Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

U dënuan me 18 vite burg, dy vëllezërit nga Puka marrin pas 24 vitesh pafajësinë në Strasburg

By: V K
12 July 2025 at 14:53

Në mars të vitit 2001, Artur Lika nga Puka, kur ishte vetëm 19-vjec, u arrestua gabimisht bashkë me vëllanë e tij të mitur, Beharin si i dyshuar për grabitje me armë të pasagjerëve të autobusit të linjës Kukës-Tiranë, ngjarje e ndodhur në fshatin Lajthizë të Pukës.

Për këtë ngjarje, ai u dënua me 13 vite burgim nga gjykata e Pukës, ndërsa vëllai me 5 vite, për shkak se ishte i mitur. Vendimi u la në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Por, e drejta për vëllezërit triumfoi në 2010 kur gjykata e europiane për të drejtat e njeriut në Strasburg konstatoi se në procesin ndaj vëllezërve ishin shkelur liritë dhe të drejtat e tyre.

3 vite pas këtij vendimi, Artur e Behar Lika, fitojnë pafajësinë. Gjykata e Apelit Shkodër vendos pushimin e çështjes penale, pasi nuk provohej fajësia e tyre.

“Jam akuzuar për vjedhje me armë në Pukë. Kam bërë 9 vjet e 3 muaj burg. E kam fituar pafajësinë në gjykatën e Strasburgut, gjykatën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka deklaruar për News24, Artur Lika.

I pyetur për gjendjen e vëllait më të vogël, Arturi thotë se pas burgut ai ka shfaqur probleme me shëndetin mendor.

Pasi vuajti më shumë se 9 vite burgim për një krim që nuk e kishte kryer kurrë, Arturi nisi betejën e radhës për të fituar dëmshpëblimin për cdo ditë të burgimit të padrejtë.

Por edhe këtë herë u përball me zhgënjim. Gjykatat e dëmshpërblyen Artur Likën me 3 milionë e 600 mije lekë lekë, që llogaritet 1 mijë lekë për cdo ditë të burgut të drejtë.

Ndërsa vëllai i tij, i cili pas daljes nga burgu është i paaftë për punë, për shkak tëtraumës që pësoi u dëmshpërblye me 1 milionë e 380 mijë lekë.

Arturi thotë se shteti për të dytën herë po ju bën padrejtësi, pasi gjykatat nuk kanë vlerësuar dëmin moral e psikologjik që iu shkaktua të gjithë familjes,

“Vëllai im është marrë nga bankat e shkollës, është akuzuar e dëuar dhe është kompensuar me 10 mijë lekë pas pafajësisë. Për shkatërrim jete personale, të vëllait, të familjes, opinion e të gjitha me radhë”, thotë ai.

Avokati i vëllezërve thotë se familja Lika, u shkatërrua dhe djemtë humbën mundësinë të shkolloheshin dhe të bënin një jetë normale, për shkak të dënimit të padrejtë.

“Kjo familje ka dhe një nga djemtë, i cili nuk e përballoj dot qëndrimin në paraburgimin dhe burg dhe sot është me kartelë mjekësore dhe vuan e gjithë familja, si rezultat i një padrejtësie”, thotë avokati.

Mbrojtësi ligjor paralajmëron se nuk do të ndalet, por për të dytën herë do ta cojë dosjen e vëllezërve në gjykatën e Strasburgut.

“Edhe në gjykatën Kushtetuese do të kërkojmë një rivlerësim të ri për të gjithë dëmin, edhe me ekspertë po të jetë e nevojshme dhe do të vijojmë në gjykatën e Strasurgut, sepse vetëm gjykata e Strasburgut mund ti shkundë gjykatat tona”, thotë avokati i vëllezërve Lika./News24

The post U dënuan me 18 vite burg, dy vëllezërit nga Puka marrin pas 24 vitesh pafajësinë në Strasburg appeared first on Albeu.com.

Operacioni i SPAK/ Gjykata cakton masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit, pjesë e grupit kriminal (EMRAT)

By: V K
12 July 2025 at 13:00

Identifikohen emrat e 8 personave të arrestuar pjesë e grupit kriminal për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE, gjatë operacionit të SPAK bërë publike ditën e djeshme.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se, të arrestuarit janë: Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja, Selami Lushkaj dhe Erjon Dani.

Ky i fundit, me detyrë ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, u vetëdorëzua në policinë e Himarës pasi u informua se ishte shpallur në kërkim nga SPAK.

Gjykata e Posaçme, ka vendosur sot masën e arrestit me burg për 8 të arrestuarit.

SPAK njoftoi dje se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një operacion të gjerë në qarqet, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE.

Ky operacion, u krye në kuadër të procedimit penal nr. 177 të vitit 2023* dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr 70, datë 10.07.2025.

Nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, janë arrestuar 8 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

Për 6 personat e tjerë, shumica e të cilëve ndodhen jashtë vendit, nuk është bërë ende i mundur arrestimi, janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Europol, po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e dyshuar, në funksion të aktivitetit të paligjshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, me qëllim përfitimi monetar si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kanë komunikuar mes tyre edhe me anë të aplikacionit të platformës së enkriptuar, “Sky ECC”¸ komunikime të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale.

