Korriku i vitit 2025, u rendit si muaji i tretë më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Tokë për këtë muaj, sipas të dhënave më të fundit të shërbimit evropian Copernicus për Ndryshimet Klimatike.
Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike, vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në profilin termik të planetit, duke sjellë pasoja shqetësuese në shkallë globale.
Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit për Ndryshimet Klimatike pranë Copernicus (C3S), deklaroi:
“Dy vite pas muajit qershor më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, seria e rekordeve globale të temperaturës është ndërprerë për momentin. Por kjo nuk do të thotë se ndryshimet klimatike kanë përfunduar”.
Sipas raportit, korriku i këtij viti pati një rënie të lehtë të temperaturës mesatare globale, por gjithsesi mbeti 1.25°C më i ngrohtë krahasuar me mesataren e periudhës para-industriale (1850–1900).
Ky devijim konsiderohet alarmant, pasi afrohet me kufirin 1.5°C të vendosur në Marrëveshjen e Parisit, një prag që është tejkaluar vazhdimisht gjatë 24 muajve të fundit.
Për pasojë, korriku 2025 vijon të jetë një nga tre muajt më të nxehtë të korrikut të regjistruar ndonjëherë, duke rikonfirmuar trendin ngjitës të temperaturave globale.
Ekspertët paralajmërojnë se rritja mesatare e temperaturës, sado e vogël të duket, ka fuqinë të nxisë fenomene ekstreme dhe të rrezikshme, si: stuhi të forta, valë të të nxehtit, thatësira dhe dukuri të tjera ekstreme të motit, shpesh me pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin.
Sektori shëndetësor shqiptar, ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi.
Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, mbeten një burim serioz shqetësimi.
Në total, janë shënuar 466 raste të tilla në janar-maj 2025, me numrin më të lartë në janar, 112 raste dhe një rritje të ndjeshme sërish në maj 115 raste.
Ky lloj infeksioni përbën shkakun më të zakonshëm të sëmundjeve diarrehike pas gastro-enteriteve dhe shpesh lidhet me standardet e dobëta të higjienës gjatë përpunimit apo ruajtjes së ushqimeve, sidomos në ambientet e përbashkëta të gatimit dhe shërbimit.
Në të njëjtën kohë, rastet me salmonelë, një tjetër burim i zakonshëm i infeksioneve ushqimore, kanë njohur një rritje të dukshme.
Nga vetëm 3 raste në janar, ato arritën në 31 raste në maj, duke e çuar totalin për periudhën në 59 raste në 5- mujorin 2025.
Kjo rritje graduale përgjatë muajve sinjalizon një përkeqësim të kontrollit mbi produktet ushqimore, veçanërisht në sezonin pranveror kur rritet konsumi i ushqimeve të freskëta dhe shpeshtohen aktivitetet në ambient të hapur.
Gjatë periudhës janar–maj 2025, në Shqipëri janë raportuar gjithsej 28,268 raste të sëmundjeve diarrehike, sipas të dhënave të mbledhura nga ISHP.
Pjesën dërrmuese të këtyre rasteve e përbëjnë gastro-enteritet me etiologji të panjohur, të cilat përfaqësojnë mbi 98% të rasteve totale, me 27,716 raste të regjistruara në pesë muajt e parë të vitit.
Kjo shifër me origjinë të panjohur përbëjnë mbi 98% të të gjitha sëmundjeve diarrehike të raportuara gjatë periudhës janar–maj 2025 tregon se nuk është identifikuar shkaku i saktë i sëmundjes, nëse është bakteriale, virale, parazitare apo toksike.
Kjo lë hapësirë për shumë pasiguri si në diagnozë, ashtu edhe në trajtim dhe parandalim.
Fakti që 98% e rasteve futen në këtë kategori tregon se sistemi i survejancës epidemiologjike është i mangët në testime laboratorike, ose rastet identifikohen dhe klasifikohen vetëm mbi bazën e simptomave klinike të përgjithshme (si diarre dhe të vjella), pa hetim të mëtejshëm.
Mungesa në përcaktimin e shkakut i bën më vështira ndërhyrjet parandaluese pasi nuk dihet nëse duhet të merren masa për ujin, ushqimin, higjienën personale apo ndonjë burim tjetër specifik./ B.Hoxha, Monitor
Nga Mimoza Picari – Në Shqipëri sëmundjet jo të transmetueshme, ose siç njihen ndryshe sëmundjet kronike, po njohin rritje të vazhdueshme, ndërsa ekspertë të shëndetit publik konstatojnë mangësi në kujdesin e shëndetit parësor, hallka fillestare ku ndodh parandalimi dhe monitorimi i tyre. Përveç financimeve të ulëta, vihet re edhe një rol i dobët i mjekut të familjes në adresimin e këtyre sëmundjeve, sipas specialistëve. Rritja e sëmundjeve tumorale me gati 20% në dekadën e fundit, apo shtimi i rasteve me diabet me 6 mijë në vit, vetëm dy prej grupit të gjerë të sëmundjeve jo të transmetueshme, tregon sipas tyre rëndësinë e rritjes së investimeve në sektorin e shëndetësisë. E megjithatë ISHP i konfirmoi Faktoje.al se mbajtja nën kontroll e vdekjeve tregon shtim të përpjekjeve në trajtimin e këtyre sëmundjeve.
