Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulme dhe negociata/ Në prag të takimit me Trump, Putin raketa drejt Ukrainës

By: Rovena
10 August 2025 at 12:26

Sulmet ruse në Ukrainë nuk janë ndalur edhe pse këto ditë janë vendimtare për negociatat e paqes, me një takim mes Vladimir Putin dhe Donald Trump që pritet të mbahet ditën e premte më 15 gusht.

Pesë persona janë vrarë në rajonet e Zaporizhzhia dhe Donetsk. Tre nga viktimat ishin në Zaporizhzhia dhe të tjerat nga bombardimet në rrethet Vasylivka dhe Polohivka. Një 69-vjeçar u plagos gjithashtu nga sulmet.

Gjithashtu të paktën shtatë persona u plagosën në Kharkiv pas një serie sulmesh me dronë rusë.

Një nga sulmet goditi një dyqan në Kharkiv, duke plagosur tre gra, një burrë dhe një vajzë 17-vjeçare.

Zhvillimet më të fundit vijnë teksa për të arritur paqen mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar shkëmbim territoresh mes dy vendesh.

Kjo është kundërshtuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, që e ka quajtur një kusht të tillë shpërblim për pushtuesin.

Europa ka dalë krah Ukrainës me një deklaratë, duke theksuar se bisedimet e paqes duhet të përfshijnë patjetër Kievin. Liderët e Britanisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, BE dhe Finlandës përsëritën nevojën për garanci të forta sigurie dhe kundërshton idenë se Ukraina duhet të bëjë lëshime territoriale.

Deri më tani nuk është konfirmuar se Ukraina do të marrë pjesë në bisedimet mes Trump dhe Putin që do të mbahen në Alaska. Megjithatë disa zyrtarë amerikanë i thanë NBC News se administrate e Trump po shqyrton mundësinë e një ftese ndaj Zelenskyt për të marrë pjesë në takim.

Sipas burimeve për median amerikane Donald Trump mbetet i hapur për një takim trepalësh, por aktualisht Shtëpia e Bardhë po përqendrohet në planifikimin e takimit dypalësh të kërkuar nga kreu i Kremlinit./abcnews.al

 

Rusia nis testime për t’i identifikuar liderët qysh në vegjëli

By: Rovena
2 August 2025 at 09:45

Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të rritjes së ndjenjës së patriotizmit dhe nxitjes së të rinjve drejt roleve ku performojnë më mirë.

Mund të tingëllojë distopiane, por nuk është ashtu. Është vetëm Rusia e vitit 2025 – periudhë kur presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e ka shtyrë vendin e tij në një luftë shkatërruese kundër Ukrainës, dhe rrit konfrontimin me Perëndimin, po synon t’i rrisë dozat e patriotizmit dhe ta shtypë disidencën.

E lansuar nga Rospatriottsentr (Qendra ruse e Patriotëve), pjesë e agjencisë shtetërore për çështje të të rinjve, kjo iniciativë synon “edukimin e personave të zhvilluar në mënyrë harmonike”, sipas disa dokumenteve në faqen zyrtare të Qeverisë, të cilat i ka analizuar Systema, njësiti hulumtues i Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë.

Edukatorët e pavarur e kanë kritikuar programin, dhe njëra prej tyre i ka thënë REL-it se po shfrytëzohet “pseudoshkenca” për qëllime të “manipulimit” dhe që këto veprime e kanë hijen e komunizmit dhe fashizmit.

“Kjo është një tjetër përpjekje e autoriteteve që t’i kontrollojnë njerëzit dhe të ndikojnë në vendimet e tyre”, ka thënë edukatorja Dima Zicer.

Të rinjtë, 12-18 vjeç, që janë duke u testuar, janë prej rajoneve të ndryshme të Rusisë. Programi zhvillohet në gusht dhe 50 pjesëmarrësit me “profile pozitive” do të përzgjidhen për të marrë pjesë në një seminar pesëditor në shtator në Sevastopol, qytet në Krimenë ukrainase të pushtuar nga Rusia, sipas dokumenteve që i ka parë Systema.

Megjithatë, sipas uebfaqes së prokurimit, profilet e suksesshme nuk do të përkthehen si patriotë apo besnikë. Organizatorët do t’i identifikojnë “liderët dhe anti-liderët (pjesëmarrësit e prirur nga sjellet e çrregullta)”, është thënë në njoftim.

Sipas saj, pjesëmarrësit që “shpifin rreth ideve të patriotizmit” do të përjashtohen menjëherë nga organizimi. Qëllimi i programit është “transformimi i qasjes ndaj edukimit, udhëzime për karrierë dhe edukimi patriotik i të rinjve”, ka thënë Rospatriottsentr në kanalin e vet në Telegram. Ende nuk dihet se ku do të përfundojnë fëmijët pas përfundimit të projektit.

Megjithatë, zyrtarë në rajonin e Siberisë i kanë shpalosur këtë javë planet për një qendër të të rinjve në vlerë të 65 milionë dollarësh – e cila do të emërohet ‘Pallati i të Rinjve” me qëllim të promovimit të edukimit patriotik dhe vlerave shtetërore te të rinjtë dhe adoleshentët rusë.

Vladimir Kozlov, kryetar i kompanisë Persona, e cila shet teste për “neuroprofilizim” dhe është partnere në projekt, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet që i ka dërguar Systema në Telegram. Rospatriottsentr nuk është përgjigjur në kërkesën për koment. As organizatat e përfshira nuk kanë ofruar hollësi për metodat e testimit të pjesëmarrësve. Përfundimet për pjesëmarrësit do të bazohen në disa “perceptime kognitive për simbolet”, ka thënë Persona në një prezantim.

“Ne jemi të bindur që patriotizmi fillon kur një person e kupton rolin e vet në të ardhmen e shtetit”, ka thënë Kozlov në disa deklarata të publikuara në kanalin e agjencisë Rospatriottsentr në Telegram.

“Teknologjia e kompanisë sonë për neuroprofilizim u ndihmon adoleshentëve ta gjejnë këtë rol në mënyrë të drejtë, të vazhdueshme dhe me motivim”. Një psikolog për fëmijë, me seli në Moskë, i cili ka folur për Systeman në kushte anonime, ka thënë se ekzistojnë “qindra metoda neuroprofilizimi që kanë rezultuar të jenë të qëndrueshme”, përfshirë pyetësorët.

“Këto testime tregojnë shumë për një person, a kanë cilësi të një lideri, sa janë të nënshtruar, a flasin me sinqeritet, apo e përsërisin ata që të tjerët dëshirojnë ta dëgjojnë”, ka thënë psikologu. “Pikëpyetja këtu është se si do të përdoren dhe për çfarë qëllimi”.

Zicer nuk është pajtuar, duke vlerësuar se “neuroprofilizimi është pseudoshkencë” teksa përpjekjet për identifikim të liderëve potencialë i ka quajtur “manipuluese”.

“Është shumë e përshtatshme për shtetin t’i japë një shtytje një personi në moshën 14-vjeçare në mënyrë që ai të ecë përgjatë trajektores së propozuar deri në fund të jetës”.

“Funksioni i sistemit edukativ është të garantojë që ekzistojnë një mori talentesh që mund të posedohen. Mirëpo, zgjedhja se cilën trajektore duhet ndjekur duhet t’i takojë secilit individ. Kjo është baza e mendimit kritik”, ka thënë Zicer.

Nën udhëheqësinë e Putinit si president apo kryeministër prej vitit 1999 Kremlini e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar në promovim të mendimit kritik.

Putini i ka rritur përpjekjet për t’i shtypur zërat kundërshtarë dhe për t’i heshtur zërat e pavarur prej kur është kthyer në presidencë më 2012, ndërsa gjithçka është ashpërsuar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022. Qeveria ka tentuar të instalojë patriotizmin te fëmijët prej mandatit të parë të Putinit.

