Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gara fiktive/ Përparim Dema thyen rekord, 10 vjet shef i komisariatit Rinas, kërkon 5 vite shtesë. Fiton dhe Daullja në Tiranë

6 July 2025 at 15:57

Nga Boldnews.al Gara për emërimin e 6 shefave të Komisiaratit ka arritur në fazën finale. Një listë me të paktën 17 oficerë të Policisë, të cilët kanë marrë minimumi 70 pikë në procedurat paraprake, janë në tavolinën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Në garë janë vendet vakanta të Komisariatit nr.2 në Tiranë […]

The post Gara fiktive/ Përparim Dema thyen rekord, 10 vjet shef i komisariatit Rinas, kërkon 5 vite shtesë. Fiton dhe Daullja në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

I dënuar me rreth 4 vite e 8 muaj burg, arrestohet 37-vjeçari në Rinas

By: Ardit
4 July 2025 at 16:58

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim dhe dënuar me 4 vjet dhe 8 muaj burg nga Gjykata e Lezhës për mbajtje dhe prodhim të armëve, është arrestuar teksa kthehej në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit në Tiranë. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, njoftuan sot (4 korrik) se në zbatim të vendimit […]

The post I dënuar me rreth 4 vite e 8 muaj burg, arrestohet 37-vjeçari në Rinas appeared first on BoldNews.al.

Vonesa të shpeshta në fluturimet e ‘RyanAir’, revoltohen udhëtarët në Rinas

By: Ela
3 July 2025 at 10:20

Fluturimi i kompanisë RyanAir i parashikuar të nisej nga Aeroporti i Rinasit sot në orën 09:20, është shtyrë për në orën 11:00. Udhëtarët nuk janë njoftuar paraprakisht për këtë vonesë. Shumë prej tyre kanë qëndruar në sallën e pritjes pa informacion të saktë mbi situatën. Pritja e gjatë ka shkaktuar shqetësim dhe irritim në mesin […]

The post Vonesa të shpeshta në fluturimet e ‘RyanAir’, revoltohen udhëtarët në Rinas appeared first on BoldNews.al.

1 milion pasagjerë veç në qershor u ulën në Rinas

By: redi
30 June 2025 at 17:53

Rinasi ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor 2025. Fluturimet janë kryer drejt 84 destinacioneve ndërkombëtare në 24 shtete, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit ajror të aeroportit, shkruan A2 CNN. Muaji qershor ka shënuar gjithashtu rikthimin e disa linjave të kërkuara…

Source

Skemë mashtruese shitja e valixheve të humbura në Rinas

24 June 2025 at 16:04

Pretendimi: Aeroporti Nënë Tereza po organizon shitjen vjetore të bagazheve të pakërkuara për vetëm 199 lekë.

Verdikti: E pavërtetë, Skemë mashtrimi

——————————————————————–

Një skemë mashtrimi, ku pretendohet se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po shet valixhet e humbura për 199 lekë, po qarkullon në Facebook. Faktoje verifikoi se kemi të bëjmë me faqe të rreme, që ka si qëllim marrjen e të dhënave private të qytetarëve.

Kjo faqe, e cila pretendon se i përket TIA ka rreth 170 ndjekës në Facebook, duke nxitur dyshimet që kemi të bëjmë me një faqe të rremë. Gjithashtu, në postimin e bërë për valixhet vihet re se shumica e komenteve janë nga profile të huaja të rreme. Komentet e bëra duket qartë që janë të sajuara, me qëllim rritjen e besueshmërisë te ndjekësit në rrjetet sociale.

Nëse klikojmë linkun hapet një faqe e sajuar me logon e TIA. Qëllimi është vjedhja e të dhënave private të qytetarëve.

Në faqen zyrtare të Tirana International Airport në Facebook, e cila ka 47 mijë ndjekës në rrjetet sociale, nuk shihet asnjë postim që të njoftojë për një ofertë të tillë.

The post Skemë mashtruese shitja e valixheve të humbura në Rinas appeared first on Faktoje.al.

Aviacioni civil shqiptar në zgjerim të shpejtë, Rinasi drejt fluturimeve direkte me SHBA

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Rinasi po përgatitet për një hap të rëndësishëm në zhvillimin e aviacionit civil shqiptar, me nisjen e fluturimeve direkte, pa tranzit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, në një intervistë në medie, informoi se pritet që këto fluturime të nisin në pranverën e vitit 2026, pasi pista e aeroportit të Rinasit po zgjatet dhe forcohet për t’iu përshtatur kërkesave teknike të avionëve që do të operojnë në këtë linjë.

