Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë lidhur me synimet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se aty u diskutua përfshirë anëtarësimin në NATO, si dhe përkushtimin për forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara.
“Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve e aleatëve tanë është jetike”, ka thënë Osmani.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbajtur një ligjeratë në Universitetin “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë fjalimit të saj, ajo preku shumë tema me rëndësi të veçantë.
Osmani deklaroi se kurrë në histori të vetën Kosova nuk e ka sulmuar asnjë vend.
“Ne vetëm e kemi mbrojtur vetën. Për shekuj ne kemi kaluar nëpër shumë sakrifica”, deklaroi ajo para profesorit të njohur Edward Joseph njofton Klankosova.tv.
E para e vendit theksoi se në vitet në vazhdim Kosova planifikon ta dyfishojë buxhetin për mbrojtjen.
“Ne planifikojmë që ta bëjmë këtë para vitit 2035. Kjo sepse është nevojë strategjike e vendit për të ofruar stabilitet dhe siguri në rajon”, deklaroi Osmani.
Tutje ajo përmendi edhe potencialet e shumta të zhvillimit, duke theksuar se rinia e Kosovës ka përgatitje të mëdha, në veçanti në sektorin e teknologjisë informative.
“Po ashtu shto faktin se ne e kemi popullsinë një ndër më të renë jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë”, tha ndër të tjera shefja e shtetit Vjosa Osmani.
Shtatë bashki përgjatë Vjosës vazhdojnë të derdhin ujëra të ndotura në lumë, ndërsa ndërtimi i impianteve të premtuara ende nuk ka nisur.
Esmeralda Topi
Në korrik të vitit 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaronte me entuziazëm nisjen e një investimi të rëndësishëm mjedisor për lumin Vjosë.
“Janë shtatë bashki midis qarkut të Gjirokastrës dhe të Vlorës të cilat do të pajisen me impiante sepse nuk mund të flasim për Vjosën mbretëreshën e lumenjëve të Europës, ndërkohë që sot e kësaj dite vazhdojnë gjithë ujërat e ndotura të derdhen në Vjosë”, premtonte Kumbaro asokohe.
Dy vite pas këtij angazhimi, Faktoje verifikoi ecurinë e projektit të shumëpërfolur. Verifikimet tregojnë se qeveria shqiptare është ende larg përmbushjes së plotë të këtij zotimi. Vjosa, pagëzuar si lumi i vetëm i egër i Europës, tashmë edhe Park Kombëtar, vijon të ndotet nga ujërat e zeza të shtatë bashkive përgjatë saj. Ndërtimi i impianteve nuk ka nisur, pasi projekti 80 milionë dollarë nga Banka Botërore është në hapat e parë të zbatimit.
Lumi VjosëLumi Vjosë
Fakt
Banka Botërore konfirmoi për Faktoje se huaja prej 80 milionë dollarësh është bërë efektive vetëm në 31 mars 2025. Pra, më shumë se 20 muaj pas deklaratës së ministres Kumbaro.
“Projekti u bë efektiv në momentin që u plotësuan të gjitha kushtet e nevojshme të berjes efektiv”, sqaroi Banka Botërore në një përgjigje zyrtare.
Sipas saj, aktualisht po përgatiten termat e referencës për aktivitetet që parashikon projekti. Zbatimi në terren ende nuk ka nisur, ndërsa përfundimi i plotë i këtij investimi parashikohet në mars të vitit 2030.
Shkak për vonesën e miratimit të kredisë Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), institucioni përgjegjës për implementimin e projektit, rendit disa arsye :
Ndryshimi i fushës së përgjegjësive të institucionit implementues, pas heqjes së kompetencës për Menaxhimin e Mbetjeve nga AKUK dhe kalimit të saj tek Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në nëntor 2023, çka solli rishikim të dokumentacionit të projektit.
Ristrukturimi i elementëve teknikë dhe financiarë të projektit.
Rishikimi i objektivave dhe rezultateve të pritshme të projektit.
Kalendari i punimeve të Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, që ndikoi në vonesën e ratifikimit.
Në lidhje me zbatimin në terren, AKUK thotë se projekti ka nisur zbatimin në aspektin administrativ dhe sipas Planit të Prokurimit, procedurat për ndërtimin në terren pritet të nisin në fund të vitit 2026.
