Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 July 2025Main stream

“Drejtësia në Shqipëri, lojë statistikash”, Minxhozi: Turp! 6 vite SPAK dhe asnjë pikë në horizont për 21 Janarin

By: Rovena
22 July 2025 at 20:47

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si po zhvillohet drejtësia në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një “lojë statistikash” dhe një sistem të ngadalshëm dhe burokratik.

Minxhozi u shpreh se, në rastin e akuzave ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-presidentit Ilir Meta, drejtësia duket se po bëhet gjithnjë e më personale dhe ka humbur fokusin nga akuza e saktë.

Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën e përparimit në hetimet për ngjarjen e 21 Janarit, duke theksuar se është turp që, pas gjashtë vitesh nga krijimi i SPAK, kjo çështje ende nuk ka marrë drejtimin e duhur në gjykatë. Minxhozi e ka cilësuar sistemin aktual të drejtësisë si burokratik dhe të papërshtatshëm për të adresuar çështjet e rëndësishme për shoqërinë.

“Kam përshtypjen se drejtësia po i drejtohet një loje statistikash me Veliajn dhe Metën të marrë peng pa akuza. Se si mund ta burgosësh tjetrin që në shkurt e ta komunikosh akuzën në mbarim. Rasti i Veliajt është një qëndrim krejt mbi rreshtat dhe duket se ka kaluar në një gjë personale. Unë nuk mendoj se këto raste do t’i bënte më të mira ose jo Amerika, thjesht shtyn përpara proceset. Drejtësia e re më të madhe historike dhe një obligim moral edhe ndaj shqiptarëve do të kishte dosjet e përgjakura, të cilat ende vijon të mos i prekë. Është turp që pas 6 vitesh SPAK, ne nuk kemi asnjë pikë në horizont për 21 Janarin dhe nuk kemi asnjë shenjë se kur kjo çështje do të shkojë për gjykim. Nuk e dimë se kur do të thirren dëshmitarët dhe kur do të shkojë për gjykim. Është një drejtësi burokratike,” tha analisti Minxhozi./acbnews.al

Before yesterdayMain stream

“Berishës i ka kaluar koha e vet”, Fatos Klosi: Drejtësia duhet të japë mesazhe se nuk ka më të padënueshëm

2 June 2025 at 18:51

TIRANË- Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” tha se dosja “Partizani” nuk është asgjë në krahasim me ngjarjet e tjera tragjike si “Gërdeci” apo “21 Janari”.

Ai theksoi se këto ngjarje tregojnë egon politik të Sali Berishës. Gjatë diskutimit në studio, Klosi theksoi se më 21 janar qytetarët u vranë në kohën kur sheshi po boshatisej.

“Kam qenë dëshmitar i 21 janarit dhe e pashë si u vranë ata njerëz. Ata u vranë pasi bulevardi u boshatis. 21 janari, shembull se çfarë është i aftë të bëjë Berisha. Ishte mesazh për perëndimorët se në këtë vend vendosi vetë”, tha ai.

Ai komentoi dhe zgjedhjet e 11 majit, ndërsa theksoi se të gjithë e dinin se Sali Berisha nuk do kishte asnjë shans të merrte shumicën e votave.

Sipas Klosit, njerëzit tashmë e kanë braktisur totalisht Sali Berishës, sepse e kanë provuar si në postin e presidenti ashtu dhe të kryeministrit të vendit. Ai theksoi se nuk e priste që PS-ja të merrte 83 mandate.

“Me thënë të drejtën jo. Ishte shumë qartë edhe për Berishën se nuk do fitonte dot. Unë dua që ata njerëz të mendojë. Për mua njerëzit nuk i besonin më Berishës.

Ky rezultati i dyfishtë nuk del kurrë përtej vullnetit të popullit. Nuk beson më njëri te Berisha, e kanë provuar. Ishte 5 vjet president absolut, 8 vjet kryeministër absolut. Në 2013 kur iku ishte një gropë financiare.

Rama ishte një njeri që ka vizion dhe që bëri plot. Berishës i ka kaluar koha e vet. Ai mburret se theu diktaturën bashkë me rininë, solli demokracinë, janë llafe.

Ishte koha që duhej të ndodhte. Foltorja ishte një marifet për të mbrojtur veten dhe familjarët e tij.

Ngjarjet e 21 janarit, u zhdukën të gjithë të dhënat që kishte sistemi i kamerave të sigurisë në kryeministri.

Ai është skandali më i madh. Pastaj dhe Gërdeci nuk është gjë e vogël. Pastaj korrupsioni në rrugën e kombit. Drejtësia duhet të japë mesazhe se nuk ka më të padënueshëm”, shtoi ai./abcnews.al

Pjesë e trupës gjykuese të dosjes së “21 Janarit”, KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

By: M C
20 May 2025 at 16:41

Kolegji i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Ardiana Bera.

Vendimi u mor ditën e sotme nga trupa gjykuese Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë. Ardiana Bera u konfirmua në detyrë më datë 26.04.2024, vendim i cili më pas u ankimua nga institucioni i Komisionerëve Publikë për gjetje në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmin.

Gjyqtarja e Tiranës nuk arriti të justifikonte të ardhurat financiare me burime të ligjshme, si dhe nuk ka mundur të arsyetojë blerjen e një apartamenti në Tiranë. Bera nuk mundi as të justifikonte huanë prej 2 milionë lekësh të marra nga vëllezërit, burim për të cilat ishte shprehur se ishte emigracioni.

Sakaq, për anën profesionale, Bera ka qenë anëtare e trupës gjykuese për dosjen e 21 janarit teksa ka shpallur të pafajshëm dy gardistët e akuzuar për vrasjen e protestuesëve të protestës së 21 Janarit, Ndrea Prendi dhe Agim Llupi.

