Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Meta, kreu i organizatës kriminale”, Beqiri: Ka paguar vrasës me pagesë për të kryer ekzekutime!

24 August 2025 at 00:00

Ilir Meta kritikoi vendimin e Gjykatës për mbajtjen e tij në qeli me argumentimin se rrezikon intimidimin e dëshmitarëve. Meta e quajti, absurde duke thënë se nuk janë më anëtarë të partisë së tij dhe se nuk ka kë të intimidojë.

Megjithatë avokati Idajet Beqiri, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se vendimi i gjykatës ishte i qartë dhe i saktë sepse sipas tij ish-presidenti Meta ka treguar se nuk kursen asnjë, kur vetë është në rrezik.

“Meta ka treguar që vret dëshmitarë. Mi gjeni dy dëshmitarët okularë që ngritën arkat e floririt në Krrabë, ikën ata djemtë të rinj. Ikën sepse e hëngrën kokën e verdhë nga Ilir Meta. Por drejtësia jonë e kalbur nuk i shkoi deri në fund hetimeve të disa ngjarjeve…Meta pagoi vrasës, ka paguar vrasës edhe në raste të tjera. Si mund të harrohej, ekzekutimi që do i bëhej “lepurit”…Këto janë çështje të hapura…Ai nuk funksionon si individ është tamëm organizatë kriminale. Dhe këto vrasje nuk i ka bërë me dorën e vet ai…Ai ka paguar. Po të vijë Bami në Shqipëri dhe të dëshmojë, do të thotë se kush e ka urdhëruar për të vrarë vëllain e deputetit të Lezhës…”, tha ai.

/abcnews.al/

“Berisha po përgatitet të arratiset”, Beqiri: Pritet zbërthimi i dosjeve të rënda! Mahmutaj: Famija Berisha ka blerë apartamente në europë, të hetohen

23 August 2025 at 23:55

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri, foli për dosjen “Partizani”, gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Idajet Beqiri, pritet që të zbërthehen edhe dosje të reja të rënda për ish-kryeministrin Berisha, ndërsa paralajmëroi se ky i fundit po përgatitet që të arratiset.

“SPAK ka ndërtuar dy standarde. SPAK nuk po i përgjigjet në bazë të kodit të procedurës penale krimeve të rënda që ka kryer Berisha. Ai është person që po hetohet për një numër të rëndë krimesh. Pra janë shumë çështje. Dhe një person i tirë nuk mund të lihet i lirë. Sepse kur të duash mund të arratiset. Ai në Kosovë shkoi në Istog që është afër Serbisë, pra shkon të bëjë kontrollin ku do jetojë dhe të gjitha me radhë. Ai atje e ka kokën, në Serbi. Ose Serbia mund ta përcjellë në Rusi”, tha ai duke shtuar se Berisha po përgatitet të arratiset”, tha ndër të tjera ai.

I po të njëjtin qëndrim është shprehur edhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili gjatë intervistës tha se vitet e fundit familja Berisha ka blerë apartamente në shumë shtete europiane dhe se sipas tij, kanë dhënë shenja se po përgatitet për t’u arratisur.

“Vitet e fundit familja Berisha ka blerë apartamente në shumë shtete europiane. Vetë ata e kanë deklaruar që kanë blerë apartamente në shumë vende europiane. Dhe këto janë për të përgatitur planin për t’i ndihmuar për azil politik. Pra familja Berisha ka marrë masa për këto. SPAK duhet të hetojë të gjitha këto apartamente”, tha gazetari Mahmutaj.

/abcnews.al/

Avokati Beqiri: Zgjedhjet e reja në Tiranë, ligjërisht s’mund të bëhen! Gazetari: Berisha, humbës serial!

23 August 2025 at 23:48

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi deklaratën e nënkryetarit demokrat të këshillit bashkiak, Dorian Teliti i cili kërkoi zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

Gjatë intervistës, avokati tha se Partia Demokratike nuk mund të jetë më një forcë politike dhe se sipas tij nga ana ligjore s’mund të ketë zgjedhje të reja në Tiranë.

“Kjo forcë politike, PD e ka marrë rrugën e dreqit dhe nuk mund të bëhet dot më një forcë politike fituese. Nga pikëpamja ligjore nuk mund të kërkohen këto zgjedhje sepse ligji e ka përcaktuar qartë se kur mund të bëhen këto zgjedhje për kryetar bashkie. Veliaj është në proces hetimor ende. Ende nuk është marrë i pandehur se çfarë kërkohet”, tha avokati.

Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj gjatë fjalës së tij u shpreh se Berisha nuk ka pasur asnjë herë vizion apo ide politike dhe se sipas tij, PD tashmë me Berishën në krye është e destinuar të humbë.

