Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Këmbimi valutor 12 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

12 July 2025 at 08:50

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e shtunë, 12 Korrik), një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 97.3 lekë dhe do të shitet me 98.1 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 12 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Këmbimi valutor 10 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

10 July 2025 at 08:26

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e enjte, 10 Korrik), një dollar amerikan do të blihet me 82.8 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.1 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 10 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Euro nis dobësimin përballë lekut/ Ndikon fluksi turistik, BSH tregon se me sa po shkëmbehet në korrik

9 July 2025 at 14:46

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane.

Nëse shohim të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që prej datës 1 korrik një euro është këmbyer me 97 lekë duke pësuar një zhvlerësim konstant, por minimal.

Por nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është dobësuar me më shumë se 3 pikë.

Në 10 ditët e para të korrikut të viti të kaluar një euro është këmbyer me mbi 100 lekë.Banka e Shqipërisë e lidh këtë tendencë të forcimit të lekut me shtimin e eurove në qarkullim nga turizmi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në muajt e parë Shqipëria priti 3.42 milion shtetas të huaj.

Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja, remitancat.

Ndërsa vetëm në 5 muaj trasaksionet në euro në ekonominë shqiptare arritën vlerën 2.4 miliardë euro. Këto shifra konfirmojnë vlerën e lartë të monedhës europiane në ekonominë shqiptare në një kohë që euro qëndron nën kufijtë e 98 lekëve.

Por pavarësisht këtyre luhatjeve duket se tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri, pasi gradualisht po zbehen edhe luhatjet e forta sezonale në këmbimin e euros me lekun.

The post Euro nis dobësimin përballë lekut/ Ndikon fluksi turistik, BSH tregon se me sa po shkëmbehet në korrik appeared first on Sot News | Lajme.

Këmbimi valutor 9 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

9 July 2025 at 08:07

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e mërkurë, 9 Korrik), një dollar amerikan do të blihet me 82.9 lekë dhe do të shitet me 83.9 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.1 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 9 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Rama do të mbledhë kryetarët e bashkive më 9 korrik

7 July 2025 at 10:51

Edi Rama do të zhvillojë një takim me të gjithë kryetarët e Bashkive të vendit. Mediat raportojnë se takimi do të mbahet pas dy ditësh, më datën 9 Korrik në qytetin bregdetar të Durrësit. Raportohet se fokusi i takimit do të jetë tek problematikat e pushtetit vendor dhe kryesisht ato të sezonit, por si dhe […]

The post Rama do të mbledhë kryetarët e bashkive më 9 korrik appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 7 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

7 July 2025 at 08:16

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e hënë, 7 Korrik), një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lekë dhe do të shitet me 83.6 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 7 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 7 Korrik 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
7 July 2025 at 07:30

Këtë të hënë vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite, kur priten kalime vranësirash nëpër territor.

Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore, megjithatë nuk priten reshje në territor.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 38°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 7 Korrik 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit, e diel, 6 korrik

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites priten alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje të territorit. Në zonën e juglindjes priten reshje shiu afatshkurtra dhe me intensitet të ulët, ndërsa në malësitë e kësaj zone priten reshje në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-8 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/40 Diell
Kukës 19/38 Diell
Lezhë 20/38 Diell
Dibër 18/36 Diell
Durrës 22/36 Diell
Tiranë 24/40 Diell
Elbasan 24/40 Diell
Berat 20/37 Diell
Vlorë 22/36 Diell
Korçë 18/34 Diell pak re
Gjirokastër 17/40 Diell pak re
Sarandë 23/37 Diell

The post Parashikimi i motit, e diel, 6 korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e shtunë, 5 korrik 2025

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të nxehta e të thata..

Moti parashikohet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell pa përjashtuar kalime të lehta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 6-9 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/41

Diell pak re

Kukës               17/38

Diell pak re

Lezhë 20/37

Diell pak re

Dibër 18/38

Diell pak re

Durrës 20/34

Diell pak re

Tiranë 25/41

Diell pak re

Elbasan 24/41

Diell pak re

Berat 18/38

Diell pak re

Vlorë 21/36

Diell pak re

Korçë 19/35

Diell pak re

Gjirokastër 18/40

Diell pak re

Sarandë 22/36

Diell pak re

 

 

 

The post Parashikimi i motit, e shtunë, 5 korrik 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

4 July 2025 at 16:53

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka njoftuar se testi fizik për shtatë kandidatët në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) do të zhivllohet më 10 Korrik. Testi fizik do të bëhet në ambientet sportive të repartit RENEA dhe kandidatët duhet të superojnë 300 metra spirnt, palosje barku për 1 minutë, pompa si edhe […]

The post Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik appeared first on BoldNews.al.