The post Pjesë e trupës gjykuese të dosjes së “21 Janarit”, KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Balla: 17 vite më parë, korrupsioni i Sali Berishës vrau 26 shqiptarë

15 March 2025 at 20:41

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u kërkoi sot bashkëqytetarëve në Librazhd dhe mbarë Shqipërinë të mos harrojnë se kush është Sali Berisha.

“Sot bëhen 17 vite që shpërthimi i tmerrshëm i korrupsionit të familjes së Sali Berishës dhe të ministrave të tij vrau 26 shqiptarë të pafajshëm. Dhe kur shoh në këto studiot e darkës që guxojnë të vënë barazi mes dosjeve të ndonjë ish-ministri socialist me ato të Berishës, kjo është e pandershme. Sali Berisha në këto 30 vite është politikani që me korrupsionin e vet ka vrarë njerëz. Me korrupsionin në Gërdec vrau 26 shqiptarë të pafajshëm, plagosi shumë të tjerë dhe shkatërroi një zonë të Shqipërisë.”, tha Balla

Balla po ashtu kujtoi edhe viktimat e 21 Janarit 2011.

“Me korrupsionin e vet, bashkë me Ilir Metën, vrau 4 protestues më 21 Janar. Prandaj, motra e vëllezër, s’duhet të harrojmë kurrë që ai është politikani që vrau dhe mund të vrasë përsëri për të mbrojtur korrupsionin e vet. E dëgjova një ditë që tha se e kanë përzënë në Librazhd. Po ti shko njëherë në Tropojë po ta mbajti pa anti-plumb, se e ke mbjellë vëllavrasjen aty ku të buron familja jote. Ne kemi qenë të majtë e të djathtë, por kur kemi mbyllur fushatën kemi qenë librazhdjotë,” deklaroi Balla nga asambleja e Partisë Socialiste të Librazhdit, ku së bashku me drejtuesin e qarkut Elbasan për Partinë Socialiste, Arbian Mazniku, prezantuan kandidaturën e Olsi Komicit, jurist dhe ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

“Ajo që ka më rëndësi për dikë që ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e politikës është cilësia që të punosh për të lënë prapa njerëz ndoshta edhe më të mirë se ti vetë. Unë jam shumë krenar sot që Librazhdi do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e re, në mandatin e ri 2025-2029, jo nga një, por nga dy: edhe nga Bora, edhe nga Olsi. Asnjëherë më parë, nga këto 30 vite, ne nuk kemi pasur një përfaqësim kaq të denjë dhe kaq të fortë në Kuvendin e Shqipërisë. Prandaj thashë dy, sepse kësaj radhe edhe demokrati më i paepur i Librazhdit duhet të votojë për Olsi Komicin, duhet të votojë për Partinë Socialiste të Shqipërisë, për Edi Ramën.”, vijoi Balla.

Falë mandatit të tij, tha Balla, kemi sot një drejtësi të re të pavarur, që e shpëtoi nga kanceri që kishte mbjellë ai që zotohet sot para shqiptarëve se po i dhatë votën do shkrijë SPAK-un.

“Sa pretendues ish-pronarë ka në Shqipëri që duan të marrin pronat? Si ka mundësi që i mori dhëndri i Sali Berishës mes Tiranës, ku fushën e futbollit e bënë pallat? Të çosh në prokurori Sali Berishën. duhet të durosh lloj-lloj balte dhe sulmesh, por për mua rëndësi ka që populli i Librazhdit më do dhe do më votojë duke votuar për Olsi Komicin, për Edi Ramën.”

Balla i kërkoi socialistëve të Librazhdit që të arrijnë targetin e 75% të votave madje edhe më shumë, sepse Partia Socialiste i ka mbajtur premtimet në Librazhd duke e shndërruar në një lagje të Tiranës vetëm 40 minuta larg falë investimeve infrastrukturore.

“Objektivi kësaj radhe është 75%. Prapë të parët në Shqipëri, gjallë a vdekur, duhet të dalim përsëri të parët në Shqipëri. Këtu ka shumë prej jush që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim që ditën e parë. Ka prej jush që në fushatën e referendumit 1994. Në 2005 kemi qenë zona me rezultatin më të mirë për PS. Prandaj 75% është objektiv me mik, se mund të shkojmë edhe më shumë.”, theksoi Balla.

Balla i kërkoi elektoratit që t’i japë 1 milion shuplaka Partisë Demokratike, e cila hyn në garën e 11 Majit me lista të vjetra dhe të njëjtin kapiten.

 

The post Balla: 17 vite më parë, korrupsioni i Sali Berishës vrau 26 shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“21 janari”/ Rama: Imagjinoni sot të jepej urdhër për të qëlluar protestues. SPAK-un nuk e solli Amerika me aeroplan

6 March 2025 at 09:27

Kryeministri Edi Rama komentoi në rubrikën “Sy më Sy” reformën në drejtësi duke u ndalur tek “21 janari”.

Kryeministri Rama u shpreh se më parë nuk mund të imagjinohej të kishte një drejtësi të pavarur, dhe se reforma në drejtësi dhe SPAK sot, u realizuar vetëm nga mbështetja e PS.

Rama u shpreh: “Pra nga 1912 dhe deri kur unë dhe PS bëmë reformën në drejtësi, asnjë nga ata që ka jetuar në këtë vend, nuk e kanë parë asnjë gjë të tillë siç po shohim sot. Dhe pyetja është si ka mundësi që nga 1912 deri kur filloi puna e institucioneve dhe reforma në drejtësi, nuk u çua një njeri me pushtet politik përpara një gjyqtari të pavarur. Unë po flas për prokurorë e gjykatës të pavarur. Kjo shpjegohet se unë dhe skuadra ime vendosëm t’i dorëzojmë drejtësisë shpatën e ndëshkimit që ka qenë historikisht në duart e pushtetit politik që e ka përdorur për të bërë “drejtësi” duke goditur kë ka pasur oreks të mbrojë. Imagjino të ndodhte sot, që të mblidhej këtu poshtë dritares sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhër për të qëlluar me plumba të vërtetë njerëzit dhe të vdisnin… katër vetë të pafajshëm…dhe prokurori SPAK në këtë rast të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për gjithë procesin e administrimit të protestës dhe unë t’i jepja urdhër drejtorit të përgjithshëm të Policisë “Nuk arrestohet askush”. E imagjinon dot t’i këtë të ndodhë sot?…Kjo ka ndodhur miku im, shumë pak kohë më parë, përpara se unë të vija në këtë zyrë…Si shpjegohet kjo, na ra nga qielli, apo e solli Amerika me aeroplan? Këtë e bëri ky që sheh këtu bashkë me ata që e votuan me vullnet të plotë dhe jo ata që erdhën zvarrë për ta votuar.”, tha ai.