Kritikët besojnë se pushteti i ka përdorur një mori metodash, nisur nga tekstet për historinë ruse, e deri te orët mësimore për ushtrinë, për t’i nxitur të rinjtë që të besojnë në narrativët gjeopolitikë të Kremlinit dhe të mbështesin luftën kundër Ukrainës./REL

Koreja e Veriut në krah të Rusisë, po Europa?! Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare: Perëndimi s’është ende gati…

By: Rovena
3 July 2025 at 22:07

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enika Abazi, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC Neës, u shpreh se një zhvillim i mundshëm ku trupa nga Koreja e Veriut do të angazhoheshin në luftën në Ukrainë, mund të krijojë presion mbi vendet europiane për të dërguar forca ushtarake.

Ajo theksoi se, ndonëse mbështetja për sovranitetin e Ukrainës mbetet e fortë, vendimi për paqe dhe negociata i takon vetë Ukrainës.  Abazi vuri në dukje gjithashtu se dinamika globale, veçanërisht konflikti në Lindjen e Mesme, ndikon në kapacitetin e fuqive perëndimore për të reaguar.

Sipas saj, konflikti po merr gjithnjë e më shumë karakterin e një lufte konvencionale dhe shtetet duhet të jenë të përgatitura për këtë realitet të ri.

“Më duket pak problematike fakti që meqenëse trupat koreano-verirore do të shkojnë në të luftojnë në Ukrainë, Europa do e ndjejë veten të detyruar që të çojë trupa. Kjo është thënë gjithmonë, por opinioni publik në vendet perëndimore nuk është akoma gati për të marrë pjesë, apo të shkuar dhe për të luftuar si ushtarë në Ukrainë.

Pavarësisht se ka një mbështetje të fuqishme për sovranitetin e Ukrainës, por vazhdimisht edhe presidenti Macron ka thënë që paqja, diskutimet dhe negociatat që ka i ngelen Ukrianës për të vendosur. Këtu më shumë ka të bëjë me faktin e dëshirës dhe mundësisë, sepse kemi edhe konfliktin e madh që po ndodh në Lindjen e Mesme dhe Amerika ka bërë një furnizim shumë të madh të Izraelit dhe vazhdon që ta furnizojë.

Izraeli nuk është ai që ka prodhuar gjithë ato armatime që ka përdorur, përkundrazi janë të furnizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe arsyeja që dha Trump për ndërprerjen e furnizimeve të Ukrainës, ishte që ‘tashmë depot tona po zbrazen dhe ne duhet që të mendojmë për sigurinë tonë’. Po shikojmë që lufta po bëhet më konvencionale dhe në një mënyrë apo në një tjetër shtetet duhet që të jenë të përgatitura”, tha ekspertja./abcnews.al

Putin do të marrë pjesë në samitin e BRICS virtualisht

By: Rovena
29 June 2025 at 17:27

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të BRICS, i cili pritet të zhvillohet javën e ardhshme, në format virtual.

Lajmi u bë i ditur në programin televiziv “Moskë. Kremlin. Putin”, i transmetuar në kanalin publik Rossiya-1, ku u sqarua se pjesëmarrja e presidentit rus do të realizohet përmes një video-konference.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, në axhendën javore të Kremlinit përfshihen gjithashtu një takim me qeverinë si dhe një mbledhje e dedikuar zhvillimit të rajoneve të reja të Federatës Ruse.

Ndërkohë, janë parashikuar edhe disa angazhime të tjera ndërkombëtare, të lidhura me veprimtarinë e Agjencisë për Iniciativa Strategjike./abcnews.al

Kievi: Sulmi rekord rus tregon urgjencën për sanksione të reja ndaj Moskës

By: Rovena
29 June 2025 at 15:55

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andri Sibiga, deklaroi se sulmi masiv i fundit i ushtrisë ruse gjatë natës së kaluar, në të cilin u përdorën mbi 500 dronë dhe raketa të llojeve të ndryshme, tregon nevojën urgjente për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë.

“Sulmi i fundit rus përfshiu afro 500 dronë dhe raketa. Niveli në rritje i terrorit tregon se ka nevojë urgjente për masa të reja ndëshkuese. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për këto sanksione,  jo vetëm për të ndihmuar Ukrainën, por edhe për sigurinë e tyre,” shkroi Sibiga në rrjetin social X.

Ai shtoi se “ndalimi i furnizimeve që ushqejnë makinën terroriste ruse është tani një çështje sigurie transatlantike.”

Apeli i Sibigës vjen pas reagimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili dënoi ashpër sulmin dhe kërkoi rritje të presionit ndërkombëtar ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

“Putin ka vendosur prej kohësh të vazhdojë luftën, pavarësisht thirrjeve për paqe nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo luftë duhet të marrë fund duhet të ushtrohet presion mbi agresorin,” deklaroi Zelensky.

Sipas të dhënave të Forcave Ajrore të Ukrainës, gjatë këtij sulmi Rusia ka lëshuar gjithsej 537 mjete luftarake, përfshirë 477 dronë të prodhimit iranian të tipit “Shahed”, 46 raketa balistike, 11 raketa lundrimi dhe tre raketa kundërajrore.

Sulmi shkaktoi vdekjen e një piloti ukrainas që pilotonte avionin luftarak F-16 gjatë një misioni mbrojtës, si dhe la të plagosur nëntë persona të tjerë në disa qytete të vendit, duke shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.

/abcnews.al

 

Do gjykojë krimet ruse, Ukrainë–KE nënshkruajnë marrëveshjen për tribunalin special

By: Besnik
26 June 2025 at 07:54

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës (KE), Alain Berset, kanë nënshkruar të mërkurën në Strasburg një marrëveshje për krijimin e një Tribunali Special për Krimin e Agresionit kundër Ukrainës.

Tribunali synon të vërë në shënjestër udhëheqësit e lartë rusë për “krimet e panumërta të luftës” që, sipas Ukrainës, janë kryer nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Kremlinit në shkurt të vitit 2022.

Gjykatat ekzistuese ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë, nuk kanë juridiksion për të ndjekur penalisht shtetasit rusë për këtë vepër penale specifike.

“Drejtësia për Ukrainën nuk do të presë,” deklaroi Berset para ceremonisë së nënshkrimit me Zelensky-n. “Për herë të parë, po krijohet një gjykatë ndërkombëtare e dedikuar për të adresuar krimin e agresionit. E themeluar brenda kornizës së Këshillit të Evropës, kjo gjykatë do t’i mbajë përgjegjës ata që kanë përdorur forcë në shkelje të Kartës së OKB-së,” shtoi ai.

Në një fjalim para Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Zelensky iu referua gjykimeve të pas Luftës së Dytë Botërore dhe atyre për luftërat në ish-Jugosllavi, duke theksuar se këto duhet të shërbejnë si model për mbajtjen përgjegjëse të zyrtarëve rusë.

“Të gjithë e kujtojmë gjykatën që solli drejtësi pas tmerreve të nazizmit. Dhe bota nuk do ta harrojë kurrë Nurembergun. Vite më vonë, kur urrejtja dhe lufta u rikthyen në pjesë të Evropës, një gjykatë tjetër ishte e nevojshme, këtë herë për krimet në ish-Jugosllavi,” tha Zelensky.

“Tani na duhet e njëjta gjë për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Ky krim duhet të gjykohet qartë dhe plotësisht. Bota ka nevojë për një vendim të ndershëm dhe historik, në mënyrë që të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë luftë të mbahen përgjegjës,” shtoi ai.