“Nëse do flisnim për kandidatë real, mendoj që e djathta sado të mendojë se mund të nxjerrë kandidatë të mirë “i bën pis Sali Berisha”. Pra në momentin që futen në siglën e kësaj partie i heqin një numër të konsideruar votash vetes…Pra detyrimisht shkojnë drejt humbjes. Ndërsa cilido kandidat tjetër që do vendosej nga e majta, fakti që kandidon nën siglën e PS, arrin t’i veshë vetes vota të tjera, shumë e më shumë. Berisha ka treguar që nuk ide qofshin politike qofshin qeverisëse. Në lidhje me nenin Basha, nuk ka humbur vetëm një palë zgjedhje por disa zgjedhje. Pra është Berisha që e ka vendosur vetë dhe po vetë e shkel. Në lidhje me fjalën lidership, për Berishën nuk shkon është vetëm një diktatoruc i vogël”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

“Procesi i 21 Janarit, drejt fundit”/ Idajet Beqiri: Berisha do të thirret për të dëshmuar

By: Re Nato
16 August 2025 at 23:30

Avokati Idajet Beqiri thotë se procesi i 21 Janarit, është drejt fundit nga SPAK.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha do të thirret për të dhënë dëshminë e tij.

“Procesi i 21 janarit është drejt fundit, janë grumbullar provat. Në shtator do thirret edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha, ish presidenti i Republikës, madje edhe ish kreu i opozitës asokohe. Berisha i ka njerëzit brenda atje në SPAK dhe ata e informojnë për procesin hetimor. Tashmë ka ardhur momenti ku ai nuk mund ta përballojë më këtë ngjarje. Ishte krim i mirëfilltë shtetëror, përgjegjësi kryesor ishte Sali Berisha. Ishte vrasje shtetërore, e urdhëruar prej tij. Serverat dhe kamerat, para se të fshiheshin, janë regjistruar dhe pasi janë regjistruar, janë fshirë. Janë regjistrimet, momentalisht, i ka në dosje SPAK, apo janë në dosje tjetër, faktikisht ato janë të regjistruara, janë të hedhur.”, theksoi ai./abcnews.al

GJKKO rrëzoi Berishën dhe Malltezin/ Idajet Beqiri: Me pasuritë e Saliut “mund të ndërtohen dhe dy Shqipëri të tjera”

29 July 2025 at 23:51

Ishte vendimi i gjyqtarit Erjon Çela i cili rrëzoi kërkesën e avokatit të ish-kryeministrit Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

Të pandehur për dosjen “Partizani”, Berisha dhe Malltezi kërkuan që të mos gjykohen nga gjyqtarët e gjykatës së posaçme, pasi sipas tyre këto gjyqtare nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen apo përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK që është palë në këtë proces.

Avokati Idajet Beqiri në një intervistës në “Edicioni i Fundit” në ABC News, tha se ish-kryeministri Sali Berisha është një figurë politike që vetëm i ka shkaktuar dëm Shqipërisë dhe se sipas tij ka grabitur pasuritë e vendin. Siç shtoi më tej ai, nuk kanë punuar për interesat e shqiptarëve, por kanë menduar vetëm si të vjedhin popullin.

“Gjirin e Lalzit këta e kanë grabitur. Gjithë atë pasuri të madhe. Në Hamallaj ka Meta dhe Berisha. Në jugun e Shqipërisë kanë ndërhyrë me emra të tjerë. Vila në Holandë doli, në Itali doli, në Hungari ka dalë janë sekuestruar plot. Të gjitha këta do t’i shkojnë popullit. Ato që nuk kanë dalë janë 99 %. Është një punë që sa ka nisur. Aferat korruptive të tyre në mbi 30 vjet janë skandaloze. Kanë menduar vetëm si të vjedhin dhe grabisin. Kanë bërë një jetë përrallore me fëmijët e tyre”, tha ai.

/abcnews.al/

“Familje kriminale”/ Avokati: Çifti Meta, 27 afera korruptive. Nëna e Monikës pastronte paratë shtetërore

29 July 2025 at 23:42

Avokati Idajet Beqiri është shprehur tejet kritik ndaj ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, ndërsa komentoi dosjen “Meta”. Lidhur me këtë çështje në SPAK është paraqitur këtë të martë Kryemadhi dhe nëna e saj Fatime Kryemadhi, për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tyre në lidhje me dosjen cez dia dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.

Gjatë intervistës në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati u shpreh se pasuritë e Metës dhe të Kryemadhi, janë pasuri kriminale. Ndërsa nënvizoi se nëna e Kryemadhit ka bashkëpunuar në pastrimin e parave.

“Është një familje kriminale. Një familje që ka bashkëpunuar në aferat korruptive që ka bërë dhe ka fshehur të ardhurat duke përdorur njëri-tjetrin. Ka përdorur edhe nënë e vet. Kjo është maja e ajsbergut sepse të flasësh për aferat korruptive të tyre duhen ditë të tëra. Janë rreth 27 dosje të tilla si kjo që ka shkuar çështja tashmë më gjyq. SPAK ka çuar në gjyq si për CE/DIA, për lobimin në SHBA apo edhe për fshehje të të ardhurave dhe mos justifikimin e një numri shpenzimet të jashtëzakonshme luksi. Sidomos edhe për operacione estetike janë të rënda. Krimet më të mëdha të Metës, Kryemadhit, të kunatit të tij të vëllait të Kryemadhit. Të hetojë të gjitha makinat që ishin të vjedhur, si u legalizuan? Kush i mori paratë? Meta me kunatin e vet. Ndërsa nëna e Kryemadhit është bashkëpunëtore. Pastronte paratë. Ku i gjetën gjithë ato para që u bënë me pasuri. I pruri me vete nga Dibra? Jo ishin pasusi shtetërore, i mori Meta duke shfrytëzuar postin dhe i bëri private. I hodhi në emrin e vjehrrës së vet që u bë edhe e pasura më e madhe. Pra ajo është pjesë e krimit sepse pasuritë që kanë vënë nuk justifikohen me asnjë mjet”, tha ndër të tjera ai.