Nesër valë të nxehti ekstrem, përgatituni për ditën më të nxehtë

By: gaze tare
3 July 2025 at 18:46

Nesër pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri në 41 grade C.

“Nesër presim temperatura 39-40 në shumë qytete dhe 41 gradë vetëm në qarkun e Beratit. Qarku Vlorë do jetë pak më i freskët”, thotë sinoptikania Lajda Porja.

Fundjava do të jetë me temperatura 39 gradë dhe në po të njëjtat ujëra do të mbetet edhe fillimi i javës së ardhshme. Vala e të nxehtit që ka goditur pjesën më të madhe të Europës, në vendin tonë pritet të ketë një tërheqje për pak ditë, të mërkurën.

“Kemi një freskim nga mesi i javës tjetër, nga e mërkura ku të paktën për 3 apo 4 ditë do të marrim frymë. Termometri ulet deri në 34 apo 35, por do jetë e shkurtër si kohë”, tha Porja.

Muaji korrik parashikohet të jetë me temperatura të larta, të cilat do të qëndrojnë të tilla për disa ditë njëra pas tjetrës.

“Është parashikuar që korriku të jetë mjaft i nxehtë. Nuk presim të thyhen rekordet, po do ketë shumë ditë, 7 apo 10 ditë me temperatura që luhaten nga 37-39”, tha sinoptikania.

Vera me temperaturën më të lartë të shënuar përgjatë këtyre viteve të fundit është ajo e 2023-it, kur termometri në korrik shënoi 43.6 gradë në Elbasan./TvKlan

The post Nesër valë të nxehti ekstrem, përgatituni për ditën më të nxehtë appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit 3 Korrik 2025, temperatura deri në 40°C

By: V K
3 July 2025 at 07:37

Ditën e sotme në vendin tonë, vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 40°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 3 Korrik 2025, temperatura deri në 40°C appeared first on Albeu.com.

“Na fshehin dokumentet”/ Misteri i 2 Korrikut, flet analisti: Pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe

2 July 2025 at 20:27

Demaliaj theksoi se, edhe pas 35 vitesh, Shqipëria mbetet e bllokuar në mendësinë dhe pasojat e asaj kohe, për shkak të mungesës së ballafaqimit me të vërtetën historike. Ai ngriti shqetësimin për mos-hapjen e dosjeve dhe arkivave, duke e cilësuar këtë si një pengesë serioze për ndërtimin e një narrative të drejtë dhe të sinqertë për të kaluarën.

I ftuar në një emision televiziv analisti Ilir Demaliaj u kthye pas në kohë, në ngjarjen historike të 2 Korrikut 1990, kur qindra qytetarë shqiptarë kërkuan strehim në ambasadat perëndimore në Tiranë, duke e cilësuar si një moment simbolik të dëshirës për t’u shkëputur nga izolimi totalitar.

Ilir Demaliaj:

“2 korriku ishte një dëshirë për të dalë nga izolimi. Edhe sot pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, qoftë si mendësi, si shoqëri, si politikë, edhe në jetën kulturore. Ne nuk kemi bërë një ballafaqim me të vërtetën. Nuk duhet të krijojmë heronj. Unë jam munguar që të gërmoj në ato dosje, dhe ne kemi këtë gjë edhe pas 35 vitesh ne nuk hapim dosjet, sepse at fshihen të gjitha.

E komplikojnë me 2 korrikun e Kosovës, dhe në fakt kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë. Ne duhet që të ndjekim të gjitha ngjarjet e Evropës Juglindore, dhe ishim guri i fundit i dominosë, në Shqipëri regjimi ra i fundit. Duhet të kuptojmë se pse na ndodh, sepse ne nuk kemi raport me të vërtetën, sepse ne na fshehin të gjithë dokumentet. Ne nuk bëjmë një analizë serioze për të kuptojmë realen, ne falsifikojmë mbledhjet. Mbledhja me Ramiz Alinë ka qenë një dështim total. Ne nuk hapim arkivat, ne nuk kemi hapur arkivat as për dhjetorin”.

