Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PE kundër Aeroportit të Vlorës dhe HEC-it në Skavicë: Projekte që dëmtojnë mjedisin

By: Elva
9 July 2025 at 18:23

Nga Nensi Bogdani Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit, specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit. Sipas eurodeputetëve, […]

The post PE kundër Aeroportit të Vlorës dhe HEC-it në Skavicë: Projekte që dëmtojnë mjedisin appeared first on BoldNews.al.

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

By: Elva
26 June 2025 at 22:58

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka plane për të rifilluar negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nuk është arritur asnjë marrëveshje apo rregullim për të rifilluar negociatat. As nuk është dhënë ndonjë premtim dhe as nuk është zhvilluar ndonjë diskutim për këtë çështje”, tha Araghchi në një […]

The post Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim appeared first on BoldNews.al.

Irani: S’ka negociata me SHBA, për aq kohë sa vijon agresioni

By: user 5
24 June 2025 at 20:50

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Irani nuk do të rikthehet në bisedime me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që “agresioni” ndaj vendit të tij vazhdon. Në një intervistë për medien arabe Al-Araby al-Jadeed, Araghchi tha se Teherani ka marrë mesazhe nga Uashingtoni dhe se i ka kthyer përgjigje përmes ndërmjetësve dhe kanaleve jo të drejtpërdrejta. “Përderisa agresioni kundër Iranit vazhdon, nuk do të ketë negociata të drejtpërdrejta,” deklaroi Araghchi, raporton CNN.

The post Irani: S’ka negociata me SHBA, për aq kohë sa vijon agresioni appeared first on Lapsi.al.

Edhe pas bombardimit amerikan, Irani refuzon negociatat

By: user 8
22 June 2025 at 15:08

Teherani hodhi poshtë thirrjet urgjente të Perëndimit për rikthim në negociata dhe theksoi të drejtën e tij për vetëmbrojtje, duke paralajmëruar për “pasoja të rrezikshme” pas përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmet amerikane kishin për qëllim “shkatërrimin” e objekteve kryesore bërthamore të Iranit.

Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme të reja me raketa herët më 22 qershor, në orët pas sulmeve amerikane, ndërsa ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se Teherani “i rezervon vetes të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e vet”, pas asaj që e quajti një hap “të turpshëm” të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi për “rrezik në rritje që ky konflikt mund të dalë shpejt jashtë kontrollit”, teksa frika për një luftë të gjerë u shtua pas bombardimeve që SHBA-ja kreu gjatë natës.

Lexo më tej: Basti i Trump me sulmet e impianteve bërthamore të Iranit 

Udhëheqës të shumtë botërorë bënë thirrje për rifillim të negociatave për programin bërthamor të Iranit, me disa në Perëndim që theksuan se Irani nuk duhet të lejohet të prodhojë armë bërthamore.

Por, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i hodhi poshtë thirrjet për bisedime, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara “kaluan një vijë të kuqe shumë të madhe duke sulmuar objektet bërthamore” dhe se administrata Trump “mban përgjegjësi të plotë dhe të vetme për pasojat e rrezikshme dhe implikimet e gjera të këtij akti agresioni”.

“Dera për diplomaci duhet të jetë gjithmonë e hapur”, tha Araqchi në një konferencë për shtyp në Stamboll, “por ky nuk është rasti për momentin”. Ai shtoi se Irani është nën sulm dhe do të ushtrojë të drejtën për vetëmbrojtje për aq kohë sa të jetë e nevojshme, por nuk zbuloi se çfarë masash do të marrë Irani në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të SHBA-së.

Araqchi tha se do të udhëtojë drejt Moskës më vonë gjatë ditës dhe do të takohet më 23 qershor me presidentin rus, Vladimir Putin, oferta e fundit e të cilit për të ndërmjetësuar në negociatat me Teheranin ishte refuzuar në mënyrë efektive nga Trumpi.

“Rusia është partnere e jona dhe ne gjithmonë konsultohemi”, tha ai.

Trump deklaroi se sulmet ishin një “sukses spektakolar ushtarak”, duke thënë se bombarduesit amerikanë kishin goditur objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan në një operacion të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia nuk e kishte bindur Teheranin të kthehej në tryezën e bisedimeve.

“Qëllimi ynë ishte shkatërrimi i kapaciteteve të pasurimit bërthamor të Iranit dhe ndalimi i kërcënimit bërthamor që paraqet sponsori numër një shtetëror i terrorizmit në botë”, tha Trump në një fjalim drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.

Sulmet ndodhën në orët e para të 22 qershorit sipas kohës lokale të Iranit, por ishte ende 21 qershor në Uashington kur foli presidenti amerikan.

Nuk pati raportime të menjëhershme për ndonjë sulm iranian ndaj interesave amerikane në Lindjen e Mesme apo gjetkë, por Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se kishte lëshuar 40 raketa drejt Izraelit mëngjesin e 22 qershorit, përfshirë një nga raketat më të mëdha balistike që ka Teherani, Khorramshahr-4.

Ministria izraelite e Shëndetësisë tha se mbi 80 persona u plagosën nga sulmet iraniane gjatë natës, mbi 70 prej tyre me lëndime të lehta.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte kryer “një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake në Iranin perëndimor” dhe se kishte bombarduar dy avionë F-5 në aeroportin Dezful.

Irani nuk ka pranuar se ndonjë avion i është rrëzuar që nga nisja e sulmeve izraelite ndaj Republikës Islamike më 13 qershor.

Si reagoi bota?