/abcnews.al/

Rama: Për 21 Janarin presim nga drejtësia të bëjë drejtësi

18 February 2025 at 10:15

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “për 21 Janarin presim nga drejtësia të bëjë drejtësi”.

Në rubrikën “Sy m’sy” në bashkëbisedimin me qytetarët në platformat sociale, Rama iu përgjigj një qytetari, i cili e pyeti se “përse nuk arrestohet kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, apo keni frikë?”.

“Jetojmë në demokraci. Në demokraci pushtetet janë të ndara. Lavdi Zotit në demokraci nuk arreston qeveria, nuk arreston kryeministria, nuk arreston partia, nuk arreston politika, pavarësisht se në raste të caktuara, arrestimet që bën drejtësia mund të mbajnë erë jo të mirë”, sqaroi Rama.

Por, shtoi kryeministri, kemi arritur në një fazë të re të historisë tonë.

“Deri dje kështu ndodhte dhe ti s’ke faj, sepse ish kryetarin e opozitës së deridjeshme, pasardhësin tim, themeluesin e PS-së, Fatos Nanon e futi në burg ish-kryeministri, “bufi i kënetës”. E futi në burg vetë, me prokurorët e vet dhe kështu ka ndodhur që kur është krijuar shteti shqiptar e deri kur u bë reforma në drejtësi.”

Kjo ka marrë fund, shtoi Rama, “kështu që këto historitë, keni frikë, s’keni frikë është mirë që të mos ia thoni vetes se janë qesharake. Këtu nuk është as çështje frike, as çështje trimërie. Këtu është çështje drejtësie dhe këto punë i di drejtësia”.

Rama foli edhe për 21 Janarin.

“Është më e qartë sa s’ka, rasti i 21 Janarit. Çfarë mund të bënim ne për 21 Janarin si parti politike, si shumicë qeverisëse? Çfarë mund të bëja unë si udhëheqës i shumicës parlamentare, reformën në drejtësi? Sepse një drejtësi e kapur nuk do të mund të bëjë drejtësi për 21 Janarin. Shumë e thjeshtë.

Dhe nëse nuk do të kishte të qenë reforma në drejtësi së pari, do të duhej që ne të përsërisnim të njëjtat gjëra që kanë bërë ata përpara nesh me në krye “bufin e kënetës”, por ne nuk jemi ata.

Diferenca mes nesh është e jashtëzakonshme. Është diferenca midis Evropës, BE-së dhe bajraktarizmit ballkanik, provincial. Kështu që në këto kushte, të një ndryshimi tërësor, në frymë dhe në filozofi, në qasje ndaj tjetrit. Që nuk është një ndryshim tërësor që e kam sjellë unë, është një ndryshim tërësor që është në ADN-në e PS-së.”

PS, u shpreh Rama, “u rikthye në qeveri në 1997-ën me një kryeministër që doli nga burgu politik, i cili nuk u hakmor, por përkundrazi kaloi një tjetër fazë shumë të vështirë. Gati e vranë këtu në këtë godinë ku jam unë sot, pikërisht sepse nuk zgjodhi rrugën e hakmarrjes, por zgjodhi rrugën e pajtimit, në sensin e bashkëjetesës demokratike, jo e pajtimit në sensin e martesës me kundërshtarin. Dhe në këto kushte, çfarë mund të bëjë një forcë politike tjetër, përveç se të bëjë një reformë dhe t’i thotë drejtësisë “je e pavarur” dhe ta mbrojë pavarësinë e drejtësisë me trupin e vet?! Duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vetë për shkak se korrupsioni dhe problematikat e korrupsionit nuk janë problematika që lidhen me një palë. Janë problematika që lidhen me një shoqëri të tërë. Janë problematika që lidhen me të gjithë pjesët e sistemit shoqëror, sistemit administrativ, sistemit politik të Shqipërisë dhe në këto kushte vetëm një sakrificë e tillë politike mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni dhe natyrisht shoqëruar pastaj edhe me angazhimin dhe me kurajën e një sërë protagonistësh aty”.

Por, shtoi Rama, “çfarë mund të përgjigjemi ne sot, si mund të përgjigjem unë sot për 21 Janarin, përveç se presim nga drejtësia të bëjë drejtësi. Sepse unë besoj që pavarësia është e mjaftueshme për të trajtuar çështjen e 21 Janarit në mënyrë të drejtë. Nuk mund të trajtohej çështja e 21 Janarit kur kryeministri me dhunë pengoi ekzekutimin e urdhrave të ndalimit nga ana e asokohe Prokurores së Përgjithshme. Parafytyrojeni ju sot sikur unë të ndaloja me dhunë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të SPAK-ut”.

“Jam kundër ndalimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Është i gabuar, është disproporcional, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet e për të bërë një gjyq të drejtë, por ama si mund të ndaloj unë ekzekutimin”, tha ai.

“E, pra në këtë vend ka ndodhur nuk ka ndodhur para 100 vjetësh dhe këtë ndalim të ekzekutimit nuk e ka bërë dikush që është në librat e historisë, e ka bërë dikush që e shikoni që vjen vërdallë përditë, një buf kënete, që ulërin: “Do shkrij SPAK-un, do shkrij SPAK-un”. Do shkrijë “Noc Rrokun””, tha Rama.

