Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident në aksin Vlorë-Orikum, përfundon në spital një person

By: M C
21 August 2025 at 17:22

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Vlorë–Orikum, në vendin e quajtur “Kthesa e Dukatit”.

Sipas njoftimeve paraprake, një automjet tip BMW i drejtuar nga shtetasi A. M., gjatë një parakalimi të gabuar, është përplasur me një automjet tip Benz, me drejtues A. M.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit, i cili u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Vlorës, ku ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Vlorë-Orikum, përfundon në spital një person appeared first on Albeu.com.

Në kulmin e sezonit bllokohet aksi Vlorë-Orikum, IKMT: Do t’i vëmë tritolin një ndërtese

By: Elva
10 August 2025 at 22:04

Në kohën kur pritshmëritë për rrugë të lira dhe lëvizje të lehtë janë më të mëdha se kurrë, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar shembjen me tritol të një objekti trekatësh pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum, ditën e hënë në orën 07:30. Shpërthimi i kontrolluar do të shkaktojë bllokimin e përkohshëm të rrugës, duke […]

The post Në kulmin e sezonit bllokohet aksi Vlorë-Orikum, IKMT: Do t’i vëmë tritolin një ndërtese appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Ishte në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas, momenti i arrestimit të Flodian Plakut në Orikum

4 August 2025 at 09:27

ABC News ka siguruar foton nga momenti i arrestimit të Flodian Plakut në Orikum. Plaku akuzohet si një nga tre personat e përfshirë në vrasjen e Gentjan Bejtjas. Ngjarje kjo e ndodhur në mars të vitit 2024.

Lidhur me këtë ngjarje policia shoqëroi edhe disa persona të tjerë.

Flodian Plaku nga Vlora ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Plaku përdorte edhe mbiemrat Serjani dhe Mamo.

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës.

Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.

/abcnews.al/

 

Ekzekutimi i ish-policit Gentian Bejtja/ Si u vu në pranga Flodian Plaku, dyshohet se kishin marrë tjetër porosi për vrasje…

By: V K
4 August 2025 at 08:33

Ditën e djeshme, policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale dhe RENEA-n, kanë arrestuar në Orikuam Flodian Plaku, 42-vjeç nga Vlora.

Flodian Plaku, ishte i skeduar prej shumë vitesh nga policia, derisa në vitin 2019 e vunë në pranga pas një morie kërkesash që erdhën nga Italia.

Ai bashkë me një grup personash nga Vlora konsideroheshin si kokat e një rrjeti trafiku droge nga Vlora në drejtim të Italisë, në një korridor thuajse të paprekur nga policia jonë për vite me radhë.

Por, askush nuk di të thotë se si doli i lirë nga akuzat që erdhën nga pala italiane, ndërsa në marsin e një viti më parë, teksa ekzekutohej në një akt barbar Gentian Bejtja, në sy të gruas dhe të fëmijëve brenda shtëpisë së tij, në mjetin e vrasësve u tha se ishte edhe Flodian Plaku.

Policia atëherë dhe prokuroria më vonë, nuk dhanë shumë të dhëna në lidhje me të dyshuarin F.D., që u shqua jo vetëm në mjetin “Range Rover” të vrasësve, por edhe në “Golf 7”, që largoi grupin e killerave nga vendi ku u dogj “Range”.

Por, policia tha: “Dyshohet se vrasësit e Gentian Bejtjas janë me pagesë dhe janë nga Vlora”! Por pa u përmendur emri i Flodian Plakut, personit me disa mbiemra dhe me një pseudonim, që policia dhe prokuroritë e rretheve e njihnin jo pak. Dje, RENEA ka zbarkuar herët në Orikum, e pikërisht në zonën ku ishte informacioni për vendndodhjen e tij.

Në mbështetje të RENEA-s mësohet se ka qenë skuadra operacionale e policisë së Vlorës, ndërkohë që Flodian Plaku u prangos teksa mbante 2 armë zjarri me vete, të gatshme për qitje. Sipas të dhënave jo zyrtare mësohet se me të në pranga ra edhe një person tjetër, i konsideruar si bashkëpunëtor i tij në trafikun e drogës, por nuk dihet se çfarë roli mund të ketë në aktivitetin e kohëve të fundit të të shumëkërkuarit të drejtësisë, Flodian Plaku.

Të dhënat tregojnë se policia ka rënë në gjurmët e vendndodhjes së tij për shkak të informacioneve se Plaku dyshohet se kishte marrë porosi për të kryer vrasje, por do të jenë hetimet që do të saktësojnë faktin e armatosjes së tij. Armët janë sekuestruar dhe pritet t’i nënshtrohen ekspertimit balistik.

