Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 July 2025Main stream

Vengu viziton zjarrfikësit e lënduar në Dukat: Po marrin kujdesin e plotë shëndetësor

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Tre zjarrfikës të bashkisë Vlorë që patën probleme me frymëmarrjen gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit ndodhen në spitalin Rajonal të Vlorës ku po marrin kujdesin e plotë shëndetësor.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi në spital tre zjarrfikësit, Luanin, Dëfrimin dhe Andrean, të cilët ishin të angazhuar prej disa ditësh në përpjekjen për të kufizuar perimetrin e flakëve në zonën e Dukatit, ku operacioni vijon ende.

Në një prononcim për mediet, Vengu tha se “ka qenë një përpjekje e vështirë në një terren shumë të thepisur dhe prej disa ditësh në bashkëpunim me Forcat e Armatosura dhe  Shërbimin Zjarrfikës Vlorë gjenden në vijë të parë të kësaj përpjekje”.

Vengu sqaroi se “tre efektivët kanë ndjerë shqetësime në frymëmarrje kanë marrë ndihmën e menjëhershme ku janë transportuar nga FA dhe fillimisht në njësinë shëndetësore në Orikum, ku kanë marrë ndihmën e parë, dhe më pas janë transportuar në urgjencën e spitalit të Vlorës. Tashmë gjendja është e stabilizuar dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme”.

Vengu bëri të ditur se këto ditë do të vijojnë të jenë të vështira sa i përket situatës së zjarreve, sidomos në zonat malore dhe pyjore.

“Kemi aktivizuar Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile në mënyrë që në orët dhe ditët në vijim të kemi mbështetje edhe nga vendet partnere. Do të jenë ditë me temperatura shumë të larta, me maksimumin të enjten e të premten sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ndaj në mbarë territorin jemi në gatishmëri në plotë. Në orët e mbrëmjes do të bëjmë një raport të situatës sai përket dislokimit të të gjitha forcave, në mënyrë që këto ditë ku parashikohet piku i temperaturave të larta të na gjejë në gatishmëri maksimale”, nënvizoi Vengu.

Ministri Vengu u shpreh se “të gjitha përpjekjet janë për të evituar kalimin e zjarrit në zonën e mbrojtur ndaj kemi kërkuar një mbështetje nga ajri nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile për sjelljen e dy kanaderëve që të kemi përqendrim të forcave ajrore aleate dhe tonat dhe të kufizojmë perimetrin në maksimum”.

1 nga 3

/k.s//r.e/

The post Vengu viziton zjarrfikësit e lënduar në Dukat: Po marrin kujdesin e plotë shëndetësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Greqia sjell ndihmë për shuarjen e zjarrit në Dukat

By: redi
21 July 2025 at 19:31

Nuk ka vonuar ndihma. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha pasi vizitoi në spital tre zjarrfikës që po trajtohen me ndihmë mjekësore pasi u asfiksuan në luftë me flakët në Dukat, se Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Në kuadër të kësaj kërkese të bërë nga Shqipëria për ndihmë, 2 avionë Canadair kanë mbërritur në vendin tonë nga Greqia, me shtetin helen që bëhet i…

Source

Asfiksohen tre zjarrfikës në Dukat, po shuanin flakët

By: redi
21 July 2025 at 17:04

Në luftë me flakët, por tre zjarrfikës janë asfiksuar nga tymi gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, i cili vijon prej ditësh pa u vënë ende nën kontroll. Ata janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore dhe vijon të përhapet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë.

Source

Asfiksohen tre zjarrfikës në Dukat, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

By: Oldi
21 July 2025 at 17:08

Tre zjarrfikës të cilët po punonin për shuarjen e vatrës së zjarrit në Dukat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësorë për shkak të asfiksimit. Bëhet me dije se zjarrfikësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohe vatra e zjarrit në malin e Dukatit vijon aktive prej tre ditësh, ndërsa flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të […]

The post Asfiksohen tre zjarrfikës në Dukat, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Dukat/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

By: M C
21 July 2025 at 17:36

Tre zjarrfikës të cilët po punonin për shuarjen e vatrës së zjarrit në Dukat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësorë për shkak të asfiksimit. Bëhet me dije se zjarrfikësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohe vatra e zjarrit në malin e Dukatit vijon aktive prej tre ditësh, ndërsa flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe pyjore.