“Berishën e pret burgu i përjetshëm”, Idajet Beqiri: Dosja e “21 janarit” është kopsitur, është faktuar se…

26 July 2025 at 23:46

TIRANË- Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News pohoi se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive.

Ai u ndal te ngjarjet e “21 janarit”, ku katër qytetarë të pafajshëm, protestues në bulevard, u ekzekutuan para godinës së kryeministrisë.

Sipas Beqirit, kjo dosje është e kopsitur me prova dhe fakte, ndërsa shtoi se urdhëruesi i vrasjeve të qytetarëve në bulevard është ish-kryeministri, Sali Berisha.

“Shteti i së drejtës nuk po funksion siç duhet dhe organet e drejtësisë, duket sikur kanë kaluar në ekstrem, që është e rrezikshme për shtetin e së drejtës. Goditjet po i bëjnë selektive, po marrin dosjen “Partizani” dhe po lënë çështje të tjera, që janë të rënda dhe më pasoja dhe për korrupsion shtetëror me miliarda euro. Po përdoren metodat e frikësimit.  Berisha ka lumë akuzash. Ai ka afera të rënda korruptive.  SHBA dhe BE duhet të ndërhyjnë. 21 janari është dosja e kopsitura me prova. Nuk ka dosja më të hetuar bukur, me prova kaq të shumta që e implikojnë si urdhërues dhe vrasës Sali Berishën, por nga ana tjetër është një dosje nga më të pastra”, tha ai.

Ai foli dhe për lidhjet e Sali Berishës me Damir Fazlliç, ndërsa shtoi se kjo dosje fakton rrethanat se si agjentura serbe arriti të korruptonte ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe personat e tjerë të lidhur me familjen e Sali Berishës.

“Dosja e Fazlliç, ajo mund të quhet dosja e pastër serbe në Shqipëri, pra se si Serbia me agjenturën saj korruptoi jo vetëm kryeministrin e vendit, por edhe persona të tjerë të lidhur me familjen e Berishës, dhe i përdori ata në disa plane: si grup i strukturuar kriminal për të ndërtuar dosjet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK dhe ashtu i bën provat siç i donin serbët.  Sali Berishën e pret burgu i përjetshëm.”, pohoi ai./abcnews.al

“Procesi në Hagë, farsë e ndyrë juridike,” avokati Beqiri: Krerët e UÇK-së po gjykohen mbi bazën e shpifjes

16 July 2025 at 23:45

TIRANË- Haga nuk i hap rrugë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha ngjarjet që sipas mbrojtjes nuk kane ndodhur gjate periudhës së konfliktit të armatosur.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se heqja e periudhës para fundit të majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999 do ta fragmentonte rastin.

12 qershori ka qenë afati i fundit kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë mundur të dorëzojnë mocionin për rrëzimin e akuzave.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së e ka konsideruar rastin e prokurorisë të dobët si dhe ka deklaruar se presin rezultat pozitiv në fund të këtij procesi gjyqësor, edhe pse diçka e tillë nuk ndodhi.

Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka motive të pastra politike dhe se nuk ka asnjë provë që i bën ata përgjegjës për krime lufte.

Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po gjykohen mbi shpifje dhe intriga, që janë fabrikuar nga shërbimi sekret serb.

“Është një gjyq për motive politike. Ata bënë një luftë të drejtë dhe luftuan për çlirimin e Kosovës dhe ia arritën. Ata që ndihmuan shumë dhe ishin fakte nga më të rëndësishmet, sepse ishin pushkët e UÇK, që e çuan NATO të futej në Kosovë dhe ta çlironte atë.

Futja e NATO ishte rrjedhojë e UÇK-së. Vendimi i sotëm jo vetëm është një farsë, por është një farsë e ndyrë juridike. Kanë dalë prova dhe fakte që kanë rrëzuar akuzat. Ata po gjykohen mbi shpifjen dhe intrigat e shërbimit serb. Ata [serbët] duan të shfajësohen duke pretenduar se ato janë viktimat dhe jo agresorët”, theksoi ai.

Avokati u shpreh se qëndrimin i kryeministrit Albin Kurti ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i dyshimtë.

Sipas tij, kjo qeveri duhet të bënte gjithçka për të liruar njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse nuk ka asnjë provë që i bën ata fajtorë për krime lufte.

“Qeveria Kurti, sa i përket qëndrimit që po mban me krerët e UÇK dhe luftën, po mban qëndrim të dyshimtë dhe nuk i ka hije”, tha ai. /abcnews.al

“Berisha, kusari më i madh i Shqipërisë”, paralajmërimi i avokatit: Shumë shpejt për ’21 janarin’ do t’i vijë një….

9 July 2025 at 10:00

TIRANË– Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se Sali Berisha është arkitekti kryesor i shkatërrimit të vendit.