The post Operacioni i SPAK/ Gjykata cakton masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit, pjesë e grupit kriminal (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

11 July 2025 at 09:34

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje te Shërbimi i Provës, i shoqëruar nga avokati Ledio Braho, në kuadër të lirimit të tij me kusht. Salianji u lirua nga qelia më 8 Korrik me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Fierit, Noel Vezizi, pasi kishte ezauruar 2/3 e dënimit. Ai kreu […]

The post Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Jam i pari deputet që kam shkuar në burg me mandat”, Salianji: Ja pse u dorëzova vetë dhe nuk bëra rezistencë

By: M C
10 July 2025 at 21:10

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se është i pari deputet që ka shkuar në burg me mandat. I ftuar në “ÇIM PEKA LIVE”, në SYRI TV, Salianji theksoi se u dorëzua pasi vetë ai donte që vëmendja të kthehej te çështja dhe jo tek ai. Ndër të tjera Salianji u shpreh se i vetmi element që e bën Kryeministrin Edi Rama të mbajë pushtetin është klima e terrorit që krijon.

“Jam i pari deputet që kam shkuar në burg me mandat. I pari për të cilin e hodhën në burg Kushtetutën. U dorëzova sepse doja që vëmendja të kthehej te çështja jo tek unë. Kjo nuk nisi vetëm me këtë çështje ishte e hapur. Me Edi Ramën po fitove futësh në burg, si rasti i Belerit dhe rasti im. I vetmi element që e bën Ramën të mbajë pushtetin është klima e terrorit që krijon. Pra nuk është çështje partie, por vetëm personi se kush e shqetëson atë si individ,” tha Salianji.

The post “Jam i pari deputet që kam shkuar në burg me mandat”, Salianji: Ja pse u dorëzova vetë dhe nuk bëra rezistencë appeared first on Albeu.com.

Salianji: Kam qenë në qeli me kriminelë që njihen si krerë bandash

By: Elva
10 July 2025 at 22:28

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për përvojën e tij pas qëndrimit rreth 9 muaj në burg, duke theksuar se është pritur mirë nga të dënuarit e tjerë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Salianji u shpreh se shumë prej personave që ndodhen në burg janë të akuzuar për krime të ndryshme, përfshirë […]

The post Salianji: Kam qenë në qeli me kriminelë që njihen si krerë bandash appeared first on BoldNews.al.

Lirohet Noizy! Reperi reagon pas ndalimit në Zvicër: Ishte një shpifje

By: gaze tare
10 July 2025 at 19:48

Noizy është liruar pas ndalimit të bujshëm nga autoritetet zvicerane, ngjarje që bëri jehonë të madhe në mediat rozë dhe rrjete sociale. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në Instagram.

Në deklaratën e tij, Noizy shkruan se nuk mundi të performonte në koncertin e planifikuar të shtunën mbrëma, për shkak të një procedurë verifikimi nga autoritetet, të cilën e quan të padrejtë dhe të shkaktuar nga një shpifje e pastër.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran,” shkruan ai.

The post Lirohet Noizy! Reperi reagon pas ndalimit në Zvicër: Ishte një shpifje appeared first on iconstyle.al.

Meta çon Gjykatën e Lartë në Kushtetuese, kërkon lirimin nga qelia

By: user 8
10 July 2025 at 17:50

Ilir Meta ka bërë rekurs në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë që e la në burg.

Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim Cakrani, kërkon në Kushtetuese lirimin nga qelia.

Meta kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt. Gjithashtu, ish-presidenti i Republikës kërkon edhe shfuqimin e vendimit të mëparshëm, atij të 19 nëntorit 2024, kur Apeli në GJKKO e la në burg.

Meta mbahet i izoluar në burgun 313 në Tiranë, prej 21 nëntorit 2024. Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.

The post Meta çon Gjykatën e Lartë në Kushtetuese, kërkon lirimin nga qelia appeared first on Lapsi.al.

STRASBURG – Von der Leyen i mbijeton lehtësisht mocionit të mosbesimit në Parlamentin Evropian

10 July 2025 at 18:13

STRASBURG, 10 korrik /ATSH-DPA/- Një mocion mosbesimi kundër presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe ekipit të saj të komisionerëve të BE-së nuk arriti sot shumicën e kërkuar në një votim në Parlamentin Evropian.

Propozimi u refuzua lehtësisht, me 175 anëtarë të parlamentit që votuan pro, 360 kundër dhe 18 abstenime.

Mocioni i mosbesimit, i iniciuar nga ligjvënësi rumun i krahut të djathtë Gheorghe Piperea, akuzoi komisionin për mungesë transparencës dhe keqmenaxhim, veçanërisht në lidhje me politikën e Covid-19.

Duke iu drejtuar ligjvënësve të BE-së në një fjalim të hënën, Von der Leyen hodhi poshtë akuzat, duke kritikuar kundërshtarët e saj për mungesë përgjigjesh për problemet politike dhe për nxitje të komploteve.

