Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

By: el da
11 July 2025 at 22:22

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet prej 113 mijë  dollarësh dhe 115 mijë dollarësh në më pak se 24 orë.

Sipas të dhënave nga firma e analizave ekonomike, vlera e tregut global të kriptomonedhave, përfshirë Bitcoin, u rrit me afërsisht 5.92% gjatë 24 orëve, duke arritur në 3.67 trilionë dollarë.

Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe sipas ekspertëve të tregut, është rritur me pothuajse 26% që nga fillimi i këtij viti.

Çmimi i Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe sipas kapitalizimit të tregut, fitoi rreth 7% në vlerë, duke u rritur në 2,993 dollarë.

Rritja e fundit e Bitcoin ndodh vetëm disa ditë para se Kongresi amerikan të nisë debatin për atë që quhet “Java e Kriptove”, më 14 korrik. Ligjvënësit do të diskutojnë një sërë projektesh ligjore që mund të përcaktojnë kornizën rregullatore të kësaj industrie që ka njohur vetëm rritje që nga krijimi.

Eksperët thonë se Bitcoin po kthehet në një asset ekonomik që nuk mund të anashkalohet nga shtetet e fuqishme. Ajo që mungon janë ligjet e qarta dhe konrgesi ameirkan pritet të kanalizojë fluksin e parave online./E.T

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Njohja e pensioneve para ‘93, si bëhet aplikimi dhe dokumentimi i viteve të punës, ja kategoritë përfituese

11 July 2025 at 15:54

Qeveria shqiptare ka hedhur hapin e radhës drejt njohjes dhe vlerësimit të kontributit të qytetarëve, që kanë punuar ndër vite në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet bujqësore të periudhës komuniste.

Me miratimin e rregullores së re “Për zbatimin e ligjit nr. 7/2025” me urdhër të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u jepet fund një herë e mirë padrejtësive të kahershme, duke rikthyer dinjitetin dhe të drejtën e mohuar për shumë individë, të cilët pavarësisht viteve të punës, kanë mbetur për dekada jashtë skemës së pensioneve. Në shumë raste, vitet e punës janë dokumentuar jo saktë, regjistrat gjenden të paplotë ose janë djegur gjatë trazirave të ‘97-ës. Ligji do të lehtësojë njohjen e periudhave të sigurimit, duke zgjidhur problemet me dokumentacionin e vjetër dhe duke shmangur pengesat administrative.

Në qendër të këtij vendimi janë ish-punonjësit e institucioneve shtetërore, të ishndërmarrjeve shtetërore, ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave bujqësore, të cilët për arsye të ndryshme, kryesisht të mungesës së dokumentacionit apo të parregullsive administrative gjatë viteve të tranzicionit, nuk kanë mundur të përfshihen në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe si rrjedhojë nuk kanë përfituar pensionin e pleqërisë, ose përfitime të tjera sociale.

Rregullorja përcakton qartë procedurat për njohjen e këtyre periudhave si vite sigurimi në sistemin e sigurimeve shoqërore. Ajo parashikon kritere të detajuara që duhet të plotësojnë kërkuesit, si dhe dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar periudhën e punësimit dhe lidhjen e tyre me institucionet përkatëse. Në fokus është jo vetëm saktësia ligjore, por edhe lehtësimi i barrës dokumentare, duke pranuar edhe forma alternative të provës si deklarata noteriale, dëshmi nga dëshmitarë, certifikata familjare, vërtetime nga arkivat apo institucionet vendore. Një nga risitë e kësaj rregulloreje është mundësia që aplikimi të bëhet në mënyrë të thjeshtuar përmes platformës digjitale “e-Albania”, duke shmangur burokracitë dhe vonesat që për shumë vite kanë bllokuar qindra kërkesa në sistemin e sigurimeve.

Aplikuesit, pas dorëzimit të dokumenteve, do të shqyrtohen nga strukturat përkatëse të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili do të ketë detyrimin të japë vendimin përfundimtar për njohjen ose jo të periudhës së kërkuar. Përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj nisme janë individë që kanë qenë të angazhuar në punë gjatë periudhave të funksionimit të kooperativave bujqësore, ndërmarrjeve shtetërore industriale apo bujqësore, ku puna shpesh kryhej pa një kontratë të rregullt pune, por ishte pjesë e kontributit kolektiv dhe detyrimit qytetar të kohës. Në shumë raste, këta persona kanë punuar për vite me radhë në sistemin bujqësor apo industrial të organizuar nga shteti, por nuk kanë qenë të regjistruar si të siguruar, gjë që sot pengon përfitimin e pensionit.

Ndërkohë, rregullorja parashikon dhe kufizime të qarta për të shmangur abuzimet. Kështu, përjashtohen nga përfitimi personat që janë dënuar me vendim gjykate për vepra penale që nuk lidhen me bindjet politike, si dhe ata që nuk kanë pasur një lidhje të vërtetueshme me vendbanimin dhe vendpunimin gjatë periudhës për të cilën kërkojnë njohje. Ky akt nënligjor vjen si një plotësim i shumë kërkesave dhe shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, organizatat e pensionistëve dhe shoqëria civile ndër vite, duke qenë një nga hapësirat më të rëndësishme të rivlerësimit të kontributit historik të shtresave të neglizhuara në tranzicionin shqiptar.

Në thelb, ai sjell jo vetëm një përmirësim në mirëqenien ekonomike të mijëra familjeve, por edhe një formë e vonuar drejtësie sociale dhe respekti institucional për punën që është bërë në kushte të vështira dhe në periudha kur ndihmat sociale dhe siguria e punës ishin të kufizuara. Pritet që zbatimi i kësaj rregulloreje të sjellë një valë të re aplikimesh në muajt në vijim, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, që ka marrë masa për të përballuar fluksin dhe për të ofruar asistencë teknike dhe ligjore për aplikantët në nevojë. Njëkohësisht, qytetarët që kanë çështje të hapura në gjykatë për të njëjtën periudhë, kanë të drejtë të kërkojnë rikthimin e dosjes për shqyrtim administrativ sipas rregullores së re, duke kursyer kohë dhe kosto procedurale.

