Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 August 2025Main stream

UKRAINË – Rusia godet lidhjen energjetike që furnizon vendin me gazin amerikan

6 August 2025 at 16:36

Kiev/Moskë, 6 gusht /ATSH DPA/ – Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës, duke goditur sot infrastrukturën kritike dhe zona civile në jug të vendit .

Autoritetet ukrainase raportuan një sulm me dron ndaj një stacioni të rëndësishëm kompresimi gazi në rajonin e Odesës, pjesë e rrugës së gazsjellësit Trans-Ballkanik.

Ministrja e Energjisë, Svitlana Grynchuk, dënoi sulmin, duke deklaruar se “Moska po përdor të gjitha mjetet dhe presionin e mundshëm për të shkatërruar pavarësinë energjetike të Europës”.

Ky gazsjellës, i rëndësishëm për transportimin e gazit natyror të lëngshëm nga SHBA dhe Azerbajxhani përmes Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë drejt Ukrainës, është kthyer në një arterie strategjike, ndërsa Kievi përballet me shkatërrimin e kapaciteteve të brendshme energjetike nga Rusia.

Në fshatin Orlivka, pranë kufirit me Rumaninë, sulmet me dron shkaktuan një zjarr të madh që ishte i dukshëm edhe nga territori rumun, sipas mediave lokale.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi sulmet ndaj sistemit të transportit të gazit të Ukrainës, por nuk dha vendndodhje specifike.

Sulme të tjera dëmtuan objekte tregtare dhe ndërtesa banimi në rajonin e Dnipropetrovskut, ndërsa dronët rusë goditën zona përgjatë Danubit jugor, sipas zyrtarëve ukrainas.

Edhe zonat civile kanë pësuar dëme gjatë sulmeve. “Të paktën dy persona janë vrarë dhe dhjetra të  tjerë janë plagosur pasi bombardimet ruse goditën një kamp pushimi pranë Zaporizhjës, duke dëmtuar disa kabina”, njoftuan autoritetet lokale.

Gjatë natës, Ukraina kreu një sulm hakmarrës me dron ndaj një depoje karburanti në Bryansk, Rusi. /Ad.Ab./

 

The post UKRAINË – Rusia godet lidhjen energjetike që furnizon vendin me gazin amerikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Rusia nis testime për t’i identifikuar liderët qysh në vegjëli

By: Rovena
2 August 2025 at 09:45

Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të rritjes së ndjenjës së patriotizmit dhe nxitjes së të rinjve drejt roleve ku performojnë më mirë.

Mund të tingëllojë distopiane, por nuk është ashtu. Është vetëm Rusia e vitit 2025 – periudhë kur presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e ka shtyrë vendin e tij në një luftë shkatërruese kundër Ukrainës, dhe rrit konfrontimin me Perëndimin, po synon t’i rrisë dozat e patriotizmit dhe ta shtypë disidencën.

E lansuar nga Rospatriottsentr (Qendra ruse e Patriotëve), pjesë e agjencisë shtetërore për çështje të të rinjve, kjo iniciativë synon “edukimin e personave të zhvilluar në mënyrë harmonike”, sipas disa dokumenteve në faqen zyrtare të Qeverisë, të cilat i ka analizuar Systema, njësiti hulumtues i Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë.

Edukatorët e pavarur e kanë kritikuar programin, dhe njëra prej tyre i ka thënë REL-it se po shfrytëzohet “pseudoshkenca” për qëllime të “manipulimit” dhe që këto veprime e kanë hijen e komunizmit dhe fashizmit.

“Kjo është një tjetër përpjekje e autoriteteve që t’i kontrollojnë njerëzit dhe të ndikojnë në vendimet e tyre”, ka thënë edukatorja Dima Zicer.

Të rinjtë, 12-18 vjeç, që janë duke u testuar, janë prej rajoneve të ndryshme të Rusisë. Programi zhvillohet në gusht dhe 50 pjesëmarrësit me “profile pozitive” do të përzgjidhen për të marrë pjesë në një seminar pesëditor në shtator në Sevastopol, qytet në Krimenë ukrainase të pushtuar nga Rusia, sipas dokumenteve që i ka parë Systema.

Megjithatë, sipas uebfaqes së prokurimit, profilet e suksesshme nuk do të përkthehen si patriotë apo besnikë. Organizatorët do t’i identifikojnë “liderët dhe anti-liderët (pjesëmarrësit e prirur nga sjellet e çrregullta)”, është thënë në njoftim.

