Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 August 2025Main stream

Korriku i këtij viti ndër më të nxehtit/ Ngrohja globale në rritje, çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

By: V K
7 August 2025 at 09:41

Korriku i vitit 2025, u rendit si muaji i tretë më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Tokë për këtë muaj, sipas të dhënave më të fundit të shërbimit evropian Copernicus për Ndryshimet Klimatike.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike, vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në profilin termik të planetit, duke sjellë pasoja shqetësuese në shkallë globale.

Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit për Ndryshimet Klimatike pranë Copernicus (C3S), deklaroi:

“Dy vite pas muajit qershor më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, seria e rekordeve globale të temperaturës është ndërprerë për momentin. Por kjo nuk do të thotë se ndryshimet klimatike kanë përfunduar”.

Sipas raportit, korriku i këtij viti pati një rënie të lehtë të temperaturës mesatare globale, por gjithsesi mbeti 1.25°C më i ngrohtë krahasuar me mesataren e periudhës para-industriale (1850–1900).

Ky devijim konsiderohet alarmant, pasi afrohet me kufirin 1.5°C të vendosur në Marrëveshjen e Parisit, një prag që është tejkaluar vazhdimisht gjatë 24 muajve të fundit.

Për pasojë, korriku 2025 vijon të jetë një nga tre muajt më të nxehtë të korrikut të regjistruar ndonjëherë, duke rikonfirmuar trendin ngjitës të temperaturave globale.

Ekspertët paralajmërojnë se rritja mesatare e temperaturës, sado e vogël të duket, ka fuqinë të nxisë fenomene ekstreme dhe të rrezikshme, si: stuhi të forta, valë të të nxehtit, thatësira dhe dukuri të tjera ekstreme të motit, shpesh me pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin.

The post Korriku i këtij viti ndër më të nxehtit/ Ngrohja globale në rritje, çfarë paralajmërojnë shkencëtarët appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Balla në Simpoziumin e Symit në Greqi: Sfidat globale po vënë në provë vlerat demokratike

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mori pjesë në edicionin e 27-të të Simpoziumit të Symit, me ftesë të veçantë nga ish-kryeministri grek Jorgo Papandreu.

Simpoziumi i Sym-it, i zhvilluar këtë vit në Skiathos të Greqisë dhe organizuar nga Fondacioni “Andreas Papandreu”, nën kujdesin e ish-kryeministrit grek Jorgo Papandreu, bëri bashkë liderë politikë, ministra, ambasadorë, akademikë dhe përfaqësues të shquar të shoqërisë civile.

Me temën “Paradoksi i Pandorës: Zbulimi i Shpresës në një Botë të Trazuar”, diskutantët folën mbi sfidat me të cilat përballen demokracitë dhe shoqëritë moderne, si dhe rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme.

“Gjatë simpoziumit u trajtuan sfidat globale që vazhdojnë të vënë në provë vlerat demokratike, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe qëndrueshmërinë e shoqërive tona. Njëkohësisht, diskutimet dhe bisedat u fokusuan tek mundësitë dhe rrugët drejt shpresës që lindin mes kësaj situate globale të trazuar,” shkruan Balla në një postim në rrjete sociale.

Ministri foli në panelin “Ujëra të Trazuar, Brigje të Përbashkëta: Pushtet, Konflikt dhe Mundësi në Mesdhe”, përkrah figurave të njohura ndërkombëtare si ish-kryeministri i Tunizisë Mehdi Jomaa, ish-sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Amr Moussa, ish-zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov, profesori i Universitetit George Washington Harris Mylonas, drejtori i Programit për Turqinë në Institutin e Uashingtonit Soner Cagaptay dhe eksperti i FMN-së Yahia Said nga London School of Economics.

Diskutimet në këtë panel u përqendruan në rolin e Mesdheut në një kohë konfliktesh dhe pasigurie, si dhe mbi nevojën për bashkëpunim rajonal për përballimin e sfidave të përbashkëta.

Prej më shumë se një çerek shekulli, Simpoziumi i Symit është kthyer në një pikëtakim unik për ide, reflektim dhe veprim konkret, që kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e drejtësisë sociale, paqes dhe demokracisë në mbarë botën.

1 nga 3

The post Balla në Simpoziumin e Symit në Greqi: Sfidat globale po vënë në provë vlerat demokratike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Planeti ynë po ngrohet”/ Efektet e ngrohjes globale, flet astrofizikantja: Klima po ndryshon në një drejtim dramatik

3 July 2025 at 20:51

Astrofizikantja, Mimoza Hafizi e ftuar në një intervistë televizive u shpreh se planeti ynë po ngrohet dhe se klima po ndryshon në një drejtim të padëshiruar.

Mimoza Hafizi:

Këto janë shfaqjet më alamante të një situate që dihet prej kohësh. Që planeti ynë po ngrohet, klima po ndryshon në një drejtim të padëshiruar edhe dramatik.

Sidomos këto shfaqje të cilat prekin miliona e miliarda njerëz në të njëjtën kohë, janë këmbana të cilat mendoj se Toka po na i dërgon për të na bërë më të ndërgjegjshëm për mënyrën se si po sillemi me të.

Është detyra e secilit prej nesh të ndihmojë në këtë ndërgjegjësim të publikut në formësimin të themi të një koshience kolektive që ne duhet të reagojmë, të ndryshojmë në mënyrë që e ardhmja të jetë e mirë për pasardhësit tanë.

Shkenca ka treguar që Toka po ngrohet, kjo është një fakt i cili nuk mund të anashkalohet. Gjithçka tregon se temperatura e Tokës, temperatura mesatare e Tokës po rritet në mënyrë të vazhdueshme.

Planetit Tokë dhe as njerëzimit nuk i ka ndodhur ndonjëherë të jetë në situata të tilla. Kjo është një sfidë e panjohur për njerëzit.

The post “Planeti ynë po ngrohet”/ Efektet e ngrohjes globale, flet astrofizikantja: Klima po ndryshon në një drejtim dramatik appeared first on Sot News | Lajme.

Alaska dhe Mesdheu përballen me temperatura ekstreme, ngrohja globale rritet me ritme alarmante

By: Rovena
2 July 2025 at 18:03

Alaska po përballet me një ngrohje të jashtëzakonshme, duke shënuar temperatura që janë 3 herë më të larta se mesatarja globale. Kjo ka bërë që termometri në veriun ekstrem të arrijë për herë të parë shifra mbi 30 gradë Celsius, një fenomen i paimagjinueshëm deri tani për këtë zonë. Ndërkohë, në rajonin e Mesdheut, temperatura e ujërave ka kaluar 20 gradë Celsius gjatë muajit qershor, duke konfirmuar një valë të nxehtë që ka përfshirë shumë pjesë të botës.

Për Alaska, ky është një moment kritik. Autoritetet kanë shpallur alarmin për herë të parë për motin e jashtëzakonshëm, pasi temperaturat e larta po krijojnë vështirësi të shumta. Banesat dhe infrastruktura janë projektuar për të përballuar një klimë të ftohtë dhe nuk janë të përshtatshme për nxehtësinë ekstreme që po mbërthen rajonin. Më shumë se kaq, shumica e shtëpive në Alaska nuk kanë sisteme ajri të kondicionuar, por vetëm ngrohës, gjë që e bën përballimin e këtyre temperaturave edhe më të vështirë.

Ndërkohë, sipas satelitëve të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), të dhënat imazherike dhe fotografitë tregojnë një Mesdhe të përfshirë nga një valë e nxehtë. Temperatura e ujërave ka kaluar 20 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone të tokës janë arritur vlera deri në 50 gradë Celsius. Këto temperatura rekord po krijojnë pasiguri dhe pasoja të ndjeshme për mjedisin dhe jetën e përditshme.

Ky ngrohje ekstreme në Alaska dhe Mesdhe, veçanërisht në muajin qershor, është një shqetësim i madh për shkencëtarët dhe autoritetet, pasi ndodhitë e tilla mund të bëhen gjithnjë e më të zakonshme në të ardhmen, duke pasur parasysh ritmin e shpejtë të ngrohjes globale./abcnews.al

“S’ka më peshq në det” – Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri

2 July 2025 at 12:57

Evropa po përvëlohet nën valën e parë të nxehtësisë së kësaj vere, dhe Shqipëria nuk përbën përjashtim. Por vapa është vetëm pjesa e dukshme e problemit; temperaturat e detit po rriten gjithashtu.

Në një reportazh të gjatë për vendin tonë, AFP nënvizon rrezikun e heshtur që buron nga kjo situatë. Peshkatarë si Viktor Kocaj kanë jetuar pranë detit ashtu siç kanë bërë breza të tërë përpara tij. Por tani, 56-vjeçari druhet se mënyrës së tij të jetesës në Gjirin e Vlorës po i vjen fundi, me ujërat që po ngrohen duke ia pakësuar çdo vit sasinë e peshkut të kapur.

