Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Seanca në Kuvend/ Miratohen 10 projektligje, ja si votuan socialistët dhe demokratët

26 June 2025 at 17:56

Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi sallën. I vetmi opozitar prezent ishte deputeti Dash Sula, ndërkohë që votën pro e ka dhënë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shfaq në seancë momentet e fundit të seancës plenare.

Socialsitët votuan ligjet të vetëm, ndërsa ndryshimet në ligjin për sportin, që krijuan edhe debat në sallë kaluan me 71 vota pro dhe 4 abstenim. Deputetët që abstenuan ishin Erion Braçe, Petro Koçi nga PS, Dash Sula i PD dhe Meri Markiçi e PSD.

Votimet në Kuvend
Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”-74 pro, 1 abstenim
Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër
Projektligji “Për shëndetin e bimëve”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër
Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”- 74 pro, 1 abstenim, 0 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”, – 70 vota pro, 4 abstenim, 0 vota kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”- 71 pro, 1 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”- 72 pro, 0 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.-71 pro, 1 abstenim, 0 kundër
Projektligj “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”. 72 pro, 2 abstenim, 0 kundër
Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”. 73 pro, 0 abstenim, 0 kundër

The post Seanca në Kuvend/ Miratohen 10 projektligje, ja si votuan socialistët dhe demokratët appeared first on Sot News | Lajme.

“Mos më llogarit, jam në SHBA” Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje

By: fra nc
16 June 2025 at 13:30

Përpara nisjes së seancës plenare të kësaj të hëne, në Kryesinë e Kuvendit, u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryetari i grupit, Niko Peleshi, ka ngritur si shqetësim kryesor në mbledhje mungesën permanente të deputetëve në komisione dhe seancat plenare, duke bërë që socialistët të mos kenë numrat e nevojshëm për të votuar projektligjet, si në komisione ashtu edhe në seanca plenare.

Burime bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura, Peleshi ka sjellë edhe shembullin e një deputeti, duke mos e përmendur me emër, i cili është larguar drejt SHBA-së dhe i ka thënë që të mos e ‘llogarisë’ deri në fund të kësaj legjislature.

Peleshi u ka tërhequr vëmendjen deputetëve, duke u thënë se në mbledhje po u sjell porositë e kryetarit Rama.

Po ashtu, Peleshi ka falënderuar deputetët që vijnë nga PSD e Tom Doshit, që kanë qenë prezentë, duke bërë kështu të mundur numrat e nevojshëm për votimin.

The post “Mos më llogarit, jam në SHBA” Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje appeared first on Euronews Albania.

“Mos më llogarit, jam në SHBA”/ Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje

By: Oldi
16 June 2025 at 13:39

Pak minuta para nisjes së seancës plenare, në Kryesinë e Kuvendit u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Burimet mediatike bëjnë me dije se kryetari i grupit, Niko Peleshi, ka ngritur si shqetësim kryesor në mbledhje mungesën permanente të deputetëve në komisione dhe seancat plenare, duke bërë që socialistët të mos kenë numrat e nevojshëm […]

The post “Mos më llogarit, jam në SHBA”/ Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje appeared first on BoldNews.al.

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

By: Oldi
5 June 2025 at 12:17

Parlamenti është mbledhur këtë të enjte për seancën plenare, ku pritet të kalojnë ligjet dhe vendimet e fundit të kësaj legjislature.. Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha, nuk janë të pranishëm në sallë, me këtë të fundit që ndodhet në Bruksel. Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë nisi mes debatesh […]

The post Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË) appeared first on BoldNews.al.

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

By: Oldi
5 June 2025 at 10:41

Deputeti Flamur Noka foli sot në seancën plenare, nga ku akuzoi mazhorancën për vjedhje të votave në zgjedhjet e 11 Majit. Noka tha se 11 Maji ishte farsë elektorale dhe se demokracia në vendin tonë sipas tij është gjymtuar nga etja e socialistëve për të mbajtur pushtetin. “Është e papranueshme për ne opozitën, të varroset […]

The post Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë appeared first on BoldNews.al.

Garë e fortë për kandidatët në Tiranë, socialistët që kryesojnë listën e PS

By: fra nc
14 May 2025 at 10:57

Në qarkun e Tiranës vijon numërimi i votave preferenciale për zgjedhjet parlamentare, ndërsa deri më tani janë numëruar 311 nga gjithsej 1,282 qendra votimi. Sipas rezultateve të dala nga numërimi për votat e koalicioneve dhe partive

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 19 mandate, duke u renditur e para në qark. Ajo pasohet nga Partia Demokratike me 13 mandate.

Nga partitë e tjera, rezultati aktual paraqitet si më poshtë:

  • Partia Mundësia – 2 mandate
  • Nisma “Shqipëria Bëhet” – 1 mandat
  • Lëvizja Bashkë – 1 mandat
  • Partia Socialdemokrate – 1 mandat

PS ka fituar 12 mandate nga lista e mbyllur dhe 7 mandate të tjera përmes sistemit të listave të hapura, ku qytetarët votojnë drejtpërdrejt për kandidatët. Deri tani, këta janë 7 kandidatët e PS-së që kanë marrë më shumë vota preferenciale dhe që mund të jenë deputetët e ardhshëm në kuvend.