“Ne duam një drejtësi të pavarur, ne duam një drejtësi që të bëjë drejtësi pa parë majtas dhe djathtas, por duke parë vetëm drejt, por ama patjetër duam një drejtësi evropiane, një drejtësi ku të gjitha palët janë të garantuara, ku prokurori bën detyrën e vet dhe ku gjykatësi bën arbitrin, jo ortakun e prokurorit. Ku i akuzuari prezumohet i pafajshëm jo me fjalë, por prezumohet i pafajshëm edhe në mënyrën se si krijohet mundësia gjatë gjithë hetimit dhe procesit gjyqësor që të sjelli të vërtetat e veta. Dhe në fund është gjykata që vendos. Patjetër kjo është parimore, kjo nuk ka të bëjë me elementët konkretë të çështjes”, theksoi Rama.

/r.e/a.f/

The post Rama: Për 21 Janarin presim nga drejtësia të bëjë drejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Pavarësia, e mjaftueshme për të trajtuar çështjen e 21 janarit”, Rama: Presim nga drejtësia të bëjë drejtësi

18 February 2025 at 09:14

Kryeministri Edi Rama u shpreh se reforma në drejtësi ka pasur mbështetjen më të madhe të PS. Në “sy më sy”, Rama u ndal edhe tek çështja e 21 janarit, duke thënë se e vetmja gjë që mund të bëhej ishte krijimi i një drejtësie të pavarur. Po ashtu theksoi se Pavarësia është e mjaftueshme për të trajtuar çështjen e 21 janarit në mënyrë të drejtë.

“Jetojmë në demokraci dhe pushtetet janë të ndara, nuk arreston qeveria, partia apo politika. Pavarësisht se në raste të caktuara arrestimet që bën drejtësia mund të mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur në një fazë të re të drejtësisë tonë. Pavarësisht se bufi kënetës me prokurorët e vet, futi në burg Fatos Nanon. Kjo ka marrë fund. Pra këto historitë keni frikë janë qesharake dhe këtu është vetëm çështje drejtësie. Këto punë i di vetëm drejtësia. 21 janari, çfarë mund të bënin ne? Vetëm reformën në drejtësi. Sepse një drejtësi e kapur nuk bën dot drejtësi për 21 janarin. Ne nuk jemi ata, diferenca mes nesh është e jashtëzakonshme. Është diferenca mes Europës BE dhe bajraktarizmit ballkanik provincial. Në kushtet e një ndryshimi tërësor në frymë e filozofi  që është në ADN e PS. Partia Socialiste u rikthye në qeveri në ’97 me një kryeministër që doli nga burgu politik i cili nuk u hakmor, por kaloi një fazë të vështirë, gati e vranë në këtë godinë ku jam unë sot sepse nuk zgjodhi rrugën e hakmarrjes, por të bashkëjetesës demokratike. Pra çfarë mund të bëjë një forcë politike veçse një reformë dhe t’i thotë drejtësisë je e pavarur, duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vet, për shkak se problematikat e korrupsionit nuk lidhet vetëm me një palë, por të gjithë pjesët e sistemit. Pra vetëm një sakrificë e tillë politike mund ta krijonte pavarësinë në institucion. Si mund të përgjigjem sot për 21 janarin veçse të them që presim nga drejtësia të bëjë drejtësi. Pavarësia është e mjaftueshme për të trajtuar çështjen e 21 janarit në mënyrë të drejtë”, tha ai.

Rama: Urgjencë për të paraburgosur kryetarin e bashkisë, por jo për 21 Janarin

13 February 2025 at 10:15

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Kryeministri  Edi Rama foli sot gjatë bashkëbisedimit “Sy m’sy” me ndjekësit virtualë në rrjetet sociale preku edhe hetimet për 21 janarin.

Rama tha se njerëzit duhet t’ia kërkojnë SPAK-ut hetimin për 21 janarin dhe jo atij si kryeministër.

“Çfarë më kërkoni për 21 janarin? Çfarë duhet të bëj unë? E shikoni, tani duhet të jesh idiot, si idioti noterik i Shvejkut ose një ligësirë me dy këmbë që të vazhdosh të thuash që SPAK-un e kontrollon Edi Rama ose vepron politikisht. SPAK ka një politikë të caktuar në vendimmarrje, por nuk është vegël e askujt. Kërkojani SPAK-ut 21 janarin, jo mua! E premtova, nuk ikën 21 janari pa u ndëshkuar, por nuk them unë se kur, se nuk jam unë që e bëj këtë. 21 janari është nga ato çështje ku drejtësia vonon, po nuk harron. Urgjencë e madhe për të paraburgosur kryetarin e bashkisë, po pse pse s’ka urgjencë për 21 janarin për një krim monstruoz, janë vrarë 4 njerëz.  Do e bëjë qeveria drejtësinë, partia? Ka vdekur ajo kohë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, tha në fjalën e tij se ka “vdekur” koha kur partia, qeveria, kryeministri kontrollonin drejtësinë, prokurorinë, gjykatën dhe merrnin në mbrojtje gjithë horrat. “Ka vdekur sepse pllakën e varrit të asaj kohe ia kam vënë unë me Partinë Socialiste, kjo është e vërteta historike”, tha Rama.

“Përtej dasive politike, tifozllëkut apo budallallëkut që të bën të verbër, e vërteta historike nuk shlyhet, thjesht merr kohën e vet. Është në të gjitha dokumentet e shkruar, në të gjitha dëshmitë e kujtesës, që pa mua dhe PS nuk vinte kjo kohë. Kjo kohë ka dallgët e veta! Me çdo kosto, me çdo çmim, për lëkurën dhe brinjët tona. E kemi ditur që do kishte probleme, nëse unë do kisha filluar të flisja si sot, pa e lënë SPAK-un të merrte vetëbesimin e plotë , nuk do arrihej kjo”, theksoi kryeministri Rama.

