Sofia Vergara dhe Tom Brady në një romancë dashurie?
Tom Brady dhe Sofia Vergara kanë nxitur se fundmi aludime për një romancë dashurie.
Dyshja u fotografuan duke kaluar kohë bashkë në Ibiza, Spanjë, dhe një burim për Page Six e ka përshkruar lidhjen e tyre si një “romancë verore”.
Gjithçka nisi rreth një javë më parë në jahtin luksoz Luminara, pjesë e koleksionit të Ritz-Carlton Yacht Collection, ku ishin të ftuar VIP si Martha Stewart, Naomi Campbell, Kendall Jenner, Kate Hudson, Colman Domingo dhe, sigurisht, Brady dhe Vergara.
Lundrimi dy-ditor nisi nga Roma, Itali, dhe përfshinte spektakle me drone dhe performanca nga Ellie Goulding, Sting dhe Janelle Monáe.
Të ftuarit përfshinin gjithashtu Patrick Schwarzenegger, Tessa Thompson, këngëtaren Anitta, si dhe ish-të dashurën e Brady-t, supermodelen Irina Shayk.
Sipas burimeve, Brady kërkoi të ndërrohej vendi në darkë për t’u ulur pranë Vergaras. Ata janë fotografuar duke u ulur ngjitur dhe duke shkëmbyer shikime të ëmbla gjatë një darke gala në bord. “Ai kërkoi të ulej pranë saj,” tha një burim për Page Six.
Pas udhëtimit me jaht, dyshja ka vazhduar të qëndrojë së bashku në Ibiza, duke shtuar spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Aktorja kolumbiane ka qenë më parë e martuar me aktorin Joe Manganiello, ndërsa Tom Brady është i divorcuar nga supermodelja Gisele Bündchen, me të cilën ka një vajzë, Vivian.
The post Sofia Vergara dhe Tom Brady në një romancë dashurie? appeared first on Lapsi.al.