Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Dil jashtë dhe mos u sill si nga mali”, përplasje Spiropali-Noka në Kuvend

By: user 4
3 July 2025 at 14:00

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputeti demokrat Flamur Noka, në seancën e fundit në Kuvend për këtë legjislaturë janë përplasur ashpër mes tyre.

Kur Spiropali i dha fjalën deputetit Denis Deliu, Noka tentoi ta marrë vetë fjalën nga foltorja, shkruan A2.

Kjo ka bërë që tonet të ashpërsohen dhe Spiropali ta kërcënojë Nokën me përjashtim nga seanca për fjalorin e përdorur.

“Fjalën e ka zoti Deliu! Mos të të përjashtoj nga seanca për fjalorin. Kanë të drejtë të përgjigjen ata se nuk janë gurë varri që sa herë t’i fyeni të rrinë ulur.
Ulu në vend, mos të të përjashtoj nga seanca! Mos guxo, dil përjashtë dhe mos u sill sikur ke ardhur nga mali sot. Dil nga seanca”, tha ajo.

The post “Dil jashtë dhe mos u sill si nga mali”, përplasje Spiropali-Noka në Kuvend appeared first on Lapsi.al.

“Mamica e Kuvendit”/ Plas keq mes Nokës dhe Spiropalit, kryeparlamentarja: Kujdes me fjalët, po turpëron…

3 July 2025 at 12:43

Një debat u zhvillua në parlament mes deputetit të PD, Flamur Noka, dhe kryetares së parlamentit Elisa Spiropali. Noka akuzoi qeverinë për shtypjen e opozitës dhe cënimin e lirisë së fjalës në këtë legjislaturë. Ai i tha Spiropalit në një moment “Mamicë”.

Spiropali iu përgjigj duke i kërkuar Nokës të tregojë respekt dhe paralajmëroi heqjen e së drejtës së fjalës.

Flamur Noka: Në parlament vlon histeria moniste kundër opozitës. Sulltan Surreli ka pasur strategji që të emërojë opozitën që ai ka dëshiruar. Opozita trajtohet si armike. Po mbyllet legjislatura më e zezë në 35 vite pluralizëm. Sulltani mendon, ai shkel. Turp dhe faqja e zezë për këtë parlament, sepse kurrë nuk mund të imagjinohej që parlamenti të kthehej në një vend, ku liria e fjalës tentohet që të asgjësohet. Asgjësimin e fjalës së lirë e ka bërë Lindita, edhe Mamica e parlamentit…

Elisa Spiropali: Kujdes me fjalët, po turpëroni parlamentin. Fol siç është për të folur, sepse do iu heq të drejtën e fjalës.

Flamur Noka: Ky parlament ka noterizuar çdo gjë të qeverisë dhe të Sulltanit të Surrelit. Vota e lirë është asgjësuar.

The post “Mamica e Kuvendit”/ Plas keq mes Nokës dhe Spiropalit, kryeparlamentarja: Kujdes me fjalët, po turpëron… appeared first on Sot News | Lajme.

“Shihte ëndrra me mamicën”/ Noka përplaset me Spiropalin: Jeni për turp!

By: Oldi
3 July 2025 at 12:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përfshi në një debat me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit, Noka tha se mazhoranca ka bërë çmos për të cënuar fjalën e lirë duke e asgjësuar opozitën. Por në moment fjala “mamicë” i dogji Spiropalit, e cila i tërhoqi vërejtje deputetit demokrat duke e […]

The post “Shihte ëndrra me mamicën”/ Noka përplaset me Spiropalin: Jeni për turp! appeared first on BoldNews.al.

“Jam marrë personalisht me fakte kundër…”/ Shpërthen avokati: Ai do japë llogari për këto krime që ka bërë

29 June 2025 at 11:00

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ndaj Nokës është regjistruar procedim penal, teksa akuzohet për disa vepra penale, si korrupsion dhe shpërdorim i detyrës.

Avokati Idajet Beqiri thotë se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të bërë prej tij.

