Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Parashikimi i motit, e diel, 6 korrik

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites priten alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje të territorit. Në zonën e juglindjes priten reshje shiu afatshkurtra dhe me intensitet të ulët, ndërsa në malësitë e kësaj zone priten reshje në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-8 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/40 Diell
Kukës 19/38 Diell
Lezhë 20/38 Diell
Dibër 18/36 Diell
Durrës 22/36 Diell
Tiranë 24/40 Diell
Elbasan 24/40 Diell
Berat 20/37 Diell
Vlorë 22/36 Diell
Korçë 18/34 Diell pak re
Gjirokastër 17/40 Diell pak re
Sarandë 23/37 Diell

The post Parashikimi i motit, e diel, 6 korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e diel, 29 qershor

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës si dhe ndikimi i Anticiklinoni i Azoreve.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/s.

Valëzimi në dete 2 – 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/35 Diell
Kukës 18/36 Diell
Lezhë 24/35 Diell
Dibër 18/35 Diell
Durrës 19/36 Diell
Tiranë 22/37 Diell
Elbasan 20/39 Diell
Berat 17/37 Diell
Vlorë 19/35 Diell
Korçë 18/32 Diell
Gjirokastër 17/37 Diell
Sarandë 19/34 Diell

The post Parashikimi i motit, e diel, 29 qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e diel, 15 qershor 2025

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/33 Diell
Kukës 17/30 Diell
Lezhë 20/34 Diell
Dibër 17/29 Diell
Durrës 20/34 Diell
Tiranë 22/35 Diell
Elbasan 21/36 Diell pak re
Berat 19/35 Diell
Vlorë 21/33 Diell
Korçë 16/29 Diell pak re
Gjirokastër 16/35 Diell
Sarandë 20/33 Diell

 

 

The post Parashikimi i motit, e diel, 15 qershor 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: Ardit
7 June 2025 at 23:00

DASHI Po e përballoni fundjavën me shumë energji, ideale për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura. Por kini kujdes të mos jeni shumë impulsivë, veçanërisht në dashuri ku një dialog i hapur do të jetë thelbësor për të shmangur keqkuptimet. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 8 qershor 2025), fundjava aktuale sjell stabilitet dhe […]

The post Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit, e diel, 1 qershor 2025

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të Anticiklonit të Azoreve shoqëruar me masa ajrore të thata dhe të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kryesisht të mesme dhe të larta transparente, gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/30 Diell pak re
Kukës 10/27 Diell pak re
Lezhë 16/30 Diell pak re
Dibër 9/26 Diell pak re
Durrës 15/30 Diell pak re
Tiranë 16/30 Diell pak re
Elbasan 15/31 Diell pak re
Berat 14/31 Diell pak re
Vlorë 16/30 Diell pak re
Korçë 9/25 Diell pak re
Gjirokastër 9/29 Diell pak re
Sarandë 15/30 Diell pak re

 

 

The post Parashikimi i motit, e diel, 1 qershor 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: Ardit
24 May 2025 at 22:59

Dashi Pjesa me e madhe e te dashuruarve do kalojnë një dite te qete dhe pa probleme sot. Nëse nga ana tjetër keni pasur debate te forta nuk është mire te mbani me force dike pas vetes. Beqaret do bëjnë për vete shume persona dhe me pas do jene ata qe do vendosin ke do […]

The post Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi i ditës së nesërme, e diel 25 maj 2025

24 May 2025 at 14:53

Nga Paolo Fox

Dashi

Ajo që po përjetoni është një fundjavë plot energji. Marrëdhëniet romantike gjatë këtyre orëve në fund të majit mund të përjetojnë një fazë ripërtëritjeje. Punë? Është më mirë të mos e lejosh impulsivitetin të të marrë përsipër. Qetësohu, hap pas hapi.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 25 maj 2025), stabilitet. Kjo periudhë karakterizohet nga shumë stabilitet. Ata që janë në një lidhje gjatë këtyre orëve do të gjejnë harmoninë që e kanë humbur së fundmi, ndërsa beqarët do të kenë mundësinë të bëjnë takime të reja interesante. Bëhu i zënë.

BINJAKËT

Do të jeni të mbingarkuar nga një mijë angazhime gjatë fundjavës. Është e rëndësishme ta organizoni mirë kohën tuaj për të shmangur stresin, veçanërisht stresin e panevojshëm… Nesër, e diel 25, do të sjellë surpriza të këndshme në dashuri.

GAFORRJA

Gjatë orëve të ardhshme do të kesh dëshirë për intimitet dhe momente qetësie për t’i shijuar në maksimum. Fundjava është perfekte për forcimin e lidhjeve familjare dhe romantike. Thjesht kini kujdes me menaxhimin e financave tuaja.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 25 maj 2025), një periudhë veçanërisht e shkëlqyer i pret shumë prej jush. Gjatë ditës, iniciativat personale dhe takimet romantike do të favorizohen. Punë? Më mirë të mos e shtyni punën. Vepro tani dhe bëje me besim dhe guxim.