Presidenti ukrainas u shpreh optimist se krijimi i këtij tribunali përbën një “shans të vërtetë” për të rivendosur drejtësinë për popullin e Ukrainës, i cili ka vuajtur nga “krime të patregueshme” në duart e forcave ruse. Ai gjithashtu bëri thirrje për gjykimin e Presidentit rus Vladimir Putin, të cilin e cilësoi si “kriminel lufte”.

“Institucione të tjera, madje edhe ato ndërkombëtare, nuk kanë mjetet për ta bërë këtë. Dhe ne duhet të tregojmë qartë se agresioni çon në ndëshkim,” theksoi ai.

Ende mbeten për t’u zgjidhur disa çështje logjistike, përfshirë vendndodhjen e gjykatës. Haga është përmendur si opsion për shkak të infrastrukturës ekzistuese ligjore, të cilën Zelensky e quajti “vendndodhje perfekte”, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Tribunali do të financohet nga vendet që përbëjnë të ashtuquajturin “Grupi Bazë”, i përbërë nga 40 shtete. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur projektin gjatë administratës së ish-Presidentit Joe Biden, ndërkohë që administrata e presidentit Donald Trump nuk e mbështeti këtë iniciativë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Do gjykojë krimet ruse, Ukrainë–KE nënshkruajnë marrëveshjen për tribunalin special appeared first on Euronews Albania.

Pas tre vitesh me uniformë lufte, Zelensky heq rrobat ushtarake për samitin e NATO-s

By: Besnik
25 June 2025 at 18:41

Volodymyr Zelensky u shfaq me një veshje më formale këtë të mërkurë, duke veshur një xhaketë, pantallona dhe këmishë të zezë, ndërsa takoi udhëheqësit e NATO-s, përfshirë Donald Trump.

Kujtojmë që udhëheqësi ukrainas i kishte shmangur kostumet, këmishat me kopsa dhe kravatat që nga 24 shkurti 2022 kur Rusia filloi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, fqinjit të saj në jugperëndim, duke shënuar një përshkallëzim të madh të luftës ruso-ukrainase.

Kur ai takoi Donald Trump në Zyrën Ovale në shkurt, i veshur me një bluzë të zezë në stil ushtarak, gjëja e parë që Trump i tha presidentit ukrainas ishte: “Jeni të gjithë të veshur shkëlqyeshëm sot.”

Megjithatë, nuk ishte mjaftueshëm e zgjuar për Brian Glenn, korrespondentin kryesor të Shtëpisë së Bardhë për rrjetin konservator kabllor Real America’s Voice, i cili e pyeti Zelenskyn: “Pse nuk vesh kostum?”

Ai thotë se kjo është një shfaqje solidariteti me ushtarët që luftojnë ushtrinë ruse në vijën e frontit të luftës.

Edhe pse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, Presidenti Volodymyr Zelensky mori pjesë në samitin e mbajtur sot në Holandë.

Përmes një postimi në platformën X, Zelensky bëri të ditur se zhvilloi një takim “të gjatë dhe përmbajtjesor” me Donald Trump, në margjinat e eventit, ku diskutuan për mundësinë e një armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Falënderoj zotin President,” shkroi Zelensky. “Ne e vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes.”

Gjatë samitit, presidenti ukrainas u takua gjithashtu me liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Ne qëndrojmë pranë Ukrainës në përpjekjet e saj për paqe dhe do të vazhdojmë ta mbështesim atë në rrugën e saj të pakthyeshme drejt anëtarësimit në NATO,” u shpreh Rutte në përfundim të samitit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pas tre vitesh me uniformë lufte, Zelensky heq rrobat ushtarake për samitin e NATO-s appeared first on Euronews Albania.

Ligjvënësi ukrainas tërheq nominimin e Trump për Çmimin Nobel për Paqen

By: Besnik
24 June 2025 at 20:57

Një ligjvënës i lartë ukrainas, i cili më parë kishte nominuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për Çmimin Nobel për Paqen, ka tërhequr këtë nominim, ndërsa bisedimet për paqe midis Kievit dhe Moskës janë lënë në hije dhe vëmendja e presidentit amerikan është përqendruar tek Lindja e Mesme.

Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme në parlamentin ukrainas, i tha Newsweek se kishte “humbur çdo lloj besimi” tek Trump dhe aftësia e tij për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës.

Merezhko kishte bërë nominimin në nëntor, por konfirmoi se tërheqjen e paraqiti zyrtarisht mëngjesin e së hënës.

Trump, i cili u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, kishte premtuar se do t’i jepte fund konfliktit më të madh tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore brenda 24 orëve. Megjithatë, ndërsa kaluan javët dhe muajt, optimizmi u zbeh. Republikanët e shpallur si “ndërmjetës paqeje” u shfaqën të zhgënjyer nga mungesa e progresit.

Ukraina pranoi një propozim të SHBA-së në mars, por Rusia deri më sot nuk ka dhënë pëlqimin e saj. Sipas zyrtarëve ukrainas dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, Trump po afrohet me Kremlinin, ndërsa administrata e tij ka treguar hezitim për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë — pavarësisht dyshimeve se Moska po përgjon negociatorët amerikanë.

“Trump po i shmanget detyrimit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë,” tha Merezhko, duke shtuar se presidenti amerikan ka pasur “pothuajse asnjë reagim” ndaj sulmeve të fundit të mëdha në Kiev.

Trump mbërriti të martën në Hagë për samitin e NATO-s, pak pas njoftimit të një armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit. “JU LUTEM, MOS E SHKELNI!”, shkroi ai në rrjetin e tij Truth Social.

Irani ka mohuar shkeljen e armëpushimit, ndërsa ministri i mbrojtjes izraelit, Israel Katz, urdhëroi forcat izraelite të “reagojnë me forcë” ndaj çdo provokimi nga Teherani.

Zyrtarët në Kiev janë të shqetësuar se vëmendja dhe mbështetja ushtarake e SHBA-së po zhvendosen drejt Lindjes së Mesme, si dhe për ndikimin që kjo ka në tregjet globale të naftës — një faktor që potencialisht mund të favorizojë Rusinë.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka pezulluar planet për një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, mes frikës për rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës.

“TË GJITHË, MBAJINI ULËT ÇMIMET E NAFTËS,” shkroi Trump të hënën. “PO VËZHGOJ.”

Po të hënën, Ukraina njoftoi se kishte goditur një depo nafte në rajonin rus të Rostovit gjatë natës.

Ndërkohë, qeveria e Pakistanit ka njoftuar se do të rekomandojë zyrtarisht Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen për vitin e ardhshëm, duke përmendur “ndërhyrjen vendimtare diplomatike dhe udhëheqjen e tij të rëndësishme” gjatë tensioneve të fundit midis Pakistanit dhe Indisë. Nga ana tjetër, India ka minimizuar rolin e Trumpit në këto zhvillime.

“Trump është një paqebërës i vërtetë,” thuhet në deklaratën e Pakistanit, duke vlerësuar angazhimin e tij për “zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ligjvënësi ukrainas tërheq nominimin e Trump për Çmimin Nobel për Paqen appeared first on Euronews Albania.

Sulmet ruse vrasin 13 civilë në Ukrainë, Zelensky kërkon më shumë ndihmë nga Perëndimi

By: Rovena
24 June 2025 at 15:32

Ushtria ruse kreu sulme me dronë, raketa dhe artileri në Ukrainë, duke i vrarë të paktën 16 civilë dhe duke i plagosur gati 100 të tjerë, thanë zyrtarët të martën. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi garanci për ndihmë të mëtejshme ushtarake nga Perëndimi për përpjekjet e vendit të tij për ta zmbrapsur pushtimin rus.

Forcat ruse kanë bombarduar pareshtur zonat civile në Ukrainë gjatë gjithë luftës, e cila tani është në vitin e katërt. Më shumë se 12.000 civilë ukrainas janë vrarë, sipas Kombeve të Bashkuara. Edhe Ukraina ka kryer sulme me dronë me rreze të gjatë ndaj Rusisë, duke goditur zona të banuara.

