Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

By: Ardit
6 July 2025 at 11:49

Një raport sekret i botuar dy ditë më parë nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ku tregohej situata e rëndë e menaxhimit të sigurisë në burgun e Drenovës në Korçë, ka çuar 1 ditë më pas në shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Burgut, Fatjon Fasho dhe pezullimin e shefit të policisë së Burgut, […]

The post Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor? appeared first on BoldNews.al.

“Nuk u ndalën në babëzinë e tyre”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

4 July 2025 at 22:07

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë” për pishina vilash dhe resortesh.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një reagim lidhur me sektorin bujqësor. Sipas Metës, programi i qeverisë për kreditim ndaj bujqësisë, është thjesht një mashtrim i ri.

Ilir Meta:

“Miliona euro para të dhuruara për fermerët tanë nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë” për pishina vilash dhe resortesh.

Nuk u ndalën në babëzinë e tyre, aq sa edhe 310 mijë euro për Bujqësinë, u zhvatën nga një punonjës i inceneratorit inekzistent të Tiranës, të cilin e shndërruan në fermer për t’i kaluar paratë.

Ndërkohë zero fonde për blegtorinë, zero fonde për serat, frutikulturën dhe agro-përpunimin. Përballë këtij korrupsioni galopant, BE ndërpreu edhe për dy vitet e ardhshme grantet për Bujqësinë.

Plot 120 milionë euro para të dhuruara ju hoqën fermerëve tanë, sepse BE kërkon të kthehen pas paratë e korrupsionit.

Ndërkohë vazhdon tallja me fermerët, blegtorët dhe agro-përpunuesit, duke u premtuar kredi me fonde sovrane. Pra meqenëse paratë e falura nga BE për ju të dashur fermerë përfunduan në xhepat e korrupsionit, atëherë Kreu i Organizatës ju fton të aplikoni për kredi sovrane ashtu siç ju gënjeu edhe në vitin 2015, me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mashtrim banal.

Jemi i vetmi vend në Europë ku Bujqësia merr zero fonde europiane, ndërkohë që Serbia përfiton plot 280 milion euro. Jemi i vetmi vend në Europë që shtyp prodhimin vendas me tatim vlerë të shtuar 20 përqind.

Nuk ka Bujqësi në BE që financohet me kredi, por vetëm me para të drejtpërdrejta të dhuruara. Prandaj “Bujqësi me Kredi”, është thjesht një Mashtrim i Ri”.

The post “Nuk u ndalën në babëzinë e tyre”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve appeared first on Sot News | Lajme.

I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiut i gjendet celular në qeli

29 June 2025 at 14:20

Në vazhdën e kontrolleve blic në luftën kundër sendeve të paligjshme dhe narkotikëve për subjektet e krimit të organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll dhe i ka gjetur telefon në qeli Laert Haxhiut.

Haxhiu është i dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjës në 2017, që përfundoi me vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut dhe po e vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.

Sipas SPAK shënjestër e “masakrës së Lushnjës” ishte nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti që i shpëtoi plumbave. Më herët për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg për jetë edhe Anterio Kaloshi e Orges Bilbili, dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Haxhiut.

Laert Haxhiu rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ai është dënuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjës për një tjetër atentat ku u plagosën disa persona dhe sërish objektivi i sulmit ishte Xhulio Shkurti.

Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Ai po e vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiut i gjendet celular në qeli appeared first on Euronews Albania.

Kontrolle blic në burgjet e vendit, Laert Haxhiu kapet me celular në qelinë e tij

By: user 8
29 June 2025 at 14:11

Në kuadër të masave të shtuara për luftën kundër futjes së sendeve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll të befasishëm në disa prej burgjeve në vend.

Raportohet se gjatë këtij operacioni të befasishëm është ushtruar kontroll edhe në qelinë e Laert Haxhiut, i konsideruar si një prej emrave kyç të krimit të organizuar në vend. Haxhiu mbahet prej muajsh në burgun e Drenovës.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një aparat celular, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur për të komunikuar në mënyrë të paligjshme me elementë të tjerë jashtë burgut.

The post Kontrolle blic në burgjet e vendit, Laert Haxhiu kapet me celular në qelinë e tij appeared first on Lapsi.al.