Sipas saj, pjesëmarrësit që “shpifin rreth ideve të patriotizmit” do të përjashtohen menjëherë nga organizimi. Qëllimi i programit është “transformimi i qasjes ndaj edukimit, udhëzime për karrierë dhe edukimi patriotik i të rinjve”, ka thënë Rospatriottsentr në kanalin e vet në Telegram. Ende nuk dihet se ku do të përfundojnë fëmijët pas përfundimit të projektit.

Megjithatë, zyrtarë në rajonin e Siberisë i kanë shpalosur këtë javë planet për një qendër të të rinjve në vlerë të 65 milionë dollarësh – e cila do të emërohet ‘Pallati i të Rinjve” me qëllim të promovimit të edukimit patriotik dhe vlerave shtetërore te të rinjtë dhe adoleshentët rusë.

Vladimir Kozlov, kryetar i kompanisë Persona, e cila shet teste për “neuroprofilizim” dhe është partnere në projekt, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet që i ka dërguar Systema në Telegram. Rospatriottsentr nuk është përgjigjur në kërkesën për koment. As organizatat e përfshira nuk kanë ofruar hollësi për metodat e testimit të pjesëmarrësve. Përfundimet për pjesëmarrësit do të bazohen në disa “perceptime kognitive për simbolet”, ka thënë Persona në një prezantim.

“Ne jemi të bindur që patriotizmi fillon kur një person e kupton rolin e vet në të ardhmen e shtetit”, ka thënë Kozlov në disa deklarata të publikuara në kanalin e agjencisë Rospatriottsentr në Telegram.

“Teknologjia e kompanisë sonë për neuroprofilizim u ndihmon adoleshentëve ta gjejnë këtë rol në mënyrë të drejtë, të vazhdueshme dhe me motivim”. Një psikolog për fëmijë, me seli në Moskë, i cili ka folur për Systeman në kushte anonime, ka thënë se ekzistojnë “qindra metoda neuroprofilizimi që kanë rezultuar të jenë të qëndrueshme”, përfshirë pyetësorët.

“Këto testime tregojnë shumë për një person, a kanë cilësi të një lideri, sa janë të nënshtruar, a flasin me sinqeritet, apo e përsërisin ata që të tjerët dëshirojnë ta dëgjojnë”, ka thënë psikologu. “Pikëpyetja këtu është se si do të përdoren dhe për çfarë qëllimi”.

Zicer nuk është pajtuar, duke vlerësuar se “neuroprofilizimi është pseudoshkencë” teksa përpjekjet për identifikim të liderëve potencialë i ka quajtur “manipuluese”.

“Është shumë e përshtatshme për shtetin t’i japë një shtytje një personi në moshën 14-vjeçare në mënyrë që ai të ecë përgjatë trajektores së propozuar deri në fund të jetës”.

“Funksioni i sistemit edukativ është të garantojë që ekzistojnë një mori talentesh që mund të posedohen. Mirëpo, zgjedhja se cilën trajektore duhet ndjekur duhet t’i takojë secilit individ. Kjo është baza e mendimit kritik”, ka thënë Zicer.

Nën udhëheqësinë e Putinit si president apo kryeministër prej vitit 1999 Kremlini e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar në promovim të mendimit kritik.

Putini i ka rritur përpjekjet për t’i shtypur zërat kundërshtarë dhe për t’i heshtur zërat e pavarur prej kur është kthyer në presidencë më 2012, ndërsa gjithçka është ashpërsuar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022. Qeveria ka tentuar të instalojë patriotizmin te fëmijët prej mandatit të parë të Putinit.

Kritikët besojnë se pushteti i ka përdorur një mori metodash, nisur nga tekstet për historinë ruse, e deri te orët mësimore për ushtrinë, për t’i nxitur të rinjtë që të besojnë në narrativët gjeopolitikë të Kremlinit dhe të mbështesin luftën kundër Ukrainës./REL

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

By: Ardit
1 August 2025 at 22:38

Kievi ka shpallur ditën e premte ditë zie zyrtare, pas sulmeve të një dite më parë me raketa dhe dronë nga forcat ruse, që lanë të vdekur 31 persona, mes tyre pesë fëmijë, dhe plagosën mbi 150 të tjerë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri të ditur se viktima më e vogël ishte vetëm dy vjeç, […]

The post Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat appeared first on BoldNews.al.

Bombardimet ruse në Ukrainë, 26 të vrarë në Kiev dhe qindra të plagosur

1 August 2025 at 22:57

Ukrainë- Një person është vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën pas një sulmi të ndodhur në Zaporizhzhia.

Kreu i administratës ushtarake rajonale Ivan Fedorov tha se rusët nuk i kanë ndalur sulmet në rajonin e Zaporizhzhias.

