Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shpërthimi me lëndë plasëse në Vlorë, pronari: Nuk kam konflikte

By: user 11
25 June 2025 at 09:26

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me lëndë plasëse në dritaren e një servisi motorësh në lagjen “Bashkimi”, Vlorë. Raportohet se nga kamerat e sigurisë është filmuar një person i cili i afrohet biznesit, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

Ndërkohë pronari i servisit të motorëve ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

“Kam 30 vite që u shërbej banorëve të Vlorës, që nga biçikletave deri te motorët dhe nuk kam pas asnjë konflikt. Nuk e di pse ma kane bërë këtë dëm”, ka thënë ai.

Policia ka sekuestruar kamerat e biznesit, ndërsa janë shoqëruar në polici 5 persona. Nga shpërthimi i ndodhur pak para mesnate së djeshme ka pasur vetëm dëme materiale.

The post Shpërthimi me lëndë plasëse në Vlorë, pronari: Nuk kam konflikte appeared first on Lapsi.al.

Identifikohen 7 ferma me sëmundjen/ Zgjerohet harta e zonave të prekura nga Murtaja e Bagëtive, ja thirrja e AKVMB

13 June 2025 at 13:26

Deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 𝟕 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐢𝐯𝐞 në 5 vatra shpërthimi krerët e të cilave po asgjësohen sipas 𝐩𝐫𝐨𝐭𝐨𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐢𝐤𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐫𝐢𝐧𝐚𝐫𝐞, për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Zgjerohet harta e zonave të prekura nga murtaja e bagëtive në vendin tonë. AKVMB bën thirrje urgjente për bashkëpunim të plotë nga fermerët!

𝐌𝐨𝐬 𝐥ë𝐯𝐢𝐳𝐧𝐢 𝐤𝐚𝐟𝐬𝐡ë𝐭!

𝐌𝐨𝐬 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐧𝐢 𝐬𝐡𝐢𝐭-𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐭ë 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚!

𝐑𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐛𝐢𝐨𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬ë 𝐧ë 𝐟𝐞𝐫𝐦ë

Ky është një 𝐡𝐚𝐩 𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐭𝐮𝐟𝐚𝐯𝐞 dhe për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐣𝐢𝐭ë𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭ë𝐫𝐫𝐮𝐞𝐬𝐞 për blegtorinë.

Veterinerët tanë janë në terren, në 𝐠𝐚𝐭𝐢𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢 𝐭ë 𝐩𝐥𝐨𝐭ë dhe përkrah fermerëve për:

Marrjen e mostrave për analizë

Monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore

Informimin dhe ndërgjegjësimin e fermerëve mbi 𝐬𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚𝐭 𝐤𝐥𝐢𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐏𝐏𝐑-𝐬ë (temperaturë e lartë, rrjedhje nga hundët dhe sytë, diarre, vështirësi në frymëmarrje, ulje të oreksit).

Të gjithë së bashku, me 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢, mund të ndalojmë përhapjen e PPR-së dhe të 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐦ë 𝐛𝐥𝐞𝐠𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞!

The post Identifikohen 7 ferma me sëmundjen/ Zgjerohet harta e zonave të prekura nga Murtaja e Bagëtive, ja thirrja e AKVMB appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

3 June 2025 at 14:45

Paolo Turnaturi nga guida vullkanologjike në Katania, ka folur mbi eksperiencën e tij duke qenë prezent gjatë shpërthimit të vullkanit më të madh dhe më aktiv në Evropë, në malin e Etnas.

Vullkani shpërtheu ditën e djeshme në Siçili, duke lëshuar një re gjigande tymi në atmosferë, duke bërë që shumë turistë dhe banorë të vraponin të frikësuar.

Turnaturi shpjegon momentin që ai së bashku me kolegët e tij, kuptuan se diçka nuk shkonte lidhur me stabilitetin e kraterit jo të fortë në atë moment.

“Isha me kolegët e mi dhe kuptuam se stabiliteti i kraterit nuk ishte i fortë derisa frakturat u hapën dhe bënë që të shembej një pjesë e madhe e kraterit. Papritur u gjendëm të përfshirë nga shpërthimi që zbriste nga lart, por patëm mundësi për tu arratisur”, tha Paolo Turnaturi.