Rama u ndal sërish te arrestimi i kryebashkiakut Veliaj, ku sipas tij nuk duhet të ketë një linçim publik për persona të caktuar që hidhen si mish ku turren gjithë qenëria e kënetës politike dhe mediatike.

“Çfarë kuptimi ka në fund për dikë që degjenerohet, shkatërrohet dhe në fund del i pafajshëm? Ne duam të shkojmë drejt BE-së apo te vendet jashtë BE me të cilët jemi bashkë atje në krye të klasifikimit për torturën, për numrin e të paraburgosurve?”, vijoi Rama.

“Unë dua të shkojmë në Bashkimin Evropian 2030 dhe nuk dua që nesër BE të thotë se vullneti për të luftuar korrupsionin është i qartë, është  i plotë, drejtësia është e pavarur dhe goditjet ndaj individëve me profil të lartë janë me vullnet të plotë, por standardet nuk i keni të mjaftueshme për t’u pranuar si një vend në BE. Po pse këtu do të përfundojmë ne?”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Urgjencë për të paraburgosur kryetarin e bashkisë, por jo për 21 Janarin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hetimet për “21 Janarin”/ Në SPAK paraqitet edhe vëllai i dytë i Hekuran Dedës, Agim Deda

By: Re Nato
29 January 2025 at 10:22

Agim Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21 Janarit”, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ai është thirrur për të dhënë sqarime, si familjar i Hekuran Dedës.

Ndërkaq, të martën u paraqit në SPAK vëllai tjetër i Hekuran Dedës, Zabit Deda, i cili qëndroi për më shumë se 1 orë e 30 minuta në prokurori ku dha sqarime mbi hertimet për zbardhjen e vrasjeve të ndodhura 14 vite më parë.

Prej korrikut të kaluar, SPAK po kryen veprime hetimore për zbardhjen e 21 janarit mbi tre vepra penale duku nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Pasi gjykata e lartë ia kaloi dosjen per kompetencë, SPAK ka marrë në pyetje edhe ish-zyrtarë të lartë të policisë, por edhe deputete e ish-ligjvenes të mazhorancës aktuale ne ate kohe në opozite.

Ndërsa familjarët e viktimave pretendojnë se urdhëruesit e vrasjes së të afërmeve të tyre janë ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri I brëndshëm Lulzim Basha si dhe ish-drejtuesi I gardës Ndrean Prendi.

Më 21 janar humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj./abcnews.al

“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati Idajet Beqiri: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

28 January 2025 at 23:51

TIRANË- Të martën në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur vëllai i Hekuran Dedës, një nga 4 protestuesit që mbeti I vrarë në protestën e 21 janarit. Zabit Deda qëndroi për më shumë se 1 orë e 30 minuta në prokurori ku dha sqarime mbi hetimet për zbardhjen e vrasjeve të ndodhura 14 vite më parë.

Të mërkurën pritet të japin sqarime në cilësinë e personit që ka dijeni për një vepër penale edhe vëllai tjetër i Hekuran Dedës, vrasja e të cilit ka mbetur ende pa autor.

Avokati Idajet Beqiri i ftuar “Ora e Fundit” në Abc News tha se ka dërguar prova, që sipas tij e bëjnë më të qartë rolin e Berishës si “porositës” i vrasjeve në bulevard. Ai pohoi se ka qenë vetë ai që i ka kërkuar SPAK, që në listën e dëshmitarëve, të jenë dhe dy vëllezërit e Hekuran Dedës për të dëshmuar për krimin shtetëror.

Ai theksoi se Sali Berisha ditën e mortit të Hekuran Dedës ka dërguar shoqëruesin e tij me një çantë prej 300 mijë euro, për të “blerë gjakun e derdhur” të Dedës dhe familja të mos e kërkonte gjakun e djalit të tyre te Sali Berisha. Ai theksoi se familja Deda nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

“Kam depozituar prova të reja, që kanë të bëjnë me 21 janarin. Kam theksuar se kush duhet të ishin dëshmitarët për ngjarjen dhe kam thënë dhe për dy vëllezërit e Hekuran Dedës, që njëri u mor në pyetje sot dhe tjetri nesër. Ata kanë shumë gjera për të deklaruar se kush është urdhëruesi, çfarë kanë marrë vesh ata, kush u ka shkuar në familje, çfarë u kanë thënë për urdhëruesit. Sali Berisha ka dërguar ditën e mortit, janë thirrur dy vëllezërit e Hekura Dedës, ka shkuar shoqëruesi i Sali Berishës me valixhen me 300 mijë euro dhe ju ka thënë “që të sjellë Saliun të bëjë ngushëllimin dhe ju të mos e kërkoni gjakun te Saliu”. Ata e kanë konsideruar atë si një krim të dytë dhe nuk e kanë pranuar. Porositësi i vrasjes është Sali Berisha.  Ai e ka thënë se është vrasësi dhe shqiptarët e dinë shumë mirë këtë punë dhe janë me dhjetëra prova direkte dhe indirekte”, theksoi ai.

Ai theksoi se Sali Berisha rrezikon burgim të përjetshëm për atë krim shtetëror. Sipas Beqirit, SPAK po e çon drejt fundit dosjen hetimore pëR 21 janarin.

