Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ultimatumi i Ramës/ “Furtuna” në Durrës: Dorëhiqen krerët e 5 njësive administrative, largohen disa drejtorë të Bashkisë e të drejtorive rajonale

By: V K
11 July 2025 at 12:43

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, ka dhënë sot nga Durrësi një mesazh të prerë për drejtuesit vendorë në të gjithë vendin, duke kërkuar shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative, me afat deri të hënën.

Ndërkohë, në Durrës, lëvizjet kanë nisur një ditë më parë. Në përputhje me kërkesat e takimit të zhvilluar tri ditë më parë në Bashkinë e Durrësit nga Rama, dorëheqjen e kanë paraqitur tashmë administratorët e pesë njësive administrative të bashkisë së Durrësit: Ishëm, Sukth, Manëz, Katund i Ri dhe Rrashbull. Bëhet fjalë për Kadri Gjylin, Edlir Cërrin, Muharrem Sulën, Eltion Prenin dhe Albert Bukaçin.

Po ashtu, janë larguar nga detyra edhe administratorët e gjashtë rajoneve të qytetit bregdetar, përkatësisht Roland Çobani, Ilir Ngresi, Myslym Hasanaj, Davide Ndoi, Jurgen Tabaku dhe Jetmir Pupla. Lajmi konfirmohet për gazetaren e Top Channel, Vali Qyrfyçi nga bashkia e Durrësit.

Ndërkaq, dorëheqjet kanë përfshirë edhe drejtorët e Bashkisë Durrës dhe ata të drejtorive rajonale, të cilët do t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi nga komision i posaçëm i drejtuar nga kryebashkiakja Emiriana Sako.

Ndër kandidaturat për drejtuesit e rinj pritet të jenë jo vetëm emra të rinj, por edhe disa prej drejtorëve të dorëhequr që mund të rikthehen.

Gjithashtu, burime nga PS e Durrësit bëjnë me dije se mund të përfshihen edhe kandidatë që nuk arritën të siguronin një mandat deputeti në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit.

The post Ultimatumi i Ramës/ “Furtuna” në Durrës: Dorëhiqen krerët e 5 njësive administrative, largohen disa drejtorë të Bashkisë e të drejtorive rajonale appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Çudira! Një drejtor UKT-je me 30 këshilltarë, ka ardhur koha për një Operator Kombëtar të Shpërndarjes së ujit, departamentet e bujqësisë qesharake dhe të krijuara për qoka

By: V K
11 July 2025 at 11:18

Gjatë një takimi me krerët e bashkive, kryeministri Edi Rama, ka propozuar krijimin e një operatori kombëtar për shpërndarjen e ujit, të ngjashëm me modelin e përdorur në sektorin e energjisë.

Rama theksoi gjithashtu se, është koha për konsolidimin e këtij shërbimi në një strukturë të centralizuar, duke denoncuar abuzimet e ndodhura në nivel lokal.

“Është koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit, njësoj siç kemi për energjinë. Mund të përfytyroni një zyrë drejtori të një ujësjellësi me 30 këshilltarë staf, këshilltarë, sekretarë? Nuk ka zyra ime as çerekun, as zyrat tuaja. Ndodhte në UKT Tiranë”, u shpreh kryeministri.

Ai i cilësoi këto raste si “çudira”, duke shtuar se edhe pse situata ka ndryshuar në krahasim me të kaluarën, problematikat mbeten të shumta për një vend si Shqipëria që nuk ka luksin të vonojë reformat.

Rama theksoi se, ashtu si në sektorin e energjisë, ku ndërmarrjet dikur humbëse janë transformuar në struktura të qëndrueshme financiarisht që bashkëpunojnë me bankat, edhe sektori i ujit duhet të ndjekë të njëjtin model për t’u bërë më efikas dhe i qëndrueshëm.

Edi Rama: Te gjitha llojet e eksperiencave, kalkulimeve na nxjerrin në konkluzionin që është koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit, njëjte siç kemi për energjinë. Mund të përfytyroni një zyrë drejtori të një ujësjellësi me 30 këshilltarë staf, këshilltarë sekretarë? Nuk ka zyra ime as çerekun, as zyrat tuaja. Ndodhte në UKT Tiranë. Çudira ka pasur shumë, ka më pak në tërësi por ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk ka luksin të presë. Duhet të konsolidojmë këtë strukturë, duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ajo që kemi në fushën e energjisë, që nga gropat më të mëdha thithëse të buxhetit janë kthyer në ndërmarrje që janë në gjendje të hyjnë në marrëdhënie me bankat.