Ndërsa në Kiev numri  i të vrarë nga sulmet gjatë ka shkuar në 26 dhe 159 të tjerë u plagosën. Sulmet nisën një ditë më parë, por që nuk u ndalët as sot.

Mes viktimave në Kiev u raportuan edhe 3 fëmijë.

/abcnews.al/

KIEV – Zelensky: Ukraina: Është koha të “konfiskohen” asetet ruse, jo vetëm të ”ngrihen”

KIEV, 31 korrik /ATSH-AA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se detyra kryesore e Evropës sot është “të ndalojë Rusinë”, duke sugjeruar që asetet ruse duhet të konfiskohen, jo vetëm të ngrihen.

“Është koha të konfiskohen asetet ruse, jo vetëm të ngrihen. Të konfiskohen dhe të përdoren për t’i shërbyer paqes, jo luftës”, tha Zelenskyy gjatë fjalimit të tij nëpërmjet videokonferencës në Konferencën Helsinki+50, e cila mbahet në kryeqytetin finlandez Helsinki.

Ai vuri në dukje se evropianët duhet të mbrojnë veten nga kërcënimet e paraqitura nga Rusia në planin afatgjatë.

“Nëse bota nuk synon të ndryshojë regjimin në Rusi, kjo do të thotë që edhe pasi të mbarojë lufta, Moska do të përpiqet të destabilizojë vendet fqinje”, pohoi ai.

Zelenskyy tha se “detyra kryesore e Evropës është të ndalojë Rusinë tani dhe të bëjë gjithçka” që mundet për të rritur pikat e tyre të forta të përbashkëta në siguri, ekonomi, teknologji dhe zhvillim shoqëror.

E organizuar nga Finlanda, Konferenca Helsinki+50 shënon 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit, i cili u nënshkrua për të përmirësuar marrëdhëniet midis bllokut lindor dhe perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë duke adresuar çështjet e sigurisë, ekonomisë dhe humanitare.   /os/

The post KIEV – Zelensky: Ukraina: Është koha të “konfiskohen” asetet ruse, jo vetëm të ”ngrihen” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

By: Ardit
31 July 2025 at 10:23

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me dronë dhe raketa në Ukrainë në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë zyrtarët ukrainas. Në mesin e të vrarëve është edhe një gjashtëvjeçar, ndërsa tri viktima tjera janë konfirmuar në hapësirat e një blloku banesash […]

The post Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev appeared first on BoldNews.al.

Sulmet ruse në Ukrainë, vriten dy persona dhe plagosen 27 të tjerë

By: M C
16 July 2025 at 23:37

Një sulm nga forcat ruse të mërkurën në një qendër tregtare dhe treg në Dobropillia, një qytet pranë vijës së frontit të luftës, vrau dy persona, plagosi rreth 27 të tjerë dhe shkaktoi dëme të mëdha, thanë zyrtarët. Vadym Filashkin, guvernatori i rajonit lindor të Donjeckut, tha se një bombë 500-kilogramësh u hodh në orën 17:20, kur qytetarët ishin nëpër dyqane.

Ai tha se dy persona humbën jetën dhe 22 u plagosën, ndërsa tetë blloqe banimi dhe tetë automjete u shkatërruan. Video të postuara në internet shfaqnin zona rreth qendrës tregtare në flakë dhe tym.

“Zjarrfikësit po shuajnë zjarrin pasi ekziston mundësia që ende të ketë njerëz brenda qendrës tregtare”, tha Filashkin për televizionin ukrainas.

“Okupuesi e hodhi bombën në një kohë kur Dobropillia ishte plot me njerëz. Shumë ishin duke bërë pazar. Okupuesi e shënjestroi qëllimisht qendrën tregtare. Të gjitha qendrat tregtare përreth janë shkatërruar ose dëmtuar”, shtoi ai.

Shërbimet kombëtare të emergjencës së Ukrainës deklaruan se numri i të plagosurve ishte 27. Filashkin më herët kishte thënë se rreth 30 stenda tregtare ishin dëmtuar. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke folur në fjalimin e tij të përnatshëm me video, e përshkroi sulmin si “thjesht terror i tmerrshëm dhe idiot nga Rusia. Nuk ka logjikë ushtarake në këto sulme, vetëm përpjekje për të marrë sa më shumë jetë njerëzish”.

