Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje

19 June 2025 at 10:49

Policia e Fierit ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për sulm ndaj një punonjësi të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier, ngjarje e ndodhur më 11 mars 2025.

I ndaluari është shtetasi M. P., 32 vjeç, banues në Patos, i cili më parë është dënuar për veprat penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. Ai akuzohet se në bashkëpunim me tre persona të tjerë ka goditur me grushte një punonjës të IEVP-së, për shkak të detyrës së këtij të fundit.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tre bashkëpunëtorëve të dyshuar në këtë ngjarje: shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e Selim Velsulës, flet kushëriri: Autori ka qenë në depresion

By: user7
12 June 2025 at 09:58

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar fshati Xibër në Klos, ku Selim Velsula, 65-vjeç, u masakrua me mjet prerës nga kushëriri i tij. Teksa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, kushëriri i parë i viktimës, Rasim Velsula ka deklaruar se të dy familjet nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin. Ai shprehet gjithashtu se autori në momentin e kryerjes së krimit mund të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

“Kemi hyrje-dalje me të dyja familjet. Unë them që autori ka qenë në depresion, nuk e shpjegoj dot ndryshe. Është i ri i pamartuar. Ishin fis kushërinj me njëri-tjetrin. Nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin. Autori kishte prej disa vitesh në Tiranë, jetojnë familjarisht atje, vijnë vetëm që punojnë tokat. Ne e dinim sikur ishin jashtë shtetit, në Greqi, por ja që ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

The post Vrasja e Selim Velsulës, flet kushëriri: Autori ka qenë në depresion appeared first on Lapsi.al.

Masakroi kushëririn me thikë/ Del fotoja e autorit të vrasjes në Xibër

By: user7
12 June 2025 at 09:41

Personi që shihni në foto, është autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Xibër të bashkisë Klos. 28-vjeçari Hazbi Velsula, masakroi me mjet prerës kushëririn e tij Selim Velsula, i cili nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra duke humbur jetën

Hazbi Velsula, autori i dyshuar i vrasjes së Selim Velsulës, qëndroi në arrati disa orë pas krimit. Ai masakroi me thikë kushëririn e tij në Xibër të Klosit dhe më pas u larguar drejt Tiranës.

Më pas ai ka telefonuar motrën e tij duke i thënë që ka vrarë një person. Ka qenë e motra e autorit e cila ka njoftuar policinë, që më pas ka rrethuar zonën në Allias ku ishte fshehur Hazbi Velsula dhe e kanë vendosur në pranga.

The post Masakroi kushëririn me thikë/ Del fotoja e autorit të vrasjes në Xibër appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet autori i vrasjes së 65-vjeçarit në Xibër, lidhje familjare më viktimën

12 June 2025 at 07:28

Hazbi Velsula i dyshuar si autori i ngjarjes ne Xibër është arrestuar në Allias, ku u gjet i vrarë pranë pronës së tij Selim Velsula, 65 vjeç.

Bëhet e ditur se autori Hazbi Velsula me viktimën Selim Velsula ishin kushërinj. Autori ka njoftuar të motrën që ka vrarë një person dhe pastaj motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori.

Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestohet autori i vrasjes së 65-vjeçarit në Xibër, lidhje familjare më viktimën appeared first on Euronews Albania.

Eleminimi i Edmond Papës, dënohen me 55 vite burg autori dhe bashkëpuntori

By: user 11
9 June 2025 at 10:42

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje te armëve”.

Ndërsa Alban Velo u dënua me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim. Dy të pandehurit do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin.

Edmond Papa u ekzekutua në 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. Autorët qëlluan 9 herë në drejtim të biznesmenit dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, teksa ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Arsyeja që çoi në vrasjen e tij ishte hakmarrja.

The post Eleminimi i Edmond Papës, dënohen me 55 vite burg autori dhe bashkëpuntori appeared first on Lapsi.al.

Konflikti me armë zjarri/ Kush janë autori dhe i lënduari nga plagosja në Allias

8 June 2025 at 10:05

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, nga ku një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri nga komshiu i tij, është bërë me dije dhe identiteti i plotë i dy personave të përfshirë.

Sipas informacioneve zyrtare, Korado Teodori, 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë komshiun e tij, Sandrino Baci, 31 vjeç.

Ngjarja erdhi si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë, i plagosuri ndodhet aktualisht në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konflikti me armë zjarri/ Kush janë autori dhe i lënduari nga plagosja në Allias appeared first on Euronews Albania.