Me këtë vendim, shteti shqiptar u kthen një borxh të gjatë moral dhe social qindra mijëra qytetarëve të tij – një shenjë që puna e bërë, edhe pse në rrethana të tjera politike e ekonomike, nuk harrohet dhe meriton të vlerësohet. Duhet nënvizuar se ligji nuk ka fuqi prapavepruese. Referuar deklaratave nga përfaqësuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, përfitues do të jenë vetëm ata që dalin rishtazi në pension dhe jo të tjerë, të cilët e kanë kërkuar të drejtën e tyre në rrugë administrative apo gjyqësore. Ndërkohë që edhe ata individë që janë në proces ankimimi administrativ apo gjyqësor kanë të drejtë të shmangin këto procedura, pasi janë objekt përfitimi të ligjit.

KATEGORITË QË PËRFITOJNË NGA ZBATIMI I LIGJIT JANË:

Ata që kanë plotësuar moshën për pension pas hyrjes në fuqi të ligjit.
Persona që ende nuk kanë marrë pension, edhe pse kanë mbushur moshën.
Aplikantë, të cilëve u është refuzuar pensioni për mungesë periudhe sigurimi.
Përfitues të pensionit, të cilëve nuk u janë njohur disa vite pune dhe kanë bërë ankim.
Persona që janë në proces gjyqësor për vërtetimin e periudhave të punësimit.

NJIHEN VITET E PUNËS

Deri më datë 01.10.1993 – Në institucionet dhe ish-ndërmarrjet shtetërore.
Deri më datë 17.10.1992 – Në ish-ndërmarrjet bujqësore.
Deri më datë 19.07.1991 – Në ish-kooperativat bujqësore.

The post Njohja e pensioneve para ‘93, si bëhet aplikimi dhe dokumentimi i viteve të punës, ja kategoritë përfituese appeared first on Sot News | Lajme.

Këmbimi valutor 11 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

11 July 2025 at 07:58

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 112.7 lekë dhe do shitet me 113.9 lekë.

The post Këmbimi valutor 11 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

Nanta dhe Bordoja, dy destinacionet e reja nga Tirana

10 July 2025 at 16:46

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi nisjen e dy linjave të reja ajrore drejt Francës, konkretisht në qytetet Nantë (Nantes) dhe Bordo (Bordeaux), të operuara nga kompania “Transavia France”.

Fluturimet drejt këtyre destinacioneve do të jenë aktive çdo të enjte dhe të diel, duke filluar nga ky muaj dhe do të zgjasin deri në shtator, si pjesë e një programi sezonal që synon të plotësojë kërkesën në rritje për udhëtime drejt Francës.

Ky zgjerim është pjesë e strategjisë së TIA-s për të forcuar prezencën në tregun francez dhe për të ofruar më shumë alternativa të drejtpërdrejta dhe të përshtatshme për udhëtarët.

“Nëpërmjet partneriteteve strategjike me linjat ajrore dhe investimeve të vazhdueshme, Aeroporti i Tiranës vazhdon të zgjerojë rrjetin e destinacioneve dhe të përmirësojë përvojën e udhëtimit për të gjithë pasagjerët”, theksohet në njoftimin zyrtar.

The post Nanta dhe Bordoja, dy destinacionet e reja nga Tirana appeared first on Sot News | Lajme.

Rriten lehtë kreditë e këqija/ Raporti i BSH: Në bilancet e bankave janë 362 mln euro kredi me probleme

10 July 2025 at 16:41

ëstet e kredive nuk po paguhen në kohë nga qytetarët dhe bizneset. Pas një rënie të vazhdueshme, muaj maj regjistroi një stopim të tkurrjes së kredive me probleme. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë në muajin maj 4.12% e totalit të kredive të dhëna ishte me probleme, nga 4% që ishte në muajin prill. Shtimi i kostove të jetesës ndikuar prej çmimeve të larta, duket se po ul mundësitë financiare për të shlyer në kohë kreditë e marra. Pavarësisht kësaj rritje të lehtë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar huatë me probleme janë në rënie me gati 1%.

E përkthyer në vlerë në total në bilancet e bankave tregtare në vend janë 362 milionë euro kredi me probleme, vlerë kjo e rritur gjatë këtij viti, pasi në janar ishin vetëm 346 milionë euro kredi të këqija. Kjo rritje në vlerë ndikohet edhe nga shtimi i kreditimit sipas bankës qendrore, pasi në fillim të vitit totali i kredisë ishte 8.4 miliardë euro, ndërsa në fund të muajit maj arriti në 8.8 miliardë euro.

Ndërsa në raport me majin e vitit 2024, huaja e keqe është në rënie me 15 milionë euro, pasi vjet në të njëjtin muaj kredia me probleme përllogaritej në 376 milionë euro. Ndikim në këtë reduktim të këtyre kredive të pashlyera në kohë në raport me vitet e kaluara kanë dhënë ulja e interesave, si rezultat i uljes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë.

Ulja e interesave i ka bërë më të lira këstet, ndërkohë që edhe zhvlerësimi i valutave po ashtu ndikon pozitivisht në kthimin e kredive që janë marrë në monedhë të huaj.

The post Rriten lehtë kreditë e këqija/ Raporti i BSH: Në bilancet e bankave janë 362 mln euro kredi me probleme appeared first on Sot News | Lajme.

Nga premtimi te zbatimi/ Si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë, financim shtesë për familjet në nevojë dhe…

10 July 2025 at 16:21

Qeveria shqiptare, ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën ekonomike, kujdesin shëndetësor dhe kategoritë në nevojë.

Këto parashikime përfshihen në dokumentin zyrtar të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2026–2028, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe publikuar në Fletoren Zyrtare.

Pensionet përbëjnë një nga zërat më të rëndësishëm të mbrojtjes sociale.

“VENDIM Nr. 371, datë 2.7.2025 PËR MIRATIMIN E PROJEKTDOKUMENTIT TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2026–2028, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 25, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Miratimin e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026– 2028, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, – thuhet në Fletoren Zyrtare.

Sipas dokumentit, në vitin 2025 janë parashikuar 176.2 miliardë lekë për pagesat e pensioneve, ndërsa në vitin 2028 ky fond parashikohet të arrijë 205.4 miliardë lekë.

Shtesa neto prej mbi 29 miliardë lekësh pasqyron përpjekjen për të përmirësuar jetesën e pensionistëve.

“Rritja e fondit të pensioneve pasqyron jo vetëm indeksimet e zakonshme, por edhe përpjekjet për të përmirësuar të ardhurat e të moshuarve në një periudhë inflacioni dhe pasigurish ekonomike”, – thuhet në dokument.