ARRESTIMI I PLAKUT

Policia bëri me dije se është arrestuar Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, pasi dyshohet si një nga 3 atentatorët e vrasjes së tij, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024, në fshatin Larushkë të Krujës. Mësohet se Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës. Sipas burimeve, dyshohet se Plaku ka vepruar si vrasës me pagesë.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë–Thumanë.

Pas kalimit të mbikalimit të Fushë-Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin. Një muaj pas vrasjes së Bejtjas, Flodian Plaku iku në Serbi, qëndroi 11 orë dhe erdhi në Rinas. Në “Golf 7” janë zbuluar 12 gjurmë gishti.

“Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip ‘Volkswagen Golf’ me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiut, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë”, – njoftoi policia 1 vit më parë.

Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambientet e policisë. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve hetimore, po në këtë datë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari.

The post Ekzekutimi i ish-policit Gentian Bejtja/ Si u vu në pranga Flodian Plaku, dyshohet se kishin marrë tjetër porosi për vrasje… appeared first on Albeu.com.

Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum

By: M C
3 August 2025 at 22:47

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve të Vlorës, zjarri është vendosur në kontroll pa rrezikuar banesat.

Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të vatrës.

The post Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum appeared first on Albeu.com.

U arrestua sot nga RENEA në Orikum, kush është Flodian Plaku? “Vrasësi me tre emra” u kap me dy armë me vete

By: M C
3 August 2025 at 20:03

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të botës së krimit në vend, Florian Plakun nga Vlora.

Flodian Plakun, 42 vjeç nga Vlora, i njohur ndryshe si “vrasësi me tre emra” për shkak të identiteteve të shumta që kishte përdorur ndër vite: Plaku, Serjani dhe Mamo u shpall në kërkim ndërkombëtar një vit më parë si një nga vrasësi e ish-policit Gentjan Bejtja.

Në momentin e ndalimit, Plakut iu gjetën dy armë zjarri që i mbante pa leje.

Flodian Plaku konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasjen me paramendim të Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës.

Sipas të dhënave zyrtare, ekzekutimi i Bejtjas, ish-punonjës i Policisë, dyshohet të jetë kryer në kuadër të një hakmarrjeje brenda grupeve kriminale. Autoritetet shqiptare dhe Interpol Tirana e kishin shpallur Plakun në kërkim ndërkombëtar që prej muajit korrik, ndërsa dyshohej se fshihej në Spanjë apo Dubai.

Identifikimi i Plakut si autor i vrasjes u bë përmes një hetimi të thelluar kriminal dhe shkencor. ADN-ja e tij u gjet në një automjet tip Golf 7, që dyshohet të jetë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai kishte qenë më herët i arrestuar për trafik droge, çka bëri që të kishte profile ADN-je në sistemin e Policisë Kriminale. Hetuesit siguruan gjithashtu të dhëna të rëndësishme nga agjencitë e udhëtimit dhe lëvizjet e tij në kufi.

Bashkë me të, autoritetet kanë hetuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë: Ilir Beqaraj (alias Ilir Brahimi dhe Ilir Mançellari), i arrestuar për pjesëmarrje në vrasje, mbajtje dokumentesh false dhe armëmbajtje pa leje, si dhe Edison Haxhiu, i akuzuar për sigurimin e mjeteve për të kryer krimin.

The post U arrestua sot nga RENEA në Orikum, kush është Flodian Plaku? “Vrasësi me tre emra” u kap me dy armë me vete appeared first on Albeu.com.

Detaje nga arrestimi i Flodian Plakut në Orikum, iu gjetën dy armë zjarri, shoqërohen edhe disa persona të tjerë

3 August 2025 at 18:39

Flodian Plaku u arrestua në Orikum pas një operacioni të zhvilluar këtë të diel nga policia. Gjatë arrestimit iu gjetën edhe dy armë zjarri me vete.

ABC News mëson se në këtë operacion janë shoqëruar edhe disa persona të tjerët. Përkatësisht shtatë të shoqëruar. Ndërsa arrestimi i Flodian Plakut është bërë ndërsa ndodhej në një hotel në Orikum.

Plaku ishte në kërkim pasi akuzohej si një nga tre personat që ekzekutuan me armë zjarri Gentjan Bejtrja në Larushk në Fushë Krujë.

Flodian Plaku është gjithashtu emër i njohur për policinë në trafikun e lëndëve narkotike kryesisht drejt Italisë.

/abcnews.al/

RENEA zbarkon në Orikum, arrestohet Florian Plaku/ Në 2024 ekzekutoi ish-policin Gentjan Bejtja në oborrin e shtëpisë

By: M C
3 August 2025 at 18:09

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale dhe RENEA-n kanë arrestuar në Orikuam Florian Plaku alias Florian Serjani alias Florian Mamo 42 vjeç nga Vlora.

Plaku ishte shpallur në kërkim prej një viti, si një nga ekzekutorët e ish-policit Gentjan Bejtja. Bejtja u vra në oborrin e shtëpisë më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.