Departamentet e bujqësisë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër bashkitë dhe kryetarët e tyre për mungesën e angazhimit konkret në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, veçanërisht në sektorin e bujqësisë.

Gjatë një aktiviteti publik, Rama theksoi se bashkitë po mbeten pas në krijimin e ndërmarrjeve fitimprurëse dhe po trajtojnë rolin e tyre ende me logjikën komunale.

Sipas Ramës, edhe pas Reformës Territoriale, ku bashkitë përfshijnë edhe zonat që më parë ishin komuna, koncepti i punës së bashkisë mbetet i kufizuar në rrugë, ujësjellës dhe kanale vaditëse, ndërkohë që nuk përfshihen në zinxhirin bujqësor të prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe eksportit.

Ai përmendi linjën e kredisë prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë si një mundësi konkrete që bashkitë duhet ta përdorin për të ndihmuar fermerët, duke bashkëpunuar për të ngritur linja përpunimi.

Edi Rama: Dua të ngre një problem tjetër. Që është qasja dhe filozofia e të marrit lekë nga buxheti për rroga dhe investime. Ende nuk po krijohen ndërmarrje fitimprurëse të bashkive.

Ka disa tentativa të para por shumë minimale dhe të pamjaftueshme. Ndërkohë që me reformën Territoriale, nuk kemi më bashki dhe komuna por bashki që merren edhe me komunat. Ende sot mentaliteti dhe qasja është që puna e bashkisë është puna komunale në fshat.

Pra rrugë, Ujësjellësi, kanalet vaditëse, por jo toka, prodhimi, grumbullimi, përpunimi, eksporti. Këto janë në dorë të atyre që punojnë tokën dhe të Ministrisë së Bujqësisë. Ndërkohë që nëse shkoni në Greqi e Itali, apo kudo tjetër në BE dhe jo vetëm, do të shihni që bashkitë janë pjesë e jetës së fshatit si sipërmarrëse.

Janë pjesë e strukturave të grumbullimit, linjave të eksportit, përpunimit. Sot kemi një instrument shumë më domethënës se sa kishim dje që është linja e kredisë së BSH, 250 mln euro, një kredi e butë ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse. Duhet të bëjnë bashkë fermerët e t’u thotë bëhemi bashkë për një linjë përpunimi të ullirit dhe ta bëjmë vaj, përpunimi i domates për ta bërë salcë etj.

Duke qenë bashkia pjesë është shumë më e lehtë për bankat të mbështesin fermerët. Departamentet e bujqësisë në bashki, janë komike, qesharake, të krijuara për të bërë qoka, jo njerëz që merren me tokën. Duhet rol proaktiv

The post Edi Rama: Çudira! Një drejtor UKT-je me 30 këshilltarë, ka ardhur koha për një Operator Kombëtar të Shpërndarjes së ujit, departamentet e bujqësisë qesharake dhe të krijuara për qoka appeared first on Albeu.com.

Rama: Në Theth ka pasur bum ndërtimesh pa leje gjatë periudhës së zgjedhjeve, prokurorja refuzoi të shohë, bëri ese filozofike mbi pafajësinë

By: V K
11 July 2025 at 10:49

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me kryebashkiakët në Durrës, ka folur lidhur me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit.

Gjithashtu, Rama u shpreh se gjatë periudhës së zgjedhjeve ka pasur boom ndërtimesh, duke u shprehur se policia bëri 40 denoncime, por theksoi se, “një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve”.

“Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë”, theksoi Kreu i qeverisë.

Edi Rama: Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve në Teth ka pasur bum ndërtimesh pa leje si rezultat i përgatitjes së sezonit turistik. Policia e Shtetit ka bërë 40 denoncime, policia ka funksionuar, i ka denoncuar ndërtimet pa leje në Prokurori.

Siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve.

Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë.

IKMT, ka filluar të veprojë. për të gjithë ata që u thonë pse u kujtuan tani dhe pse i lanë? Nëse nuk funksionojnë të gjitha hallkat dhe struktura e pavarur e drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekje, por përkundrazi është si kullose makaronash ku gjërat rrjedhin dhe pastaj faktet e kryera mbeten në territor, është një përpjekje që natyrshëm do të duhet të shfaqet në këtë formë.

Në Theth kemi bërë një plan të tërë pune në Bashkinë Shkodër, kemi legalizuar ndërtimet e vjetra, kemi vendosur financime.

The post Rama: Në Theth ka pasur bum ndërtimesh pa leje gjatë periudhës së zgjedhjeve, prokurorja refuzoi të shohë, bëri ese filozofike mbi pafajësinë appeared first on Albeu.com.