“Flamur Noka nuk kishte si të thoshte ndryshe. Nuk ka lidhje me krimin zgjedhor. Dje Flamur Noka vajti, procedimi penal është regjistruar në korrik 2024, me faktet që kisha unë personalisht, me provat që kisha. Kundër Flamur Nokës kam bërë një kallëzim penal, duke i futur edhe provat përkatëse, për korrupsion të lartë shtetëror, për shpërdorim të detyrës, për mos deklarim të të ardhurave dhe për pastrim të parave nga krimi. SPAK ia çova dosjen në maj, në korrik i thashë Dumanit, çfarë është bërë. Dumani thotë, zoti Beqiri, iu informoj se SPAK ka regjistruar procedim penal. Ky procedim penal ndodhet në fazën e hetimeve paraprake. Ai do japë llogari për këto krime që ka bërë. Masa e dënimit shkon në 15 vite burg”, theksoi ai./abcnews.al

The post “Jam marrë personalisht me fakte kundër…”/ Shpërthen avokati: Ai do japë llogari për këto krime që ka bërë appeared first on Sot News | Lajme.

Pas dëshmisë së tij në Prokurorinë e Posaçme, deputeti Flamur Noka del i qetë nga ambjentet e SPAK: Më thirrën për…

27 June 2025 at 11:27

Deputeti i PD Flamur Noka sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Flamur Noka:

“U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar Akoma. Krimi elektoral që na u premtuar se do të niste ndëshkimi, është duke i bërë karshillëk SPAK-ut, krimi elektotal më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve”.

The post Pas dëshmisë së tij në Prokurorinë e Posaçme, deputeti Flamur Noka del i qetë nga ambjentet e SPAK: Më thirrën për… appeared first on Sot News | Lajme.

Flamur Noka tregon arysen pse u thirr në SPAK

By: Ardit
27 June 2025 at 11:32

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, pasi dha dëshminë SPAK, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në një prononcim për mediat ai ka zbuluar edhe arsyen e thirrjes nga prokurorët e posaçëm. “U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral […]

The post Flamur Noka tregon arysen pse u thirr në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore, task-forca…

27 June 2025 at 11:28

Deputeti demokrat Flamur Noka ka dhënë një deklaratë pas daljes së tij nga SPAK ku u paraqit këtë të premte rreth orës 10:00.

Noka tha se në Prokurorinë e Posaçme ishte thirrur për kallëzimet e bëra nga PD-ja për krimet zgjedhore.

Ai shtoi se në ambientet e SPAK konstatoi se “task-forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar”.

“Sot krimi elektoral ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve. Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që partia demokratike ka paraqitur te SKAP-i i partisë duke nisur që nga Durrësi, që nga Vora, që nga Elbasani, që nga Shkodra, Fieri, Vlorë dhe gjithë Shqipëria. Unë isha për një sërë kallëzimesh që lidhen me krimin zgjedhor. Konstatova që task-forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar”,-tha deputeti Noka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Flamur Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore, task-forca… appeared first on Euronews Albania.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka paraqitet në SPAK

By: user 11
27 June 2025 at 10:33

Deputeti i PD-së, Flamur Noka është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm. Në momentin e mbërritjes në SPAK, Noka ka shkëmbyer batuta me gazetarët ku pyeti: “Ku i keni të tjerët? Dilni more nga kafja”.

Më pas, ai drejtohet drejt ambienteve të brendshme të Prokurorisë së Posaçme. Nuk dihen ende arsyet e thërritjes në Prokurorinë e Posaçme të deputetit demokrat, ndërsa mendohet se ka të bëjë me krimet zgjedhore të denoncuara prej tij.

The post Deputeti i PD-së, Flamur Noka paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Flamur Noka flet pas daljes nga SPAK

By: V K
27 June 2025 at 11:29

Ditën e sotme, deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Deputeti i PD Flamur Noka, sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka folur shkurt para gazetarëve duke u shprehur;  u thirra për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar Akoma.