“Ndërsa forcat e jashtme kërkojnë të na destabilizojnë dhe të na ndajnë, është detyra jonë të përgjigjemi në përputhje me vlerat tona”, shkroi ajo në një postim në X menjëherë pas votimit të sotëm.

“Në një moment paqëndrueshmërie dhe paparashikueshmërie globale, BE-së i duhet forcë, vizion dhe aftësi për të vepruar. Ne kemi nevojë që të gjithë të përmbushim sfidat tona të përbashkëta”, tha ajo.

Në mënyrë që mocioni i mosbesimit në Strasburg të kishte sukses – i cili do ta kishte detyruar Von der Leyen dhe ekipin e saj prej 26 komisionerësh të BE-së të jepnin dorëheqjen – ishte e nevojshme një shumicë, e përbërë nga dy të tretat e votave dhe shumica e 720 vendeve të parlamentit.

Pavarësisht shanseve të pakta për sukses, mocioni u pa si një provë stresi për Von der Leyen dhe grupin e saj politik konservator në Parlamentin Evropian.

Pas zgjedhjes për një mandat të dytë, vitin e kaluar, Von der Leyen është kritikuar nga partitë socialdemokrate dhe të Gjelbra për tërheqje nga rregulloret e klimës dhe mbrojtjes së mjedisit. //a.i/

 

The post STRASBURG – Von der Leyen i mbijeton lehtësisht mocionit të mosbesimit në Parlamentin Evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

By: Oldi
10 July 2025 at 17:55

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar i revoltuar nga qelia, pasi mësoi se është dënuar sërish nga një “rregull i ri”. Metës i ndalohet të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PL thotë se është dënuar për shkak se kishte komunikuar […]

The post Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri appeared first on BoldNews.al.

Skemat dhe skenarët e dështuara të Erion Veliajt për të dalë nga burgu dhe për t’u rikthyer në zyrë

By: V K
10 July 2025 at 15:28

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që ndodhet në paraburgimin e Durrësit, studiot e tij ligjore dhe mbështetësit sa nga Britania dhe sa nga SHBA-ja, por edhe mediat që i shërbejnë, kryesisht zvarranikë mediatikë të paguar nga paratë e korrupsionit, kanë dalë me qëndrimet e përsëritura se Veliaj mbahet në burg pa akuzë.

Fillimisht ishin po të njëjtat këto media, po të njëjtët këta njerëz, të cilët thanë se çështja e Erion Veliajt në SPAK ishte thjesht një hetim për Ajolën.

Më pas, shkuan deri aty sa për të mbrojtur Erionin thanë se ishin histori brekësh, histori blerjesh 850 mijë euro, ajo s’ka blerë më shumë se 70 mijë euro, s’ka blerë ndonjë gjë të madhe.

Në fakt, edhe këtu gënjyen. Por më tej, më e pështira ishte se përflisnin bashkëshorten e kryebashkiakut, se SPAK-u kishte hyrë në familje dhe kishte nxjerrë çështje private, të cilat ishin përfshirë në hetime etj.

CNA, ka nxjerrë një pjesë të përgjimeve, ato që ne mundëm të siguronim dhe shumë media kanë nxjerrë dosjen e plotë sipas vendimit të dhënë në Gjykatën e Faktit të Apelit, tashmë edhe në Gjykatën e Lartë, për qëndrimin në burg të Erion Veliajt, ku nuk gjen ndonjë gjë personale familjare për Ajola Xoxën.

Pra, këta strategët mediatikë, thjesht dhe vetëm i kanë shërbyer një strategjie.

Nuk ka rëndësi nëse i nxihet imazhi asaj zonjës apo i cenohet privatësia, mjafton që Erioni të jetë i pastër.

Kjo është strategjia, të ruhet imazhi i tij dhe të luftohet që Erion Veliaj të rikthehet në zyrë që këta pastaj të mbushin xhepat me paratë që u ofron kryebashkiaku direkt dhe indirekt.

Nuk ka në asnjë nga përgjimet ndonjë gjë problematike, private, për Ajola Xoxën, thjesht dhe vetëm për punimet që ndiqen nga një arkitekt i caktuar sa në Qerret, në Tiranë për të kryer investime. Vetëm kaq. Çështjet private i kanë përmendur këta të mediave.

Të njëjtat media, që dje kanë shkuar me një skemë, e cila nga pas mban një skenar, fiks si historia me gomarin, “hip se të vrava, zbrit se të vrava” që këtë radhë po ndodh me SPAK.

Çfarë do të thotë kjo?

Strategët mediatikë dhe këshilltarët ligjorë apo lobistët, tashmë kanë shtuar pa ndalim fjalinë “mbahet në burg pa akuzë”.

Kjo është GËNJESHTËR, sepse Erion Veliaj, është arrestuar me vendime të të gjitha shkallëve të gjykatave që e kanë lënë në burg, për 13 akuza nga korrupsioni tek veprat e tjera dhe u provua katërcipërisht se Veliaj po prishte provat.