Për këtë ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit.

Florian Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës dhe njihet si “Pole Qorri”. Një vit më parë, më 26 korrik ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Burimet për media mësojnë se arrestimi i tij vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e Plakut.

The post RENEA zbarkon në Orikum, arrestohet Florian Plaku/ Në 2024 ekzekutoi ish-policin Gentjan Bejtja në oborrin e shtëpisë appeared first on Albeu.com.

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë 

By: Elva
19 July 2025 at 12:46

Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum. Sipas njoftimit të strukturave të Bashkisë Vlorë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi të dendur dhe po avancon drejt zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Për shkak të terrenit të thyer […]

The post Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë  appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja: Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi sot rëndësinë e ndërtimit të një turizmi gjithëpërfshirës që bashkon bukuritë natyrore me trashëgiminë kulturore.

Gonxhja ndau foto nga turistë të shumtë që vizitojnë vendin tonë jo vetëm për plazh, por edhe për sitet arkeologjike.

“Jo vetëm plazh, por edhe trashëgimi kulturore! Saranda dhe Orikumi nuk ofrojnë vetëm detin, por edhe thesare të rralla historike”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

“Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta që e bëjnë bregdetin shqiptar një përvojë unike”, thekson ministri.

Sinagoga Antike e Sarandës, e vendosur në qendër të qytetit,  daton nga shekulli i V-të dhe pasqyron ndikimin e komunitetit hebraik në rajonin e Jonit.

Mozaikët e saj të ruajtur mirë dhe arkitektura unike e bëjnë këtë monument një atraksion të pazëvendësueshëm për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë që kërkojnë përtej relaksit bregdetar.

Parku Arkeologjik i Orikumit ndodhet në zemër të Gjirit të Vlorës. Ky park mbart gjurmët e një qyteti që ka rrënjë në periudhën ilire dhe romake.

Rrënojat e teatrit antik, rrugët e kalldrëma dhe impiantet publike sjellin në jetë historinë e komuniteteve që e bënë Orikumin një qendër të rëndësishme tregtare dhe kulturore në Mesdhe.

/gj.m/a.f/

The post Gonxhja: Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Lungomare 3, IKMT nis prishjet e objekteve në Radhimë dhe Orikum

By: Besnik
21 June 2025 at 10:29

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune një aksion për shembjen disa objekteve në zonën e Radhimës dhe Orikumit.

Në fokus të ndërhyrjes janë njësi shërbimi, bare dhe beach bare, të cilat, ndonëse kishin marrë leje për ushtrimin e aktivitetit disa muaj më parë, ndodhen në trasenë ku do të zgjerohet projekti “Lungomare 3” në Vlorë.

Objektet po prishen për ti hapur rrugë zbatimit të projektit infrastrukturor, duke liruar hapësirat që pengonin vijimin e punimeve.

 

Kjo ndërhyrje vjen pas shembjeve të ngjashme të kryera ditët e fundit në Dhërmi dhe Jalë, ku IKMT ndërhyri për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme ose që binin ndesh me projektet zhvillimore në vijim.

Sipas burimeve zyrtare, aksioni i IKMT-së do të vijojë edhe në ditët në vijim, si pjesë e zhvillimit urban dhe turistik të bregdetit jugor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Lungomare 3, IKMT nis prishjet e objekteve në Radhimë dhe Orikum appeared first on Euronews Albania.

Pushues në Orikum/ Destinacion turistik me plazhe e çmime të favorshme

14 June 2025 at 14:59

Plazhin e Orikumit fundjava e gjen mbushur me pushues. Kryesisht janë familjarë që e zgjedhin për  qetësinë që ofron.

Të huajt  përveç detit  tërhiqen dhe nga çmimet e favorshme.

“Vij nga Torino, Itali. Është hera e parë që vij në Shqipëri.  Do të qëndrojmë rreth 1 muaj.  Kemi ardhur për detin. Është vend i bukur”, shprehet një turist.

Ata që kanë zgjedhur plazhin publik kërkojnë nga bashkia më tepër ndërhyrje në infrastrukturë dhe në pastrim.

Gjithsesi Orikumi mbetet një nga destinacionet e pëlqyera dhe për këtë sezon veror.

 

Bien në prangat e policisë dy persona/ Kryenin një sërë vjedhjesh…

15 May 2025 at 14:42

Kanë tentuar të vjedhin banesën e një shtetasi në qytet, si dhe kanë kryer një tjetër vjedhje në një banesë tjetër, nga ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri të ndryshme. Policia e Vlorës arreston dy personat dhe kryen punimet e nevojshme.