Ai theksoi se nuk ka qytetarë, që nuk e dinë mënyrën se si Sali Berisha ka pasuruar veten dhe familjarët e tij.

Sipas avokatit, Sali Berisha grabiti çdo sektor të vendit dhe paratë i ndau me organizatën e tij kriminale.

“Sali Berisha është arkitekt i shkatërrimit të vendit. Nuk ka shqiptar që nuk e di si është pasuruar Berisha dhe familja e tij. Nuk ka shqiptarë që nuk e di, që është kusari më i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.

E filloi kusarinë e tij që në vitin 1992 dhe vazhdoi deri në fund korrupsion, vjedhje, vrasje, e të tjera, shkatërrim të Shqipërisë për xhepin e tij dhe familjarëve të tij. Sali Berisha me organizatën e tij kriminale, Ilir Meta, me organizatën e tij kriminale ata vetëm grabitën dhe vodhën. Pasuritë e vendit u gllabëruan nga këto njerëz”, tha ai.

Gjatë diskutimit në “Ora e Fundit”, avokati Beqiraj theksoi se Sali Berisha iu gëzua faktit që e liruan  nga masa e arrestit në shtëpi për dosjen “Partizani”, por ky gëzim shtoi ai nuk do të zgjasë shumë.

Sipas Beqirit, Sali Berisha nuk do t’i shpëtojë dot krimit shtetëror, që ka kryer më 21 janar të 2011, ku katër qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht u vranë në mes të bulevardit.

“U gëzua Saliu se iu hoq masa e arrestit në shtëpi, por do t’i vijë tjetra tani se nuk ka se nga të lëvizi për 21 janarin. Do ketë se nuk bën, sepse ajo dosje do një vendim. Strasburgu e përcaktoi fajtorin për 21 janari, e përcaktoi se është krim shtetëror”, theksoi ai./abcnews.al

 

“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 miliardë euro”, Idajet Beqiri: Kjo dyshe ka bërë batërdinë në këtë vend

6 July 2025 at 11:30

TIRANË- Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh avokati i njohur Idajet Beqiri, i cili ishte i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News.

Ai theksoi se ish-pushtetarët e lartë, konkretisht Berisha dhe Meta kanë vepruar në dëm të interesave të qytetarëve. Sipas tij, veprimtarinë e tyre e kanë bazuar në ideologjinë  për t’u pasuruar vetëm për vete.

“Këto 30 e ca vjet, ky vend është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe ka qenë i mbërthyer keq prej krimit të organizuar. Disa struktura të shtetit, në vend që të vepronin në bazë të ligjeve të shtetit dhe në prioritet të qytetarëve, në fakt janë kthyer në organizata, që kanë parë vetëm interesat e tyre dhe interesat e njerëzve rreth tyre, ky vend është grabitur, është vjedhur, ky vend është vrarë dhe për rrjedhojë shikojmë sot se më shumë pasuri kanë realisht krimi dhe kriminelët, pushtetarët e lartë që kanë qenë në krye të vendit sa sa ka vetë shtetit, tha ai.

Ai theksoi se dyshja politike Berisha-Meta kanë bërë batërdi të madhe dhe kanë kthyer qeverisjen në funksion të xhepit të tyre dhe njerëzve të afërt, duke shkelmuar interesin publik.

“Familja Berisha dhe Meta kanë bërë batërdinë në këtë vend dhe e kthyen qeverisjen e vendit për të pasuruar familjet e tyre, njerëzit e tyre. Si PS dhe LSI e Ilir Metës u kthyen në organizata realisht kriminale, që mendonin se si do arrini  që përmes privatizimeve të ndryshme, nga shitjet, asetet, nga një mori veprimesh të tjera të përfitonin vetë dhe kanë përfituar sa nuk ka ku të shkojë më”, theksoi ai.

Ai theksoi se afera “Partizani” për të cilën është marrë i pandehur Sali Berisha është vetëm një gjethe e vogël në malin e korrupsionit, që ka kryer ish-kryeministri, tashmë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

SPAK u mor dhe hetoi vetëm aferën “Partizani”, që është aferë, e rëndë është, por është një gjethe në morinë e një pylli të madh me krime korrupsioni që ka bërë Berisha dhe familja e tij. Janë të rënda sa nuk ka ku të shkojë më. Të gjitha llojet e privatizimeve në këtë vende janë bërë në mënyrë korruptive për të mbushur xhepat e tyre”, tha ai.

Ai tregoi numrin e dosjeve, që rëndojnë mbi Berishën, Ilir Meta dhe familjarët e tij.

“Vetëm për Ilir Metën kemi kallëzuar 31 afera korruptive. Për Sali Berishën dhe familjen e tij,  Argita Berishën, Jamarbër Malltezin, Shkëlzen Berishën, Liri Berishën janë formësuar 51 dosja të ndryshme, që kanë të bëjnë më korrupsion pasiv, pastrim parash, privatizime dhe përfitime në rrugë kriminale.”, tha ai.

Avokati i njohur theksoi se Meta dhe Berisha kanë arritur të përvetësojnë një shumë monetare prej 200 miliardë eurosh, pasuri kjo e cila siç thotë ai gjysma ndodhet në Shqipëri dhe pjesa tjetër është jashtë vendit.