Zjarri vijon të përhapet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë po punojnë për venien nën kontroll të situatës.

The post Zjarri në Dukat/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore appeared first on Albeu.com.

Zjarri në malin e Dukatit, asfiksohen tre zjarrfikës, transportohen në spital

21 July 2025 at 15:48

Tre zjarrfikës në Vlorë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Kjo për shkak se kanë pasur probleme me frymëmarrjen, asfiksi për shkak të tymit që ka përfshirë zonën si pasojë e zjarrit të rënë në malin e  Dukatit.

Tre zjarrfikësit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, raportohet se janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Zjarri në Dukat vijon prej tri ditësh dhe në vend janë të angazhuar 30 efektivë të Forcave të Armatosura si edhe 17 efektivë të zjarrfikësve por edhe punonjës të emergjencave civile Vlorë dhe të pyjores.

/abcnews.al/

Before yesterdayMain stream

Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Mbi 80 efektivë nga Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile dhe ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në vijën e parë të betejës për kontrollin e zjarrit në Dukat, në një aksion të koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot në Dukat, ku deklaroi se për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë, është angazhuar një përbërje shumëplanëshe forcash nga ajri dhe toka.

“Jemi në kushte të vështira, pasi përpjekja zhvillohet në lartësitë e Dukatit. Besojmë se mund të parandalojmë përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër. Në operacion janë përfshirë një helikopter në zonën e Dukatit dhe tre të tjerë në zona të tjera të vendit”, tha ministri Vengu.

Ai nënvizoi se kjo është një javë intensive me shumë vatra zjarri në rajonin e Mesdheut dhe Shqipëria nuk ka qenë e përjashtuar nga kjo valë përvëluese.

“Niveli i gatishmërisë është rritur në të gjithë mekanizmin kombëtar të emergjencave civile. Të gjitha forcat në terren janë në gjendje gatishmërie për të përballuar situatën dhe për të mbrojtur jetën, pronën dhe pasuritë natyrore”, deklaroi ministri.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako bëri të ditur se vatra e zjarrit në Dukat u shua dy ditë më parë, por u aktivizua për shkak të erërave.

Sipas tij, sfidë është mbajtja e zjarrit nën kontroll, pasi terreni është i vështirë.

Operacionet për shuarjen e zjarreve do të vijojnë në mënyrë intensive edhe në ditët në vijim.

/r.e/

The post Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

By: M C
20 July 2025 at 17:01

Prej ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Dukat të Vlorës, ku mbi 80 efektivë janë angazhuar nga toka dhe ajri, për të mbajtur nën kontroll flakët që kanë pushtuar zonën.

Sot në terren ka zbritur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili i shoqëruar nga drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, kanë shkuar në Dukat për të parë nga afër situatën me zjarrin problematik që kërcënon Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Vengu shkruan se për shkak të terrenit të vështirë malor, është aktivizuar ndihma nga ajri përmes helikopterëve Cougar të ushtrisë, për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Sipas Vengut, orët në vijim do të jenë të vështira për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Të paktën 50 efektivë janë në terren duke punuar për shuarjen e zjarrit.

“Gjendemi këtu në lartësitë e Dukatit, ku prej disa ditësh në fakt kemi një situatë dhe një brez zjarri i cili ka rrezikuar në fakt një përhapje domethënëse. Që prej orëve të para të mëngjesit, kemi një ndërhyrje nga ajri dhe mbështetje nga toka me efektivë të Forcave të Armatosura, të Bashkisë Vlorë, të Pyjores së Vlorës, praktikisht 50 persona që janë në operacion e sipër sot në këtë zonë, në mënyrë që të krijohet një perimetër dhe të mund të parandalohet kalimi i këtij fronti zjarri në anën tjetër të Parkut të Llogarasë. Do jenë orë të vështira për efekt jo vetëm të termometrit, por edhe të erërave të forta që ka zona, ndaj duhet të ruajmë vigjilencën maksimale. Operacioni i mbështetjes nga ajri me helikopterët Cougar do të vijojë gjatë gjithë ditës në mënyrë që të kemi të gjithë instrumentet në dispozicion”, tha ministri i Mbrojtjes.