Raportet
Në Shqipëri, sipas OBSH sëmundjet jo të transmetueshme janë shkaku i 90% të vdekjeve. Ekspertët vlerësojnë se këto sëmundje janë në rritje të vazhdueshme të nxitura nga plakja e popullsisë me ritme të shpejta, ndjekur nga mënyra e jetesës dhe dobësitë në sistemin shëndetësor.
Sipas INSTAT, mosha mesatare ka arritur në 44.3 vjeç nga 33 që ishte mbi një dekadë më parë. Disa elementë të stilit të jetesës, argumentojnë specialistët, si duhanpirja, përdorimi i alkoolit, obeziteti dhe rënia e riprodhimit po shtojnë grupe të mëdha sëmundjesh jo të transmetueshme, si ato të aparatit të qarkullimit të gjakut (sëmundjet e zemrës dhe ato të enëve të trurit) dhe ato tumorale që zënë rreth 68% të vdekjeve në vend, përkatësisht 53 dhe 15%.
Shifrat
Të dhënat që japin një pasqyrë më të saktë për rritjen e vazhdueshme të sëmundjeve jo të transmetueshme, pra jo infektive, janë ato të shtrimeve në spital. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë këto dy grupe sëmundjesh përbëjnë rreth 27% të gjithë shtrimeve në spitale. Në strategjitë e shëndetit vlerësohet se sëmundjet jo të transmetueshme po shtohen në mënyrë të vazhdueshme. Disa tregues janë rritja e sëmundjeve tumorale me gati 20% nga viti 2015- 2023, 6 mijë raste të reja me diabet apo dhe rritja e numrit të vizitave në shëndetin parësor sipas INSTAT me 9.6% në vitin 2023, krahasuar me vitin paraardhës.
Arsyet
Ekspertët argumentojnë se me këtë panoramë që paraqet kjo fushë e shëndetit publik nevojitet forcimi i parandalimit primar, dhe të komplikacioneve në hallkat e shëndetit parësor, përmes mjekëve të familjes atyre specialistë si porta e parë, dhe më pas forcimi i shërbimeve në spitalet rajonale dhe terciare.
“Ne kemi numrin më të ulët të mjekëve për banorë. Kjo e vendos Shqipërinë në një nivel me vendet afrikane dhe ato të varfra në Azinë Juglindore” – Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik
“Fatkeqësisht nuk e shoh këtë të ndodhë në Shqipëri. Mjeku i familjes prej vitesh është shndërruar në një shkrues të thjeshtë recetash. Ka gjithmonë e më pak kohë për t’u marrë me pacientin dhe nuk ka pajisjet e duhura për të bërë të mundur një trajtim të hershëm të sëmundjeve kronike dhe një parandalim të komplikacioneve. Ne kemi numrin më të ulët të mjekëve për banorë. Kjo e vendos Shqipërinë në një nivel me vendet afrikane dhe ato të varfra në Azinë Juglindore. Ky është një alarm sepse nga mungesa e burimeve njerëzore nuk vuajnë vetëm spitalet, por në radhë të parë vuajnë qendrat shëndetësore dhe ambulancat”, thotë për Faktoje.al Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik.
Autoritetet zyrtare kanë hartuar disa strategji gjatë viteve të fundit për sëmundjet jo të transmetueshme. Shefi i departamentit të sëmundjeve kronike në Institutin e Shëndetit Publik Alban Ylli i tha Faktoje. al se ka një shtim të përpjekjeve për parandalimin e tyre, në sistemin shëndetësor parësor. Ai thotë se janë mbajtur nën kontroll vdekjet e standardizuara, pra duke hequr efektin e moshës, të cilat qëndrojnë thuajse në shifra të njëjta prej 5 vitesh.
“Qytetarët kanë filluar ta vendosin shëndetësinë tek prioritetet e tyre, krahasuar me 20 apo 25 vite më parë. Nga ana tjetër dhe sistemi shëndetësor ka filluar të përmirësohet. Ka më shumë se ç’të ofrojë si në kujdesin e shëndetit parësor, p.sh. Check-up që shpesh herë e kritikojnë për arsye politike. Tashmë tek mjeku i familjes mund të bëhen shumë teste, dhe ky mjek ofron më shumë se më parë. Mund të ofrohen shërbime, mund të merret trajtimi aty, të mbahet pacienti nën kontroll pa shkuar në spital. Ka rezultate në kapjen e hershme të sëmundjeve kronike. Pra në disa nivele të sistemit shëndetësor nga parësori deri tek terciari ofrohen më shumë shërbime”, konfirmon Z. Ylli.