Zelensky pritet të takohet të martën me udhëheqës perëndimorë që po marrin pjesë në një samit të NATO-s në Hagë të Holandës. Ai është i përkushtuar ta sigurojë mbështetjen e mëtejshme ushtarake për luftën e Ukrainës kundër Rusisë, pasi bisedimet e fundit direkte për paqe nuk sollën përparim drejt një arritjes së marrëveshjeje.

Furnizimet kryesore ushtarake për Ukrainën, të trashëguara nga administrata Biden, pritet të harxhohen brenda disa muajsh, sipas analistëve, dhe është e paqartë nëse presidenti Donald Trump do të jetë i gatshëm të ofrojë ndihmë të mëtejshme. Një sulm rus me raketë balistike në qytetin Dnipro goditi disa zona civile rreth mesditës të martën, duke vrarë shtatë njerëz dhe plagosur 70 të tjerë, sipas zyrtarëve lokalë.

Në qytetin afër, Samar, një sulm vrau dy njerëz dhe plagosi nëntë të tjerë, shkroi në Telegram kreu i administratës rajonale të Dnipros, Serhii Lysak. Breshëria e sulmeve dëmtoi 19 shkolla, 10 kopshte, një shkollë profesionale, një shkollë muzike dhe një zyrë të mirëqenies sociale, si dhe tetë objekte mjekësore, sipas kryebashkiakut të Dnipros, Borys Filatov.

Rusia gjithashtu bombardoi lagje të banuara dhe infrastrukturë kritike në rajonin jugor të Hersonit në Ukrainë, duke vrarë katër civilë dhe plagosur të paktën 11 të tjerë, sipas Oleksandr Prokudinit, kreut të administratës ushtarake rajonale. Në rajonin Sumi, një sulm rus me dronë të hënën vonë vrau tre civilë, përfshirë një djalë pesëvjeçar, dhe plagosi gjashtë të tjerë, thanë autoritetet lokale.

Mes të plagosurve ishin dy vajza 17-vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar, sipas zyrtarëve. Ndërkohë, forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan gjatë natës 20 dronë ukrainas, raportoi Ministria ruse e Mbrojtjes të martën në mëngjes. Ajo tha se 14 u rrëzuan mbi rajonin e Kurskut, që kufizohet me Ukrainën, ndërsa dy të tjerë po fluturonin mbi krahinën e Moskës./REL

Ekskluzive, ish-zëdhënësi i NATO-s: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

By: Besnik
6 June 2025 at 21:12

Në një lidhje direkte ekskluzive për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea solli detaje të reja në lidhje me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai deklaroi se Rusia ka regjistruar tashmë viktimën e saj të 1 miliontë, ndërsa sipas tij, nga pala ukrainase janë rreth 400 mijë të vrarë ndërsa theksoi se megjithë numrin e madh të viktimave, nuk ka ende një sukses diplomatik në bisedimet mes dy palëve.

“Rusia nuk është gati për marrëveshje. Synimi i saj është të vendosë diktatin mbi Ukrainën, gjë që Ukraina nuk ka arsye ta pranojë,” u shpreh ai.

Sipas Sheas, Rusia ka pushtuar rreth 20% të territorit ukrainas, por “Ukraina nuk e ka humbur luftën dhe as Rusia nuk e ka fituar atë.”

Duke komentuar rolin e presidentit amerikan Donald Trump, Shea tha se “Trump nuk është se i mungon logjika, por mendon se administrata e tij nuk po ndjek rrugën e duhur për të sjellë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.”

“Fatkeqësisht, ka një shkëputje mes ambicieve të Trump dhe mjeteve për t’i realizuar ato. Ai duhet të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe t’i japë një mesazh të qartë Putinit se nuk do të mund të fitojë, por do t’i duhet të bëjë kompromis,” shtoi Shea.

Ai paralajmëroi se mesazhet e paqarta të Trump mund të interpretohen si një dritë jeshile për Putinin.

“Një ditë Trump thotë se do ta lejojë Rusinë të mbajë territore të pushtuara, një ditë tjetër ndryshon qëndrim. Kjo i jep avantazh Putinit,” theksoi ai. “Në vend që të favorizojë Rusinë, Trump duhet të ushtrojë presion ekstrem ndaj saj”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive, ish-zëdhënësi i NATO-s: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë appeared first on Euronews Albania.

SHBA në OKB: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

By: Rovena
30 May 2025 at 10:11

“Gaza i është nënshtruar urisë së detyruar nga Izraeli”, kështu është shprehur një zyrtar i lartë i OKB-së, Tom Fletcher

Në një intervistë për BBC, ai ka thënë se bota ka përgjegjësinë të ndërmarrë veprime më të mëdha për të sjellë ndihma në Gaza dhe të “veprojë për të parandaluar gjenocidin”. Izraeli ka pretenduar se Hamasi vjedh ndihmën ushqimore dhe ka akuzuar OKB-në se refuzon të bashkëpunojë me qendrat e tyre të shpërndarjes së ndihmës të organizuara nga ushtria.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, John Kelley, tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten vonë se marrëveshja e tanishme që është ofruar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, është rezultati më i mirë i mundshëm për Rusinë dhe se presidenti Vladimir Putin duhet ta pranojë atë.

“Zgjatja e luftës nuk është në interesin e askujt”, tha John Kelley, përfaqësuesi i përkohshëm i SHBA-së në OKB, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund ta shqyrtojnë “tërheqjen” nga përpjekjet për bisedime, nëse Rusia “merr vendimin e gabuar për ta vazhduar këtë luftë katastrofike”.

Kelley shtoi se sanksione shtesë kundër Rusisë janë ende në tavolinë. Kremlini tha të enjten se po pret përgjigjen e Kievit për propozimin e tij për bisedime të reja në Stamboll më 2 qershor.

“Me aq sa di unë, ende nuk ka përgjigje… Duhet të presim një përgjigje nga pala ukrainase”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është e gatshme të marrë pjesë, por dëshiron t’i shohë paraprakisht propozimet e Rusisë për përfundimin e luftës.

“Ukraina është e gatshme të marrë pjesë në takimin e radhës, por duam të kemi një diskutim konstruktiv”, tha Andriy Yermak.

“Kjo do të thotë se është e rëndësishme të marrim draftin e Rusisë”, shtoi ai.

Peskov e quajti kërkesën e tij “jokonstruktive”. Ukraina tha se i ka dorëzuar tashmë Rusisë vizionin e saj për një marrëveshje paqeje. Zelensky e akuzoi Rusinë për “një tjetër mashtrim” duke mos dorëzuar propozimin e saj për paqe para takimit të propozuar në Stamboll.

“Edhe i ashtuquajturi ‘memorandum’ që premtuan dhe që gjoja është përgatitur prej më shumë se një jave, nuk është parë ende nga askush”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm me video.

“Ukraina nuk e ka marrë atë. As partnerët tanë nuk e kanë marrë. As Turqia, që e priti takimin e parë, nuk ka marrë agjendën e re”, tha ai. “Pavarësisht premtimeve të kundërta, para së gjithash ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj presidentit Trump: një tjetër mashtrim rus”.

Rusia tha se do të përdorë takimin e 2 qershorit për të paraqitur një “memorandum” që përshkruan kushtet e saj për një marrëveshje për paqe.

“Delegacioni ynë, i udhëhequr nga Vladimir Medinsky, është gati t’i paraqesë një memorandum delegacionit ukrainas dhe të ofrojë shpjegimet e nevojshme gjatë rundit të dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll të hënën, më 2 qershor”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një deklaratë më 28 maj.

Lavrov tha se memorandumi do të shpjegojë pikëpamjet e Rusisë “për të gjitha aspektet e kapërcimit në mënyrë të besueshme të shkaqeve rrënjësore të krizës”.