The post Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira… appeared first on Albeu.com.

Dukat, vijon zjarri/ Era favorizon përhapjen e flakëve

By: Re Nato
19 July 2025 at 21:11

Vijon prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune zjarri në malin e Dukatit. Flakët po përparojnë edhe për shkak të erës së fortë në zonë.

Terreni mbetet mjaft i vështirë ndërsa është punuar nga forcat zjarrfikëse  si dhe forcat e armatosura për të mos lejuar flakët drejt Lloogarasë, por situata mbetet problematike.

Për shkak të errësirës, ndërhyrja është ndërprerë dhe do te rinisë sërish në orët e para të mëngjesit ndërsa pritet edhe ndërhyrje nga ajri./abcnews.al

Zjarr në Dukat/ Flakët po përhapen drejt majës së malit, rrezikohet Parku i Llogarasë

By: M C
19 July 2025 at 17:58

Kjo e shtunë e 19 Korrikut ka nisur me “luftë” për shuarjen e flakëve të zjarrit në malin e Dukatit.

Ndërkohë gjatë orëve të pasdites, flakët kanë marrë përmasa më të mëdha, ndërsa për shkak të erës së fortë po përhapen drejt majës së malit.

Nëse era do të vijojë të fryjë nga verilindja, rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë.

Një numër i madh pishash, bredhash dhe lloje të tjera pemësh janë shkrumbuar nga zjarri. 20 forca të zjarrfikësve ndodhen në mal, ndërkohë që kërkohet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, ndërkohë që po punohet me lopata dhe degë peme për të izoluar flakët.

The post Zjarr në Dukat/ Flakët po përhapen drejt majës së malit, rrezikohet Parku i Llogarasë appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit

By: Ela
19 July 2025 at 17:17

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete. Zjarrfikësit po punojnë me lopata dhe degë pemësh për të izoluar dhe shuar flakët. Me qindra pisha, bredha dhe pemë të tjera janë shkrumbuar nga zjarri, i […]

The post Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Dukat, vatra ende aktive/ Shkrumbohet nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme

By: Re Nato
19 July 2025 at 16:23

Vijon lufta me flakët e zjarrit në malin e Dukatit. Forcat e zjarrëfikseve të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë por dhe malor e bën të pamundur ndërhyrjen e automjeteve.

Zjarrëfiksit janë duke punuar me lopata apo dhe me degë peme për të izoluar flakët dhe shuar.

Nje sipërfaqe e kondiderueshme është shkrumbuar nga zjarri, i cili i ndihmuar dhe nga era po përparon duke u ngjitur në pjesën e majës së malit të fshatit Dukat.

Edhe pse parku kombëtar i Llogorasë është larg, situata mbetet nën monitorim që zjarri të mos avancojë./abcnews.al

Flakët në Dukat rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

By: redi
19 July 2025 at 15:17

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum. Ndaj dhe në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor. Për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat në terren e kanë të vështirë ta vendosin situatën nën kontroll. Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhimin e 30…

Source

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë 

By: Elva
19 July 2025 at 12:46

Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum. Sipas njoftimit të strukturave të Bashkisë Vlorë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi të dendur dhe po avancon drejt zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Për shkak të terrenit të thyer […]

The post Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë  appeared first on BoldNews.al.

Prej 5 ditësh aktive vatra e zjarrit në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë

By: user7
10 July 2025 at 09:59

Prej pesë ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë sipërfaqe të gjera në Malin e Dukatit, në vendin e quajtur Sotiran, mes fshatrave Tragjas dhe Dukat, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët dhe autoritetet lokale.

Përhapja e shpejtë e flakëve ka sjellë rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

The post Prej 5 ditësh aktive vatra e zjarrit në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë appeared first on Lapsi.al.

Zjarri nuk rrezikon Llogaranë/ Digjet pylli në Dukat, ujë me helikopter dhe zjarrfikës

By: xhir jeta
9 July 2025 at 15:10

Vijon të jetë aktiv prej katër ditësh zjarri në zonën e Dukatit në Vlorë. Në terren po punojnë për lokalizimin e flakëve rreth 40 forca zjarrfikëse.