“Nuk ka shumë punë, ka pak për të thirrur dhe pastaj duhet t’ua komunikojë akuzat. Në këtë drejtim, dëshmitarët dhe provat më të rëndësishme janë grupuar dhe SPAK i ka në dosje.”, tha ai./abcnews.al

“21 janari”/ Vëllai i Hekuran Dedës pas daljes nga SPAK: Kishte përparim me hetimet

By: Oldi
28 January 2025 at 12:25

Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime Agim dhe Zabit Deda, vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21 janarit”. Zabiti u pyet për llogari të hetimeve qe kryesohen nga Alfred Shehu. Kurse Agim Deda që gjendet jashtë ambienteve, do të pyetet ditën e nesërme. “Shpresoj se ngjarja do zbardhet. […]

The post “21 janari”/ Vëllai i Hekuran Dedës pas daljes nga SPAK: Kishte përparim me hetimet appeared first on BoldNews.al.

“21 janari”, dy vëllezërit e Hekuran Dedës paraqiten në SPAK

28 January 2025 at 12:26

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Dy vëllezërit e Hekuran Dedës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër i vendit, janë paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dhënë deklarimet e tyre në lidhje me hetimet që po kryhen për këtë çështje.

Zabit dhe Hamit Deda u paraqitën mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK. Sipas medieve në pyetje në kuadër të hetimeve sot është marrë Zabit Deda, ndërsa ditën e nesërme pritet që të merret Agim Deda.

Pasi doli nga ambientet e SPAK ku qëndroi për rreth 1 orë e 30 minuta, Zabit Deda tha për mediet se shpreson se ngjarja do të zbardhjet.

“SPAK kishte përparuar me hetimet. Janë thirrur dhe vëllezër ë tjerë, të gjithë do të dëshmojnë”, tha ai.

Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, në korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin.

Drejtuesi i SPAK Altin Dumani tha gjatë një komunikimi me gazetarët pak ditë më parë se janë kryer veprime të shumta hetimore sa i takon dosjes së vrasjes së 4 protestuesve para kryeministrisë në protestën e 21 janarit 2011.

/a.f/

The post “21 janari”, dy vëllezërit e Hekuran Dedës paraqiten në SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“21 janari” në SPAK/ Japin sot deklarime dy vëllezërit e Hekuran Dedës

By: Oldi
28 January 2025 at 10:49

Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime Agim dhe Zabit Deda, vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21 janarit”. Deri më tani mes dëshmive më të rëndësishme janë pyetur si deklarues i ish drejtorit të përgjithshëm të policisë në atë kohë në detyrë Hysni Burgaj, zëvendësi i tij Agron […]

The post “21 janari” në SPAK/ Japin sot deklarime dy vëllezërit e Hekuran Dedës appeared first on BoldNews.al.

21 janari sipas Soros

By: Oldi
27 January 2025 at 10:49

Nga Basir Çollaku WikiLeaks Email është hershëm i ditur shkruar nga Soros Meraku Soros për 21 janarin. Vetëm tre ditë më pas shkruan sekretares Klinton. Infot e tij se Rama ka humbur kontrollin mbi demonstruesit dhe ata mund të bëjnë trazira. Ndaj duhet presion ndaj qeverisë thotë xha sorosi..Kërkon ndërmjetës. Ka caktuar dhe emrat. Kujdesi […]

The post 21 janari sipas Soros appeared first on BoldNews.al.

“21 Janari ka lënë pasoja të thella”,Softa kritikon hetimet e ngadalshme:Të pyeten ata që kishin akses te serverat të..

22 January 2025 at 19:34

Komentin e tij për ngjarjen e 21 Janarit, vendimin e Strasburgut për hetimin e të gjithë zinxhirit komandues në atë ngjarje dhe zbardhjen e plotë, si dhe hetimet e SPAK, e dha edhe eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Duke folur në një studio televizive, ai shprehu keqardhjen që ngjarja mbetet ende plagë e hapur dhe hetimet nuk kanë shkuar ende deri në fund apo çështja është zvarritur.

Softa e vë theksin tek verifikimi i të gjithë procedurave të ndjekura, që nga leja e dhënë për protestën dhe deri te analiza e komunikimeve të regjistruara në radio që ekzistojnë, për të zbardhur përgjegjësitë, veprimet dhe mosveprimet në atë kohë.

Gjithashtu vuri theksin te fakti se 21 Janari tashmë është bërë betejë politike mes palëve, ku çdo vit një krah justifikohet dhe tjetra vendos trëndafila te vendi i ngjarjes. Por Softa mendon se duhet të pyeten të gjithë personat që kanë pasur lidhje me ngjarjen dhe veçanërisht ata që kishin akses te kamerat e sigurisë apo ata që dhanë urdhrat sipas zhvillimeve të çdo momenti.

“Më vjen keq që sa herë vjen 21 Janari i rikthehemi çështjes. Dosja është rihapur fal Strasburgut, dosje voluminoze që kërkon të rikthejë hetimin në SPAK për zinxhirin komandues. Nuk është e thjeshtë për shkak të kohës dhe numrit të personave dhe më shumë sesa për drejtësinë është kthyer betejë politike, që duket se do të zgjasë derisa të marrë zgjidhje. 21 Janari është plagë e hapur. Objektet e rëndësisë së veçantë ruhen nga Garda. Jashtë gardhit është Policia e Shtetit. Ka plan masash në nivel të lartë, me bashkëveprim të Policisë dhe Gardës për perimetrin jashtë dhe brenda, me detyra të ndara. Pati një moment me makinën që goditi gardhin dhe deri në hapjen e derës, u thye perimetri, u tha se kishte lëndë plasëse. U ekspozuan protestuesit me Gardën e Republikës, të cilët ishin të pajisur me armë zjarri”, u shpreh eksperti.

Por sipas tij duhet ndjekur një plan i qartë hetimi dhe procedurash për rastin, që t’i shkohet deri në fund, duke vënë theksin tek komunikimet në radio, pasi bisedat janë të regjistruara.

“Hetimi të nisë nga plani i masave, instruktazhi, veprimet e ndjekura, komunikimet mes tyre, radiot, kanë qenë të regjistruara të gjitha dhe analizohen të gjitha komunikimet dhe mbahen përgjegjësitë dhe për veprime e mosveprime”, shpjegon ai.