The post “Na fshehin dokumentet”/ Misteri i 2 Korrikut, flet analisti: Pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe appeared first on Sot News | Lajme.

Europa nën ‘pushtetin’ e të nxehtit/ Paralajmëron meteorologia: Korriku muaj i thatë dhe me temperatura ekstreme

2 July 2025 at 14:48

Muaji korrik ashtu edhe si qershori do të jetë i thatë dhe me temperatura të larta. Kështu tha Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në ‘Sot Live në Shqipëri’.

“Pritej që ditën e sotme temperatura maksimale të arrinte vlerën 39 gradë Celcius, kryesisht në zonat e ulëta. Ndërkohë nga dita e nesrëme do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave maksimale. Maksimalet e ajrit nuk priten ta kalojnë vlerën 36 gradë në zonat e ulëta”, tha Gjoni.
Më tej ajo shtoi se zonat ku termometri shënon vlerat maksimale janë Fieri, Kuçova, Berati, Elbasani, Tirana, Shkodra e Lezha.

Shkenctarët thonë se i nxehti që ka ‘pushtuar’ Europën ka ardhur si pasojë e ngrohjes globale. Organizata Botërore Meteorologjike tha se bota do të duhet të mësohet të jetojë me normalitetin e ri të valëve ekstreme të të nxehtit, të cilat do të ndodhin më shpesh dhe do të jenë më intensive me kalimin e kohës.

The post Europa nën ‘pushtetin’ e të nxehtit/ Paralajmëron meteorologia: Korriku muaj i thatë dhe me temperatura ekstreme appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëfime për 2 korrikun: Si u shënua kthesa e madhe historike për Kosovën

PRISHTINË, 2 korrik/ATSH/ Korrik 1990, dita e dytë e muajit. Rreze të forta dielli. Delegatë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, të rrethuar me kordon nga policia serbe, po shënonin kthesë historike për shqiptarët.

Atë ditë u miratua Deklarata Kushtetuese dhe Kosova u shpall njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Dokumenti u bë baza ligjore e rrugëtimit drejt pavarësisë së plotë.

Mbledhja po mbahej jashtë ndërtesës së Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Muharrem Shabani kishte mbërritur në Prishtinë, nga Vushtrria, tri ditë para 2 korrikut. Donte të evitonte çdo pengesë që mund t’i bëhej për të qenë prezent në atë ditë historike.

Shabani, i cili është ish-delegati i cili e lexoi Deklaratën Kushtetuese, sjell rrëfimin e tij 35 vjet më vonë, në një intervistë për KosovaPress.

Mbledhja e udhëhequr nga Bujar Gjurgjeala kishte nisur në ora 12:00, nën rrezet e forta të diellit të korrikut.

“E shikojmë si një ngjarje që ka shprehur vullnetin e popullit të Kosovës në atë kohë në aspektin politik, juridik, që Kosova të ketë një status tjetër fare me atë që ishte atëherë. Bile atëherë ajo autonomi që ishte me kushtetutën e Jugosllavisë në vitin 74’ nga regjimi serb u suprimua në mënyrë të kundërligjshme”, thotë ai.

Ish-delegati i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Shabani thotë se “Kosova, me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut e kishte shpallur pavarësinë”.

“Ishte institucion legjitim që e kishte shpallur, nuk ishte shpallur as tek arra e as tek prroi, por ishte shpallur tek Kuvendi, ndonëse dyert ishin të mbyllura, snajperistët shiheshin sepse ishin mbi ndërtesën e qeverisë. Më kishin sjell një karrige për të lexuar, unë nuk e pranova, thash në këmbë do ta lexoj se është një akt me rendësi, nëse është shkruar të vdesim, të vdesim për këtë akt të gjithë së bashku”, thotë Shabani.

Ky akt përfaqësonte më shumë se një deklarim politik, ishte thirrja e një populli për dinjitet, liri dhe vetëvendosje.

Sot, 35 vjet pas, nga delegatët e atij Kuvendi, kjo Deklaratë kujtohet jo vetëm si një dokument, por si “një gur i shenjtë në themelet e shtetit tonë”.

Sipas tyre, deklarata i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe shënoi një kthesë historike drejt lirisë dhe pavarësisë së shumëpritur.

Kësaj deklarate i kishte parapri rezoluta e Akademisë së Shkencave të Kosovës, e cila përcaktonte pozitën kushtetuese-juridike të Republikës së Kosovës.