“U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar Akoma. Krimi elektoral që na u premtuar se do të niste ndëshkimi, është duke I bërë karshillëk SPAK-ut, krimi elektotal më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve”, u shpreh Noka.

The post Flamur Noka flet pas daljes nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Flamur Noka paraqitet në SPAK (VIDEO)

By: V K
27 June 2025 at 10:25

Këtë të premte, deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

“Ku i keni ata të tjerët? Dilni more nga kafja”, dëgjohet të bëjë ai batuta me gazetarët përpara se të hyjë në godinën e SPAK.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e paraqitjes së tij, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

 

The post Flamur Noka paraqitet në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shpifje dhe fyerje/ Punonjësi i burgut të Peqinit padit në GJKKO, Flamur Nokën

24 June 2025 at 14:57

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është paditur nga punonjësi i burgut te Peqinit Gjergji Vishkulli lidhur me denoncimin se është përfshirë ne fushatën elektorale te 11 majit. Ne seancën e pare Noka nuk është paraqitur vete por përfaqësohet nga avokatja

Ndërkohë për këtë rast te denoncuar nga Noka ne rrjetet sociale, prokuroria e Elbasanit njoftoi me herët se kishte nisur verifikimet. Seanca e pare u shty pasi gjykata i kërkoi denoncuesit dhe avokatit te tij te rregulloje objekt padinë

“Burgu i Peqinit si ndërmarrje me pronar Suel Çelën. Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të kandidates së PS, Sara Mile”, shkruante Noka në Facebook, duke listuar edhe emrat e efektivëve që denonconte.

The post Shpifje dhe fyerje/ Punonjësi i burgut të Peqinit padit në GJKKO, Flamur Nokën appeared first on Sot News | Lajme.

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

24 June 2025 at 14:39

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është paditur nga punonjësi i burgut te Peqinit Gjergji Vishkulli lidhur me denoncimin se është përfshirë ne fushatën elektorale te 11 majit.

Ne seancën e pare Noka nuk është paraqitur vete por përfaqësohet nga avokatja

Ndërkohë për këtë rast te denoncuar nga Noka ne rrjetet sociale, prokuroria e Elbasanit njoftoi me herët se kishte nisur verifikimet

Seanca e pare u shty pasi gjykata i kërkoi denoncuesit dhe avokatit te tij te rregulloje objekt padinë

“Burgu i Peqinit si ndërmarrje me pronar Suel Çelën. Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të kandidates së PS, Sara Mile”, shkruante Noka në Facebook, duke listuar edhe emrat e efektivëve që denonconte.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje appeared first on Euronews Albania.

Plazhet të mbushur me plehra/ Flamur Noka: Bie propaganda e Ramës, Shqipëria e fundit në Europë (FOTOT)

By: V K
21 June 2025 at 11:24

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka denoncuar përkeqësimin dramatik të cilësisë së ujërave të plazheve në Shqipëri, duke e lidhur këtë me dështimin e qeverisë për të menaxhuar mjedisin.

Ai thekson se sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Mjedisit, Shqipëria është renditur në vendin e fundit në Europë për sa i përket ujërave të plazheve me cilësi të shkëlqyer, me vetëm 16% të tyre që përmbushin standardet më të larta të cilësisë.

Noka e cilëson këtë si një pasqyrë të paaftësisë së qeverisë për të mbrojtur mjedisin dhe burimet natyrore të vendit, duke theksuar se propaganda e qeverisë nuk mund të fshehë realitetin e hidhur që qytetarët dhe turistët përjetojnë çdo ditë në plazhet shqiptare.

Ai kritikon ashpër qeverinë për dështimet e saj dhe kërkon një ndryshim urgjent në politikat mjedisore, duke i bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë për përmirësimin e kushteve të ujërave dhe mbrojtjen e mjedisit.