Pjesa më e madhe e rritjes shkon për pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, ndërkohë që do të vijojë edhe indeksimi i rregullt vjetor.

Shtresa në nevojë do të vijojë të mbështetet përmes skemës së ndihmës ekonomike, e cila për vitin 2025 ka një buxhet prej 8 miliardë lekësh dhe në vitin 2028 arrin 10.3 miliardë lekë. Kjo do të thotë një rritje prej më shumë se 28% gjatë tre viteve të ardhshme.

“Skema e ndihmës ekonomike mbështetet në parimin e synimit të targetuar, duke përfshirë vetëm kategoritë më të cenueshme ekonomikisht, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre”, – thuhet në raportin shoqërues të PBA-së.

Do të vijojë aplikimi i sistemit të pikëzimit dhe vlerësimit të varfërisë për të përcaktuar përfituesit. Për mbrojtjen sociale, në mënyrë të veçantë për personat me aftësi të kufizuara (PAK), fëmijët jetimë dhe gratë viktima të dhunës, parashikohet një rritje graduale e buxhetit nga 20.4 miliardë lekë në vitin 2025 në 22.6 miliardë lekë në vitin 2028.

“Objektivi është të garantohet një rrjet i qëndrueshëm mbrojtjeje sociale për individët dhe familjet në rrezik, në përputhje me standardet evropiane të mirëqenies”, – theksohet në dokumentin qeveritar.

Gjithashtu, janë parashikuar programe integruese për përfshirjen e PAK në tregun e punës, si dhe shërbime sociale alternative për fëmijët në situatë rruge dhe të braktisur. Buxheti për shëndetësinë publike është një tjetër prioritet.

Nga 69.1 miliardë lekë në vitin 2025, fondi arrin në 75.8 miliardë lekë në vitin 2028, duke përfshirë edhe financime të dedikuara për: Barnat e rimbursueshme, që rriten nga 15.1 miliardë lekë në 2025 në 17.2 miliardë lekë në 2028, investime në spitale dhe pajisje mjekësore, fuqizimin e shërbimit të urgjencës kombëtare dhe telemjekësisë, mbështetjen për mjekët e familjes dhe shërbimet në zonat rurale.

“Fokusi do të jetë përmirësimi i aksesit, cilësisë dhe barazisë në kujdesin shëndetësor publik, me theks te parandalimi dhe ndërhyrjet në kohë”, – theksohet në dokument.

Gjithashtu, do të intensifikohen fushatat e vaksinimit, programet për shëndetin mendor, si dhe shërbimet për grupet e margjinalizuara.

 

 

The post Nga premtimi te zbatimi/ Si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë, financim shtesë për familjet në nevojë dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

Qeveria rrit buxhetin për pensionet dhe mbrojtjen/ Shkurtime për SPAK-un

10 July 2025 at 14:26

Buxheti i viteve 2026-2028 do të fokusohet tek mbrojtja dhe pensionet. Programi afatmesëm i botuar në Fletoren Zyrtare projekton rritje progresive të fondeve që do të jepen për Ministrinë e Ekonomisë për politikat e pensioneve dhe Ministrinë e Mbrojtjes për angazhimet në rritje për buxhetin e NATO-s.

Në vitin 2026 vjen buxheti për insititucionet do të jëtë 4.8 miliardë dhe Ministria e Ekonomisë do të marrë afro 700 mln euro nga 570 që menaxhon këtë vit, ndërsa buxheti i mbrojtjes nga 520 milionë euro do të rritet në 607 milionë euro deri në vitin 2028.

Ministria e Shëndetësisë, e cila ka edhe pjesën kryesore të buxhetit, do të ketë një rritje të lehtë, nga 800 milionë euro në 820 milionë euro në 2028.

Ndërsa buxheti i infrastrukturës do të organizohet me planin e projekteve, pasi nga 690 milionë euro, fillimisht do të rritet në 760 milionë euro dhe më pas të ulet në 715 milionë euro në vitin 2028.

Ndërkohë nga ana tjetër, bie në sy reduktimi i buxhetit për drejtësinë e në veçanti për SPAK. Për Prokurorinë e Posaçme, buxheti do të faturojë 18 mln euro në vit, nga 23 që ka dhënë gjatë viteve të fundit, pritet të reduktohet me 5 mln euro.

The post Qeveria rrit buxhetin për pensionet dhe mbrojtjen/ Shkurtime për SPAK-un appeared first on Sot News | Lajme.

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

By: Ke Si
10 July 2025 at 10:15

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën ekonomike, kujdesin shëndetësor dhe kategoritë në nevojë.

Këto parashikime përfshihen në dokumentin zyrtar të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2026–2028, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe publikuar në Fletoren Zyrtare. Pensionet përbëjnë një nga zërat më të rëndësishëm të mbrojtjes sociale. “VENDIM Nr. 371, datë 2.7.2025 PËR MIRATIMIN E PROJEKTDOKUMENTIT TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2026–2028, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 25, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Miratimin e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026– 2028, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, – thuhet në Fletoren Zyrtare.

Sipas dokumentit, në vitin 2025 janë parashikuar 176.2 miliardë lekë për pagesat e pensioneve, ndërsa në vitin 2028 ky fond parashikohet të arrijë 205.4 miliardë lekë. Shtesa neto prej mbi 29 miliardë lekësh pasqyron përpjekjen për të përmirësuar jetesën e pensionistëve. “Rritja e fondit të pensioneve pasqyron jo vetëm indeksimet e zakonshme, por edhe përpjekjet për të përmirësuar të ardhurat e të moshuarve në një periudhë inflacioni dhe pasigurish ekonomike”, – thuhet në dokument.

Pjesa më e madhe e rritjes shkon për pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, ndërkohë që do të vijojë edhe indeksimi i rregullt vjetor. Shtresa në nevojë do të vijojë të mbështetet përmes skemës së ndihmës ekonomike, e cila për vitin 2025 ka një buxhet prej 8 miliardë lekësh dhe në vitin 2028 arrin 10.3 miliardë lekë. Kjo do të thotë një rritje prej më shumë se 28% gjatë tre viteve të ardhshme.

“Skema e ndihmës ekonomike mbështetet në parimin e synimit të targetuar, duke përfshirë vetëm kategoritë më të cenueshme ekonomikisht, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre”, – thuhet në raportin shoqërues të PBA-së.