Menjëherë pas caktimit të datës, autoritetet serbe në Kosovë tentuan ta pengonin këtë mbledhje, duke dërguar një telegram për shtyrjen e saj. Megjithatë, delegatët shqiptarë nuk u tërhoqën dhe më 2 korrik shpallën Deklaratën Kushtetuese.

Ish-nënkryetari i Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, Ilaz Ramalija, në një rrëfim për KosovaPress tregon momente të asaj dite të rëndësishme për Kosovën.

“Delegatët u mblodhën para hyrjes së Kuvendit – pjesa prapa jo hyrja zyrtare dhe aty prisnim të fillonte mbledhja. Paraprakisht deklarata kushtetuese iu ishte dhënë delegatëve, tekstin e deklaratën e kishte shkruar Gazmend Zajmi… Ka qenë ditë me diell delegatët ishin të rrethuar me kordon policie, ndërkaq pas kordonit të policisë ishin mbledhur një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve të cilët jepnin përkrahje për delegatët dhe kërkonin që policia të mos intervenojë”, thotë ai.

Ramalija beson se pa Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut nuk do të ndodhte as shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 2008.

“Fiks në ora 12:00, Bujari, pasi ishin mbledhur nënshkrimet prej të gjithë delegatëve sepse kishim frikë se mos ndërprehej mbledhja me dhunë dhe donim me çdo kusht që ta publikonim deklaratën kushtetuese si vullnet të delegatëve të Kuvendit, i kishin mbledhur nënshkrimet dhe në ora 12:00, Bujari filloi me mbledhjen, ajo shkoi krejt në rregull, u morën vendimet që ishin në rend dite dhe Muharremi e lexoi deklaratën kushtetuese me atë zërin e tij kumbues”, kujton Ramalija.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 përbën një nga aktet më të rëndësishme të rezistencës politike të Kosovës ndaj regjimit serb, dhe një hap themelor në rrugën e saj drejt pavarësisë.

Me këtë deklaratë, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën si një njësi autonome dhe federale brenda ish-Federatës Jugosllave, duke shprehur aspiratën për vetëvendosje dhe të drejta të barabarta me republikat tjera jugosllave. /KosovaPress/

The post Rrëfime për 2 korrikun: Si u shënua kthesa e madhe historike për Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidentja Osmani: 2 Korriku, dita kur u hodhën themelet e Republikës së Kosovës

By: Kult Plus
2 July 2025 at 09:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot 2 Korrikun e vitit 1990, një ndër datat më të rëndësishme të historisë së vendit.

Presidentja Osmani ka thënë së 2 Korriku i vitit 1990, ishte dita kur u hodhën themelet e Republikës së Kosovës.

“Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë

Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.

Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë.

Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane”, ka shkruar Presidentja Osmani./ KultPlus.com

35 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

By: Kult Plus
2 July 2025 at 09:00

Sot bëhen 35 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë, po edhe të komuniteteve të tjera të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme socialiste në federatën jugosllave. / KultPlus.com

Parashikimi i motit 2 Korrik 2025, temperatura deri në 40°C

By: V K
2 July 2025 at 07:35

Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojë depërtimi i masave ajrore nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here, priten vranësira të lehta e kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 40°C, pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 2 Korrik 2025, temperatura deri në 40°C appeared first on Albeu.com.

Mot ‘përvëlues’/ Meteorologu zbulon çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë Korrikut: Ja dita më e nxehtë e kësaj jave

1 July 2025 at 13:04

Temperaturat gjatë korrikut po regjistrojnë vlera shumë të larta, ndërsa vala e të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të Evropës Juglindore po ndikon edhe në territorin shqiptar. Këtë e bëri me dije meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlab. Sipas Osmanit, disa qytete të vendit kanë arritur tashmë temperatura deri në 39 gradë Celsius. Tirana dhe Shkodra do të përjetojnë temperatura deri në 39 gradë Celsius.

🔊
Megjithatë, meteorologu theksoi se ndjenja e vapës do të jetë më e lartë, duke u ndjerë si 45 gradë në diell. Vija bregdetare gjithashtu do të ketë temperatura të larta, që do të luhaten nga 36 në 39 gradë Celsius.