“Janë plot 200 miliardë euro të përvetësuara nga organizata kriminale që ka udhëhequr  në këtë vend, Sali Beriasha dhe Ilir Meta, 100 miliardë ndodhen, qoftë në para të thatë, qoftë me asete të ndryshme në Shqipëri dhe 100 miliardë të tjera ndodhen jashtë vendit dhe Shqipëria nuk do t’i marrë kurrë pasi nuk i kanë në emrin e tyre, por i kanë vënë në emër të disa kriminelëve që i mbanin rreth vetes “, tha ai.

Gjyqi i shekullit/ Idajet Beqiri: Dosja “Partizani” i ka kaluar të gjitha filtrat, tani presim të….

30 June 2025 at 20:47

TIRANË– Avokati Idajet Beqiri theksoi në “Real Story” se dosja në ngarkim të Sali Berishës e ka kaluar “klasën” në kopsitjen e saj nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Sipas tij, ajo arriti të kalojë të gjithë filtrat deri sa shkoi në gjyq.

“Kjo dosje në kompleksitetin e saj e ka kaluar klasën. çka do të thotë se puna e SPAK ka kaluar në disa filtra, filtri i parë ishte  masa e sigurimit, do të thotë se dyshimi ka qenë i arsyeshëm për kryerjen e veprës penale.

Fakti që në të gjitha shkallët e gjykimit, edhe ne sh Gjykatën e Lartë, SPAK doli i fituar me masën e sigurimit që dha do të thotë i kishte ato prova për të marrë ato prova për të marrë  masën e sigurisë.

Iu komunikua akuza u mor i pandehur dhe çështje shkoi te seanca paraprake, gjyqtari i seancës paraprake kur merr dosje, nëse e shikon që puna e organit të akuzës është skarco dhe kjo çështje nuk duhet kaluar në gjyq, ata ose e pushojnë çështjen ose i thonë prokurorisë plotëso hetimet e se nuk je mirë.

Fakti që e kanë kaluar në gjyq, kjo e kaloi klasën mirë edhe për këtë fazë dhe tani çështja ka kaluar në gjyq, me akte që janë të gjitha të përdorshme, të vlefshme dhe në këtë drejtim them prezumimi i pafajësisë, por dosja ka kontrastin e duhur për fajësi.”, tha ai/abcnews.al

“Jam marrë personalisht me fakte kundër…”/ Shpërthen avokati: Ai do japë llogari për këto krime që ka bërë

29 June 2025 at 11:00

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ndaj Nokës është regjistruar procedim penal, teksa akuzohet për disa vepra penale, si korrupsion dhe shpërdorim i detyrës.

Avokati Idajet Beqiri thotë se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të bërë prej tij.

“Flamur Noka nuk kishte si të thoshte ndryshe. Nuk ka lidhje me krimin zgjedhor. Dje Flamur Noka vajti, procedimi penal është regjistruar në korrik 2024, me faktet që kisha unë personalisht, me provat që kisha. Kundër Flamur Nokës kam bërë një kallëzim penal, duke i futur edhe provat përkatëse, për korrupsion të lartë shtetëror, për shpërdorim të detyrës, për mos deklarim të të ardhurave dhe për pastrim të parave nga krimi. SPAK ia çova dosjen në maj, në korrik i thashë Dumanit, çfarë është bërë. Dumani thotë, zoti Beqiri, iu informoj se SPAK ka regjistruar procedim penal. Ky procedim penal ndodhet në fazën e hetimeve paraprake. Ai do japë llogari për këto krime që ka bërë. Masa e dënimit shkon në 15 vite burg”, theksoi ai./abcnews.al

The post “Jam marrë personalisht me fakte kundër…”/ Shpërthen avokati: Ai do japë llogari për këto krime që ka bërë appeared first on Sot News | Lajme.

“Flamur Noka në SPAK, pas kallëzimit tim”/ Beqiri: Dosje për afera të rënda korruptive janë dorëzuar në prokurori

By: Re Nato
29 June 2025 at 10:40

Avokati Idajet Beqiri thotë se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të bërë prej tij.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ndaj Nokës është regjistruar procedim penal, teksa akuzohet për disa vepra penale, si korrupsion dhe shpërdorim i detyrës.

“Flamur Noka nuk kishte si të thoshte ndryshe. Nuk ka lidhje me krimin zgjedhor. Dje Flamur Noka vajti, procedimi penal është regjistruar në korrik 2024, me faktet që kisha unë personalisht, me provat që kisha. Kundër Flamur Nokës kam bërë një kallëzim penal, duke i futur edhe provat përkatëse, për korrupsion të lartë shtetëror, për shpërdorim të detyrës, për mos deklarim të të ardhurave dhe për pastrim të parave nga krimi. SPAK ia çova dosjen në maj, në korrik i thashë Dumanit, çfarë është bërë. Dumani thotë, zoti Beqiri, iu informoj se SPAK ka regjistruar procedim penal. Ky procedim penal ndodhet në fazën e hetimeve paraprake. Ai do japë llogari për këto krime që ka bërë. Masa e dënimit shkon në 15 vite burg”, theksoi ai./abcnews.al

Kërkesa e Unionit për rritje të pagave/ Avokati: Gjyqësori të arrijë nivelin e duhur, s’mund të realizohet kur korrupsioni është njësoj

18 June 2025 at 22:15

Avokati Idajet Beqiri komentoi kërkesën e Unionit të gjyqtarëve për një rritje tjetër të pagave. Një kërkesë të tillë, kryeministri Edi Rama e vlerësoi se skandaloze.