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

By: Oldi
6 June 2025 at 12:55

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë. Ndërkohë mësohet se Shpëtim Osma që qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin e tij Sami Disha dhe gruan e tij Nadire Disha, për arsye që ende nuk dihen është vetë dorëzuar në policinë e shtetit. Mësohet se ai ka shkuar vetë në stacionin e […]

The post EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori appeared first on BoldNews.al.

Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT)

By: Oldi
6 June 2025 at 12:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë ku një 21-vjeçar nga Tirana është plagosur me thikë. I plagosuri, Devis Saliaj, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas mjekëve që e kanë marrë në kujdes. Saliaj ka marrë plagën gjatë një incidenti për të cilin nuk ka dhënë shumë detaje para policisë, pasi në momentin […]

The post Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e çiftit të bashkëshortëve pas konfliktit me komshiun/ Vetëdorëzohet në polici autori

6 June 2025 at 13:04

Shpëtim Osmani, rreth 56 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të fqinjit të tij, Sami Disha, gjithashtu rreth 56 vjeç. Autori i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gosë të Rrogozhinës është vetëdorëzuar në polici.

Për pasojë, Disha ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Gjithashtu e plagosur nga konflikti ka mbetur edhe bashkëshortja e Sami Dishës.

Ditën e sotme konflikti mes dy fqinjëve degjeneroi në përdorim armësh në fshatin Gosë të Rrogozhinës. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, konkretisht për çështjen e një qeni.

Pas ngjarjes autori u arratis. Por arratia e tij zgjati pak, pasi rreth një orë pas konfliktit me armë ai u vetëdorëzua në Policinë e Rrogozhinës.

The post Plagosja e çiftit të bashkëshortëve pas konfliktit me komshiun/ Vetëdorëzohet në polici autori appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

By: V K
6 June 2025 at 13:45

Paraditen e sotme, një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Rrogozhinë. Ndërkohë mësohet se Shpëtim Osma që qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin e tij Sami Disha dhe gruan e tij Nadire Disha, për arsye që ende nuk dihen, është vetë dorëzuar në policinë e shtetit.

Gjithashtu, mësohet se ai ka shkuar vetë në stacionin e policisë në Rrogozhinë.

Nga të shtënat me armë, Samiu ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërkohë që Nadirja është plagosur në bark.

The post EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori appeared first on Albeu.com.

Kërkoi “arrest shtëpie” për autorin, dy të afërme të viktimës kërcënojnë prokuroren në Sarandë

2 June 2025 at 19:33

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Prokurorinë e Sarandës, ku një prokurore është kanosur brenda zyrës së saj nga dy shtetase. Burime për mediat bëjnë me dije se dy gratë, identiteti i të cilave nuk bëhet ende publik, janë të afërme të një të miture, viktimë e një vepre penale të […]

The post Kërkoi “arrest shtëpie” për autorin, dy të afërme të viktimës kërcënojnë prokuroren në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Pjetër Kazajt në Lezhë/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

By: user7
2 June 2025 at 12:26

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 57-vjeçarit, Pjetër Kazaj në Lezhë. Në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale G.A.

Sipas informacioneve policore, ai ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të 57-vjeçarit, në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën dhe për të hyrë në banesë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Lezhë

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e autorësisë së vrasjes së 57-vjecarit, në fshatin Tale.

Si rezultat i hetimeve intensive, provave të mbledhura në vendin e ngjarjes dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, grupi hetimor ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetas të dyshuar si autor të vrasjes së 57-vjeçarit.

Nga hetimi intensiv dyshohet se shtetasi G. A. (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera) ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit P. K., në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën e banesës, për të hyrë në banesë. Si pasojë e dëmtimeve, 57-vjeçari P. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, shërbimet policore vijojnë kontrollet në terren, për kapjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim për këtë rast.

Si pistë hetimi lidhur me krimin qëndron edhe hakmarrja nisur nga një sagë e përgjakshme e cila zë fill që në vitet ’90 mes dy fisesh, Kaza dhe Gjini. Më datë 7 janar të vitit 1994, qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në vitin 1997, Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994. Martin Kaza ishte dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri. Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza i cili ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.

The post Vrasja e Pjetër Kazajt në Lezhë/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori appeared first on Lapsi.al.

Autori e priti për 1 orë, çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë nga vrasja në Lezhë

2 June 2025 at 10:36

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme me vrasjen e 57-vjeçarit, Pjetër Kaza në fshatin Tale të Lezhës, policia ka shoqëruar disa persona, përfshirë familjarë dhe të afërm të fisit Gjini, të cilët janë në hasmëri me familjen Kaza.