Ai thotë se qytetarët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen edhe për stilin e jetesës, pasi rritja e disa sëmundjeve jo të transmetueshme ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga duhanpirja, alkooli apo konsumimi i ushqimeve të përpunuara. E megjithatë eksperti i shëndetit publik në ISHP Alban Ylli, mendon se ka vend për përmirësime në sistemin shëndetësor.
“Mendojmë se kemi vizionin e duhur për t’u marrë me këto sëmundje, por jo për të gjitha gjërat bëhet aq sa duhet. Ka shumë mungesa në sistemin shëndetësor. Sistemi shëndetësor shqiptar, në opinionin tim, ofron shërbim të mirë në kushte emergjencash, por në terma sistematik ne çedojmë shumë”, vijon Z. Ylli.
Monitorimi
“Buxheti i shëndetësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është relativisht i ndryshueshëm. Targeti është që në 2030 të jetë 5.2%” – Nevila Xhindi, eksperte
Një monitorim i strategjisë kombëtare të shëndetit publik 2021-2030, nga organizata joqeveritare “Together For Live” në gusht të vitit 2024, me mbështetjen e delegacionit të BE, nënvizoi disa çështje. Një prej tyre lidhet me buxhetin e alokuar për shëndetin parësor në raport më atë në tërësi për shëndetësinë. Ky dokument zbulon se ai ka pësuar rënie të vazhdueshme nga viti 2020 deri në vitin 2023 nga 11.4% në 9.1%, ndërsa është rritur për herë të parë pas shumë vitesh në vitin 2024 në 11.8%. Por krahasuar me 4 vite më parë, rritja ishte e lehtë me vetëm 0.4%. Ekspertja që ka kryer monitorimin e strategjisë për tre vitet e para, Nevila Xhindi konfirmoi për Fakotje.al dhe një tjetër element.
“Nëse përqindja e shpenzimeve të qeverisë për sistemin e shëndetësisë ishte 10% si vlerë bazë, pra në vitin që nis monitorimi, dhe targeti i saj është 12 % në vitin 2030, papritur në vitin 2023 bie në 9.6%. Nga ana tjetër dhe buxheti i shëndetësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është relativisht i ndryshueshëm. Targeti është që në 2030 të jetë 5.2%. Është ambicioze, por aktualisht varion nga 2.8%-3% të PBB”, thotë Znj. Xhindi.
Reformat
Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik Alban Ylli, thotë se investimet në shëndetësi duhet të rriten, ndërsa siç shprehet ai ka nevojë dhe për një riformatim të mjekëve të familjes dhe një shpërndarje më të drejtë të tyre në raport me popullsinë. Por një prej çështjeve më shqetësuese sot mbetet rritja e sëmundjeve tumorale. Kritikët shohin me skepticizëm disa çështje, sidomos kur bëhet fjalë për konceptin multidisiplinar në spitalet rajonale dhe terciare.
“Trajtimi i të sëmurëve me sëmundje tumorale, jo vetëm që nuk kryhet sipas sistemit dhe trajtimit multidisiplinar, i cili ndodh në të gjitha vendet e zhvilluara, por kemi mangësi dhe defekte edhe në elementë të veçantë të trajtimit, që është e paimagjinueshme. Kjo nuk duhet të ndodhë në një vend europian. Pra, që të kesh mangësi në kemioterapi, të kesh preparate të radioterapisë që qëndrojnë të prishura për ditë të tëra dhe ka raste edhe me javë të tëra. Apo si ajo pajisja e brakiterapisë që për vite të tëra nuk u vendos në punë. Të gjitha këto tregojnë, që ne nuk kemi arritur ta fusim në Shqipëri konceptin e trajtimit multidisiplinar që është kaq i domosdoshëm për trajtimin e komplikacioneve të sëmundjeve kronike”, argumenton Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik.
Ndërgjegjësimi
Nga ana tjetër Z. Ylli sjell disa argumente që lidhen me mbajtjen nën kontroll të vdekjeve nga sëmundjet kronike.
“…Sistemi duhet të vazhdojë të investojë, sepse ne jemi vendi me investimet me të ulëta në raport me PBB, dhe nuk mund ta zgjidhim vetëm me stilin e jetesës, çështjen e sëmundjeve kronike” – Alban Ylli, Shefi i departamentit të dëmundjeve kronike në ISHP
“Njerëzit do vazhdojnë të ankohen. Unë personalisht jam i bindur, dhe e kam vënë re se ti mund të ofrosh dyfishin e parave, mund ta rrisësh financimin e medikamenteve dhe mund të kesh sërish shumë ankesa, sepse kostot e trajtimit të kancereve në rastin konkret janë aq të larta, sa duhet ta kuptojë shoqëria shqiptare që investimi në këtë fushë duhet të vazhdojë të jetë i madh. Por duhet të merremi edhe me kontrollin e stilit të jetesës. Më pak duhanpirje më pak kancere në mushkri dhe sëmundje ishemike në zemër. Por sistemi duhet të vazhdojë të investojë, sepse ne jemi vendi me investimet me të ulëta në raport me PBB, dhe nuk mund ta zgjidhim vetëm me stilin e jetesës, çështjen e sëmundjeve kronike. Kemi fakte që përmes kapjes së hershme ne mbajmë nën kontroll vdekshmërinë. Ne po na rriten sëmundjet jo të transmetueshme, por po mbajmë nën kontroll vdekjet dhe kjo tregon menaxhim më të mirë në sistemin shëndetësor. Ka më shumë kancere, por vdekshmëria nuk po rritet. Për sëmundjet kardiovaskulare, shtrimet në spital janë vendosur nën kontroll, ndërkohë që vdekshmëria e standardizuar, pra duke hequr efektin e moshës, po ulet për shumicën e sëmundjeve kronike”, argumenton Z. Ylli
Reagimi
Ministria e Shëndetësisë nuk iu përgjigj kërkesës së Faktoje.al për një intervistë në lidhje me politikat e ndjekura për sëmundjet jo të transmetueshme, buxhetet e alokuara dhe vizionin për të ardhmen, por nga ana tjetër ekspertët sugjerojnë se disa elementë duhen korrigjuar në kujdesin e shëndetit parësor, si porta ku parandalimi ka shumë rëndësi.