Dobropillia ndodhet në veriperëndim të Pokrovskut, një pikë kyçe e avancimit të ngadaltë rus drejt perëndimit të rajonit të Donjeckut prej muajsh. Një sulm me raketa, raketahedhës dhe dronë në Dobropillia në mars kishte vrarë 11 persona, përfshirë pesë fëmijë./ REL

The post Sulmet ruse në Ukrainë, vriten dy persona dhe plagosen 27 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Bombardimi rus në një qendër tregtare në Ukrainë, raportohet për viktima dhe të plagosur

16 July 2025 at 22:34

Forcat ruse kanë bombarduar një qendër tregtare dhe një treg në Donetsk të Ukrainës Lindore.

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 26 të tjerë janë plagosur.

Guvernatori i Donetskut Vadim Fylashkin ka thënë se rusët kanë shënjestruar sërish një zonë me shumë civilë, një qendër tregtare në zemër të qytetit.

Nga ana e tij presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky e ka cilësuar sulmin “një terrorizëm të tmerrshëm”, ndërsa ka nënvizuar se Rusia thjesht po përpiqet që të shkaktojë më shumë vdekje”.

/abcnews.al/

Ish-zëvendësshefi i ushtrisë ruse dënohet me 17 vjet burg për korrupsion

By: M C
7 July 2025 at 20:50

Khalil Arslanov, ish-zëvendësshefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, u dënua me 17 vjet burg për akuza për korrupsion, raportoi agjencia e lajmeve TASS.

Një gjykatë ushtarake e shpalli gjeneralin Arslanov dhe të arrestuarit e tjerë fajtorë për përvetësimin e rreth 1.6 miliardë rublave (17.3 milionë euro) nga kontratat shtetërore me Voentelecom, një ofrues i telekomunikacionit dhe pajisjeve të lidhura me to për forcat e armatosura ruse.

Arslanov u shpall gjithashtu fajtor për zhvatje dhe marrje ryshfeti prej 12 milionë rublash (130,000 eurosh) nga kreu i një kompanie sistemesh komunikimi mbrojtëse.

Dy të pandehur të tjerë, koloneli Pavel Kutakhov dhe Igor Yakovlev (një oficer në pension, sipas TASS) u dënuan me 7 dhe 6 vjet burg, përkatësisht.

Ish-kreu i drejtorisë së komunikimit të ushtrisë ruse, Arslanov shërbeu si zëvendësshef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ruse nga viti 2013 deri në vitin 2020.

Në Rusi, kohët e fundit janë kryer ndjekje penale kundër oficerëve të lartë të forcave të armatosura, pas skandaleve të korrupsionit që u zbuluan.

Disa ditë më parë, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes Timur Ivanov u dënua për korrupsion me 13 vjet burg.

The post Ish-zëvendësshefi i ushtrisë ruse dënohet me 17 vjet burg për korrupsion appeared first on Albeu.com.

Teknologjia dështon në Wimbledon, tenistja ruse shpërthen ndaj gjyqtarëve

By: Besnik
6 July 2025 at 17:45

Turneu i Wimbledon-it është përfshirë sërish në një debat të nxehtë lidhur me thirrjet në vijë, pasi tenistja Anastasia Pavlyuchenkova akuzoi zyrtarët për paragjykim ndaj saj dhe favorizim të tenistes britanike Sonay Kartal.

Kjo ndodhi pas një momenti kontrovers në ndeshjen vendimtare të raundit të katërt, ku teknologjia HawkEye nuk arriti të identifikonte një top jashtë, duke përfituar Kartalin.

Vetëm disa ditë pasi Emma Raducanu kritikoi ashpër saktësinë e teknologjisë “të dyshimtë”, Kartal goditi një top shumë larg vijës bazë gjatë servis-it, ndërsa Pavlyuchenkova kishte avantazh në këtë shërbim.

Por sistemi elektronik në Fushën Qendrore nuk dha asnjë sinjal për top jashtë.

Pas një pritjeje të gjatë dhe ndërkohë që gjyqtari kryesor Nico Helwerth po kontrollonte situatën në telefon, ai njoftoi se sistemi elektronik nuk kishte mundur të përcaktonte pozicionin e fundit të topit dhe vendosi të riluhej pika.

Kartal vazhdoi të shfrytëzonte këtë rast duke prishur servis-in, çka nxiti zemërimin e Pavlyuchenkovës, e cila akuzoi gjyqtarët se po favorizonin kundërshtaren e saj britanike.

“Nuk e di nëse topi ishte brenda apo jashtë. Si ta di unë? Nuk mund ta provoj,” u shpreh e revoltuar Pavlyuchenkova. “Meqë ajo është vendase, ata thonë çfarë të duan. Më morën pikën.”