Meta në qeli/ Avokati: E mban veten në formë, angazhohet me…

20 June 2025 at 12:43

Është shtyrë sot seanca për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, në një prononcim për mediat, ka rrëfyer se Meta ndodhet në gjendje perfektë. Sipas tij, ish-presidenti bën palestër dhe ushtrohet edhe pse në burg.

Avokati ka shtuar se kreu i PL është arrestuar me urdhër të Ayatollahut të Tiranës, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.

The post Meta në qeli/ Avokati: E mban veten në formë, angazhohet me… appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkoi lirinë, Gjykata merr vendimin për Erion Veliajn

By: V K
17 June 2025 at 12:33

Ditën e sotme, në kuadër të hetimeve për korrupsion, Gjykata e Posaçme, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Po ashtu, gjykata ka konfirmuar masën “arrest shtëpie” për Elman Abulen, i cili është përfshirë në të njëjtën çështje hetimore.

Avokatët mbrojtës kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë, duke propozuar zëvendësimin me masa më të buta dhe ofruan garanci pasurore.

Megjithatë, GJKKO vendosi të mos pranojë kërkesat.

Si argument të ri në seancë, Prokuroria paraqiti faktin se apartamenti që ndodhet mbi banesën e Veliajt zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa–Veliaj, duke ngritur dyshime për pasuri të padeklaruara apo të fshehura.

Ky fakt, u konsiderua si element shtesë që forcon dyshimet për implikim në veprimtari të paligjshme.

Më herët gjatë ditës së sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit, miratoi dhe vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj – Xoxa.

Ankues ishte kompania “Agi Kons” e biznesmenit Gentian Sula, në emër të kompanisë të të cilit rezulton pronësia.

Por sipas prokurorëve të SPAK-ut, ky apartament te “Kodra e Diellit” në Tiranë, ishte në përdorim nga kryebashkiaku.

Me këtë vendim të marrë sot nga Apeli i GJKKO-së apartamenti i çiftit Veliaj- Xoxa mbetet në sekuestro.

The post Kërkoi lirinë, Gjykata merr vendimin për Erion Veliajn appeared first on Albeu.com.

10 ditë ndëshkim në burg/ Meta: Në qeli s’ka as ujë, por mbushim bidonat

By: user 6
11 June 2025 at 21:06

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për “Ora News” ku ka pranuar se e kanë dënuar me 10 ditë në burg të mos marrë pjesë në aktivitete sportive. Shkak është bërë një intervistë e bërë me telefon jashtë orarit të përcaktuar.

“Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00. Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja. Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma.

Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male. Pavarësisht “dënimit historik” të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta” – tha Meta.

Ai ka folur edhe për vështirësitë e qëndrimit prej 8 muajsh në burg.

“Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt. Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme” – tha Meta.

I pyetur se si ia bën me të nxehtin, Meta thotë se ujë vjen vetëm 1-2 orë në ditë.

“Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin. Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë” – tha Meta. ©LAPSI.al

The post 10 ditë ndëshkim në burg/ Meta: Në qeli s’ka as ujë, por mbushim bidonat appeared first on Lapsi.al.

“Mik i vyer”/Reagon nga qelia Veliaj për ndarjen nga jeta të Artan Lames: Ngushëllime familjes për këtë humbje të rëndë

22 May 2025 at 13:29

Për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan Lame, ka reaguar nga qelia Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka shprehur ngushëllimet e tij përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook’.

Reagimi i Erion Veliajt

I pikëlluar nga lajmi i ndarjes nga jeta i Artan Lames, një mik i vyer që do t’u mungojë shumë të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Tani ishte një qytetar i angazhuar, një profesionist i jashtëzakonshëm, dhe mbi të gjitha, një njeri me shpirt të madh.

Ai i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë  si publicist, koleksionist, nënkryetar i Bashkisë, si mendje e lirë dhe kritike, gjithmonë në shërbim të qytetit dhe të së mirës së përbashkët. Ngushëllime bashkëshortes Mirela, fëmijëve Lisia dhe Arbis, familjes dhe miqve për këtë humbje të rëndë!