Në fakt, përmendja e fjalisë “mbahet në burg pa akuzë” është një gënjeshtër e madhe vetëm se atij nuk i është njoftuar akuza zyrtare, pra çështja nuk është çuar për gjykim.

Cila është strategjia? Cili është skenari?

Në rast se, nuk e nxjerrim dot Erion Veliajn në Gjykatën e Lartë që mund të kthehet në punë apo ta ndjekë punën nga shtëpia apo zbatimet e dënimeve proporcionale etj., strategjia është mjaft e thjeshtë, të luftojmë të hapim një rrugë tjetër për ta nxjerrë dhe për ta rikthyer në detyrë.

Erion Veliaj prej 5 muajsh qëndron në qeli, afati 6-mujor i hetimeve përfundon në fund të muajit korrik dhe i gjithë presioni i mediave dhe lobistëve është që të shkojë akuza.

Në momentin që Erion Veliaj shkon me akuzë në gjykatë atëherë atij i lind e drejta sërish që të kërkojë lirinë.

Pra, meqenëse Gjykata e Lartë nuk e nxori, por e gjeti ligjor arrestimin e tij, tashmë në momentin që SPAK-u përfundon hetimet dhe çështja shkon në gjykatë do të thotë që provat u mblodhën dhe nuk ka arsye që Erion Veliaj të mbahet në burg dhe atëherë çfarë do të ndodhë?

Do t’i kërkohet Gjykatës që ta lirojë apo ta nxjerrë me garanci pasurore, ose ta hetojë në shtëpi.Në fakt, kjo është një strategji e lexueshme. Duket nga përsëritja e fjalisë “mbahet në burg pa akuzë”.

Çuarja e akuzës në gjykatë

Në momentin që Erion Veliajt do t’i ngrihet akuzë do të thonë s’kanë pse e mbajnë në burg, akuzën e ka, SPAK-u e ka përfunduar punën, provat i ka mbledhur, zotëria mund të ndiqet pa burgosje.

Në fakt, Erion Veliaj në asnjë rast nuk mund të ndiqet në gjendje të lirë, sepse edhe sikur brenda 6 muajve, pra deri në fund të korrikut, SPAK t’i çojë dosjen për 13 akuzat që i ka, janë disa fraksione të dosjes, janë disa çështje të tjera hetimore që lidhen direkt dhe indirekt me Erion Veliajn që janë hapur për këtë të fundit.

Janë hetimet për personazhet e tjerë, për bashkëpunëtorët, për gjithçka tjetër dhe Erion Veliaj nuk mund të dalë nga burgu se në momentin që del kthehet në arrest shtëpie apo në zyrë ai sërish mund të prishë provat.

Jo vetëm provat e mbledhura deri tani ndaj tij, por provat që lidhen me atë direkt apo indirekt në dosjet e tjera hetimore penale, sepse SPAK-u do të vazhdojë hetimin.

Dhe, për dosjet e tjera Erion Veliaj jashtë burgut mund t’i prishë ato.

Kujtojmë përgjimet në ambientet e paraburgimit në Durrës se çfarë bënte dhe si sillej.

Edhe sot pas 5 muajsh në burg ende nuk jep dorëheqjen nga detyra, pikërisht për këto arsye, që të krijojë skema dhe skenarë me idenë që i shkoi akuza, provat u mblodhën dhe tashmë ai duhet të dalë për të marrë për të vënë shallin e kryebashkiakut dhe për të shkuar prapë në detyrë për të prishur të tjera prova, prova që lidhen me dosje të tjera hetimore, jo me ato fakte, prova dhe akuza, të cilat SPAK-u duhet t’ia çojë në gjykatë brenda fundit të muajit korrik.

Erion Veliaj, është me një skenar mjaft të qartë, shkon akuza në gjykatë dhe pastaj kërkon lirinë.

Kjo është fiks “hip se të vrava, zbrit se të vrava” dhe kjo do të jetë akuza e radhës ndaj SPAK-ut, e çoi Erionin në gjykatë, tani nuk ka pse ta mbajë në burg.

Në fakt, Erioni mbahet në burg, si një kryetar bashkie i kapur në korrupsion, me vepra të ndryshme penale dhe që ka jo vetëm dosjen ndaj tij, por edhe dosje të tjera ku hetohen bashkëpunëtorë të tij dhe zyrtarë të tjerë ku ai përfshihet dhe sërish mund t’i prishë provat.