Pas goditjeve të SHBA-së, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se ishte “thellësisht i alarmuar” nga përshkallëzimi.

“Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, tha Guterres.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, tha se do të thërrasë një mbledhje urgjente të Bordit të Guvernatorëve më 23 qershor, “për shkak të situatës urgjente në Iran”.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili së bashku me BE-në, Francën dhe Gjermaninë kishte bërë përpjekje javën e kaluar për një zgjidhje diplomatike me Iranin, i bëri thirrje Teheranit të rikthehet në negociata.

“Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-ja ka ndërhyrë për të zvogëluar atë kërcënim”, tha Starmer.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi gjithashtu se “Irani nuk duhet të ketë kurrë bombë” bërthamore.

“Tani është momenti që Irani të angazhohet në një zgjidhje të besueshme diplomatike”, tha ajo. “Tryeza e negociatave është i vetmi vend ku mund të zgjidhet kjo krizë”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përgëzoi Trumpin për sulmet e “guximshme”, duke i quajtur ato një moment historik që mund të çojë Lindjen e Mesme drejt paqes.

“Të lumtë president Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të goditur objektet bërthamore të Iranit me forcën e drejtë dhe të fuqishme të Shteteve të Bashkuara do të ndryshojë historinë”, tha Netanyahu në një video-adresim.

“Presidenti Trump dhe unë shpesh themi: paqe përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj paqja”, shtoi ai.

Ministria e Jashtme ruse tha se Moska “e dënon fuqishëm” bombardimin nga SHBA, të cilin e quajti “të papërgjegjshëm” dhe “shkelje të rëndë të të drejtës ndërkombëtare”.

“Është e qartë se një përshkallëzim i rrezikshëm ka nisur, i cili mund të minojë më tej sigurinë rajonale dhe globale”, tha ministria në një deklaratë.

Shtetet arabe të Lindjes së Mesme kërkuan shmangien e përshkallëzimit, disa duke dënuar sulmet e SHBA-së dhe të tjerë duke mos u shprehur qartë.

SHBA-ja ka baza ushtarake në Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Bahrejni është selia e Flotës së 5-të të Marinës së SHBA-së.

Turqia paralajmëroi se këto sulme mund të përshkallëzojë konfliktin Iran-Izrael në një nivel global, që siç tha, mund të ketë pasoja “katastrofike”.

“Këto zhvillime mund të nxisin që konflikti rajonal të përshkallëzohet në nivel global. Ne nuk duam që një skenar i tillë katastrofik të ndodhë”, tha Ministria e Jashtme turke, duke shprehur “shqetësim të thellë për pasojat e mundshme”.

Në një postim në X, kryeministri indian Narendra Modi tha se në një telefonatë me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, kishte shprehur “shqetësim të thellë për përshkallëzimin e fundit”.

“Ripërsërita thirrjen tonë për uljen e menjëhershme të tensioneve, dialog dhe diplomaci si rrugëdalje dhe për rivendosjen e hershme të paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi ai.

Në SHBA, senatori republikan nga Karolina e Jugut, Lindsey Graham, mirëpriti sulmet amrikane.

“Kjo ishte zgjedhja e duhur. Regjimi e meritonte. Shumë mirë, president Trump”, shkroi Graham në X.

Vendimi për të goditur Iranin mund të jetë politikisht i rrezikshëm për Trumpin, i cili fitoi presidencën vitin e kaluar me premtimin për të mbajtur SHBA-në larg konflikteve të huaja.

Disa anëtarë të koalicionit “Make America Great Again” e kishin këshilluar Trumpin të mos përfshinte drejtpërdrejt ushtrinë amerikane në sulme ndaj Iranit./ REL

The post Edhe pas bombardimit amerikan, Irani refuzon negociatat appeared first on Lapsi.al.

GJENEVË – Gjermania: Mbrojtja e sigurisë së Izraelit përparësi, përfshirja amerikane me rëndësi themelore

GJENEVË, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Ne e shohim programin bërthamor iranian me shqetësim të madh dhe për Gjermaninë është me rëndësi themelore që interesat e sigurisë së Izraelit të mbrohen, deklaroi sot në Gjenevë ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul në fund të samitit mes Iranit, Francës, BM-së dhe Gjermanisë

”Ne do t’i japim përparësi kësaj në të gjitha diskutimet e ardhshme. I gjithë rajoni është në një situatë jashtëzakonisht kritike dhe qëllimi ynë i përbashkët është të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të përparojmë në negociata”, theksoi ai, duke treguar se përfshirja e SHBA-së në negociata ishte me rëndësi themelore.

Ndërkohë ”ministri iranian, Abbas Araghchi ka bërë publike disponueshmërinë e tij për të vazhduar diskutimet mbi programin bërthamor dhe për të gjitha çështjet, u deklarua në fund të bisedimeve të Gjenevës midis evropianëve dhe Iranit nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.

”Presim hapjen e diskutimeve edhe me Shtetet e Bashkuara për një zgjidhje të negociuar të konfliktit”, theksoi ai.

Ministrat e Jashtëm evropianë (Jean-Noel Barrot për Francën, David Lammy për Britaninë e Madhe dhe Johann Wadephul për Gjermaninë, si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas) i thanë sot bashkëbiseduesit të tyre iranian në Gjenevë, ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi, se donin të “hapnin negociatat sepse Evropa konsideron se nuk ka një zgjidhje përfundimtare për çështjen bërthamore iraniane përmes zgjedhjes ushtarake, e cila mund ta vonojë, por jo ta eliminojë problemin”.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi u takua sot në Gjenevë me homologët kryesorë evropianë, të cilët shpresojnë të krijojnë një mundësi për një zgjidhje diplomatike për luftën njëjavore midis Izraelit dhe Iranit./  a.jor.