The post “Mik i vyer”/Reagon nga qelia Veliaj për ndarjen nga jeta të Artan Lames: Ngushëllime familjes për këtë humbje të rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Shqiptarët i vënë zjarrin burgut të Korfuzit, protestë kundër kontrolleve në qeli

20 May 2025 at 19:45

Të burgosurit gjeorgjianë dhe shqiptarë në burgun e Korfuzit kanë protestuar këtë të martë kundër kontrollit që u ushtrua në qelitë e tyre disa ditë më parë, ku u gjetën telefona celularë. Mediat greke raportojnë se mëngjesin e sotëm në burgun e Korfuzit të burgosurit filluan protestën kundër kontrolleve në qelitë e tyre, duke i […]

The post VIDEO/ Shqiptarët i vënë zjarrin burgut të Korfuzit, protestë kundër kontrolleve në qeli appeared first on BoldNews.al.

“Jeni të jashtëzakonshëm”/ 11 maji, reagon nga qelia ish-kryebashkiaku Veliaj: Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk…

15 May 2025 at 12:07

Pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, reagon nga qelia ish-kryebashkiaku Erion Velia. Ja reagimi i plotë i tij:

Miqtë e mi,
Nuk di nga t’ia nis. Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë, përpara kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite.  Shqiptarët folën – dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997, kur i treguan vendin të njëjtit personazh grotesk që guxon të rikthehet përpara shqiptarëve, edhe sot, si të ishte një “ofertë e re”. 

Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen. Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.
Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij. Saliu & co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin. Që nga viti 2013 e deri sot, pas çdo humbjeje, kanë folur për vjedhje, për komplot, për një popull që nuk i meriton.

Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë – ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre.  Sot ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive e dua të falenderoj secilin prej jush, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga Amerika në Greqi, nga Anglia në Turqi, që i besuan Partisë Socialiste.

Por, më lejoni që falenderimin më special ta ruaj per Tiranën time të dashur. Për familjen time të dytë. Për kolegët e mi të Bashkisë Tiranë dhe për ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në Tiranë që me punën e përkushtimin e tyre arritën një fitore të paharrueshme. Jeni të jashtëzakonshëm. Jam krenar për të gjithë ju! 

The post “Jeni të jashtëzakonshëm”/ 11 maji, reagon nga qelia ish-kryebashkiaku Veliaj: Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk… appeared first on Sot News | Lajme.

‘Synimi ynë, të ulim taksat’, Meta: Rama është ‘kryegjoba’ grabitqare për shqiptarët

29 April 2025 at 16:07

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 11 majit nga qelia, duke shpallur disa pika të një plani ekonomik të fokusuar në ndihmën për biznesin e vogël dhe përforcimin e prodhimit vendas.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se gjatë vizitave të mëparshme ka takuar qindra sipërmarrës të vegjël dhe se shqetësimet e tyre janë në qendër të angazhimit të tij politik. Ai akuzoi qeverinë aktuale për dështimin në mbështetjen e prodhimit “Made in Albania”, duke e quajtur “Narkoqeveri” që, sipas tij, favorizon vetëm importin.

Në planin e shpallur, Meta premton masa të ndjeshme fiskale dhe subvencione, si më poshtë:

  • Taksa e sheshtë 10% për kapitalin dhe të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para
  • Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël
  • Ulje e TVSH-së në 15%
  • Reduktim i çmimit të energjisë për biznesin në 6 lekë për KWh
  • Ulje me 40% e çmimit të naftës
  • Subvencione për bujqësinë deri në 230 milionë euro, pesë herë më shumë se aktualisht

“Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin dhe të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. TVSH e reduktuar në 15%. Uljë drastike e çmimit të energjisë për biznesin në 6 lekë për Këh. Çmimi i naftës do të ulet me 40%. Subvencionet për bujqësinë do të pesëfishohen, duke arritur në 230 milionë euro.” – ka shkruar Meta.

The post ‘Synimi ynë, të ulim taksat’, Meta: Rama është ‘kryegjoba’ grabitqare për shqiptarët appeared first on Sot News | Lajme.

Si bën fushatë nga qelia? Ilir Meta: Dërgoj deri në 150 letra në ditë

By: M C
26 April 2025 at 23:15

Ilir Meta, kandidat në listën e hapur të opozitës për Qarkun e Tiranës, tregoi në një intervistë për A2 CNN se, edhe pse ndodhet në burg prej tetorit 2024, fushata e tij po ecën me ritme shumë të mira.

