Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“OSHEE shton investimet në zonat turistike”, Enea Karakaçi: Rrjet i ri energjetik nga Himara në Theth

By: Rovena
9 July 2025 at 14:30

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po zgjeron ndjeshëm investimet në infrastrukturën energjetike përgjatë zonave turistike bregdetare dhe malore të vendit, në funksion të përballimit të fluksit të vizitorëve dhe garantimit të furnizimit pa ndërprerje gjatë sezonit veror.

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në një intervistë për “Money Report” në ABC Neës, njoftoi se vetëm në zonën e Himarës dhe Livadhit po instalohen 12 kabina të reja elektrike, ndërsa po ndërhyhet edhe në Jalë, Dhërmi, Ksamil, Spille dhe Velipojë.

Investimet nuk ndalen as në zonat malore, ku për vitin 2025 parashikohet një projekt i rëndësishëm energjetik që do të shtrihet nga Boga deri në Lëpushë dhe Theth. Sipas Karakaçit, synimi është që infrastruktura energjetike të ecë paralel me zhvillimin e turizmit në vend.

“Jemi duke futur në Himarë dhe zonën e Livadhit 12 kabina elektrike me 20 kilovotsh, që ne të jemi të përgatitur që të mos kemi problematika. Do të fusim edhe kabinat e Jalës në zonën e Himarës, që do të jap cilësinë e furnizimit. Në zonën e Dhërmiut është futur rrjet kabllor nëntokësor. Kemi një linjë të dytë kabllore në Ksamil, që po ashtu i japin një zgjidhje kësaj zone bregdetare. Javës tjetër fusim një linjë tjetër të re dhe në zonën e Spillesës dhe stacioni i Velipojës, një tjetër investimi. Nuk kemi lënë asnjë vend të mënjanuar. Në planin e investimeve për vitin 2025 kemi planifikuar një investim shumë të rëndësishme që prek Bogën e shkon deri në Lëpushë, gjithashtu kërkojmë që t’i japim një zgjidhje edhe zonës së Thethit. Po përpiqemi që të jemi në të njëjtin hap me kohë dhe investimet turistike në vend”, tha Enea Karakaçi./abcnews.al

“Rritet ndjeshëm konsumi i energjisë”, administratori i OSHEE: Turizmi ka sjellë pikun e ngarkesës, një mijë punonjës në terren

By: Rovena
9 July 2025 at 14:26

Gjatë sezonit turistik, Shqipëria përjeton kulmin e konsumit të energjisë elektrike, një fenomen që po shndërrohet në trend të përvitshëm, paralel me rritjen e numrit të vizitorëve dhe temperaturave të larta.

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në një intervistë për “Money Report” në ABC News, theksoi se konsumi gjatë muajve të verës ka arritur në vlera “marramendëse”, duke tejkaluar madje edhe netët festive të fundvitit apo ditët e acarta të janarit.

Përballë kësaj situate, OSHEE ka angazhuar mbi 1 mijë punonjës në terren dhe ka vënë të gjitha strukturat në gatishmëri për të siguruar furnizimin e pandërprerë, veçanërisht në zonat turistike dhe në Tiranë.

“Kemi dy tre vite tashmë që situata e konsumit në Shqipëri ka ndryshuar për shumë shkaqe. Pikun e konsumit konsiderohet nata e Vitit të Ri dhe ditët e ftohta të Janarit. Por, ajo që kemi vënë re është se ne kemi një kulm të konsumit energjik gjatë sezonit turistik.

Ky lloj konsumi zgjat për 2-3 muaj. Janë vlera marramendëse, Ne kemi marrë masat që të gjitha strukturat të jenë në funksion të plotë në territor, një mijë punonjës janë në gatishmëri në terren. Zonat turistike janë ato që kanë konsumin më të lartë, por edhe Tirana, nuk mbetet mbrapa.

Konsumi i lartë dhe temperaturat e larta shkaktojnë një gjendje “depresive” për të gjitha pajisjet elektrike, gjithashtu çdo pajisje e jona vihet në një lloj presioni. Nuk kemi pasur problematika të shtuara, por e rëndësishme është që të ndërhyjmë në kohën e duhur”, tha administratori i OSHEE-së./abcnews.al

A do të frenohen çmimet e apartamenteve? Ekspertja shpjegon sjelljen e tregut: Aktualisht ka një stanacion, por do…

7 July 2025 at 14:31

TIRANË- Ndërtuesit dhe bizneset që operojnë në këtë sektor presin që trendi i çmimeve në sektorin e ndërtimit të ulet në muajt në vijim.

Por ky është perceptimi i përgjithshëm, ndërsa vetë agjentët imobiliarë vërejnë se çmimet aktualisht mund të kenë një lloj stanacioni, por nuk shohin ulje.

Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Dori Krraba, e ftuar në “Money Report” konfirmoi se kërkesa për blerje pasurish të paluajtshme mbetet e lartë.

Ajo theksoi se ka kërkesa nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për blerje në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

“Në fakt, në operoj, gjatë gjithë kohës në treg dhe nuk shoh ulje. Mund të kemi një stanacioni, një rritje. Nuk e shikojmë një ulje të çmimeve në treg. Kërkesa mbetet e lartë, sidomos në gjashtëmujorin e dytë të vitit pasi dhe vera  shton kërkesat për investime në pasuri të paluajtshme. Kemi rritje kërkesave për shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të bërë blerja në Shqipëri”, tha ai.

Ajo theksoi se edhe zonat periferike në Tiranë kanë pësuar rritje çmimesh, për shkak të kërkesës.

“Në unazë janë rritur cimet me ritme të ndjeshëm. Kemi shtrenjtim të çmimeve edhe në zonat në periferi të Tiranës. Edhe qiratë janë në rritje, sepse kjo është një efekt zinxhirë, Nuk kemi ulje çmimesh, por ndoshta stanacion”,  tha ajo.

Po ashtu ekspertja thekson se edhe të huajt po shikojnë bregdetin si zgjedhje e duhur për të bërë investime në prona.

“Polakët, ukrainasit dhe rusët blejnë pasuri më shumë në zonat bregdetare Shumë prej tyre vijnë të jetojnë, por një pjesë e shohin si investim”, tha ajo./abcnews.al

Rriten eksportet me Kosovën/ Rriten eksportet në muajt e parë të këtij viti arrijnë në 28.7 miliardë lekë

4 July 2025 at 14:08

Shtohen shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa janë eleminuar një sërë procedurash si për mallrat edhe për njerëzit.Vetëm në 5 muajt e parë eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën në 28.7 miliardë lekë ose 12.3 miliardë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë .Ministri i Financave, Petrit Malaj  së bashku me ministrin e Financave të Kosovës gjatë një vizite në pikën doganore Morinë-Vermicë konfirmuan angazhimin për të garantuar funksionimin të plotë  24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eleminuar çdo vonesë.

Ministri i financave të Kosovës Hekuran Murati theksoi se lehtësitë sa i përket procedurave dhe ulja e kostove janë ndjerë nga ana e bizneseve dhe tregtarëve, çka ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona.

Dogana Morinë – Vërmicë,ka  përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjetesh  gjatë periudhës Janar-Maj 2025. / abcnews.al

BSH ul normën e interesit/ Nunaj: Vendimarrja ul kostot e kredive në lekë. Bizneset me kredi do të kenë përfitime

3 July 2025 at 14:25

Banka e Shqiperise ka vendosur uljen e normes baze te interesit ne 2.5 perqind. Nga vendimi do të përfitojnë qytetarët që kanë ose marrin ne banka kredi në lekë, të cilët do të paguajnë tashmë keste me te lira.

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj komentoi për ‘Money Report’ këtë vendim duke e quajtur si një vendim të paparashikueshëm i cili erdhi si rezultat i vendimarrjes së Bankës Europiane. Më tej, Nunaj tha se kjo normë do të ulë kostot e kredive në lekë, cka do të sjelli më shumë para për xhepat e qytetarëve dhe bizneseve.

“Ishte një vendim që nuk ishte lajmëruar më parë, por kur Banka Europiane mori këtë vendim edhe BSH reagoi. Ishte një vendimarrje e pritshme në kohë.

Kjo vendimarrje e lehtëson ekonominë, është vendimarrje ndihmuese dhe lidhet me uljen e kostos së kredive, më shumë para do të mbeten në xhepat e tyre. Dhe bizneset që kanë marrë kredi do të kenë një situatë më të mirë. Norma është 0.25 për qind, efekti në ekonomi është që do të ulin kostot e kredisë dhe përfitimet e depozitave. Përfituesit kryesorë janë bankat e nivelit të dytë.

Penalizohen qytetarët që kanë depozita në lekë. Efekti i krizave aktuale globale janë një efekt indirekt në Shqipëri sepse nuk kemi një volum tregtar, përveç luftës në Ukrainë që pati një ndikim indirekt.” / abcnews.al

Përplasja mes Izraelit dhe Iranit/ Civici: Pasoja të forta në ekonominë globale, ja si do ndikohej Shqipëria!

24 June 2025 at 14:41

TIRANË- Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, por dhe ndërhyrja e SHBA duke bombarduar objektet bërthamore në Teharan shkundën tregjet botërore. Nga kjo situatë  konflikti u përfol për mbylljen e ngushticë së Hormuzit, një rrugë detare në të cilën qarkullojnë rreth 30% e sasisë së naftës në mbarë botën.