Blendi Gonxhja kryeson listën me 8,085 vota, i ndjekur nga Ervin Hoxha me 4,317 vota dhe Fatmir Xhafaj me 3,803 vota. Pas tyre renditen Erion Braçe me 3,753 vota, Ornaldo Rakipi me 2,807, Antonela Dedej me 1,976 dhe Anila Denaj me 1,403 vota.

Kandidatët e tjerë dhe votat e marra janë si më poshtë: Klotilda Bushka me 1,143 vota, Etilda Gjonaj 1,130, Xhemal Qefalia 1,051, Julinda Dhame 1,047, Olta Xhaçka 1,035, Mimi Kodheli 1,015, Pandeli Majko 1,003, Blerina Gjylameti 947, Kejsi Elezi 932, Florian Pullazi 881, Ylli Shehu 645, Ermonela Felaj (Valikaj) 619, Toni Gogu 568, Endrit Braimllari 518, Plarent Ndreca 515, Halit Valteri 471, Entela Ramosaçaj 414, Arben Pëllumbi 388, Roy Bashaj 368, Blendi Sulaj 360, Andi Seferi 348, Persida Shkrepa 347, Etjen Xhafaj 269, Edlira Dyrmishaj 258, Sofika Lleshi 239, Glindxhet Madhi 239, Eldian Çepeli 237, Silda Çepe 200, Mirgit Vataj 177 dhe Halil Koloshi me 72 vota.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Garë e fortë për kandidatët në Tiranë, socialistët që kryesojnë listën e PS appeared first on Euronews Albania.

Erion Braçe pas incidentit: Tentativë kriminale për të penguar socialistët në votim

11 May 2025 at 20:27

Erion Braçe, është prononcuar për mediat, pas incidentit në ‘zyrën elektorale’, ku patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia.

Braçe tha se personat brenda zyrës ishin shokët e tij dhe se ambientet janë kontrolluar cep më cep.

“E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet electoral.

Ishte vetë aty brenda Këlliçi ku u këqyr vendngjarja. E pyeta nëse i kam prekur qoftë edhe një votë të vetme ose nëse i kam blerë votë, jo tha, s’kam asnjë gjë për ty.

Belindi prerendonte se kishte lekë këtu brenda. Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ. Ju nuk jeni interesuar për 6 milionë euro dhe jeni interesuar për një zyrë pune pas 60 ditësh në KQZ.

Janë të gjithë shokët e mi. E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet elektoral. Padijenia është gjë e rëndë shumë. Sot është ditë e diel s’ka punonjës shteti”, tha Braçe.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Erion Braçe pas incidentit: Tentativë kriminale për të penguar socialistët në votim appeared first on Euronews Albania.

Kurthi i ideve te këqija dhe paqja fiskale e socialistëve!

By: Ardit
25 April 2025 at 16:43

Përmbledhtazi 4 elementë ka paqja fiskale e propozuar nga socialistët : 1) cdo 10 vjet pastrojmë rregjistrat! Nje pastrim i tillë është berë në vitet 2016-2017. Do të fshihen të gjitha detyrimet interesat e kamatvonesat e bizneseve që janë më të vjetra se 10 vjet, ndryshe quhet pastrim i regjistrave tatimore nga detyrime qe janë […]

The post Kurthi i ideve te këqija dhe paqja fiskale e socialistëve! appeared first on BoldNews.al.

Ish-zëvendësministrja socialiste Irena Beqiraj tallet me spotin e kandidates së PS

By: Mirgen
24 April 2025 at 09:44

Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve. Në video, një djalë i vogël dhe gjyshi i tij, i cili pretendon se është i sëmurë dhe është në spital, shprehin dëshirën e tij që të mbijetojë deri më 11 maj, për të […]

The post Ish-zëvendësministrja socialiste Irena Beqiraj tallet me spotin e kandidates së PS appeared first on BoldNews.al.

LIVE/ Fushata e PS 12 yje për 12 qarqe, Peleshi: Nga Korça do sjellim 7 mandate. Bëjmë realitet ëndrrën europiane

12 April 2025 at 13:55

Nën moton ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, socialistët çelin zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit në sheshin Skënderbej. Në mes të skenës janë vendosur edhe 12 yje të cilët përfaqësojnë edhe 12 qarqet e vendit, në secilin prej tyre do të qëndrojë drejtuesit i qarkut së bashkë me kandidatët për deputetë të PS. Pas përshëndetjes së shkurtër të 12 drejtuesve të qarqeve politike, tubimi do të kulmojë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.