Meta tha se çdo ditë dërgon nga 80 deri në 150 letra, duke komunikuar me bashkëpunëtorë, anëtarë të Partisë së Lirisë, si dhe me miq të tij të hershëm. Ai synon që në javën e fundit të fushatës të arrijë deri në 200 letra në ditë.

Kreu i Partisë së Lirisë është i bindur se forca e tij politike do të fitojë 12 mandate më 11 maj. Sipas tij, 4 mandate janë të sigurta nga listat e mbyllura, ndërsa 8 të tjera do të vijnë nga listat e hapura.

Meta krahasoi arrestimin e tij me atë të Aldo Moros në Itali, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për kapjen e procesit zgjedhor. Ai tha gjithashtu se koalicioni “Shqipëria Madhështore” ka si qëllim të marrë 84 mandate për të ndryshuar kodin zgjedhor dhe për të hequr listat e mbyllura.

“Po garojmë kundër një shteti mafioz të kapur nga Edi Rama, por ai po shkon drejt një katastrofe,” deklaroi Meta.

The post Si bën fushatë nga qelia? Ilir Meta: Dërgoj deri në 150 letra në ditë appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj vazhdon qëndrimin në qeli, shtyhet seanca në GJKKO

By: V K
16 April 2025 at 12:52

Seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, do të shtyhet për në datën 23 prill.

Raportohet se prokurori i rastit, Ols Dado, ka prezantuar veprimet hetimore të kryera, ndërsa avokatët e Veliajt kanë kërkuar kohë të njihen me aktet.

Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike.

The post Erion Veliaj vazhdon qëndrimin në qeli, shtyhet seanca në GJKKO appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Meta në qeli, fëmijët e tij marrin pjesë në mitingun e hapjes së fushatës së opozitës

By: Ardit
11 April 2025 at 19:01

Teksa na ndajnë pak çaste nga çelja e fushatës së Partisë Demokratike dhe Koalicionit të Shqipërisë Madhështore në Tiranë në sheshin Nënë Terezës. Ndërkohë në shesh kanë filluar të vijnë simpatizantët dhe mbështetësit opozitarë, teksa nuk mungojnë as fëmijët e Ilir Metës. Kreu i PL-së ndodhet në qeli ndërsa sot ka dhënë një mesazh nga […]

The post VIDEO/ Meta në qeli, fëmijët e tij marrin pjesë në mitingun e hapjes së fushatës së opozitës appeared first on BoldNews.al.

“Ka bërë mbledhje nga qelia”/ Artan Hoxha: Ja dëmi më i madh që Veliaj mund t’i bëjë Ramës

By: Ardit
24 March 2025 at 14:43

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë sot, ku tha në një emision televiziv se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dejtuar mbledhje me video-call nga burgu. Sipas tij Veliaj ka pasur komunikime me njerëzit e tij gjatë qëndrimit në qeli, e kjo madje ka shkaktuar që në paraburgimin e Durrësit të bëhen kontrolle e […]

The post “Ka bërë mbledhje nga qelia”/ Artan Hoxha: Ja dëmi më i madh që Veliaj mund t’i bëjë Ramës appeared first on BoldNews.al.

Meta flet nga burgu për kërcënimet: Qelia ime kontrollohet, ja çfarë ndodhi teksa unë po haja mëngjes

By: V K
12 February 2025 at 12:15

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me një audio regjistrim të bërë nga qelia, teksa ai ishte duke konsumuar mëngjesin thotë se ndaj tij është bërë presion sot në orët e para të ditës.

Meta shprehet se teksa ishte duke dëgjuar kryeministrin Rama, që e quan skizofren, i kërkohet që t`i bëjnë një kontroll të posaçëm, duke i ndërprerë edhe bukën.

“Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit të këtij skizofreni që fliste për standardet e drejtësisë, për standardet europiane, që i garantonte partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm Dumani nuk e shikon”, thote Ilir Meta.

Kreu i PL-së thotë se ky nuk është kontrolli i parë, duke theksuar se veprime te tilla behen çdo ditë, ndërsa me ironi shprehet “kontrollohem se mos unë sharroj hekurat e qelisë dhe arratisem”.