Medinsky, shkencëtar politik rus dhe ish-ministër i Kulturës, udhëhoqi ekipin negociator të Rusisë më 16 maj gjatë rundit të parë të bisedimeve të drejtpërdrejta që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me Lavrovin dhe përshëndeti këmbimin e të burgosurve gjatë fundjavës, tha zëdhënësja Tammy Bruce në një deklaratë.

“Sekretari përsëriti thirrjet e presidentit Trump për dialog konstruktiv dhe në mirëbesim me Ukrainën si rruga e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Bruce.

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi më 28 maj se do të përcaktojë brenda “rreth dy javëve” nëse Putin është serioz për t’i dhënë fund luftës.

“Do të zbulojmë nëse po na zvarrit apo jo, dhe nëse po, atëherë do të reagojmë ndryshe. Por, kjo do të kërkojë rreth një javë e gjysmë, dy javë”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë./REL

Merz në Finlandë: Mesazhe të qarta në Evropën Veriore

By: Rovena
28 May 2025 at 08:42

Në muzeun detar të Turkut, “Forum Marinum”, ai kalon pranë torpedove dhe anijeve të vjetra detare gjatë rrugës për në konferencën e shtypit në fund të udhëtimit dyditor të Kancelarit gjerman Merz në Finlandë. Edhe rruga e bën të qartë se cila është çështja qendrore: siguria në dhe përreth Detit Baltik dhe situata në Ukrainë. Në këtë pikë, Kancelari Merz duket i qartë dhe në të njëjtën kohë i dorëzuar: ai nuk beson më në një zgjidhje të shpejtë paqësore.

Përpjekjet për të ndikuar te Presidenti rus Putin gjatë tre javëve të fundit nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Fakti që pala ruse nuk është e gatshme të pranojë ndërmjetësimin e Vatikanit tregon se Rusia nuk ka interes për një armëpushim, tha Merzi në konferencën e shtypit të mëngjesit të së martës (27.05.)me kryeministrin finlandez Petteri Orpo. Merzi shkoi edhe më tej: luftërat normalisht përfundojnë me rraskapitjen ushtarake ose ekonomike të njërës ose të të dyja palëve, por kjo është ende shumë larg. Pasoja për Friedrich Merzin: mbështetja evropiane për Ukrainën duhet të intensifikohet, veçanërisht duke pasur parasysh se SHBA nën Trumpin luajnë një rol të paqartë, kur bëhet fjalë për sanksionet dhe mbështetjen për Ukrainën.

Megjithatë, Merzi e la të hapur se çfarë dëshiron të bëjë konkretisht këtu. Por ai do të ketë mundësi t’i diskutojë detajet të mërkurën (28.05.) me Presidentin ukrainas Zelenski. Zelenski pritet në Berlin këtë të mërkurë. Atë do ta presin Merzi dhe Presidenti i Gjermanisë Steinmeier do ta presin atë. Sipas informacionit të revistës Spiegel, do të shpallet një paketë e re mbështetjeje për Ukrainën.

Retorikë e re në marrëdhëniet me Rusinë

Në Finlandë, Merz përsëriti se nuk duhet të ketë kufizimenë rrezen e veprimit për sistemet e armëve të dorëzuara. Kjo është praktikisht e parëndësishme për dërgesat gjermane, sepse në shumicën e rasteve ato nuk kanë rrezen e nevojshme për të arritur në territorin rus. Dhe prej kohësh nuk ka pasur kufizime në distancë për raketat franceze dhe britanike të lundrimit.

Në këtë drejtim, Friedrich Merz mbi të gjitha ka ndryshuar retorikën ngurruese të paraardhësit të tij Olaf Scholz. Ai kishte rënë dakord vetëm për përdorimin e kufizuar të disa armëve në rajonin e Kharkiv. Merz dëshiron të jetë verbalisht më agresiv në komentet e tij drejtuar Presidentit rus Putin. Me sa duket edhe sepse vendet e Evropës Veriore e kanë bërë të qartë se çfarë ndodh me sulmet hibride.

Shtetet nordike presin mbështetje

Vizita e kancelarit në Finlandë zgjat më pak se 24 orë në total, por Merzi ka kohë të mjaftueshme për të krijuar një pasqyrë të përgjithshme të situatës së sigurisë në Skandinavi.

Në një darkë të përbashkët në Kështjellën e Turkut dhe në biseda individuale, udhëheqësit nordikë duket se përshkruajnë me detaje mbresëlënëse veprimet e përditshme ngacmuese të Rusisë: në Detin Baltik, anijet cisternë të flotës ilegale ruse dëmtojnë kabllot nën det. Në qiell, ku avionët luftarakë rusë shkelin vazhdimisht hapësirën ajrore finlandeze, ose në kufirin ruso-finlandez prej 1300 kilometrash. Kohët e fundit ka pasur raportime dhe imazhe satelitore për rritje të aktivitetit ushtarak rus.

Shtetet nordike ndihen të kërcënuara nga Rusia dhe presin mbështetje nga Gjermania. Petteri Orpo, kryeministri i Finlandës, vjen nga e njëjta familje politike partiake si Merzi. Ai vlerësoi kancelarin gjerman, duke thënë se ai tregon vullnetin e Gjermanisë për të përmbushur përgjegjësitë si një vend i madh i BE.

“Duhet të mbrohemi së bashku”

Megjithatë, se çfarë do të thotë kjo, në terma praktikë ushtarakë për partnerët e NATO-s në rajonin e Detit Baltik, mbeti e paqartë gjatë vizitës së shpejtë që përfundoi, për shembull në lidhje me zgjerimin e vendosjes të Marinës Gjermane për të monitoruar Detin Baltik.

Sipas Merzit, pati shumë diskutime rreth flotës se anijeve ilegael ruse. Ai iu referua paketës së 17-të të sanksioneve të BE-së që synonte flotën në hije ruse. Sipas kancelarit, Rusia po përdor anijet cisterna të dëmtuara të naftës për të ruajtur tregtinë e naftës dhe për të financuar luftën kundër Ukrainës.

Për të, nuk bëhet më fjalë vetëm për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Rusia po “kërcënon të gjithë rajonin dhe rendin politik, dhe për këtë arsye ne duhet të mbrohemi së bashku”, tha Merz. Udhëtimi në Finlandë ka sjellë një ndryshim në qasjen e Friedrich Merzit ndaj Rusisë, të paktën në aspektin retorik./DW

 

Rusia u ofron të burgosurve ukrainas të ndërrojnë anë e të pushtojnë Evropën bashkë

By: Besnik
23 May 2025 at 13:14

Ukraina i ka paraqitur Rusisë një listë të të burgosurve të luftës për një shkëmbim prej 1,000 të burgosurish për 1,000.

Shumë ushtarë ukrainas kanë kaluar tashmë më shumë se tre vjet në robërinë ruse, ku shpesh torturohen, abuzohen dhe u ofrohet të “bashkohen me forcat ruse për të pushtuar më pas Evropën”.

Kur Ukraina dhe Rusia ranë dakord javën e kaluar të shkëmbenin të burgosurit e luftës në një shkëmbim 1,000 për 1,000, për dhjetëra mijëra ukrainas, kjo ishte një shkëndijë shprese.

Në shumicën e rasteve, familjet dhe miqtë e të burgosurve të luftës ukrainase nuk e dinë se ku mbahen të dashurit e tyre, ku dhe nëse po zhvendosen, në çfarë kushtesh po mbahen apo edhe nëse janë gjallë.