“Në Gjirin e Vlorës, rezervat e peshkut kanë rënë me të paktën 70%. Po, 70%. Kam edhe miq që peshkojnë në anën tjetër të Karaburunit që e konfirmojnë këtë. Është një fakt që po i vë në vështirësi edhe anijet e mëdha të peshkimit të flotës detare. Rezervat e peshkut janë në rënie”, shprehet peshkatari.

Deri në fund të qershorit, uji i detit në brigjet shqiptare kishte mbërritur 25.5 gradë celsius, 1.5 gradë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Baci Dyrmishi, kreu i shoqatës së peshkimit detar në gjirin detar thotë: “Ndryshimi i klimës ka pasur efekte shkatërruese: temperaturat ndonjëherë i tejkalojnë parashikimet, ujërat mbinxehen dhe është e vështirë të gjesh peshk. Rënia është e dukshme. Ndonjëherë, thjesht nuk dalim më për peshkim sepse nuk ka peshk në det.”

Një pjesë të mirë të fajti për këtë situatë, ekspertët e gjejnë tek ngrohja globale.

“Ndryshimi i klimës është një faktor kryesor në rënien e popullatave të peshqve, veçanërisht në det. Ai ka çuar gjithashtu në ndryshime fizike në madhësinë e peshqve, si dhe në një rënie të numrit të specieve të peshqve, shumë prej të cilave po përjetojnë një rënie të shpejtë ose janë zhdukur plotësisht”, thotë studiues i biodiversitetit, Nexhip Hysolokaj. /Tch/

The post “S’ka më peshq në det” – Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mes luftërave globale, gratë afgane druajnë se harrohen nga Perëndimi

By: user7
28 June 2025 at 12:55

Që nga rikthimi i talibanëve në pushtet gati katër vjet më parë, shumica e grave i kanë humbur vendet e punës, për shkak të ndalimeve dhe kufizimeve të ashpra të lirive të tyre. Ameena është ndër të paktat që punon ende.

Por, tani, ajo dhe pak gra të tjera si ajo, kanë një shqetësim tjetër – se luftërat, si ato në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe ndryshimet e politikave të jashtme të vendeve perëndimore, do ta përkeqësojnë edhe më tej gjendjen e rëndë të të drejtave të grave në Afganistan, nën sundimin e talibanëve.

“Talibanët po ia dalin mbanë me shtypjen e tyre ndaj nesh, sepse e dinë se Afganistani nuk është më prioritet për bashkësinë ndërkombëtare”, thotë Ameena.

Ameena – emri i së cilës është ndryshuar për shkak të shqetësimeve për sigurinë – thotë se puna në një medium privat është jetike për “mbijetesën e saj si financiare, ashtu edhe mendore”. Paga e saj prej rreth 170 dollarësh në muaj nuk e ndihmon vetëm të sigurojë ushqim për prindërit dhe familjen e saj.

“Të kesh mundësi të punosh, për mua është shumë më tepër se paratë: i jep kuptim jetës sime, ndiej se po bëj diçka me jetën time. Do të çmendesha po të detyrohesha të rrija e mbyllur mes katër mureve të shtëpisë, ashtu si shumica e grave në vendin tim sot”, thotë 25-vjeçarja për Radion Evropa e Lirë.

Por, Ameena ka frikë se “laku po shtrëngohet edhe më shumë” rreth lirisë së grave në Afganistan, sidomos jashtë Kabulit. Sipas saj, talibanët po i kufizojnë edhe më tepër të drejtat e grave, duke ua mohuar ato që i kishin fituar gjatë 20 vjetëve të qeverisë së mbështetur nga Perëndimi, përpara se ajo të rrëzohej në gusht të vitit 2021. Edhe pse talibanët premtuan se do të krijonin një qeveri gjithëpërfshirëse, do t’i respektonin të drejtat themelore të njeriut dhe do të ndalonin që Afganistani të përdorej si bazë për grupet ekstremiste ndërkombëtare, ata nuk i përmbushën këto premtime.

Regjimi i ashpër islamist ka ndaluar në mënyrë sistematike qasjen e grave dhe vajzave afgane në arsim, punësim dhe lëvizje të lirë, duke i ndaluar të mbajnë edhe role të rëndësishme në qeveri ose shoqëri. OKB-ja e ka dënuar trajtimin e grave afgane nga talibanët si “aparteid gjinor” dhe ka nxjerrë në pah zhdukjen sistematike të tyre nga jeta publike dhe dënimet e rënda për rezistencën.

Në një raport të publikuar muajin e kaluar, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) dokumentoi diskriminimin e vazhdueshëm dhe të gjerë ndaj grave dhe theksoi se Ministria për Përhapjen e Virtyteve dhe Parandalimin e Veseve ka zbatuar ligje të rrepta të moralit, të miratuara nga udhëheqësi suprem shpirtëror, Haibatullah Akhundzada, në vitin 2024.

Urdhërarrestet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Ligjet e moralit të talibanëve, mes tjerash, i ndalojnë gratë të flasin ose t’i tregojnë fytyrat e tyre në publik, të shkojnë në parqe publike dhe argëtuese, si dhe të udhëtojnë ose të hanë jashtë pa një kujdestar mashkull. Palestrat dhe sallonet e bukurisë për gra janë mbyllur në të gjithë vendin.

Më herët këtë vit, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarreste për Akhundzadën dhe kryetarin e Gjykatës Supreme të talibanëve, Abdul Hakim Haqqani, duke i akuzuar për persekutimin e grave. Qeverisja e talibanëve i ka hedhur poshtë urdhërarrestet, ashtu si edhe dënimet e OKB-së për politikat e tyre kufizuese mbi të drejtat e grave.

Shkaku kryesor i shkeljeve të të drejtave të grave në Afganistan mbeten politikat shtypëse të talibanëve, por konfliktet në botë dhe ndryshimet në prioritetet ndërkombëtare janë duke e vështirësuar edhe më shumë situatën për gratë afgane.

Mbajtja në fokus e të drejtave të grave

Vendimi i fundit i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të reduktuar ndjeshëm programin e saj të ndihmave, USAID, është një nga këto ndryshime. Sipas grupit avokues OneAid, kjo masë do t’i kushtojë Afganistanit më shumë se 500 milionë dollarë ndihma, që nuk do të arrijnë në këtë vend.

“Duket sikur Afganistani dhe problemet e tij, përfshirë edhe të drejtat e grave, janë harruar nga Perëndimi”, thotë Rahila Yousofi, gazetare e pavarur afgane, e cila së voni ka lënë Kabulin dhe është larguar në Pakistanin fqinj.

“Afganistani po largohet gjithnjë e më shumë nga radari, për shkak të konflikteve të reja, si ato në Iran dhe në Gazë. Shtetet perëndimore, gjithashtu, po përqendrohen më shumë te çështjet e tyre të brendshme, natyrisht”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. Ndërsa vëmendja e botës po shpërndahet, shumë aktiviste për të drejtat e grave në Afganistan po punojnë edhe më shumë për t’i mbajtur këto çështje në fokusin ndërkombëtar.

Fawzia Koofi, ish-anëtare e parlamentit dhe themeluese e grupit Gratë për Afganistanin, është një nga aktivistet që punon me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe grupe të të drejtave të njeriut, për të dokumentuar “shkeljet e rënda të vazhdueshme” të të drejtave të grave në Afganistan.

Koofi u bën thirrje qeverive perëndimore që të mos braktisin Afganistanin dhe gratë e tij, duke thënë se “një veprim i tillë do të ishte gabim, për të cilin mund të pendohen më vonë”.

“Ndikimi” te talibanët

Pavarësisht varfërisë së thellë që ka përfshirë Afganistanin, Qeveria e talibanëve nuk pranon që ndihmat e Perëndimit të kushtëzohen me respektimin e të drejtave të grave dhe pakicave etnike. Në vend se me Perëndimin, autoritetet talibane në Kabul po bashkëpunojnë me vende si Kina, Rusia dhe shtetet e Azisë Qendrore, që nuk u kushtojnë shumë rëndësi të drejtave të njeriut.

Këto vende kanë krijuar marrëdhënie tregtare, ekonomike dhe politike me Qeverinë e talibanëve, e cila nuk është njohur zyrtarisht nga asnjë vend në botë.

“Perëndimi ka ende ndikim të madh mbi talibanët”, thotë Yousofi.

“Talibanët janë të dëshpëruar për t’u njohur ndërkombëtarisht. Perëndimi nuk duhet t’i japë legjitimitet Qeverisë talibane nëse ajo vazhdon t’i injorojë ankesat e popullit të Afganistanit”,përfundon ajo./REL

The post Mes luftërave globale, gratë afgane druajnë se harrohen nga Perëndimi appeared first on Lapsi.al.

Përplasja mes Izraelit dhe Iranit/ Civici: Pasoja të forta në ekonominë globale, ja si do ndikohej Shqipëria!