“Teknologjia sot po luan një rol të jashtëzakonshëm në ofrimin e kujdesit shëndetësor. Aktiviteti i mjekut të familjes në gjithë vendet e zhvilluara po mbështetet nga programe, deri tek ato të inteligjencës artificiale ndërkohë ka dekada që aplikacionet dixhitale janë bërë pjesë e përditshmërisë së punës së mjekut të familjes, nga kartela elektronike deri tek aplikacionet që menaxhohet dhe monitorohet në distancë shëndeti i pacientit. Ndërkohë për sa i takon mjekut të familjes në Shqipëri, burimet pakësohen dhe kjo është një situatë e papranueshme dhe që duhet korrigjuar sa më shpejt”, sugjeron Z. Dasho.
Rekomandimet
Sëmundjet jo të transmetueshme kanë një trend global rritje. Ekspertët mendojnë se sfidat për parandalimin dhe trajtimin e tyre janë të mëdha në sisteme shëndetësore si ai në Shqipëri, i cili shfaq disa dobësi në ofrimin e shërbimeve si në kujdesin parësor ashtu dhe në spitalet rajonale dhe ato terciare. Njohës të fushës së shëndetësisë nxisin një riformatim të këtij sistemi që synon uljen e numrit të sëmundjeve jo të transmetueshme ashtu dhe vdekshmërinë prej tyre.
Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert”në Tiranë
UASHINGTON, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur së fundmi gati 100 miliardë dollarë nga tarifat, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent.
“Jemi afër arritjes së 100 miliardë dollarëve. Mendoj se mund të arrijmë në 300 miliardë dollarë në vit”, tha ai në një intervistë me transmetuesin amerikan ”Fox Business”, kur u pyet për nivelin aktual të të ardhurave nga tarifat.
Bessent kishte sugjeruar më parë mundësinë e arritjes së 300 miliardë dollarëve deri në fund të vitit.
Mbetet e paqartë se për çfarë afati kohor specifik po i referohet Bessent me shifrën e tij prej gati 100 miliardë dollarësh.
Sekretari theksoi se të ardhurat nga tarifat u rritën në qershor, pa specifikuar një numër./ a.jor.
Ka një lloj rritjeje që nuk ndodh me bujë. Nuk ndodh me urime, me story motivuese apo me postime për “self love”.
Po rritesh kur nuk reagon më menjëherë.
Kur nuk i ngre më zërin kur je i mërzitur.
Kur mëson të ecësh larg njerëzve pa ndjenja faji, thjesht sepse vetja jote vjen e para.
Po rritesh kur ndalon së shpjeguari veten.
Kur nuk të plas më për mendimin e të tjerëve.
Kur nuk përpiqesh të detyrosh dikë të të kuptojë.
Sepse më në fund e kupton: jo gjithkush e meriton versionin tënd më të butë.
Rritja nuk është gjithmonë një histori suksesi.
Shpesh është një betejë e heshtur, mes versionit tënd të vjetër dhe asaj që po bëhesh.
Dhe ndonjëherë… rritja është kur i thua vetes:
“Po, u lodha. Por nuk dorëzohem.”
Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi. Ai shpjegon se ky trend është rezultat i disa faktorëve, përfshirë ndotjen e ajrit, duhanpirjen apo dietat e paekuilibruara, por edhe i […]
BRUKSEL, 17 korrik /ATSH-ANSA/ – Propozimi i Komisionit Evropian për buxhetin afatgjatë “përfshin një rritje shumë të konsiderueshme të financimit” për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, shpjegoi komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos në një konferencë për shtyp.
“Në buxhetin aktual kishim 31 miliardë euro për vendet kandidate, ndërsa propozimi i ri përfshin 42,6 miliardë euro, një rritje prej 37%”, shtoi ajo.
“Me një buxhet më të madh, ne mund të përshpejtojmë më tej ritmin e reformave dhe investimeve, duke i afruar vendet me pranimin në BE”, theksoi Kos.
