Shpërthimi me tritol në një garazh më 24 korrik, identifikohet autori (EMRI)
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 24 korrik 2025, në rrugën “Peti” në Tiranë, ku u vendos një sasi lënde plasëse në portën e garazhit të shtetasit Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i Garave”.
Pas hetimeve të thelluara të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Klodian Steli 36-vjeç, banues në Fushë Krujë.
Gjithashtu, policia ka gjetur edhe automjetin me të cilin dyshohet se 36-vjeçari ka lëvizur gjatë kohës së kryerjes së krimit.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:
Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
The post Shpërthimi me tritol në një garazh më 24 korrik, identifikohet autori (EMRI) appeared first on Albeu.com.