Nga ana tjetër, ministria e Turizmit, pas një procesi ankimimi pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit (pasi refuzoi dhënien e informacionit siç e parashikon ligji), ndau në mënyrë të përmbledhur datën përmbyllëse të projektit.
“Sipas marrëveshjes së huasë me Bankën Botërore, datë përmbyllëse e projektit është marsi i vitit 2030”, njofton ndër të tjera ministria.
Kjo do të thotë se realizimi i premtimit për ndërtimin e 7 impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura është ende në fazë paraprake dhe mbrojtja e lumit Vjosë nga ujërat e ndotura do të kërkojë të paktën edhe 5 vite të tjera.
Çfarë ndodh sot me bashkitë përgjatë Vjosës?
Faktoje kërkoi informacion zyrtar nga bashkitë që përmenden në projekt. Disa prej tyre konfirmuan mungesën e investimeve konkrete, teksa katër prej tyre refuzuan dhënien e informacionit.
Libohovë
Në territorin e kësaj bashkie nuk ekziston asnjë impiant për trajtimin e ujërave të ndotura. Bashkia pohon për Faktoje.al se rrjetet e kanalizimeve janë të pjesshme dhe të vjetra. Në shumë zona rurale, ujërat e ndotura menaxhohen me gropa septike.
Memaliaj
Kjo bashki ka rrjet kanalizimi, por ujërat e ndotura derdhen 100% në lumin Vjosë, për shkak të mungesës së një impianti. Bashkia thotë se nuk ka kapacitete financiare për ta përballuar vetë një investim të tillë dhe aktualisht është në negociata me organizata të huaja për të aplikuar në projekte mjedisore. Deri tani, asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë.
Përmet
Përmeti është ndër të paktat bashki që ka konfirmuar përfshirjen zyrtare në projektin e financuar nga Banka Botërore, përmes iniciativës ‘Care for blue sea’. Sipas bashkisë, ndërtimi i impiantit është pjesë e një strategjie për të reduktuar ndotjen përgjatë luginës së Vjosës. Por, edhe këtu projekti është ende në fazën e studimit, dhe nuk ka nisur ende asnjë punim në terren.
Ndërsa, bashkitë Gjirokastër, Tepelenë, Këlcyrë dhe Selenicë, nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.
Përfundim
Premtimi për një “revolucion” mjedisor me ndërtimin e 7 impianteve përgjatë Vjosës, është ende larg zbatimit. Projekti, ndonëse i rëndësishëm dhe i financuar nga një institucion ndërkombëtar si Banka Botërore, është ende në hapat e parë. Ndërkohë, Vjosa vazhdon të ndotet çdo ditë nga ujërat e zeza të bashkive që duhej ta mbronin. Nisur nga këto të dhëna, premtimin e ministres Mirela Kumbaro për ndërtimin e 7 impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në bashkitë që përshkon Vjosa, e kategorizojmë pjesërisht të mbajtur.
Artikulli u ndryshua më datë 11 korrik, një ditë pas publikimit, duke reflektuar përgjigjen e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK).
Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, në Departamentin e Shtetit.
Osmani shtoi se me Hanrahan ritheksuan përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”.
“Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, u shpreh Osmani.
Nga Nensi Bogdani Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit, specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit. Sipas eurodeputetëve, […]
Nga Matt Broomfield Pasi dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, vulosi një investim prej 1.4 miliardë dollarësh për të zhvilluar Sazanin, ishullin më të madh të Shqipërisë, në një vendpushim luksoz, ai ndau maketet dixhitale të rezervatit natyror të transformuar nga radhët e apartamenteve me fasada xhami dhe pishinave. Imazhet të sjellin në vëmendje vizionin […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot 2 Korrikun e vitit 1990, një ndër datat më të rëndësishme të historisë së vendit.
Presidentja Osmani ka thënë së 2 Korriku i vitit 1990, ishte dita kur u hodhën themelet e Republikës së Kosovës.
“Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë
Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.
Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë.
Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane”, ka shkruar Presidentja Osmani./ KultPlus.com
TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Kompania Albpetrol ka reaguar sot nëpërmjet një deklarate për mediet pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga CEO-ja i Riverwatch, Ulrich Eichelmann, i cili tregonte ndotjen e lumit Vjosa nga nafta.
Në reagim, Albpetrol shprehet se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60-vjeçar, si pasojë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.