Do të vijojë aplikimi i sistemit të pikëzimit dhe vlerësimit të varfërisë për të përcaktuar përfituesit. Për mbrojtjen sociale, në mënyrë të veçantë për personat me aftësi të kufizuara (PAK), fëmijët jetimë dhe gratë viktima të dhunës, parashikohet një rritje graduale e buxhetit nga 20.4 miliardë lekë në vitin 2025 në 22.6 miliardë lekë në vitin 2028. “Objektivi është të garantohet një rrjet i qëndrueshëm mbrojtjeje sociale për individët dhe familjet në rrezik, në përputhje me standardet evropiane të mirëqenies”, – theksohet në dokumentin qeveritar.

Gjithashtu, janë parashikuar programe integruese për përfshirjen e PAK në tregun e punës, si dhe shërbime sociale alternative për fëmijët në situatë rruge dhe të braktisur. Buxheti për shëndetësinë publike është një tjetër prioritet. Nga 69.1 miliardë lekë në vitin 2025, fondi arrin në 75.8 miliardë lekë në vitin 2028, duke përfshirë edhe financime të dedikuara për: Barnat e rimbursueshme, që rriten nga 15.1 miliardë lekë në 2025 në 17.2 miliardë lekë në 2028, investime në spitale dhe pajisje mjekësore, fuqizimin e shërbimit të urgjencës kombëtare dhe telemjekësisë, mbështetjen për mjekët e familjes dhe shërbimet në zonat rurale.

“Fokusi do të jetë përmirësimi i aksesit, cilësisë dhe barazisë në kujdesin shëndetësor publik, me theks te parandalimi dhe ndërhyrjet në kohë”, – theksohet në dokument. Gjithashtu, do të intensifikohen fushatat e vaksinimit, programet për shëndetin mendor, si dhe shërbimet për grupet e margjinalizuara./e.t

Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

By: Ke Si
10 July 2025 at 08:01

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë gra dhe vetëm 63 janë burra, një raport që pasqyron qartë diferencën gjinore në jetëgjatësinë e shqiptarëve. Gratë vijojnë të jetojnë më gjatë se burrat, një trend i njohur në të gjithë botën, por që në Shqipëri del në pah veçanërisht në moshat shumë të avancuara.

Ky grup i rrallë përfaqëson një brez që ka kaluar më shumë se një shekull histori, duke jetuar gjatë periudhave më të trazuara të vendit, nga luftërat botërore, regjimi komunist dhe transformimi demokratik.

Por përtej kuriozitetit të moshës mbi 100 vjeç, një pasqyrë më e gjerë vjen nga të dhënat për qytetarët mbi 85 vjeç. Në të gjithë vendin janë mbi 41 mijë persona që kanë kaluar këtë moshë, me shpërndarje të ndryshme sipas qarqeve. Tirana ka numrin më të lartë në total, me 9,372 qytetarë mbi 85 vjeç, por për shkak të popullsisë së madhe, ata përbëjnë vetëm 1.2 për qind të banorëve.

Në krahun tjetër, Gjirokastra rezulton të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë mbi 85 vjeç, me 2.6 për qind, ndjekur nga Vlora me 2.2 për qind dhe Fieri e Korça me nga 1.8 për qind. Durrësi dhe Tirana renditen në fund për sa i përket përqindjes së të moshuarve të kësaj grupmoshe, ndërsa qarqe si Shkodra, Lezha dhe Elbasani qëndrojnë në mes të renditjes.

Këto të dhëna nxjerrin në pah një profil interesant të shpërndarjes së jetëgjatësisë në vend, por edhe të probleme demografike, si plakja e popullsisë apo emigrimin e të rinjve.

Ndërsa vendi plaket gradualisht dhe jetëgjatësia rritet, një pyetje që ngrihet është nëse politika sociale do të duhet të ndryshojë për të reflektuar këto zhvillime. Rikujtojmë se gjatë vitit 2024, rreth 29 mijë pensionistë i janë shtuar skemës, pasi kanë mbushur moshën dhe kanë lidhur pension pleqërie me Institutin e Sigurimeve Shoqërore./E.T

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë, shtohen masa të reja financimi! Kushtet për të përfituar

10 July 2025 at 08:15

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake e financimit prej 30% nëse jepet garancia nga një shoqëri sigurimi apo bankë, si dhe mbulim të investimeve deri në masën 15 mln lekë për ha nëse investohet për shtim serrash diellore për kultivim të perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit, janë ndër masat e reja që i shtohen skemës kombëtare për bujqësinë.

Qeveria ka bërë disa shtesa në VKM nr. 150, datë 6.3.2025, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, me qëllim rritjen e mbështetjes për investime në bujqësi.

Konkretisht vendimi i ndryshuar i botuar në Fletoren Zyrtare përfshin masa të reja financimi me përfitim 50% të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë se 15 mln lekë për ha për ndërtimin e serrave të reja diellore me perime ku të jetë i përfshirë edhe instalimi i sistemit të ujitjes

Ndërsa për ngritjen e serave të reja të prodhimit të rrushit mbështetja financiare arrin deri në 8 mln lekë për ha dhe 4 mln lekë për ha për serrat e reja të prodhimit të luleshtrydheve. Për mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 mijë lekë/ha.

Po ashtu shtohet mbështetja për sistemet e ujitjes me pika dhe mbrojtjen nga breshëri: Fermerët që instalojnë sisteme moderne ujitjeje dhe rrjeta mbrojtëse për pemë dhe vreshta do të marrin subvencione nga 250 mijë lekë për ha deri në 1,5 mln lekë për ha.

Me financim do të mbështeten edhe fermerët që investojnë për ngritjen e linjave të përpunimit dhe etiketimit të perimeve, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7,5 mln lekë për subjekt.

Do të mbështeten edhe investimet në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 mln lekë për subjekt. Edhe për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat), masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 mln lekë për subjekt.

Shtesat e vendimit

Në vendimin nr. 150, datë 6.3.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, bëhen shtesat e mëposhtme:

1. Në pikën 1, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje: “d) mbështetjen e investimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese në ferma, përpunimin / tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe zhvillimin e agroturizmit dhe të akuakulturës.”.

2. Në pikën 2.3 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përfituesve të financimit nga masat e mbështetjes së investimeve pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës së lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka.”.

3. Pas pikës 2.3 shtohet pika 2.4, me këtë përmbajtje: “2.4. Mbështetje për investime për: a) ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se: – 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; – 8 000 000 (tetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë; – 4 000 000 (katër milionë) lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve. b) mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 000 (tetëqind mijë) lekë/ha.

Përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

c) rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha.

ç) sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 10 ha.

d) ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe të stabilimenteve për rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 (dhjetë) lopë, jo më pak se 100 (njëqind) të imëta, jo më pak se 10 (dhjetë) dosa dhe jo më pak se 10 000 (dhjetë mijë) shpendë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

dh) mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore e blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt.

e) linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7 500 000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë për subjekt.

ë) investime në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 000 000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt. f) akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat).

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

Fondi total për mbështetje për investime të jetë në vlerën 2 (dy) miliardë lekë dhe të përdoret për vitin 2025 deri në 537,8 milionë lekë të akorduara në programin buxhetor 04250, “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, në shpenzime korrente, duke vijuar plotësimin e vlerës së plotë në buxhetin e vitit 2026, si pjesë e PBA-së 2026–2028.”

II. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./Monitor

The post Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë, shtohen masa të reja financimi! Kushtet për të përfituar appeared first on Sot News | Lajme.

TIA njofton: Linjë e re ajrore mes Shqipërisë dhe Jordanisë

9 July 2025 at 22:10

Tirana International Airport vijon të zgjerohet si një nyjë e rëndësishme lidhëse mes Shqipërisë dhe destinacioneve ndërkombëtare, duke ofruar gjithnjë e më shumë mundësi për pasagjerët dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje.

TIA njofton: Linjë e re ajrore mes Shqipërisë dhe Jordanisë!

Tirana International Airport mirëpriti sot fluturimin e parë të kompanisë “Jordan Aviation” nga Amani, duke shënuar nisjen e një linje të re ajrore mes Jordanisë dhe Shqipërisë.

TIA njofton: Linjë e re ajrore mes Shqipërisë dhe Jordanisë!

Kjo lidhje e re ajrore hap një kapitull të ri bashkëpunimi dhe krijon mundësi të reja për udhëtime mes dy vendeve.

TIA njofton: Linjë e re ajrore mes Shqipërisë dhe Jordanisë!

Linja lehtëson udhëtimet si për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Jordaninë dhe Lindjen e Mesme, ashtu edhe për turistët jordanezë që duan të zbulojnë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen tradicionale shqiptare.

The post TIA njofton: Linjë e re ajrore mes Shqipërisë dhe Jordanisë appeared first on Sot News | Lajme.

Gertiola Çepani: Mbi 6 mijë vende të lira pune në portalin qeveritar për çdo nivel arsimor

9 July 2025 at 21:56

Në një periudhë kur tregu shqiptar i punës po përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka shpallur mbi 6 mijë vende të lira pune, të cilat janë të publikuara në portalin qeveritar puna.gov.al.

Këto vende pune i përkasin sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë si pozicionet për profesionistët me arsim të lartë, ashtu edhe ato për individët me arsim të mesëm apo të ulët.

Në një intervistë në medie, drejtorja e Shërbimeve të Tregut të Punës, Gertiola Çepani e cilësoi këtë ofertë si “një mal me mundësi” për të rinjtë dhe punëkërkuesit shqiptarë.

Ajo theksoi se aktualisht nuk është më fjala për të zgjedhur “më të mirët”, por për të mbushur vendet bosh që gjithnjë e më shumë po kërkojnë të plotësohen në sektorë të ndryshëm, sidomos për shkak të sezonalitetit.

Sipas Çepanit, portali puna.gov.al është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’u shërbejë të gjithë punëkërkuesve, duke i ofruar vendet e lira në përputhje me nivelin e arsimit dhe profesionin e tyre. Për shembull, për të diplomuarit ofrohen pozicione si ekonomistë, inxhinierë, drejtues, menaxherë dhe zhvillues softuerësh, ndërsa për ata me arsim të mesëm dhe të ulët ka kërkesa për kuzhinierë, ndihmëskuzhinierë, banakierë, recepsionistë, rrobaqepës, saldatorë dhe magazinierë.

Çdo punëkërkues që krijon një llogari në portalin “puna.gov.al” mund të aplikojë direkt për një pozicion pune. Sistemi i përpunimit është i automatizuar. Jetëshkrimi (CV-ja) i paraqitet menjëherë punëdhënësve përkatës, të cilët më pas nisin procesin e rekrutimit.

Për ata që kanë më pak aftësi digjitale, Zyrat e Punës ofrojnë asistencë të drejtpërdrejtë, intervista dhe këshillim nga specialistët, duke siguruar që askush të mos mbetet jashtë mundësive për punësim.

Çepani shtoi gjithashtu se përveç mundësive për punësim, Agjencia ofron edhe programe për zhvillimin e aftësive dhe integrimin më të mirë në tregun e punës. Një nga programet më të rëndësishëm është ai i praktikës 6-mujore të paguar, në institucione publike ose private, i krijuar për të sapodiplomuarit.

Për punëdhënësit, portali “paga.gov.al” dhe platforma “e-Albania” kanë thjeshtuar ndjeshëm procesin e shpalljes së vendeve të lira, ndërsa në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë, bizneset mund të përcaktojnë kriteret dhe kushtet e punës. Pagesa shpeshherë mbetet e negociueshme, por disa punëdhënës zgjedhin ta publikojnë paraprakisht.

Një tjetër aspekt pozitiv është hapja e portalit edhe për shtetasit e huaj që kanë leje qëndrimi në Shqipëri. Nëse kanë një kontratë pune të dakordësuar me një punëdhënës vendas, ata mund të aplikojnë përmes shërbimit të lejes unike, duke lehtësuar kështu punësimin e tyre ligjor në vend.

Aktualisht, rreth 50 mijë punëdhënës janë të regjistruar në sistem dhe vazhdojnë të përfitojnë nga programet mbështetëse të Agjencisë së Punësimit. Kjo situatë paraqet një mundësi reale për të gjithë ata që kërkojnë një punë të re apo dëshirojnë të ndryshojnë drejtimin profesional.

The post Gertiola Çepani: Mbi 6 mijë vende të lira pune në portalin qeveritar për çdo nivel arsimor appeared first on Sot News | Lajme.

Eduard Zaloshnja: Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, të ardhurat 59% më të ulta…

By: el da
9 July 2025 at 20:33

EDUARD ZALOSHNJA – Sipas Eurostatit, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë është 101%. Që do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Një shpjegim teorik që mund të japin ekonomistët në këtë rast është që kërkesa për produkte ushqimore është më e madhe në Shqipëri se sa mesatraja e BE-së.