Siç parashikohej, Komisioni ka propozuar ndarjen e “100 miliardë eurove për të mbështetur reformat, rindërtimin, modernizimin dhe pranimin e Ukrainës në BE.
“Këto para’ do të ndihmojnë në sigurimin e stabilitetit financiar të Ukrainës pas vitit 2028”, shtoi ajo.
“Kushdo që mendoi se mbështetja evropiane do të dobësohej me kalimin e kohës, gaboi. Koha vërtet nuk është në anën e Rusisë”, tha Kos duke theksuar rëndësinë e “mbajtjes së fondeve për Ukrainën të ndara”.
“I gjithë ky financim për vendet kandidate bazohet në dy parime që ne tashmë po ndjekim: i pari është merita dhe i dyti është kushtëzimi, që do të thotë se vendet marrin fonde vetëm nëse plotësojnë kritere të caktuara, kryesisht të përfshira në agjendat e reformave”, shtoi ajo./ /Ad.Ab./
BERLIN, 16 korrik /ATSH-AA/ – Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në Gaza.
Qeveria gjermane konfirmoi se ka miratuar pajisje ushtarake dhe armë me vlerë 250,5 milionë euro për Izraelin midis 1 janarit 2024 dhe 26 qershorit 2025.
Sipas shifrave zyrtare, licencat e miratuara të eksportit kanë arritur në 161,1 milionë euro në vitin 2024 dhe 28 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2025.
Qeveria i publikoi këto shifra në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Partia e Majtë e opozitës, e cila bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të eksporteve të armëve për Izraelin.
Gjermania ka qenë prej kohësh mbështetëse e fortë e Izraelit, me udhëheqës politikë që vazhdimisht përmendin përgjegjësinë historike të vendit ndaj Izraelit të rrënjosur në të kaluarën naziste të Gjermanisë dhe Holokaustin.
Eksportet e armëve në Izrael u pezulluan për një kohë të shkurtër vitin e kaluar kur Nikaragua ngriti padi kundër Gjermanisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke akuzuar Gjermaninë për bashkëpunim në gjenocidin në Gaza.
Zyrtarët gjermanë më vonë rifilluan eksportet duke argumentuar se kishin marrë garanci me shkrim nga Izraeli në lidhje me pajtueshmërinë me ligjin ndërkombëtar. Ata gjithashtu përmendën kërcënimin e paraqitur nga Irani si justifikim tjetër për rifillimin e dërgesave të armëve.
Që kur Izraeli nisi fushatën e tij ushtarake në Gaza në vitin 2023, më shumë se 58.000 palestinezë janë vrarë dhe mbi 100.000 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Izraeli aktualisht përballet me një padi për gjenocid në GJND për veprimet e tij në Gaza, ku të paktën 1,9 milion palestinezë mbeten të zhvendosur dhe vuajnë nga mungesa të mëdha ushqimi, furnizimesh mjekësore dhe artikujsh të tjerë thelbësorë. /os/
Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025.
Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 vjeç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje.
Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm. Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në universitet, si pasojë mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.
Për të rinjtë me arsim 8/9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se, personat me arsimim bazë kanë pasur më pak mundësi punësimi krahasuar me një vit më parë. Një rritje e tillë po reflekton zhvendosje të kërkesës së tregut të punës drejt punonjësve më të kualifikuar ose dobësimin e sektorëve që zakonisht punësojnë fuqi punëtore më pak të arsimuar.
Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të mesëm, papunësia ka pësuar një rënie të ndjeshme nga 28.5% në 22.1%. Ky është një ndryshim pozitiv, që e vendos këtë grup në të njëjtin nivel papunësie me ata me arsim bazë.
Ulja e fortë e papunësisë për këtë kategori tregon që individët me arsim të mesëm kanë përfituar nga një përmirësim i tregut të punës, ndoshta si rezultat i një rritjeje të kërkesës për punonjës me trajnim teknik apo profesional.
Të dhënat e tregut të punës për të rinjtë tregojnë një ulje të përgjithshme të papunësisë, por me tendenca të ndryshme sipas nivelit të arsimit. Ndërsa ata me arsim të mesëm kanë përfituar më shumë nga përmirësimi i tregut të punës, ata me arsim të lartë përballen me sfida të reja që kërkojnë vëmendje të veçantë nga politika publike dhe sistemi i arsimit të lartë.
Papunësia e të rinjve me diploma është një sinjal i keq për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqet të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë. Largimi i të rinjve është përforcuar edhe më shumë pas pandemisë dhe kjo është alarmante në kohën kur numri i tyre po ulet me shpejtësi.
Grup-moshat e reja të popullsisë tonë po tkurren me ritme rekord më shumë se kudo tjetër në Europë. Nga viti 2011 në vitin 2023 grup-mosha 0-29 vjeç është reduktuar me 44 për qind sipas të dhënave nga censet.