I pyetur mbi ndjesinë e tij gjatë largimit nga vendndodhja e shpërthimit të vullkanit Etna, Paolo tregon se akoma më të vështirë e bënte fakti që nuk dukej asgjë për shkak të hirit të ndezur.

“Frika ishte gjatë arratisjes sepse nuk kuptohej se cili do ishte drejtimi i hirit të ndezur. Më vonë dukshmëria përreth ishte zero, pasi nuk shihnim dot se ku vendosim këmbën. Nga eksperienca gjetëm shtegun e duhur për tu larguar. Frika është e nevojshme në këto raste sepse të mban të kthjellët.

Në këtë moment që flasim, nga këndvështrimi strukturor, krateri juglindor është një nga pikat më të brishta ku mund të përsëritet shpërthimi. Prisnim që kjo të ndodhte prej 15 vjetësh pasi prej 2011-tës, Etna ka hyrë në një proces ndryshimi strukturor ndaj dhe këto janë të zakonshme në një vullkan. Dridhjet e tokës tregojnë që nuk ka stabilitet, por mbeten brenda normave”, tha Paolo Turnaturi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna appeared first on Euronews Albania.

Shpërthim në fabrikën e armëve në Serbi, raportohet për disa të plagosur

By: fra nc
30 May 2025 at 12:28

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fabrikën e armëve “Krušik” në qytetin Valjevë të Serbisë, duke lënë të lënduar disa punonjës.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë HK “Krušik” AD Valjevo, incidenti ndodhi rreth orës 07:40, gjatë operacioneve të rregullta të presimit të pentritit, një material shpërthyes. Gjatë këtij procesi, është aktivizuar amplifikatori i çakmakut në presë, çka ka shkaktuar shpërthimin.

Burime jozyrtare nga spitali bëjnë me dije se numri total i të lënduarve është shtatë, por lëndimet raportohen të jenë të lehta.

Kompania Krušik ka konfirmuar incidentin dhe ka theksuar se po vijon hetimi i brendshëm për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Fabrika “Krušik” është një nga objektet kryesore të industrisë së mbrojtjes në Serbi dhe ka qenë në të kaluarën subjekt i disa aksidenteve të ngjashme në linjat e prodhimit të materialeve shpërthyese

Më 3 gusht 2024, tre punonjës u lënduan lehtë gjatë punës me kapsolla në repartin e minave të fabrikës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërthim në fabrikën e armëve në Serbi, raportohet për disa të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës/ Dyshohet për tentativë arratisje, bomba ishte artizanale me nitrat

29 May 2025 at 09:49

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i regjistruar mbrëmjen e djeshme brenda rrethimit të burgut të sigurisë së lartë të Fushë-Krujës. Mësohet se bomba ishte artizanale, e krijuar me nitrat. Lënda plasëse është hedhur pranë gjeneratorit të burgut, por dyshohet se sasia ka qenë e vogël dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale […]

The post Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës/ Dyshohet për tentativë arratisje, bomba ishte artizanale me nitrat appeared first on BoldNews.al.

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës/ Tritoli që u hodh tek gjeneratori ishte krijuat në mënyrë artizanale me nitrat

By: V K
29 May 2025 at 09:12

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në burgun e Fushë- Krujës.

Dyshohet se lënda plasëse është hedhur pranë gjeneratorit që ndodhej në rrethimin e jashtëm të burgut, ndërsa shpërthimi është ndjerë rreth 5 kilometra larg vendngjarjes.

Raportohet se lënda eksplozive që ishte hedhur te gjeneratori ka qenë artizanale, e krijuar me nitrat. Pas një telefonate në sallën operative në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që raportonte për shpërthimin, drejt IEVP Fushë-Krujë janë nisur edhe oficerë policie nga kryeqyteti, të cilët kanë konstatuar se nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë të instaluara në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, për të parë çdo lëvizje që është kryer përreth perimetrit të burgut.