Ora 13:56  Peleshi: Nga Korça do sjellim 7 mandate. Bëjmë realitet ëndrrën europiane

Peleshi: Në Shqipëri edhe dielli lind nga Perëndimi thanë rilindasit tanë. Në dhjetor 1990 klithëm në këtë shesh e duam shqipërinë si Europa. Ecëm u rrëzuam u ngritëm, ndërtuam, disa të tjerë më pas prishën. Më pas gjetëm një timonier, Edi Rama, punuam në cdo cep të Shqipërisë. Është dita për t’i dhënë vulën ëndrës për Shqipërinë Europiane. Në qarkun e Korcës kemi punuar krah shqiptarëve për të ardhur kjo ditë, sot jemi në një fushatë që nuk është vetëm e PS, sot Shqipëria sheh flamujt kombëtar jo të partive, ndaj I ftojmë të gjithë pa dallim për Shqipiërinë europianë. Vetëm me Ramën dhe me PS mund ti japim pasaportën europiane. Do sjellim 7 mandate nga Korca për fitoren e PS.

Ora 13:48  Çuçi: Më 12 maj, vijmë me 9 mandate. Vlora nuk e hedh votën dëm në kënetë

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë Blendi Çuçi prezantoi kandidatët për deputetë të këtij qarku.

“Të dashur qytetarë të Vlorës, Selenicës, Sarandës, Delvinës, Konispolit jemi në këtë shesh në një moment historik, për të bërë realitet pasaportën europiane për cdo shqiptar. Mandate ynë I katërt do të jetë kurorzimi i rrugëtimit tonë për një vend që bëhet anëtar I BE me të drejta të plota, liri dhe dinjitet për cdo shqiptar. Vlora hyn në garë si shëmbëlltyra e PS dhe fuqisë tranformuese të saj. Nga një qytet I harruar në perlën e Mesdheut. Nga Lungomare, tuneli i Logarasë dhe 150 projekte të tjera dhe investime, kemi treguar sesi përkthehet vota e dhënë për PS. Ndryshimi është ndjerë në cdo cep. Vijmë sot në shesh me 8 mandate dhe ju premtojmë që në datë 12 do të vijmë me 9 të tilla sepse qytetarët dijnë të njohin ndryshimin dhe të besojnë tek ata që punojnë dhe janë të mencur mos të hedhin votën dëm për kënetën. Kërkojmë  voten e cdo qytetari që beson se Europa është destinacioni ynë, të majtë e të djathtë bashkohuni me nr 5, vetëm me Ramën dhe PS do fitojmë betejën për pasaportën europiane. Rroftë Vlora dhe Shqipëria europiane!”

Ora 13:38 Kumbaro: Gjirokastra sot zemra e turizmit. Synojmë rezultat historik 4 me 0

Gjirokastra u prezantua në celje të fushatës me ison polifonike trandicionale të krahinës. Mirela Kumbaro, drejtuesja e qarkut të Gjirokastrës u shpreh në celje të fushatës se pa asnjë dilemë PS ne keto zgjedhje do te marrë më shumë vota se 2021 e 2023, po synojmë rezultat historik 4 me zero”

“Nga Gjirokastra ku ne si numri 5 i PS, jemi 5 shokë, me Anilën nga lugina e Përmetit, Shyqyriun nga Memaliaj, me Tërmet Pecin nga zemra e labërisë dhe Pirro Dhimën nga zemra e Lunxhërisë. Nuk ka asnjë dyshim se këtë këngë sot nuk e kemi bërë për këtë ditë, ka kohë që e këndojnë sepse kemi 12 vjet që punojmë. Ne në Gjirokastër flasim me zemër e pasion. Nuk mund të jetë tjetër, Gjirokastra modeli më i artë se cfarë është në gjendje të bëjë PS dhe vizioni i kryeministrit Rama. Gjirokastra sot zemra e turizmit. Pa asnjë dilemë do marrim më shumë vota se 2021 e 2023, po synojmë rezultat historik 4 me zero.

Ora 13:30 PS çel zyrtarisht fushatën, Demo: Jemi me zemër me Edi Ramën. Projektet madhore do të tranformojnë Beratin

Drejtuesi politik i qarkut Berat Ervin Demo prezantoi kandidatët për deputetë të Beratit në marshin elektoral të 11 majit. Ai tha se Berati është me zemër me Edi Ramën për projektet madhore që do e transfromojnë qytetin.

“Përshëndetje nga Skrapari ne Polican nga Dimali në Kucovë dhe nga Berati i magjishëm. Ne jemi të gjithë europianë sepse jemi krenarë që jemi shqiptar. Nuk ka rrugë për integrim nëse nuk jemi komod në lëkurën tonë. Jemi krenar që në Berat kanë ndodhur transformime. Data 11 maj është udhëkryq I rëndësishëm për vendin tonë. Ne në Berat jemi me zemër me Edi Ramën. Kemi projekte madhore që do të transformojnë Beratin, rruga Berat Skrapar. Lidhja me Korcën, Përmetin, Gjirokastrën e kthen Beratin në motor tranformimi. Në 11 maj kemi vetëm një fjalë nr pesë dhe Edi Ramën.”

 

Ora 13:25 Manastirliu: Tirana shëmbëlltyrë e transformimit. Spiropali: Nga ky shesh nis fitorja e madhe e PS

Për qarkun e Tiranës, fjalën e morën dy drejtuesit e qarkut, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali.