24 June 2025 at 14:41

TIRANË- Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, por dhe ndërhyrja e SHBA duke bombarduar objektet bërthamore në Teharan shkundën tregjet botërore. Nga kjo situatë  konflikti u përfol për mbylljen e ngushticë së Hormuzit, një rrugë detare në të cilën qarkullojnë rreth 30% e sasisë së naftës në mbarë botën.

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici tha në “Money Report” se nëse Irani do ta mbyllte këtë rrugë të tregtisë së naftës pasojat do ishin shumë të mëdha. Nga kjo shtoi eksperti do të prekeshin industritë e vendeve të zhvilluara si SHBA, Kina, India, por edhe vendet e tjera që kanë lidhje direkt apo indirekte me nevojën për naftë.

“Kriza e tanishme, që ishte e izoluar, ky konflikt ishte i izoluar në rripin e Gazës dhe deri diku edhe me Libani, tregjet ishin më të përmbajtura. Shpërthimi i konfliktit me Iranin, natyrisht që shkaktoi shumë reagime dhe në këto dy javë kemi patur skenarë negativë që përfliteshin se do ndodhin nëse kriza do përshkallëzohej.

Në një ngushticë e tillë [Ngushtica e Hormuzit] ku kalon 30% e sasisë botërore të naftës dhe gazit kjo do ishte një dëm shumë i madh për ekonomitë e mbarë vendeve të botës, sidomos për vendet e mëdha si SHBA, Kinën dhe Indinë dhe të gjitha vendet që lidhin direkt apo indirekt me këto rrugë të lidhjes së naftës.

Do përballeshin dhe mungesë të naftës duke shkuar pastaj në efekt zinxhirë, nga rritja e inflacionit, goditjet ekonomikë dhe financiare dhe me radhë. Ky vendim ekstrem i Iranit nuk ka gjasa që mund të ndodhë.

Bursat para 2-3 ditësh dhanë shenjat nervozizmi dhe të reagojnë negativisht, por dje pasdite mori disa sinjale më inkurajuese dhe sot bursat janë më të qetë, si bursat aziatike, evropiane dhe ato amerikane. Çmimi i naftës si bruto ashtu dhe i përpunuar nuk po japin shenja rritjeje në vijimësi.”, tha ai

Ai theksoi se nga ky konflikt do prekej edhe Shqipëria, sidomos te shkalla e inflacionit.

“Fakti që kjo krizë në Lindjen e Mesme, vjen pas krizës në Ukrainë, ku shumë vende kanë ndërmarrë embargo ndaj gazit dhe naftës ruse, mbështetje më e madhe ka qenë te vendet e Gjirit. Te ne do kishte efekte edhe në nivelin e inflacionit”, tha ai./abcnews.al

Burimet e pasigurisë ekonomike globale

23 June 2025 at 15:12

Rritja e fundit e yield-eve të obligacioneve qeveritare i ka detyruar drejtuesit e bizneseve dhe investitorët në mbarë botën të përballen me një pyetje kritike: A duhet që korporatat të marrin borxhe me normat aktuale të interesit përpara se ato të rriten më tej? Njëkohësisht, kostoja më e lartë e kapitalit dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme […]

The post Burimet e pasigurisë ekonomike globale appeared first on Reporter.al.

Ndryshime të ndjeshme të temperaturave/ Ja nga cili fenomen është prekur Shqipëria

21 June 2025 at 11:53

“Ndryshimet më të mëdha janë gjatë stinës së verës. Korriku ka një rritje me 2.8 gradë dhe rritja më e theksuar muaji gusht me 3.2 gradë celcius, ku në të shkuarën ka qenë korriku muaji më i nxehtë dhe tani është gushti.”, tha Petrit Zorba.

Në tetë vitet e fundit Shqipëria ka pësuar ndryshime të ndjeshme të temperaturave. Ndryshimet klimatike kanë krijuar një hartë të re turistike në Evropë dhe një rikonceptim të sezoneve në destinacionet turistike. Rezultatet e një studimi nga Departamenti i Meteorologjisë në Institutin e Gjeoshkencave tregojnë qartë se Shqipëria ofron kushte klimatike të favorshme për turizëm jo vetëm gjatë muajve të verës, siç ka qenë perceptimi tradicional, por në shumë zona dhe gjatë pjesës më të madhe të vitit.

“Pranvera dhe vjeshta si stinët tranzitore janë më të favorshme. Sot tendenca është që të gjithë te blejnë një shtëpi në plazh, kush e kap në kohë do ishte mirë të synojë shtëpi në mal.”

Në Shqipëri aktualisht sezoni turistik është i përqendruar në vijën bregdetare. Por në përshtatje edhe me ndryshimin e kushteve klimatike, objektivat vitet e fundit janë drejt turizmit gjithë vjetor që nuk lidhet domosdomërisht vetëm me plazhet.

“Në të ardhmen do të ketë nje rritje gjithnjë dhe më të madhe të grupeve turistike që preferojnë zonat malore. Me ngritjen në lartësi, temperaturat janë gjithnjë më të ulëta dhe kushtet e jetesës janë më të përshtatshme.”

Dimri i butë me temperatura të ngrohta nuk po krijon kushtet e përshtatshme për sporte dimërore. Por siç thekson profesor Petrit Zorba kjo nuk ka vetëm elementë negativë, pasi me këto kushte të tjera atmosferike, zonat malore që dikur bllokohehsin gjatë nga bora, tashmë janë të hapura për të shfrytëzuar turizmin.

“Sa i takon sporteve malore, borës është elementi i vetëm që ka një lloj mungese, nuk do jetë më pozitiv për sportet dimërore. Janë disa tregues që e faktojnë, performmnca që ofron klima për punë mendore dhe fizike është nga më të mirat në shkallë.”

Janari mbetet muaji më pak i preferuar për turizëm në Shqipëri, në zonat malore. Ndërsa ndryshimet klimatike janë tashmë një realitet i ri. Projeksionet tregojnë se prilli do të jetë muaji me rritjen më të madhe të aktivitetit turistik, ndërsa korriku do të shënojë rënie. Kështu pranvera dhe vjeshta do të kthehen në sezonët e reja të preferuara për tursitët.

The post Ndryshime të ndjeshme të temperaturave/ Ja nga cili fenomen është prekur Shqipëria appeared first on Sot News | Lajme.

Temperatura globale në rritje, nxehtësia në Tokë drejt një tjetër rekordi

By: Besnik
28 May 2025 at 19:51

Planeti Tokë pritet të thyejë një tjetër rekord vjetor të temperaturës më të lartë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Paralajmërimi vjen nga një parashikim pesëvjeçar i publikuar të mërkurën nga Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) dhe Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas këtij raporti, janë kryer rreth 200 simulime kompjuterike nga 10 qendra shkencore ndërkombëtare, të cilat tregojnë se temperaturat mesatare globale pritet të rriten me 1.5 deri në 2 gradë Celsius në periudhën 2025–2030.

Dhjetë vite më parë, të njëjtat ekipe shkencore kishin parashikuar se temperaturat do ta kalonin pragun kritik prej 1.5°C rreth viteve 2020. Parashikimi i parë konkret u publikua vitin e kaluar.

Ekspertët shpjegojnë se një rritje mbi 1.5°C e temperaturës globale mesatare përkthehet në më shumë mot ekstrem, përfshirë uragane më të fuqishme, reshje intensive dhe thatësira të zgjatura.

Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 kishte si synim frenimin e kësaj rritjeje nga vendet me industri të zhvilluar, por pas një dekade, objektivat e saj mbeten të paarritura dhe shumë ekspertë e konsiderojnë atë tashmë si të dështuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Temperatura globale në rritje, nxehtësia në Tokë drejt një tjetër rekordi appeared first on Euronews Albania.

Ka vend për panik? Ekspertët parashikojnë ngrohje globale të paprecedentë në 5 vitet e ardhshme

28 May 2025 at 17:26

Përgatituni për disa vite me nxehtësi edhe më rekordthyese që e shtyn Tokën drejt ekstremeve më vdekjeprurëse, më të zjarrta dhe më të pakëndshme, parashikojnë dy nga agjencitë më të mira të motit në botë.

Ka një shans prej 80% që bota të thyejë një tjetër rekord vjetor të temperaturës në pesë vitet e ardhshme, dhe është edhe më e mundshme që bota të tejkalojë përsëri pragun ndërkombëtar të temperaturës të vendosur 10 vjet më parë, sipas një parashikimi pesëvjeçar të publikuar të mërkurën nga Organizata Botërore Meteorologjike dhe Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar.

“Temperaturat mesatare globale më të larta mund të duken abstrakte, por në jetën reale përkthehen në një shans më të lartë për mot ekstrem: uragane më të forta, reshje më të forta, thatësira”, tha shkencëtarja e klimës në Universitetin Cornell, Natalie Mahowald, e cila nuk ishte pjesë e llogaritjeve, por tha se ato kishin kuptim.