The post Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës/ Tritoli që u hodh tek gjeneratori ishte krijuat në mënyrë artizanale me nitrat appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan, arrestohet pronari i banesës dhe nipi i tij

By: Ardit
1 May 2025 at 14:00

Policia ka vendosur në pranga pronarin e apartamentit në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ata akuzohen për mbajtje pa leje të lëndëve shpërthyese, shkatërrim prone dhe inskenim të ngjarjes kriminale. Raportohet se kryefamiljari Ardit Pepa ka inskenuar ngjarjen së bashku me nipin e tij për […]

The post Shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan, arrestohet pronari i banesës dhe nipi i tij appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Kush është mjekja që i shpërthyen makinën me tritol në parkingun e spitalit “Amavita”

1 May 2025 at 10:28

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol, i regjistruar gjatë natës së kaluar në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkingun e spitalit privat “Amavita“ në rrugën “Pjetër Budi”, në zonën e Saukut në kryeqytet. Shënjestër e shpërthimit me tritol ka qenë shtetasja Matilda Kaja, me profesion mjeke. Lënda plasëse ishte vendosur […]

The post EMRI/ Kush është mjekja që i shpërthyen makinën me tritol në parkingun e spitalit “Amavita” appeared first on BoldNews.al.

I vendosën lëndë plasëse në automjetin e saj/ Flet mjekja: Nuk kam konflikte me askënd, dyshoj se…

1 May 2025 at 10:35

Tiranë- Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me lëndë i ndodhur në Tiranë. Automjetit të shtetases që ishte në parkingun e një spitali, Matilda Kaja i është vendosur lëndë plasëse. Gazetarja Bleona Sari tha për ABC News mëson se Matilda Kaja punon si mjeke në një spital privat.

Në dëshminë e saj përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore ajo është shprehur se “nuk ka konflikte me askënd dhe se tritoli mund të ketë qenë për spitalin jo për të personalisht”.

Numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Iranit shkon në 46

28 April 2025 at 12:59

Numri i personave të vrarë në një shpërthim në portin Shahid Rajai në Iranin jugor është rritur në 46, raportoi agjencia e lajmeve Mehr.

Sipas medias, më shumë se 1,000 njerëz u shtruan në spital si rezultat i shpërthimit, me 138 që ende marrin trajtim.

Sipas shërbimeve të urgjencës, në port kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit.

Të shtunën, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në portin Shahid Rajaee, që ndodhet në qytetin e Bandar Abbas në bregun e Gjirit Persik. Sipas të dhënave të fundit, rreth 1400 persona janë lënduar. Nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar për shkakun e shpërthimit.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që disa aeroplanë të Ministrisë së Emergjencave të dërgohen në Iran. Më herët, Ambasada Ruse në Teheran njoftoi në kanalin e saj Telegram se shpëtimtarët rusë kishin mbërritur në Iran me dy avionë Be-200ES dhe një IL-76TD. Pasi u ulën, ata zhvilluan konsultime me popullin iranian, përshkruan një plan veprimi dhe filluan shuarjen e zjarrit.

The post Numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Iranit shkon në 46 appeared first on Euronews Albania.

28 të vrarë dhe 800 të plagosur nga shpërthimi masiv në portin më të madh të Iranit

27 April 2025 at 12:59

Të paktën 28 ​​persona janë vrarë dhe 800 janë plagosur në një shpërthim masiv në një nga portet kryesore të Iranit, thonë autoritetet.

Shpërthimi ndodhi në Shahid Rajaee, porti më i madh tregtar i vendit, pranë qytetit jugor të Bandar Abbas të shtunën në mëngjes.

Banorët raportuan se e ndjenë ndikimin e shpërthimit deri në 50 km larg. Gjashtë persona mbeten të pagjetur, raportojnë mediat shtetërore.

Videot e verifikuara nga BBC tregojnë një intensitet të zjarrit përpara një shpërthimi të madh, me njerëz që ikin më pas nga shpërthimi dhe të tjerë të shtrirë të plagosur në rrugë të rrethuar nga mbeturinat e tymit.

Nuk ka informacion të saktë për shkakun e shpërthimit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA, dhe zëdhënësi i Organizatës së Menaxhimit të Krizave të Iranit, Hossein Zafari, tha se siguria e dobët e kimikateve në kontejnerë në portin Rajai ishte shkaku i aksidentit.