“Nga ky shesh, sheshi i besimit fitoreve të mëdha për tu bërë bashkë me cdo shqiptar që ka zgjedhur të ecë përpara me krenari dhe vision europian. Janë 30 ditë vendimtare për të bërë Shqipërinë anëtare të BE që puna të mos ndalet. Tirana është shëmbëlltyra e këtij transformimi. Në cdo cep të Tiranës ndihet ndryshimi, Tirana motori i zhvillimit të një Shqipërie që punon dhe nuk ndalet. Nga piramida, liqeni, shkollat e reja, rrugët, Tirana është simbol I trnasformimit. Të mbështesim PS dhe Ramën për të vijuar transformimin.” tha Manastirliu.

Nga ky shesh do të nisë fitorja e madhe e PS. Betejat elektorale nuk fitohen në sprintin e fundit, por fitohen në maratonë dhe Rama e kjo skuadër ka treguar se janë maratonomak për Shqipërinë dhe me Shqipërinë. Shqipëria shtëpia jonë e përbashkët, kjo është beteja me Shqipërinë ne BE apo në gropën e atyre nga ku nuk dolën as vetë. Mision historik për të realitet ëndrën e fëmijëve tanë. Sot Shqipëria është Shqipëria europiane dhe në 2030 ne do fitojmë me Ramën me PS me numrin 5” u shpreh Spiropali.

Ora 13:10  Beci: Shkodra porta e Europës në Shqipëri. Marrim së paku 5 mandate

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Benet Beci u shpreh se në Shkodër synojnë pesë mandate. Gjatë eventit të hapjes zyrtare të fushatës, Beci tha Shkodra është porta e Europës në Shqipëri dhe do të vijojë transformimi i tij.

“Nis me këtë këngë fitoren e 2023, ishte një këngë frymëzuese dhe fitoreje, simbolike për atë që po vinte në Shkodër. Ajo frymë e zhvillimit ka nisur të shpërndahet kudo, në Malësi të Madhe, Pukë, Fushë Arrëz. Fitorja do të jetë shume më e madhe se e 2023, Shkodra është kthyer në kantier ndërtimi që nga hyrja deri në Dukagjin. Shkodra është porta e Europës në Shqipëri, me premtimet që kemi dhënë kemi provuar që një bashkëpunim me vendorit dhe qëndrorit sic është bërë në Shkodër gjatë kësaj periudhe është kyce. Jo vetëm hyrja e Shkodrës, jo vetëm rrugët brenda apo autostradat janë ata që na bëjnë besimplotë që kemi dhënë provat që besimin e Shkodrës këto dy vite do ta cojmë më tej. Së paku me 5 mandate Shkodra do të vijë ne këto zgjedhje. Shkodranët janë mirënjohës dhe falenderues. Do jemi qyteti i surprizave dhe më shumë se pesë në këtë qytet.”

Ora 13:00 Mazniku: Elbasani e ka ndarë mendjen me PS dhe Edi Ramën drejt Europës

Drejtuesit politik i qarkut të Elbasanit, Arbjan Mazniku tha se Shqipëria e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës.

“Ashtu si gurët e këtij sheshi, sot nga cdo cep Shqipëria është bashkë e qartë për drejtimin që do të marrë. Para kemi një ndër sfidat më të mëdha, qytetarë të barabartë në BE. Elbasani e ka ndarë mendjen me PS dhe Edi Ramën drejt Europës, për turizmin, industrinë e mbrojtjes, për zhvillimin që duhet bujqësisë, për tu ndërlidhur me autostradat e reja. Gjithë qarku e ka ndarë mendjen, I qartë I sigurisë që ne duhet të ecim drejt Europës. Jemi të vendosur se do të vijmë më 9 mandate, që jo vetëm Elbasani po gjithë Shqipëria të ketë rezultatin më të mirë ndonjëherë. Shqipëria e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës.’ Tha Mazniku 

Ora 12: 48 PS çel zyrtarisht fushatën, Sako: Në Durrës do të marrim 9 mandate. Qytetet të transformuar falë Ramës 

Emirjana Sako, përfaqësuesja e qarkut të Durrës u shpreh se ambicia e PS në Durrës është për 9 mandate. Më tej ajo tha se Durrësi është transformuar falë mbështetjes së Ramës.

“Gjej momenti që të përshëndes ata emigrant që na ndjekin nga rrjetet sociale, të cilët do t’I kemi një mbështetje të jashtëzakonshem në datë 11. Ne hymë në garë si fitues me 8 deputetë dhe do e përfundojmë garën me 9 deputetë si fitues. Do të na besojnë mandatin e katërt për misonin e anëtarësimit në BE për tu dhënë fëmijëve tanë pasaportën europiane. Qytetet janë transfomuar falë mbështetjes së Ramës. Mijëra shtëpi u ndërtuan, turizmi ka ecur me hapa marrramendës, infrasturktura dhe gjithcka ka ndryshuar. Durrësi, Kruja, Shijaku do ja besojnë votën PS për të ndërtuart vepra të tjera madhore si porti Porto Romano, projekti i amfiteatrit etj. Do bëjmë cmos që vota të bashkojë të gjithë tek numri 5. Me Edin dhe PS, do të fitojmë betejën e gjatë për në sofrën e Europës.”