The post GJENEVË – Gjermania: Mbrojtja e sigurisë së Izraelit përparësi, përfshirja amerikane me rëndësi themelore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Macron i bën thirrje Iranit të marrë pjesë në negociatat e armëpushimit me Izraelin: Ja propozimi i BE-së për Teheranin

20 June 2025 at 14:41

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i bëri thirrje Iranit të marrë pjesë në negociatat gjithëpërfshirëse të armëpushimit me Izraelin.

Teksa mbërriti në Panairin Ajror të Bourges, pranë Parisit, presidenti francez tha se korniza për negociatat do të formësohet pas takimit të ministrave të jashtëm evropianë me homologët e tyre iranianë në Gjenevë dhe se propozimi që do t’i paraqitet Iranit do të përfshijë kërkesën për një ndërprerje të plotë të pasurimit të uraniumit, kufizime në programin e raketave balistike, një fund të mbështetjes për organizatat që destabilizojnë Lindjen e Mesme dhe lirimin e dy qytetarëve francezë të mbajtur në Iran për gati tre vjet.

Macron, duke folur me gazetarët në Paris, paralajmëroi për kërcënimin që paraqet programi i armëve bërthamore të Iranit, por theksoi se “askush nuk beson se sulmet izraelite janë të afta ta eliminojnë këtë kërcënim”.

Ai vuri në dukje se disa nga objektet e Iranit janë “të mbrojtura mirë” dhe se nuk dihet se ku ruhet i gjithë uraniumi i pasuruar. Presidenti francez shtoi se “nuk ka asnjë justifikim për të shkaktuar dëme në infrastrukturën energjetike dhe popullsinë civile”.

The post Macron i bën thirrje Iranit të marrë pjesë në negociatat e armëpushimit me Izraelin: Ja propozimi i BE-së për Teheranin appeared first on Sot News | Lajme.

Balla takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në PE: Synojmë të mbyllim negociatat deri në vitin 2027

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zhvilloi një takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.

Balla e cilësoi Schieder-in si “një mik dhe mbështetës të vyer të Shqipërisë”, ndërsa vlerësoi raportin vjetor për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet nga Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), përpara se të kalojë për votim në seancën plenare më 8–9 korrik.

Ministri Balla vlerësoi gjithashtu deklaratën e raportuesit Andreas Schieder se Shqipëria mund të quhet me krenari “favoriti kryesor” mes kandidatëve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Vizioni ynë është i qartë: Ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda mandatit të ri qeverisës, që na e besuan me një shumicë si asnjëherë më parë shqiptarët në zgjedhjet e 11 majit”, theksoi Balla në Strasburg, duke e cilësuar këtë një vlerësim që, sipas tij, konfirmon progresin e prekshëm të vendit në reformat demokratike dhe institucionale.

Në Strasburg, një ditë më parë, Balla mori pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (SAPC), ku përcolli mesazhin se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

The post Balla takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në PE: Synojmë të mbyllim negociatat deri në vitin 2027 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

By: Ardit
18 June 2025 at 17:40

Lajmet për hapjen e kapitujve të negociatave kanë qenë të shumëreklamuara nga qeveria gjatë muajve të fundit, nën premtimin e integrimit të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por një dokument jozyrtar i sekretariatit të Këshillit të Bashkimit Evropian, institucionit që merr vendime në lidhje me procesin negociues dhe anëtarësues, thekson se vendi ka nevojë […]

The post BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

14 June 2025 at 19:44

Presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me udhëheqësin e SHBA-së Donald Trump konfirmoi gatishmërinë e Moskës për të vazhduar negociatat me Kievin pas 22 qershorit, u tha gazetarëve ndihmësi i Kremlinit Yury Ushakov.

“Rusia shprehu gatishmërinë për të vazhduar negociatat me ukrainasit, siç është rënë dakord, pas 22 qershorit. Donald Trump e mori parasysh këtë informacion dhe përsëriti interesin e tij për t’i dhënë fund konfliktit ruso-ukrainas sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ndihmësi i Kremlinit.

Raundi i dytë i bisedimeve të drejtpërdrejta të rifilluara midis Rusisë dhe Ukrainës u mbajt në Stamboll më 2 qershor. Moska dhe Kievi ranë gjithashtu dakord të kryejnë një shkëmbim “të gjithë për të gjithë” të të burgosurve të luftës të sëmurë rëndë dhe atyre nën 25 vjeç – të paktën 1,000 persona nga secila palë.

Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua më 16 maj. Ai rezultoi në marrëveshje për një shkëmbim 1,000 të burgosurish për 1,000 dhe një shkëmbim kushtesh zyrtare për një armëpushim të mundshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Anulohen bisedimet bërthamore Iran- SHBA në Oman, pas sulmeve izraelite

14 June 2025 at 19:22

BEJRUT, 14 qershor /ATSH-DPA/- Negociatat bërthamore midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të planifikuara nesër në kryeqytetin e Omanit, Muskat, janë anuluar, tha sot ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi në një postim në X, ndërsa konflikti midis Iranit dhe Izraelit vazhdon.

“Bisedimet Iran-SHBA të planifikuara në Muskat këtë të diel nuk do të zhvillohen. Por diplomacia dhe dialogu mbeten e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme”, shkroi Albusaidi.