Gjyqtari Helwerth u shpreh se sistemi elektronik ishte në funksion dhe se rregullat e turneut nuk lejonin ndërhyrje manuale në vendime: “Nëse më thonë se sistemi është në punë, ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër. Nëse nuk është në punë, atëherë ky është rregulli.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Teknologjia dështon në Wimbledon, tenistja ruse shpërthen ndaj gjyqtarëve appeared first on Euronews Albania.

KIEV – Dronët rusë godasin Ukrainën jugore dhe lindore

KIEV, 5 korrik /ATSH-DPA/- Sulmet ruse me dronë goditën disa pjesë të Ukrainës gjatë natës, duke përfshirë ndërtesa banimi në rajonin jugor të Khersonit – ku u plagosën 19 persona, sipas guvernatorit rajonal, Olexandr Prokudin.

“Një gazsjellës, një pikë karburanti, një punishte riparimi makinash dhe disa automjete private u dëmtuan gjithashtu”, shkroi Prokudin në Telegram.

“Në qytetin lindor ukrainas të Chuhuiv, të paktën tre persona u plagosën në sulmin me dron, përfshirë një djalë 12-vjeçar”, tha guvernatori ushtarak Oleh Synegubov në Telegram.

“Dy persona u plagosën gjithashtu në Kupjansk”, shtoi ai.

Media ukrainase raportoi se një numër njerëzish kërkuan strehim në boshte hekurudhore nëntokësore dhe strehimore të tjera.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në pjesë të mëdha të vendit, duke përfshirë rajonin verior si, Sumy, Donetsk dhe Kharkiv dhe Dnipro dhe Zaporizhia në juglindje.

Fillimisht nuk u dha asnjë informacion në lidhje me dëmet apo viktimat.

Ukraina, nga ana tjetër, sulmoi objektivat në Rusi.

“Dronët rus u interceptuan në rajonin e Rostovit në Rusinë jugore dhe në rajonin e Smolenskut në jugperëndim të Moskës”, sipas raporteve zyrtare.

Pretendimet nga të dyja palët nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. //a.i/

 

The post KIEV – Dronët rusë godasin Ukrainën jugore dhe lindore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të paktën një i vrarë dhe 26 të plagosur pas sulmeve ruse në Kiev

4 July 2025 at 22:23

Të paktën një person është vrarë në sulmin rus në Kiev dhe 26 të tjerë u plagosën. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, më herët njoftoi se 23 persona u plagosën, përfshirë një vajzë 10-vjeçare.

Shërbimi Shtetëror për Situata Emergjente njoftoi gjithashtu se, pas sulmit, 39 persona të tjerë morën ndihmë.

Nga ana tjetër  forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës njoftuan se neutralizuan 478 automjete sulmi ajror, përfshirë dy raketa kruiz “Iskander-K”.

Forcat ruse godasin një pallat në Odesa, humbin jetën dy persona, plagosen 9 të tjerë

28 June 2025 at 09:03

Dy persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus gjatë natës në një ndërtesë banimi 21-katëshe në qytetin bregdetar të Odesës, në jug të Ukrainës.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, shpërthimi shkaktoi një zjarr masiv që përfshiu katet e 7-të, 8-të dhe 9-të të godinës. “Njerëzit mbetën të bllokuar në apartamentet e tyre. Pesë persona u shpëtuan nga ekipet e emergjencës, përfshirë një fëmijë të vogël,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Kryetari i bashkisë së Odesës konfirmoi se viktimat ishin një çift i martuar që ndodhej në apartamentin e tyre në momentin e sulmit. Ndërkohë, autoritetet vendase njoftuan se mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë të moshës 3 dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre nuk është bërë ende publike.

The post Forcat ruse godasin një pallat në Odesa, humbin jetën dy persona, plagosen 9 të tjerë appeared first on Sot News | Lajme.

Do gjykojë krimet ruse, Ukrainë–KE nënshkruajnë marrëveshjen për tribunalin special

By: Besnik
26 June 2025 at 07:54

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës (KE), Alain Berset, kanë nënshkruar të mërkurën në Strasburg një marrëveshje për krijimin e një Tribunali Special për Krimin e Agresionit kundër Ukrainës.

Tribunali synon të vërë në shënjestër udhëheqësit e lartë rusë për “krimet e panumërta të luftës” që, sipas Ukrainës, janë kryer nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Kremlinit në shkurt të vitit 2022.

Gjykatat ekzistuese ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë, nuk kanë juridiksion për të ndjekur penalisht shtetasit rusë për këtë vepër penale specifike.