Në një intervistë në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, avokati u shpreh se për një çështje të tillë, nuk duhet të merren me deklarata në media, por duhet të trajtohet në sallën e gjyqit.

“Nuk i lejohet kryetares së Gjykatës Kushtetuese të bjerë në lojën e pushtetit ekzekutiv. Për një situatë të tillë, deklarata nuk bëhen në media, por duhen në sallën e gjyqit. Kur flet vendimi juridik ndërkombëtar duhet të dëgjohet”, tha ai.

Më tej avokati u shpreh se gjyqësori duhet të arrijë në nivelin e duhur.

“Nuk duhet të harrojmë, se çështja nuk është për 5 apo 20 milionë, por këta gjyqtarë që merrnin 500 euro dhe ju bë edhe tre herë më shumë. Tani çfarë ndryshimi kemi parë, vetëm 5deri në 10 %. Por kur gjyqtari kur të arrijë në nivelin e duhur nga pikëpamja e moralit atëherë, mund të diskutohet. S’mund të bëhet kjo kur korrupsioni ngelet po në vend”, tha ai.

Avokati Beqiri, theksoi se me nivelin dhe cilësinë në të cilën është gjyqësori nuk e meritojnë një rritje të tillë page.

“Me nivelin dhe cilësinë që është gjyqësori, se meritojnë një rritje të tillë page. Ata duhet të kuptojnë se çfarë do të thotë të bësh drejtësi”, tha ai.

/abcnews.al/

“Flamur Noka, nën hetim”/ Avokati Beqiri: Po bëhen hetime për pastrim parash, korrupsion dhe mos deklarim të pasurisë

By: Re Nato
18 June 2025 at 09:27

Avokati Idajet Beqiri thotë se po kryhen hetime ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ndaj tij ka 3 akuza, për pastrim parash, korrupsion dhe mos deklarim të pasurisë.

“Flamur Noka, krimet që ka bërë, është regjistruar procedim penal. Po bëhen hetime ndaj tij, edhe për pastrime të parave të pista, korrupsion pasiv, edhe për mos deklarim të të ardhurave dhe deklarime të rreme. Janë 3 vepra penale jashtëzakonisht të rënda, po hetohet për këto. Nuk justifikon milionat e eurove, që i ka bërë pasuri të paluajtshme për vete dhe për pjesëtarët e familjes së tij. Ai korrupsion i lartë shtetëror që ka bërë sidomos kur ishte ministër i Brendshëm, por dhe kur ishte te Enti i Banesave, do japë llogari për këto”, theksoi ai./abcnews.al

“Berisha shpif për gjyqtaren, radhën e ka Shkëlzeni”, paralajmëron Beqiri: Gjoka ka bërë kallëzim penal, pritet të…

10 June 2025 at 22:32

Prokuroria e Posaçme thirri sot Sali Berishën, për të dhënë llogari mbi akuzat e rënda ndaj gjyqtares Irena Gjoka, se ka marrë 500 mijë euro nga një ish-eksponent socialist.

Lidhur me këtë u diskutua edhe ditën e sotme në  një emision televiziv, ku avokati Idajet Beqiri tha se kallëzimi i Gjokës është bërë pasi çështja e Berishës ka kaluar nga Gjoka te gjyqtari i çështjes paraprake.

Sipas Beqirit, nëse do të provohet fyerja nga SPAK Argita Malltezi dhe Sali Berisha do të merren si të pandehur.

‘Kemi të bëjmë me fyerje të gjyqtares dhe Gjoka ka bërë kallëzim penal. Dhe është bërë kur çështja e Berishës kaloi tek gjyqtari i çështjes paraprake dhe Gjoka nuk kishte më çështje të Berishën për të shqyrtuar dhe në këtë moment ka bërë kallëzim penal në SPAK. Ajo deklarimet që ka bërë Berisha dhe Argita i ka cilësuar si fyerje. Berisha sot ka shkuar jo si person që po bëhen hetime ndaj tij, por si person që ka dijeni dhe do të jap shpjegime dhe të jap deklarimet e veta. Berisha ka bërë deklarimet e veta sot dhe pas kësaj SPAK do të marr të pandehurit përkatës, nëse fyerja i provohet do të marr të pandehur vajzën dhe Berishën për fyerjen e gjyqtares’, tha ai.

Avokati tha se Berisha ka shpifur kur ka thënë se gjyqtarja Gjoka është e dënuar në Greqi, ndërsa tregoi edhe dokumentin nga Shërbimi Sekret në Greqi.

‘Berisha po shpif, se tha i është ndaluar hyrja në Greqi dhe është e dënuar. Në Greqi gjyqtarja Gjoka s’ka asnjë shkelje’, tha ai.