Ora 12:40 PS çel zyrtarisht fushatën, Shalsi: Kukësi si Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Europës

E konceptuar jo vetëm si një tubim elektoral, PS celi zyrtarisht këtë të shtunë fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Pas valles tradicionale të Kukësit, fjala i takoi drejtuesit politik të qarkut Eduard Shalsi.

“E kam parë shpesh këtë shesh por kurrë nuk e kam parë më shpresëdhënës. Tek po qëndroja më kujtohet Rama nga bashkia dhe mendimet e tij për këtë shesh. Historia e këtij sheshi është histori e tranzicionit shqiptar. Nga kioskat e deri te fillim vitet 90 i atij që sot është shndërruar në disa parti që po sheshin alternativa të reja. Po ja ku jemi sot, ky shesh i modernizimit të Shqipërisë. Jam i emocionuar si asnjëherë. Kukësi, nuk është një krahinë, është zemër, histori, traditë. Ju përcjellim përshëndetjet e tropojanëve dhe hasianëve. Kukësi ka prodhuar një mikpritje të jashtëzakonshme për vëllezërit kosovarë. Kam një barrë të rëndë përgjegjësia për të drejtuar këtë qark. Nga Kukësi e Tropoja ka nisur transformimi, pas disa vitesh që shkova në Tropojë, nuk e njoha, edhe ujësjellësin në Viçidol e kishte çuar Edi Rama. Meriton që Kukësi si Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Europës.

Ora 12:36 PS çel fushatën, Balluku: Mandati i katërt, mandati i shqiptarëve. Objektiv 10 mandate në Fier
Drejtuesja e qarkut Fier Belinda Balluku, në celjen zyrtare të fushatës së socialistëve në sheshin Skënderbej u shpreh se ky mandat i katërt është i shqiptarëve për ta cuar vendin përpara sic vetëm Rama di. Më tej Balluku përmendi dhe objektivin e socialistëve në Fier që shkon përtej 10 mandateve.

“Mirë se erdhët në sheshin më të madh të Shqipërisë në ditën e festës së PS. Do ta nis me djemtë këtu që bën një këngë popullore që njeh gjithë Fierin, më pas si të gjithë shqiptarët që kishin një ëndërr largohen nga vendi për të bërë jetën e tyre diku tjetër. Këta janë miqtë e mi të Free MC që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë votuar kurrë deri më sot. Free MC voton për PS ashtu sic do votojë gjithë Shqipëria, Fier dhe cdo shqiptar.

Ora 12:28 Klosi: Rama vizionari që shndërroi Shqipërinë dhe e ka sjellë më pranë BE

Fjalimet i çeli, drejtuesi i qarkut të Dibrës, Blendi Klosi I cili tha se sfida e PS është mirëqenia e qytetarëve.

“PS fiton zgjedhjet sepse ju ka të gjithëve ju me vete, drejtohet nga Rama vizionar që shndërroi Shqipërinë dhe e ka sjellë më pranë BE. Ne nga qarku Dibër erdhëm këtu me valle, sic pritëm Ramën kur inauguroi rrugën e Arbrit. Ne jemi një parti e madhe kemi kaluar shumë sfida por sfidën më të madhe kemi mirëqënien e qytetarëve. Besojmë te kjo forcë politike, besojmë në fitore. Do të jemi pjesë e BE brenda këtij mandati ndaj të votojmë Dibra e gjithë Shqipëria Edi Ramën dhe PS.” -u shpreh Klosi.

/ abcnews.al

Rama fushatë me personazhet e hetuar nga SPAK

By: user7
21 March 2025 at 13:07

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me njësinë nr.2 në Tiranë, për zgjedhjet e 11 Majit.

Ajo që vihet re është se shefi i qeverisë është i rrethuar në këtë takim me socialistë, të cilët kanë probleme me drejtësinë, të cilët i përmend në një postim në facebook edhe gazetarja Klodiana Lala.

Mes tyre deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, burri i së cilës u shpall investitor strategjik nga qeveria dhe që është nën hetim nga SPAK.

Arben Pëllumbi, i cili është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Në tavolinën e Ramës është po ashtu edhe drejtori i Bashkisë së Tiranës, Elton Kacidhja, i cili është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK, apo Sonila Qato, për të cilën Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtore të ish-drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato dhe dënimin e saj me 1 vit burg për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Postimi i gazetares:

Per te qare e per te qeshur!
Kryeministri Rama dje ne darke te Njesia 2. Cfare te shihnin syte.
I rrethuar vetem nga njerez nen hetim nga SPAK.
Ja ti marr me radhe:
Olta Xhaçka, me burrin investitor strategjik nën hetim nga SPAK
Arben Pellumbi kusheri i pare i Oltës dhe ky ka rrëmbyer tani nje zone ne bregdet per investitor strategjik.
Elton Kacidhja, ish-drejtori i Veliajt dhe ky me hyrje dalje ne SPAK per “pune te mire” me shefin nga burgu te ujesjellesi.
Sonila Qato, krah Rames, e hetuar nga SPAK e ne gjykim nga drejtesia
A ka ndonje njeri normal Rama te 2 qe nuk e ka kaluar deren e SPAK, apo keta po moren mandat do shpetojne nga burgu si shefi 😉
Per kandidatet per deputete qe jane nen hetim nga SPAK flasim sonte ne mbremje me kolegun Endri Xhafo:) ne Neës 24

The post Rama fushatë me personazhet e hetuar nga SPAK appeared first on Lapsi.al.

