në 47%. Parashikimet tregojnë se numri i pasagjerëve do të dyfishohet deri në vitin 2042, duke kaluar nga 12 milionë në 24 milionë”, shtoi ai.

Autoritetet synojnë që aviacioni të jetë një mjet transporti sa më i sigurt dhe i aksesueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë, duke ndihmuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit. /j.p/

 

 

The post Aviacioni civil shqiptar në zgjerim të shpejtë, Rinasi drejt fluturimeve direkte me SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ACI, Shqipëria “kampione” e Europës në ndërlidhjen aeroportuale, 191% rritje të fluturimeve direkte pas pandemisë

By: xhir jeta
23 June 2025 at 13:44

Shqipëria vijon të jetë një histori suksesi në rajon dhe në Evropë sa i përket ndërlidhjes ajrore, falë rritjes së vazhdueshme jo vetëm të numrit të pasagjerëve, por edhe konektivitetit. Të dhënat nga raporti i vitit 2025 të ACI (Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve) “Rankimi i Shteteve Evropiane bazuar në ndryshimin e lidhjeve ajrore” për vitin 2025, në krahasim me vitin 2019 dhe 2024, tregojnë zhvillime të rëndësishme në ndërlidhjen ajrore, ku Shqipëria shfaqet mes performuesve më të mirë.

Për shtetet jo – BE, ndryshimi i Shqipërisë krahasimisht me vitin 2019, kohë në të cilën vendi u përball me pandeminë Covid-19 është rritur me +56% duke u rankuar në vendin e dytë për këtë tregues pas Uzbekistanit i cili ka një rritje me +73%.

Për këtë tregues Shqipëria lë pas edhe fqinjët e saj ballkanikë, të cilët gjithashtu paraqesin një rritje nga pandemia duke u renditur Bosnje e Hercegovinga (+40%); Maqedonia e Veriut (+17%), Serbia (+8), Kosova (+1) ndërsa Mali i Zi ka vlerë negative me (-6%).

Kjo përforcon trendin pozitiv të rritjes së linjave ajrore dhe tërheqjes së operatorëve të huaj, të mbështetur nga rritja e turizmit dhe zhvillimi i infrastrukturës aeroportuale.

Ndërkohë, Shqipëria mban vendin e parë në të gjithë Europën, përfshirë dhe për vendet jo – BE për rritjen e ndërlidhjes ajrore direkte krahasuar me vitin parapandemik 2019, duke pasur një rritje prej +191%.

Ky rezultat e bën Shqipërinë lider në të gjithë Evropën për rritjen e ndërlidhjes ajrore në periudhën post-pandemike, duke reflektuar zhvillimet infrastrukturore si hapjen e linjave të reja ajrore low cost, interesin në rritje të operatorëve të huaj ajrorë për të operuar në tregun shqiptar, ashtu edhe investimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, të ndërmarra nga Grupi Kastrati, që pas marrjes së koncesionit në fund të vitit 2019.

Pas Shqipërisë, rritjen më të mirë ndër vendet e Ballkanit e ka Kosova me (+97%) e ndjekur nga Bosnje dhe Hervegovina (+52%); Maqedonia e Veriut (+33%); Serbia (+31%); dhe Mali Zi (4%).

Ky trend sugjeron se Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë një nyje rajonale ajrore, veçanërisht në segmentin e destinacioneve turistike mesdhetare.

ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej 56% në lidhjet ajrore

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) “Nënë Tereza” është pozicionuar si një nga qendrat më dinamike të lidhjes ajrore në rajon.

Sipas të dhënave zyrtare të ACI Europe për vitin 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon një rritje rekord prej 56% në lidhjet ajrore, krahasuar me vitin 2019, duke tejkaluar ndjeshëm mesataren europiane, e cila mbetet në rënie me 9%.