KLP dhe KLGJ forcojnë bashkëpunimin në mbledhjen e dytë të përbashkët vjetore

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilluan mbledhjen e dytë vjetore të përbashkët.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe figura të rëndësishme të drejtësisë, si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare OPDAT dhe EU4Justice, si dhe vëzhgues ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), të cilët ndoqën nga afër punimet dhe kontribuan në diskutime.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u dakordësuan për miratim dy rregullore të përbashkëta me rëndësi strategjike për funksionimin e koordinuar ndërmjet Këshillave: rregullorja “Mbi zhvillimin e procedurave të rivlerësimit të magjistratëve, gjyqtarë dhe prokurorë” dhe rregullorja “Mbi mbledhjet e përbashkëta dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet KLGJ-së dhe KLP-së”.

Pas një procesi gjithëpërfshirës dhe diskutimesh të hapura mes anëtarëve të të dy Këshillave, si dhe me kontributin teknik të partnerëve ndërkombëtarë, u arrit konsensusi për miratimin e këtyre dy akteve të rëndësishme, të cilat pritet të përmirësojnë bashkëpunimin institucional dhe të rrisin transparencën dhe efikasitetin në administrimin e sistemit të drejtësisë.

Ky zhvillim përbën një tjetër hap domethënës në rrugën e forcimit të shtetit të së drejtës dhe të konsolidimit të reformës në drejtësi.

Në përmbyllje të takimit, u njoftua se mbledhja e radhës plenare ndërmjet Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të zhvillohet më datë 16 korrik 2025.

Ky proces mbështetet nga projekti EU4Justice, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, i cili vijon të jetë një partner kyç në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në përforcimin e mekanizmave të mirëqeverisjes në drejtësi. /j.p/

The post KLP dhe KLGJ forcojnë bashkëpunimin në mbledhjen e dytë të përbashkët vjetore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nga ky moment, të gjithë jeni të…”/ Rama ‘i prerë’ në Vlorë, zbardhet mesazhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura

3 July 2025 at 14:46

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një takim urgjent në ambientet e Bashkisë së Vlorës.

Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit.

Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta dhe është karakterizuar nga tone të ashpra dhe kërkesa të drejtpërdrejta nga ana e Kryeministrit. Sipas burimeve nga mbledhja, Rama ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës.

Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Gjithashtu, ai ka theksuar se të gjithë drejtuesit vendorë duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe për të adresuar me urgjencë çështjet që shqetësojnë qytetin.

Ky reagim i fortë i Kryeministrit vjen në një kohë kur Vlora përballet me një sërë problematikash të pazgjidhura nga strukturat përkatëse, ndërsa pakënaqësitë qytetare për mënyrën e funksionimit të administratës vendore janë shtuar ndjeshëm.

Ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit e drejtorëve aktualë, por në ditët në vijim priten zhvillime dhe emërime të reja në administratën e qytetit.

Pas mbledhjes, Rama është parë duke ecur në këmbë në lagjen “Muradie”, i shoqëruar nga Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Sinan Idrizi. Ata janë ndalur për rreth 30 minuta në një lokal për kafe, përpara se Kryeministri të largohej nga qyteti.

Ndërkohë, kandidati për deputet i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë. Deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike. Emërimet janë komunikuar sot gjatë vizitës në Vlorë nga kryetari i PSSH Edi Rama.

The post “Nga ky moment, të gjithë jeni të…”/ Rama ‘i prerë’ në Vlorë, zbardhet mesazhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura appeared first on Sot News | Lajme.

Kosovë – Sot, vazhdimi i 39 i seancës konstituive

PRISHTINË, 29 qershor /ATSH/ Deputetët e zgjedhur do të ulen për herë të tridhjetë e nëntë në seancën konstituive të legjislaturës së nëntë sot nga ora njëmbëdhjetë, raporton KosovaPress.

Vazhdimi i radhës vjen pas takimit të djeshëm të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, i cili takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshje të mundshme për daljen e vendit nga ngërçi i krijuar politik për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për Albulena Haxhiun kryetare e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa akuzuan Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se po keqinterpretojnë aktgjykimin e fundit të Kushtetueses mbi konstituimin e Kuvendit, duke këmbëngulur në formimin e komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se do të ketë shkelje kushtetuese nëse do të shkohet sërish me formatin e deritanishëm të seancës për propozimin dhe hedhjen në votim të komisionit për votim të fshehtë.