“Drejtësia për Ukrainën nuk do të presë,” deklaroi Berset para ceremonisë së nënshkrimit me Zelensky-n. “Për herë të parë, po krijohet një gjykatë ndërkombëtare e dedikuar për të adresuar krimin e agresionit. E themeluar brenda kornizës së Këshillit të Evropës, kjo gjykatë do t’i mbajë përgjegjës ata që kanë përdorur forcë në shkelje të Kartës së OKB-së,” shtoi ai.

Në një fjalim para Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Zelensky iu referua gjykimeve të pas Luftës së Dytë Botërore dhe atyre për luftërat në ish-Jugosllavi, duke theksuar se këto duhet të shërbejnë si model për mbajtjen përgjegjëse të zyrtarëve rusë.

“Të gjithë e kujtojmë gjykatën që solli drejtësi pas tmerreve të nazizmit. Dhe bota nuk do ta harrojë kurrë Nurembergun. Vite më vonë, kur urrejtja dhe lufta u rikthyen në pjesë të Evropës, një gjykatë tjetër ishte e nevojshme, këtë herë për krimet në ish-Jugosllavi,” tha Zelensky.

“Tani na duhet e njëjta gjë për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Ky krim duhet të gjykohet qartë dhe plotësisht. Bota ka nevojë për një vendim të ndershëm dhe historik, në mënyrë që të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë luftë të mbahen përgjegjës,” shtoi ai.

Presidenti ukrainas u shpreh optimist se krijimi i këtij tribunali përbën një “shans të vërtetë” për të rivendosur drejtësinë për popullin e Ukrainës, i cili ka vuajtur nga “krime të patregueshme” në duart e forcave ruse. Ai gjithashtu bëri thirrje për gjykimin e Presidentit rus Vladimir Putin, të cilin e cilësoi si “kriminel lufte”.

“Institucione të tjera, madje edhe ato ndërkombëtare, nuk kanë mjetet për ta bërë këtë. Dhe ne duhet të tregojmë qartë se agresioni çon në ndëshkim,” theksoi ai.

Ende mbeten për t’u zgjidhur disa çështje logjistike, përfshirë vendndodhjen e gjykatës. Haga është përmendur si opsion për shkak të infrastrukturës ekzistuese ligjore, të cilën Zelensky e quajti “vendndodhje perfekte”, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Tribunali do të financohet nga vendet që përbëjnë të ashtuquajturin “Grupi Bazë”, i përbërë nga 40 shtete. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur projektin gjatë administratës së ish-Presidentit Joe Biden, ndërkohë që administrata e presidentit Donald Trump nuk e mbështeti këtë iniciativë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Do gjykojë krimet ruse, Ukrainë–KE nënshkruajnë marrëveshjen për tribunalin special appeared first on Euronews Albania.

Ndryshim regjimi në Iran? Diplomati Gjoka: Skenar i mundshëm. Kushtet e SHBA-së duhet të pranohen

23 June 2025 at 13:29

Diplomati Sokol Gjoka, në një intervistë në “News Line” në ABC News, komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme. Gjatë intervistës, u ndal edhe tek sulmet e SHBA në Iran.

Gjoka u shpreh se forca e përdorur, ishte i vetëm opsion për të mos lejuar Iranin të kthehej në një kërcënim të armëve bërthamore.

“Përgatitja e Iranit me armë bërthamore, ishte me shumë rrezik. Ndaj dhe komuniteti ndërkombëtar ishte i angazhuar që Irani të mos shkonte deri në këtë fazë. Pra ishte angazhuar për të mos lejuar armatimin bërthamor dhe mbeti forca për të ndërhyrë. Pasi bisedimet u ndërprenë dhe iu hoq një shans negociatave diplomatike dhe iu la vend sulme. Pra veprimi ushtarak ka qenë i dedikuar si nga ana e Izraelit ashtu edhe nga ana e SHBA”, tha ai.

Gjatë intervistës, nënvizoi se ka gjasa që Irani të kundërpërgjigjet, por megjithatë shtoi se Irani nuk ka më hapësira që të negociojë, por sipas tij duhet të përballet me kushte kapitullimi.

“Irani ose do dakordësohet me kushtet e vendosura nga SHBA në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, dhe po ashtu duhet të heqë dorë nga ky program. Irani do përpiqet të krijojë aleancat e ngushta”, tha më tej ai.

Gjithashtu diplomati Gjoka shtoi se pas sulmit nga SHBA, Irani duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve.

“Irani në një situatë të tillë, edhe në paktin strategjik që ka me Federatën Ruse nuk thuhet se dy vendet duhet të mbrojnë njëri tjetrin në rast të sulmeve nga palë të tjera. Në të tilla kushte, besoj se Presidenti Putin do ta shfrytëzojë situatën në interes të Federatës Ruse. Mund t’i kërkojë SHBA-së të plotësojë disa nga kushtet e tij në raport me Ukrainën”, tha ai.