“Temperaturat e korrikut momentalisht janë shumë të larta. Kmei valën e të nxehtit, e cila ka përfshirë një pjesë të mirë të Evropës Juglindore, duke bërë që këto temperatura ekstremisht të larta të jenë të të vendosen në skaje, ku kemi maksimume, të cilat regjistrohen deri në 40 gradë në disa qytete, por jo vetëm. Ditën e sotme maksimumet regjistrohen në vlerën 39 gardë Celsius në qarqet e Elbasanit, Beratit apo edhe Gjirokastrës, ndërsa sa i përket ditën së mërkurë do të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave ku do të ketë maksimume, të cilat regjistrohen në 40 gradë Celsius. Po, ashtu pritet që kryeqyteti dhe Shkodra të arrijnë në temperaturat deri në 39 gradë Celsius. Edhe pse temperatura do të jenë 39-40 gradë Celsius, ato do të ndjehen sidomos në diell, sikur janë 45 gradë Celsius. Vija bregdetare do të ketë temperatura të larta po ashtu, të cilat do të luhaten nga 36 në 39 gradë Celsius. Për të gjithë ata që kërkojnë temperatura disi më të freskëta, mund t’i gjejnë vetëm në zonat Juglindore të territorit me maksimume, të cilat nuk do të jenë më shumë se 33-34 gradë Celsius”, tha ai.

🔊
Meteorologu parashikon që gjatë gjithë korrikut temperaturat do të qëndrojnë të larta, me maksimumet që do të jenë rreth 36-37 gradë Celsius. Ai shpjegoi se valët e të nxehtit do të prekin sërish Shqipërinë dhe Evropën Jugore, duke ruajtur temperaturat mbi mesataren.

“Edhe përgjatë Korrikut do të kemi temperatura të larta, maksimumet do të jenë 36-37 gradë Celsius. Në momentin që ne do të kemi valët e të nxehtit që prekin Europën Jugore, rishtazi edhe territorin shqiptar, do të kemi temperatura të larta njësoj siç i kemi edhe tani. Do të kemi më pas edhe një tërheqje të valës së të nxehtit ku temperaturat do të jenë 36-37 gradë Celsius. Megjithatë edhe pse do e kemi këtë rënie të lehtë të temperaturave duhet thënë që janë 3-4 gradë më të larta se sa normalja. Do të kemi temperatura të cilat çdo ditë do të jenë në vlera më të larta se sa temperaturat normale”, sqaroi metorologu.

The post Mot ‘përvëlues’/ Meteorologu zbulon çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë Korrikut: Ja dita më e nxehtë e kësaj jave appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj? Horoskopi Mujor: Korrik 2025

By: gaze tare
1 July 2025 at 11:54

DASHI

Ke hedhur themelet dhe tani është koha të dalësh në dritën tënde. Dashi , gjërat do të ecin shpejt për ty deri në fund të muajit; deri atëherë, detyra jote është të ripërtërihesh, të rimendosh dhe të riorganizohesh në mënyra që të ndihmojnë në planifikimin tënd të ardhshëm. Kjo është pika ku vendos se si dëshiron të përparosh në jetë. Zemra dhe mendja jote mund të jenë në konflikt; megjithatë, gjej një moment për t’u lidhur me zemrën dhe shpirtin tënd dhe do të gjesh përgjigjet e tua të mbështetura nga superfuqia jote sekrete, guximi!

DEMI

Demi, ndërsa e ktheni fokusin tuaj drejt mënyrës se si kujdeseni për veten tuaj, në vend të asaj që duhet bërë, do të jeni në një hapësirë ​​shumë më të mirë. Ju pëlqen të lulëzoni dhe ajo që e ushqen tokën më mirë se uji që rrjedh (Ju jeni toka dhe uji është thellësia emocionale e sezonit të Gaforres). Kthejeni vëmendjen tuaj drejt ushqyerjes së marrëdhënieve, mirëkuptimit dhe përpjekjes për të akomoduar mënyrën se si secili prej jush ka nevojë të dashurohet dhe të kujdeset për të, përfshirë edhe ju. Ky muaj ju jep mundësi të shumta për të rregulluar gjërat, për të vendosur një ton të ri në jetë dhe brenda sferave tuaja të punës dhe marrëdhënieve. Lejoni qiellin t’ju mbështesë ndërsa dëgjoni atë zë të vogël brenda jush që ju udhëzon.