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se mos respektimi i aktvendimit të Kushtetueses mbi daljen e vendit nga kriza politike është hapi i parë i përmbytjes së rendit kushtetues dhe se fajtor për këtë është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i kësaj të fundit tha se PDK-ja dhe LDK-ja e kanë “keq lexuar” aktgjykimin e Kushtetueses dhe nëse nuk votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit me votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura.

Kujtojmë, Kushtetuesja ditën e enjte ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

/Kosovapress/

The post Kosovë – Sot, vazhdimi i 39 i seancës konstituive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLP miraton verifikimin e pasurisë dhe pastërtinë e figurës për kandidatët për Prokurorinë e Përgjithshme

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) zhvilloi sot seancën e radhës plenare, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë dhe përfaqësues të projektit EU4Justice.

Në fillim të mbledhjes, rendit të ditës iu shtua propozimi për miratimin e nisjes së procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe caktimi me short i relatorëve për këto procedura.

Pas shqyrtimit të relacionit të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për 10 kandidatë për magjistrat prokuror, të cilët do të diplomohen në vitin 2025 nga Shkolla e Magjistraturës. Kandidatët janë:
– Alba Meta
– Blerina Karaj
– Elisa Çela
– Eva Zeneli
– Gerando Skreli
– Irma Velo
– Malbora Dinaj
– Miklevana Qema
– Teuta Pisku
– Kledi Mullaj

Gjithashtu, Këshilli miratoi edhe tre vendime që nuk përfundojnë procedurat e vlerësimit etik dhe profesional periodik për prokurorët Marsida Frashëri, Erjon Shqarri dhe Erida Visoçi, sipas propozimit të Komisionit përkatës.

Në vijim, u miratua një ndryshim në vendimin për caktimin me short të prokurorëve që do t’i nënshtrohen vlerësimit etik dhe profesional gjatë vitit 2024. Për prokuroren Deniona Katro, shorti caktoi relator z. Moisi Duda dhe këshilltar ligjor z. Olger Rumnici.

Në përfundim të mbledhjes, KLP miratoi fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët për ngritje në detyrë në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas hedhjes së shortit, u caktuan relatorët përkatës për secilin kandidat:
– Antoneta Sevdari – Relator: Moisi Duda
– Genci Mane – Relator: Olger Eminaj
– Pranvera Pustina – Relator: Olger Eminaj
– Marjeta Zaimi – Relator: Erind Mërkuri

Procesi i vlerësimit vijon të jetë pjesë e përpjekjeve për garantimin e transparencës dhe integritetit në sistemin e prokurorisë.

/a.f//r.e/

The post KLP miraton verifikimin e pasurisë dhe pastërtinë e figurës për kandidatët për Prokurorinë e Përgjithshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Guvernatori Sejko merr pjesë në mbledhjen e Konstituencës të FMN dhe BB

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Guvernatori  i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, bashkë me mininistrin e Financave dhe delegacionin që e shoqëron morën pjesë sot në mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, e cila zhvillohet në datat 26-27 qershor 2025, në Vareze, Itali.

Ky takim mbledh së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.

Në një njoftim për mediet, BSH-ja bën të ditur se, përfaqësues të FMN-së dhe BB-së do të ndajnë perspektivat e dy institucioneve për të garantuar stabilitet financiar dhe rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Sipas BSH-së, në këtë takim të rëndësishëm të nivelit të lartë, Guvernatori Sejko do të prezantojë zhvillimet më të fundit ekonomike në vend dhe pikëpamjet e Bankës së Shqipërisë mbi temat kryesore të diskutimit.

1 nga 4

e.xh/j.p/

The post Guvernatori Sejko merr pjesë në mbledhjen e Konstituencës të FMN dhe BB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet”/ Mesazhi i OKB-së për Izrael-Iran

22 June 2025 at 21:26

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, duke i quajtur sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit “një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është në trazirë”.

Anotnio Guterres thotë se dënon çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme.

“Njerëzit e rajonit nuk mund të durojnë një cikël tjetër shkatërrimi, megjithatë tani rrezikojmë të biem në një gropë hakmarrjeje pas hakmarrjeje”, tha ai.

Ai shton: “Kombet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin çdo përpjekje drejt zgjidhjes paqësore. Por paqja nuk mund të imponohet. Ajo duhet të zgjidhet.”

The post “Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet”/ Mesazhi i OKB-së për Izrael-Iran appeared first on Sot News | Lajme.

Lindja e Mesme në krizë/ Ja ku po mbahet mbledhja urgjente e OKB-së

22 June 2025 at 21:20

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po zhvillon një mbledhje urgjente në selinë e OKB-së në New York.