VIRGJËRESHA

Një fundjavë reflektimi për shumë prej jush. Dashuria do të kërkojë durim dhe mirëkuptim, ndërsa në frontin e punës do të jetë më mirë të rishikoni disa strategji. Ndoshta ndryshimi mund të jetë i dobishëm për të bërë një ndryshim.

PESHORJA

Shumë prej jush do të jenë në gjendje të shijojnë momente qetësie gjatë gjithë ditës. Beqarët do të favorizohen nga ndikimet pozitive të yjeve gjatë orëve të ardhshme. Kapitulli i Punës: Mundësi të reja mund të shfaqen papritur në pragun tuaj.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 25 maj 2025), fundjava do të jetë intensive dhe e thellë. Është koha e duhur për të sqaruar çështje të vjetra që kanë mbetur pezull prej kohësh. Në dashuri është e rëndësishme të lini hapësirë ​​për të dëgjuar.

SHIGJETARI

Do të ndjeni një nevojë të fortë për liri. Udhëtimet e shkurtra ose ato ditore do të jenë ideale. Në dashuri, kini kujdes të mos i nënvlerësoni ata që keni afër.

BRICJAPI

Një fundjavë perfekte në fund të majit për të riorganizuar projektet dhe qëllimet. Në të gjitha fushat. Gjatë orëve të ardhshme të këtij 25 maji 2025, do të duhet të gjeni ekuilibrin e duhur midis detyrave dhe kohës së lirë, në mënyrë që të mos lodheni shumë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 25 maj 2025), fundjava juaj është sigurisht një fundjavë stimuluese, veçanërisht në marrëdhëniet shoqërore. Kjo është një kohë e mirë për të krijuar miqësi të reja ose për të forcuar lidhjet ekzistuese. Merru me guxim.

PESHQIT

Do të frymëzoheni veçanërisht gjatë orëve të ardhshme. Aktivitetet krijuese dhe momentet e vetëanalizës do të sjellin mirëqenie. Në dashuri, gjestet e thjeshta do të kenë vlerë të madhe. Guxim!

The post Horoskopi i ditës së nesërme, e diel 25 maj 2025 appeared first on Sot News | Lajme.

Parashikimi i motit, e diel, 18 maj

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet kryesisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare.

Në zonën e veriperëndimit dhe relievet malore në lindje priten vranësira hera-herës deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme, të dobëta dhe lokale.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti – Valëzimi 1 deri 2 ballë.

The post Parashikimi i motit, e diel, 18 maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 May 2025 at 23:16

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025 Dashi Ka rrezik që sot goja të flasë para mendjes dhe mund t’i lëndoni personat që do ju ndodhen pranë. Nëse keni një lidhje do keni ide tërësisht ndryshe nga personi në krah dhe kjo mund të nxitë debate të forta. Nëse nuk bini dakord ndryshoni temë dhe mos […]

The post Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit, e diel, 4 maj

TIRANË, 4 maj /ATSH/ Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjashtuar alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta transparente, gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim – veriperëndim  me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të fitojë shpejtësi 5-11 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. 

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/27 Diell pak re
Kukës 9/26 Diell pak re
Lezhë 15/27 Diell pak re
Dibër 10/26 Diell pak re
Durrës 12/28 Diell pak re
Tiranë 16/29 Diell pak re
Elbasan 15/28 Diell pak re
Berat 12/28 Diell pak re
Vlorë 14/28 Diell pak re
Korçë 9/24 Diell  pak re
Gjirokastër 9/27 Diell  pak re
Sarandë 14/26 Diell  pak re

 

The post Parashikimi i motit, e diel, 4 maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i yejeve për të gjithë shenjat e zodiakut, e diel 27 prill 2025

By: berti
27 April 2025 at 07:46

Dashi Ekziston mundësia të zbuloni që një prej të afërmve tuaj të flasë keq për ju. Kjo do të bëjë që ju të shqetësoheni gjatë gjithë ditës nëse nuk përballeni dhe nuk sqaroheni me personin në fjalë. Në fusha të tjera të jetës nuk parashikohet asgjë e veçantë. Në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve të ngushtë, çfarë do të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj. Demi Mund të shqetësoheni nga…

Source

Parashikimi i motit, e diel, 27 prill 2025

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare. Pas orëve të mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet kodrinore – malore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Pas orëve të pasdites vonë ka ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryrë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/25 Diell re shi
Kukës 8/22 Diell re shi
Lezhë 13/26 Diell re shi
Dibër 7/22 Diell re shi
Durrës 11/25 Diell re shi
Tiranë 14/25 Diell re shi
Elbasan 8/26 Diell re shi
Berat 11/26 Diell re shi
Vlorë 12/22 Diell re shi
Korçë 7/18 Diell re shi
Gjirokastër 10/25 Diell re shi
Sarandë 11/24 Diell re shi

 

 

The post Parashikimi i motit, e diel, 27 prill 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e diel, 27 Prill 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 April 2025 at 23:03