BINJAKET

Ky muaj ju çon në një kthesë reflektive dhe introspektive ku jo vetëm që përballeni me gjithçka që ndjeni se është humbur, por gjithashtu merrni një moment për ta menduar atë. Binjakë, shfrytëzojeni sa më shumë këtë kohë, e cila është kryesisht sezoni i Gaforres, por edhe e bashkuar me energji të mëdha retrograde, për t’u futur brenda vetes, për t’i bërë vetes pyetje nga të cilat mund të keni ikur dhe për ta mbajtur fëmijën tuaj të brendshëm afër zemrës suaj. Këtë muaj, jo vetëm që bëni paqe me një pjesë të së kaluarës suaj, por edhe me ata që ju shkatërruan sepse këtë muaj, gjeni një pjesë tuajën që i mbijetoi të gjithave me qëndrueshmëri dhe besim, dhe për këtë, jeni mirënjohës.

GAFORRE

Gaforre, ke ndjerë sikur diçka nuk shkon. Po sikur të mos jetë në rregull, por thjesht duhet pak rikalibrim? Po sikur thjesht të hysh në një kohë ku nuk ke qenë më parë, dhe po sikur kjo pjesë e jetës tënde të kërkojë të jesh dakord që të mos të pëlqejnë të gjithë? Në vend të kësaj, përqendrohu te cilësia që mund t’i shtosh jetës tënde dhe të të zgjedhurve të tu. Ky muaj është masiv për ty, përparime, të pamëshirshme, të mbushura me nevojën për të ndërmarrë veprime vendimtare dhe për të ndaluar së shtyri gjërat për ditën tjetër. Ky është muaji yt ku shoqërohesh, ku ndihesh më mirë në shtëpi dhe rehat me veten, ku vendos se cili ritëm i jetës të duket i mirë.

LUANI
Luani, ngrihesh si feniks, jo kur je i lodhur, por kur je i zënë duke u argëtuar. Ky muaj të kërkon të angazhohesh me jetën për gëzimin e saj të pastër. Lëre mënjanë llogaritjet dhe raportet rrezik-shpërblim. Lëre mënjanë nevojën për të mbajtur nën vëzhgim se kush kontribuon sa brenda një marrëdhënieje. Lëre mënjanë nevojën për të pasur vazhdimisht dorën e sipërme. Ky muaj të kujton të mbash lidhjet familjare dhe bashkësinë mbi egon dhe ndarjen. Ky muaj të ndihmon të kuptosh se ndoshta të kesh dashuri në jetë është më mirë sesa të mbash krenari të pakuptimtë. Ky muaj të mëson të bashkohesh për të zgjidhur konfliktet dhe për të ndërtuar ura.

VIRGJERESHA

Virgjëreshë, ke përfunduar një cikël dhe tani ndihesh më i gatshëm dhe i ekuilibruar në jetë. Kjo pjesë e jetës tënde ndihet si liri dhe po e adhuron atë. Liri nga demonët e tu të brendshëm, liri nga ndjenja sikur nuk je mjaftueshëm i mirë, liri nga përpjekja kaq e madhe për të bërë që gjërat të ndodhin. Këtë muaj, gjithçka ndihet tamam siç duhet, pavarësisht nëse po bën lëvizje apo ndihesh i qetë. Ky muaj të bën thirrje të bësh një pauzë të përkohshme të brendshme dhe të reflektosh në pranim dhe paqe. Ky muaj ndihesh ngritës dhe i përmbushur. Këtë muaj, i sheh shqetësimet e tua në vend që të përthithesh prej tyre dhe kujton se dielli përfundimisht lind gjithmonë. Dhe je në paqe me këtë.

PESHORE

Hape Peshoren, hap zemrën, mendjen, shpirtin dhe dyert e jetës. Hape veten për më shumë dashuri, për më shumë besim dhe për më shumë mirësi brenda asaj që të rrethon. Nuk ke pse të lodhesh duke u munduar dhe duke u përpjekur për ta bërë gjithçka vetëm. Mund të thërrasësh engjëjt dhe udhërrëfyesit e tu, mund të thërrasësh mbështetje nga kozmosi, mund të thërrasësh mbështetje nga rrethi yt i ngushtë ose ekipi. Fati yt është gati të ndryshojë për mirë dhe qëllimet e tua janë gati të bëhen më reale se kurrë më parë. Thjesht duhet të përqendrohesh në harmoninë e përgjithshme dhe në një kujtesë se kur zemra dhe mendja jote janë në të njëjtin vend, ti, e dashura ime, bëhesh e pamposhtur.