Sipas teorisë ekonomke, kërkesa për produkte varet drejtpërdrejt nga niveli i të ardhurave që ka popullsia e një vendi. Por në rastin e Shqipërisë, (sipas Eurostatit) niveli i të ardhurave është plot 59% më i ulët se mesatarja e nivelit të të ardhurave të BE-së (llogaritur sipas fuqisë blerëse të çdo vendi). Pra, kërkesa për produkte ushqimore nuk mund të jetë shkaku i çmimeve të tyre të larta në Shqipëri.

Atëherë, sytë duhen hedhur nga oferta e produkteve ushqimore, që kontrollohet nga pak importues të mëdhej dhe nga pak rrjete të mëdha supermarketesh (dyqanet e vogla të lagjeve thjesht ndjekin çmimet e përcaktuara nga “të mëdhenjtë”). Duket se “të mëdhenjtë” kanë krijuar një kartel të heshtur mes tyre, ku përcaktojnë çmime të larta, që ndiqen nga të gjithë “të vegjlit” poshtë tyre.

Për ilustrim, para disa javësh, në mes të Athinës, bleva një kile qershi cilësore me 4 euro kilogrami. Një ditë më pas, pashë në mes të Tiranës që 1 kilogram qershi cilësore kushtonte plot 10 euro. Dhe krahasime të ngjashme mund të bëj cilido shqiptar që shkon në Europë…

Ne këtu kemi Autoritetin e Konkurrencës, që presupozohet të mos lejojë kartele të heshtura mes grosistëve, përmes të cilave ata imponojnë çmime të larta për gjithë segmentin e tregut që mbulojnë. Por në rastin e segmentit të tregut ushqimor, duket se ky autoritet ka dështuar.

Për ta zgjidhur këtë situatë, ose duhet ndryshuar legjislacioni, ose duhet ndryshuar Autoriteti i Konkurrencës. Që mos t’i kemi ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, teksa të ardhurat mesatare i kemi 59% më të ulta… m.p.

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

By: el da
9 July 2025 at 18:19

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe blerjen e një prone. Bankat nuk mund të financojnë më shumë se 85% të vlerës së blerjes së shtëpisë së parë dhe 80% të blerjes së shtëpisë së dytë. Në rast se kredia është në valutë, niveli tavan i financimit ulet në 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

“Nuk besoj se do të ketë një ndryshim në çmim, më shumë sesa në fluksin e klientëve blerës.Tashmë do të duhet një kapital më i madh fillestar për blerjen e një apartamenti, ose më shumë kursime. Ndryshim çmimi nuk do të kemi, por pritet një zbehje e shitjeve, ose një ndalim i tyre”, tha Valeria Dushku, agjente imobiliare.

Analizat e Bankës së Shqipërisë dhe agjencive tregojnë se rreth 50 % të shitjeve të pronës (banesore dhe tregtare) u financuan me kredi gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024.

“Janë shumica e klientëve, flasim për segmentin e mesëm të tregut të blerësve. Nëse më parë kemi pasur shumë klientë që financonin 90%-100% të blerjes me kredi bankare, tani do të ndeshemi me 85% për blerjen e parë dhe 80% për të dytën. Zonat elitare nuk do të kenë asnjë lloj ndikimi, sepse aty janë klientë që kanë financa më të sigurta”, shtoi Valeria Dushku.

Sa i përket çmimeve të apartamenteve, ekspertët thonë se tregu ka gjetur një stabiltet, duke mos pasur prej disa kohësh tashmë ulje të tyre apo dhe rritje. m.p.

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

9 July 2025 at 18:20

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake e financimit prej 30% nëse jepet garancia nga një shoqëri sigurimi apo bankë, si dhe mbulim të investimeve deri në masën 15 mln lekë për ha nëse investohet për shtim serrash diellore për kultivim të perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit, janë ndër masat e reja që i shtohen skemës kombëtare për bujqësinë.

Qeveria ka bërë disa shtesa në VKM nr. 150, datë 6.3.2025, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, me qëllim rritjen e mbështetjes për investime në bujqësi.

Konkretisht vendimi i ndryshuar i botuar në Fletoren Zyrtare përfshin masa të reja financimi me përfitim 50% të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë se 15 mln lekë për ha për ndërtimin e serrave të reja diellore me perime ku të jetë i përfshirë edhe instalimi i sistemit të ujitjes

Ndërsa për ngritjen e serave të reja të prodhimit të rrushit mbështetja financiare arrin deri në 8 mln lekë për ha dhe 4 mln lekë për ha për serrat e reja të prodhimit të luleshtrydheve. Për mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 mijë lekë/ha.

Po ashtu shtohet mbështetja për sistemet e ujitjes me pika dhe mbrojtjen nga breshëri: Fermerët që instalojnë sisteme moderne ujitjeje dhe rrjeta mbrojtëse për pemë dhe vreshta do të marrin subvencione nga 250 mijë lekë për ha deri në 1,5 mln lekë për ha.

Me financim do të mbështeten edhe fermerët që investojnë për ngritjen e linjave të përpunimit dhe etiketimit të perimeve, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7,5 mln lekë për subjekt.

Do të mbështeten edhe investimet në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 mln lekë për subjekt. Edhe për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat), masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 mln lekë për subjekt.

Në vendimin nr. 150, datë 6.3.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, bëhen shtesat e mëposhtme:

1. Në pikën 1, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje: “d) mbështetjen e investimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese në ferma, përpunimin / tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe zhvillimin e agroturizmit dhe të akuakulturës.”.

2. Në pikën 2.3 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përfituesve të financimit nga masat e mbështetjes së investimeve pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës së lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka.”.

3. Pas pikës 2.3 shtohet pika 2.4, me këtë përmbajtje: “2.4. Mbështetje për investime për: a) ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se: – 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; – 8 000 000 (tetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë; – 4 000 000 (katër milionë) lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve. b) mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 000 (tetëqind mijë) lekë/ha.

Përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

c) rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha.

ç) sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 10 ha.

d) ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe të stabilimenteve për rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 (dhjetë) lopë, jo më pak se 100 (njëqind) të imëta, jo më pak se 10 (dhjetë) dosa dhe jo më pak se 10 000 (dhjetë mijë) shpendë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

dh) mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore e blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt.

e) linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7 500 000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë për subjekt.