Mosha mesatare në Bashkimin Evropian në Janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3 vjeç, ndërsa në 2015 mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2 vjeç./Monitor
Agjencia e shëndetësisë e OKB-së tha se një rritje e tillë mund të ndihmojë në uljen e konsumit të produkteve që kontribuojnë në sëmundje të tilla si diabeti dhe disa lloje kanceri, si dhe në rritjen e shpenzimeve në një kohë kur ndihma për zhvillim po bie ndjeshëm dhe borxhi publik po rritet.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po u bën presion vendeve që të rrisin çmimet e pijeve me sheqer, alkoolit dhe duhanit me 50% gjatë 10 viteve përmes taksimit, në shtytjen më të madhe deri më tani për të ashtuquajturat “taksa mbi mëkatin” për të ndihmuar në trajtimin e problemeve kronike të shëndetit publik.
OBSH-ja e paraqiti iniciativën, të cilën e quajti “3 deri në 35”, në Samitin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo iniciativë tatimore mund të gjenerojë një trilion dollarë deri në vitin 2035 bazuar në të dhënat nga taksat në vende të tilla si Kolumbia dhe Afrika e Jugut.
Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord me kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump për rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen nga niveli aktual, 2% në 5%. Objektivi gjithsesi parashikohet të realizohet jo më herët se sa viti 2035, ndërsa është rënë dakord për një rishikim në vitin 2029. Nga Gjergj Erebara Gjatë vitit 2025, Shqipëria pritet […]
HAGË, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka riafirmuar se një vendim i aleatëve të NATO-s për të rritur masivisht shpenzimet e mbrojtjes ishte i motivuar nga “bindja e vetë anëtarëve”.
“Dua të them shprehimisht se ne nuk po i marrim vendimet që po marrim për t’i bërë dikujt një favor”, u tha Merz gazetarëve në Hagë.
“Ne po i marrim këto vendime bazuar në njohuritë tona, nga bindja jonë se NATO si një e tërë – dhe kjo vlen mbi të gjitha për pjesën evropiane të NATO-s – duhet të bëjë më shumë në vitet e ardhshme për të siguruar aftësinë e saj mbrojtëse”, theksoi ai.
Udhëheqësit e NATO-s janë gati të miratojnë zyrtarisht një rritje masive të mbrojtjes dhe shpenzimeve të lidhura me të, në të paktën 5% të prodhimit të tyre ekonomik, një veprim i cili i është atribuuar gjerësisht presidentit Trump, që i shtyn aleatët të shpenzojnë më shumë.
Shefi i NATO-s Mark Rutte e quajti veprimin e Trumpit “sukses të madh”.
“Donald, na ke çuar në një moment vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën,” shkroi ai.
“Evropa do të paguajë shumë tashmë, ashtu siç duhet, dhe kjo do të jetë fitorja jote”, shtoi ai./ /os/
HAGË, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e NATO-s do të miratojnë sot zyrtarisht një rritje masive të shpenzimeve për mbrojtjen që synon financimin e programit më të madh të riarmatimit të aleancës që nga Lufta e Ftohtë, ndërsa aleatët janë gati për mundësinë e një sulmi rus në territorin e NATO-s.
“Ky është një hap i madh që është ambicioz, historik dhe themelor për të siguruar të ardhmen tonë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Hagë, vendi i samitit të këtij viti.
Në ditën e dytë dhe të fundit të takimit në qytetin holandez, aleatët e NATO-s pritet të angazhohen të shpenzojnë 5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje dhe shpenzime të lidhura me të deri në vitin 2035, pas presionit të vazhdueshëm nga presidenti i SHBA-së Donald Trump për të rritur buxhetet e tyre të mbrojtjes.
Deri më tani, aleatët e NATO-s janë detyruar të shpenzojnë të paktën 2% të prodhimit të tyre ekonomik për mbrojtje, një qëllim i rënë dakord në vitin 2014 dhe që do të arrihet vetëm nga të gjitha shtetet anëtare këtë vit.
Sipas zotimit të ri, të paktën 3,5% e PBB-së duhet të shkojë në shpenzimet kryesore ushtarake, me një 1,5% shtesë të caktuar për shpenzime të lidhura, duke përfshirë infrastrukturën me përdorim të dyfishtë për qëllime ushtarake.
Fondet shtesë do të sigurojnë një zgjerim të madh të kapaciteteve të parandalimit dhe mbrojtjes në vitet e ardhshme, pasi sulmi i pamëshirshëm i Rusisë ndaj Ukrainës nxjerr në pah nevojën për mbrojtje më të fortë në sytë e aleancës transatlantike.
Detajet e planeve janë të klasifikuara, por Rutte tha se pret që aleatët e NATO-s të pesëfishojnë kapacitetet e mbrojtjes ajrore dhe të blejnë mijëra tanke dhe automjete të blinduara, si dhe miliona municione artilerie.
Objektivi i ri i shpenzimeve përfaqëson një sfidë të madhe për shumë nga 32 shtetet e NATO-s dhe nuk është miratuar pa kundërshtim.