Postimi i plotë:

Qeveria e rekordeve negative i siguron Shqipërisë vendin e fundit. Propaganda e saj nuk e ka mashtruar dot Agjencinë Europiane të Mjedisit, e cila na liston në vend të fundit me vetëm 16% të ujërave për notim me cilësi të shkëlqyer. Pjesa tjetër kanë higjienën e Ramës.

 

The post Plazhet të mbushur me plehra/ Flamur Noka: Bie propaganda e Ramës, Shqipëria e fundit në Europë (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Balla: E turpshme përpjekja e opozitës të bëjë pis imazhin e Shqipërisë

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i kërkoi sot opozitës të heqë dorë nga “nxirja” e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare, siç iu referua ai rastit të fundit, kur kreu i PD-së, Berisha, denoncoi Shqipërinë tek eurodeputetët, duke kërkuar edhe bllokimin e negociatave.

Balla replikoi në sallën e Kuvendit me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili foli për zgjedhjet e 11 majit, duke risjellë në vëmendje disa nga pikat e rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

“Hiqni dorë nga ai turpi i madh, se do të vazhdoni të zhyteni edhe më shumë. A e keni kuptuar? Vota e shqiptarëve dhe mbi të gjitha e diasporës ishte një vlerësim për punën e Edi Ramës në qeverisje dhe një ndëshkim për sjelljen tuaj ndaj Shqipërisë gjithë këto vite. Del një që paguhet me taksat e shqiptarëve, deputet i Kuvendit, dhe shkon atje duke bërtitur: ‘narko-shteti, narko-shteti’! Duhet t’ju vijë turp, sepse ky vend është i përbashkët, dhe shqiptarët për budallenj nuk i bëni dot”, iu drejtua Balla Nokës.

Po ashtu Balla vlerësoi se opozita ka një rol të pazëvendësueshëm në procesine integrimit europian të vendit.

“Keni mundësinë e artë që, duke reflektuar mbi gjithë sjelljen që keni pasur në 12 vitet e fundit, të paktën nga shtatori e tutje, të ulemi dhe të punojmë së bashku për këtë moment historik. Opozita ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë proces. Dhe i duhet patjetër të reflektojë për t’u bërë pjesë e tij”, shtoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se raportuesi Andreas Schieder, në një fjali të vetme, e quajti Shqipërinë me krenari vendin e parë që vrapon për t’u bërë anëtar i BE-së.

/m.m/ /a.g/

The post Balla: E turpshme përpjekja e opozitës të bëjë pis imazhin e Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Noka: Zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në mjedis thellësisht të polarizuar sipas PE-së

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka foli sot për zgjedhjet e 11 majit, duke risjellë në vëmendje disa nga pikat e rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Noka tha, se sipas kësaj rezolute, zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri konsiderohen një farsë zgjedhore që do të turpëronte çdo qeveri gjysmë demokratike, jo më demokratike.

“Një farsë e tillë bën krenarë vetëm regjistrimet dhe narkoshtetet. Makthet e lënies së pushtetit duke marrë në konsideratë atë që do ndodhë pastaj e bën një regjim që zgjedhjet t’i shndërrojë në farsë, por farsë si kjo as ishte menduar ndonjëherë. Më e turpshmja, shteti që duhet të funksionojë për qytetarët u shndërrua në shtet elektoral. Bandat u lartësuan në shkallën sipërore të tyre dhe u shndërruan në kartele për t’i shërbyer farsës dhe tjetërsimit të votës”, tha ai.

Sipas Nokës, “patronazhimi si skemë kriminale, u aplikua tërësisht dhe të gjitha këto shkatërruan zgjedhjet”, ndërsa shtoi se detyra e opozitës është që të bëjë transparencë dhe të demaskojë shkeljet.

“Kur ne demaskojmë, ju thoni po dëmtoni imazhin e Shqipërisë, por nuk jemi vetëm ne. Rezoluta që kaloi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian me unanimitet dhe që pritet të kalojë brenda korrikut në Parlament thotë që mediat u përdorën si tam-tame kundër opozitës dhe i shërbyen pushtetit”, vijoi Noka.