Sa i përket deklaratave të Trump për një ndryshim të regjimit në Iran, ai tha se një mund të jetë një skenar i mundshëm.

“Irani ka një sistem disi të çuditshëm me shumë elementë të sundimit të një personi në atë vend. Nëse Irani nuk pranon të dakordësohet me kushtet e SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar dhe nëse do reagojë ushtarakisht nda bazave amerikane, edhe ky opsion besoj është i mundshëm”, nënvizoi ai.

/abcnews.al/

Lirohet nga burgu lideri i opozitës bjelloruse, Sergei Tikhanovsky

By: Ela
21 June 2025 at 21:05

Lideri i opozitës bjelloruse, Sergei Tikhanovsky, është liruar nga burgu, tha bashkëshortja e tij Sviatlana Tikhanovskaya në një postim në X të shtunën. Lirimi erdhi menjëherë pasi Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko u takua me të dërguarin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, në Minsk. Politikani 46-vjeçar u burgos në vitin 2020. […]

The post Lirohet nga burgu lideri i opozitës bjelloruse, Sergei Tikhanovsky appeared first on BoldNews.al.

14 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në sulmet ajrore ruse në Kiev

17 June 2025 at 09:00

Sulmet ajrore ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë natës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 14 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, njoftuan autoritetet ukrainase. Këto sulme janë disa nga bombardimet më të rënda që kanë goditur qytetin që nga fillimi i pushtimit të plotë rus mbi Ukrainën më shumë se tre vjet më parë.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se totalisht 440 dronë dhe 32 raketa ishin lëshuar nga trupat ruse, ndërsa më shumë se 147 dronë ukrainas ishin shkatërruar nga mbrojtja ajrore ruse gjatë natës. Sulmet në Kiev vazhduan për më shumë se nëntë orë, duke detyruar shumë banorë të kërkonin strehim në bunkerët dhe strehimore të nëntokësore. Shumë ndërtesa u dëmtuan, përfshirë një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe, e cila u godit nga një raketë balistike. 27 lagje të qytetit u vunë nën zjarr, duke shkaktuar shkatërrim të mëdha.

“Një makth i vërtetë: njerëz të bllokuar nën rrënoja dhe ndërtesa të tëra të shembura,” shkroi deputetja ukrainase Lesia Vasylenko në një postim në Twitter, duke treguar pasojat dramatike të sulmeve.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar për të shpëtuar personat e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Shpërthime të fuqishme kanë tronditur qytetin, ndërsa mitralozët janë përdorur nga njësitë ukrainase të mbrojtjes ajrore për të rrëzuar dronët e shumtë që lëshoheshin nga forcat ruse. Megjithatë, operacionet e shpëtimit janë vështirësuar më tej nga sirenat e alarmit që kanë ndërprerë punën e ekipeve të emergjencës, duke rritur panikun dhe duke vështirësuar përpjekjet për të shpëtuar jetët.

Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore kundër qyteteve ukrainase në javët e fundit, duke përdorur një taktike të re që përfshin dërgimin e valëve të mëdha të dronëve dhe raketave. Kjo strategji ka për qëllim të mposht mbrojtjen ajrore ukrainase dhe të shkaktojë sa më shumë shkatërrim të mundshëm në qytetet kryesore të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 14 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në sulmet ajrore ruse në Kiev appeared first on Euronews Albania.

Ukraina sulmon fabrikat ushtarake ruse

By: user 5
14 June 2025 at 08:23

Gjersa e gjithë bota ka sytë sot drejt konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, Ukraina po zhvillon një fushatë të ashpër sulmesh ndaj Rusisë.

Dronët ukrainas vazhdojnë të shkatërrojnë objektiva strategjikë, duke goditur disa fabrika të rëndësishme që furnizojnë forcat ruse me materiale dhe pajisje ushtarake. Kjo është pjesë e një sulmi të madh me dronë kundër kapaciteteve ushtarake të Rusisë.

Para pak orësh, dronët ukrainas sulmuan fabrikën Nevinnomyssky Azot në rajonin Stavropol, një prej fabrikave që prodhon eksplozivë të përdorur nga ushtria ruse. Ky sulm synon dobësimin e aftësisë luftarake të Rusisë përmes shkatërrimit të burimeve të saj kyçe.