Socialistët si bejlerë të bregdetit/ Pëllumbi i Ramës bëhet me resort në Jug

17 March 2025 at 11:47

Dy indicie bëjnë një provë- thonë italianët. Dhe indiciet e zyrtarëve të lartë socialistë që bëhen me hotele dhe resorte në bregdetin e Jugut janë të shumta. I fundit në radhë është Arben Pëllumbi. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese do të ndërtojë një kompleks turistik me apartamente dhe hotel në Radhimë të Vlorës. […]

The post Socialistët si bejlerë të bregdetit/ Pëllumbi i Ramës bëhet me resort në Jug appeared first on BoldNews.al.

“Kush ha kumbulla, kujt i mpihen dhëmbët”/ PS e Durrësit përplaset me Ramën: Njerëzit po na përzënë

7 February 2025 at 08:46

Edi Rama kërkon tetë mandate më 11 maj nga Qarku i Durrësit, po aq sa mori në zgjedhjet e vitit 2021. Por, zhvillimet e ndodhura gjatë këtyre katër viteve në këtë qark, keqqeverisja e institucioneve vendore dhe qendrore, si dhe katapultimi në postet kyçe drejtuese të njerëzve që nuk kanë lidhje me Durrësin, kanë shkaktuar […]

The post “Kush ha kumbulla, kujt i mpihen dhëmbët”/ PS e Durrësit përplaset me Ramën: Njerëzit po na përzënë appeared first on BoldNews.al.

Vendimi/ 5 vjet burg për 1.4 gr drogë, si mbipopullohen burgjet në ekzagjerim të ligjit

By: Oldi
26 January 2025 at 16:36

Nga Boldnews.al Një 40-vjeçar nga Tirana, O.GJ., një person pa precedent penalë të mëparshëm, baba i dy fëmijëve të mitur, u shpreh i penduar para gjykatës, pasi Policia i gjeti rreth 1.4 gram kokainë gjatë një kontrolli në mjetin e tij, të zhvilluar gjatë një post-blloku rutinë në autostradën Tiranë-Durrës, në Mars të vitit 2024. […]

The post Vendimi/ 5 vjet burg për 1.4 gr drogë, si mbipopullohen burgjet në ekzagjerim të ligjit appeared first on BoldNews.al.

Jorida Tabaku kritikon propozimet socialiste për përjashtime nga taksat: Favorizim për oligarkët, barrë për qytetarët

By: V K
19 January 2025 at 11:29

Ditën e sotme, përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video, ku analizon propozimet e fundit të shumicës socialiste për përjashtime nga taksat për 10 vite, për korporatat e mëdha në turizëm.

Këtë nismë, Tabaku e cilëson si një tjetër shembull të qartë të favorizimit të oligarkëve dhe rrënimit të ekonomisë për shumicën e shqiptarëve.

Sipas saj, kjo nismë është pjesë e një sistemi të kalbur dhe të korruptuar që mbitakson profesionistët e lirë, sipërmarrjet e vogla dhe shtresën e mesme, ndërsa përjashton nga taksat një pakicë gjithnjë e më të favorizuar.

Gjithashtu, Tabaku theksoi se ligjet speciale, të cilat fillimisht ishin përjashtime nga rregulli, tashmë janë kthyer në normë në Shqipëri. Ajo përmendi se aktualisht janë propozuar dy nisma të reja në Kuvend:

1. Shtyrja për herë të tetë e Ligjit të Investimeve Strategjike.

2. Përjashtimi nga taksat për 10 vite i bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit.

” Çdo qytetar shqiptar paguan sot taksat më të larta në rajon dhe në disa raste edhe në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, investitorët strategjikë, që veprojnë pa garë dhe në mënyrë klienteliste, përjashtohen nga këto taksa, ” u shpreh deputetja e PD-së.

Sipas Tabakut, qasja aktuale ka krijuar një sistem që favorizon një pakicë të lidhur me qeverinë dhe penalizon shumicën e qytetarëve. Ajo kritikoi rëndë faktin që janë miratuar 17 ligje speciale, duke përfshirë ato për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe përjashtimet nga taksat për kompani të mëdha.

” Një vend që ka hapur negociatat për anëtarësim në BE nuk mund të lejojë këto praktika të deformuara, ” theksoi Tabaku, duke shtuar se Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë fiskale dhe investime strategjike në sektorë si bujqësia, turizmi, arsimi dhe energjia.

Deputetja demokrate propozoi disa masa konkrete për të rikthyer balancën dhe drejtësinë në ekonominë shqiptare, duke përfshirë:

Një kod fiskal transparent dhe të pandryshueshëm.
Rishikim të plotë të ligjeve për investimet dhe klimën e biznesit.
Përjashtim të favoreve fiskale që favorizojnë pakicën dhe dëmtojnë konkurrencën e lirë.