Albpetrol nënvizon se është angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.
“Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve të fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhojë e strategjive kombëtare dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare, në mbrojtje të pasurive natyrore kombëtare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm, nisur nga një situatë e rënduar, e trashëguar nga shfrytëzimi për dekada me radhë, i zonave naftëmbajtëse.
“Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kësaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje të shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, të cilat ne i zbatojmë rigorizisht sot për eliminimin e tyre.
“Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër. Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës prej shumë kohësh. Operimet zbatojnë protokollet teknike të nxjerrjes dhe evadimit në përputhshmëri të manualeve dhe në respekt të plotë të mbrojtjes së mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasinë e mbetjeve të trashëguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht”, njoftoi Albpetrol.
Sipas Albpetrol, kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve.
“Fatkeqësisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.
Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit të mjedisit, sidomos në mbrojtje të pasurisë tonë natyrore kombëtare, Lumit Vjosë”, njoftoi Albpetrol.
Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë u shpall në vitin 2023, Park Kombëtar (Kategoria II e zonave të mbrojtura mjedisore), në bazë të së cilit, Lumit Vjosa-Aoös, nga burimi i tij deri te derdhja në det, duke përfshirë të gjitha degët, i ofrohet mbrojtje e plotë kombëtare dhe ndërkufitare.
Kompania Albpetrol sh.a ka dalë me një reagim pas publikimeve të ditëve të fundit në lidhje me ndotjen mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës. Sipas deklaratës së kompanisë vendburimi i Gorisht-Koculit është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.
Më tej shtohet se në këtë zonë për 6 dekada janë prodhuar mbetje të shumta dhe se vitet e fundit janë marrë masat për eleminimin e tyre. Kompania thekson se në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shumë kohësh po sipas tyre kjo njollë aktiziohet nga temperatuar e larta.
Albpetrol shton se po vijon me një plan masash për të pastruar zonat e ndotura, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje të Lumit Vjose.
“Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve te fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhoje e strategjive kombetare dhe vendimeve te Qeverise Shqiptare, ne mbrojtje te pasurive natyrore kombetare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm, nisur nga një situatë e rënduar, e trasheguar nga shfrytëzimi per dekada me radhë, i zonave naftëmbajtëse.
Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kesaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje te shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, te cilat ne zbatojme rigorizisht sot per eleminimin e tyre.
Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.
Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shume kohesh. Operimet zbatojne protokollet teknike te nxjerres dhe evadimit ne perputhshmeri te manualeve dhe ne respekt te plote te mbrojtjes se mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasine e mbetjeve te trasheguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht.
Fatqekeqisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjeter të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.
Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje te pasurise tone natyrore kombetare, Lumit Vjose,” thuhet në deklaratë.
Një grup ambientalistësh ndërkombëtarë kanë denoncuar me anë të pamjeve nga vendi i ngjarjes katastrofën natyrore që po ndodh në lumin Vjosë ku janë derdhur mbetje të naftës, uji është ndotur dhe kafshët e egra të zonës ndodhen në rrezik ekzistencial.
Konkretisht ambientalistët kanë publikuar pamje ku shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në lumë. Ata shprehen se nuk ka më ujë, është vetëm karburant dhe ka kafshë të ngordhura duke u përpjekur të notojnë. Gjithashtu ata ka ngritur shqetësimin edhe për mos reagimin nga ana e pushtetit për rastin alarmant.
Ky është vetëm njëri nga kanalet që devijojnë ujin e lumit Vjosa për vaditje. Këtu jemi tek zona e quajtur Ura e Drashovicës në lugininën e lumit të Vlorës. Siç edhe shihet nga pamjet, në këto ditë të nxehta të qershorit nevojat për vaditje janë të mëdha dhe ky ekskavator ka ndërhyrë në shtratin e lumit.
Ai po sistemon një tjetër kanal vaditës që devijon ujin e Shushicës, edhe ajo, degë e mbrojtur e lumit Vjosa. Por, nevojat e banorëve që jetojnë buzë luginës së lumit, bien në kundështim me statusin e mbrojtjes që ajo ka.
Vaditja është një çështje e rëndësishme që vështirë ta ndalosh, por do të përdoret me më me ekonomi. Zona ofron një sërë basenesh ujëmbledhësh, që duhen rehabilituar…p.sh Shushica përdoret për vaditje dhe në verë s’ka ujë, por duhet gjetur një balancë. Pavarësisht se unë e konsideroj të rëndësishëm vaditjen’ u shpreh Aleko Miho.