Në një video të publikuar së fundmi, tregohen dronë duke goditur fabrikën Novokuybyshev Catalyst në rajonin Samara të Rusisë, një tjetër objektiv i rëndësishëm industrial për prodhimin e pajisjeve ushtarake.

Sulmi tregon përparimin e teknologjisë dhe taktikat moderne të luftës që Ukraina po përdor për të goditur thelbin e kapaciteteve ushtarake ruse.

The post Ukraina sulmon fabrikat ushtarake ruse appeared first on Lapsi.al.

Zelensky: Paqja e vërtetë do vijë me një kufi prej 30 dollarësh për fuçi nafte ruse

11 June 2025 at 20:47

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se çmimi i naftës prej 45 dollarësh, siç është propozuar nga BE në paketën e ardhshme të sanksioneve, është më i mirë se 60 dollarë, por paqja e vërtetë do të vijë me një kufi prej 30 dollarësh për fuçi naftë. Zelenskyy e tha këtë gjatë samitit Ukrainë-Evropë Juglindore, raporton media ukrainase.

“Detyra jonë është ta vendosim Rusinë në një pozicion ku ajo do të kërkojë paqe me mjete jo-ushtarake. Mbështetja mbrojtëse për Ukrainën është e nevojshme për të mbrojtur qytetet dhe fshatrat tona dhe për ta detyruar Rusinë të ndiejë çmimin e luftës në vend. Sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët janë thelbësorë.

Një tjetër mjet kyç janë sanksionet. BE-ja ka njoftuar paketën e 18-të të sanksioneve dhe mund të jetë më e fortë. Sidomos në shënjestrimin e cisternave ruse të naftës dhe sektorit të saj financiar. Sa i përket çmimit të naftës në kufirin e 45 dollarëve për fuçi është më mirë se 60 dollarë, kjo është e vërtetë. Por paqja e vërtetë do të vijë me një kufi prej 30 dollarësh për fuçi naftë”, tha Zelenskyy.

Ai vuri në dukje se çmimi i naftës në 30 dollarë është niveli që do ta ndryshojë vërtet rrjedhën e të menduarit në Moskë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky: Paqja e vërtetë do vijë me një kufi prej 30 dollarësh për fuçi nafte ruse appeared first on Euronews Albania.

Sulmet ruse me dronë në Kharkiv vrasin 2 njerëz

11 June 2025 at 08:48

Ushtria ruse kreu sulme me dronë në dy qarqe të qytetit Kharkiv në Ukrainë, duke i vrarë dy njerëz dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë mëngjesin e së mërkurës, njoftoi kryetari i Harkivit, Igor Terekhov.

Terekhov tha se janë kryer 17 sulme me dronë, duke përfshirë goditje të drejtpërdrejta mbi ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi private, kënde lojërash, biznese dhe transport publik.

Sulmet e fuqishme shkaktuan zjarre në 15 njësi të një ndërtese pesëkatëshe në qarkun Slobidski, dhe disa shtëpi u goditën në qarkun Osnovianski, tha Terekhov.

“Banesat kanë marrë flakë, çatitë janë shkatërruar, makinat janë djegur, dritaret janë thyer”, shtoi ai, duke paralajmëruar se mund të ketë njerëz të bllokuar nën rrënoja.

“Po mbahemi. Po ndihmojmë njëri-tjetrin. Dhe, me siguri do t’ia dalim. Kharkivi është Ukrainë. Dhe, nuk mund të thyhet”, tha Terekhov.

Nëntë të plagosur, përfshirë një vajzë 2-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar, janë shtruar në spital, sipas guvernatorit të rajonit të Kharkivit, Oleh Synyehubov.

Rusia i ka përshkallëzuar bombardimet ndaj Ukrainës, pavarësisht bisedimeve për ta ndalur dhunën, të cilat deri tani nuk kanë sjellë përparim, pasi Moska vazhdon ta kundërshtojë një armëpushim të pakushtëzuar.

Sulmi me dronë gjatë natës në qytetin Harkiv ka lënë të paktën tetë persona të plagosur, përfshirë dy fëmijë.

Ky sulm pasoi sulme të tjera të mëdha Harkiv dhe qytete të tjera ukrainase gjatë javës së fundit. Moska ka thënë se bombardimet e pareshtura janë hakmarrje për sulmet me dronë që Ukraina i kreu javë më parë duke i shkatërruar dhjetëra avionë bombardues me rreze të gjatë veprimi në të gjithë Rusinë.

Ndërkohë në Uashington, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se buxheti i SHBA-së për vitin 2026 do ta zvogëlojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet ruse me dronë në Kharkiv vrasin 2 njerëz appeared first on Euronews Albania.

❌
❌