Presidenti iranian Massoud Pezeshkian urdhëroi një hetim mbi incidentin dhe dërgoi ministrin e brendshëm në vendngjarje. Shpërthimi theu xhamat disa kilometra larg dhe u dëgjua në Qeshm, një ishull 26 kilometra në jug të portit, raportuan mediat iraniane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 28 të vrarë dhe 800 të plagosur nga shpërthimi masiv në portin më të madh të Iranit appeared first on Euronews Albania.

Kurti: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj objektit të Postës në Zveçan, qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq është mesazh i rrezikshëm

1 April 2025 at 11:54

Kryeministri në detyrë, Albin Kuti ka dënuar fuqishëm sulmin me granata ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan.

Kurti ka thënë se sulmi ka elemente terroriste, transmeton Telegrafi.

“Me shqetësim të thellë dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur stabilitetin dhe rendin kushtetues, dënojmë fuqishëm sulmin me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, i kryer sot me datë 1 prill 2025. Ky akt dhune është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ai ka pohuar se “brengosëse në këtë situatë mbetet fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste”.

“Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese”, pohoi ai.

Kurti ka shkruar se përmes krijimit të tensioneve artificiale, po tentohet të pengohet funksionimi normal i institucioneve dhe të minohet zhvillimi ekonomik e përparimi demokratik i vendit tonë.

“Sulmi tinëzar me granatë në terrin e natës është orvatje nga dëshpërimi dhe pafuqia e atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës. Posta e Kosovës do të qëndrojë aty si ndërmarrje publike, xhami i ri do të vendoset e shërbimet legale do të vazhdojnë të ofrohen për të gjithë qytetarët”, theksoi ai.

Kurti shton tutje se institucionet relevante janë duke kryer hetime të plota për të sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të rëndë.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, por nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të sfiduar rendin tonë kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë”, deklaroi ai.

Sot rreth orës 00:20 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit të njërës granatë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.

E lidhur me këtë ka reaguar sot Posta e Kosovës.

“Sot, pas mesnate, zyra postare Zveçan-2, e vendosur në qendër të Zveçanit, është sulmuar me mjete shpërthyese. Posta e Kosovës Sh.A. dënon ashpër këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Postës./Telegrafi/

The post Kurti: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj objektit të Postës në Zveçan, qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq është mesazh i rrezikshëm appeared first on Telegrafi.

Shpërthimi në banesën e motrave Nikolli/ Zbulohen detaje nga aksioni i SPAK

By: V K
30 March 2025 at 13:50

Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK lidhur me motrat Xhovana e Alda Nikolli, paraditen e 28 marsit në Elbasan. Burime nga policia bënë me dije se, Gjykata e Posaçme kishte urdhëruar kontroll në banesën e dy tyre, si dhe në shtëpinë e prindërve të tyre po në qytetin e Elbasanit, si dhe sekuestrim te celularëve.

Kontrollet u kryen për shkak se nga shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli, 9 muaj më parë humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person pa asnjë rekord penal.

News24 ka mësuar detaje te aksionit, që nisi që në në orët e para të mëngjesit, kur skuadra e posaçme operacionale nisi vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre.

Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet BMV x1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.

Burimet thanë se Xhovana dhe Alda Nikollit, si dhe babait të tyre iu sekuestrua celulari. Më pas, ata u shoqëruan në banesat përkatëse ku edhe u ushtrua kontrolli.

Të njëjtat burime konfirmuan se motrat Nikolli, gjatë kontrollit hodhën akuza ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, duke e akuzuar si porositës të ngjarjes.

SPAK ka dyshime të forta se Xhovana Nikolli, e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli dhe motra e saj Alda që ishte në një lidhje me Nuredin Dumani, kanë dijeni se kush është personi që ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të tyre, e po ashtu për emrin e urdhëruesit.

Shpërthimi në katin e 4-ët të pallatit në lagjen ‘Haxhias’ të Elbasanit ku banonin motrat Nikolli ndodhi më 14 korrik 2024.