Avokati kujtojë edhe disa nga çështjet e tjera penale ku Berisha është i përfshirë, si Gërdeci, 21 janari dhe vrasjet e familjes Haklaj në Tropojë.

‘Ai është një njeri që ajo gjyqtare e futi në arrest shtëpie dhe ai s’po lë shpifje pa bërë kundër saj dhe tani që ajo mori këtë masë dhe ai i kundërvihet duke thënë ke marr lekë. Në rregull provoje këtë nëse se provon do dënohesh. Është hetuar si çështje kjo deri sa u pyet Argita dhe tani ka ngelur edhe personi tjetër që është Berisha dhe për mua punë ditës është sepse do dërgohet kërkesa për gjykim, po ai mund të dënohet edhe me gjobë, po ligji duhet që të veprojë. Ai ka vrarë njerëz, ka vrarë Haklajt, për Gërdecin vrau 26 persona, është në proces dhe në 21 janar vrau 4 është në proces për këto ai. Pas tij e ka radhën Shkëlzeni për Gërdecin dhe Cez Dia’, tha ai.

Për gazetarin Anri Bala Berisha do dënohet me 3 muaj burg për këtë shpifje dhe do shpëtojë nga dosja Partizani.

‘Kur ai nuk pyeti asnjë, kur ishte në arrest shtëpie, ai nuk pyet as për këta. Problemi është se sa e rëndon Berishën kjo çështje apo si bënë asgjë. Tek elektorati i djathtë edhe duartrokitej për këtë. Këto nuk patën guximin kur e patën në kafaz dhe se morën brenda dhe asnjë nuk mori guximin nga trimat e SPAK dhe GJKKO të merrnin ndonjë veprim nga arrest shtëpie mund ta çonin në burg. Kjo është për ta dënuar me 3 muaj burg dhe Partizani nuk bëhet’, tha ai.

 

 

The post “Berisha shpif për gjyqtaren, radhën e ka Shkëlzeni”, paralajmëron Beqiri: Gjoka ka bërë kallëzim penal, pritet të… appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha, shpifje të ndyra ndaj Gjokës”/ Beqiri: Gjyqtarja theu mitin e pandëshkueshmërisë ndaj Saliut

By: Re Nato
10 June 2025 at 23:40

Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha ka kkryer shpifje ndaj fjyqtares Irena Gjoka.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Gjoka theu mitin e pandëshkueshmërisë ndaj Berishës.

“Irena Gjoka ishte gjyqtarja që mori dosjen e kompleksit Partizani. AJO me aktin e vet, profesional, e një guximi të paparë nga gjyqtarë të tjerë, kjo gjyqtare, atë mitin e pandëshkueshmërisë, ajo këtë mit e theu. Për këtë do mbahet mend gjatë. Akti i saj ishte guxim edhe për të tjerët, madje edhe për vetë SPAK. Nuk la shpifje duke bërë kundër saj. Fillimisht thanë se kishte 3 mbiemra. Më pas i bënë një shkrim në një gazetë. Bëri shpifje tjetër, që ka marrë 500 mijë euro për të mbyllur një proces, që kishte të bënte me socialistët. Vazhdon me shpifje të tjera, që është dënuar gjyqtarja në Greqi.”, theksoi ai./abcnews.al

Misioni i dështuar i Berishës/ “Brukseli i bëri daljen”, avokati: Saliu shkoi për të bërë antireklamë ndaj Shqipërisë

4 June 2025 at 23:51

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, foli për vizitën e Berishën në Bruksel, me misionin për të mos njohur zgjedhjet.

Berisha me bindje deklaroi se në këtë vizitë po e përmbush misionin, e po ia ngul në mendje europianëve, pse zgjedhjet e 11 majit ishin farsë dhe Shqipëria nuk e meriton integrimin në BE.

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se Berisha është antishqiptar dhe se me vepra sipas tij ka treguar që është kundër popullit dhe vendit të tij. Avokati tha se ish-kryeministri prej kohësh ka deklaruar që Shqipëria nuk meriton të jetë në BE.

“Problemin e kapitullit Berisha unë e konsideroj të mbyllur për faktin që Shqipëria, shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët, edhe pasi është shpallur non grata, ne po shohim tashmë që edhe ato parti që janë simotra të PD, kanë parë që Sali Berisha nuk përfaqëson dhe nuk ka asgjë të përbashkët me interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ka treguar që është armik i përbetuar i shqiptarëve dhe me qëndrimet e tij ka vulosur atë të qenurit misionar i Serbisë”, tha ai.

Gjatë intervistës, më tej avokati u ndal te dosja “Partizani”.

“Në vazhdimësi shqiptarët ia kanë dhënë mësimin e duhur Berishës. Shqiptarët e panë se si erdhi në pushtet Berisha. Duke djegur, masakruar, duke trembur popullin e vet. Dhe vrau faktikisht. Donte të bëhej njësoj si Millosheviçi. Si mund të flasë Berisha për zgjedhje të lira, kur ai bëri masakrën më të tmerrshme në korrik të 1993”, tha ai.

