Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream
Before yesterdayMain stream

Nuk e braktisi kurrë fshatin/ 69-vjeçari nga Arrëzi i Librazhdit punon tokën dhe kujdeset për ujin

By: Rovena
5 July 2025 at 20:53

Në një kohë kur shumë fshatra në Shqipëri janë shpopulluar, në Arrëz të Librazhdit gjejmë Muhamet Muçën, 69 vjeç, fermerin që vazhdon të punojë tokën si dikur, pa kërkuar ndihmë nga askush. Në mes të vapës përvëluese të korrikut, kur termometri tregon mbi 40 gradë Celsius dhe dëgjohet vetëm gumëzhima e gjinkallave, ne e gjejmë Muhametin duke u kujdesur për kanalin vaditës, një kanal rreth 200-vjeçar.

Edhe pse shumica e banorëve janë larguar në emigracion, përfshirë edhe fëmijët e tij, Muhameti ka zgjedhur të qëndrojë.

Arrëzi, një fshat që dikur njihej për bollëk dhe prodhime bujqësore, furnizonte me grurë qytetin. Vetëm për 6 muaj fshati hante bukë gruri pjesa tjetër ishte bukë misri. Ishin vitet e socializmit, kur planet ishin të detyrueshme dhe mosrealizimi i tyre të nxirrte përpara gjyqit apo të linte pa punë.

Ai ka përshtatur edhe një fuçi për grumbullimin e ujit, për ta shpërndarë më pas në tokë. Kjo është mënyra e tij për të mbijetuar, por edhe për të respektuar tokën që e ka ushqyer gjithmonë.

Muhameti na flet edhe për mullirin e fshatit një mulli shekullor, gurët e të cilit përgatiteshin nga mjeshtër të veçantë në Dragostunjë. Ishte një mulli që furnizonte mbi 300 shtëpi. Sot, vetëm rreth 100 kanë mbetur dhe pjesa më e madhe janë të moshuar.

Por historia e Muhametit nuk përfundon këtu. Ai ka qenë edhe kinooperator. Ka ndjekur shkollën për të përdorur aparatin e projeksionit dhe ka shfaqur filma të realizmit socialist në shtatë fshatra të zonës Arrëz, Babje, Spathar, Dragostunjë, Hotolisht, Vulçan dhe Skroskë. Filmave të asaj kohe i shkonte vetë me projektor në kurriz të kafshës, siç ishte urdhri i kohës që edhe fshati të merrte pjesë në edukimin socialist./abcnews.al

 

 

Dosja Meta-Kryemadhi/ Prova të reja nga SPAK: Shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit …

By: xhir jeta
1 July 2025 at 10:38

SPAK ka zbuluar se çifti Meta-Kryemadhi ka shpenzuar rreth 240 mijë dollarë nga karta e dytë bankare që iu vu në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro amerikan Adrian Shatku.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se për të parë nëse ka patur shpenzime të tjera përmes kësaj karte bankare SPAK ka dërguar letër porosi në shtete të tjera mbi pagesat që janë kryer online.

Nga ana tjetër më herët ish-presidenti Meta ka mohuar të jetë përdorues i kësaj karte bankare duke pretenduar se përdoruese ka qenë ish-bashkeshorta e tij.

Zhvillime nga atentati i Lundrës/ Zbulohet numri i shasisë së motorit të autorëve

By: xhir jeta
16 June 2025 at 15:05

Të tjera detaje kanë dalë nga hetimi që po zhvillohet për plagosjen e 4 personave, mes të cilëve 2 të mitur, më 17 prill në Lundër.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se në mbetjet e motorit të djegur pas krimit në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, janë siguruar të dhëna dhe numri i shasisë.

Zyrtarisht policia i është drejtuar kompanisë “Yamaha” për te marrë të dhënat dhe gjurmuar shitjen e motorit për të rënë në gjurmët e autorëve. Me marrjen e kësaj përgjigje policia shpreson gjurminin në kartotekat e shit blerjeve të motorëve në vend për të zbuluar se kush e ka përdorur dhe se kush e ka shitur.

Po ashtu vijon kryerja e verifikimit të profileve të mbetjeve të ADN-ve që jamë gjetur në disa mbetje tek vendi ku kanë qëndruar autorët./abcnews.al

❌
❌