Blutë vijojnë punën për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, ku autorë të dyshuar janë këta dy shtetas. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 19 vjeç, dhe një shtetas të mitur, 17 vjeç, të dy banues në Orikum.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.05.2025, kanë tentuar të vjedhin banesën e një shtetasi në qytet, si dhe kanë kryer një tjetër vjedhje në një banesë tjetër, nga ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri të ndryshme.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, ku autorë të dyshuar janë këta dy shtetas. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

 

The post Bien në prangat e policisë dy persona/ Kryenin një sërë vjedhjesh… appeared first on Sot News | Lajme.

Vodhën para dhe bizhuteri në një banesë, arrestohet të miturit në Orikum

15 May 2025 at 14:15

Dy të mitur janë ndaluar nga policia e Vlorës me akuzën e vjedhjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 19 vjeç, dhe një shtetas të mitur, 17 vjeç, të dy banues në Orikum.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.05.2025, kanë tentuar të vjedhin banesën e një shtetasi në qytet, si dhe kanë kryer një tjetër vjedhje në një banesë tjetër, nga ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri të ndryshme.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, ku autorë të dyshuar janë këta dy shtetas.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vodhën para dhe bizhuteri në një banesë, arrestohet të miturit në Orikum appeared first on Euronews Albania.

Rama: Me Lungomaren në Radhimë, po merr formë një pjesë e Shqipërisë së re turistike


TIRANË, 8 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në Radhimë, ku inspektoi Lungomaren e re që lidh qytetin e Vlorës me atë të Orikumit.

Kryeministri vlerësoi se në Radhimë po merr formë një pjesë e Shqipërisë së re turistike, vazhdim spektakolar i Lungomares në bregun mes qytetit të Vlorës dhe Orikumit.

“Të gjithë ata që kanë pronë dhe mund të zhvillohet, brenda korrikut duhet t’i nënshtrohen stilit dhe logjikës së tregut dhe askush të mos mendojë se po shpëton nga kjo histori. Ta heqin vetë. Kjo është mundësia që i japim dhe rrisin nivelin, cilësinë, të ardhurat dhe e gjitha bëhet histori e re komplet”, u shpreh Rama.

“Ndryshimi është drastik. Kjo ishte si shteg dhish që kaloje në xhungël”, u shpreh ai.

Kryeministri vlerësoi se ky investim tejkalon Lungomaren e Vlorës nga pikëpamja e cilësisë, pasi ka shumë më tepër hapësirë, ka stacione, është më larg qytetit dhe më pranë natyrës.

Lungomarja e re ka një gjatësi prej 2,2 kilometrash dhe është e organizuar në formën e një parku të madh.

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama: Me Lungomaren në Radhimë, po merr formë një pjesë e Shqipërisë së re turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FNSH zbarkon në Vlorë, Orikum e Selenicë, kontrolle në disa pika

By: user 5
25 April 2025 at 23:10

Një aksion nga Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura nga Tirana, së bashku me repartin e FNSH nga Fieri dhe efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se këto masa kanë përfshirë qytetin e Vlorës, Selenicën dhe Orikumin ndërsa janë ndërmarrë kontrolle e disa pika.

Sipas informacioneve paraprake, operacioni është zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike, duke pasur në fokus persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe individë që qarkullojnë me armë pa leje.

The post FNSH zbarkon në Vlorë, Orikum e Selenicë, kontrolle në disa pika appeared first on Lapsi.al.

EMRAT/ Pistoletë me silenciator në çantën marsup, dy të arrestuar në Vlorë

3 April 2025 at 11:55

Policia e Vlorës ka arrestuar një të ri, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me silenciator, pa leje, me vete në automjet. Në kuadër të operacionit të koduar “Nightfall” është vënë në pranga shtetasi Panajot Kola, 19 vjeç, banues në Orikum, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, […]

The post EMRAT/ Pistoletë me silenciator në çantën marsup, dy të arrestuar në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në kodrat e Orikumit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

By: Ela
11 March 2025 at 11:21

Një zjarr ka rënë në zonën e kodrave të qytetit të Orikumit. Era e fortë ka favorizuar zjarrin i cili ka përparuar me shpejtësi duke rrezikuar dhe një banesë. Zjarrfikësit e Vlorës si dhe banorët po punojnë për izolimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, por era e fortë bën që shuarja e […]

The post Zjarr në kodrat e Orikumit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve appeared first on BoldNews.al.

Detaje të reja nga shpërthimi në Orikum, eksplozivi ishte vendosur në një pallat

By: Oldi
25 February 2025 at 10:57

Detaje të reja kanë dalë në dritë për shpërthimin me eksploziv që u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Orikum. Bëhet me dije se sasia e tritolit është vendosur në një prej pallateve që gjendet në shëtitoren e Orikumit, pas një biznesi në zonë ku njëkohësisht është edhe hyrja e pallateve që jetojnë […]

The post Detaje të reja nga shpërthimi në Orikum, eksplozivi ishte vendosur në një pallat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