Ministria e Jashtme iraniane tha më herët se qeveria nuk shihte asnjë qëllim në vazhdimin e negociatave pas sulmit në shkallë të gjerë të Izraelit ndaj vendeve bërthamore iraniane, udhëheqësve ushtarakë dhe shkencëtarëve të lartë dje në mëngjes.

Teherani e quajti sulmin “një shpallje lufte” dhe u hakmor, duke lëshuar dje qindra raketa dhe dronë drejt Izraelit.

Uashingtoni dhe Teherani kanë negociuar për programin bërthamor të diskutueshëm të Iranit për rreth dy muaj, të ndërmjetësuar nga Omani.

Në këmbim, Teherani ka bërë presion për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndërmerrte veprime ushtarake nëse bisedimet dështonin.

SHBA-ja dhe Irani rifilluan bisedimet e tyre në prill për herë të parë – që kur Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Vjenës në vitin 2018.

Kjo marrëveshje erdhi mes frikës në Izrael, SHBA dhe vende të tjera perëndimore se Irani po prodhonte – në mënyrë të fshehtë – armë bërthamore, megjithëse Teherani vazhdon të këmbëngulë se programi i tij është vetëm për qëllime civile.

Në Marrëveshjen e Vjenës 2015, Irani ra dakord të kufizonte programin e tij bërthamor pas negociatave të gjata me Kinën, Rusinë, SHBA-në, Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.

Megjithatë, pasi Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga pakti në vitin 2018, ai vendosi sanksione të reja dhe të ashpra, duke dëmtuar ekonominë iraniane. //a.i/

The post FOKUS – Anulohen bisedimet bërthamore Iran- SHBA në Oman, pas sulmeve izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllja e kapitujve të negociatave brenda 2027, BSH: Duhet të punojmë fort për të përmbushur kushtet

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në çdo negociatë europiane, pas deklaratave politike gjendet puna e institucioneve teknike. Ndër to, Banka e Shqipërisë zë vend kyç në përgatitjen e sistemit financiar dhe institucional për standardet që kërkon Bashkimi Europian.

Si autoritet qendror monetar, ajo është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në 9 kapituj, në dy prej të cilëve si udhëheqëse. Po sa i mundur është objektivi për të përmbyllur me sukses të negociatave brenda vitit 2027?

“Për mendimin tim, 2027-a është një objektiv që natyrisht do të kërkojë një punë të sforcuar. Dhe kujtoj se kjo punë e sforcuar është krahas detyrave tona të përditshme, por është absolutisht e realizueshme”, thotë për A2 CNN, Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernatore e dytë e Bankës së Shqipërisë.

“Mundësitë e kushtëzuar nga sfidat” në rrugën e vështirë të anëtarësimit në “union” me objektiv ambicioz vitin 2030 pranohen edhe nga përfaqësuesit më të lartë të Bankës Qendrore. Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet fillimisht të përmbushë disa kushte. “Qoftë për lëvizjen e flukseve në ekonominë reale, qoftë për lëvizjen e flukseve financiare… duket të realizohen duke përmbushur të gjitha kërkesat e Moneyval për t’u siguruar se të gjitha këto bëhen sipas standardeve që parandalojnë pastrimin e parave”, thotë Ahmetaj.

Shqipëria në përgjithësi dhe qytetarët e bizneset në veçanti do të fitonin shumë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian. “Shqipëria në një treg të madh. Janë të gjitha teoritë ekonomike që e argumentojnë se pse është më mirë të jesh pjesë e një tregu konkurrencial nëse standardet e tua të mundësojnë të marrësh pjesë në atë treg”.

Përfshirja në Zonën Unike të Pagesave në Euro është një ndër shembujt. Zëvendësguvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj tregon edhe datën kur do të mund të dërgohen e merren para me kosto ndjeshëm më të ulët. “Ne tashmë jemi anëtarë të zonës SEPA dhe të gjitha bankat kanë paraqitur aplikimet e tyre, të pranuara sigurisht. Jemi thjesht në pritje të afatit procedural për këtë qëllim që është data 5 tetor. Besojmë se data 5 tetor është data e parë që transaksionet sipas standardeve SEPA do të jenë operacionale”, thotë Ahmetaj.

Roli i Bankës së Shqipërisë mbetet teknik dhe afatgjatë: përgatitja e kornizave monetare, financiare dhe institucionale që përmbushin kriteret e BE-së. Në fazat përmbyllëse të negociatave, kjo punë pa jehonë të madhe publike krijon themelin e nevojshëm për një sistem financiar të qëndrueshëm dhe funksional pas anëtarësimit. /A2CNN/

The post Mbyllja e kapitujve të negociatave brenda 2027, BSH: Duhet të punojmë fort për të përmbushur kushtet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bergner për ATSH: Të surprizuar nga shpejtësia e Shqipërisë në hapjen e kapitujve të negociatave

TIRANË, 13 qershor /ATSH-Gjergji Mima/ Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner deklaroi se, Shqipëria ka përparuar me shpejtësi të madhe në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësimin në BE.

Duke iu përgjigjur interesimit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare në një konferencë për shtyp lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian si dhe  zhvillimin e lidhjeve më të forta ekonomike midis dy vendeve tona, Bergner përgëzoi Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare për hapjen e katër prej gjashtë grupkapitujve në 8-9 muajt e fundit, teksa theksoi se, skuadra negociuese e Shqipërisë ka bërë një punë shumë të mirë në nivel negociues.

Ambasadori Bergner theksoi se, Gjermania është e surprizuar nga shpejtësia e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE.