Me çdo të dhjetën e një grade që bota ngrohet nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, “ne do të përjetojmë ngjarje me frekuencë më të lartë dhe më ekstreme (veçanërisht valë të nxehti, por edhe thatësira, përmbytje, zjarre dhe uragane/tajfune të përforcuara nga njeriu)”, i dërgoi me email Johan Rockstrom, drejtor i Institutit të Potsdamit për Kërkime mbi Ndikimin e Klimës në Gjermani. Ai nuk ishte pjesë e hulumtimit.

Për herë të parë ekziston gjithashtu një shans – megjithëse i vogël – që para fundit të dekadës, temperatura vjetore e botës të kalojë objektivin e marrëveshjes së klimës së Parisit për kufizimin e ngrohjes në 1.5 gradë Celsius dhe të arrijë një nivel më alarmues prej 2 gradë Celsius ngrohjeje që nga mesi i viteve 1800, thanë të dy agjencitë.

Ka një shans prej 86% që një nga pesë vitet e ardhshme të kalojë 1.5 gradë dhe një shans prej 70%, që pesë vitet në tërësi të jenë mesatarisht më shumë se ky moment historik global, menduan ata.

Projeksionet vijnë nga më shumë se 200 parashikime duke përdorur simulime kompjuterike të drejtuara nga 10 qendra globale shkencëtarësh.

Dhjetë vjet më parë, të njëjtat ekipe menduan se kishte një shans të ngjashëm të largët – rreth 1 përqind – që një nga vitet e ardhshme do të tejkalonte atë prag kritik prej 1.5 gradësh. Pastaj ndodhi vitin e kaluar.

Këtë vit, një temperaturë 2 gradë Celsius mbi vitin para-industrial hyn në ekuacion në një mënyrë të ngjashme, diçka që shefi i parashikimeve afatgjate të Zyrës Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar, Adam Scaife, dhe shkencëtari i shkencës Leon Hermanson e quajtën “tronditëse”.

“Nuk është diçka që askush nuk dëshiron ta shohë, por kjo është ajo që shkenca po na thotë”, tha Hermanson.

Dy gradë ngrohje është pragu dytësor, ai që konsiderohet më pak i prirur të thyhet, i vendosur nga marrëveshja e Parisit e vitit 2015.

Teknikisht, edhe pse viti 2024 ishte 1.5 gradë Celsius më i ngrohtë se kohërat para-industriale, pragu i marrëveshjes së klimës së Parisit është për një periudhë kohore 20-vjeçare, kështu që nuk është tejkaluar. Duke marrë parasysh 10 vitet e fundit dhe duke parashikuar 10 vitet e ardhshme, bota tani është ndoshta rreth 1.4 gradë Celsius më e nxehtë që nga mesi i viteve 1800, vlerësoi drejtori i shërbimeve klimatike të Organizatës Botërore Meteorologjike, Chris Hewitt.

“Me pesë vitet e ardhshme që parashikohen të jenë mesatarisht më shumë se 1.5 gradë Celsius më të ngrohta se nivelet para-industriale, kjo do t’i vërë më shumë njerëz se kurrë në rrezik nga valë të rënda të nxehtësisë, duke sjellë më shumë vdekje dhe ndikime të rënda shëndetësore, përveç nëse njerëzit mund të mbrohen më mirë nga efektet e nxehtësisë. Gjithashtu, mund të presim zjarre më të rënda ndërsa atmosfera më e nxehtë than peizazhin”, tha Richard Betts, kreu i hulumtimit të ndikimeve klimatike në Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar dhe profesor në Universitetin e Exeter.

Akulli në Arktik – i cili do të vazhdojë të ngrohet 3.5 herë më shpejt se pjesa tjetër e botës – do të shkrihet dhe detet do të rriten më shpejt, tha Hewitt.

Ajo që tenton të ndodhë është që temperaturat globale të rriten si të hipësh në një shkallë lëvizëse, me cikle të përkohshme dhe natyrore të motit El Niño që veprojnë si kërcime lart ose poshtë në atë shkallë lëvizëse, thanë shkencëtarët. Por kohët e fundit, pas çdo rritjeje nga një El Niño, i cili shton ngrohjen në glob, planeti nuk ulet shumë, nëse bie fare.

“Temperaturat rekord bëhen menjëherë normaliteti i ri”, tha shkencëtari i klimës në Universitetin e Stanfordit, Rob Jackson.

The post Ka vend për panik? Ekspertët parashikojnë ngrohje globale të paprecedentë në 5 vitet e ardhshme appeared first on Sot News | Lajme.

Hollywood-i në Shqipëri, përfaqësues të industrisë globale të filmit në vendin tonë

28 May 2025 at 17:46

Shqipëria ka hapur dyert për emra të mëdhenj të industrisë globale të filmit.

Përmes nismës “Fam Tour Albania”, që po zhvillohet për herë të parë në vend, përfaqësues të disa prej studiove më prestigjioze si HBO, warner Brothers, Amazon, Disney, Paramount dhe NBC-Universal po marrin pjesë në një tur disaditor në qytete të ndryshme të vendit për të eksploruar mundësitë që Shqipëria ofron për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare.

Gjatë këtij turi, producentë dhe vendimmarrës të industrisë filmike po njihen nga afër me bukuritë natyrore, trashëgiminë historike dhe kulturore, si dhe lokacionet unike që mund të shërbejnë si sfond ideal për projekte filmike me përmasa ndërkombëtare.

Në një takim të mbajtur në Tiranë me drejtuesit e këtyre kompanive, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm dhe konkurrues për industrinë kreative.Ai nënvizoi masat e ndërmarra, përfshirë stimujt fiskalë, reformat ligjore dhe investimet në infrastrukturë dhe formimin e talenteve të reja.

Një nga zhvillimet më të rëndësishme në këtë drejtim është dhe bashkëpunimi me “Catalyst Story Institute”, një nga institucionet më të njohura në SHBA për zhvillimin e skenaristëve dhe krijuesve filmikë.

Mes ndalesave, një moment i veçantë ishte vizita në Muzeun Ikonografik “Onufri”, një nga perlave të trashëgimisë sonë kulturore.

Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt transformimit të Shqipërisë në një destinacion të ri për produksione filmike në Evropë, duke i hapur rrugën investimeve të reja dhe bashkëpunimeve të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e artit dhe kinemasë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hollywood-i në Shqipëri, përfaqësues të industrisë globale të filmit në vendin tonë appeared first on Euronews Albania.

Ekspertët parashikojnë ngrohje globale të paprecedentë në pesë vitet e ardhshme

28 May 2025 at 11:46

Përgatituni për disa vite me nxehtësi edhe më rekordthyese që e shtyn Tokën drejt ekstremeve më vdekjeprurëse, më të zjarrta dhe më të pakëndshme, parashikojnë dy nga agjencitë më të mira të motit në botë.

Ka një shans prej 80% që bota të thyejë një tjetër rekord vjetor të temperaturës në pesë vitet e ardhshme, dhe është edhe më e mundshme që bota të tejkalojë përsëri pragun ndërkombëtar të temperaturës të vendosur 10 vjet më parë, sipas një parashikimi pesëvjeçar të publikuar të mërkurën nga Organizata Botërore Meteorologjike dhe Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Telegrafi.

“Temperaturat mesatare globale më të larta mund të duken abstrakte, por në jetën reale përkthehen në një shans më të lartë për mot ekstrem: uragane më të forta, reshje më të forta, thatësira”, tha shkencëtarja e klimës në Universitetin Cornell, Natalie Mahowald, e cila nuk ishte pjesë e llogaritjeve, por tha se ato kishin kuptim.

Me çdo të dhjetën e një grade që bota ngrohet nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, “ne do të përjetojmë ngjarje me frekuencë më të lartë dhe më ekstreme (veçanërisht valë të nxehti, por edhe thatësira, përmbytje, zjarre dhe uragane/tajfune të përforcuara nga njeriu)”, i dërgoi me email Johan Rockstrom, drejtor i Institutit të Potsdamit për Kërkime mbi Ndikimin e Klimës në Gjermani. Ai nuk ishte pjesë e hulumtimit.

Për herë të parë ekziston gjithashtu një shans – megjithëse i vogël – që para fundit të dekadës, temperatura vjetore e botës të kalojë objektivin e marrëveshjes së klimës së Parisit për kufizimin e ngrohjes në 1.5 gradë Celsius dhe të arrijë një nivel më alarmues prej 2 gradë Celsius ngrohjeje që nga mesi i viteve 1800, thanë të dy agjencitë.

Ka një shans prej 86% që një nga pesë vitet e ardhshme të kalojë 1.5 gradë dhe një shans prej 70%, që pesë vitet në tërësi të jenë mesatarisht më shumë se ky moment historik global, menduan ata.

Projeksionet vijnë nga më shumë se 200 parashikime duke përdorur simulime kompjuterike të drejtuara nga 10 qendra globale shkencëtarësh.