Plot 11 bashki nëpër të cilat kalon Vjosa ia marrin ujin për të mbështetur aktivitetet bujqësore dhe blegtorale të komuniteteve që jetojnë përreth brigjeve dhe fushave të tij.
Sipas një studimi të realizuar nga “Ecoalbania” bëhet fjalë për 60 puse, 49 pompa dhe 21 stacione pompimi që marin rreth 1014 litra për sekondë.
Referuar Ligjit për Zonat e Mbrojtura, marrja e ujit nuk lejohet as për vaditje, as për konsumimin. Kjo konsiderohet kërcënim pasi cenon tërësisë ekologjike dhe biodiversitetin.
Dokumentat strategjikë, siç është plani i menaxhimit, sugjerojnë se e gjithë infrastruktura, veçanërisht hidrocentralet, digat dhe kanalet vaditëse duhet të zhvendoset jashtë parkut sa më shpejt të jetë e mundur, të paktën brenda 15 viteve. Por duket se është e vështirë të gjendet një zgjidhje.
Edhe vetë ekspertët që kanë qenë mjaft të zëshëm në betejën për ta shpallur Vjosën Park kombëtar, e konsiderojnë këtë një ndërhyrje delikate që duhet të sigurojë një balancë mes ruajtjes së natyrës dhe jetës së zonave përreth.
‘Bujqësia ujin e Vjosës do të përdore, nuk mund të përdorë vetëm ujin e shiut por mënyra e vaditjes duhet të ndryshojë, ndoshta edhe varietet që duan më pak ujë. Dhe kjo jo vetëm sepse Vjosa është park kombëtar por sepse kriza për ujin thellohet nga vitit në vit dhe nëse ne nuk marrim masa që sot, ti mund të marrësh më shumë ujë dhe mund të mos të dalë sepse metoda është e gabuar me përmbytje’ u shpreh Olsi Nika, hidrolog/ Ecoalbania.
‘Një nga problematikat që pritet hasemi në vijim mund të jetë nevoja për ujë për vaditje apo shërbime ujore të tjera, por heqja e trupit ujor për të aksesuar qoftë nevojat për bujqësi apo sektorë të tjerë do të jetë një pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik të zonës, por nga ana tjetër parku kombëtar nuk do ta lejojë këtë’ u shpreh Kristi Bashmilli, studiues mjedisor./ Inside Story, Top Channel
TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Në mjediset e “inNature”, kubi i Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, te Piramida, u zhvillua seminari (workshop) i parë për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar Green List IUCN.
Ky seminar u organizua nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në një postim në rrjetet sociale tha se ky aktivitet shënon një hap mjaft të rëndësishëm drejt forcimit të menaxhimit dhe qeverisjes së zonave të mbrojtura sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
“Puna për përfshirjen e Shqipërisë në Green List do të nisë me Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa, një nga asetet më të çmuara natyrore dhe simbol i mbrojtjes së biodiversitetit, për të vijuar më tej dhe me katër parqe të tjera kombëtare”, tha MTM.
Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve, ka thënë se ishte edhe vet refugjate në kohën e Sllobodan Millosheviqit, kur u zhvillua lufta e fundit në Kosovë.
Në një shkrim në platformën X, Osmani ajo ka shtuar se nuk do të harrojë kurrë se çfarë është të jesh refugjat.
“Refugjatët nuk janë numra. Ata janë histori mbijetese, force dhe shprese. Isha refugjate gjithashtu, ashtu si shumica dërrmuese e popullit të Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë tona përmes veprimeve gjenocidale të Millosheviqit”.
“Në Ditën Botërore të Refugjatëve, duhet t’i kujtojmë vetes se askush nuk dëshiron të jetë refugjat, por kushdo mund të bëhet i tillë. Ne kujtojmë se çfarë do të thotë të humbasësh shtëpinë, sigurinë, zërin tënd. Ne betohemi të mos harrojmë kurrë”, ka thënë Osmani.
Lumi Vjosa, i njohur si lumi i fundit i egër në Europë, pritet të përfshihet në listën e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, si pjesë e programit ndërkombëtar “Njeriu dhe biosfera”.
Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi të zhvilluar në Nice mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro si dhe drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, një mbështetëse e vazhdueshme e Shqipërisë dhe e përpjekjeve të saj për mbrojtjen e pasurive kulturore dhe natyrore.
“Audrey Azoulay, një mikeshë e vyer e Shqipërisë me të cilën kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e kulturës. Tani po kurorëzojmë një tjetër arritje të përbashkët: përfshirjen e Vjosës në trashëgiminë e UNESCO-s, si simbol i harmonisë mes natyrës dhe njeriut”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Kumbaro shtoi se vendimi zyrtar për përfshirjen e Vjosës pritet në shtator, çka do ta bëjë këtë zonë unike natyrore pjesë të listës prestigjioze të trashëgimisë botërore.
Ky do të jetë një hap i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, duke e përforcuar statusin e Parkut Kombëtar të Vjosës si i pari i këtij lloji në Europë.
Lumi Vjosa është i njohur si “lumi i fundit i egër në Europë”, pasi rrjedh në mënyrë të lirë për rreth 270 km, nga burimet në malet e Pindit në Greqi (ku quhet Aoos), deri në derdhjen në detin Adriatik në Shqipëri.
Lugina e Vjosës është një ekosistem unik, që përfshin habitate të ndryshme si pyje, ishuj ranorë dhe toka bujqësore, më shumë se 1100 lloje bimore dhe shtazore, përfshirë specie të rrezikuara si vidra, pelikanët dalmatianë dhe peshq endemikë, është një korridor migrimi për shumë shpendë dhe një zonë e rëndësishme për biodiversitetin europian./atsh/KulPlus.com
Lumi Vjosa, i njohur si lumi i fundit i egër në Europë, pritet të përfshihet në listën e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, si pjesë e programit ndërkombëtar “Njeriu dhe biosfera”. Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi të zhvilluar në Nice mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro si dhe drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, një mbështetëse e vazhdueshme e…
TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Lumi Vjosa, i njohur si lumi i fundit i egër në Europë, pritet të përfshihet në listën e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, si pjesë e programit ndërkombëtar “Njeriu dhe biosfera”.
Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi të zhvilluar në Nice mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro si dhe drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, një mbështetëse e vazhdueshme e Shqipërisë dhe e përpjekjeve të saj për mbrojtjen e pasurive kulturore dhe natyrore.
“Audrey Azoulay, një mikeshë e vyer e Shqipërisë me të cilën kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e kulturës. Tani po kurorëzojmë një tjetër arritje të përbashkët: përfshirjen e Vjosës në trashëgiminë e UNESCO-s, si simbol i harmonisë mes natyrës dhe njeriut”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Kumbaro shtoi se vendimi zyrtar për përfshirjen e Vjosës pritet në shtator, çka do ta bëjë këtë zonë unike natyrore pjesë të listës prestigjioze të trashëgimisë botërore.
Ky do të jetë një hap i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, duke e përforcuar statusin e Parkut Kombëtar të Vjosës si i pari i këtij lloji në Europë.
Lumi Vjosa është i njohur si “lumi i fundit i egër në Europë”, pasi rrjedh në mënyrë të lirë për rreth 270 km, nga burimet në malet e Pindit në Greqi (ku quhet Aoos), deri në derdhjen në detin Adriatik në Shqipëri.
Lugina e Vjosës është një ekosistem unik, që përfshin habitate të ndryshme si pyje, ishuj ranorë dhe toka bujqësore, më shumë se 1100 lloje bimore dhe shtazore, përfshirë specie të rrezikuara si vidra, pelikanët dalmatianë dhe peshq endemikë, është një korridor migrimi për shumë shpendë dhe një zonë e rëndësishme për biodiversitetin europian. /a.gj/j.p/
Në një kohë kur bota reflekton mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, lumi Drino – një degë kryesore e lumit Vjosa, tashmë shpallur “Park Kombëtar” – paraqet një pamje alarmante. Mbeturina, ujëra të zeza dhe neglizhencë institucionale e kanë kthyer Drinon në një zonë me ndotje serioze dhe erë të rëndë, duke u kthyer në problem për banorët dhe turistët që vizitojnë qytetin e UNESCO-s, Gjirokastrën.
Aktualisht, janë të identifikuara tetë pika shkarkimi të ujërave të zeza që derdhen direkt në shtratin e Drinos. Këto pika ndotjeje shtrihen nga zona e ish-SMT-së deri në zonën e Gërhotit, përgjatë një segmenti prej rreth tre kilometrash.