Takimi është thirrur me kërkesë të Iranit, pasi Shtetet e Bashkuara u përfshinë zyrtarisht në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke goditur të shtunën në mbrëmje tri objekte bërthamore në territorin iranian.

Takimi mund të ndiqet drejtpërdrejt, ndërsa zhvillimet po pasqyrohen me përditësime të vazhdueshme edhe në blogun informativ.

The post Lindja e Mesme në krizë/ Ja ku po mbahet mbledhja urgjente e OKB-së appeared first on Sot News | Lajme.

OKB pritet të zhvillojë mbledhjen e jashtëzakonshme/ Kërkesë e Iran pas sulmeve të SHBA-së

22 June 2025 at 17:59

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme më vonë gjatë ditës së sotme, sipas burimeve diplomatike.

Mbledhja, e paparashikuar më parë, po organizohet me kërkesë të Iranit, pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve kryesore bërthamore në territorin iranian.

Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit të Sigurimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Teherani ka kërkuar që Këshilli të mblidhet për të diskutuar “këtë akt të hapur dhe të paligjshëm agresioni”.

Sipas ambasadorit të Izraelit në OKB, Danny Danon, mbledhja do të nisë në orën 15:00 me orën lokale të New York-ut (20:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar).

Në një postim në platformën X, Danon shkroi:

“Pas dekadash ku Irani ka shpërfillur dhe ka shkelur çdo mekanizëm ndërkombëtar monitorimi, tani papritur kujtohet për OKB-në dhe kërkon dënim ndaj atyre që ndalën planet e tij të rrezikshme.”

Ai shtoi se “Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk meritojnë dënim, por mirënjohje dhe falënderim nga çdo komb për faktin se po e bëjnë botën një vend më të sigurt.”

The post OKB pritet të zhvillojë mbledhjen e jashtëzakonshme/ Kërkesë e Iran pas sulmeve të SHBA-së appeared first on Sot News | Lajme.

“Mos më llogarit, jam në SHBA” Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje

By: fra nc
16 June 2025 at 13:30

Përpara nisjes së seancës plenare të kësaj të hëne, në Kryesinë e Kuvendit, u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryetari i grupit, Niko Peleshi, ka ngritur si shqetësim kryesor në mbledhje mungesën permanente të deputetëve në komisione dhe seancat plenare, duke bërë që socialistët të mos kenë numrat e nevojshëm për të votuar projektligjet, si në komisione ashtu edhe në seanca plenare.

Burime bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura, Peleshi ka sjellë edhe shembullin e një deputeti, duke mos e përmendur me emër, i cili është larguar drejt SHBA-së dhe i ka thënë që të mos e ‘llogarisë’ deri në fund të kësaj legjislature.

Peleshi u ka tërhequr vëmendjen deputetëve, duke u thënë se në mbledhje po u sjell porositë e kryetarit Rama.

Po ashtu, Peleshi ka falënderuar deputetët që vijnë nga PSD e Tom Doshit, që kanë qenë prezentë, duke bërë kështu të mundur numrat e nevojshëm për votimin.

The post “Mos më llogarit, jam në SHBA” Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje appeared first on Euronews Albania.

PËRMBLEDHJE – Bota politike bën thirrje për uljen e tensioneve Izrael-Iran

PARIS, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Udhëheqësit e huaj kanë bërë thirrje kryesisht për përmbajtje dhe ulje të tensioneve pas sulmeve të pretenduara nga Izraeli në Iran, ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump i kërkoi Teheranit të “bëjë një marrëveshje” për çështjen bërthamore “para se të mos mbetet më asgjë”.

– OKB –

Sekretari i përgjithshëm, Antonio Guterres i kërkoi Izraelit dhe Iranit të “ushtrojnë përmbajtje maksimale”.

– SHBA –

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i kërkoi Teheranit të “bëjë një marrëveshje para se të mos mbetet asgjë”.

“Tashmë ka pasur vdekje dhe shkatërrime të mëdha, por ka ende kohë për të ndaluar këtë masakër, duke përfshirë sulmet e planifikuara në të ardhmen që janë edhe më brutale”, shkroi ai në rrjetin e tij Social Truth.

– Rusia –

Rusia denoncoi sulmet “e papranueshme” që po çojnë në një “përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve”.

“Sulmet ushtarake të paprovokuara kundër një shteti sovran anëtar të OKB-së, qytetarëve të tij, qyteteve të qeta në gjumë dhe objekteve bërthamore dhe energjetike janë absolutisht të papranueshme”, tha Ministria e Jashtme ruse.