“Pista po zgjatet, po forcohet. Presim që marrëveshja me operatorin amerikan të nënshkruhet në shtator-tetor dhe nëse gjërat shkojnë siç ne parashikojmë, për shkak të situatës gjeopolitike që po ndodh, presim që në pranverën e vitit 2026 të nisin fluturimet direkte për dhe nga aeroporti i Rinasit drejt Shteteve të Bashkuara”, tha Et’hemaj.

Ai sqaroi se marrëveshja me operatorin amerikan pritet të nënshkruhet në shtator-tetor të këtij viti dhe se për aeroportin e Vlorës, i cili është ndërtuar që në fillim për të përballuar fluturime të tilla, do të nevojitet një kohë shtesë për certifikim dhe miratime, ndaj pritet të nisë aktivitetin rreth 2 vite më vonë.

“Sepse do të duhet të certifikohet, proces për të cilin me Aeroportin e Rinasit e kemi përfunduar, për të marrë lejet, miratimet, për të vazhduar. Pra i pari do të jetë Aeroporti i Rinasit, në pranverë të vitit 2026, i ndjekur nga Aeroporti i Vlorës, një ose dy vite më vonë”, theksoi kreu i AAC-së.

Ky zhvillim është pjesë e një strategjie më të gjerë për avancimin e aviacionit civil në vend, duke përfshirë futjen e organizatave të mirëmbajtjes së avionëve, hapjen e shkollave të aviacionit civil dhe ushtarak, si dhe zgjerimin e infrastrukturës aeroportuale.

Et’hemaj vuri në dukje se aeroporti i Vlorës ofron një avantazh të rëndësishëm për pasagjerët dhe turizmin, duke mundësuar akses më të shpejtë në rivierën shqiptare në më pak se një orë, falë përmirësimeve infrastrukturore të fundit si tuneli i Llogorasë dhe autostrada Rrogozhinë-Vlorë.

Sipas tij, në vitet e fundit, konkurrenca në tregun e aviacionit shqiptar ka sjellë ulje të çmimeve dhe rritje të numrit të pasagjerëve.

“Në vitin 2018 vetëm 6,7% e popullsisë kishte akses në fluturime, ndërsa vitin e kaluar kjo shifër arriti në 42%, dhe këtë vit pritet të rritet në 47%. Parashikimet tregojnë se numri i pasagjerëve do të dyfishohet deri në vitin 2042, duke kaluar nga 12 milionë në 24 milionë”, shtoi ai.

Autoritetet synojnë që aviacioni të jetë një mjet transporti sa më i sigurt dhe i aksesueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë, duke ndihmuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit. /j.p/

 

 

The post Aviacioni civil shqiptar në zgjerim të shpejtë, Rinasi drejt fluturimeve direkte me SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ACI, Shqipëria “kampione” e Europës në ndërlidhjen aeroportuale, 191% rritje të fluturimeve direkte pas pandemisë

By: xhir jeta
23 June 2025 at 13:44

Shqipëria vijon të jetë një histori suksesi në rajon dhe në Evropë sa i përket ndërlidhjes ajrore, falë rritjes së vazhdueshme jo vetëm të numrit të pasagjerëve, por edhe konektivitetit. Të dhënat nga raporti i vitit 2025 të ACI (Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve) “Rankimi i Shteteve Evropiane bazuar në ndryshimin e lidhjeve ajrore” për vitin 2025, në krahasim me vitin 2019 dhe 2024, tregojnë zhvillime të rëndësishme në ndërlidhjen ajrore, ku Shqipëria shfaqet mes performuesve më të mirë.

Për shtetet jo – BE, ndryshimi i Shqipërisë krahasimisht me vitin 2019, kohë në të cilën vendi u përball me pandeminë Covid-19 është rritur me +56% duke u rankuar në vendin e dytë për këtë tregues pas Uzbekistanit i cili ka një rritje me +73%.

Për këtë tregues Shqipëria lë pas edhe fqinjët e saj ballkanikë, të cilët gjithashtu paraqesin një rritje nga pandemia duke u renditur Bosnje e Hercegovinga (+40%); Maqedonia e Veriut (+17%), Serbia (+8), Kosova (+1) ndërsa Mali i Zi ka vlerë negative me (-6%).

Kjo përforcon trendin pozitiv të rritjes së linjave ajrore dhe tërheqjes së operatorëve të huaj, të mbështetur nga rritja e turizmit dhe zhvillimi i infrastrukturës aeroportuale.

Ndërkohë, Shqipëria mban vendin e parë në të gjithë Europën, përfshirë dhe për vendet jo – BE për rritjen e ndërlidhjes ajrore direkte krahasuar me vitin parapandemik 2019, duke pasur një rritje prej +191%.