Bashkia e Gjirokastrës nuk ka një strategji konkrete për të trajtuar ndotjen. Jashtë kamerave, një specialist i mjedisit nga ky institucion pranoi se zgjidhja e vetme janë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, por sipas tij kostot për ndërtimin e tyre janë disa milionë euro, çka tejkalon mundësitë buxhetore të bashkisë.
Specialisti shtoi se përveç ndërtimit të infrastrukturës së duhur, është i domosdoshëm edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe bashkëpunimi me policinë dhe njësitë e tjera vendore për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj situate drejt një katastrofe mjedisore.
Nga ana tjetër, inspektorët lokalë të mjedisit në Gjirokastër nuk kanë dhënë asnjë prononcim publik, duke e deleguar përgjegjësinë te Agjencia Rajonale e Mjedisit në Fier, e cila gjithashtu nuk ka reaguar deri në publikimin e këtij lajmi.
Ndërkohë, institucione të ndryshme duken se po shmangin përgjegjësinë, ndërsa ndotja e Drinos rrezikon drejtpërdrejt edhe lumin Vjosa, i njohur si një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë dhe i mbrojtur me ligj për vlerat e tij të jashtëzakonshme për biodiversitetin.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Kurban Bajramin: Ajo tha se Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh.
“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, harmoni dhe begati në çdo familje. Kjo festë shpërfaqë shpirtin e solidaritetit, na kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në urimin e saj.
Sipas saj, Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh.
“Në këtë ditë të veçantë, uroj që në secilën shtëpi të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria. Qoftë kjo festë një burim frymëzimi për një të ardhme më të ndritur, me më shumë dhembshuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë”, tha Osmani.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho, e cila më 8 qershor do të mbajë një koncert në Kosovë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Jahos në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në skenat më prestigjioze ndërkombëtare. Ajo theksoi se prania e Jahos në Kosovë është nder dhe inspirim për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë që ndjekin ëndrrat në fushën e muzikës.
Sipas Presidentes Osmani, arti është nga format më të fuqishme të përfaqësimit të identitetit dhe dinjitetit të një shteti në arenën ndërkombëtare. Ajo theksoi se përmes figurave si Ermonela Jaho, bota mëson për vlerat, shpirtin dhe historinë tonë./ KultPlus.com
MEMALIAJ– Qyteza e Memaliajit u gjallërua me ngjyra nga aktivitetet kulturore të organizuara në kuadër të edicionit të festivalit “Vjosa n’Fest”.
Në qendër të këtij eventi ishte promovimi i vlerave natyrore dhe kulturore që ofron kjo zonë e pasur.
Panairi bashkoi prodhime bio, punime artizanale dhe kuzhinë tradicionale nga zona të ndryshme të Shqipërisë së jugut, duke krijuar një atmosferë festive dhe mikpritëse.
Në panair morën pjesë artizanë nga shumë qytete të jugut, duke sjellë me vete prodhime autentike dhe unike.
Emigerta Elmazi, sekretare e përgjithshme në Bashkinë e Memaliajit, theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve për turizmin lokal.
Lumi i Vjosës, i njohur si lumi i fundit i egër në Europë, kohët e fundit është shpallur Park Kombëtar dhe po tërheq çdo ditë e më shumë turistë të huaj.
Vizitorët vijnë për të eksploruar këtë mrekulli natyrore, duke ushtruar sporte si rafting, i cili po fiton popullaritet dhe rritje nga viti në vit.
Kjo jo vetëm që promovon turizmin, por edhe ndërgjegjëson për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit unik të kësaj zone./abcnews.al
Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës.
Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka aprovuar dosjen e aplikimit për përfshirjen e luginës së lumit Vjosë në listën e siteve të UNESCO.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmes rrjeteve sociale e cila thotë se ky është një hap thelbësor në drejtim të njohjes ndërkombëtare të vlerave unike natyrore dhe kulturore të lumit të fundit të egër në Europë.
Për këtë ka reaguar kryeministri Rama, i cili shkruan se ky është një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, “është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar, është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës”.
Pritet që konfirmimi final nga UNESCO të jepet në Sesionin e 37-të, i cili më do të mbahet në muajin shtator 2025.