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici tha në “Money Report” se nëse Irani do ta mbyllte këtë rrugë të tregtisë së naftës pasojat do ishin shumë të mëdha. Nga kjo shtoi eksperti do të prekeshin industritë e vendeve të zhvilluara si SHBA, Kina, India, por edhe vendet e tjera që kanë lidhje direkt apo indirekte me nevojën për naftë.

“Kriza e tanishme, që ishte e izoluar, ky konflikt ishte i izoluar në rripin e Gazës dhe deri diku edhe me Libani, tregjet ishin më të përmbajtura. Shpërthimi i konfliktit me Iranin, natyrisht që shkaktoi shumë reagime dhe në këto dy javë kemi patur skenarë negativë që përfliteshin se do ndodhin nëse kriza do përshkallëzohej.

Në një ngushticë e tillë [Ngushtica e Hormuzit] ku kalon 30% e sasisë botërore të naftës dhe gazit kjo do ishte një dëm shumë i madh për ekonomitë e mbarë vendeve të botës, sidomos për vendet e mëdha si SHBA, Kinën dhe Indinë dhe të gjitha vendet që lidhin direkt apo indirekt me këto rrugë të lidhjes së naftës.

Do përballeshin dhe mungesë të naftës duke shkuar pastaj në efekt zinxhirë, nga rritja e inflacionit, goditjet ekonomikë dhe financiare dhe me radhë. Ky vendim ekstrem i Iranit nuk ka gjasa që mund të ndodhë.

Bursat para 2-3 ditësh dhanë shenjat nervozizmi dhe të reagojnë negativisht, por dje pasdite mori disa sinjale më inkurajuese dhe sot bursat janë më të qetë, si bursat aziatike, evropiane dhe ato amerikane. Çmimi i naftës si bruto ashtu dhe i përpunuar nuk po japin shenja rritjeje në vijimësi.”, tha ai

Ai theksoi se nga ky konflikt do prekej edhe Shqipëria, sidomos te shkalla e inflacionit.

“Fakti që kjo krizë në Lindjen e Mesme, vjen pas krizës në Ukrainë, ku shumë vende kanë ndërmarrë embargo ndaj gazit dhe naftës ruse, mbështetje më e madhe ka qenë te vendet e Gjirit. Te ne do kishte efekte edhe në nivelin e inflacionit”, tha ai./abcnews.al

Konflikti Iran-Izrael dhe impakti ekonomik/ Eksperti: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do trondiste tregjet

23 June 2025 at 14:35

TIRANË- Konflikti mes Izraelit dhe Iranit vijon prej ditësh, ndërsa janë rritur shqetësimet se Teherani si masë reaguese ndaj bombardimeve të SHBA mbi centralet bërthamore, të marrë hapin tjetër siç është plani për mbylljen e ngushticës së Hormuzit.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë dhe mbyllja e saj do trondiste tregjet.

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i ftuar në “Money Report” tha se efekti i parë  i këtij veprimi është rritja e çmimit të naftës.

Ai theksoi se humbësi më i madh në këtë përplasje të ashpër është konsumatori, i cili do vijojë të paguajë më shtrenjtë seç e ka paguar.

“Efekti i parë është çmimi i naftës dhe nënproduktet e saj. Ka ndikime mbi tregjet. Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do të të ndikonte në rritjen e çmimit të naftës. Ai që humb mbi të gjitha është konsumatori, pra jemi ne. Qoftë Shqipëria, por edhe Kosova, importojmë çdo litër naftë që përdorim në makina dhe në industri. Nuk kemi kapacitet rafinues. Çdo lëvizje në tregjet ndërkombëtare, menjëherë do të reflektonte. Do godiste industrinë, kjo do ndikojë tek punëtorët. Ne importojmë produkte të shportës, edhe këto ushqime të shportës me kalimin e kohës do vijojë të rritet”, tha ai.

Ai theksoi se në të tilla situata krize, qeveritë e vendeve respektive duhet të aplikojnë masa mbrojtëse ndaj konsumatorëve dhe për këtë duhet të hartojnë strategji të posaçme.

“Një monitorim ndaj sektorëve që përmenda, qoftë te ushqimet e shportës, importet dhe duhet diversifikim burimeve të mallrave nga i marrim. Ne jemi varka të vogla, mund të fundosemi shpejt, por edhe mund t’ia dalim. Duhet të jetë një plan emergjence për sigurinë ekonomike dhe energjetike, me qëllim që mos të kemi dëme të mëdha te konsumatorët”, tha ai.

Referuar situatës globale, eksperti Sefa theksoi se çmimi i naftës në bursë mund të tejkalojë mbi 100 dollarë për fuçi dhe kjo luhatje do shkaktojë rritje çmimesh.

“Mbi 100 dollarë për fuçi, mund të shkojë deri në 120 dollarë për fuçi, por edhe kjo do varet për sa kohë do të vijojë ky konflikt”, theksoi ai./abcnews.al

 

❌
❌