E tëra çfarë mund të bëjnë është të vijnë në shkëmbimet e të burgosurve të luftës me foto të ushtarëve ukrainas të zhdukur ose të kapur rob, duke shpresuar se disa nga ata që u shkëmbyen mund t’i njihnin fytyrat e të zhdukurve dhe t’u jepnin të paktën disa informacione familjes, nëse ata mbaheshin në të njëjtin burg ose ndonjëherë edhe në të njëjtin vend.

Fotot shpesh kanë një mbishkrim me një emër, një brigadë dhe ndonjëherë një datë zhdukjeje, kur familjet e dinë datën.

Të afërmit e ushtarëve të zhdukur dhe të burgosur ukrainas u tregojnë fotografi ushtarakëve të kthyer nga robëria në një shkëmbim të të burgosurve të luftës në Ukrainë, të martën, 6 maj 2025. Foto nga AP.

Më 6 maj, një nënë ukrainase mori pjesë në shkëmbim. Ajo mbante një flamur me foton e të birit, duke shpresuar për lajme rreth tij, kur një nga mbrojtësit e liruar e njohu atë, duke i thënë se ai ishte në të njëjtën qeli me ushtarin e zhdukur dhe se ishte gjallë dhe “mbahej mirë”.

Nëntë nga 10 mbrojtës ukrainas po i nënshtrohen torturës në burgjet ruse, duke kaluar nëpër tortura fizike dhe morale, dhunë seksuale, dënime të paligjshme dhe ekzekutime të dhunshme.

Volodymyr Labuzov, oficeri kryesor mjekësor i Brigadës së 36-të të Marinës, ishte një prej tyre. Ai ishte i stacionuar në Mariupol kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në fillim të vitit 2022.

Njësia e tij po mbronte qytetin e rrethuar për javë të tëra, derisa disa prej tyre, përfshirë Labuzovin, u kapën nga forcat ruse në prill 2022.

Labuzov i tha Euronews se së bashku me ushtarët ukrainas, Rusia po mban robër mijëra civilë ukrainas, përfshirë fëmijë, “të cilët nuk kanë të bëjnë fare me Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe ata duhet të kthehen pa asnjë kusht, pa asnjë marrëveshje”.

Labuzov tha se ata duhet të lirohen pa parakushte. Përveç shkëmbimit të të burgosurve të luftës, një mijë për një mijë është mirë, por është mirë vetëm nëse është ekskluzivisht ushtarake.

“Rusia nuk bën asnjë dallim midis ushtarëve dhe civilëve në robërinë e tyre”, shpjegoi Labuzov, duke shtuar se shumica e civilëve të mbajtur në burgje u morën atje nga “territoret që Rusia dyshohet se i çliroi dhe dyshohet se u solli atyre lumturi dhe liri. Por trajtimi është i njëjtë si për civilët ashtu edhe për personelin ushtarak”.

Nuk është e qartë se sa civilë ukrainas po mbahen në burgjet ruse dhe sa të tjerë mbeten nën pushtimin rus, me trajtim të ngjashëm.

“Ata tani janë të detyruar të jetojnë në kushte të tilla saqë nëse doni vetëm të jetoni ose të ecni nëpër rrugët e fshatrave tuaja, duhet të merrni shtetësinë ruse. Pa shtetësi ruse – nuk jeni askush, nuk keni të drejta”, tha Labuzov.

“Nëse ky nuk është një gjenocid ndaj kombit ukrainas, atëherë si mund t’i interpretojmë këto kushte që Rusia po u imponon ukrainasve në territoret e pushtuara përkohësisht? Ky është një nga manifestimet më të mëdha të gjenocidit ndaj kombit ukrainas nga fqinji i tij verior.”

Nëse civilët nuk i pranojnë kushtet ose “Zoti na ruajt, nuk u bëjnë rezistencë trupave ruse”, territoret thjesht fshihen nga faqja e dheut, tha Labuzov.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia u ofron të burgosurve ukrainas të ndërrojnë anë e të pushtojnë Evropën bashkë appeared first on Euronews Albania.

Në Tiranë, negociata për luftën/ Liderët europianë dhe Zelensky telefonatë me Trump

By: Rovena
16 May 2025 at 15:53

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe Kryeministri polak Donald Tusk zhvilluan një telefonatë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të premten, sipas presidencës ukrainase.

Bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll ishin tema kryesore e bisedës me Presidentin e 47-të të SHBA. Kujtojmë që 52 liderë nga e gjithë Europa, por jo vetëm janë pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Tema e diskutimit ishte lufta e Rusisë, kundër Ukrainës, ku gjatë fjalës së tyre ata bënë thirjje për komunikim dhe finalizimin e një armëpushimi./abcnews.al

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

By: Rovena
14 May 2025 at 08:38

Papritur, Ukraina dhe Rusia po përgatiten për bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes që nga pranvera e vitit 2022, kur negociatat që nisën menjëherë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska u ndërprenë.

Rruga drejt bisedimeve që pritet të zhvillohen në Turqi më 15 maj ka qenë e shkurtër. Më 7 maj, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës janë prioritet.

Më 10 maj, liderët evropianë iu bashkuan presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në thirrjen për një armëpushim tridhjetë ditor që do të fillonte më 12 maj, duke paralajmëruar Rusinë për sanksione shtesë nëse nuk pajtohej.

Në një deklaratë, presidenti rus Vlladimir Putin tentoi ta përmbysë situatën, duke kërkuar bisedime të drejtpërdrejta në Turqi më 15 maj dhe duke thënë se një armëpushim mund të arrihet vetëm përmes negociatave.

Kjo ia kaloi topin Ukrainës dhe Zelensky ia ktheu: Ai tha se do të jetë në Turqi më 15 maj dhe e sfidoi Putinin të paraqitet për një takim ballë për ballë, i pari i tyre pas më shumë se pesë vjetësh.

Me afatin që po afron, detajet që dihen janë të pakta. Këtu janë disa nga pyetjet kryesore: Kush do të marrë pjesë, çfarë mund të arrihet, kush do të fajësohet nëse nuk ka rezultat?

Kush do të marrë pjesë?

Zelensky është i vetmi lider që ka konfirmuar se do të jetë në Turqi më 15 maj.

Njoftimi i tij përbën një sfidë për Putinin, i cili shpesh ka pretenduar se Zelensky është jolegjitim sepse mandati i tij pesëvjeçar do të kishte përfunduar rreth një vit më parë, pas zgjedhjeve të reja presidenciale.

Ky pretendim provokues shpërfill faktin se Ukraina është nën ligj ushtarak që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, gjë që e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve.

Takimi me Zelenskyn mund të shihet si një njohje e legjitimitetit të tij, duke minuar një nga narrativat kryesore të rreme të Kremlinit për Ukrainën: se udhëheqja aktuale është trashëgimi e një grushti shteti të mbështetur nga Perëndimi kundër qeverisë pro-Moskës në vitin 2014.

Do të nënvizonte gjithashtu dështimin e Putinit për të arritur një nga objektivat kryesore të pushtimit të vitit 2022, rrëzimin e Zelenskyt dhe vendosjen e një qeverie pro-ruse.

“Nëse Putin paraqitet në Stamboll, kjo do të ishte tashmë një disfatë për të”, tha analisti politik Alexander Friedman për Current Time.

“Vetë fakti që hyn në negociata me Zelenskyn do të sinjalizonte një humbje për të, veçanërisht nëse shkon nën presion, në një samit që dukshëm nuk planifikonte ta ndiqte”, u shpreh Friedman.

Nëse nuk takohet me Zelenskyn, kjo do t’i hapte rrugë akuzave se ai ka frikë ta bëjë këtë.

Presidenti ukrainas, i cili e ka bërë këtë pretendim më parë, e rriti presionin më 13 maj, me Reuters që citoi një këshilltar anonim të Zelenskyt të thoshte se ai do të takohej vetëm me Putinin. Shtesë në presionin ndaj Putinit është mundësia që edhe Trump të paraqitet në Turqi.