Por një ndër pikat më të rëndësishme ishte edhe fshirja e serverit në Kryeministri. Softa mendon se ky veprim është kryer nga personat që kanë pasur aksesin për të hyrë te dhomat dhe për të kryer veprimet.

“Pastaj janë serveri, sepse është fshirë, janë fshirë pamjet dhe regjistrimet, ato janë në salla të veçanta. Duhet të hetohen personat përgjegjës që hynin e dilnin atje, që kishin akses. Fshirja e tyre është bërë nga njerëz ekspertë të fushës dhe ata që kanë pasur aksesin apo autorizimin. Të drejtën e kanë ekspertët e IT dhe personat e autorizuar për të hyrë në dhoma”, shprehet Softa.

The post “21 Janari ka lënë pasoja të thella”,Softa kritikon hetimet e ngadalshme:Të pyeten ata që kishin akses te serverat të.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Pse qëlloi Garda?”, Petraj zbërthen ngjarjen e 21 janarit: Berisha s’i shpëton dot, serverët e fshirë mund të..

22 January 2025 at 19:27

Goditjet e forta ndaj grupeve kriminale, drejtësia dhe politika ishin temat e diskutimit mbrëmjen e sotme në një studio televizive. 21 Janari dhe dosjet për korrupsionin e politikës gjithashtu u trajtuan në një analizë të plotë me avokatin Eduart Petraj dhe ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa.

Operacioni i SPAK për sekuestrimin e 10 milionë dollarë kriptovaluta të vëllezërve Çopja, goditja e klanit “Çela” në Shqipëri-Itali për trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut, ishin dhe disa nga temat e tjera të diskutimit.

Eksperti i sigurisë Softa mendon se 21 Janari është ende plagë e hapur dhe hetimet duhet të përqendrohen sipas provave.
“21 Janari është kthyer në betejë politike, plagë e hapur. Të pyeten ata që kishin akses te serverat. Të hetohen komunikimet e regjistruara nëpër radio, sepse ato regjistrohen. Të verifikohen procedurat e ndjekura hap pas hapi, veprimi dhe mosveprimi në atë ngjarje”, shprehet Softa.

Kurse avokati Petraj shprehet se duhet të zbulohet se kush janë personat në audio, në sallë ku komunikohet dhe se ka pamje të rekuperuara nga ekspertimi në SHBA nga serverat e fshirë e që mund të shërbejnë si prova.

“Te serverat diçka ka ndodhur atje, bëhet back-up. Ngjarje e rëndë dhe e vështirë për t’u zbardhur se ka kaluar shumë kohë. Ka probleme me provat. Materialet aktuale janë tepër të vështira, pjesa e audios duhet verifikuar se kush janë personat që flasin. Pjesa e gëzhojës apo plumbit që u gjet në trupin e të ndjerit. Problemi është si ka funksionuar marrëdhënia e protestës, që nga leja e saj, deri te pjesa fundore e saj. Pse u dha leja, pse degjeneroi në dhunë dhe pse veproi Garda ashtu. Ata kanë të drejtë të godasin, por qytetarët nuk hyn brenda gardhit të sigurisë, janë vrarë jashtë tij, në rrugë, deri në 100 metra larg. Pse u përdorën armë dhe s’u përdorën forca shtesë për t’i sprapsur. Ata me gurë dhe këta me armë, kjo nuk e justifikon rastin e rëndë, dështimin e Policisë dhe Gardës, që u kapën të përgatitur, ose të përgatitur se do shkonte në dhunë”, shprehet Petraj.

Ai vuri theksin tek gjetja e provave, ndjekja e procedurave nga drejtuesit e asaj kohe për planin e masave, që nga dhënia e lejes dhe ajo e urdhrit të veprimit. Avokati thotë se duhet të gjendet nga audio se cilët janë personat në sallë ku bisedohet.

“Provat janë kryesore, pjesa e audios, zëri që është marrë, mënyra se si është përftuar me rekorder, se çfarë flitej në atë ambient dhe moment të veçantë, kërkon analizë shkencore. Të gjithë personat në atë dhomë, komunikimet dhe urdhrat e dhëna nga aty, kërkon një filtrim dhe analizë nëse janë personat përkatës si Basha, Berisha, Burgaj, policë dhe oficerë, që dikush i ka regjistruar, nëse ata ishin në atë sallë. Dalja e Berishës m justifikimet e veta, nuk e nderon dot atë për atë ngjarje. Pse u abuzua me provat në vendngjarje, ku fshesaxhinjtë fshinin çdo element të mundshëm kur shkoi Prokuroria, sepse nuk u lejua, nuk u ndihmua as nga policia, që të mblidhnin elementët për dosjen. Sot kanë mbetur vetëm pamjet filmike të mediave apo në YouTube, është dosje e vështirë, provat të minimizuara, ka kaluar shumë kohë. Provat të manuipuluara ndër vite. Por ata mund t’i shkojnë deri në fund. Kjo dosje do marri të hetuar persomnat që kanë qenë në funksionet drejtuese në atë kohë, këta do merren të pandehur”, shpjegon avokati.

Por ai jep një informacion që deri tani pak ishte lakuar apo konfirmuar, sepse mendohej se serverat ishin fshirë plotësisht. Petraj thotë se në SHBA janë rikuperuar nëpër xhepat e serverëve me back-up dhe proces kibernetik një pjesë e tyre, por nuk dihet sa të rëndësishme janë. Për të ato do bëhen pjesë e dosjes.

“Serverat janë futur në SHBA në një recover me analiza dhe ekspertim shkencor dhe janë gjetur në xhepa të caktuar pamje nga kamera të ndryshme që mund të shërbejnë edhe si prova dhe të formojnë dosjen. Mund të klasifikohen me shpërdorim detyre apo dhënie urdhri për vrasje, pasi të përcaktohen nga veprimi dhe mosveprimi. Pse përdori armët Garda, kjo është çështja!”, thekson ai.