Por për shkak të terrenit të vështirë, në ndihmë të ekipeve ka pasur edhe ndërhyrje nga ajri me helikopterët e forcave të armatosura.

Zjarri në malin e Dukatit ka djegur një sioerfaqe të konsiderueshme me kullota, pemë dhe bimesi, ndërsa situata është nën kontroll dhe deri më tani nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë.

“Janë forca të shumta në operacion, prej katër ditësh. Në pjesën më të madhe ka qenë zjarr në kullota por duke përfshirë edhe një pjesë pyjore pishë. Nuk ka asnjë rrezik për parkun kombëtar të Llogarase. Helikopteri ne gadishmeri per cdo rast te mundshëm. Efektivet ne terren forcat zjarrfikese dhe forcat e armatosura dhe nga pushteti vendor.”

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i cili pa nga afër situatën në terren u bën thirrje strukturave për hetim te zjarreve.

“90% e tyre jane te vendosura nga dora e njeriut.”

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin nga veriu në jug janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive./abcnews.al

Zjarr në malin e Dukatit, vështirësohet ndërhyrja nga ajri për shkak të erës

9 July 2025 at 16:40

Zjarri në malin e Dukatit vijon të përhapet, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën pyjore të fshatit.

Forcat zjarrfikëse të Vlorës dhe efektivë të ushtrisë janë nisur drejt vatrës së zjarrit, ku prej disa ditësh përpiqen të përballojnë flakët me mjete rrethanore si lopata, degë dhe pompa shpine.

Edhe gjatë ditës së sotme, ndërhyrja nga toka po vazhdon intensivisht. Në terren janë angazhuar mbi 20 punonjës të shërbimit zjarrfikës të Vlorës, punonjës të zonave të mbrojtura si dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura.

Ndërhyrja nga ajri, e cila kishte nisur më herët, është ndërprerë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe turbulencave në zonë. Për pasojë, helikopteri i angazhuar është tërhequr dhe nuk do të kryejë më hedhje uji.

Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa zjarri vazhdon të përbëjë një rrezik serioz për mjedisin dhe komunitetin përreth.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarr në malin e Dukatit, vështirësohet ndërhyrja nga ajri për shkak të erës appeared first on Euronews Albania.

Vatra e zjarrit në Dukat të Vlorës ende aktive

By: user7
9 July 2025 at 09:49

Vatra e zjarrit në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv prej më shumë se pesë ditësh. Bëhet e ditur se 40 forca zjarrfikëse dhe një helikopter ndodhen në zonë dhe po punojnë për izolimin e flakëve.

Gjithashtu flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë, ku si pasojë jan shkrumbuar pesë hektarë me bimësi të dendur, shkurre dhe pyje me pisha.

Po ashtu vështirësitë për ndërhyrje nga zjarrfikësit janë të shumta, si pasojë e terreni të thepisur dhe mungesës së rrugëve të aksesueshme.

The post Vatra e zjarrit në Dukat të Vlorës ende aktive appeared first on Lapsi.al.

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

By: Besnik
7 July 2025 at 18:12

Vatrat e zjarrit në malin Vastak vijojnë të jenë aktive, në fshatin Dukat, ndërsa kanë dalë jashtë kontrollit pavarësisht orëve të tëra përpjekjesh nga strukturat vendore.

Ndërhyrja nga toka ka rezultuar e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe përhapjes së shpejtë të flakëve.

Pas kërkesës urgjente nga emergjencat civile pranë Bashkisë Vlorë, pasditen e së hënës në zonë ka mbërritur një helikopter për ndërhyrje ajrore.

Ai ka nisur nisur hedhjen e ujit nga ajri në zonën e përfshirë nga zjarri me synim vënien nën kontroll të flakëve, të cilat po shkatërrojnë një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe kullota.

The post Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak appeared first on Euronews Albania.

Përfshihet nga zjarri gjatë natës pylli i Dukatit në Vlorë

7 July 2025 at 08:07

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në malin Vastak të fshatit Dukat të Vlorës. Gjatë natës mësohet se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe zjarri po vijon të përhapet me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe gjithnjë e më të gjerë pyjore. Forcat zjarrfikëser po punojnë për shuarjen e flakëve.

The post Përfshihet nga zjarri gjatë natës pylli i Dukatit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