“Ju e keni futur këtë Parlament në destabilitet duke mohuar çdo dialog dhe duke e konsideruar kundërshtarin si armik. I vërsulni opozitës SKAP-in, GJKKO etj. Parlamenti evropian thekson në rezolutë nevojën për mbikëqyrje efektive parlamantare. Parlamenti është shndërruar në një noter qorr të çdo akti të qeverisë”, pohoi Noka.

Deputeti i opozitës u ndal edhe në një tjetër pikë të rezolutës, që sipas thekson faktin se zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis thellësisht të polarizuar dhe garuesit nuk kishin kushte të barabarta.

Ndër të tjera, Noka tha se sipas së njëjtës rezolutë, nënvizohet fakti se Shqipëria duhet të mbrojë të drejtën e pronës. “Gjipeja tokë publike u kthye në tokë private. Ndërhyrje dhe presione të vazhdueshme nda sistemit gjyqësor, ndërsa PE-ja fshikullon drejtësinë si një drejtësi politike”, tha Noka në Kuvend.

/e.i/ /a.g/

The post Noka: Zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në mjedis thellësisht të polarizuar sipas PE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

By: Oldi
10 June 2025 at 22:49

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka shprehet i bindur se fenomeni ‘Treni Bullgar’ ka qenë një nga metodat e aplikuara të farsës elektorale të 11 majit. I ftuar në ora News, Noka tha se ka patur të instaluar pranë qendrave të votimit zyra të pa loguara të shtetit elektoral, që funksiononin për sistemin e […]

The post “Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj appeared first on BoldNews.al.

Do të vijë era shtet/ Deklarata virale Nokës, Alesia Balliu reagon ashpër: O Flamur, erdhi era e dështimit madhështor

By: V K
6 June 2025 at 12:35

Alesia Balliu, teksa ishte e ftuar në emisionin “Dekalog” në Dritare TV,   ka reaguar ashpër ndaj deklaratës virale të bërë nga Flamur Noka gjatë fushatës zgjedhore, ku ky i fundit tha se më 12 maj do të vijë era shtet.

Balliu i ktheu përgjigje të drejtpërdrejtë Nokës, duke thënë se ajo që realisht ka ardhur pas 12 majit, nuk është era e shtetit, por era e dështimit dhe humbjes së tij madhështore.

Ajo vijoi më tej duke e cilësuar Nokën si përfaqësues të arrogancës, zhargonit të ulët dhe një qasjeje politike që qytetarët tashmë e kanë refuzuar.

Sipas Balliut, vota për Jorida Tabakun në Tiranë ishte një reagim i qartë qytetar ndaj modelit që përfaqëson Flamur Noka.

“Do vijë era shtet” ka qenë shprehja e famshme që Flamur Noka e tha këtu në Dritare TV. Dhe pikërisht nga ky vend dua ti përgjigjem: O Flamur Noka, ka ardhur era e dështimit dhe e humbjes tënde madhështore. Ka ardhur era e shuplakës së madhe nga qytetarët shqiptarë, të cilët nuk duan më ta shohin fytyrën tënde në parlament, sepse u vjen turp prej teje. Kjo erë e re erdhi më 12 maj. Erdha era e dështimit tënd madhështor, era e humbjes së thellë.

Sepse një person që ngre pesë gishtat lart në parlament në mënyrë provokuese nuk është shembull për qytetarët. Pikërisht për këtë arsye, qytetarët vendosën t’i japin votën zonjës Tabaku sepse ajo përfaqëson të kundërtën tënde Flamur.

Ti përfaqëson arrogancën, zhargonin e ulët dhe qasjen përjashtuese. Dhe qytetarët shqiptarë nuk e duan më këtë lloj politike”,- u shpreh Alesia Balliu.

The post Do të vijë era shtet/ Deklarata virale Nokës, Alesia Balliu reagon ashpër: O Flamur, erdhi era e dështimit madhështor appeared first on Albeu.com.