Pra, loja e lobistëve dhe mediave “çojmë një akuzë dhe nxjerrim Erion Veliajn” është thjesht dhe vetëm një flluskë sapuni e radhës dhe asgjë më shumë se kaq./ Marrë nga CNA

The post Skemat dhe skenarët e dështuara të Erion Veliajt për të dalë nga burgu dhe për t’u rikthyer në zyrë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Gazetarja: Veliaj në burg, Piramidës i bien pllakat! “FUSHA” dhe “EDIL-AL” kanë marrë 15 mln euro

By: Oldi
10 July 2025 at 16:16

Prej disa muajash Tirana ndodhet pa kryebashkiak pas arrestimit të Erion Veliajt. Kryeqyteti i Shqipërisë është zhytur nga pisllëku, ndërsa infrastruktura po degradohet çdo ditë dhe më shumë. Së fundmi gazetarja Beti Njuma ka ndarë në rrjetet sociale pamje të Piramidës së Tiranës ku duket se i kanë rënë pllakat. Njuma shprehet se kompanitë “FUSHA” […]

The post FOTO/ Gazetarja: Veliaj në burg, Piramidës i bien pllakat! “FUSHA” dhe “EDIL-AL” kanë marrë 15 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Ish Presidenti sërish në burg/ Seul, rrezikon prishjen e provave të hetimit për gjendjen ushtarake

By: xhir jeta
10 July 2025 at 13:48

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është vendosur sërish në paraburgim pas miratimit të një urdhri arresti nga Gjykata Qendrore e Seulit, në kuadër të hetimeve të pavarura lidhur me shpalljen e gjendjes ushtarake në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas këshilltarit të pavarur që udhëheq hetimin, masa u mor herët në mëngjesin e së enjtes, për shkak të shqetësimeve serioze për mundësinë e shkatërrimit të provave.

Shpallja befasuese e gjendjes ushtarake nga Yoon në dhjetor solli një krizë të thellë kushtetuese në vend dhe u konsiderua si një goditje e rëndë ndaj demokracisë së Koresë së Jugut. Vendimi u anulua vetëm gjashtë orë më vonë, pasi deputetët u futën me forcë në parlament dhe votuan njëzëri për ta bllokuar atë.

Yoon u arrestua fillimisht në janar, me akuza për kryengritje, duke u bërë presidenti i parë në historinë e vendit që arrestohet ndërsa është në detyrë. Ai u lirua në mars, pasi gjykata e Seulit anuloi urdhrin e arrestimit për arsye teknike.
Në prill, Gjykata Kushtetuese votoi unanimisht për ta shkarkuar nga detyra, duke e quajtur veprimin e tij “një tradhti të rëndë ndaj besimit të popullit.”

Që nga ajo kohë, Yoon është përballur me disa hetime penale. Këshilltari i pavarur I Gjyqesorit ne Seul bëri të ditur se ai akuzohet tani për shpërdorim detyre dhe pengim të funksionimit të institucioneve shtetërore.

Sipas një dokumenti të publikuar nga kërkesa për urdhër arresti, Yoon akuzohet se shpalli gjendjen ushtarake për të kapërcyer bllokadën politike të shkaktuar nga shumica e opozitës në Asamblenë Kombëtare dhe nga shkarkimi i disa zyrtarëve të lartë.

Ai dyshohet se ka urdhëruar dislokimin e trupave për të penguar hyrjen e deputetëve në ndërtesën e parlamentit, me qëllim që të parandalonte anulimin e dekretit të tij. Në dokument përmendet se Yoon kishte urdhëruar të “shkatërroheshin dyert” dhe të “nxirreshin njerëzit zvarrë, edhe nëse do të duhej përdorimi i armëve”. Avokatët e tij mohojnë se ai ka dhënë urdhër për përdorim armësh.

Gjithashtu, ai akuzohet se ka kërkuar arrestimin e figurave kyçe të opozitës së atëhershme, përfshirë ish-kreun Lee Jae-myung – që sot është president i Koresë së Jugut. Sipas hetuesve, Yoon ka urdhëruar gjithashtu shërbimin e sigurisë presidenciale të fshehë regjistrat e komunikimeve të bëra përmes telefonave të sigurt pas tërheqjes së shpalljes së gjendjes ushtarake.
Një tjetër akuzë ndaj tij është pengimi i zbatimit të urdhrave të lëshuara nga Zyra e Hetimeve për Korrupsion (CIO) në dhjetor dhe janar, përmes mobilizimit të njësisë së sigurisë presidenciale dhe autorizimit për përdorimin e forcës.

Avokatët e Yoon e kanë quajtur këtë hetim “të nxituar dhe të padrejtë”, duke argumentuar se është i motivuar politikisht. Ata pretendojnë se pyetjet e hetuesve kanë qenë shumë të përgjithshme dhe se urdhri i ri i arrestit nuk përfshin akuza për tradhti ndaj shtetit.

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

10 July 2025 at 14:01

Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën dhe shpalljen e tij fajtor për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Azgan Mernica, ekzekutoi me plumb në […]

The post Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën appeared first on BoldNews.al.

Drejt “41 BIZZ”-it/ U kapën në të njëjtin sektor dhe me telefona, ndahet grupi i Laert Haxhiut në burg

10 July 2025 at 10:01

Janë ndarë në sektorë të ndryshëm tre anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhiut, që vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Vendimi për ndarjes dhe diferencimin e tyre është marrë nga Drejtori i burgut të Drenovës, ndërsa Laert Haxhiu që prej datës 29 qershor 2025 është futur në izolimin […]

The post Drejt “41 BIZZ”-it/ U kapën në të njëjtin sektor dhe me telefona, ndahet grupi i Laert Haxhiut në burg appeared first on BoldNews.al.

Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, dënohet me një vit burg në Spanjë

By: Besnik
10 July 2025 at 08:06

Një gjykatë spanjolle ka dënuar ish-trajnerin e ekipit kombëtar të Brazilit dhe ish-trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, me një vit burg për mashtrim tatimor.

Gjykata Provinciale e Madridit dha dënimin të mërkurën për veprën penale të kryer në vitin 2014 dhe e gjobiti atë me pak më shumë se 386,000 euro, të cilat ai duhet t’ua paguajë autoriteteve tatimore.

Gjykata e ka liruar atë gjithashtu nga akuza të ngjashme që lidhen me vitin tatimor 2015, për shkak të mungesës së provave për vendbanimin e tij në Spanjë gjatë asaj periudhe.

Pavarësisht dënimit, ligji spanjoll përcakton se dënimet me më pak se dy vjet për vepra penale jo të dhunshme dhe me kusht që personi të mos ketë të kaluar kriminale, vuajtja e kohës në burg nuk është e detyrueshme. Prandaj, ka të ngjarë që Ancelotti të paguajë detyrimet e tij dhe të shmangë dënimin me burg.

Vendimi i gjykatës, megjithatë, përcakton se, për një periudhë prej tre vitesh radhazi, ikona e trajnerit të futbollit, karriera e të cilit e ka parë të marrë drejtimin e skuadrave kryesore evropiane, përfshirë AC Milan, Bayern Munich, PSG dhe Chelsea, nuk do të jetë në gjendje të marrë ose të kërkojë ndihmë publike, subvencione, përfitime tatimore ose stimuj të sigurimeve shoqërore në Spanjë.

Ancelotti pretendon se ndoqi këshillat e Real Madridit

Gjatë gjyqit në prill, Ancelotti pretendoi se gjithmonë ka vepruar sipas këshillës ligjore të Real Madridit dhe konsulentëve të tij tatimorë, duke mohuar se kishte ndonjë qëllim për të mashtruar autoritetet tatimore.

Ai shtoi se e kishte zgjidhur borxhin e papaguar me zyrën e taksave në dhjetor 2021 dhe kërkoi që të merren parasysh faktorët lehtësues të dëmeve dhe vonesave procedurale.

Carlo Ancelotti ishte në krye të Real Madridit në dy periudha, e para midis qershorit 2013 dhe majit 2015, dhe e dyta nga qershori 2021 deri në maj 2025, kur ai përfundoi mandatin e tij në klub për të marrë përsipër një sfidë të re: udhëheqjen e ekipit kombëtar brazilian drejt titullit të 6-të rekord të Kupës së Botës, i planifikuar të zhvillohet në verën e vitit 2026.

The post Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, dënohet me një vit burg në Spanjë appeared first on Euronews Albania.

Një vit burg për Ancelottin? Ja çfarë ndodhi me të ardhurat e tij në Madrid

By: gaze tare
9 July 2025 at 19:58

Trajneri legjendar italian, Carlo Ancelotti, është dënuar nga një gjykatë në Madrid me një vit burg të pezulluar, për fshehje të të ardhurave gjatë periudhës kur drejtonte Real Madridin në sezonin 2013–2014.

Sipas vendimit të gjykatës, Ancelotti nuk kishte deklaruar rreth 400 mijë euro nga të drejtat e imazhit, një veprim që u cilësua si shkelje e ligjit tatimor spanjoll.
Megjithatë, për shkak të mungesës së precedentëve penalë dhe natyrës së veprës, dënimi nuk do të çojë në burgim real, në përputhje me legjislacionin spanjoll për dënime nën dy vjet.

Përveç burgut të pezulluar, Ancelotti është gjobitur me 386 mijë euro dhe i është ndaluar për tre vjet përfitimi nga subvencione, lehtësime tatimore dhe përfitime nga sigurimet shoqërore.

Fillimisht, prokuroria e kishte akuzuar trajnerin për një evazion më të madh, mbi 1 milion euro për vitet 2014 dhe 2015, por gjykata e shpalli të pafajshëm për njërin prej viteve.

The post Një vit burg për Ancelottin? Ja çfarë ndodhi me të ardhurat e tij në Madrid appeared first on iconstyle.al.

Karlo Ancelotti dënohet me 1 vit burg për mashtrim tatimor

By: user 8
9 July 2025 at 18:26

Gjykata spanjolle të mërkurën dënoi trajnerin e Brazilit, Karlo Ancelotti, me një vit burg për mashtrim tatimor kur ai ishte trajner i Real Madridit në vitin 2014.

Gjithashtu, Gjykata e Madridit gjithashtu e gjobiti Ancelottin me 386,000 euro (452,187 dollarë).

Prokurorët spanjollë e akuzuan Ancelottin për mashtrim të shtetit me 1 milion euro (1 milion dollarë) në vitet 2014 dhe 2015. Prokurorët e shtetit kërkuan një dënim me burg deri në katër vjet e nëntë muaj për dy akuza për mashtrim tatimor.