Kurse për Berishën dhe 21 Janarin, avokati mendon se ish-kryeministri është i shqetësuar dhe nuk i shpëton dot përgjegjësisë. Teksa thekson se të gjithë funksionarët e asaj kohe që lidhen me ngjarjen do merren të pandehur.

“Por për të ka probleme të tjera që do vazhdojnë,. Ai është shumë i shqetësuar, flasim ligjërisht. Është përgjegjësi kryesor, kryeministri kur ndodhi ngjarja, kishte në zyrën e vetë komandantin e Gardës, drejtorin e Policisë, ministrin e Brendshëm, nuk mund t’i shmanget 21 Janarit, s’ka shance, është pjesë e asaj ngjarjeje. Por do kalohet edhe te pjesa e opozitës, manipulimi i provave është pjesë tjetër, mosekzekutimi i masave po kështu është pjesë tjetër. personazhet e 21 Janarit, strukturat e asaj kohe ligjzbatuese do merren të pandehur. Është vepër penale nëse nuk ekzekuton vendimin e prokurorit, bie përgjegjësia te drejtori i Policisë së Shtetit, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, kush i fshiu serverat, kush hyri”, thotë juristi.

The post “Pse qëlloi Garda?”, Petraj zbërthen ngjarjen e 21 janarit: Berisha s’i shpëton dot, serverët e fshirë mund të.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Zbardhja e 21 Janarit, sfidë për drejtësinë”/ Avokati Kara: Duhet të ishin bërë më shumë përpjekje për zbardhjen e krimit shtetëror

By: Re Nato
21 January 2025 at 23:44

Avokati Romeo Kara thotë se zbardhja e “21 Janarit”, është sfidë për drejtësinë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se duhet të ishin bërë më shumë përpjekje për zbardhjen e këtij krimi shtetëror.

“Është sfidë e madhe për drejtësinë, por edhe për politikën. Drejtësia duhet të bëjë rolin e saj. Kemi pengmarrje të drejtësisë nga politika, nuk kemi stepje të politikës nga drejtësia. Nga investigimet e mia, edhe proceset e mëdha nuk janë zhvilluar si duhet, të përfshijë të gjithë aktorët. Kur shoh njerëzit në bulevard atje, i themi mazhorancës, respekti kryesor do ishte që gjaku i tyre të respektohej. Hetimet nuk janë bërë, nuk ka pasur vullnet. Duhet të bëhet drejtësi. Mendoj që është mjaft”, theksoi ai./abcnews.al

“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”/ Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

By: Re Nato
21 January 2025 at 23:23

Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit. Zef Brozi thotë se ish kryeministri Sali Berisha, është ariktekti i “21 Janarit”, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Brozi u shpreh se SPAK duhet të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Sipas Brozit, mungesa e drejtësisë për 14 vite, vrasje e dytë për viktimat e “21 Janarit”.

“Fakti se moshetimi i gjithashëm i 21 janarit, është tregues i korrupsionit të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, është turpi dhe dështimi i drejtësisë shqiotare. Do të doja që drejtësia të kishte folur me vendime. Ne flasim sot sepse drejtësia nuk ka folur. SPAK më ka zhgënjyer mua dhe shumë shqiptarë, kur vendosi të mos e pranojë çështjen e “21 Janarit”, vitin e kaluar. Falë Gjykatës së Strasburgut, mori atë vendim dinjitoz. SPAK u ka borxh shqiptarëve për “21 Janarin”. Për aq kohë sa SPAK nuk e ka m,arrë Saliun, qoftë edhe për të dëshmuar, Saliu e di për urdhrin që ka dhënë. Këto janë fakte”, theksoi ai./abcnews.al

21 Janari, Elezi: SPAK duhet të hetojë zinxhirin komandues, kush e dha urdhrin për të qëlluar drejt protestuesve

By: A M
21 January 2025 at 23:00

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi komenton hetimet e SPAK për 21 janarin, ndërsa sipas tij duhet të thirren edhe organizatorët e protestës që nga kryeministria Rama, asokohe lideri i PS në opozitë, deri tek Erion Veliaj. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Elezi thotë se duhet hetuar zinxhiri komandues dhe të zbulohet a ka pasur apo jo urdhër për të qëlluar në drejtim të protestuesve.

“Do jetë e pazbardhur si ngjarje të niveleve të larta. Politikan të niveleve të larta po ti hapen këto gjerat, hapen shumë e shumë gjëra të tjera, kjo është arsyeja që ka një kod të heshtur. Po të ketë disa parametra minimalë të funksionimit të një shteti, ata personat që kanë qenë atë ditë në krye për ruajtjen, kanë protokolle si veprohet.

Merren personat dhe pyeten, nga kush e more urdhrin, po doli zinxhiri i urdhrave. Duhet ndarë ka zinxhir urdhrat, se ata kanë hetimet, ta ndajnë e ta gjejnë. Po ta analizojmë 21 janarin në komponentë. A ka pas mundësi për t’u zbardhur në atë kohë. Tablatet, siç u trajtua situata në atë kohë dhe e dyta për zinxhirin e urdhrave, mund tu referohesh tabulateve, por ato kanë një procedurë se si merren. Janë gjurmë që lihen. Si kanë marrë, po të vërtetojnë komunikime të person të larta. Duhet të merreshin për Ramën, për të gjithë.

Garda s’ka gjuajtur kuturu, s’ka gjuajtur tek ata që u futën te gardhi. Pastaj kam thënë ca janë këta njerëz që gjuajnë e vrasin protestues. Nëse këta duan të bëjnë drejtësi, duhet t’i referohen organizatorëve, duke thirrur Ramën, Veliajn, Tahirin, edhe nga krahun tjetër, duhet thirrur zinxhiri a ka pasur urdhër apo s’ka pasur”, tha Elezi.

❌
❌