Dhjetë vjet më parë, të njëjtat ekipe menduan se kishte një shans të ngjashëm të largët – rreth 1 përqind – që një nga vitet e ardhshme do të tejkalonte atë prag kritik prej 1.5 gradësh. Pastaj ndodhi vitin e kaluar.

Këtë vit, një temperaturë 2 gradë Celsius mbi vitin para-industrial hyn në ekuacion në një mënyrë të ngjashme, diçka që shefi i parashikimeve afatgjate të Zyrës Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar, Adam Scaife, dhe shkencëtari i shkencës Leon Hermanson e quajtën “tronditëse”.

“Nuk është diçka që askush nuk dëshiron ta shohë, por kjo është ajo që shkenca po na thotë”, tha Hermanson.

Dy gradë ngrohje është pragu dytësor, ai që konsiderohet më pak i prirur të thyhet, i vendosur nga marrëveshja e Parisit e vitit 2015.

Teknikisht, edhe pse viti 2024 ishte 1.5 gradë Celsius më i ngrohtë se kohërat para-industriale, pragu i marrëveshjes së klimës së Parisit është për një periudhë kohore 20-vjeçare, kështu që nuk është tejkaluar. Duke marrë parasysh 10 vitet e fundit dhe duke parashikuar 10 vitet e ardhshme, bota tani është ndoshta rreth 1.4 gradë Celsius më e nxehtë që nga mesi i viteve 1800, vlerësoi drejtori i shërbimeve klimatike të Organizatës Botërore Meteorologjike, Chris Hewitt.

“Me pesë vitet e ardhshme që parashikohen të jenë mesatarisht më shumë se 1.5 gradë Celsius më të ngrohta se nivelet para-industriale, kjo do t’i vërë më shumë njerëz se kurrë në rrezik nga valë të rënda të nxehtësisë, duke sjellë më shumë vdekje dhe ndikime të rënda shëndetësore, përveç nëse njerëzit mund të mbrohen më mirë nga efektet e nxehtësisë. Gjithashtu, mund të presim zjarre më të rënda ndërsa atmosfera më e nxehtë than peizazhin”, tha Richard Betts, kreu i hulumtimit të ndikimeve klimatike në Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar dhe profesor në Universitetin e Exeter.

Akulli në Arktik – i cili do të vazhdojë të ngrohet 3.5 herë më shpejt se pjesa tjetër e botës – do të shkrihet dhe detet do të rriten më shpejt, tha Hewitt.

Ajo që tenton të ndodhë është që temperaturat globale të rriten si të hipësh në një shkallë lëvizëse, me cikle të përkohshme dhe natyrore të motit El Niño që veprojnë si kërcime lart ose poshtë në atë shkallë lëvizëse, thanë shkencëtarët. Por kohët e fundit, pas çdo rritjeje nga një El Niño, i cili shton ngrohjen në glob, planeti nuk ulet shumë, nëse bie fare.

“Temperaturat rekord bëhen menjëherë normaliteti i ri”, tha shkencëtari i klimës në Universitetin e Stanfordit, Rob Jackson. /Telegrafi/

The post Ekspertët parashikojnë ngrohje globale të paprecedentë në pesë vitet e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Rama: Shqipëria vendi i mundësive për investime dhe zhvillim

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore, i cili përzgjodhi Shqipërinë për takimin e tij të parë në Europë.

Në kuadër të këtij Forumi, Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me producentin Richard Attias, një prej organizatorëve të eventit.

Kryeministri Edi Rama, foli mbi nxitjen e bashkëpunimit midis sektorit publik dhe atij privat, duke theksuar rëndësinë e hapësirave ku vendimmarrësit dhe njerëzit në terren mund të ndërveprojnë dhe të shkëmbejnë ide. Ai theksoi potencialin e Shqipërisë si një qendër për Evropën për shkak të karakteristikave të saj gjeografike dhe kulturore, duke e krahasuar atë me një “Itali të re” për mundësitë dhe mikpritjen që ofron.

Kryeministri  identifikoi energjinë, inovacionin dhe turizmin si sektorë kyç për investime, me projekte në zhvillim në energjinë e rinovueshme dhe parqet teknologjike.

Kryeministri gjithashtu trajtoi sfidat e Bashkimit Evropian në procesin vendimmarrës, duke theksuar nevojën për unitet për të përballuar fuqitë globale në rritje.

Richard Attias: Z. Kryeministër, çelët edicionin e parë fare të takimit të FII Priority për Europën në Tiranë, i cili është një forum investimesh, menjëherë pas organizimit të KPE-së, konferencës së Komunitetit Politik Europian. Çfarë rekomandimi keni për t’i bërë sektorit publik dhe privat qe të punojnë së bashku në epokën aktuale?

Kryeministri Edi Rama: Para së gjithash, ajo që dua të them është se çfarë ndodhi në Tiranë (zhvillimi i Samitit dhe zhvillimi i Forumit) ishte e paimagjinueshme, deri jo shumë kohë më parë dhe dua t’ju falënderoj shumë ju dhe Institutin tuaj për këtë mundësi të jashtëzakonshme. U habita shumë kur dëgjova nga z.Ramayan se kjo është hera juaj e parë në Europë. Mendoj se kjo është pikërisht një mënyre për t’iu qasur çështjes tejet thelbësore të bashkimit të forcave midis sektorit publik e privat dhe tamam në këto lloj vendtakimesh ku njerëzit, të cilët vijnë nga terreni ku ndodh gjithçka, mund të ndërveprojnë, të ngrenë pyetje, të marrin përgjigje, madje edhe më shumë se kaq, të vihen në kontakt me njëri-tjetrin. Meqë ra fjala, patëm nderin të kishim Presidentin francez këtu dhe, kur po ikte, shkëmbeu kontakte me tri persona. Njëri prej tyre ishte dikush që merrej me kujdesin shëndetësor përmes inteligjencës artificiale, i cili punonte në Londër dhe Presidenti Macron i tha, “pse në Londër? Ti duhet të  vish në Paris. Më jep kontaktet. Do të telefonoj.” Është e jashtëzakonshme, është absolutisht mahnitëse.

Richard Attias: E zbulova vendin tuaj – e them me modesti të plotë – vetëm para pak muajsh me gruan time dhe ramë në dashuri me këtë vend, me njerëzit e tij dhe sa herë njerëzit na pyesin, “çfarë mendoni për Shqipërinë” – nuk e di nëse ju pëlqen krahasimi im – por unë mendoj se jeni Zvicra e re e Europës. Jeni fiks në qendër të Europës dhe nga pikëpamja gjeografike keni edhe më shumë të drejtë të jeni qendër për Europën. E dyta, kultura. Larmia e kulturave, larmia e besimeve fetare, një vend i paqtë, një vend tolerance. Pse keni qenë kaq të heshtur deri më sot? E gjithë bota po zbulon tashmë Shqipërinë, po zbulon Tiranën. Nëntëdhjetë për qind e delegatëve tanë janë të habitur pozitivisht me zgjedhjen që bëmë dhe mendoj që ky është vetëm fillimi. Si prisni të jetë e ardhmja e Shqipërisë?

Kryeministri Edi Rama: Para së gjithash, u tremba pak kur thatë “Zvicra e re”, sepse, nga njëra anë, ne – mendoj – nuk arrijmë dot të bëhemi të përsosur si një orë zvicerane dhe nga ana tjetër, po të bëheshim të tillë, atëherë Shqipëria do të ishte tmerrësisht e mërzitshme. Unë do preferoja një “Itali e re”, ku gjen mundësi, ku gjen kënaqësinë e mikpritjes, të ushqimit, por ku nuk e humbet buzëqeshjen. Ne na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia, një mallkim ku për të qenë i sinqertë, kemi pasur edhe kontributin tonë për shumë e shumë vite dhe shekuj. Ky vend, me një territor shumë të vogël, vetëm 28 000 kilometër katrorë, ku gjen dy dete,  male, nëntë lumenj, liqene, gjen nga një peizazh të ndryshëm për çdo kilometër, është vërtet një vend për t’u vizituar, një vend për të qëndruar, për të investuar, por, nga ana tjetër, ky vend ka vuajtur tej mase nga stigma dhe ka qenë shumë e vështirë t’i sillje njerëzit në Shqipëri ngaqë stigma ishte shumë e madhe. Pastaj, kur erdhën, sa herë vinin, thoshin: “Oh, po këtu nuk është siç e prisnim”. Tashmë, kemi dalë përtej dhe vitin e kaluar e mbyllëm me 12 milionë turistë, e kjo është shifër e jashtëzakonshme për një vend me vetëm 2,4 milionë. Tani, po kërkojmë të marrim atë çfarë me shumë mirësi po sillni ju në vend, ekselencën, cilësinë më të mirë, sepse na duhet të vëmë një ekuilibër midis masives dhe cilësores, në të kundërt, rrugës, mund të humbim, jo vetëm mundësinë për të qenë Zvicra, që  nuk mendoj se e kemi, por edhe mundësinë për të qenë një Itali e re.