Në mars të vitit 2024, ata e akuzuan Ancelottin se kishte përdorur kompani fiktive për të fshehur të ardhurat e tij të vërteta.

Trajneri italian është i fundit në një varg profilesh të mëdha të futbollit që përballen me goditje të tilla nga autoritetet spanjolle për shkak të taksave të papaguara, megjithëse deri më tani asnjë nuk është dërguar në burg.

The post Karlo Ancelotti dënohet me 1 vit burg për mashtrim tatimor appeared first on Lapsi.al.

Veliaj në burg, reagojnë avokatët e tij ndërkombëtarë

By: user 8
9 July 2025 at 17:26

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, avokatët e tij ndërkombëtarë kanë reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe të një procesi të rregullt ligjor.

Pavarësisht se ndaj Veliajt nuk është ngritur ende një akuzë konkrete, ai ndodhet prej pesë muajsh në paraburgim në IEVP Durrës, i izoluar dhe i privuar nga e drejta për të komunikuar me ekipin e tij ligjor ndërkombëtar.

Në deklaratën e tyre, firmat prestigjioze Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya paralajmërojnë ndjekje të mëtejshme në instancat ndërkombëtare, duke argumentuar se mbajtja në burg e kryebashkiakut pa një proces të rregullt dhe pa shqyrtuar masat alternative është në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Deklarata e plotë:

DEKLARATË E AVOKATËVE NDËRKOMBËTARË TË KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS, ERION VELIAJ, LIDHUR ME VENDIMIN E GJYKATËS SË LARTË

9 Korrik 2025, Tiranë: Dje, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë vendosi që Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të qëndrojë në masën arrest me burg në IEVP Durrës, Shqipëri. Dëgjesa me dyer të mbyllura u mbajt në 8 Korrik 2025, në orën 12:00, pas shqyrtimit të dokumentave. Kryebashkiaku Veliaj hedh poshtë me vendosmëri çdo pretendim.

Pas rreth 5 muajsh qëndrimi në paraburgim dhe një hetimi thuajse dy vjeçar nga Prokuroria e Posaçme e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”), Kryebashkiakut Veliaj i mohohet ende aksesi me avokatët e tij ndërkombëtarë. Mbajtja në paraburgim e Z. Veliaj ka sjellë shumë shqetësime për familjen dhe miqtë e tij.

Burgosja pa akuzë e Z. Veliaj është miratuar më herët nga gjykatat pa kryer një vlerësim kuptimplotë nëse arrestimi i tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa vlerësimin e duhur të masave alternative ndaluese.

Daniel Fetterman, një ish prokuror federal në Shtetet e Bashkuara dhe partner i Kasowitz LLP, një nga firmat ndërkombëtare e cila së fundmi ka publikuar edhe një raport të përbashkët hetimor lidhur me burgosjen e paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj, tha:

“Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj – pa akuzë dhe kur ka mundësi për masa më të qarta, proporcionale dhe të arsyeshme alternative ndalimi – është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha: “Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është jashtëzakonisht zhgënjyes.

Sot, unë duhet të isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime. Por, në vend të kësaj, ndodhem i burgosur dhe në izolim në IEVP Durrës, në pamundësi për t’u takuar me këshilluesit e mi ligjorë ndërkombëtarë apo për të pasur informacionin e nevojshëm për të mbrojtur veten.

Unë do të vijoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që t’i shërbej përsëri Tiranës”.

Ben Brandon, Partner, Mishcon de Reya shtoi:

“Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (“ECHR”) i ndalon burgosjet arbitrare, dhe garanton që arrestimi duhet të jetë një masë e nevojshme, proporcionale dhe e arsyeshme. Ne po presim vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë, por jemi duke marrë në konsideratë të gjitha masat e mundshme ligjore. Ne mbetemi jashtëzakonisht të shqetësuar që mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj bie në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.”

Raporti i plotë për arrestimin e padrejtë të Kryebashkiakut Veliaj mund të gjendet këtu. Kasoëitz dhe Mishcon de Reya do të vazhdojnë të ndjekin fuqishëm të gjitha mjetet e mundshme ligjore ndërkombëtare në emër të Kryebashkiakut Veliaj.

The post Veliaj në burg, reagojnë avokatët e tij ndërkombëtarë appeared first on Lapsi.al.

Gjykata e Lartë e la në burg/ Veliaj: Vendim zhgënjyes! Avokatët e kryebashkiakut: Mbajtja e tij pa akuzë është në papajtueshmëri me sundimin e ligjit

By: M C
9 July 2025 at 17:18

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe avokatët ndërkombëtarë të tij kanë reaguar lidhur me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”.

Në reagimin e mëposhtëm të postuar në rrjetet sociale të kryebashkiakut thuhet se pas rreth 5 muajsh në paraburgim, Veliajt i është mohuar aksesi me avokatët e tij ndërkombëtarë.