Referuar të dhënave, TIA jo vetëm që kryeson në rajon, duke lënë pas vendet fqinje si Kosova me rritje 1%, Serbia me 8% dhe Maqedonia e Veriut me 17%, por pozicionohet si një nga aeroportet më dinamike në Europë për zhvillimin e lidhjes ajrore.

1 nga 2

/e.xh//a.f//r.e/

The post ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej 56% në lidhjet ajrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Izraeli mbyll sërish hapësirën ajrore pas sulmeve amerikane ndaj Iranit

22 June 2025 at 06:43

TEL AVIV, 22 qershor /ATSH-DPA/- Izraeli ka mbyllur sërish hapësirën e tij ajrore për shkak të frikës së përshkallëzimit të konfliktit – pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran.

Autoriteti izraelit i aviacionit njoftoi sot se, për shkak të situatës aktuale të sigurisë, të gjitha fluturimet ishin pezulluar.

“Megjithatë, kalimet tokësore për në Egjipt dhe Jordani mbeten të hapura si zakonisht”, shtoi autoriteti.

Izraeli fillimisht e mbylli hapësirën e tij ajrore – pas nisjes së sulmeve ndaj Iranit më 13 qershor.

Megjithatë, që atëherë, një numër i kufizuar fluturimesh speciale janë lejuar të operojnë në aeroportin e Tel Avivit, kryesisht për të sjellë izraelitët e bllokuar në shtëpi dhe për të evakuuar shtetasit e huaj. //a.i/

The post TEL AVIV – Izraeli mbyll sërish hapësirën ajrore pas sulmeve amerikane ndaj Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria britanike organizon fluturime çarter nga Izraeli për qytetarët e saj

20 June 2025 at 13:39

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po përgatit organizimin e fluturimeve çarter nga Izraeli për të ndihmuar qytetarët britanikë në zonë, ndërsa situata në rajon po përkeqësohet.

Sipas një njoftimi të Downing Street, qytetarëve britanikë u është kërkuar që të regjistrojnë praninë e tyre pranë Ministrisë së Jashtme për të qëndruar në kontakt me autoritetet dhe për të marrë udhëzime të mëtejshme lidhur me fluturimet.

PA Media raporton se qeveria po bashkëpunon ngushtë me autoritetet izraelite për të organizuar transportin jashtë rajonit, sapo hapësira ajrore të rihapet. Kryeministri Sir Keir Starmer ka bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike mes palëve në konflikt.

“Ne këshillojmë qytetarët britanikë që të vazhdojnë regjistrimin në Izrael dhe Territoret e Pushtuara Palestinase, për të qenë të kontaktueshëm dhe për udhëzime të mëtejshme mbi fluturimet,” tha një zëdhënës i qeverisë.

Sekretari i Jashtëm pritet të bëjë njoftimin zyrtar për organizimin e fluturimeve çarter nga aeroporti i Tel Avivit në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeveria britanike organizon fluturime çarter nga Izraeli për qytetarët e saj appeared first on Euronews Albania.

PAMJET/ Avionët shmangin Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë – Tel Aviv

By: user 6
13 June 2025 at 20:29

Mijëra udhëtarë në mbarë botën po përballen me anulime të shumta të fluturimeve këtë të premte, pasi Izraeli nisi sulmin ndaj Iranit. Hapësira ajrore përgjatë Iranit, Irakut, Izraelit dhe Jordanisë u zhyt në kaos pasi Izraeli nisi një valë raketash ndaj Iranit gjatë natës. Kjo shkaktoi devijim të dhjetëra fluturimeve duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar.

Aeroporti “Ben Gurion” i Tel Avivit është i mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm dhe kompanitë kryesore ajrore, përfshirë Emirates, Lufthansa, Air France, United dhe Delta, kanë anuluar fluturimet drejt rajonit.

Edhe fluturimet mes Tiranës dhe Tel Avivit janë anuluar këtë të premte. Pas sulmit, Irani, Iraku, Jordania dhe Siria mbyllën gjithashtu hapësirën e tyre ajrore. Autoritetet e aviacionit në Iran kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit deri në njoftim të mëtejshëm, sipas raporteve të medias shtetërore.