– Arabia Saudite –

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite shprehu “dënimin dhe denoncimin e saj të fortë të agresionit të hapur izraelit” kundër një “vendi vëllazëror”, “i cili minon sovranitetin dhe sigurinë e tij dhe përbën një shkelje flagrante të ligjeve dhe normave ndërkombëtare”.

– Jordania –

Jordania, e cila kufizohet me Izraelin, njoftoi se nuk do të lejonte asnjë shkelje të hapësirës së saj ajrore në kontekstin e ndonjë konflikti.

Autoriteti kombëtar i aviacionit njoftoi mbylljen e hapësirës së saj ajrore dhe uljen në tokë të të gjitha avionëve si një masë paraprake.

– Omani – 

Sulltanati, i cili po ndërmjetëson midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në diskutimet e tyre mbi programin bërthamor të Teheranit, e përshkroi sulmin izraelit si një “përshkallëzim të rrezikshëm”, “i cili kërcënon të përjashtojë zgjidhjet diplomatike dhe të minojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve.

– Kina – 

Kina tha se ishte “shumë e shqetësuar nga sulmi izraelit ndaj Iranit” dhe “thellësisht e shqetësuar për pasojat serioze që mund të sjellë ky veprim”.

“Kundërshtojmë çdo shkelje të sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Iranit”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

– India – 

India “i nxit të dyja palët të shmangin çdo përshkallëzim”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Randhir Jaiswal.

“Kanalet ekzistojnë për dialog dhe diplomaci, ato duhet të përdoren”, theksoi ai.

– Pakistani – 

Ministria e Punëve të Jashtme dënoi “fortësisht” sulmet izraelite dhe shprehu “solidaritetin” e saj me Iranin në një deklaratë.

– Turqia – 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se Izraeli po kërkonte ta fuste botën në “katastrofë” pas sulmeve të tij ndaj Iranit, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare t’i jepte fund “banditizmit” të Izraelit.

“Sulmet e Izraelit kundër fqinjit tonë, Iranit, janë një provokim i qartë që shpërfill ligjin ndërkombëtar”, tha ai në X.

Turqia i kërkoi Izraelit të “ndërpriste menjëherë veprimet e tij agresive”, të cilat “mund të çonin në konflikte të reja”, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme.

– BE –

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Kaja Kallas siguroi se “diplomacia ime mbetet rruga më e mirë përpara”.

– Franca –

“Franca riafirmon të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe për të siguruar sigurinë e tij”, deklaroi Presidenti Emmanuel Macron, duke kujtuar se ai e kishte “dënuar vazhdimisht” programin bërthamor të Iranit.

“Për të shmangur rrezikimin e stabilitetit të të gjithë rajonit, u bëj thirrje palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të ulin tensionet”, tha ai në rrjetin X, duke shtuar se kishte folur me presidentin e SHBA-së Donald Trump të premten.

Më parë, Franca u bëri thirrje “të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim që mund të kompromentojë stabilitetin rajonal”, me ministrin e Jashtëm francez Jean-Noël Barrot që e konsideroi “thelbësore që të gjitha kanalet diplomatike të përdoren për të ulur tensionet”.

– Italia – 

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, të premten, tha ministria e tij, duke i bërë thirrje atij të “kthehej në negociata sa më shpejt të jetë e mundur”.

– Gjermania – 

Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje Izraelit dhe Iranit të shmangin “çdo përshkallëzim të mëtejshëm” që mund të “destabilizojë të gjithë rajonin”, ndërsa theksoi “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”.

– Mbretëria e Bashkuar – 

“Raportet për këto sulme janë shqetësuese dhe ne i nxisim të gjitha palët të tërhiqen dhe të ulin urgjentisht tensionet. Përshkallëzimi nuk i shërben askujt në rajon”, tha kryeministri Keir Starmer në një deklaratë./  a.jor.

The post PËRMBLEDHJE – Bota politike bën thirrje për uljen e tensioneve Izrael-Iran appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbledhja e Komisionit për Çështjet Evropiane/ Vijojnë përplasjet mes deputetëve: Mos e trajtoni integrimin si proces…

13 June 2025 at 11:39

Çollaku tha se vlerëson përpjekjet që po bëhen në këtë drejtim, por shtoi se është e pandershme që ta trajtojnë këtë si proces të tyrin. Deputeti Kreshnik Çollaku, në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane, ishte kritik ndaj maxhorancës lidhur me retorikën për procesin e integrimit në BE. Ai tha se përtej retorikës politike dhe për zgjedhjet, duhet të pranojnë konsensusin me opozitës në integrim.