Nga shpërthimi dera e familjes Thomaraj u shemb, duke lënë në plagosur djalin e madh Enean, i cili ndërroi jetë pas 4 muajsh në spitalin e Traumës.

The post Shpërthimi në banesën e motrave Nikolli/ Zbulohen detaje nga aksioni i SPAK appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi me eksploziv në Fushë Krujë, zbardhet ngjarja, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

7 March 2025 at 09:09

Krujë-Zbardhet autorësia e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë, ngjarje kjo e ndodhur 2 ditë më parë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar 26-vjeçari, banues në Krujë, ndërsa është sekuestruar edhe automjeti me të cilin ky shtetas ka lëvizur gjatë kryerjes së krimit.

Nga shpërthimi në murin rrethues të dyqanit, në Fushë Krujë, u shkaktuan dëme të vogla materiale.

“Në vijim të veprimeve procedurale, 26-vjeçari u shpall në kërkim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Detaje të reja nga shpërthimi në Orikum, eksplozivi ishte vendosur në një pallat

By: Oldi
25 February 2025 at 10:57

Detaje të reja kanë dalë në dritë për shpërthimin me eksploziv që u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Orikum. Bëhet me dije se sasia e tritolit është vendosur në një prej pallateve që gjendet në shëtitoren e Orikumit, pas një biznesi në zonë ku njëkohësisht është edhe hyrja e pallateve që jetojnë […]

The post Detaje të reja nga shpërthimi në Orikum, eksplozivi ishte vendosur në një pallat appeared first on BoldNews.al.

As zogj, as zvarranikë! Kjo është qenia që i mbijetoi meteorit&shpërthimit bërthamor

By: D Marku
11 February 2025 at 17:59

Shpesh është një fenomen shumë i vështirë për t’u shpjeguar, pasi studiuesit ndeshen me raste kur qëndrueshmëria e qenieve të gjalla në habitate të caktuara duket praktikisht e pamundur, e megjithatë jeta gjen një rrugë.

Kjo është ajo që ndodh me pemën Ginkgo biloba. Një nga faktet që tërheq më shumë vëmendjen e të gjithëve është se i mbijetoi një shpërthimi bërthamor, i cili shkatërroi gjithçka në rrugën e tij, përveç kësaj specie bimore.

Pasi bomba bërthamore u hodh në Hiroshima, temperaturat arritën 7000 gradë Fahrenheit, deri në një rreze prej dy miljesh nga toka zero. Për ta vënë këtë në perspektivë, lava vullkanike arrin 2400 gradë Fahrenheit.

Gjashtë pemë të kësaj specie që ndodheshin vetëm një milje nga toka zero u rikthyen në jetë pavarësisht se kishin hedhur gjethet e tyre disa muaj pas katastrofës.

Ginkgo biloba njihet si “fosili i gjallë”, sepse speciet e tij datojnë më shumë se 290 milionë vjet më parë. Kjo zbulon një tjetër moment historik të madh të kësaj peme: ajo i mbijetoi zhdukjes së dinosaurëve dhe praktikisht të gjithë faunës ekzistuese.

Megjithatë, pavarësisht qëndrueshmërisë së tyre të madhe, këto pemë kishin një aleat të madh për t’i mbajtur gjallë, dikë që shpesh është armik: qeniet njerëzore shpëtuan Ginkgo biloba, pasi kjo specie ishte zhdukur në natyrë deri në fillim të shekullit të 20-të.

The post As zogj, as zvarranikë! Kjo është qenia që i mbijetoi meteorit&shpërthimit bërthamor appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi i digës në Bunec, nën hetim administratori

By: user7
17 January 2025 at 13:48

Administratori i hidrocentralit Sasaj në Bunec është marrë nën hetim, pasi një ditë më parë shpërtheu diga. Mësohet se është proceduar penalisht Vangjel Ngjelo. Ndërkohë që nga shpërthimi i digës është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në “Bunec”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”.