9-second video of the clearing of Iranian and Iraqi airspace. pic.twitter.com/VZLWbmk9sC

— Flightradar24 (@flightradar24) June 13, 2025


Kufiri lindor i vendit me Iranin është një nga korridoret më të ngarkuara të trafikut ajror në botë, ku kalojnë shumë fluturime nga Evropa në Azi. Eurocontrol vlerëson se të paktën 1 800 fluturime janë prekur deri më tani vetëm për në Evropë dhe anasjelltas.

Trafiku ajror po devijohet ose në jug, nëpërmjet Egjiptit dhe Arabisë Saudite, ose në veri, nëpërmjet Turqisë, Azerbajxhanit dhe Turkmenistanit. 29 fluturime me 2427 pasagjerë u devijuan për në Qipro. 20 fluturime nga Evropa dhe SHBA-të zbarkuan në Larnaka dhe 9 në Pafos.

Pasagjerëve iu ofruan dhoma hoteli, thanë mediat lokale. Nëse keni një fluturim të rezervuar për në vendet e prekura, përfshirë Libanin, Jordaninë dhe Azerbajxhanin, ju këshillohet të monitoroni nga afër faqet e internetit të linjave ajrore dhe aeroporteve për përditësime. /LAPSI.al

The post PAMJET/ Avionët shmangin Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë – Tel Aviv appeared first on Lapsi.al.

Anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada e Izraelit

By: user 5
13 June 2025 at 18:31

Pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, janë anuluar fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit.Ministria e Jashtme e Izraelit po ashtu ka urdhëruar mbylljen e të gjitha misioneve diplomatike dhe pezullimin e shërbimeve konsullore në të gjithë botën, përfshirë edhe ambasadën në Shqipëri.

‘Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen. Një formular online është i disponueshëm për izraelitët jashtë vendit për të raportuar vendndodhjen dhe statusin e tyre aktual.

Ju lutemi plotësojeni atë për të ndihmuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të qëndrojë e përditësuar. Në rast emergjence ose fatkeqësie, kontaktoni menjëherë Dhomën e Situatave të Ministrisë.

Kontrolloni rekomandimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për vendin ku ndodheni aktualisht, si dhe udhëzimet e përgjithshme të sigurisë për izraelitët jashtë vendit:

a. Shmangni shfaqjen e simboleve hebraike ose izraelite në hapësirat publike.

b. Përmbahuni nga postimi i detajeve të identifikueshme në lidhje me vendndodhjen tuaj ose planet e udhëtimit në mediat sociale.

c. Shmangni pjesëmarrjen në tubime ose ngjarje të mëdha që lidhen me Izraelin ose komunitetet hebraike.

d. Bashkëpunoni me forcat lokale të sigurisë dhe ndiqni udhëzimet e tyre menjëherë nëse ekspozoheni ndaj aktivitetit armiqësor.

e. Qëndroni shumë vigjilentë në vendet publike.

f. Në rast emergjence, kontaktoni misionin në vendin e rezidencës duke përdorur numrat e emergjencës që shfaqen në faqen “Na Kontaktoni”.’– thuhet në njoftimin e Ambasadës.

The post Anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada e Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv dhe anasjelltas

By: gaze tare
13 June 2025 at 16:43

Pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj objektivave strategjike në Iran, janë anuluar fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, janë anuluar dy fluturime nga Tel Aviv drejt Tiranës dhe një fluturim nga Tirana drejt Tel Avivit. Një prej avionëve nga Tel Aviv duhej të mbërrinte në Tiranë në 15:40 dhe tjetri në 16:20, por të dy janë anuluar.

Ndërkohë, nga Tirana ishte parashikuar një fluturim në orën 17:20 drejt Tel Avivit, por edhe ai është anuluar. Ndërkohë, në mbrëmje vonë në 23:30 parashikohet një tjetër fluturim nga Rinasi në Tel Aviv, por edhe ai me shumë gjasë do të anulohet si të tjerët.