Më tej shtoi se GJKKO sipas tij është kthyer në një vegël të Argita Berishës, duke nënvizuar se gjyqtarja Ulliri duhet të tërhiqet nga  dosja “Partizani”

“Elsa Ulliri nuk duhet të ishte në këtë trup gjykues, duhet të kërkonte dorëheqjen”, tha më tej avokati Idajet Beqiri.

Avokati, theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha është edhe arkitekti i trazirave të 1997.

“Berisha krimet i ka kryer dhe Shqipëria dhe shqiptarët i dinë. Drejtësia i di. Kanë dosjet në duar. E dimë që grumbulloi forca për të bombarduar jugun e Shqipërisë. Pilotët që dezertuan janë dëshmitarë të gjallë sot. Kush kishte dijeni për vrasjen e 2 prillit në Shkodër, janë më ata? I eliminoi ai, i zhduku ata”, tha ndër të tjera ai. Është më në këtë Safet Zhulali? Bëri zullume me Saliun, dhe kur e pa që po lëvizet ja dha edhe atij kokrrën e verdhë dhe iku ai. Të gjitha këto dihen, por ky vend ende nuk po bëhet me drejtësi”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Çifti Meta, të pandehur/ Beqiri: Meta ka grabitur pasuritë e Shqipërisë, avokati i tij mbrojtës pa diplomë

By: Re Nato
27 May 2025 at 23:40

Avokati Idajet Beqiri thotë se ish presidenti Ilir Meta ka grabitur pasuritë e Shqipërisë dhe ia ka shpërndarë njerëzve të tij të afërt.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Meta ka bërë korrupsion të jashtëzakonshëm.

Ndër të tjera, Beqiri shtoi se avokati i Metës, Kujtim Cakrani nuk ka diplomë të shkollës së mesme dhe se e ka falsifikuar. Sipas tij, Meta dhe Kryemadhi rrezikojnë minimalisht 12 vite burg.

“Problemi është që Ilir Meta, ndryshe nga Sali Berisha, pasuritë që i ka grabitur Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe korrupsioni që ka bërë, ky më shumë i ka në duar të të tjerëve. Të kesh mbi 40 asete, hotele, restorante, bare, vila, apartamente, pasuritë e Ilir Metës, nuk janë thjesht në duar e Ilir Metës. Korrupsionin e ka bërë të jashtëzakonshëm, të madh. Vajza e shoferit të Ilir Metës ka restorat në New York. shtë jashtëzakonisht e vështirë të bësh hetim të tillë, do kapacitete, do guxim, do ndershmëri. Po mjafton SPAK vetëm me një gjë, me bujën. Korrupsioni në CEZ-DIA, për lobimin, apo edhe pastrimin e parave me operacione estetike, këto, janë vepra penale që kanë kryer këta”, theksoi ai./abcnews.al

Berisha do gjykohet për korrupsion/ Avokati Beqiri: Saliu e ka nisur sot rrugën drejt burgut

19 May 2025 at 20:29

TIRANË- Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit.

Gjykata e Posaçme vendosi të hënën pas 7 muajsh zvarritje që Sali Berisha te gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer ne bashkëpunim.

Avokati Idajet Beqiri shtoi se fakti që në dosje nuk ka akte të papërdorshme dhe është dërguar për gjykim, kjo do të thotë se është hapur rruga e burgut për Sali Berishën.

“Fakti që ka shkuar në gjyq tashmë, këta të Saliut që hidhen dhe gjejnë gjoja shekeje e gjëra me radhë. Fakti që i thonë që s’ka pavlefshmëri aktesh në prokurori, s’ka akte të papërdorshme, pra janë të sakta dhe pushim nuk ka të çështjes, kthim nuk ka, rrugën e dreqit drejt burgut Saliu e ka nisur sot”, theksoi Idajet Beqiri.

Avokati i ftuar në emisionin “Real Story” komentoi edhe akuzat e Berishës për Irena Gjokën, i cili deklaronte se gjyqtarja është e dënuar në Greqi.

Këto akuza tha avokati janë janë të pavërteta dhe sipas tij pretendimet e Berishës janë hedhur poshtë nga përgjigjja që ka marrë shteti shqiptar nga autoritetet greke në lidhje me gjyqtaren Gjoka.

“Të pandehur janë marrë nga prokuroria, SPAK i mori të pandehur dhe u akuzuan nga SPAK. Akuza e shtetit ishte që Sali Berisha ishte korrupsion.

Në këtë moment merret i pandehur, të komunikohet akuzat dhe pastaj njihesh me aktet dhe pastaj dërgohet çështja në  gjyq dhe ai shkoi në gjykatë me akuzën e korrupsionit pasiv.

Gjykata mori masën e sigurimit këta tani i janë sulur Irena Gjokës, dhe thonë që masa e sigurimit që i është dhënë dhe veprimet e gjyqtares paraprake janë të pavlefshme  se kjo paska qenë e dënuar.

E para njëherë, që nuk është e vërtetë, është një shpifej ordinere. Shpifje me dokumente.

Unë disponoj dokumentin që Ministria e Brendshme greke, në një dokument tepër sekret dhe përgjigjja për ministrinë e Drejtësisë, për KLP, për ILD erdhi përgjigjja tepër sekrete, që me këtë identitet është e pastër dhe s’kemi pasur probleme”, tha ai./abcnews.al

❌
❌