AKREP

Mjedisi juaj mund të ndihet i kufizuar, mendja juaj mund të ndihet e shtyrë dhe e motivuar për t’ju ndihmuar të gjeni përparime, qëllimi juaj mund të ndihet sikur është në zjarr, gati për të ndryshuar gjërat, i fuqizuar nga një gatishmëri për të filluar aty ku jeni, dhe zemra juaj mund të jetë më e gatshme t’u kushtohet të tjerëve dhe të bëjë mirë ndërsa mundeni. Akrepa , besoni intuitës suaj dhe gjeni kuptim në të zakonshmen. Qëllimi juaj shpaloset në rutinën dhe monotonin e jetës, ku mund ta mbushni atë me më shumë dashuri, ku mund të gjeni më shumë shpirt, kujt mund t’i përkushtoheni? Këtë muaj, ju i afroheni më shumë dashurisë me partnerin tuaj, ju i afroheni më shumë dashurisë me ata që kanë rëndësi, ju i afroheni më shumë dashurisë me veten.

SHIGJETAR

Mundësi të reja financiare, ide të reja dhe gatishmëria juaj për të provuar ujëra të reja më në fund po realizohen. Shenja e Luanit , ky muaj ka nevojë që ju të hyni me fuqi të plotë krijuese dhe gjenialitet në çdo gjë që bëni dhe merrni përsipër. Ky muaj, megjithëse kryesisht i sunduar nga një shenjë uji, përfundon në një shenjë tjetër zjarri, dhe gjithçka që asimiloni dhe krijoni intuitivisht në gjysmën e parë të muajit përfundimisht do të gjejë një përparim dhe një vrull përpara ndërsa kalojmë në sezonin e Luanit. Përgjigja për netët tuaja pa gjumë nuk është shqetësimi; përkundrazi, ajo qëndron në një organizim më të mirë dhe një gatishmëri për të marrë përsipër vetëm atë që i shërben një qëllimi në jetën tuaj, qoftë përmbushje emocionale apo kënaqësi materiale.

BRICJAP

Je në rrugën e suksesit dhe, ndërsa mund të ndihesh sikur je aktualisht në mes të gjërave, Bricjap , a je i papërgatitur? Kozmosi thotë jo! Je i harmonizuar dhe i mbushur me ide. E di kur e sheh mundësinë e ëndrrave të tua dhe e di kur duhet ta bësh atë hap besimi. Ky muaj është i dërguar nga Zoti, kështu që Kap, bëj planet e tua, bëj hapin dhe njohje, shpërblimet dhe gjithçka midis tyre janë të tuat për t’u marrë me vete në shtëpi.

UJOR

Një jetë e lumtur familjare dhe një shkëlqim i ngrohtë vaniljeje përcaktojnë energjinë e muajit që vjen për ju, Ujor. Kjo gjerësi emocionale dhe forcë janë ato që lidhin gjërat së bashku për ju, dhe ju mësoni të dëgjoni më me vëmendje. Intuita juaj është e saktë, ashtu si edhe përshtatshmëria dhe aftësia juaj për të marrë njohuri dhe mençuri kozmike. Guxoni të mbani zemrën hapur, të flisni hapur dhe të ngriheni si udhëheqësi që e dini se jeni i destinuar të jeni. Epo, nëse jo një udhëheqës, atëherë të paktën një shembull i gjallë i gjithçkaje që përfaqësoni.

PESHQIT

Korriku është një kohë përparimesh dhe ndryshimesh të papritura, Peshq. Ndërsa e shikoni veten të ngrihet për të udhëhequr, zbuloni gjithashtu pjesë të vetes që nuk mendonit kurrë se ekzistonin. Zbuloni se besimi në vetvete nuk mungonte fare, thjesht kishit frikë të hidhnit atë hap të parë për çfarëdo arsye që mendonit se ishte e vlefshme. Përparimet emocionale janë të shumta dhe më në fund e gjeni zërin tuaj! Muaji që vjen vërtet ju ndihmon të hapeni dhe të ndani atë që jeni. Çfarë ndryshimi i mirëpritur dhe freskues!

The post Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj? Horoskopi Mujor: Korrik 2025 appeared first on iconstyle.al.

❌
❌