The post Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv dhe anasjelltas appeared first on iconstyle.al.

Dështimi i radarit në aeroportin e Napolit shkakton anulime dhe vonesa masive fluturimesh

10 June 2025 at 11:36

Një defekt teknik në sistemin e radarit të Aeroportit Ndërkombëtar Capodichino në Napoli ka shkaktuar kaos në trafikun ajror, duke çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe në vonesa të konsiderueshme për udhëtarët. Autoriteti italian i trafikut ajror, ENAV, bëri me dije se problemi teknik ndodhi në sistemin e radarit që mbulon zonën e qasjes […]

The post Dështimi i radarit në aeroportin e Napolit shkakton anulime dhe vonesa masive fluturimesh appeared first on BoldNews.al.

Mosfunksionimi i radarit në aeroportin e Napolit anulon 45 fluturime

10 June 2025 at 07:39

Një dështim i radarit në aeroportin më të madh në qytetin jugor italian Napoli ka çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe në vonesa të shumta.

“Për shkak të një defekti mekanik në sistemin e radarit përgjegjës për zonën e qasjes në Aeroportin Capodichino të Napolit, numri i fluturimeve hyrëse është zvogëluar përkohësisht. Ky vendim u mor thjesht si një masë paraprake dhe synon ruajtjen e standardeve të sigurisë”, tha autoriteti i trafikut ajror të Italisë (ENAV).

Autoriteti i trafikut ajror tha se të gjitha burimet e nevojshme janë mobilizuar për të rivendosur kapacitetin e plotë operacional të aeroportit sa më parë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mosfunksionimi i radarit rezultoi në anulimin e 45 fluturimeve, përfshirë 20 mbërritje dhe 25 nisje, ndërsa fluturime të tjera u përballen me vonesa.

Vonesat në aeroportin ndërkombëtar arritën deri në katër orë, ndërsa teknikët vazhduan përpjekjet për të identifikuar dhe për të zgjidhur problemin.

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

By: Ardit
6 June 2025 at 17:15

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata të fluturimeve para se t’iu duhet t’i kompensojnë pasagjerët. Aktualisht, pasagjerët në Evropë kanë të drejtë të fitojnë kompensim mes 250 deri në 500 euro, varësisht prej distancës së fluturimit, për vonesat prej tri orësh […]

The post BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve appeared first on BoldNews.al.

Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë

By: Mirgen
19 May 2025 at 22:24

Ministri i Drejtësisë i Venezuelës, Diosdado Cabello, njoftoi sot pezullimin e trafikut ajror midis atij vendi dhe Kolumbisë, duke përmendur rrezikun e një komploti të mundshëm përpara zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të planifikuara për 25 maj. Ai shtoi në konferencën për shtyp se ky vendim u mor për shkak të ekzistencës së informacionit që tregon […]

The post Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë appeared first on BoldNews.al.

GP Aviation dhe Prishtina Ticket nisin fluturimin e parë drejt kyeqytetit francez Prishtinë–Paris–Prishtinë

4 April 2025 at 11:52

Sot, më 4 prill 2025, GP Aviation dhe PrishtinaTicket realizuan me sukses fluturimin e parë në linjën e re Prishtinë–Paris–Prishtinë, duke e shtuar kështu Parisin si destinacionin e 24-të që lidhet drejtpërdrejt me kryeqytetin e Kosovës.