Megjithëse dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetimin, dhe të shoqëruarit janë liruar më pas, autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe dyshohet se autori i atentatit është larguar në këmbë nga vendngjarja. Sipas hetimeve paraprake, ekzistojnë dyshime se ekzekutori ka qëndruar për më shumë se një orë në afërsi të oborrit, duke pritur kthimin e viktimës në banesë.

Pjetër Kaza u qëllua për vdekje brenda makinës në oborrin e shtëpisë së tij sapo u kthye nga puna në minierën e Spaçit.

Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e gjakmarrjes, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe konfliktet personale që mund të kenë ndodhur më parë. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Autori e priti për 1 orë, çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë nga vrasja në Lezhë appeared first on Euronews Albania.

Identifikohet autori i plagosjes në Durrës, qëlloi 36-vjeçarin me fëmijët në makinë

31 May 2025 at 11:15

Nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme të datës 30 maj teksa u plagos një 36-vjeçar me armë zjarri në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth” në Durrës, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar dhe shpallja në kërkim e tij.

Sipas hetimeve të kryera, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si shtetasi Kid Kazazi 30 vjeç, banues në Kavajë.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme kur autori i dyshuar Kid Kazazi lëvizte me automjetin tip “Ford Focus”, gjatë një manovre parakalimi, ka qëlluar me armë zjarri, të dyshuar pistoletë, drejt automjetit tip “Lancia” ku udhëtonte Arbër Goreja 36 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e të shtënave, Goreja ka mbetur i plagosur, ndërkaq bëhet me dije se me të në automjet ishin edhe dy të mitur 14 dhe 15 vjeç, të cilët nuk kanë pësuar lëndime.

Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, Arbër Goreja ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të Kid Kazazit i cili ka pësuar dëmtime fizike por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e motiveve të plota të saj.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

The post Identifikohet autori i plagosjes në Durrës, qëlloi 36-vjeçarin me fëmijët në makinë appeared first on Euronews Albania.

Tentativë vrasje/ Atentat shqiptarit në Podgoricë, kapet pas disa orësh autori

30 May 2025 at 16:33

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, njoftoi zyrtarisht se ai u arrestua në Podgoricë midis urave Blažov dhe Viseći. Shtetasi shqiptar E.B, 23 vjec, dyshohet se ka plagosur mbrëmë pak para orës 22:00, shtetasin shqiptar B.K, rrëzë kodrës së Goricës në Podgoricë.

“Oficerët e policisë të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Qendra”, duke ndërmarrë masa dhe veprime urgjente për të hedhur dritë mbi veprën penale të tentativës së vrasjes që u krye mbrëmë rreth orës 21:45 në Podgoricë në dëm të shtetasit të Republikës së Shqipërisë, B.K, vendosën masa më të gjera, bllokuan zonat e menjëhershme dhe më të gjera të vendit të ngjarjes, dhe vendosën kontroll të shtuar në pikat kufitare me vendosjen e forcave shtesë policore, si dhe duke shkëmbyer në mënyrë aktive të dhëna operative me kolegët nga policia e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Policisë shtoi se për të ofruar mbështetje për Qendrën Rajonale të Sigurisë “Qendra”, janë vënë në dispozicion oficerë nga Sektori i Parandalimit të Krimit, si dhe anëtarë të Njësisë Speciale të Policisë.

Thuhet se policia “në një bllokadë më të gjerë të zonës e lokalizoi, izoloi dhe identifikoi autorin e këtij akti kriminal në kanionin e lumit Moraça, midis urave Blažov dhe Viseći”.

“Shtetasi shqiptar E. B, 23 vjec, u privua nga liria, i cili përveç dokumenteve të udhëtimit të Shqipërisë, zotëronte edhe dokumente udhëtimi të Kosovës”, tha policia. Ata raportuan se i plagosuri B. K u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKM) për ndihmë mjekësore, ku u morën masa urgjente kirurgjikale.

The post Tentativë vrasje/ Atentat shqiptarit në Podgoricë, kapet pas disa orësh autori appeared first on Sot News | Lajme.

Prokuroria dërgon për gjykim autorin/ Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi…

18 May 2025 at 11:15

Për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.H.