Bergner theksoi se “bashkëpunimi gjerman ka një kuptim për ne. Do të thotë që ne punojmë me partnerët lokalë dhe përpiqemi të akomodojmë kërkesat, nevojat e vendit. Dhe nga ajo që dëgjoj, pranimi në BE është një nevojë e përbashkët për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga partitë politike, nga qeveria, nga opozita. Pra, kjo është një dëshirë që duam ta promovojmë gjithashtu”.

“Mund ta keni parë se ka një dinamikë të fortë, sigurisht, në pesë ose gjashtë muajt e fundit me hapjen e grupkapitujve të parë. Pra, ndoshta jo të gjithë janë të njohur me termat. 35 kapitujt e negociatave për pranimin në BE janë ndarë në gjashtë grupkapituj që po hapen në një farë mënyre radhazi. Dhe duhet ta përgëzoj Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare për hapjen e katër prej këtyre gjashtë grupkapitujve në tetë ose nëntë muajt e fundit. Që nga tetori i vitit të kaluar, ku janë hapur dy grupkapituj vitin e kaluar, dy në gjysmën e parë të këtij viti, dhe është një shans shumë, shumë i mirë dhe mendoj se procesi ka filluar në fakt për miratimin e hapjes së kapitujve të mbetur”, tha ai.

“Dhe ajo që mund të shohim është që në nivel teknik skuadra negociuese e Shqipërisë ka bërë një punë shumë të mirë në vetëm 8-9 muaj, ky është një rekord në negociatat e BE-së dhe jam shumë besimplotë që kapacitetet e skuadrës teknike është mjaftueshme për të hapur kapitujt e tjerë deri në fund të vitit. Në këtë kuadër më duhet të përgëzoj qeverinë shqiptare, popullin shqiptar për shpejtësinë e negociatave”, theksoi ambasadori gjerman.

“Do të thoja në të njëjtën kohë që jam shumë i vetëdijshëm që kjo është një sfidë shumë e madhe, kjo dinamikë e re që është krijuar dhe për ta bërë më pak teknike, do të thoja se deri tani në hapjen e grupkapitullit të parë ishte si në një ndeshje futbolli, ku flitet për taktika, kush do të jetë në skuadër etj. Por kur vjen fishkëllima e parë dhe ndeshja nis, është një çështje krejtësisht tjetër. Dhe ne mund ta ndiejmë si ambasadë, duhet ta them, sepse kërkon më shumë burime, në fakt, për analizën e procesit të negociatave, por kjo është, sigurisht, e vërtetë edhe për qeverinë shqiptare, administratën shqiptare si të tillë, dhe kjo është arsyeja pse unë tashmë jam pak a shumë, duke u zotuar se Gjermania jo vetëm që do të vazhdojë bashkëpunimin në përgjithësi, por në veçanti për integrimin në BE”, theksoi ambasadori gjerman.

Ambasadori Bergenr theksoi se, Gjermania është e surprizuar nga shpejtësia e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE.

“Nuk duhet të ishim të surprizuar, por jemi të surprizuar nga kjo shpejtësi gjithashtu dhe do të shohim drejt çështjeve si partneritetet administrative dhe në çdo mënyrë të mundshme për të forcuar kapacitetet e administratës së Shqipërisë në zbatimin e marrëveshjes së BE-së. Në këtë kontekst, ne do të përqendrohemi shumë në çështjet që janë ngritur, për shembull në raportin e fundit të progresit të BE-së vitin e kaluar, të cilat janë fusha ku të ashtuquajtura thelbësore siç janë sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit”, u shpreh Bergner.

“E di, dhe jam shumë i lumtur që e ndajmë këtë fokus me qeverinë e Shqipërinë, ata janë zotuar ta bëjnë. Dhe për t’i trajtuar këto çështje, të cilat janë çështje që gjithashtu shqetësojnë shumë shqiptarë me të cilët kam folur. Pra, në këtë kontekst, mund të premtoj se bashkëpunimi gjerman, jo vetëm që vazhdon, por gjithashtu punon në këtë drejtim dhe është shumë i vetëdijshëm për këtë fakt dhe për këtë fokus, dhe kjo gjithashtu do të çojë në një, le të themi, ripërshtatje të bashkëpunimit tonë në këtë kuptim”, tha ai.

“Jam shumë i bindur se Shqipëria mund të arrijë shumë nga objektivat që i ka vendosur vetes dhe ne do ta shoqërojmë Shqipërinë”, u shpreh ambasadori Bergner.

Duke folur për mbështetjen e Gjermanisë në vendin tonë, Bergenr tha se, “ne e filluam bashkëpunimin këtu me bashkëpunimin financiar që në vitin 1988. Pra, ne jemi partneri më i gjatë i bashkëpunimit dypalësh të Shqipërisë dhe vazhdojmë kështu. Pra, ne jemi një partner i besueshëm, kemi qenë me Shqipërinë në kohë të mira dhe të këqija dhe mendoj se këtu hyn vërtet në lojë miqësia. Ne përpiqemi të mbulojmë fushat që promovojnë dhe mbështesin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”.

Në veçanti, shtoi ai, “në fushën e ndërmarrjeve të vogla, ka dy fusha, por në veçanti në fushën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, shohim shumë shembuj për këtë, promovimin e startup-eve, kompanive të vogla që pamë në Tiranë dhe zona të tjera”.