Kreshnik Çollaku:

“Ju keni përgjegjësinë por është e pandershme ta paraqesësh këtë proces tuajin, të qeverisë, projekt i Edi Ramës. Nuk do të ishte ky sukses pa votat e konsensusit të opozitës. Në rast se do të shkohet në këtë marrëdhënie konfliktuale. Sikur opozita jonë një ditë…nuk e di se çfarë do të bëjë në shtator por sikur t’i vijë një damar tjetër do ta shikoni se negociatat nuk ecin aq në vaj, nëse ngre shtizat përpjetë. Në këtë pikëpamje, ju e dini se ju votuan shqiptarët, edhe ne e dimë se çfarë ndodhi. Ca për fajet tona e ca për ustallëkun tuaj.

Por ky proces i integrimit nuk mundet….duhet ta mbroni konsensualitetin e këtij procesi, sepse ju e dini se pa këtë jo 86 vota, por 106 vota në sallë, në Bruksel, dyert nuk hapen. Edhe kryeministri e ka një argument më shumë është se opozitën e vendit e ka në mbështetje të këtij procesi. Pres më ndershmëri kur flitet të paktën me integrimin, është proces që e ndajmë, nuk kanë rëndësi mandatet. Në rast se nuk ka konsensus procesi ngec, dhe ju e keni. Pastaj si na votojnë shqiptarët me trena, pa trena, është gjë tjetër. Tjetri thoshte fitore publicitare është muhabet tjetër. Por të paktën në Bruksel, ju lutem ta mbroni këtë proces konsensualisht se nuk ecën ndryshe.”

The post Mbledhja e Komisionit për Çështjet Evropiane/ Vijojnë përplasjet mes deputetëve: Mos e trajtoni integrimin si proces… appeared first on Sot News | Lajme.

Autoriteti i Dosjeve zbardh emrat e 7 bashkëpunëtorëve të Sigurimit

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Në mbledhjen e ditës së sotme, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit shqyrtoi një sërë çështjesh që lidhen drejtpërdrejt me të drejtën e qytetarëve për të njohur të vërtetën dhe për të rikthyer kujtesën historike në shërbim të transparencës dhe edukimit qytetar.

Autoriteti ka shqyrtuar 6 kërkesa të reja nga qytetarë që kërkonin akses në dokumente arkivore dhe ka dhënë përgjigje për kërkesë qytetarit I. D i cili kishte interes për të zbuluar identitetin e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit që e kishin raportuar e survejuar.

Nga 14 emra të kërkuar në total, 7 bashkëpunëtorë janë identifikuar dhe zbardhur, ndërsa për pjesën tjetër mungonin dokumente ose nuk përmbushnin kriteret ligjore.

Sipas njoftimit të Autoritetit të Dosjeve, në mbështetje të ligjit individët e përndjekur mund të njohin emrat realë të atyre që u fshiheshin pas pseudonimeve që gjenden në dosjet tyre.

Tashmë kush fshihet pas pseudonimeve si; “Panairi”, “Dekori”, “Fani”, “Çika”, “Luani”, “Kështjella”, “Pompa” nuk janë më të panjohur për qytetarin I.D.

Në të njëjtën mbledhje, u trajtuan edhe katër kërkesa individuale nga familjarë që kërkojnë zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre të zhdukur nga regjimi. Rastet përfshijnë emrat: Kamber Kazazi, Bashkim Kaleci, Andon Floro dhe Qemal Draçini.

Autoriteti ka nisur procesin e integrimit të të dhënave ekzistuese në një sistem të ri të menaxhimit në bashkëpunim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Sistemi IDMS përfshin regjistrimin dhe menaxhimin e personave të zhdukur, ndërlidhjen me familjarët e tyre, vendndodhjet e dyshuara të varreve dhe operacionet në terren.

Kjo platformë synon të përshpejtojë dhe përmirësojë procesin e identifikimit dhe rikuperimit të viktimave, duke ndërtuar një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse dhe funksionale.

Autoriteti shqyrtoi gjithashtu një rast të veçantë për verifikimin e pastërtisë së figurës së një kandidati për Gjykatën e Lartë, në përputhje me kërkesat ligjore dhe misionin për garantimin e integritetit institucional.

/a.f/

The post Autoriteti i Dosjeve zbardh emrat e 7 bashkëpunëtorëve të Sigurimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet metodologjia për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut për sigurinë kibernetike

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike.