The post Shpërthimi i digës në Bunec, nën hetim administratori appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Dalin pamjet nga shpërthimi në Theth, kamerat filmuan autorin që vendosi tritolin

By: Oldi
12 January 2025 at 09:33

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ka ndodhur shpërthimi në hyrje të një biznesi në Theth. Siç shihet edhe në këto pamje shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 minuta, ku një person i cili duket edhe në kamera, është afruar në këmbe ka […]

The post VIDEO/ Dalin pamjet nga shpërthimi në Theth, kamerat filmuan autorin që vendosi tritolin appeared first on BoldNews.al.

Shpërthimi i “Tesla Cybertruck” jashtë hotelit të Trump po trajtohet si një akt terrorist, reagon Musk: S’kemi parë kurrë diçka të tillë

1 January 2025 at 22:55
Autoritetet e Las Vegasit, po hetojnë shpërthimin e një mjeti tip “Tesla Cybertruck” jashtë hotelit të Donald Trump, nën dyshimet për një akt të mundshëm terrorizmi, pas sulmit në New Orleans.   Makina elektrike, siç shihet edhe nga pamjet, ndodhej para hyrjes së hotelit kur shpërtheu. Sipas ABC, shoferi humbi jetën dhe shtatë kalimtarë të

Panik në bordin e avionit me 182 persona, motori shpërthen në flakë

By: fra nc
29 December 2024 at 00:22

Një avion i kompanisë KLM ka bërë një ulje emergjente në aeroportin Sandefjord, të Norvegjisë, të shtunën mbrëma, pas raportimeve për tym që vinte nga motori i majtë. Pilotët kërkuan që zjarrfikësit të ishin gati për ndërhyrje, ndërsa aeroporti Torp u mbyll përkohësisht për fluturimet e tjera.

“Kemi vërejtur tym nga motori i majtë, ndaj qëndroni në gatishmëri,” ishte njoftimi nga kulla e kontrollit për shërbimet emergjente. Autoritetet policore raportuan rreth orës 21:30 se avioni mundi të ulej, duke dalë pjesërisht nga pista dhe duke përfunduar në fushën me bar. Në një deklaratë për shtyp të lëshuar mbrëmjen e së shtunës, KLM konfirmoi se avioni ishte devijuar drejt Sandefjord pas një “zhurme të lartë” të dëgjuar gjatë fluturimit.

Zëdhënësja e KLM, Gerri Brand, tha se kompania po bashkëpunon me autoritetet për të hetuar incidentin, por është ende herët për të përcaktuar shkakun e tij.

“Është e vështirë të spekulojmë tani. Do të ndjekim procedurat zyrtare të hetimit,” tha Brand.

Lidhur me raportimet për një problem në sistemin hidraulik të avionit, Brand u shpreh:

“Nuk po them që nuk ka pasur një problem të tillë, por është ende herët për të nxjerrë përfundime.”

Brand gjithashtu konfirmoi se, pavarësisht humbjes së kontrollit gjatë uljes, situata u mbajt nën kontroll:

“Avioni doli nga pista me një shpejtësi shumë të ulët. Për fat të mirë, të 176 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit janë të padëmtuar.”

Celina Solstad Høvik, një pasagjere e avionit, tregoi për përvojën e saj të frikshme. Ajo ishte duke udhëtuar për në Holandë së bashku me partnerin e saj dhe qenin Theodor.

“E ndjeva shumë të frikshme,” tha Høvik, duke shtuar se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë gjatë ngritjes dhe ishte shqetësuar kur ekuipazhi kërkoi që të mos hiqeshin rripat e sigurimit.

Megjithatë, Høvik vlerësoi reagimin e ekuipazhit:

“Ata bënë maksimumin dhe e ulën avionin në tokë të sigurt.”

Vaktari Erik Smithsrød-Brennseter nga Qendra e Emergjencave në Jug-Lindje konfirmoi se zjarrfikësit ishin në gatishmëri dhe nuk kishte shenja zjarri apo flakësh pas uljes. Ai nuk dha komente mbi shkaqet e incidentit, duke ia lënë këtë çështje policisë.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e problemit teknik. Në ndërkohë, pista e aeroportit Torp mbetet e mbyllur derisa avioni të largohet nga vendngjarja.

Për të parë videon klikoni këtu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Panik në bordin e avionit me 182 persona, motori shpërthen në flakë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