Më tej, Ilir Meta shprehet:I bëj thirrje çdo opozitari, që kur del në emisione, që kur del në Parlament, të marrë shkresën e vitit 2017 që ka firmosur, sipas ish – Zv/Kryeministër Ahmetaj, Erion Veliaj duke vjedhur dhe rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak të Tiranës me porosi të Edi Ramës për inceneratorin që nuk ekziston dhe që paguajnë të gjithë qytetarët e Tiranës tani 90 mijë euro çdo ditë”.

Deklarata e Ilir Metes nga qelia:

Të dashur qytetarë,

Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë Nr.5, i cili sot në orën 09:20 po hante mëngjes dhe po dëgjonte fjalimin e një skizofreni, i cili po fliste për standardet europiane që duheshin në fushën e drejtësisë dhe çuditërisht hapet qelia Nr.5 dhe më kërkohet të bëhet një kontroll i posaçëm, për të ndërprerë ngrënien e bukës, për të dalë përjashta.

Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit të këtij skizofreni që fliste për standardet e drejtësisë, për standardet europiane, që i garantonte partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm Dumani nuk e shikon.

Natyrisht që ky nuk është kontrolli i parë, këtu kontrolle bëhen çdo ditë, kontrollohet qelia ime se mos unë sharroj hekurat e qelisë dhe arratisem, por doja t’ju vija në dijeni për rastësinë që ndodhi sot, siç ka edhe rastësi të tjera të cilat tregojnë fytyrën e vërtetë të standardeve europiane.

I bëj thirrje çdo opozitari, që kur del në emisione, që kur del në Parlament, të marrë shkresën e vitit 2017 që ka firmosur, sipas ish – Zv/Kryeministër Ahmetaj, Erion Veliaj duke vjedhur dhe rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak të Tiranës me porosi të Edi Ramës për inceneratorin që nuk ekziston dhe që paguajnë të gjithë qytetarët e Tiranës tani 90 mijë euro çdo ditë.

Këto shkresa t’ja tregojë Dumanit dhe të gjithë atyre që flasin për “Drejtësinë e Re”.

Të marrin dhe shkresën e Edi Ramës, që ka shpallur kompaninë fituese të inceneratorit me 8 pikë pa u krijuar ligjërisht dhe të tregojë standardet e vërteta të drejtësisë së Edi Ramës.

Njëkohësisht të marrë edhe procesin gjyqësor kundër McGonigalit, ku del Edi Rama të paktën 14 herë për korrupsion dhe t’ja u tregojë të gjithëve standardet e lobimit të Edi Ramës edhe të Dumanit, që i mban aty në sirtar.

Nuk ka asnjë mënyrë dhe asnjë formë frikësimi ndaj Ilir Metës dhe të gjithë shqiptarëve të cilët do t’i tregojnë vendin këtij skizofreni që sot premtoi se do vjedhë zgjedhjet dhe mbasi të vjedhë zgjedhjet do të vendosi standarde europiane.

Ndërkohë të gjithë i dinë standardet e tij, të gjithë e dinë korrupsionin e tij.

Se si i korrupton ky ndërkombëtarët e di e gjithë bota, tani është rradha e shqiptarëve për t’i thënë këtij, i cili thotë se drejtësia funksionon vetëm kur punon dhe rrëmben kundërshtarët e mi politik, por kur më kërcënon mua me “tigrin’’ Erion Veliaj, sigurisht që këtu nuk ka më drejtësi, ka diktaturë.

Prandaj, të gjithë të mobilizohen, mos i ndani ato shkresa, ato fakte që ulërasin prej vitesh e vitesh dhe vetëm Dumani i këtij nuk i shikon, se nuk ka Duman që i bën më derman këtij.

The post Meta flet nga burgu për kërcënimet: Qelia ime kontrollohet, ja çfarë ndodhi teksa unë po haja mëngjes appeared first on Albeu.com.

Me libër në dorë/ Drejtori juridik i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi viziton Veliajn në qeli

By: V K
11 February 2025 at 10:54

Drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, ka vizituar në qeli Erion Veliajn. Dokushi ka mbërritur me një libër në dorë.