Ky rezultat e bën Shqipërinë lider në të gjithë Evropën për rritjen e ndërlidhjes ajrore në periudhën post-pandemike, duke reflektuar zhvillimet infrastrukturore si hapjen e linjave të reja ajrore low cost, interesin në rritje të operatorëve të huaj ajrorë për të operuar në tregun shqiptar, ashtu edhe investimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, të ndërmarra nga Grupi Kastrati, që pas marrjes së koncesionit në fund të vitit 2019.

Pas Shqipërisë, rritjen më të mirë ndër vendet e Ballkanit e ka Kosova me (+97%) e ndjekur nga Bosnje dhe Hervegovina (+52%); Maqedonia e Veriut (+33%); Serbia (+31%); dhe Mali Zi (4%).

Ky trend sugjeron se Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë një nyje rajonale ajrore, veçanërisht në segmentin e destinacioneve turistike mesdhetare.

Arrestohen në Rinas dy të rinj turq, tentuan të fluturojnë drejt Anglisë me pasaporta false

By: Ela
21 June 2025 at 17:05

Dy shtetas turq janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës gjatë tentativës për të fluturuar drejt Anglisë me dokumente të falsifikuara. Konkretisht, H. K., 29 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, me kombësi turke, u kapën gjatë tentativës për të fluturuar përmes linjës Tiranë-Lutton me pasaporta greke dhe dokumente të tjera të falsifikuara. “Shërbimet e […]

The post Arrestohen në Rinas dy të rinj turq, tentuan të fluturojnë drejt Anglisë me pasaporta false appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të fshihej në Shqipëri me… / Kapet në Rinas 25-vjeçari i kërkuar nga Kosova

19 June 2025 at 13:41

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive dhe ndalimin e shtetasve që synojnë të levizin ilegalisht, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin kosovar, Sh. M., 25 vjeç.

Ai ka paraqitur në sportel, një pasaportë dhe një kartë identiteti, të dyshuara false (me gjenealitete të tjera).

Më tej, nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës, për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe për plagosje të lehtë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi.

The post Tentoi të fshihej në Shqipëri me… / Kapet në Rinas 25-vjeçari i kërkuar nga Kosova appeared first on Sot News | Lajme.

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

17 June 2025 at 19:29

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimin të kryer në doganës e aeroportit të Rinasit, ku ka evidentuar një dëm prej miliona lekësh ndaj buxhetit të shtetit gjatë harkut kohor 1 Korrik 2022 deri më 31 Dhjetor të vitit 2024. Nga auditimi i kryer nga KLSH janë zbuluar një sërë parregullsish në […]

The post Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave appeared first on BoldNews.al.

Kapet në çastet e fundit në Rinas, tentonte të trafikonte…

17 June 2025 at 09:41

Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

The post Kapet në çastet e fundit në Rinas, tentonte të trafikonte… appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Me armë në valixhe, kapet duke kaluar në Rinas shqiptaro-kanadezi

By: Besnik
17 June 2025 at 09:52

Policia e Rinasit arrestoi një shtetas shqiptar me shtetësi kanadeze, pasi në valixhen e tij u zbulua një armë pistoletë gjatë kontrollit me skaner.

Sipas autoriteteve, shqiptari me inicialet A.Q., banues në Kanada, ishte në pritje të një fluturimi drejt Gjermanisë, ku dyshohet se do të trafikonte armën.

Zbulimi i armës u realizua falë kontrolleve të specializuara, të bazuara në analizën e riskut dhe informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara si pasojë e fluksit të lartë të udhëtarëve në hyrje-dalje.

Njoftimi i plotë

“Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FOTO/ Me armë në valixhe, kapet duke kaluar në Rinas shqiptaro-kanadezi appeared first on Euronews Albania.

Ishte nisur me armë drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas/ EMRI

By: Elva
17 June 2025 at 09:45

Policia ka arrestuar Arben Qinami banues në Kanada, pasi tentoi të kalonte një pistoletë në aeroportin e Rinasit. Gjatë kontrollit në bagazhet  e të arrestuarit u gjet dhe u sekuestrua, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. “Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të […]

The post Ishte nisur me armë drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të trafikonte armë zjarri drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas

By: user 11
17 June 2025 at 09:50

Një shqiptar me nënshtetësi kanadeze ka rënë në prangat e policisë në Rinas pasi tentoi të trafikonte një pistoletë drejt Gjermanisë. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

The post Tentoi të trafikonte armë zjarri drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari, i akuzuar për tentativë vrasje

14 June 2025 at 10:59

Rinas- Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët spanjollë, ekstradohet nga Spanja, 25-vjeçari Sorel Cenaj, i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë, 25-vjeçari dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, një tjetër shtetas.

Anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada e Izraelit

By: user 5
13 June 2025 at 18:31

Pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, janë anuluar fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit.Ministria e Jashtme e Izraelit po ashtu ka urdhëruar mbylljen e të gjitha misioneve diplomatike dhe pezullimin e shërbimeve konsullore në të gjithë botën, përfshirë edhe ambasadën në Shqipëri.

‘Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen. Një formular online është i disponueshëm për izraelitët jashtë vendit për të raportuar vendndodhjen dhe statusin e tyre aktual.

Ju lutemi plotësojeni atë për të ndihmuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të qëndrojë e përditësuar. Në rast emergjence ose fatkeqësie, kontaktoni menjëherë Dhomën e Situatave të Ministrisë.

Kontrolloni rekomandimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për vendin ku ndodheni aktualisht, si dhe udhëzimet e përgjithshme të sigurisë për izraelitët jashtë vendit:

a. Shmangni shfaqjen e simboleve hebraike ose izraelite në hapësirat publike.

b. Përmbahuni nga postimi i detajeve të identifikueshme në lidhje me vendndodhjen tuaj ose planet e udhëtimit në mediat sociale.

c. Shmangni pjesëmarrjen në tubime ose ngjarje të mëdha që lidhen me Izraelin ose komunitetet hebraike.

d. Bashkëpunoni me forcat lokale të sigurisë dhe ndiqni udhëzimet e tyre menjëherë nëse ekspozoheni ndaj aktivitetit armiqësor.

e. Qëndroni shumë vigjilentë në vendet publike.

f. Në rast emergjence, kontaktoni misionin në vendin e rezidencës duke përdorur numrat e emergjencës që shfaqen në faqen “Na Kontaktoni”.’– thuhet në njoftimin e Ambasadës.

The post Anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada e Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Rinas, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

By: redi
13 June 2025 at 16:52

Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj objektivave strategjike në Iran, janë anuluar fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit. Në Rinas janë anuluar dy fluturime nga Tel Aviv drejt Tiranës dhe një fluturim nga Tirana drejt Tel Avivit. Një prej avionëve nga Tel Aviv duhej të mbërrinte në Tiranë në 15:40 dhe tjetri në 16:20, por të dy janë anuluar. Nga Tirana ishte parashikuar një fluturim në orën…

Source

Në kërkim prej dy vitesh për plagosje me thikë, kapet dhe ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari shqiptar

11 June 2025 at 13:53

TIRANË– Një 26-vjeçar i identifikuar si Besmir Ajazi është kapur dhe ekstraduar nga Greqia në Shqipëri. Ai dy vjet më parë plagosi me thikë një person në qytetin e Kuçovës.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për ngjarjen kriminale.

Konkretisht në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë goditi disa herë me thikë një qytetar, gjatë një konflikti të çastit me të./abcnews.al

Nën masa të rrepta sigurie, policia shqiptare përcjell në Rinas skuadrën serbe

By: V K
8 June 2025 at 11:05

Pas përfundimit të ndeshjes e cila u zhvillua mbrëmjen e djeshme, skuadra serbe është shoqëruar nga forcat e policisë shqiptare, drejt Aeroportit të Rinasit.

Masat e sigurisë ishin të shtuara, për të garantuar një largim të qetë dhe pa probleme të ekipit.

Pavarësisht tensioneve të mundshme, nuk u shënua asnjë incident gjatë rrugës apo në ambientet e aeroportit.

Skuadra serbe është futur në terminal dhe ka vijuar udhëtimin drejt Serbisë, në mënyrë të rregullt dhe të sigurt.

Policia shqiptare ka treguar përkushtim maksimal, për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë gjithë procesit të largimit të ekipit.

The post Nën masa të rrepta sigurie, policia shqiptare përcjell në Rinas skuadrën serbe appeared first on Albeu.com.

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

By: E.K
8 June 2025 at 10:18

Pas përfundimit të ndeshjes, skuadra serbe është shoqëruar nga forcat e policisë shqiptare drejt Aeroportit të Rinasit. Masat e sigurisë ishin të shtuara për të garantuar një largim të qetë dhe pa probleme të ekipit. Pavarësisht tensioneve të mundshme, nuk u shënua asnjë incident gjatë rrugës apo në ambientet e aeroportit. Skuadra serbe është futur […]

The post Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident appeared first on FaxWeb.

❌
❌