Daniel Fetterman, një ish prokuror federal në SHBA dhe partner i zyrës ligjore amerikane Kasoëitz LLP është shprehur se mbajtja e tij pa akuzë në paraburgim është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.

Nga ana tjetër kryebashkiaku e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Lartë, si “zhgënjyes”, ndërsa shton se do të ndjekë çdo rrugë ligjore në mënyrë që sipas tij “t’i shërbejë përsëri Tiranës”.

POSTIMI I PLOTË:

DEKLARATË E AVOKATËVE NDËRKOMBËTARË TË KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS, ERION VELIAJ, LIDHUR ME VENDIMIN E GJYKATËS SË LARTË

9 Korrik 2025, Tiranë: Dje, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë vendosi që Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të qëndrojë në masën arrest me burg në IEVP Durrës, Shqipëri. Dëgjesa me dyer të mbyllura u mbajt në 8 Korrik 2025, në orën 12:00, pas shqyrtimit të dokumentave. Kryebashkiaku Veliaj hedh poshtë me vendosmëri çdo pretendim.

Pas rreth 5 muajsh qëndrimi në paraburgim dhe një hetimi thuajse dy vjeçar nga Prokuroria e Posaçme e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”), Kryebashkiakut Veliaj i mohohet ende aksesi me avokatët e tij ndërkombëtarë. Mbajtja në paraburgim e Z. Veliaj ka sjellë shumë shqetësime për familjen dhe miqtë e tij.

Burgosja pa akuzë e Z. Veliaj është miratuar më herët nga gjykatat pa kryer një vlerësim kuptimplotë nëse arrestimi i tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa vlerësimin e duhur të masave alternative ndaluese.

Daniel Fetterman, një ish prokuror federal në Shtetet e Bashkuara dhe partner i Kasoëitz LLP, një nga firmat ndërkombëtare e cila së fundmi ka publikuar edhe një raport të përbashkët hetimor lidhur me burgosjen e paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj, tha:

“Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj – pa akuzë dhe kur ka mundësi për masa më të qarta, proporcionale dhe të arsyeshme alternative ndalimi – është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha: “Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është jashtëzakonisht zhgënjyes.
Sot, unë duhet të isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime. Por, në vend të kësaj, ndodhem i burgosur dhe në izolim në IEVP Durrës, në pamundësi për t’u takuar me këshilluesit e mi ligjorë ndërkombëtarë apo për të pasur informacionin e nevojshëm për të mbrojtur veten.

Unë do të vijoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që t’i shërbej përsëri Tiranës”.

Ben Brandon, Partner, Mishcon de Reya shtoi:

“Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (“ECHR”) i ndalon burgosjet arbitrare, dhe garanton që arrestimi duhet të jetë një masë e nevojshme, proporcionale dhe e arsyeshme. Ne po presim vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë, por jemi duke marrë në konsideratë të gjitha masat e mundshme ligjore. Ne mbetemi jashtëzakonisht të shqetësuar që mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj bie në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.”
Raporti i plotë për arrestimin e padrejtë të Kryebashkiakut Veliaj mund të gjendet këtu -> https://c212.net/c/link/?t=0&l=en&o=4455213-1…

Kasoëitz dhe Mishcon de Reya do të vazhdojnë të ndjekin fuqishëm të gjitha mjetet e mundshme ligjore ndërkombëtare në emër të Kryebashkiakut Veliaj.

The post Gjykata e Lartë e la në burg/ Veliaj: Vendim zhgënjyes! Avokatët e kryebashkiakut: Mbajtja e tij pa akuzë është në papajtueshmëri me sundimin e ligjit appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg ndaj Gjergj Cukalit

9 July 2025 at 15:57

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 25 vite burgim për Gjergj Cukalin, i njohur për lidhjet e tij me grupin e Emiljano Shullazit. Cukali u shpall fajtor për vendosjen e eksplozivit në automjetin e biznesmenit Gjon Mena, si pjesë e veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal.

Vendimi përfshin disa të pandehur, edhe E.J., i cili u pranua si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe përfitoi ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 7 vite burg.

Po ashtu, B.D. u dënua me 18 vite burgim për veprën penale të tentativës së vrasjes me dashje, në kuadër të grupit kriminal, në dëm të shtetasit A.B. Gjykata vendosi të bashkojë dënimet ndaj tij në një dënim të vetëm prej 18 vitesh.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtare),  më datë 09.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 14 akti, datë 21.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga të pandehurit Gjergj Cukali,  E.J., E.J., B.D., P.(B.)P., dhe F.B., ndaj vendimit nr. 49, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 49, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me këtë ndryshim:
  2. Në aplikim të nenit 28/7 të K.Penal të pandehurit E.J. në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vite burgim.
  3. Dënimin e të pandehurit B.D. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të shtetasit A.B., mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 76-22-28/4 të K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/1 të K.Penal, me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
  4. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit B.D. me një dënim të vetëm prej 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
  5. Shpenzimet gjyqësore edhe për gjykimin në nivel apeli i ngarkohen solidarisht të pandehurve.

III. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg ndaj Gjergj Cukalit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