Pas perdes së fushatës: Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

6 June 2025 at 08:45

Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqësuesja e vetme nga komuniteti rom në listën e Partisë Socialiste, postoi në faqen e vet në Facebook një video satirike të mikut të saj, aktorit Alex Seitaj. Në videon mbështetëse, Seitaj luan rolin e nënës së tij dhe në një moment i […]

The post Pas perdes së fushatës: Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese appeared first on Reporter.al.

Raporti i BE për Shqipërinë/ Debate në Kuvend, PD “hedh baltë”, socialistët: Sukses!

By: xhir jeta
5 June 2025 at 15:10

Raporti i Komisionit të Jashtëm të Bashkimit Europian zbriti në parlament. Mazhoranca e lexonte pozitivisht, ndërsa opozita e tkurrur me 11 të pranishëm ishte e bindur se doktori i tyre e di më mirë.

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali për të dytën herë radhazi u shpreh e indinjuar për fjalimet e Berishës në Bruksel. Sipas saj, ndryshe nga raporti, doktori po i bën një dëm të madh imazhit të vendit.

“Dua të shpreh indinjatën tim nga këto aksione, në Bruksel shkoni dhe nuk i bëni opozitë qeverisë por Shqipërisë. Thuhen të pavërteta halucinante, as në realitet as në raport, kur Shqipërisë këto akuza nuk ja bëjnë as armiqtë e përbetuar, ja bën lideri i opozitës”

Por dy luanët e doktorit ishin gati për replikë. Të paktën, me gjuhën e tyre, e mbuluan mungesën e Berishës në parlament për shkak të takimeve në Bruksel.

“Na thoni këtu se europianët thonë shtet ligjor. Po po shtet ligjor, se në Durrës ligjin e bëjnë troplinët, në Elbasan Çelat, në Vorë Xhabafti”

“Elisa Spiropali, ishte zgjuar e tronditur sot, por ne disa të vërteta do i themi. Ne duam anëtarësim në BE, por me standarde zgjedhjesh si në Gjermani, Itali e Francë”

Nga mazhoranca socialiste, ish-pastori Toni Gogu kishte një uratë, kurse Taulant Balla një këshillë.

“Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga ata që duan ta  djegin vendin se nuk e qeverisin dot”

“Më çuan ca eurodeputetë një letër, Saliu u kërkonte të bllokonin negociatat, mos hapnin grupkapituj. Merreni mbylleni në shtëpi, se na turpëroi”

Me porosi të doktorit, nga Brukseli me nxitim erdhën delegatët, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi, për të thënë se Berisha e kishte lexuar drejt raportin.

Por kur aksioni dyorësh i opozitës përfundoi, i vetmi opozitar në sallë, Dashnor Sula i bëri një dush të ftohtë.

“Nuk na i bëri Rama, ia bëmë vetes. Doktor nëse të dhimbset ende kjo parti, tërhiqu, shijo nipër e mbesa”

Kurse Berisha vëzhgonte nga Brukseli. Dhe nuk i shpëtoi një takim në kafen e Parlamentit Europian me raporterin e Shqipërisë në BE, Andreas Sheider.

Sipas njoftimit, doktori i bëri të qartë se Shqipëria është narkoshtet, dhe të garantohen standarde të qarta në rrugën e anëtarësimit.

Por, nuk kanë zbardhur përgjigjen e Sheider, i njëjti i cili hartoi raportin për Shqipërinë dhe e cilësoi vendi i parë në garën për të hyrë në BE./abcnews.al

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën! Ndërpritet seanca

By: Ela
5 June 2025 at 13:03

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin demokrat Flamur Noka, pas një përplasjeje verbale gjatë diskutimeve në sallë. Noka akuzoi shumicën qeverisëse për korrupsion dhe abuzime me pronat dhe koncesionet, duke përmendur me emra dhe praktika që sipas tij “vjedhin Shqipërinë”. Kryetarja e Kuvendit ndërhyri duke i kërkuar Nokës të ndalonte, […]

The post Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën! Ndërpritet seanca appeared first on BoldNews.al.

❌
❌