Gjermania, ekonomia e dytë më e madhe e NATO-s pas SHBA-së, shpenzoi rreth 2,1% të PBB-së për mbrojtje në vitin 2024.
Megjithatë, Berlini tani synon të arrijë objektivin e ri prej 3,5% deri në vitin 2029.
Kjo do të kërkonte që Gjermania të punësojë deri në 60 000 ushtarë të tjerë, sipas planifikuesve ushtarakë, dhe të shpenzojë qindra miliarda euro për armë dhe infrastrukturë në vitet e ardhshme.
Sipas kancelarit gjerman Merz, çdo pikë përqindjeje shtesë e PBB-së e shpenzuar për mbrojtje do të thotë një rritje prej rreth 45 miliardë eurosh në shpenzimet ushtarake.
Aleatja e NATO-s, Spanja, një nga vendet me prapambetje më të mëdha kur bëhet fjalë për shpenzimet e mbrojtjes, kundërshtoi publikisht planet vetëm disa ditë para samitit, duke thënë se nuk ishte zotuar për objektivin e ri pasi ishte “jo vetëm i paarsyeshëm, por edhe kundërproduktiv”.
Sipas Rutte, Madridi thotë se mund të përmbushë objektivat e tij të rinj të aftësive – që do të thotë objektivat specifike të aftësive mbrojtëse të Spanjës – duke shpenzuar më pak se objektivi prej 3,5%.
Megjithatë, Rutte tha në një konferencë për shtyp përpara samitit se “NATO është absolutisht e bindur” se Spanja në fund të fundit do të duhet të synojë premtimin për shpenzime më të larta për të përmbushur kërkesat e saj të aftësive./ a.jor.
BRUKSEL, 23 qershor /ATSH-DPA/ – Çmimi i gazit natyror evropian është rritur ndjeshëm pas sulmit të SHBA-së kundër Iranit.
Në tregtimin e hershëm sot, kontrata njëmujore TTF u rrit në 42,44 euro (48,80 dollarë) për megavat orë (MWh) duke arritur nivelin e saj më të lartë që nga fillimi i prillit.
Gjatë fundjavës, SHBA-të ndërhynë në luftën midis Izraelit dhe Iranit duke bombarduar objektet bërthamore nëntokësore të Iranit.
Veprimet e presidentit të SHBA-së Donald Trump kanë ngjallur frikë ndërkombëtare për një përshkallëzim të luftës në Lindjen e Mesme, gjë që mund të çojë gjithashtu në një bllokim të dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit.
“”Ekziston një rrezik i konsiderueshëm që Irani të përpiqet të ndërpresë dërgesat përmes Ngushticës së Hormuzit”, tha Warren Patterson, një ekspert i mallrave në Bankën ING.
“Ngushtica është një pikë kritike për trafikun global të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm”, theksoi ai.
Sipas vlerësimit të ekspertit të ING, rreth 20% e tregtisë globale të gazit të lëngshëm kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit./ /os/
TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) “Nënë Tereza” është pozicionuar si një nga qendrat më dinamike të lidhjes ajrore në rajon.
Sipas të dhënave zyrtare të ACI Europe për vitin 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon një rritje rekord prej 56% në lidhjet ajrore, krahasuar me vitin 2019, duke tejkaluar ndjeshëm mesataren europiane, e cila mbetet në rënie me 9%.
Referuar të dhënave, TIA jo vetëm që kryeson në rajon, duke lënë pas vendet fqinje si Kosova me rritje 1%, Serbia me 8% dhe Maqedonia e Veriut me 17%, por pozicionohet si një nga aeroportet më dinamike në Europë për zhvillimin e lidhjes ajrore.
Çmimi i naftës u rrit dhe tregjet e aksioneve ranë ndërsa investitorët reaguan ndaj sulmeve të SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran. Investitorët reaguan ndaj sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit gjatë fundjavës, ndërsa Irani dhe Izraeli vazhduan shkëmbimin e zjarrit me raketa të hënën në mëngjes.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me rreth 1.53% në 78.19 dollarë për fuçi. Të dielën, forcat amerikane sulmuan tre objekte bërthamore dhe ushtarake iraniane, duke deklaruar se Teheranit nuk duhet t’i lejohet të zotërojë një armë bërthamore. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi “nuk do t’i dorëzohet kurrë ngacmimit dhe shtypjes”, ndërsa ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.
Çmimi i indeksit S&P 500 ra me 0.13% në 6,010.25 dhe Dow Jones ra me 0.2% në 42,431.00. Sakaq, Nasdaq ra me 0.18% në 21,804.50 të hënën në mëngjes. Në tregtimin aziatik, indeksi Nikkei 225 i Tokios ra me 0.19% në 38,331.12, Kospi në Seul ra me 0.3% në 3.012,88, dhe S&P/ASX 200 i Australisë ra me 0.37% në 8,474.40. Indeksi Hang Seng i Hong Kongut dhe Indeksi i Përbërë i Shangait ishin në territor pozitiv, me fitime përkatëse prej 0.35% në 23,611.68 dhe 0.13% në 3,364.29.