Kjo linjë e re është pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të rrjetit të fluturimeve që GP Aviation dhe PrishtinaTicket ofrojnë nga Prishtina drejt qyteteve kryesore evropiane si:

-Francë: Paris

-Zvicër: Zürich, Basel, Geneva

-Gjermani: Düsseldorf, Stuttgart, München, Münster, Hannover, Hamburg, Berlin, Bremen, Dortmund, Memmingen, Nürnberg, Köln

-Suedi: Göteborg, Malmö, Stokholm, Växjö

-Finlandë: Helsinki

-Luksemburg

-Slloveni: Ljubljana


Zhvillimi i vazhdueshëm

Bashkëpunimi midis GP Aviation dhe PrishtinaTicket filloi në vitin 2020 dhe që nga viti 2021 e deri më sot, është shënuar një rritje e konsiderueshme si në numrin e destinacioneve, ashtu edhe në numrin e udhëtarëve që fluturojnë nga dhe drejt Prishtinës.

Statistikat e udhëtarëve:

-2021: 177.152 udhëtarë;

-2022: 365.357 udhëtarë;

-2023: 480.781 udhëtarë;

-2024: 920.813 udhëtarë;

-2025: pritet të arrijë në rreth 1.5 milion udhëtarë

Kjo rritje e madhe është mundësuar falë ofertave të favorshme të biletave dhe shtimit të konkurrencës në treg, duke e bërë udhëtimin më të qasshëm për diasporën dhe qytetarët që udhëtojnë për arsye familjare, pune apo turizmi.

Konkurrencë dhe destinacione të reja:

GP Aviation dhe PrishtinaTicket kanë rritur ndjeshëm konkurrencën në linjat ekzistuese dhe kanë hapur destinacione të reja që më parë nuk ishin të mbuluara nga linjat ajrore që operonin gjatë viteve 2000–2019.

Disa nga këto janë:

Paris, Münster (Osnabrück), Bremen, Malmö, Göteborg, Stokholm, Helsinki, Nürnberg, Ljubljana, Luxemburg, Köln, Växjö.

Krahasuar me periudhën 2000–2019, numri i destinacioneve është trefishuar në periudhën 2021–2025.

Ky zhvillim nuk lidhet drejtpërdrejt me liberalizimin e vizave, por me strategjinë e zgjerimit të ofertës ajrore dhe përmirësimit të kushteve të udhëtimit për të gjithë udhëtarët.

Mirë se vini udhëtarë të Parisit!

Urojmë mirëseardhjen për udhëtarët e linjës së re Paris–Prishtinë, e cila do të operojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të premte, gjatë gjithë vitit 2025–2026, si një linjë e rregullt direkte.

The post GP Aviation dhe Prishtina Ticket nisin fluturimin e parë drejt kyeqytetit francez Prishtinë–Paris–Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Greqia në grevë 24-orëshe, anullohen fluturimet me Shqipërinë

By: user 5
3 April 2025 at 15:26

Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më datë 9 prill . Kjo gjë ka ndodhur për shkak të grevës 24 orëshe, të paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi.

“Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën 09 prill janë anuluar”, njofton Aviacioni Civil.

Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të marrë më shumë informacion.

“ACAA këshillon të gjithë pasagjeret të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftim.

The post Greqia në grevë 24-orëshe, anullohen fluturimet me Shqipërinë appeared first on Lapsi.al.

Njoftim nga Aviacioni Civil: Më 9 prill anulohen fluturimet me Greqinë, ja aryseja

3 April 2025 at 13:58

Të gjitha fluturimet drejt Greqisë dhe anasjelltas do të anulohen më datën 9 prill. Ky informacion vjen nga Aviacioni Civil, i cili thotë se shkak për anulimin është greva 24-orëshe e paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi. ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion.

“Për shkak të grevës 24-orëshe të shërbimit civil në Greqi, të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet greke për datën 9 prill janë anuluar. ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftimin e Aviacionit Civil.

The post Njoftim nga Aviacioni Civil: Më 9 prill anulohen fluturimet me Greqinë, ja aryseja appeared first on Sot News | Lajme.