ë) investime në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 000 000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt. f) akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat).

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

Fondi total për mbështetje për investime të jetë në vlerën 2 (dy) miliardë lekë dhe të përdoret për vitin 2025 deri në 537,8 milionë lekë të akorduara në programin buxhetor 04250, “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, në shpenzime korrente, duke vijuar plotësimin e vlerës së plotë në buxhetin e vitit 2026, si pjesë e PBA-së 2026–2028.”

II. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./ Monitor

The post Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi appeared first on Sot News | Lajme.

Nga pensionet, te bujqësia dhe ushtria, si shpërndahet buxheti për 2026-2028

By: el da
9 July 2025 at 16:54

Për shërbime shëndetësore, për paga-pensione, për skemat e mbështetjes së familjeve në nevojë, arsim, punësim, sigurinë kombëtare, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe turizmin pritet të shpenzohen 8.5 miliardë euro vitin që vjen nga 8.2 miliardë euro të planifikuara për këtë vit.

Por si planifikohet të bëhet shpërndarja e buxhetit për institucionet? Në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 që është publikuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet rritje graduale e fondeve që do të jepen për 95 institucione që mbështeten me buxhet. Nëse këtë vit për institucionet shpenzimet janë të planifikuara në 4.7 miliardë euro në vitin që vjen rriten në rreth 4.8 miliardë dhe në 2028-ën kapërcejnë vlerën 4.9 miliardë euro.

Edhe pse buxhetin më të lartë do vijojë ta ketë Ministria e Shëndetësisë, rritjen më të madhe të shpenzimeve do ta kenë Ministria e Ekonomisë me fokus kryesor tek pensionet dhe Ministria e Mbrojtjes, si detyrim edhe ndaj vendimit të NATO-s për të shtuar buxhetin e mbrojtjes.

E përkthyer në shifra, Ministria e Ekonomisë që sot drejtohet nga Blendi Gonxhja nga 570 milionë euro shpenzime që ka, deri në 2028-ën ky buxhet i rritet me gati 130 milionë euro, e në total planifikohet të marrë 699 milionë euro. E gjithë kjo rritje e fondit do të shkojë për programin e sigurimeve shoqërore, duke dëshmuar nevojën që do të ketë skema e pensioneve për financim nga buxheti i shtetit për shkak të deficitit që vijon.

Për të siguruar armatime, mjete ushtarake, arsim apo mbrojtjen civile buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes në 3-vitet e ardhshme do të vijojë të rritet. Nga 520 milionë euro që është këtë vit, në 2028-ën planifikimi i bërë është që buxheti të arrij në 607 milionë euro.

Edhe pse me rritje të lehtë nga viti aktual, Ministria e Shëndetësisë, renditet e para me pjesën më të madhe të buxhetit. Nga 800 milionë euro këtë vit, buxheti do të rritet në 820 milionë euro për shëndetësinë deri në 2028-ën, për të mbuluar të gjitha nevojat në çdo hallkë të sistemit shëndetësor, duke përfshirë nga pagat deri në rikonstruksionin e qendrave shëndetësore.

Ndërsa Ministria e Infrastrukturës, që këtë vit mori 690 milionë euro buxhet, pritet të marrë 760 milionë euro vitin tjetër dhe më pas të ulet në 714 milionë euro në vitin 2028. Edhe për këtë 3-vjeçar vëmendja do të jetë tek rrugët, pasi transporti rrugor do të ketë 50% të totalit të buxhetit që merr kjo ministri.

Kurse buxheti për institucionet e drejtësisë parashikohet në të njëjtat nivele, me përjashtim të SPAK që është në rënie nga 23 milionë euro këtë vit, në 18 milionë euro për çdo vit nga 2026-ta deri në 2028-ën. (REPORT TV) m.p.

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

By: Ke Si
9 July 2025 at 15:42

Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Gjate qershorit thotë INSTAT çmimet u rritën me 2.4%, dhe shkaku kryesor ishte shtrenjtimi i ushqimeve. Nga zarzavatet, vaji, qumështi e mishi të gjitha po kushtojnë më shumë edhe pse në sezon prodhimi.

“Shiko, 1 mijë lekë kumbulla në vaktin e veti. Rrushi. Gjithçka shtrenjtë dhe pse jemi në stinën e tyre”, shprehet një qytetar.

Në një vend ku dielli ndriçon çdo cep të tokës dhe tregjet janë plot me domate, zarzavate e fruta vere, çmimet po ngjiten si të ishim në mes të dimrit! Inflacioni i qershorit ka shënuar nivelin më të lartë në 16 muajt e fundit, me 2.4 për qind rritje.

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet

“Periudha e fruta-perimeve. nëse do të krahasonim këtë qershor me qershorin e shkuar, patën çmime më të larta. Nuk është perceptim, por realitet”, deklaroi për A2 CNN eksperti për ekonominë Klodian Muço.

Por mos mendoni se janë lukset që po na rëndojnë xhepat… Jo! Janë pikërisht buka, qumështi, vaji dhe mishi… pra vetë shporta e mbijetesës. Inflacione te ushqimet kapërceu “vijën e kuqe” muajin e shkuar duke arrit në 3.5 për qind.

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet

Sot në tregjet e Tiranës domatet shiten me 150 lekë/kg, kastraveci me 100 lekë/kg, patate e qepë midis 80-100 lekë/ kg apo specat deri në 180 lekë/kg. Po kështu shalqiri është fiksuar në 50 lekë/kg e pjepri në 100 lekë.

“Është një periudhë historikisht me inflacion në rritje për shkak të shtimit të konsumit si pasojë e ardhjes së shqiptarëve në Atdhe, por edhe nga turizmi”, u shpreh eksperti Klodian Muço.

Dhe sipas ekspertëve, inflacioni do të ishte edhe më i lartë nëse Shqipëria nuk do të përjetonte plakje të popullsisë me këto ritme.

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet

“Pensionistët janë më të predispozuar të konsumojnë pak gjëra. Ndryshe nga një qytetar mesatar i cili blen ushqime, veshje e etj.”, theksoi Muço.

Me gjithë flukset e shtuara të turistëve, inflacioni te baret dhe restorantet në qershor ra në 1.7 për qind nga 1.8 për qind në maj./E.T

Kush do të shpenzojë më shumë para publike? Ja ‘kampionët’ e buxhetit të ri, shifrat që befasojnë!