“Ne e bëjmë këtë në të gjithë vendin në fushën e bujqësisë, promovojmë agroturizmin, sepse mendojmë se duam të krijojmë burime të qëndrueshme të ardhurash për njerëzit, veçanërisht në zonat rurale dhe zonat ku nuk ekzistojnë shumë alternativa”, u shpreh Bergner.

Ai theksoi se, “ne po përqendrohemi gjithashtu në fushën e infrastrukturës në disa nga projektet, menaxhimin e ujërave të zeza, furnizimin me ujë, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. E gjithë kjo gjithashtu me një përpjekje për të mbështetur stabilitetin ekonomik, qëndrueshmërinë ekonomike të Shqipërisë sepse, për shembull, këto linja 400 volt që pamë, që janë të nevojshme për t’u lidhur me vendet fqinje, janë një kontribut për stabilitetin e vendit. I gjithë zhvillimi ekonomik do të varet nga çështja e furnizimit me energji”.

Në këtë kontekst, vijoi Bergner, “është e rëndësishme të përmendet se Gjermania nuk kontribuon vetëm në kohë. Nuk ka të bëjë vetëm me pajisjet, por edhe projektet e infrastrukturës vijnë me një kontribut të ndërtimit të kapaciteteve, me trajnime, etj., sepse edhe ky është një faktor i rëndësishëm. Dhe ky është një mësim i nxjerrë nga vendet e tjera se është e nevojshme në fakt të forcohet edhe kapaciteti lokal për të drejtuar projektet sapo të tërhiqen gjermanët”.

“Pamë kaq shumë shembuj të kësaj, sepse Gjermania nuk po vendos vetëm një automjet në fushë dhe u thotë, bëni çfarë të doni me të. Por ne duam t’u mundësojmë njerëzve ta bëjnë këtë, të përmbushin ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Kemi parë kaq shumë shembuj, nëse më kujtohet kompania e makaronave, nëse më kujtohen “Netët Shqiptare” dhe projekte të tjera që kemi parë, për të realizuar vërtet ëndrrat e tyre”, tha ai.

“Mendoj se kjo është pritshmëria që ka Shqipëria, që kanë shqiptarët në përgjithësi, për të jetuar një jetë në një vend që i mundëson ata të përmbushin ëndrrat e tyre sipas mundësive të tyre dhe me një fushë loje të barabartë për të gjithë. Dhe kjo është diçka që duam të kontribuojmë”, u shpreh më tej ambasadori gjerman.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori theksoi vazhdimisht bashkëpunimin e ngushtë me BE-në dhe donatorë të tjerë të mëdhenj. “Ekipi Gjermania” është gjithmonë një lojtar konstruktiv brenda “Ekipit Evropë”, theksoi ai.

/a.g/

The post Bergner për ATSH: Të surprizuar nga shpejtësia e Shqipërisë në hapjen e kapitujve të negociatave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grup-kapitullin 4, Rama: Konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret drejt BE-së

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama e cilësoi një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë ecjen përpara të vendit në negociatat me BE-në ndërsa Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në grup-kapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

“Shqipëria nuk ndalet”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale duke reaguar ndaj këtij lajmi.

“Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për grup- kapitullin 4, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Ky vendim i vendeve anëtare të BE-së konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane”, theksoi Kryeministri Rama.

Kapitujt përfshijnë: politikat e transportit (Kapitulli 14), energjia (Kapitulli 15), rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21), mjedisi dhe klima (Kapitulli 27)”.

“Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian”, tha Rama.

Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Kapitujt e grup-kapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

/k.s/j.p/

The post Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grup-kapitullin 4, Rama: Konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministria: Shqipëria drejt hapjes së negociatave për Grupkapitullin 4 me BE

By: user 8
11 June 2025 at 17:15

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Me anë të një njoftimi, kryeministria sqaron se sot, më 11 qershor 2025, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së ka dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave mbi Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Sipas Kryeministrisë, ky vendim vjen pasi u konstatua se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të nisur këtë fazë të rëndësishme të negociatave.

“Në këtë kuadër, Presidenca Polake, në emër të BE-së, i ka dërguar një letër autoriteteve shqiptare duke i kërkuar të paraqesin pozicionin e tyre negociues për katër kapitujt përkatës.

Negociatat do të zhvillohen në Konferencën e Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, data e së cilës do të bëhet publike së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BE-së”, thotë kryeministria.

Njoftimi për shtyp i Kryeministrisë

Shqipëria edhe një hap tjetër para në rrugën e suksesshme të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Përvijohet rruga për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhjae Qëndrueshme

Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të hapur negociatat, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian.

Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;

Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;

Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane;

ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së.

Përmes negociatave të këtyre kapitujve, Shqipëria pritet të bëjë hapa konkretë drejt ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme.

Ky është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe transformimin e pandalshëm të ekonomisë shqiptare në rrugën drejt familjes evropiane.

Ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon ecurinë e suksesshme të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ai është një tregues i qartë i përparimit të prekshëm në përmbushjen e reformave ekonomike, i përgatitjes dhe aftësive të të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëve ekonomik, si dhe Ekipit Kombëtar të Negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht përforcon besimin se Bashkimi Evropian mbështet një proces zgjerimi të drejtë dhe të besueshëm, të bazuar në rezultate konkrete, të matshme dhe përmbushje të standardeve evropiane.

The post Kryeministria: Shqipëria drejt hapjes së negociatave për Grupkapitullin 4 me BE appeared first on Lapsi.al.