Richard Attias: Përveç turizmit, që është absolutisht një prej sektorëve të parë për të investuar, keni kaq shumë projekte të çelura, investues të mëdhenj që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, cilët do të ishin ata sektorë të tjerë, ku do t’iu rekomandonit investuesve të mundshëm të hidhnin sytë?

Kryeministri Edi Rama: Ne kemi një vend shumë, shumë të mirëpozicionuar gjeografikisht dhe politikisht për të bërë shumë më tepër për energjinë dhe po e bëjmë. Për momentin jemi të angazhuar në një projekt shumë të madh bashkë me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara për linjën nënujore që lidh Shqipërinë me Italinë, domethënë dy anët e Europës përmes Adriatikut dhe për të bërë maksimumin me atë që e kemi thesar këtu, energjinë tërësisht të gjelbër. Ne kemi 100 për qind energji të ripërtëritshme. Problemi është se kemi shumë energji hidrike dhe tashmë po ngremë energjinë diellore. Ka kompani franceze që kanë ardhur, edhe kompani të tjera, për të ndërtuar [objekte] për energjinë diellore, kështu që, energjia është pa dyshim një nga frontet. Një tjetër janë të rinjtë e kualifikuar shqiptarë, të cilët janë një lëndë e parë shumë e mirë, ta themi kështu, për të punuar sa i takon novacionit. Aktualisht, kemi ngritur parkun e parë teknologjik me stimuj shumë të mirë, ndaj ka shumë kompani të interesuara të vijnë. Pastaj, edhe në shërbime jemi mirë, por turizmi, energjia dhe novacioni janë tri nga drejtimet ku mund të bëjmë shumë më tepër.

Richard Attias: Pak muaj më parë, në Konferencën e Sigurisë në Mynih,  ju thatë se BE-ja është më shumë “E” sesa “B”, është më shumë Europian sesa Bashkim. Si mendon se mund ta zgjidhim këtë problem, për të cilin shumë njerëz bien dakord me ju? Pra, si mund ta bëjmë BE-në të bashkuar vërtet?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, një nga problemet që shoh te BE-ja vështirësia e daljes me një vendim, pasi ka shumë mjekë për një pacient, që hahen me njëri-tjetrin për të gjetur diagnozën, hahen se cili është mjekimi i duhur dhe, në një farë mënyre, BE-ja po vuan nga ky proces demokratik, por, nga ana tjetër, i duhet padyshim ta ruajë demokracinë. Sidoqoftë, thelbi i kësaj është që BE-ja duhet të mendojë se mënyra e vetme për t’iu bërë ballë fuqive që po dalin në pah dhe këtij rendi të ri që po lind është të bëjë të pamendueshmen për të thyer fuqishëm paragjykimet që janë krijuar. Kur organizuam KPE-në, iu thashë të gjithëve që e kemi dekoruar këtë shtëpi me vizatimet e fëmijëve, por shoh shumë  ngjashmëri mes ëndrrave të fëmijëve dhe ëndrrave të etërve themelues të Europës, sepse as njëri e as tjetri nuk janë marrë peng nga mitet e së shkuarës. Kësisoj, Europës i duhet të shkojë përtej së shkuarës së vet, e kam fjalën për të shkuarën e afërt dhe nuk duhet të humbasë bindjen dhe besimin te vetja si kontinent i paqes. Pra, është mirë të riarmatosesh, është mirë të përgatitesh për të mbrojtur veten, por nuk duhet të harrojmë se, në Europë, nuk është vetëm territori fizik që ia vlen të mbrohet, por edhe shpirti i Europës që është praktikisht shpirti i botës. Nëse e humbasim këtë shpirt, mund të kemi edhe ushtrinë më të fuqishme, po çfarë do mbrojmë?

Richard Attias: Z. Kryeministër, pak ditë më parë, ju u rizgjodhët për mandatin e katërt me radhë, që është historike për Shqipërinë. Cilat do jenë tri përparësitë kryesore tuajat për këtë mandat?

Kryeministri Edi Rama:  Së pari, më duhet të ndaj me ju që jam zënë paksa në bela me kolegët socialistë, sepse kur dikush më pyeti, “si është e mundur që je socialist, ke fituar katër mandate?”

Richard Attias: Ndodh, sepse jeni humanist.

Kryeministri Edi Rama:  “Çfarë do iu thoshe të tjerëve?” I thashë: “Dëgjo, nuk di ç’të të them. Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë.” Tani që flasim, tri gjërat kryesore për ne janë BE-ja, BE-ja, BE-ja. Dritarja e mundësisë është hapur. Është shumë e trishtë që na duhej Putini, që kjo dritare mundësie të hapej, sepse ishte agresioni i tij kundër Ukrainës që i zgjoi të gjithë nga gjumi dhe e ktheu në veprim mesazhin përherë shumë të qartë, por vetëm me fjalë, se një ditë, Europa do të jetë e bashkuar. Unë shpresoj që edhe zgjedhja  e Donald Trump-it do ta shtyjë Europën të kthejë në veprime gjërat e duhura. Nëse ne ia dalim, atëherë katër mandatet do t’ia kenë vlejtur.

Richard Attias: Çfarë roli po luajnë gratë në modelin e ri të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama:   Kur nisëm fushatën, doja që ajo të hapej me gratë, kështu që gjysma e pare e fushatës ishte takime me gratë. E filluam më parë me gratë dhe vajzat në vijën e parë, në partinë tonë dhe pastaj u shtrimë përtej. Një ditë – e dini, ndonjëherë kur bën fushatë mund të thuash gjëra që nuk janë të paqortueshme dhe që mund të ndezin diskutime – pra, një ditë thashë, shikoni, po mobilizojmë gratë, sepse 56 për qind e grave dhe vajzave në Shqipëri votojnë për ne. Kjo është një forcë e madhe dhe, nëse kemi gratë, kemi votuesit për herë të parë, atëherë na duhen vetëm gjysma e burrave, sepse gjysma tjetër janë çyrykë. Kjo ndezi një debat të madh. “Si mund të thotë ai që gjysma tjetër janë çyryk?” Meqë, prej natyre, jam kokëfortë, ngula këmbë dhe iu thashë: “Dëgjoni, nuk ka lidhje se jeni çyryk se nuk votoni për mua, por se ai që nuk kupton që, në këtë moment, na duhet të bashkohemi për të hyrë në BE, çka është për të gjithë ne, socialistë a demokratë, është çyryk. Dhe, në fund, kjo solli një numër edhe më të madh grash që na votuan dhe burrat, po ashtu, ishin mirë, arritëm ca më shumë se gjysmën e tyre dhe fituam një shumicë dërrmuese. Pastaj, ua shpjegova se çdo burrë i zgjuar e kupton që, po, gratë janë forca shtytëse. Kemi punuar shumë për këtë, sepse në këtë vend, kemi kaluar dy faza. Njëra, ishte fazë e gjatë disashekullore, gjatë së cilës gratë trajtoheshin… Kanuni i famshëm, ka anën e shndritshme të mikpritjes, ka edhe anën mjaft të errët për gratë, e konsideron gruan si një prej kafshëve të shtëpisë, bagëti. Kur erdhi komunizmi, fliste për emancipim, por ajo çfarë bëri ishte që i detyroi gratë të dilnin nga shtëpia, të punonin. Por komunizmi ishte kundër anës femërore, kundër së bukurës, e donte çdo gjë njësoj dhe gratë paraqiteshin si burra, thuhej se ishin të forta si burrat. Edhe në pikturat e fotot e propagandës, nuk shihje kurrë një grua të bukur. Pastaj, kur erdhi liria, patëm një valë të parë të Miss Albania, Miss Tirana, Miss Shkolla, madje edhe Miss Kopshti, sepse ishte një lloj reaksioni për të nxjerrë në pah anën femërore. Megjithatë, as kjo nuk ishte mënyra e duhur. Kur mora kryesimin e Partisë Socialiste, nisëm të vendosnim kuota, të ftonim gratë dhe vajzat të merrnin pjesë dhe kështu ndryshuam gjithçka dhe ia vlen, ia vlen shumë.

Richard Attias: Sapo folët për piktura, foto. Ju jeni artist, jeni skulptor, jeni piktor. E keni në gjak kulturën. Si po ju ndihmon kjo kulturë që është pjesë e ADN-së suaj në punën tuaj të përditshme si kryeministër?