” Shqipëria ka nevojë për një treg konkurrues dhe të drejtë, që i shërben të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm një pakice të privilegjuar. Zgjidhja vjen përmes një politike fiskale të ndershme dhe investimesh të qëndrueshme, ” përfundoi Tabaku.

Ligjet Speciale dhe Pasojat e Tyre mbi Ekonominë Shqiptare

Ligjet speciale, të cilat fillimisht ishin parashikuar si përjashtime nga rregulli, janë kthyer në rregull në Shqipëri. Aktualisht, në Parlamentin e Shqipërisë janë propozuar dy ligje speciale të reja:

1. Shtyrja e Ligjit të Investimeve Strategjike për të tetën herë.

2. Përjashtimi nga taksat për dhjetë vite i të gjitha bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit.

Çdo qytetar shqiptar paguan sot taksat më të larta, jo vetëm në rajon, por edhe në Bashkimin Evropian. Sistemi aktual i taksave është kompleks dhe arrin deri në 23%, duke nxitur informalitetin dhe duke zhvlerësuar shtresën e mesme. Si rezultat, shumë profesionistë të lirë dhe biznese të vogla detyrohen të bëjnë dy ose tre punë për të përballuar shpenzimet minimale të muajit.

Përgjigjja e qeverisë ndaj kësaj situate ka qenë përmes favoreve fiskale. Propozimi për të hequr të gjitha taksat e korporatave për dhjetë vite për industrinë e turizmit është korruptiv dhe klientelist.

Ky vendim është abuziv sepse:

Bizneset shqiptare paguajnë taksa të larta.

Shtresa e mesme paguan taksa të larta.

Sipërmarësit shqiptarë janë të detyruar të kontribuojnë me tatime të rënda.

Nga ana tjetër, investitorët strategjikë, që veprojnë pa garë dhe në mënyrë preferenciale, përjashtohen nga tatimi i korporatave. Ky është një shembull i qartë i funksionimit të sistemit socialist në ekonomi, duke favorizuar pak kompani dhe operatorë ekonomikë.

Numri i ligjeve speciale të miratuara nga Parlamenti ka arritur në 17, duke përfshirë:

Ligje për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ligje për investitorë strategjikë.

Ligje për përjashtime nga taksat.

Këto ligje kanë krijuar një pakicë të favorizuar dhe kanë taksuar shumicën dërmuese të qytetarëve shqiptarë. Një vend normal, sidomos një vend që ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, nuk duhet të lejojë këtë praktikë.

Ekonomia shqiptare ka nevojë për një kuadër të drejtë fiskal dhe një paketë të re investimesh, që:

Stimulojnë të gjitha investimet, shqiptare dhe të huaja.

Vendosin rregulla të qarta dhe të pandryshueshme fiskale.

Eliminojnë informalitetin dhe trajtimin preferencial të disa operatorëve ekonomikë.

Politikat fiskale duhet të jenë transparente dhe të bazuara në parimet e konkurrencës së lirë. Një kod fiskal i qartë dhe i pandryshueshëm do të nxisë investimet e huaja dhe do të ndihmojë në krijimin e një ekonomie të drejtë.

Investimet e huaja direkte sot fokusohen kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të patundshme, shpesh të lidhura me pastrimin e parave. Për të ndryshuar këtë situatë, duhet të mbështeten sektorët strategjikë si:

Bujqësia

Turizmi

Arsimi

Energjia

Zgjidhja vjen me:

1. Një paketë të re fiskale, që vendos të gjithë bizneset në një bazë të barabartë.

2. Një kod fiskal transparent, që nuk ndryshon sipas interesave të qeverisë apo oligarkëve.

3. Rishikim të plotë të ligjeve, që rregullojnë klimën e biznesit dhe investimeve.

4. Përjashtim të të gjitha favoreve fiskale, që deri më sot kanë favorizuar një pakicë.

Kjo praktikë duhet të marrë fund për të krijuar një treg konkurrues, të hapur dhe të drejtë, që i shërben të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ekonomia shqiptare ka nevojë për frymë dhe zhvillim të qëndrueshëm, bazuar në parimet më të mira të Bashkimit Evropian.

 

The post Jorida Tabaku kritikon propozimet socialiste për përjashtime nga taksat: Favorizim për oligarkët, barrë për qytetarët appeared first on Albeu.com.

E hoqën nga Kukësi/ Pandeli Majkos i besohet bastioni i Sali Berishës

By: Oldi
13 January 2025 at 11:51

Kryeministri Edi Rama edhe këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik. Në takim mësohet se janë kryer disa lëvizje lidhur me angazhimet e socialistëve në fushatat elektorale në vend për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burimet të ‘Top Channel’ nga PS bëjnë me dije se Pandeli Majko është […]

The post E hoqën nga Kukësi/ Pandeli Majkos i besohet bastioni i Sali Berishës appeared first on BoldNews.al.