Libri që drejtori Juridik i Bashkisë sapo i dërgoi në Burg Erion Veliajt, “The Black Swan: The Impact of the Highly Improbable” nga Nassim Nicholas Taleb, është një libër që analizon ndikimin e ngjarjeve të papritura dhe të rralla në histori, ekonomi dhe jetën e përditshme.

Taleb i quan këto ngjarje “Mjellmat e Zeza”, të cilat kanë tre karakteristika kryesore:

Janë të paparashikueshme, askush nuk mund t’i parashikojë me saktësi përpara se të ndodhin.

Krijojnë ndikim të madh, kur ndodhin, ato ndryshojnë rrjedhën e historisë ose jetës.

Shpjegohen vetëm pas ndodhjes, pas faktit, njerëzit përpiqen t’i justifikojnë si të pashmangshme, edhe pse më parë nuk i kishin parashikuar.

The post Me libër në dorë/ Drejtori juridik i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi viziton Veliajn në qeli appeared first on Albeu.com.

Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia Kavajë/ Meta nga qelia: Dënim për qytetarët dhe rrezik për pronat e tyre

18 January 2025 at 13:51

Për kreun e PL-së Ilir Meta, heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia e Kavajës është jo vetëm dënim për qytetarët, por një rrezik serioz dhe kërcënim i madh për pronat e tyre. Nga qelia e burgut, Meta ka reaguar duke thënë se kjo është një strategji e “Rilindjes” për të larguar nga qytetarët shërbimet bazë. Partia e Lirisë, -shkruan Meta -që në programin e saj ka kryeprioritet madhor ndalimin e shpopullimit, angazhohet që pas 11 Majit të rikthejë shërbimet jetike pranë qytetarëve.

“Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia shumë e rëndësishme e Kavajës është jo vetëm dënim për mosnënshtrimin e qytetarëve të saj në zgjedhjet e fundit vendore por një rrezik serioz dhe kërcënim i madh për pronat e tyre të çmuara dhe të lakmuara.

Largimi nga qytetarët i shumë shërbimeve bazë është vijim i strategjisë së “Rilindjes” për të centralizuar bashkë me to edhe korrupsionin. Heqja e drejtorive të rëndësishme të arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ujësjellësve, sistemit elektro-energjitik, prokurorive e gjykatave është dështim i Reformës së Decentralizimit dhe sukses i Reformës së Patronazhimit, në dëm të qytetarëve dhe në funksion edhe të axhendës antikombëtare të shpopullimit të Shqipërisë.
Partia e Lirisë, që në programin e saj ka kryeprioritet madhor ndalimin e shpopullimit, angazhohet që pas 11 Majit të rikthejë shërbimet jetike pranë qytetarëve“, shkruan Meta.

The post Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia Kavajë/ Meta nga qelia: Dënim për qytetarët dhe rrezik për pronat e tyre appeared first on Sot News | Lajme.

Ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij, arrestohet i riu

12 January 2025 at 10:58

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij.

Sipas raportit policor, i dyshuari kishte shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qeli.

The post Ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij, arrestohet i riu appeared first on Sot News | Lajme.

“Mediton dhe bën joga”, gazetarja zbulon detaje nga brenda qelisë së Metës te 313

By: A M
7 January 2025 at 22:03

Gazetarja Anduena Llabani ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK.

Ajo tha se Meta u paraqit në SPAK duke kaluar nëpërmjet tunelit që lidh paraburgimin me zyrat ku merren në pyetje të pandehurit, ku u pyet për dy orë e disa minuta. Llabani ndau gjithashtu detaje nga mënyra se si ish-presidenti Meta e përdor qelinë në të cilën ndodhet për të bërë meditime dhe të kujdeset për fizikun.

“Ka qenë një seancë e cila është shoqëruar edhe me tone të larta nga ana e zotit Meta, sepse agresiviteti i zotit Meta në raport me akuzat dhe prokurorët e SPAK-ut ka qenë edhe jashtë dyerve të SPAK.

Zoti Meta për dijeninë tuaj dhe dijeninë e publikut, në dy muaj e pak paraburgim bën meditim dhe joga, kështu që është i aftë të menaxhojë situatën. Gjatë qëndrimit në qeli ai bën meditim dhe joga. Bën gjithashtu edhe një vrap të kushtëzuar”,-tha gazetarja.

❌
❌