“Po mendoja të fluturoja atje. Nuk e di ku do të jem të enjten,” tha presidenti amerikan më 12 maj, përpara se të nisej për një vizitë katërditore në Lindjen e Mesme.

“Ka një mundësi, ndoshta, nëse mendoj se gjërat mund të ndodhin”, tha Trump.

Çfarë mund të arrihet?

Pavarësisht nëse Putin merr pjesë apo jo, analistët thonë se Rusia ka pak gjasa të bëjë lëshime apo të tërhiqet nga qëndrimet e saj të kahershme.

Putin e sugjeroi këtë kur thirri gazetarët rusë në Kremlin, ku kërkoi bisedime të drejtpërdrejta në Turqi më 15 maj; ndër të tjera, ai i paraqiti këto bisedime si një vazhdim i negociatave që u zhvilluan pjesërisht në Stamboll në vitin 2022, kur Rusia kërkonte, mes të tjerash, një premtim për neutralitet të përhershëm nga Kievi dhe kufizime të rrepta në forcat dhe kapacitetet ushtarake të Ukrainës.

“Rusia nuk do të pranojë një armëpushim 30 ditor” dhe “do të përpiqet të rikthejë formatin e vjetër të Stambollit për të negociuar kufizime të ashpra mbi sovranitetin e Ukrainës dhe bashkëpunimin e saj me Perëndimin. Ukraina do ta refuzojë këtë”, shkroi analisti rus i politikës së jashtme, Vladimir Frolov, në platformën X.

Që nga bisedimet e vitit 2022, Rusia ka shtuar kërkesat e saj për territorin ukrainas, duke përsëritur se për çdo marrëveshje paqeje që të jetësohet, Kievi dhe Perëndimi duhet të pranojnë kontrollin rus mbi katër rajone të Ukrainës që Putini i shpalli njëanshëm si pjesë të Rusisë në shtator 2022: Donjeck, Luhansk, Zaporizhia dhe Herson.

Thirrja e Putinit për negociata të drejtpërdrejta nënkupton se ai “sheh një mundësi për ta futur Ukrainën në një proces ‘Stambolli 2’, që i ngjan shumë bisedimeve të mars-prill 2022, për të ndjekur të njëjtat objektiva, tani përfshirë edhe territoret e aneksuara rishtazi”, shkroi Tatyana Stanovaya, një studiuese e lartë në Qendrën Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë në Berlin.

“Realiteti është se as Moska dhe as Kievi nuk janë gati të pajtohen për një paqe të qëndrueshme, pasi pozicionet e tyre janë thelbësisht të papajtueshme”, shtoi ajo, duke theksuar se “iniciativa amerikane për të ndërmjetësuar një marrëveshje është e destinuar të dështojë, të paktën në këtë fazë”.

Kurt Volker, ish-ambasador amerikan në NATO dhe ish-përfaqësues special i Trumpit për negociatat në Ukrainë gjatë mandatit të tij të parë, gjithashtu sugjeroi se një përparim i shpejtë është i pamundur.

“Kjo do të jetë një proces i gjatë. Putini ende duket se beson se mund të arrijë kërkesat e tij maksimaliste”, tha Volker, tani studiues i lartë në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane në Uashington.

Kush do të fajësohet nëse bisedimet dështojnë?

Që kur Trump e nisi mandatin e dytë me përpjekje për të ndërmjetësuar një fund për luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945, diçka që ai ka thënë se mund ta arrijë për një ose dy ditë, Rusia dhe Ukraina janë përpjekur të paraqiten si pala konstruktive dhe ta fajësojnë tjetrën si pengesë për paqen.

Kjo ishte prapaskena e aktivitetit intensiv në ditët e fundit, dhe me shumë gjasë përpjekjet e tyre do të dyfishohen nëse bisedimet në Turqi nëse mbahen nuk sjellin përparim.

Në fillim të mandatit të tij, Trump dukej se e shihte kryesisht Ukrainën si palën që pengonte paqen, një perceptim që arriti kulmin në një përplasje të dukshme në Zyrën Ovale gjatë vizitës së Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt.

Administrata e Trump ka shfaqur më shumë frustrim me Rusinë në javët e fundit sesa më parë. Më 28 prill, Trump tha se dëshironte që Putini të “ndalonte së shtënit, të ulej dhe të nënshkruante një marrëveshje”, ndërsa Vance tha më 7 maj se Rusia “po kërkon shumë.”

Më 11 maj, kur ai e nxiti Ukrainën të pranonte “menjëherë” propozimin e Putinit për bisedime në Turqi, Trump shtoi: “Të paktën ata do të jenë në gjendje të përcaktojnë nëse një marrëveshje është e mundur, dhe nëse jo, liderët evropianë dhe SHBA do ta dinë se ku qëndron gjithçka, dhe mund të veprojnë në përputhje me rrethanat!”

Kjo sugjeron se nëse bisedimet dështojnë dhe SHBA-ja përcakton një palë si veçanërisht përgjegjëse, kjo mund të ketë pasoja të rënda, për shembull, për ndihmën e ardhshme ndaj Ukrainës, ose për sanksionet ndaj Rusisë, e cila duket se është e interesuar të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në.

Sidoqoftë, Stanovaya thotë se përveç një tronditjeje të brendshme në Rusi ose një përparimi të madh në fushën e betejës nga Ukraina që për momentin duket e pamundur, presioni i jashtëm ndaj Moskës, si sanksione më të ashpra, nuk do ta ndryshojë qëndrimin e Putinit.

“Objektivi i tij mbetet ta kthejë Ukrainën në një shtet ‘miqësor’, dhe për sa kohë që ai mbetet në pushtet, ai do të vazhdojë ose të luftojë, ose të detyrojë dorëzimin”, shkruan ajo./REL

 

 

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi tha se zbuloi një rrjet hungarez të spiunazhit

By: Rovena
9 May 2025 at 16:44

Agjencia kryesore e sigurisë e Ukrainës tha se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga Hungaria që po kërkonte informacione të ndjeshme për mbrojtjen ushtarake dhe opinionin publik në rajonin perëndimor të Zakarpatias, i cili kufizohet me Hungarinë dhe ka një popullsi të konsiderueshme me prejardhje hungareze.

Hungaria reagoi duke dëbuar dy diplomatë ukrainas që, sipas saj, konsideroheshin si spiunë, duke rritur tensionet mes dy vendeve fqinje, qeveritë e të cilave kanë mosmarrëveshje për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha më 9 maj se ka arrestuar dy persona të dyshuar si agjentë në Zakarpatia dhe pretendon se njeriu që i udhëhiqte ata është një punonjës i inteligjencës ushtarake hungareze.

SBU-ja tha se kjo është hera e parë që Ukraina zbulon një rrjet hungarez të spiunimit duke punuar për ta minuar sigurinë e vendit.

Ky njoftim vjen mes tensioneve midis Ukrainës dhe Hungarisë, ku kryeministri Viktor Orban ka ruajtur marrëdhënie të ngrohta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ka kundërshtuar sanksionet ndaj Kremlinit, pavarësisht luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Hungaria e ka mbrojtur Kievin në përpjekjet e tij për t’u mbrojtur shumë më pak sesa shumica e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Zhvillimi lidhet gjithashtu me situatën e ndërlikuar në Zakarpatia, ku kritikët e Kremlinit thonë se Rusia ka kërkuar të nxisë tensione midis hungarezëve etnikë dhe autoriteteve ukrainase.

Disa orë pas njoftimit të SBU-së, Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi se Hungaria ka dëbuar dy diplomatë nga Ambasada e Ukrainës në Budapest, të cilët ishin konsideruar si spiunë të maskuar. Në një video të postuar në Facebook, ai tha se një njoftim për dëbimet iu dorëzua ambasadorit ukrainas në Ministrinë e Jashtme.