9 July 2025 at 16:43

Për shërbime shëndetësore, për paga-pensione, për skemat e mbështetjes së familjeve në nevojë, arsim, punësim, sigurinë kombëtare, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe turizmin pritet të shpenzohen 8.5 miliardë euro vitin që vjen nga 8.2 miliardë euro të planifikuara për këtë vit.

Por si planifikohet të bëhet shpërndarja e buxhetit për institucionet? Në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 që është publikuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet rritje graduale e fondeve që do të jepen për 95 institucione që mbështeten me buxhet. Nëse këtë vit për institucionet shpenzimet janë të planifikuara në 4.7 miliardë euro në vitin që vjen rriten në rreth 4.8 miliardë dhe në 2028-ën kapërcejnë vlerën 4.9 miliardë euro.

Edhe pse buxhetin më të lartë do vijojë ta ketë Ministria e Shëndetësisë, rritjen më të madhe të shpenzimeve do ta kenë Ministria e Ekonomisë me fokus kryesor tek pensionet dhe Ministria e Mbrojtjes, si detyrim edhe ndaj vendimit të NATO-s për të shtuar buxhetin e mbrojtjes.

E përkthyer në shifra, Ministria e Ekonomisë që sot drejtohet nga Blendi Gonxhja nga 570 milionë euro shpenzime që ka, deri në 2028-ën ky buxhet i rritet me gati 130 milionë euro, e në total planifikohet të marrë 699 milionë euro. E gjithë kjo rritje e fondit do të shkojë për programin e sigurimeve shoqërore, duke dëshmuar nevojën që do të ketë skema e pensioneve për financim nga buxheti i shtetit për shkak të deficitit që vijon.

Për të siguruar armatime, mjete ushtarake, arsim apo mbrojtjen civile buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes në 3-vitet e ardhshme do të vijojë të rritet. Nga 520 milionë euro që është këtë vit, në 2028-ën planifikimi i bërë është që buxheti të arrij në 607 milionë euro.

Edhe pse me rritje të lehtë nga viti aktual, Ministria e Shëndetësisë, renditet e para me pjesën më të madhe të buxhetit. Nga 800 milionë euro këtë vit, buxheti do të rritet në 820 milionë euro për shëndetësinë deri në 2028-ën, për të mbuluar të gjitha nevojat në çdo hallkë të sistemit shëndetësor, duke përfshirë nga pagat deri në rikonstruksionin e qendrave shëndetësore.

Ndërsa Ministria e Infrastrukturës, që këtë vit mori 690 milionë euro buxhet, pritet të marrë 760 milionë euro vitin tjetër dhe më pas të ulet në 714 milionë euro në vitin 2028. Edhe për këtë 3-vjeçar vëmendja do të jetë tek rrugët, pasi transporti rrugor do të ketë 50% të totalit të buxhetit që merr kjo ministri.

Kurse buxheti për institucionet e drejtësisë parashikohet në të njëjtat nivele, me përjashtim të SPAK që është në rënie nga 23 milionë euro këtë vit, në 18  milionë euro për çdo vit nga 2026-ta deri në 2028-ën.

The post Kush do të shpenzojë më shumë para publike? Ja ‘kampionët’ e buxhetit të ri, shifrat që befasojnë! appeared first on Sot News | Lajme.

Euro nis dobësimin përballë lekut/ Ndikon fluksi turistik, BSH tregon se me sa po shkëmbehet në korrik

9 July 2025 at 14:46

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane.

Nëse shohim të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që prej datës 1 korrik një euro është këmbyer me 97 lekë duke pësuar një zhvlerësim konstant, por minimal.

Por nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është dobësuar me më shumë se 3 pikë.

Në 10 ditët e para të korrikut të viti të kaluar një euro është këmbyer me mbi 100 lekë.Banka e Shqipërisë e lidh këtë tendencë të forcimit të lekut me shtimin e eurove në qarkullim nga turizmi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në muajt e parë Shqipëria priti 3.42 milion shtetas të huaj.

Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja, remitancat.

Ndërsa vetëm në 5 muaj trasaksionet në euro në ekonominë shqiptare arritën vlerën 2.4 miliardë euro. Këto shifra konfirmojnë vlerën e lartë të monedhës europiane në ekonominë shqiptare në një kohë që euro qëndron nën kufijtë e 98 lekëve.

Por pavarësisht këtyre luhatjeve duket se tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri, pasi gradualisht po zbehen edhe luhatjet e forta sezonale në këmbimin e euros me lekun.

The post Euro nis dobësimin përballë lekut/ Ndikon fluksi turistik, BSH tregon se me sa po shkëmbehet në korrik appeared first on Sot News | Lajme.

Raport pozitiv për kreditë/ Vetëm 3% e individëve me pagesa të vonuara

9 July 2025 at 14:02

97% e kredive që kanë marrë individët në banka, shlyhet rregullisht, cka konfirmon se vetëm një pjesë shumë e vogël e qytetarëve hasin vështirësi me pagesat e kësteve. Të dhënat e Bankës e Shqipërisë, tregojnë se kreditë me probleme tek individët janë ulur në 2.9%, nga 3.4% që ishin vit më parë.

Në krahasim me bizneset, segmenti i individëve kurdoherë ka pasur më pak probleme me huat, për shkak të ekspozimit më të vogël ndaj rrezikut.

Gjithashtu, duke qenë se pjesa më e madhe e portofolit konsiston në kredi për blerjen e banesave, angazhimi i huamarrësve ndaj shlyerjes së detyrimeve në përgjithësi është i madh.

Megjithatë, edhe shlyerja tek bizneset vazhdoi përmirësimin vitin e kaluar. Raporti i kredisë me probleme në segmentin e bizneseve zbriti në 5.1%, nga 5.7% që kishte qenë një vit më parë.

Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron vlerësohet të ketë ndikuar pozitivisht aftësinë paguese të huamarrësve në monedhën europiane, me të ardhura në monedhën vendase. Vitin e kaluar, kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik.

Ndërkohë, raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar zbriti në 4.17%, nga 4.74% që kishte qenë në fund të vitit 2023, ndërsa në vlerë, kredia me probleme arriti nivelin 34.7 miliardë leke, ose 350 mln euro.

The post Raport pozitiv për kreditë/ Vetëm 3% e individëve me pagesa të vonuara appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