Konflikti, i cili u ndez pas një sulmi izraelit kundër Iranit më 13 qershor, ka rritur çmimet e naftës, të lidhura me statusin e Iranit si një prodhues i madh i naftës. Kombi ndodhet gjithashtu në Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilën kalon pjesa më e madhe e naftës bruto në botë. Investitorët janë të shqetësuar se Teherani mund të vendosë të bombardojë infrastrukturën e naftës në vendet fqinje ose të bllokojë anijet cisternë që të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Kompania e transportit detar Maersk tha të dielën se po vazhdonte të operonte nëpër ngushticë, duke shtuar: “Ne do të monitorojmë vazhdimisht rrezikun e sigurisë për anijet tona specifike në rajon dhe jemi gati të ndërmarrim veprime operative sipas nevojës”. Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve të përpiluara nga Bloomberg, dy supertankerë Coswisdom Lake dhe South Loyalty u kthyen në U në Ngushticën e Hormuzit të dielën.
Situata tani varet nëse Teherani vendos të zgjedhë agresionin apo një përgjigje më diplomatike ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit. Irani mund të përpiqet të mbyllë rrugën ujore duke vendosur mina përgjatë ngushticës ose duke goditur dhe kapur anije. Megjithatë, kjo ka të ngjarë të përballet me një përgjigje të fuqishme nga marina amerikane, që do të thotë se rritja e çmimit të naftës mund të mos jetë e qëndrueshme.
Disa analistë mendojnë gjithashtu se Irani nuk ka gjasa ta mbyllë rrugën ujore sepse vendi e përdor atë për të transportuar naftën e vet bruto, kryesisht në Kinë, dhe nafta është një burim kryesor i të ardhurave për regjimin. Nëse Teherani do ta mbyllte me sukses ngushticën, kjo do të shkaktonte një rritje më të gjerë të çmimeve për mallrat e transportuara dhe do të ndërlikonte procesin deflacionar në SHBA, duke i mbajtur potencialisht normat e interesit më të larta për një kohë më të gjatë.
Të hënën në mëngjes, Trump përmendi gjithashtu mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran.
“Nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse të mos ketë ndryshim regjimi?” tha presidenti amerikan në Truth Social.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish mbi rritjen e çmimeve në Shqipëri, duke theksuar se kriza ekonomike nuk njeh ngjyrë politike. ‘Rritja e çmimeve nuk është çështje e të majtëve apo të djathtëve. Është një çështje që lidhet me mungesën e politikave dhe me ekonominë e kapur nga monopolët’, u shpreh Tabaku. […]
Shqipëria ka shënuar gjatë viteve të fundit një rritje të qëndrueshme ekonomike në përqindje, duke u renditur shpesh në grupin e vendeve me ritmet më të larta në rajon. Megjithatë, ky sukses nominal fshihet pas një realiteti të pakëndshëm: rritja nuk po përkthehet në mirëqenie të prekshme për qytetarët. Sipas të dhënave më të fundit […]
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për rritjen çmimeve në Shqipëri, duke e quajtur këtë një realitet të padrejtë për qytetarët. “Sot Shqipëria konkurron me Bashkimin Europian vetëm për çmime!” – deklaron Tabaku. Ajo nënvizon se sipas të dhënave zyrtare për vitin 2025, çmimet për produktet bazë si djathi, qumështi, vezët dhe vaji […]
PRISHTINË, 18 qershor /ATSH/ Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari ka zhvilluar takime të rëndësishme në Uashington dhe JRTC.
Gjatë vizitës në ShBA, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u takua në Pentagon me Gjenerallejtënant Joseph ‘JS’ McGee, Drejtor i Strategjisë, Planeve dhe Politikave në Shtabin e Përbashkët të Forcave Amerikane.
Sipas njoftimit, gjenerallejtënant Jashari e informoi për arritjet e FSK-së, përfshirë pjesëmarrjen në UF DE25, trajnimet me ushtrinë amerikane dhe përgatitjet për dislokimin në JRTC, duke theksuar rëndësinë e arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale
Ndërsa Gjenerallejtënant McGee e përgëzoi FSK-në për progresin, falënderoi për mikpritjen gjatë UF DE25, si dhe konfirmoi mbështetjen e Pentagonit për zhvillimin dhe bashkëpunimin në misione të përbashkëta paqeruajtëse.
Në kuadër të kësaj vizite, Gjenerallejtënant Jashari u takua gjithashtu me Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Steven S. Nordhaus, dhe me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës në JRTC, Gjeneral Major Steven Osborn.
“Gjatë takimeve, Komandanti i FSK-së prezantoi të arriturat e fundit të forcës dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen në procesin e trajnimeve dhe përgatitjeve për misionin e dislokimit. Gjeneral Nordhaus vlerësoi lartë profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të FSK-së për bashkëdislokim”, thuhet në njoftim.
Këto takime pasqyrojnë përparimin e qëndrueshëm të FSK-së drejt kapaciteteve të plota operacionale dhe theksojnë psrtneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.