Rama mirëpret vizitorët e fluturimit të parë të linjes Izrael-Shqipëri: Forcojmë lidhjen mes dy popujve

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mirëpriti mbrëmjen e sotëm vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael-Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga atmosfera mikpritëse ndërsa shkruan më tej se fluturimi “do të mundësojë forcimin e lidhjes mes dy popujve që historia i ka lidhur ngushtë në orët më të vështira”.

“Qëllimi ynë është të jemi horizonti dhe vendi juaj i ri dhe jam i sigurt që kur të ktheheni në vendin tuaj do të dëshironi të riktheheni përsëri”, tha kryeministri Rama gjatë festës së mikpritjes.

Kjo linjë do të operojë tri herë në javë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për turistët, udhëtarët e biznesit dhe komunitetet shqiptare dhe izraelite.

Linja ajrore Tel-Aviv – Tiranë që i shtohet hartës së destinacioneve ndërkombëtare të Shqipërisë, pritet të sjellë rritje të ndjeshme të turizmit, të forcojë marrëdhëniet ekonomike dhe të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.

/a.f/

The post Rama mirëpret vizitorët e fluturimit të parë të linjes Izrael-Shqipëri: Forcojmë lidhjen mes dy popujve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret fluturimin e parë direkt nga Tel-Avivi

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti sot fluturimin e parë nga Tel-Avivi, duke shënuar hapjen e një linje të re ajrore mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Kjo linjë do të operojë tri herë në javë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për turistët, udhëtarët e biznesit dhe komunitetet shqiptare dhe izraelite.

Drejtori operacional i TIA-s, Piervittorio Farabbi, deklaroi se kjo linjë është një urë që lidh jo vetëm dy qytete, por dy popuj.

“E dimë që Izraeli është një treg me shumë interes për turizmin dhe shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm”, tha ai.

Drejtori i Aviacionit Civil Shqiptar, Maksit Et’hemaj, theksoi se lidhja e kontinenteve, shteteve, kulturave dhe njerëzve është në fokus.

“Një nga detyrat kryesore të aviacionit civil është të lidhë kontinentet, shtetet, kulturat dhe njerëzit. Jemi krenarë që sot mirëpresim një operator prestigjioz si Sandor El Al, si rezultat i një pune të përbashkët dhe të vazhdueshme. Turistët izraelitë do të çojnë në vendin e tyre kujtime të bukura nga Shqipëria, dhe ky fluks pritet të vijë duke u rritur”, deklaroi ai.

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg foli për marrëdhënie të ngushta mes dy vendeve.

“Sot kemi një moment historik. E dimë që mes Izraelit dhe Shqipërisë ekzistojnë lidhje të veçanta, por tashmë kemi një fluturim direkt, një lidhje fizike. Nuk kam asnjë dyshim se Sandor Airlines do të sjellë më shumë qytetarë izraelitë në Shqipëri dhe do të çojë shqiptarë në Izrael. Kjo linjë do të forcojë më tej marrëdhëniet tona të ngushta, bashkëpunimin ekonomik dhe turizmin”, deklaroi ambasadorja.

Drejtori ekzekutiv i Sandor El Al, Gal Gershon u shpreh qytetarët e dy vendeve do të mund të njohin më mirë kulturat e njëri-tjetrit.

“Pasagjerët ishin të emocionuar për këtë fluturim të parë. Jam shumë i lumtur që Sandor po lidh Izraelin me Shqipërinë. Shpresoj që gjithnjë e më shumë izraelitë të kenë mundësinë të vizitojnë këtë vend të bukur dhe të mikpritshëm, dhe po ashtu të mirëpresim më shumë shqiptarë në Izrael për të përjetuar historinë dhe kulturën tonë”, theksoi ai.

Linja ajrore Tel-Aviv – Tiranë që i shtohet hartës së destinacioneve ndërkombëtare të Shqipërisë, pritet të sjellë rritje të ndjeshme të turizmit, të forcojë marrëdhëniet ekonomike dhe të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.

/r.e/j.p/

The post Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret fluturimin e parë direkt nga Tel-Avivi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