Kryeministri Edi Rama:  Unë vizatoj gjatë takimeve dhe kjo më ndihmon të ruaj një lloj ekuilibri. Nuk e dija këtë, po gjatë rrugës lexova një studim, më duket nga Departamenti i Psikologjisë në MIT. Ata kishin  vëzhguar njerëz që skicojnë gjatë takimeve, sepse ka shumë njerëz, që nuk janë artistë dhe e bëjnë këtë. Kishte dy gjetje që më lanë pa fjalë. Njëra ishte që njerëzit që vizatojnë gjatë takimeve janë mesatarisht 30 për qind më të përqendruar te tema që po diskutohet. Dhe ka logjikë, sepse kur rri ulur të diskutosh, po mendjen e ke diku tjetër, shikon, po je shpesh diku tjetër. Ndërsa, kur syri dhe dora merren me diçka më vete, je automatikisht i përqendruar tek ajo për të cilën po flitet. Gjetja e dytë ishte që 50 për qind e atyre që skicojnë gjatë një takimi, janë më pak të stresuar nga tema e diskutimit dhe mund të dëshmoj për këtë. Kur ka një temë me intensitet dhe nuk kam diçka që të vizatoj, bëhem nervoz shumë shpejt. E kundërta ndodh kur vizaton, rri e pret të vijë momenti yt për “të vrarë” dhe nuk i hidhesh çdokujt.

Kjo më ndihmon. Besoj se më ka ndihmuar në fillime, kur isha kryetar bashkie dhe nisa të lyeja me ngjyra – se s’kishim para – ndërtesat, pastaj nga ngjyrat shkuam më tej. Përgjithësisht, ka një prirje të njerëzve që thonë na duhen artistë të na qeverisin, po do te thosha nuk është e vërtetë. Është personi, jo profesioni. Mund të kesh një artist që është tmerr dhe mund të kesh një jurist që është fantastik për të qeverisur, kështu që ka lidhje me njerëzit, jo me kategoritë. Por, ndoshta, meqë politikanët janë bërë një kategori kaq pak e respektuar dhe, mendoj, për të gjitha arsyet e gabuara, atëherë është kjo prirja që hajde se na duhet të gjejmë shpëtim te ndonjë artist. Nuk është aspak kështu. Unë besoj që ka politikanë të këqij, siç ka politikanë të mirë, ashtu siç ka edhe investitorë të mirë e investitorë të këqij.

Richard Attias: Z. Kryeministër, po t’i hedhësh një sy hartës globale, Shqipëria është një qendër, një katalizator midis Europës, Azisë dhe Lindjes së Mesme. Si e shihni shpalosjen e këtij roli në të ardhmen, sa i takon gjeoekonomisë dhe gjeopolitikës.

Kryeministri Edi Rama:  Dëgjoni, ky është një bekim për ne, edhe për shkak të përbërjes së shoqërisë nga myslimanë e të krishterë, e cila falë Zotit, s’ka asnjë problem. Përkundrazi, nuk ka kufizime, nuk ka paragjykime, asgjë nga këto. Ne kemi një prirje të natyrshme që të shohim ngado, edhe pse është shumë e qartë që shqiptarët kanë një dashuri të palëkundur për BE-në dhe Europën, në përgjithësi. Europa ka qenë ëndrra jonë e kahershme. Me evoluimin e gjërave, kemi pasur disa periudha kohe, ku politika u përqendrua tej mase vetëm te Perëndimi dhe nuk ndërtuam raporte në Lindje. Unë e ndryshova këtë, duke vendosur në dokumentin tonë të politikës së jashtme që ne nuk kemi vetëm dy partnerë strategjikë, Greqinë dhe Italinë, por kemi tre, edhe Turqinë. Pastaj fillova të ndërtoja marrëdhënie me Lindjen e Mesme, me vendet e Gjirit. Tani jemi në një pozicion shumë të mirë, sepse qëndrimi ynë sa i takon gjeopolitikës është shumë i qartë: Ne jemi Perëndim, jemi në një linjë me BE-në, por duam të kemi marrëdhënie, madje vëllazërore me vendet që përmenda, edhe pse, në Europë, kemi një karakteristikë unike. Vizita e fundit e nivelit të lartë në Moskë ishte në vitin 1960. Ne nuk e kemi vizituar kurrë Kremlinin,  nuk kemi pasur kurrë vizitë nga Kremlini apo nga ndonjë qeveritar i lart atje, për shkak të historisë, por edhe sepse nuk kemi ndonjë oreks për t’u afruar me Rusinë. Nuk kemi as para ruse, as investime ruse, asgjë të tillë. Me Kinën kemi një marrëdhënie të mirë, jo si me Rusinë. Kemi një marrëdhënie të mirë, por, sërish, nuk ka investime kineze, nuk ka një bashkëpunim të madh siç ka midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi dhe Kinës.  Për ne, ky është pak a shumë horizonti, nga Lindja e Mesme në Europë. Amerika është e re në këtë drejtim, përmes investimit që përmendët ju, por edhe përmes investimeve në energjetikë. Do të donim të bënim më shumë, por po ecën mirë, jemi të kënaqur me këtë.

Richard Attias: Një pyetje e fundit z. Kryeministër. Çfarë dëshire, ëndrre keni për botën, për Europën dhe për Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama:  Unë jam një i dashuruar me fanatizëm i tekstit që përmenda sot, nga Abati i Shën Pierit. Më duket absolutisht çmenduri edhe thjesht të përfytyrosh një abat diku gjetkë në Francë, që ka këtë vizion dhe iu hap njerëzve sytë për të parë sesi mund të duket ndryshe bota dhe që hedh konceptin e bashkimit të paqes së përhershme, i cili, për të, përfshin Rusinë, shtrihet deri në Lindje, në toka që asokohe ishin nën perandorinë osmane, çka nuk nënkupton domosdoshmërisht që të gjitha këto vende duhet të jenë në BE, por që secili prej këtyre vendeve duhet të jetë pjesë e të njëjtit komunitet, njësoj siç Zvicra nuk është në BE, Norvegjia nuk është në BE. Për Mbretërinë e Bashkuar, le të shohim, pasi duket sikur po kalojnë nëpër shkretëtirën e depresionit. Kjo do të ishte ëndrra ime, por, ashtu siç shkruante Volteri, ishin interesa të parëndësishme dhe kapriço të vogla që nuk e lejuan këtë vizion të madh, sepse në fund të fundit, kjo është, janë egot, janë individët në kohë. KPE-ja është paksa kjo, sepse Franca e ka mbartur përherë këtë idenë e një Europe më të madhe, pa qenë domosdoshmërisht të gjithë në Bashkimin Europian.

Richard Attias: Z. Kryeministër, shumë faleminderit për mikpritjen!

Kryeministri Edi Rama:  Është nder për mua.

Richard Attias: Faleminderit që na prite në Tiranë. Shpresojmë t’ju shohim në Riad, në konferencën kryesore të FII në tetor, për të vazhduar bisedën.

Kryeministri Edi Rama:  Tani nuk kam zgjedhje tjetër, veç të vij, edhe po të kem diçka tjetër. Do të vij me kënaqësinë më të madhe. Do të ishte nder që të isha pjesë e kësaj…

Richard Attias: … lëvizjeje.

Kryeministri Edi Rama:  … e këtij sekti.

The post Rama: Shqipëria vendi i mundësive për investime dhe zhvillim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zëvendëspresidenti amerikan: Trump po kërkon të ribalancojë tregtinë globale

22 April 2025 at 15:14

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë në Indi se administrata e Donald Trump në bisedimet me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi “kanë finalizuar zyrtarisht termat e referencës për negociatat tregtare”.

“Ne duam të bashkëpunojmë me njerëz dhe vende që njohin natyrën historike të momentit në të cilin ndodhemi, nevojën për t’u bashkuar dhe për të ndërtuar diçka vërtet të re, një sistem të tregtisë globale që është i balancuar, një që është i hapur dhe një që është i qëndrueshëm dhe i drejtë. Partnerët e Amerikës nuk duhet të duken tamam si Amerika, as qeveritë tona nuk duhet të bëjnë gjithçka saktësisht në të njëjtën mënyrë, por ne duhet të kemi disa qëllime të përbashkëta”, ka shtuar Vance.

Gjithashtu ai ka shtuar se kritikët e kanë sulmuar presidentin Trump për fillimin e një lufte tregtare, por ai kërkon të ribalancojë tregtinë globale.

“Kritikët e kanë sulmuar presidentin tim, presidentin Trump, për fillimin e një lufte tregtare, por asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Ai kërkon të ribalancojë tregtinë globale në mënyrë që Amerika, me miq si India, të mund të ndërtojë një të ardhme që ia vlen të ketë për të gjithë njerëzit tanë së bashku”, ka thënë ai.

Trump nuk ka plane për të pezulluar tarifat globale, pavarësisht rënies së aksioneve

By: Besnik
8 April 2025 at 07:35

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se nuk ka në plan të pezullojë tarifat globale, pavarësisht një ditë tjetër turbulence në tregjet globale të aksioneve.

Kur u pyet nga një gazetar në zyrën Ovale nëse ai do të ishte i hapur për një pauzë në tarifat për të lejuar negociatat, Trump u përgjigj: “Ne nuk po e shikojmë këtë. Ne kemi shumë vende që po vijnë për të negociuar marrëveshje me ne dhe ato do të jenë marrëveshje të drejta dhe në disa raste do të paguajnë tarifa të konsiderueshme.”