I pyetur më herët për deklaratën e SBU-së, Szijjarto i tha televizionit ATV se Hungaria nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për rastin nga Ukraina dhe se për momentin, “kjo duhet të trajtohet si propagandë”.

“Përveç luftës fizike në Ukrainë, po zhvillohet edhe një luftë propagandistike”, tha Szijjarto. “Është e qartë se propaganda antihungareze përdoret shpesh në Ukrainë, propagandë kjo që në shumë raste ka rezultuar se nuk ka asnjë bazë”.

Qëllimet e supozuara të rrjetit ishin “mbledhja e të dhënave për mbrojtjen ushtarake të rajonit të Zakarpattias, kërkimi i pikave të dobëta në mbrojtjen tokësore dhe ajrore të rajonit, si dhe studimi i pikëpamjeve shoqërore dhe politike të banorëve vendas”, përfshirë mënyrën se si ata mund të reagojnë “nëse forcat hungareze hyjnë në rajon,” thuhet në deklaratën e SBU-së.

Zyra e kryeministrit hungarez dhe Ministria e Mbrojtjes nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të REL-it për koment.

SBU-ja tha se një nga të dyshuarit është një ish-ushtar 40-vjeçar nga rrethi Berehove i Zakarpatias, ku jeton pakica etnike hungareze e Ukrainës prej rreth 100.000 vetash. Ai ishte rekrutuar në vitin 2021, dhe është përdorur nga drejtuesi i supozuar në shtator 2024.

SBU-ja pretendon se ka dokumente si dëshmi që tregojnë se i dyshuari po mblidhte informacion mbi vendndodhjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase dhe kapaciteteve të tjera ushtarake.

I dyshuari tjetër, një grua, është ish-anëtare e Forcave të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, e cila dha dorëheqjen nga njësia e saj më herët këtë vit, thuhet në deklaratë. Emrat e të dyshuarve nuk janë bërë të ditur./REL

Koreja e Veriut e pranon se dërgoi trupa në Rusi për luftën me Ukrainën

By: Rovena
28 April 2025 at 09:12

Koreja e Veriut ka konfirmuar për herë të parë se ka dërguar trupa për të luftuar për Rusinë kundër Ukrainës.

Në një raport për agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA, ushtria e Phenianit pretendoi se ushtarët e saj ndihmuan forcat ruse “të çlironin plotësisht” rajonin kufitar Kursk, sipas një urdhri të dhënë nga udhëheqësi Kim Jong Un.

Njoftimi i Phenianit vjen vetëm disa ditë pasi Shefi i Shtabit të Rusisë Valery Gerasimov vlerësoi “heroizmin” e trupave të Koresë së Veriut, hera e parë që Moska e pranon publikisht përfshirjen e tyre.

Zyrtarët perëndimorë i kishin thënë më herët BBC-së se besonin se të paktën 1,000 nga 11,000 trupat e dërguar nga Koreja e Veriut ishin vrarë gjatë tre muajve./abcnews.al

Zelensky thotë se sulmet ruse po vazhdojnë pavarësisht armëpushimit për Pashkë

By: Rovena
20 April 2025 at 11:33

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të dielën, më 20 prill, se forcat ruse kanë vazhduar granatimet dhe sulmet përgjatë vijës së frontit, pavarësisht njoftimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për një armëpushim të shkurtër me rastin e festës së Pashkëve.

Armëpushimi 30-orësh do të ishte pauza më e rëndësishme në luftimet gjatë këtij konflikti trevjeçar.

Por, vetëm disa orë pasi urdhri pritej të hynte në fuqi, në Kiev dhe disa rajone të tjera të Ukrainës u dëgjuan sirenat paralajmëruese për sulme ajrore, teksa Zelensky akuzoi Rusinë se nuk ka ndalur sulmet.

“Në drejtimet e ndryshme të vijës së frontit, janë regjistruar tashmë 59 raste të granatimeve ruse dhe pesë sulme nga njësi ruse”, tha presidentit ukrainas Zelensky përmes rrjeteve sociale, duke cituar një raport të komandantit të përgjithshëm ukrainas, Oleksandr Syrsky, që i referohet sulmeve deri në orën 06:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Ai shtoi se gjatë gjashtë orëve deri në mesnatën e së shtunës, kishte pasur “387 raste të granatimeve dhe 19 sulme nga forcat ruse”, ndërsa dronët ishin “përdorur nga rusët 290 herë”.

“Në përgjithësi, në mëngjesin e Pashkëve, mund të themi se ushtria ruse po përpiqet të krijojë përshtypjen e një armëpushimi, ndërsa në disa zona vazhdojnë përpjekjet e izoluara për të avancuar dhe për t’i shkaktuar humbje Ukrainës”, u tha në postimin e Zelenskyt.

Urdhri i Putinit për ndaljen e të gjitha veprimeve luftarake gjatë fundjavës së Pashkëve, vjen pas disa muajsh përpjekje nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të bindur Moskën dhe Kievin që të bien dakord për një armëpushim, lidhur me luftën që nisi në shkurt të vitit 2022.

Të premten, madje Uashingtoni kërcënoi se do të tërhiqej nga bisedimet nëse nuk kishte përparim të prekshëm.

“Sot nga ora 18:00 [sipas kohës lokale] të shtunën, deri në mesnatën e së dielës, pala ruse njofton për një armëpushim për Pashkët”, tha Putin një ditë më herët gjatë një takimi me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov.

Sipas Putini, vendimin për armëpushim për festën e Pashkëve e ndërmori për “arsye humanitare”./REL

Ukraina vendos sanksione ndaj tre kompanive kineze

By: Rovena
18 April 2025 at 16:00

Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tre kompanive kineze. Kjo vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Kinën për furnizim të Rusisë me armë.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Kinës më herët të premten i ka mohuar akuzat e presidentit Zelensky si të pabaza. Administrata e Zelenskyt të premten publikoi një listë të përditësuar të entiteteve të sanksionuara. Lista, që po ashtu përfshinë kompani ruse, ka përfshirë edhe tre kompani të reja që janë të regjistruara në Kinë.

Nuk ka detaje se pse ato janë shtuar në listën e sanksioneve, që i ndalon kompanitë të zhvillojnë tregti në Ukrainë dhe i ngrin të gjitha asetet e tyre aty./abcnews.al

Lufta me Rusinë/ Aleatët e Ukrainës premtojnë 21 miliardë euro ndihmë ushtarake

By: Rovena
11 April 2025 at 15:44

Aleatët evropianë të Ukrainës kanë premtuar 21 miliardë euro, si mbështetjes ushtarake për Kievin. Ndihma për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, vjen pasi shumë aleatë të Evropës e përshkruajnë situarën si një vit kritik në një kohë lufte.

Anëtarët e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës u takuan në selinë e NATO-s në Bruksel për të premtuar mbrojtje ajrore, raketa dhe pajisje të tjera, ndërsa Evropa kërkonte të plotësonte boshllëkun e lënë nga prioritetet e ndryshuara të SHBA-së nën Donald Trump. Ministrat e mbrojtjes të Evropës thanë se nuk shihnin asnjë shenjë të përfundimit të luftës, pavarësisht premtimit të Trump për një armëpushim.

Boris Pistorious, sekretari gjerman i mbrojtjes tha se Berlini do të dërgojë 11 miliardë euro ndihmë për katër vjet. John Healey, homologu i tij britanik tha se premtimet do të dërgonin një sinjal të fortë për Moskën. Mbështetja e njoftuar të premten përfshin gjithashtu një paketë prej 450 milionë paund nga Britania e Madhe dhe Norvegjia për të financuar sistemet e radarëve, minat antitank, riparimet e automjeteve dhe qindra mijëra dronët për Ukrainën./abcnews.al

❌
❌