Horoskopi, e diel, 27 Prill 2025 Dashi Yjet do iu japin energjinë e duhur gjatë kësaj dite që ju të shkëlqeni sa më shumë. Financat do jenë edhe më të favorizuara. Gjendja do përmirësohet papritur dhe mezi do e besoni që do jeni në realitet. Nëse keni një lidhje do qëndroni më shumë kohë me […]

The post Horoskopi, e diel, 27 Prill 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit, e diel, 20 prill 2025

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet ngas kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/25 Diell pak re
Kukës 6/24 Diell pak re
Lezhë 8/23 Diell pak re
Dibër 5/24 Diell pak re
Durrës 12/25 Diell pak re
Tiranë 12/25 Diell pak re
Elbasan 10/26 Diell pak re
Berat 6/26 Diell pak re
Vlorë 12/23 Diell pak re
Korçë 6/22 Diell pak re
Gjirokastër 5/24 Diell pak re
Sarandë 10/23 Diell pak re

 

 

The post Parashikimi i motit, e diel, 20 prill 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e diel, 6 prill 2025

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës. Në periudha afatshkurtra dhe kryesisht në relievet malore në lindje reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 300-400 metër dhe në juglindje në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Mjegull e dendur lokale/mjegullinë gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes po ashtu në momentin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Era do të fryjë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/18 Re shi
Kukës 8/12 Re shi/borë
Lezhë 10/19 Re shi
Dibër 7/10 Re shi/borë
Durrës 10/19 Re shi
Tiranë 10/19 Re shi
Elbasan 9/18 Re shi
Berat 7/18 Re shi
Vlorë 9/17 Re shi
Korçë 5/9 Re shi/borë
Gjirokastër 8/19 Re shi
Sarandë 10/20 Re shi

 

The post Parashikimi i motit, e diel, 6 prill 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e diel, 30 mars 2025

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë vijës bregdetare e vranësira mesatare deri të dendura nga orët e mesditës.

Vranësirat  nga orët e mesditës dot shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruash hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditësreshjet bëhen me intensitet të ulët e të karakterit lokal deri në ndërprerjen graduale të tyra.

Nga orët e pasdites reshjet parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë Ultësirës Perëndimore me intensitet lokalisht deri mesatar. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e reshjeve.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi 8-10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/19 Diell re shi
Kukës 4/14 Diell re shi
Lezhë 8/20 Diell re shi
Dibër 4/15 Diell re shi
Durrës 8/20 Diell re shi
Tiranë 10/20 Diell re shi
Elbasan 8/19 Diell re shi
Berat 9/19 Diell re shi
Vlorë 9/20 Re shi diell
Korçë 4/10 Re shi diell
Gjirokastër 7/17 Re shi diell
Sarandë 8/18 Re shi diell

 

 

The post Parashikimi i motit, e diel, 30 mars 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e Diel, 16 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: Ardit
15 March 2025 at 22:58

Dashi Nëse nuk doni qe debatet dhe mosmarrëveshjet te bëhen pjese e jetës suaj mundohuni te tregoheni sa me bashkëpunues dhe te kuptueshëm me partnerin tuaj. Beqaret do jene te pandalur derisa ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Për planin financiar di filloje një periudhe mjaft delikate, prandaj duhet ta dyfishoni maturinë dhe përkujdesjen. […]

The post Horoskopi, e Diel, 16 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit, e diel, 9 mars 2025

TIRANE, 9 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti për ditën e diel do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës ndërsa në orët e vona të mbrëmjes vranësirat vijnë në shtim.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndimjuglindje me shpejtësi mesatare 7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla
Shkodër
5/20
Diell
Kukës
3/18
Diell
Lezhë
5/20
Diell
Dibër
4/20
Diell
Durrës
7/20
Diell
Tiranë
8/21
Diell
Elbasan
8/22
Diell
Berat
5/21
Diell
Vlorë
              9/20
Diell
Korçë
4/18
Diell
Gjirokastër  
5/21
Diell
Sarandë
9/20
Diell

The post Parashikimi i motit, e diel, 9 mars 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e diel, 2 mars

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Dita e sotme parashikohet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë të pranishme që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Prezencë të mjegullës së dendur, mjegullinës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

The post Parashikimi i motit, e diel, 2 mars appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e diel, 23 shkurt 2025

23 February 2025 at 07:30

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht në pjesën e dytë të ditës (pas orëve të mesditës). Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi deri në 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet era pritet të arrijë shpejtësi 5-7 m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/15 Diell re
Kukës -6/8 Diell re
Lezhë 5/14 Diell re
Dibër -4/10 Diell re
Durrës 2/16 Diell re
Tiranë 3/17 Diell re
Elbasan 5/16 Diell re
Berat -1/16 Diell re
Vlorë 6/15 Diell re
Korçë -5/8 Diell re
Gjirokastër -2/16 Diell re
Sarandë 6/16 Diell re

 

The post Parashikimi i motit, e diel, 23 shkurt 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