Në përfundim të hetimit mbi procedimin penal nr. 4139 të datës 30.06.2023. rezultoi se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin B.B. kanë shkaktuar vrasjen e shtetasit A.V. në krahinën e Larisës në Greqi më 17.05.2010. Hetimet nisën në vitin 2017 pas kallëzimit të bërë nga xhaxhai i viktimës, i cili denoncoi se nipi i tij u gjet i rrahur për vdekje brenda makinës së tij.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi D.H. kishte njohje me viktimën dhe natën e krimit kanë qenë në të njëjtin bar që administrohej nga viktima duke konsumuar alkool. Prokuroria provoi se ata janë larguar në të njëjtën kohë dhe nga tabulatet telefonike rezultoi se autori ka komunikuar me bashkëpunëtorin tjetër shtetasin B.B. Të dy këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike duke e goditur në këmbë, duar e pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e dhunës, viktima ndërroi jetë. Pas këtyre akteve, ata e kanë futur viktimën në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes.

Natën e ngjarjes, viktima ka pasur tre çeqe me vlerë 150 mijë euro me vete. Ai humbi jetën si pasojë e goditjeve të rënda të kokës. Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi e provuar se shtetasi D.H. ka konsumuar në bashkëpunim me shtetasin B.B. kanë kryer veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’ në dëm të viktimës A.V.

The post Prokuroria dërgon për gjykim autorin/ Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi… appeared first on Sot News | Lajme.

Plagosje me thikë në Durrës: I lënduari përfundon në spital, autori ishte i dehur

17 May 2025 at 21:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Durrësit, pranë Shërbimit Zjarrfikës, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje fizike midis dy personave, ku një 40-vjeçar ka goditur me thikë një tjetër person, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe, sipas raportimeve të para, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e plotë të autorit dhe të të përfshirëve në konflikt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagosje me thikë në Durrës: I lënduari përfundon në spital, autori ishte i dehur appeared first on Euronews Albania.

EMRI| Vrasje me armë zjarri në Has, arrestohet autori

7 May 2025 at 17:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Has, teksa bëhet me dije se si pasojë e një konflikti mes dy personave, ka mbetur i vrarë një 34-vjeçar, Ryshyt Sallahu.

Më tej, Policia ka arritur të arrestojë Ylber Jakun, si autori i kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI| Vrasje me armë zjarri në Has, arrestohet autori appeared first on Euronews Albania.

Hetimet për vrasjen e Bujar Nasufit/ Doreza gjysmë e djegur e autorit, prova në duart e hetuesve

3 May 2025 at 12:54

Një dorezë gjysmë e djegur që u përdor nga autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në kryeqytet është prova më e fortë që hetuesit kanë në duar për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë. Pas krimit, autori që […]

The post Hetimet për vrasjen e Bujar Nasufit/ Doreza gjysmë e djegur e autorit, prova në duart e hetuesve appeared first on BoldNews.al.

‘Veproi qëllimisht’/ Arrestohet autori “i sëmurë mendor” që kreu sulmin në Kanada

28 April 2025 at 13:29

Autoritetet kanadeze personin i dyshuar për sulmin me makinë në Vankuver, që la të vdekur 11 persona në një festival filipinas, nuk e kishin të panjohur. Ende nuk është konfirmuar motivi për sulmin shokues në Vankuver, që veç të vdekurve, shkaktoi edhe me dhjetëra të plagosur.

I arrestuar tashmë, Kai-Ji Adam përballet me tetë akuza për vrasje të shkallës së dytë. Policia kanadeze e pohoi se 30 vjeçari, i cili doli para gjykatës dhe më pas u dërgua në paraburgim, mendohet të ketë probleme të shëndetit mendor, megjithatë ai sipas forcave të rendit, ka vepruar qëllimisht. Sulmi me makinë ndaj turmës së njerëzve tronditi mbarë Kanadanë. Zyrtarët në Vankuver e përshkruan atë si “ditën më të errët në historinë e qytetit”.

Komuniteti filipinas ishte mbledhur në lagjen Fraser të Vankuverit kur një makinë u përplas mbi pjesëmarrësit ne festivalin e quajtur Lapu Lapu, që nderon një udhëheqës antikolonial filipinas të shekullit 16-të. Në mesin e viktimave të episodit të rëndë, është edhe një vajzë 5 vjeçare. Sipas BBC-së, policia e kishte kryer përpara festivalit një vlerësim të kërcënimit, dhe kishte mbyllur pjesërisht një rrugë një rrugë prapa një shkolle ku po zhvillohej pjesa më e madhe e kremtimeve, por kishte dalë në përfundimin e se nuk kishte asnjë shenjë që të dëshmonte një nivel të lartë rreziku.

The post ‘Veproi qëllimisht’/ Arrestohet autori “i sëmurë mendor” që kreu sulmin në Kanada appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