Londër/ SHBA dhe Kina i kthehen tryezës së negociatave për tarifat

By: user 8
9 June 2025 at 18:17

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sot një raund të ri bisedimesh për tarifat në Londër, raporton agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

“Zëvendëskryeministri He Lifeng (…) mbajti takimin e parë mbi mekanizmin e konsultimeve tregtare me palën amerikane në Londër “, raporton agjencia.

Pala amerikane përfaqësohet nga Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Besant, Sekretari i Tregtisë, Hoëard Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, James Greer.

Bisedimet e reja midis dy palëve u njoftuan javën e kaluar pas një telefonate midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësit kinez, Xi Jinping, që duket se lehtësoi tensionet që u përshkallëzuan muajin e kaluar.

Në maj, të dyja palët ranë dakord të ulnin në mënyrë drastike tarifat e njëra-tjetrës për një periudhë fillestare 90-ditore. Situata ishte optimiste.

Megjithatë, situata u përkeqësua shpejt për shkak të dy pikave kryesore të mosmarrëveshjes: kontrollit të Kinës mbi të ashtuquajturat minerale të rralla të tokës dhe aksesit të saj në teknologjinë gjysmëpërçuese me origjinë nga Shtetet e Bashkuara.

The post Londër/ SHBA dhe Kina i kthehen tryezës së negociatave për tarifat appeared first on Lapsi.al.

Putin refuzon bisedimet me Zelenskin: Kërkojnë paqe ndërsa sulmojnë civilët

By: user 8
4 June 2025 at 17:51

Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë i ashpër ndaj Kievit , duke i quajtur thirrjet e Ukrainës për një samit me Moskën dhe një armëpushim të përkohshëm “paradoksale”, në një kohë kur – siç tha ai – forcat ukrainase po ndërmarrin “sulme terroriste kundër Rusisë”.

Duke folur në një takim qeveritar, Putin argumentoi se Ukraina po ndërmerr sulme kundër infrastrukturës politike të Rusisë dhe në të njëjtën kohë po bën thirrje për pezullimin e operacioneve ushtarake për 30 ose 60 ditë. “Por si mund të zhvillohet një takim i tillë në këto kushte? Çfarë saktësisht duhet të diskutojmë?” pyeti ai.

Akuza për përdorimin e armëpushimit si një avantazh strategjik

Presidenti rus theksoi se çdo qetësi në armiqësi do të shfrytëzohej nga Kievi për të forcuar arsenalin e tij me ndihmën perëndimore, për të vazhduar rekrutimin e dhunshëm dhe për të organizuar sulme të reja. “Kush negocion me ata që investojnë në terrorizëm? Me terroristët? Dhe pse duhet t’i shpërblejmë duke u dhënë kohë të armatosen?” tha ai.

Putin iu referua konkretisht sulmeve që ndodhën në rajonet e Bryansk dhe Kursk pak para raundit të dytë të bisedimeve të paqes të propozuara nga Moska dhe të planifikuara të zhvilloheshin në Stamboll.

“Të gjitha krimet kundër civilëve, grave dhe fëmijëve u kryen qëllimisht për të shkatërruar procesin e paqes”, tha ai, duke akuzuar hapur palën ukrainase për sabotim sistematik.

“Akte terroriste në rrjetet hekurudhore”

Sipas TASS, Putin përmendi ngjarjet e fundit që kanë tronditur infrastrukturën e transportit të Rusisë. Konkretisht, më 31 maj, një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin e Bryansk kur një pjesë e një ure në itinerarin Klimovo-Moskë u shemb.

Disa orë më vonë, natën e 1 qershorit, një shpërthim ndodhi në një urë hekurudhore në rajonin e Kurskut, duke shkaktuar shembjen e linjës hekurudhore mbi një rrugë.

Forcat ruse të sigurisë i kanë përshkruar të dy incidentet si akte terrorizmi. Sipas shifrave zyrtare, shtatë persona u vranë, ndërsa 120 të tjerë u plagosën në rajonin e Bryansk. Në rajonin e Kurskut, u plagosën makinisti i trenit dhe dy kolegë të tij.

The post Putin refuzon bisedimet me Zelenskin: Kërkojnë paqe ndërsa sulmojnë civilët appeared first on Lapsi.al.

Negociatat për bashkimin doganor, BE vlerëson përparimin në përafrimin e legjislacionit

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Çelja e mbi 8 kapitujve të rinj të grupimit të 3-të që lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse shënon një tjetër hap të rëndësishëm përpara në negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ky grupim përfaqëson rritjen gjithëpërfshirëse për mirëqenie dhe përfshin tetë fusha, mes të cilave edhe Kapitullin 29, Bashkimi Doganor.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në dokumentin e publikuar nga Komisioni Europian pas përfundimit të konferencës së katërt ndërqeveritare midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë në Bruksel, për Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor, BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në përafrimin me legjislacionin europian në fushën doganore, veçanërisht në borxhin doganor, procedurat e importit dhe eksportit, vlerësimin doganor dhe kontrollet ndaj bagazheve të udhëtarëve.

BE kërkon që Shqipëria të përputhë më tej kuadrin ligjor me rregullat e unionit, të forcojë kapacitetet administrative dhe teknologjike, të heqë tarifat për skanimin doganor dhe të zhvillojë sistemet IT në përputhje me standardet europiane.

Gjithashtu, BE vlerëson masat kundër korrupsionit dhe angazhimin për të luftuar kontrabandën, veçanërisht të produkteve të duhanit.