Komentet e Trump pasojnë një ditë me luhatje të mëdha në tregun e aksioneve të SHBA-së pasi Presidenti i SHBA kërcënoi me rritje të mëtejshme të tarifave, pavarësisht dëshirës së qartë nga Wall Street që ai të merrte qasjen e kundërt.

S&P 500 e mbylli ditën me rënie 0.2%, pas një sërë ndryshimesh dramatike ndërsa investitorët u përpoqën të deshifronin qëllimet përfundimtare të Trump në luftën e tij tregtare.

Dow Jones Industrial Average ra me 349 pikë, ose 0.9%, ndërsa kompoziti Nasdaq fitoi 0.1%.

Të tre indekset e nisën ditën dukshëm më të ulët, me Dow që u fundos deri në 1700 pikë pas humbjeve edhe më të mëdha jashtë vendit. Megjithatë, në një kthesë të papritur, ai u rikuperua në një fitim prej afro 900 pikësh në mëngjes vonë. S&P 500, nga ana tjetër, u rrit nga një humbje 4.7% në një fitim 3.4%, një ndryshim që do të kishte shënuar rritjen e tij më të madhe në vite.

Rritja e papritur erdhi nga një thashethem i rremë se Trump po mendonte një pauzë tarifore 90-ditore – një pretendim që Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë shpejt si “lajm të rremë” në X.

Fakti që një thashetheme e tillë mund të zhvendosë triliona dollarë në investime, nxjerr në pah se sa shpreson Wall Street që Trump të lehtësojë tarifat.

Stoqet shpejt u kthyen përsëri negative dhe jo shumë kohë më vonë, Trump ripohoi qëndrimin e tij, duke treguar se ai mund të rrisë tarifat ndaj Kinës në përgjigje të masave hakmarrëse të vendit javën e kaluar.

Në Evropë, tregjet më të mëdha të aksioneve u mbyllën të gjitha me më shumë se 4% në rënie, me ekspertë financiarë spanjollë që thonë se ka arsye të forta për të frikësuar një recesion global pasi indeksi Ibex 35 u mbyll me një rënie prej 5.12%.

Në bursën e Frankfurtit, DAX u hap pak nën 18,500 pikë pak pas orës 9 të mëngjesit, duke shënuar një rënie prej më shumë se 2,000 pikësh nga niveli i së premtes. Megjithatë, ndërsa dita e tregtimit përparoi, DAX arriti të rikuperonte një pjesë të konsiderueshme të humbjeve të tij dhe rreth orës 13:00, ai ra rreth 4.5%.

Paniku u përhap në bursën e Varshavës vetëm pas orës 9 të mëngjesit, me indeksin kryesor, së bashku me tregues të ngjashëm në tregjet e tjera evropiane, duke rënë me rreth 6%.

Kjo rënie e jashtëzakonshme tërhoqi vëmendjen te shqetësimet mbi tarifat e Presidentit Trump dhe potencialin e tyre për të ndikuar rëndë ekonominë globale, me humbje që varionin nga 3% në 9%.

Megjithatë, pas valës fillestare të shitjeve nervoze, tregu filloi të stabilizohej gjatë orëve në vijim. Paniku i hershëm u qetësua dhe disa nga kompanitë më të mëdha madje shënuan fitime.

Deri në mesditë, rreth orës 13:00, kushtet në bursën e Varshavës ishin përmirësuar ndjeshëm, me indeksin WIG20 – pikë referimi kryesor për bursën polake – duke ngushtuar humbjet e saj në vetëm 1%.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump nuk ka plane për të pezulluar tarifat globale, pavarësisht rënies së aksioneve appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Tregjet globale të aksioneve dhe dollari shënojnë rënie, pas tarifave gjithëpërfshirëse të Trump

3 April 2025 at 17:24

LONDËR, 3 prill /ATSH/- Aksionet globale kanë rënë ndjeshëm dhe dollari amerikan arriti nivelin më të ulët në gjashtë muaj – pasi Donald Trump zbuloi tarifa gjithëpërfshirëse kundër partnerëve tregtarë globalë të SHBA-së, një lëvizje që pritet të përmbysë zinxhirët e furnizimit dhe të shkaktojë trazira ekonomike, sipas “The Guardian”.

Tregjet evropiane shënuan sot një rënie në të gjithë bordin. Në Londër, FTSE 100 ra me 1,5%, Dax i Gjermanisë ra me 2,3% dhe CAC i Francës ra me 2,5%.

Dollari u ul gati 2% kundrejt një shporte valutash të huaja, përfshirë paundin, i cili u rrit më shumë se një cent e gjysmë në 1,3148 dollarë.

“Deutsche Bank” dërgoi një shënim duke paralajmëruar klientët që të ruhen nga kriza e besimit të dollarit.

Investitorët e qytetit të Londrës rritën bastet për uljen e normave të interesit nga bankat qendrore, ndërsa politikëbërësit përpiqen të shmangin një recesion global.

Tregjet e parasë tani po vlerësojnë mundësinë prej 92% që Banka Qendrore Evropiane të ulë normat e interesit të eurozonës në takimin e saj këtë muaj, nga 80% që ishte dje.

Shanset për një ulje të normës së Bankës së Anglisë në fillim të majit janë rritur gjithashtu, në 77%.

Kjo pasoi një shitje të madhe në Azi, ku partnerët tregtarë u goditën nga rritjet më të larta të tarifave mbi bazën 10% të aplikuar për importet nga të gjitha vendet që shesin mallra në SHBA.

Brenda natës, “Nikkei” dhe “Topix” i Japonisë ranë përkatësisht 3, 3% dhe 3,5%, pasi presidenti amerikan, Trump  aplikoi tarifën prej 24% ndaj vendit.

“Hang Seng” i Hong Kongut ra me 1,9%, ndërsa tregu i aksioneve në Vietnam – i cili u godit me tarifa 46% – ra me 6,7%.

Rënia u pasua gjithashtu nga “Futures” amerikane, me “Dow Futures” që shënuan një humbje prej 2,7% dhe “S&P 500 Futures” me rreth 3,4%.

“Indeksi Nasdaq” i përqendruar në teknologji ra me 3,8%.

“Nasdaq Futures” u godit më rëndë nga tre tregjet kryesore, me një rënie prej 3,5%, me përfaqësues të tillë si “Apple” – që ka ende ekspozim të madh ndaj Kinës – duke rënë me 7%.

“Nike” regjistroi një rënie të ngjashme prej 7,3%, prodhuesi i çipave “AI Nvidia” ra me 5,6% dhe Tesla ra me mbi 8%.  //a.i/

 

The post FOKUS – Tregjet globale të aksioneve dhe dollari shënojnë rënie, pas tarifave gjithëpërfshirëse të Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Viti 2024 në Kosovë me temperaturat më ekstreme të dekadës

23 March 2025 at 20:01

Viti 2024 ka qenë më i nxehti në dekadën e fundit në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Agjencia e Statistikave të Kosovës grumbullon të dhënat për motin në Kosovë që nga viti 2013.

Që prej atëherë, asnjë vit s’ka qenë më i nxehtë sesa 2024-ta, kur merren parasysh temperaturat maksimale në Prishtinë.

Temperaturat maksimale të regjistruara në Prishtinë kanë thyer rekorde, duke e bërë këtë vitin më ekstrem për sa i përket kushteve klimatike.

Në çdo muaj të vitit 2024 janë regjistruar temperatura maksimale më të larta se vitet e mëparshme.

Ky trend tregon rritjen e vazhdueshme të temperaturave, duke përforcuar shqetësimet për ndryshimet klimatike./Radio Evropa e Lirë/

The post Viti 2024 në Kosovë me temperaturat më ekstreme të dekadës appeared first on Telegrafi.

Tregjet globale tronditen nga frika e recesionit në SHBA

By: Oldi
11 March 2025 at 08:31

Tregjet financiare botërore po përballen me një tronditje të fortë, pasi frika për një recesion të mundshëm në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar shitje masive të aksioneve dhe rritje të pasigurisë në mesin e investitorëve. Sipas Financial Times dhe Reuters, rënia e indeksit të prodhimit industrial dhe ngadalësimi i shpenzimeve të konsumatorëve në SHBA po […]

The post Tregjet globale tronditen nga frika e recesionit në SHBA appeared first on BoldNews.al.

Brenda perandorisë globale të basteve online të një biznesmeni turko-qipriot të vrarë

13 February 2025 at 19:23

Halil Falyali, një biznesmen turko-qipriot i njohur për stilin e tij të jetesës luksoze dhe lidhjet politike, u vra me armë në vitin 2022. Në mënyrë të fshehtë, ai dyshohet se drejtonte një perandori të gjerë të basteve online të paligjshme, sipas prokurorëve turq dhe ish-drejtorit të tij financiar, i cili foli për OCCRP. Në […]

The post Brenda perandorisë globale të basteve online të një biznesmeni turko-qipriot të vrarë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