Seanca maratonë në Kuvend/ Falja e gjobave votohet pas mesnate, ja kush përfiton

By: Oldi
20 December 2024 at 09:00

Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë mesnatës vetëm me votat e PS ligjin për faljen e gjobave të papaguara në zonat rurale dhe qytet, për ndërtimet pa leje të vendosura nga 1 janari 2015 – 30 nëntor 2024. Gjithashtu amistohen gjobat për shkeljen e rregullave në pandemi dhe të AKU për subjektet bujqësore e blegtorale në […]

The post Seanca maratonë në Kuvend/ Falja e gjobave votohet pas mesnate, ja kush përfiton appeared first on BoldNews.al.

Pandeli Majko: Burgu është për burrat dhe socialistët, më dhemb për shokët e partisë që godet SPAK-u

By: V K
10 December 2024 at 09:12

Deputeti Pandeli Majko, duket se ka dalë nga radhët e zyrtarëve të tjerë të Partisë Socialiste dhe shefit të tij Edi Rama, se për këdo që godet SPAK-u përgjegjësia është personale.

Majko deklaron se i dhemb për secilin nga shokët dhe shoqet e partisë që godet SPAK-u, madje sipas tij, ka pasur raste kur ka ngelur dhe pa tekst, për persona që ka punuar në krah bashkë me ta.

Ai pretendon se në burg po shkojnë më shumë socialistë, se sa kundërshtarë të tyre, madje përmendi dhe një batutë që i kishin thënë në Kukës se “burgu është për burrat dhe socialistët”.

“Jo vetëm që ka goditur nga radhët e PS-së, por ka bërë vaki dhe që kemi ngelur dhe pa tekst, për miq, shok, që kemi pasur krah për krah. Unë nuk hyj tek ata që të dal dhe të them mbrojtja është personale. Mua më ka dhembur për secilin dhe mendoj se kjo është njëra anë e problemit, por ana tjetër që duhet vlerësuar është që PS pranon sistemin. Batuta që më thanë mua në Kukës është që burgu është për burrat dhe për socialistët, e thënë në kuptimin e parë të fjalës, pra që në burg po shkojnë socialistët, falë një sistemit të ngritur falë votës së mazhorancës sonë.

Unë nuk them që jemi engjëj, prandaj po ndodh kjo, ne jemi njerëz që bëjmë gabime dhe secili sipas mënyrës së vetë do japë llogari. Prandaj është edhe kjo arsyeja pse unë nuk kam qejf të shkoj nëpër këto banaqet dhe të bëj sikur këtu nga Partia Socialiste uji vjen i pastër, por pastaj disa të poshtër bëjnë këtë apo atë. Politika shqiptare e ka kërkuar këtë që po ndodh, ose me e thënë me dialekt verior, meqenëse jam i deleguar në Kukës, e ka lyp këtë proces që po ndodh”, – tha Pandeli Majko në Abc News.

The post Pandeli Majko: Burgu është për burrat dhe socialistët, më dhemb për shokët e partisë që godet SPAK-u appeared first on Albeu.com.

“Burgu është për burrat dhe socialistët”/ Majko: Më dhemb për shokët e partisë që godet SPAK-u

10 December 2024 at 08:57

Deputeti Pandeli Majko, duket se ka dalë nga radhët e zyrtarëve të tjerë të Partisë Socialiste dhe shefit të tij Edi Rama, se për këdo që godet SPAK-u përgjegjësia është personale. Majko deklaron se i dhemb për secilin nga shokët dhe shoqet e partisë që godet SPAK-u, madje sipas tij, ka patur raste kur ka […]

The post “Burgu është për burrat dhe socialistët”/ Majko: Më dhemb për shokët e partisë që godet SPAK-u appeared first on BoldNews.al.

Euronews Albania siguron draftin e socialistëve: Cilat gjoba pritet të falen

By: fra nc
5 December 2024 at 15:44

Partia Socialiste paraqiti gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje një nismë të re ligjore që propozon faljen e gjobave.

Euronews Albania ka siguruar draftin ligjor, ku specifikohen dhe gjobat të cilat do të falen.

Sipas projektligjit pritet të hiqen të gjitha masat administrative të paekzekutuara nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, duke përfshirë ndërtimet pa leje në zonat rurale dhe shkeljet e lidhura me rregullat gjatë pandemisë.

Sipas propozimit, falja përfshin:

  • Ndërtime dhe ndërhyrje në banesa dhe objekte që përdoren për veprimtari bujqësore dhe blegtorale, si përpunimi, ruajtja, dhe tregtimi i produkteve.
  • Subjekte dhe individë që janë penalizuar për mosrespektim të rregullave gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Detajet e ligjit:

  • Procedurat për anulimin e këtyre masave do të hartohen dhe miratohen nga Këshilli i Ministrave brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.
  • Ky ligj do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Qëllimi i nismës është të ndihmojë në lehtësimin e barrës administrative dhe mbështetjen e banorëve dhe subjekteve në zonat rurale, veçanërisht ata që kanë ndërtuar për qëllime bujqësore apo janë ndëshkuar gjatë pandemisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Euronews Albania siguron draftin e socialistëve: Cilat gjoba pritet të falen appeared first on Euronews Albania.

❌
❌