Në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për sigurinë kibernetike” u vendos në mbledhjen e ditës së sotme miratimi i metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ngarkohen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe operatorët e infrastrukturave kritike e të rëndësishme të informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /j.p/

The post Miratohet metodologjia për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut për sigurinë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Putin do të zhvillojë mbledhje me qeverinë ruse

4 June 2025 at 07:16

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një takim me qeverinë ruse të mërkurën. Tema kryesore e takimit do të jetë sigurimi i sovranitetit teknologjik në fushën e shërbimeve të komunikimit. Një raport do të mbajë Ministri i Zhvillimit Dixhital, Komunikimeve dhe Medias Massive, Maksut Shadayev.

Si zakonisht për takime të tilla, do të ngrihen edhe çështje të tjera urgjente.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Putin do të zhvillojë mbledhje me qeverinë ruse appeared first on Euronews Albania.

KLP nis verifikimin e pasurisë për 8 kandidatë për prokurorë

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot në seancë plenare, në prani të anëtarëve dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe misioneve OPDAT dhe EU4 JUSTICE.

Në nisje të seancës u propozua për t’i shtuar rendit të ditës, diskutimin mbi fillimin e verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për t’u pranuar në Formimin Fillestar në vitin akademik 2025-2026, të Shkollës së Magjistraturës, si dhe caktimin e relatorit për secilin kandidat.

Gjithashtu, Këshilli vendosi të tërheqë nga rendi i ditës, projekt-raportin e Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Artan Shtrungza, për ta hedhur në diskutim në një seancë tjetër.

Pasi u njoh me relacionet përkatëse nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi unanimisht 3 raporte të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorët, Anita Jella, Marjeta Zaimi dhe Albert Kuliçi.

Në vijim, Këshilli miratoi fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për 8  kandidatët profili prokuror, për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2025 -2026.

Pas hedhjes së shortit për caktimin e relatorit përgjegjës, procedurat e verifikimit për secilin kandidat do të kryhen nga relatorët si vijon:

1. Jurgen Vatnikaj Moisi Duda

2. Ornela Braçe Moisi Duda

3. Megi Bejtja Erind Mërkuri

4. Kristian Prela Olger Eminaj

5. Trejsi Shehu Erind Mërkuri

6. Sixheljana Hoxha Olger Eminaj

7. Elton Jushi Olger Eminaj

8. Jonada Zyberaj Erind Mërkuri

/m.m/a.f/

The post KLP nis verifikimin e pasurisë për 8 kandidatë për prokurorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS mbledh grupin parlamentar përpara seancës në Kuvend

By: M C
28 May 2025 at 19:10

Nesër parlamenti do të rifillojë punën pas zgjedhjeve të 11 Majit. Partia Socialiste para seancës plenare do të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamentar.

Mesazhin deputetëve socialistë ua ka dërguar kreu i grupit parlamentar, Niko Peleshi, i cili ndër të tjera u bëri thirrje se pjesëmarrja është e domosdoshme.

“Paraprakisht, në 11:30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në sallën e seancave plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme”, shkruhej në mesazhin e Peleshit.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u dërgoi një mesazh deputetëve të tij se do të marrin pjesë në seancën që do të zhvillohet nesër. Në fokus të tyre do të jetë paraqitja e fakteve për atë që e konsiderojnë si farsë elektorale më 11 Maj.

Dhe duket se çështja e zgjedhjeve do të jetë tema e debatit mes palëve nesër. Opozita akuzon mazhorancën për farsë elektorale ndërsa ka kërkuar qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.

Nga ana tjetër, PS-ja ka festuar fitoren e 11 Majiy, nga votimet e së cilës mori 83 deputetë. Megjithatë nesër nuk do të jenë deputetët e rinj në karriget e Kuvendit, por ata të kësaj legjislature, e cila zyrtarisht do të mbyllet më 8 Korrik.

Mes tyre ka edhe deputetë që nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme, prandaj mbetet interesante të shihen qëndrimet nesër.

The post PS mbledh grupin parlamentar përpara seancës në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Berisha thërret me urgjencë drejtuesit politikë të qarqeve në takim në seli në orën 20:30

By: M C
14 May 2025 at 17:33

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dërguar një mesazh urgjent për të gjithë drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, duke i kërkuar që të paraqiten sot në orën 20:30 në selinë qendrore të PD-së, për një takim të jashtëzakonshëm.

Në mesazhin e tij, Berisha thekson se pjesëmarrja është e detyrueshme dhe nuk do të ketë asnjë përjashtim.

Takimi pritet të jetë vendimtar për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë Partia Demokratike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe protestës që ka thirrur të premten e 15 majit, që korrespondon edhe me samitin e BE-së që do të mbahet në Tiranë.

The post Berisha thërret me urgjencë drejtuesit politikë të qarqeve në takim në seli në orën 20:30 appeared first on Albeu.com.

❌
❌