Përafrimi me acquis-in doganor të BE-së është thelbësor për anëtarësim. Ai përfshin legjislacionin e detyrueshëm për të gjitha shtetet anëtare, si Kodi Doganor i BE-së, tarifat e përbashkëta, kontrollet ndaj mallrave të falsifikuara, dhe bashkëpunimin në çështjet doganore. /j.p/

The post Negociatat për bashkimin doganor, BE vlerëson përparimin në përafrimin e legjislacionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rusia, e gatshme për negociata”, Zakharova: Shkëmbimi i të burgosurve e dëshmon

24 May 2025 at 19:19

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka reaguar ndaj kritikave të Perëndimit për pretendimet se Moska nuk është e gatshme të negociojë, duke theksuar se shkëmbimi i fundit i të burgosurve të luftës me Ukrainën është një dëshmi e qartë se Rusia është e angazhuar në bisedime.

Në një intervistë për televizionin Zvezda, Zakharova tha se ky shkëmbim është një shembull praktik që vërteton se Rusia është plotësisht e angazhuar për të zgjidhur çështjet me anë të negociatave, duke kundërshtuar narrativën perëndimore që pretendon se Moska nuk është e gatshme të bisedojë.

“Ky është një shembull efektiv dhe praktik se si sillet vendi ynë në skenën botërore, përfshirë edhe në kontekstin e krizës ukrainase,” tha ajo, duke shtuar se ky veprim rrëzon argumentet e komunitetit liberal-perëndimor që pretendojnë se Rusia nuk dëshiron negociata.

Zakharova theksoi se shkëmbimi i të burgosurve ndodhi falë iniciativës së Rusisë dhe se ky proces po realizohet pa vonesa. Ajo e cilësoi këtë veprim si një “fitorje praktike” për Rusinë, duke anuluar të gjitha “intrigat” e krijuara nga liderët perëndimorë, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar më herët se, sipas marrëveshjes të arritur gjatë bisedimeve Rusi-Ukrainë në Turqi, Rusia ka sjellë mbrapsht 270 ushtarë rusë dhe 120 civilë, përfshirë jo-luftëtarë, që ishin kapur nga Ukraina në Rajonin Kursk të Rusisë.

The post “Rusia, e gatshme për negociata”, Zakharova: Shkëmbimi i të burgosurve e dëshmon appeared first on Euronews Albania.

Lufta Rusi-Ukrainë, Meçollari: Trump e humbi trenin e negociatave, Evropa po mbrohet

23 May 2025 at 21:30

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se dislokimi i 5 mijë forcave gjermane në Lituani në krahun lindor të NATO tregon se Evropa nuk beson më te Putin.

Sipas tij, presidenti nuk arriti dot të mundësonte negociatat që premtoi mes Rusisë dhe Ukrainës, ndaj Evropa është e detyruar të mbrohet në mënyrë të njëanshme nga rreziku i agresionit rus.

“Europa ka arsye të plota të besojë që Putin nuk mund të besohet më. Sot Europa duhet të përgatitet të mbrohet nga kërcënimi rus dhe kjo është një formulë e pranuar në Evropë veç disa vendeve si Hungaria. Duhet të pranojmë që Trump përfundimisht e ka humbur trenin e negociatave në Ukrainë. Pas telefonatës ai ishte shumë optimist kur tha se unë e kam mik Putini, Rusia e do paqen. Edhe pas telefonatës së Trump Rusia vendos kushte për negociata, kjo tregon se Rusia ende nuk është e gatshme për paqe ndaj Evropa është e detyruar të mbrohet në mënyrë të njëanshme”, tha ai.

The post Lufta Rusi-Ukrainë, Meçollari: Trump e humbi trenin e negociatave, Evropa po mbrohet appeared first on Euronews Albania.

Malaj: Negociatat, garantojmë sistem tatimor e doganor sipas BE

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Shqipëria çeli dje grupkapitullin 3 të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ministria e Financave në Grupkapitullin 3 të negociatave që u çel dje, udhëheq dy kapituj të rëndësishëm.

Ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi sot se “do të vijojmë punën për të garantuar një sistem tatimor dhe doganor sipas standardeve evropiane”.

“Integrimi, prioriteti ynë kombëtar”, shkroi Malaj në një postim në rrjetet sociale.

Ministria e Financave udhëheq Kapitullin 16: Tatimet dhe Kapitullin 29: Bashkimi Doganor.

Kapitulli 16, Tatimet mbulon gjerësisht fushën e tatimeve indirekte dhe direkte. Shtetet anëtare angazhohen të respektojnë parimet e Kodit të Sjelljes për Tatimin e Biznesit, që synojnë eliminimin e masave të dëmshme tatimore.

Bashkëpunimi administrativ dhe ndihma e ndërsjellë ndërmjet shteteve anëtare synon të sigurojë një funksionim të mirë të tregut të brendshëm, për sa i përket tatimeve, si dhe ofron mjete për të parandaluar evazionin fiskal dhe shmangien e taksave.

Ndërsa kapitulli 29: Bashkimi Doganor përbëhet pothuajse nga legjislacioni, i cili është drejtpërdrejt i detyrueshëm për shtetet anëtare.

Ai përfshin Kodin Doganor të BE-së dhe dispozitat e tij zbatuese, nomenklaturën e kombinuar, tarifën e përbashkët doganore dhe dispozitat për klasifikimin tarifor, lehtësimin nga detyrimet doganore, pezullimet e detyrimeve dhe kuotat e caktuara tarifore, si dhe dispozita të tjera.

1 nga 3

/a.f/

The post Malaj: Negociatat, garantojmë sistem tatimor e doganor sipas BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